Raporti i Hagës në 2004: Nuk ka të dhëna për trafik organesh

Hetimet e zhvilluara në të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë” në një fshat afër Burrelit, në Shqipërinë Veriore, nuk kanë mundur të vërtetonin pretendimet se në atë shtëpi janë hequr veshka të njerëzve për qëllime tregtie. Sipas një artikulli të “Koha Ditore”, një raport i marsit të vitit 2004, i hartuar nga pesë ekspertë ndërkombëtarë të Tribunalit të Hagës dhe të Kombeve të Bashkuara, siguruar nga kjo gazetë, thotë se ekzaminimet në të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë” nuk kanë dhënë dëshmi bindëse se aty është derdhur gjak si rezultat i akteve kriminale. “Bazuar në ekzaminimet tona, sipas mendimit tonë, nuk ka dëshmi bindëse se personat kanë derdhur gjak si rezultat i akteve kriminale në shtëpinë në jugperëndim të Burrelit të Shqipërisë”, thuhet në raport. Thashethemet që kanë qarkulluar për shumë vjet, të cilat kanë shpërthyer në nivel ndërkombëtar pas raportit të senatorit zviceran, Dick Marty, lidhur me pretendimet për krime të kryera gjatë dhe pas luftës nga ish-krerë të UÇK-së, kundër serbëve të rrëmbyer dhe të vrarë për heqje të organeve të tyre në muajt pas luftës në Kosovë, në bazë të tri hetimeve paralele ndërkombëtare, nga hetues për krime lufte nga Serbia, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, kanë dështuar për të zbuluar ndonjë provë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka trafikuar organet e robërve. Karla del Pnte nuk arriti të provojë akuzat se dhjetëra të burgosurve, kryesisht serbë u janë hequr organet, në të ashtuquajturën “shtëpi e verdhë” në afërsi të Burrelit.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri