“Marty” pengoi anëtarësimin në KiE

“Marty” pengoi anëtarësimin në KiE
Raporti i parlamentarit të Këshillit të Europës, Dick Marty pengoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
Qeveria në largim e Kosovës, sipas zëvendësministres së Jashtme, Vlora Çitaku kishte bërë të gjitha përgatitjet për të aplikuar në këtë institucion për çka kishte siguruar edhe numrin e shteteve që do të votonin pro anëtarësimit.

“Meqë edhe numerikisht ne kishin shumicën për aplikim dhe anëtarësim, një raport i tillë padyshim që do të ketë efekt të drejpërdrejtë në shtyrjen e aplikimit tonë në KiE, por do të ketë efekt edhe në njohjet kryesisht nga pesë vendet e BE-së”, është shprehur Çitaku.

Teksa flet për punën e Ministrisë së Jashtme në fund të vitit, por edhe në fund të mandatit të qeverisë, zëvendësministrja e Jashtme Çitaku pranon se nuk janë realizuar pritjet e qeverisë për sa i përket numrit të njohjeve, sidomos pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Ne nuk jemi të kënaqur me dinamikën e njohjeve që nuk është në proporcion me përpjekjet që bën Ministria e Jashtme si dhe me koordinimin e fuqishëm që kemi me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Çitaku.

Diplomacia kosovare vazhdimisht ka qenë e kritikuar nga shoqëria civile për një strategji të dobët për sa i përket proçesit të njohjeve.

Ajo nuk arriti të realizojë premtimin e qeverisë për njohjen e Kosovës nga 100 shtete, çka do t’i siguronte shtetit vendin në OKB.

Numri i njohjeve për pavarësinë e Kosovës është 72. Më i zbehtë duket viti 2010 në të cilin Kosova është njohur nga vetëm 8 shtete. 

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri