12/19/10

Kush është Ymer Shkreli ?

Ymer Shkreli lindi në vitin 1945 në Shkrel të Rugovës. Është shkrimtar shqiptar, dramaturg, prozator, poet, radio-dramaturg dhe skenarist filmash. Ndër të tjera ai e ka shkruar edhe dramën "Heronjtë e kombit", e cila është shfaqur në Teatrin Dodona, në Prishtinë.

Biografia

Ymer Shkreli lindi në Shkrel të Rugovës më 1945. Shkollën Fillore ai e kreu në Haxhaj, Shkollën normale në Prishtinë. Pak kohë punoi si mësues në Rugovë. Studioi Gjuhë e letërsi në Prishtinë. Shkroi një numër të madh romanesh, dramash e poezish për të rritur.Për fëmijë shkroi këto përmbledhje: "Princesha e Dukagjinit", "Princi i bjeshkëve të nemuna", "Ditari i Lec Pazhecit" dhe "Kthema pranverën time".Shkroi edhe romanin humoristik "Bali Katravella" dhe vëllimin me tregime "Hëna po shkon nuse". Ishte redaktor i Rilindjes për fëmijë dhe momentalisht jeton në Zvicër.

Tituj të veprave

Heronjtë e kombit - dramë
Tregime të moçme shqiptare
Poezia
- Lektyrë shkollore për nxënësit e klasës së 8-të

No comments:

Post a Comment