Posts

Showing posts from 2010

Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999.

Image
Veprimet makabre të soldateskës serbe në Kosovë:“Histori të tmerrit 1998-1999”. SANIJE GASHI:
Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999.
Gazetare, publiciste, editore, luftëtare për emancipimin e gruas.Është ndër të parat gazetare shqiptare dhe më e njohura, e cila bënë gazetari aktive plot 45 vjet.Punoi në revistat: Zëri i Rinisë, Kosovarja, Teuta. Është bashkëthemeluese dhe themeluese e dy revistave: Kosovarja dhe Teuta.
Shpërblimet profesionale: Medalje për punë, 1975 (nga NGB Rilindja); Çmimi Gazetare e Kosovës, 1982 (nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës); Mirënjohje Publike,1980 dhe 1985; Dy herë e nominuar për Shpërblimin e Nëntorit (Dita e çlirimit të Prishtinës).
Pozita e tashme: Botuese dhe kryeredaktore e revistës për gruan dhe familjen TEUTA. Profesionin e gazetarisë e nisi në shtator të vitit 1965, në revistën Zëri i Rinisë, ku punoi për gjashtë vjet. Ndonëse e re, mbajti disa rubrika edukative, me të cilat tuboi rreth vetes një numër të madh lexuesesh, të cilat  tek ajo gjenin mbë…

Shën Shtjefni - martiri i parë i krishterimit

Image
Prof. dr. Naser Ferri

Sipas traditës së krishtere Shtjefni ishte martiri i parë i krishterë dhe njëri nga 7 dhjakët e parë të krishterimit në përgjithësi. Në bazë të emrit të tij supozohet që me origjinë ishte hebre i helenizuar.

Në aspektin etimologjik emri Shtjefën rrjedh nga fjala greke “Stephanos “që do të thotë kurorë dhe Shën Shtjefni konsiderohet kurorë e martirëve të krishterimit. Në pikëpamje ikonografike paraqitet si njeri pa mjekër me 3 gurë dhe me palmë të martirëve në duar dhe i veshur në veshje të murgjve.

Skena e vrasjes së Shën Shtjefnit me goditje me gurë nga turma
Meqë kishte përqafuar mjaft herët mësimin e Krishtit apostuj e caktuan si një ndër 7 dhjakët e parë të krishterë së bashku me Filipin, Prokorin, Nikanorin, Timonin, Parmenasin dhe Nikollen që t’i ndihmojnë të varfrit dhe t’i konvertojnë hebrenjtë e interesuar për krishtërimin.

Në shumë vende të krishtera dita e 26 dhjetorit festohet si kremte e Shën Shtjefnit protomartir. Në Kataloni psh. kjo festë quhet S…

“Decision Points” i Bushit libri më i shitur në SHBA

Image
Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka sfiduar të gjithë shkrimtarët në Amerikë. Libri autobiografik i tij “Decision Points” në të cilin ish - presidenti rrëfen për gjithë periudhën e tij si president i SHBA-së, dy javë pas botimit është duke kryesuar si libri më i shitur në Amerikë. Plot 25 milionë kopje janë shitur në gjithë libraritë amerikane.

Në vendin e dytë është libri i shkrimtares Laura Hillenbrand, “Unbroken”, një histori dashurie ndërmjet një vajze së botës së zhvilluar dhe një djali që jeton në Afrikë e që llogaritet si ‘bota e tretë’. Librat me pak a shumë histori të njëjta për dashurinë janë në listën e librave më të shitur. Libri “Elf on the Shelf” i autores Carol V.Aebersold është në vendin e tretë i pasuar nga libri “Life” i shkruar nga autorët Keith Richards dhe James Fox.

Pesëshen e librave më të shitur të javës e mbyll libri i autorit Jon Stewart “Earth” që rrëfen për ngrohjen globale.

Akademik prof.dr.Ibrahim Rugova ka kërkuar krijimin e shtetit “Ilirida”

Image
“Idenë e krijimit të shtetit “Ilirida” e imponon dhe mbështet Turqia. Në Athinë erdhi një biznesmen i madh dhe i pasur nga Turqia, me të cilin unë bisedova. Për shkak të fuqisë ekonomike ai ka një lidhje shumë të ngushtë me Sulejman Demirel të cilin edhe e financon. Në bisedën me mua ai iniciojë çështjen e krijimit të “Iliridës” dhe kërkonte ndihmë dhe mbështetje”. Kështu ka deklaruar ish-shefi i shërbimit sekret grek, Nikolas Grilakis, raportin e përditshmja maqedonase “Biznis”, të cilën e transmeton “Shqipmedia”.

Ai më tej thotë se është takuar me ministrin turk, me biznesmenin e sipërpërmendur si dhe me një tregtar ku thotë se kanë diskutuar për nevojën e krijimit të shtetit të Iliridës.

“Pas bisedës tonë, bashkërisht erdhëm në hotel, ku ishte i vendosur ministri i qeverisë turke. Në prani të ministrit, biznesmenit dhe tregtarit diskutuam për nevojën e krijimit të “Iliridës” në Maqedoni”, ka thënë Nikolaos Grilakis sipas një raporti nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë…

nga Flori Bruqi :“Bijtë e askujt” të Qosjes zgjojnë polemika

Image
Romani më i fundit i Rexhep Qosjes “Bijtë e askujt”, që doli nga shtypi pak ditë më parë, ka nxitur polemika të shumta ndër lexuesit e parë të tij. Në dy vëllime, me rreth 900 faqe, romani përbën një eksperiment postmodern.

Në të akademik prof.dr.Rexhep Qosja merret edhe me shumë personalitete të larta të politikës, të historisë dhe të artit në hapësirën shqiptare.

Vlerësimi i këtyre figurave doemos provokon reagime të ndryshme, negative dhe pozitive. Kjo është e kuptueshme sepse ky është një roman polifonik.

Romani dallohet për guximin që ka autori për t’i thënë idetë e tij shkoqur. Qosja, përveç guximit letrar ka edhe guximin moral për të sfiduar historinë e letërsisë shqipe dhe historinë politike të shqiptarëve: të djeshmen dhe të sotmen.

Romani “Bijtë e askujt” është botuar nga shtëpia botuese “Valdoli” në Prishtinë, 2010.

http://www.youtube.com/watch?v=Jq4dm-H-iUE


Sipas studiuesit Ag Apolloni, “Bijtë e Askujt” (2010) është një vepër avangarde sot, që mund të bëhet vepër klasike nes…

LSHK-“Bijtë e askujt” shpallet vepra më e mirë e vitit 2010

Auotri Rexhep Qosja ka rrëmbyer çmimin e sivjetmë “Pjetër Bogdani”, i cili ndahet çdo vit nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.
Nën një ceremoni modeste dje në Institutin Albanologjik kë Kosovës, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimit “Pjetër Bogdani”, për veprën më të mirë letrare të vitit. Takimin e shpalli të hapur anëtari i jurisë prof.dr. Shyqri Galica i cili e ftoi kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, z. Adem Demaçi, për të përshëndetur të pranishmit dhe akademikët e ftuar me këtë rast.

 “Po mbyllim këtë vit jo ashtu siç kemi dëshiruar dhe kjo jo për faji tonë. Buxheti tejet i kufizuar që i është ndarë Lidhjes së Shkrimtarëve ka ndikuar që edhe kjo ceremoni e sotme të organizohet me kaq thjeshtësi dhe pa ndonjë pikë të veçantë përcjellëse.

 Unë i falënderoj kolegët e mi shkrimtarë të cilët kanë kontribuuar në këtë drejtim me aq sa kanë pasur mundësi dhe e kanë përqendruar tërë angazhimin e tyre për këtë ditë. Nga ana tjetër sot po përfundojmë një akt, që ka të bëjë me …

CIKËL POETIK NGA MIMOZA SALI : E DI QË DHE MUZGY KA SY*?

Image
Mimoza Sali ka mbaruar shkollën Pedagogjike të Gjuhëve të Huaja në Shqipëri dhe më pas mbaroi studimet e larta për Multikulturat në Itali.
Punon për të drejtat e emigrantëve atje dhe në një gazete lokale në Bra (Cuneo). Ka botuar një libër me poezi në italisht, gjithashtu edhe një libër tjetër dy gjuhësh Italisht-Shqip. Është fituese e dy çmimeve të para dhe të dyta në takime letrare në Itali.

Nga libri "Lëkura e gjarprit"


Kërkoj bekimin tënd
Kërkoj bekimin tënd, Mos më mundo, qepallat janë mbytur nën rrezet e lotëve dëshira fle në shtratin e vesës së mëngjesit shëndeti shpirtëror ka ngritur një pellg grimcash dhe presin vetëm një buzëqeshje kangjellat janë ndryshkur lumturia ka marrë arratinë nga mosmirënjohja.
Kërkoj bekimin tënd Mos më torturo pas portës së mbyllur... Kam shekuj që pres... pres... pres... dashuritë rrinë varur si pikëpyetje vendimet mbetën si testament i pluhurosur në sirtarët e ndërgjegjes së vrarë...
Hëna më vështron si pasqyrë vdekjeje Yjet më ndjekin nga pas si përbindësh…