Pse figuron emri Edi Ramës në dosjen kriminale të Aldo Bares?

Prokuroria italiane e seksionit të Shtatë të Antidrogës së Kuesturës së Torinos në vitin 2003 ka hapur dosjen me emrin e koduar “Bijoux 2” (Bizhu 2) kundër bandës së Lushnjes, për shkak se shumë element të kësaj bande operonin me qëllime kriminale në territorin e shtetit Italian. Afërmendsh një nga metodat kryesore që policia gjyqësore italiane përdor për të hetuar dhe gjetur fakte e prova për dosjen kriminale është përgjimi i bisedave telefonike mes të dyshuarve. Në rastin tonë të dyshuarit kryesorë janë Alfred Shkurtit, përndryshe Aldo Bare dhe krahu i tij i djathtë Enveri Dondollaku i njohur me nofkën “Goni”. Ky fundit përdorte numrin e celularit 350642073479560 për të kontaktuar dhe akorduar pazare me shefin e tij, Aldo Bare.
Prej interceptimeve të policisë italiane kuptohet vetiu se kreu i bandës së Lushnjës dhe krahu i djathtë Dondollaku edhe pse ishin larg Shqipërisë (i pari në Turqi dhe tjetri në Itali) përdornin të gjitha mjetet dhe metodat për të menaxhuar ekonominë e qytetin e Lushnjes duke lidhur “miqësi” me eksponentë të politikës lokale dhe figura të larta të Partisë Socialiste, që ishte në pushtet dhe në saj të tyre gllabëronin tenderët publikë. Në interceptimet telefonike policia italiane konstaton në materialin e mbledhur prej 430 shpeshtësinë e emrave të shumë politikanëve të majtë shqiptarë në Pushtet. Krahas emrit recidiv të deputetit të PS-së, Erjon Braçe, figuron sefte edhe ai i kryebashkiakut të Tiranës dhe njëkohësisht kryetari i PS-së, Edvin Rama. Telefonata ku shfaqet emri i Ramës është e cikluar si e 145-ta dhe është kryer në orën 13.08 të datës 22 shkurt 2003, në periudhën kur Kuvendi pa shih pa shih diskutonte ngritjen e një Komisioni parlamentar Hetimor ndaj kryebashkiakut, komision, i cili drejtohej nga deputeti Sokol Olldashi. Fokusimi i komisionit hetimor përqendrohet tek ndërtimet e disa pallateve në qendër të Tiranës nga njerëzit afër organizatës terroriste “Hakmarrjes për Drejtësi, të drejtuar nga bijtë e Haredin Shyti-t, Zv/Ministri i Sigurimit gjatë viteve në 90. Këto leje ndërtimi si të gjitha lejet e ndërtimit në Tiranë prej 10 vjetësh jepen nga Krye-bashkiaku Edi Rama, cili shpesh herë është akuzuar publikisht për favorizim të pallateve jashtë standardeve ligjore. Konteksti i bisedës telefonike të dy krerëve të bandës së lagunës vjen në një moment shumë interesant. Edi Rama po kërkonte një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Frika se Rama humb pushtetin e lejeve të ndërtimit sepse favorizon njerëz afër organizatës terroriste nxit debatin telefonik. Në transkriptime e përgjimeve të bisedës "Goni" (Dondollaku) i thotë "Profesorit" (Aldo Bare) se do të flasë përsëri me shefin e Policisë Kriminale. "Profesori" i komunikon që të mos dërgojë Erjonin. "Goni" i thotë se ka mësuar se reparti special i Policisë së Tiranës (RENEA) ka vajtur në Tropojë… Goni shton se, Edi Rama rrezikon të humbë mandatin, sepse po ndihmon "ata të Hakmarrjes" (bëhet fjalë për organizatën kriminale "Hakmarrja për Drejtësi"). Aldo Bare e pyet nëse kanë nisur sërish punën. "Goni" i përgjigjet po, duke shtuar se kërkon të nisë punë me prostituta, por "Profesori" nuk e aprovon dhe e fton të shkojë tek ai në Turqi.
Aneks i konfliktit/Pranvera e vitit 2002 sjell në mënyrë të pashmangshme përplasjen mes Bandës së Aldo Bares me organizatën terroriste "Hakmarrja për Drejtësi" për shkak të fitimi të tenderit prej 1.2 milionë dollarësh për pastrimin e qytetit të Lushnjës. Njerëzit e bandës së Lushnjës në njërën anë dhe në anën tjetër ata "Hakmarrjes për Drejtësi", që sipas përgjimeve të bisedave nga Prokuroria italiane përfaqësoheshin prej Roland Shytit, i mbiquajtur prej bandës "Mustaqekuqi", po kërkonin që të siguronin këtë tender të majmë me një afat kohor 5-vjeçar. Mirëpo pas presioneve të ndryshme ndaj krerëve të bashkisë, të dy grupet kriminale u gjendën në zgjidhjen përfundimtare, pra, duke matur forcën e armëve me njëra-tjetrën. Nga ky konflikt i ashpër pati 5 të vrarë dhe 6 të plagosur. Policia Italiane e Torinos shënon në dosjen përkatëse Bizhu2 telefonatën me numër “161” të kryer në datë 25 mars 2003 një tjetër detaj për këtë shqetësim të Bandës për organizatën "Hakmarrja për Drejtësi". Në bisedën telefonike të interceptuar Dondollaku dhe Aldo Bare flasin për faktin që "Mustaqekuqi" (R. Shyti) "kishte marrë një kapar prej 500 mijë eurosh për tenderin e pastrimit të qytetit të Lushnjës", dhe se prej kësaj kaparrë fuqizimi i tyre ishte i pandalshëm.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri