“Decision Points” i Bushit libri më i shitur në SHBA

Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka sfiduar të gjithë shkrimtarët në Amerikë. Libri autobiografik i tij “Decision Points” në të cilin ish - presidenti rrëfen për gjithë periudhën e tij si president i SHBA-së, dy javë pas botimit është duke kryesuar si libri më i shitur në Amerikë. Plot 25 milionë kopje janë shitur në gjithë libraritë amerikane.

Në vendin e dytë është libri i shkrimtares Laura Hillenbrand, “Unbroken”, një histori dashurie ndërmjet një vajze së botës së zhvilluar dhe një djali që jeton në Afrikë e që llogaritet si ‘bota e tretë’. Librat me pak a shumë histori të njëjta për dashurinë janë në listën e librave më të shitur. Libri “Elf on the Shelf” i autores Carol V.Aebersold është në vendin e tretë i pasuar nga libri “Life” i shkruar nga autorët Keith Richards dhe James Fox.

Pesëshen e librave më të shitur të javës e mbyll libri i autorit Jon Stewart “Earth” që rrëfen për ngrohjen globale.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri