Agjentët e rremë të Europolit rekrutuan në “staf” 82 persona

Skema e mashtrimit, nga drejtoresha dhe inspektori e deri tek dy filialet Itali-Shqipëri

TIRANE- Dy agjentë të rremë Interpoli Adriana Ura e maskuar, si drejtoreshë, dhe Fatmir Rufja, si inspektor, kanë mundur të rekrutojnë plot 82 persona, duke i mashtruar se ata do bëheshin pjesë e një organizate të quajtur “EUROPOL” me qendër veprimi në Itali dhe Shqipëri. Për t’u bërë pjesë e këtij sistemi, që sipas dy të pandehurve shërbente për kapjen e personave të shpallur në kërkim, çdo anëtar duhet të paguante nga 1 deri në 2 mijë euro tek të pandehurit Adriana Ura dhe Fatmir Rufja. Pas këtyre procedurave personat e mashtruar duhet të ndiqnin disa hapa të tjerë, duke hapur një llogari bankare në bankat e nivelit të dytë. Sipas burimeve të Prokurorisë, një gjë e tillë kërkohej nga drejtoresha e filialit të “EUROPOL”-it në Tiranë e pandehura Adriana Ura, e cila ua kërkonte këto veprime me pretekstin se në këto llogari bankare do kalonin rrogat çdo fundmuaji. Prokuroria tha se aktualisht ka mbyllur hetimet ndaj këtyre dy të pandehurve duke i akuzuar ata për veprën penale të “mashtrimit me shuma të mëdha” si dhe “falsifikimit të dokumenteve, stampave dhe vulave”. Nga veprimet e kryera është arritur të provohet se dy të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mundur të rekrutojnë në organizatën EUROPOL plot 82 persona, të cilët ata i quanin agjentë. Një fakt i tillë vërtetohet nga lista e personave të mashtruar, e cila ndodhet si provë materiale në fashikujt e dosjes penale. Sipas prokurorëve të njësisë hetimore Task-Forcë, nga 82 shtetas janë pyetur plot 21 persona, të cilët kanë konfirmuar skemën kriminale të kryer për rreth dy muaj nga të pandehurit Adriana Ura dhe Fatmir Rufja. Për 21 rastet ekzistojnë prova të mbështetura në fakte, se të pandehurit kanë arritur të mashtrojnë dhjetëra persona me qëllim përfitimin material të tyre. Ndërkohë gjatë fazës hetimore Ura dhe Rufja kanë pranuar aktivitetin kriminal. Para prokurorëve ata kanë akuzuar njëri-tjetrin si ideatorë të kësaj skeme mashtrimi. Lidhur me këtë çështje Prokuroria ka kryer veprime hetimore edhe për një person tjetër të quajtur Arben. B., i cili dyshohej se ishte i implikuar në këtë aferë kriminale. Por pas marrjes së deklarimeve të dy të pandehurve dhe verifikimit të përgjimeve rezultoi se shtetasi Arben. B., nuk ishte i implikuar dhe për pasojë çështja në ngarkim të tij u pushua. Sipas prokurorisë, zbulimi i dy agjentëve të rremë është kryer pas disa kallëzimeve të qytetarëve, të cilët pasi kishin dorëzuar lekët tek dy të pandehurit Adriana Ura dhe Fatmir Rufja, nuk kishin marrë më kontakte me këta dy të fundit. Herë pas here ata janë paraqitur për të kërkuar punë, por asnjëri nga të pandehurit nuk i ka dhënë shpresë për një gjë të tillë. Nisur nga kjo situata ata kanë vendosur që çështjen t’ia referojnë policisë dhe Prokurorisë së Tiranës.

25 dëshmitarë

Rreth 25 persona janë planifikuar nga Prokuroria që të dëshmojnë në gjykatë, për të treguar aktivitetin kriminal të dy të pandehurve. Burimet thanë se pjesa më e madhe e dëshmitarëve janë persona që kanë rënë preh e mashtrimeve të Adriana Urës dhe Fatmir Rufjes. Ata janë pyetur fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, por sipas procedurës ligjore këto deklarime duhet të thuhen nga vetë dëshmitarët në sallën e gjykimit. Në qoftë se të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar, atëherë dëshmitarët nuk pyeten.

Mashtrimi me EUROPOL

Nga veprimet e kryera është arritur të provohet se dy të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mundur të rekrutojnë në organizatën EUROPOL plot 82 persona, të cilët ata i quanin agjentë. Një fakt i tillë vërtetohet nga lista e personave të mashtruar, e cila ndodhet si provë materiale në fashikujt e dosjes penale. Sipas prokurorëve të njësisë hetimore Task-Forcë, nga 82 shtetas janë pyetur plot 21 persona, të cilët kanë konfirmuar skemën kriminale të kryer për rreth dy muaj nga të pandehurit Adriana Ura e Fatmir Rufja.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri