SHFAROSJA E POETËVE

Tregim

Sulltani Sulltani Halim Bin Halim bin Salim bin Heqim al Mu Kabala lexoi
raportin e shërbimit të fshehtë.
Të vetmit njerëz që kalonin pa kthyer sytë nga pallati i tij ishin dy poetë; as
vështronin andej, pa le të përkuleshin.
Të gjithë të tjerët qeshnin kur qeshte ai, duartrokisnin, kur duartrokiste ai
dhe ngrinin dorën për të votuar për cfar u thoshte ai dhe i përkuleshin deri në
dhe me sy, me fjalë, me miklime apo , ngjiste jo raallë, edhe fizikisht.
“Por, madhëri...Njerëzit nuk ju duan më. Ata bëjnë ashtu vetëm nga frika”. Me
këto fjalë përfundoi raporti sekret dhe sulltani dhe menjëherë njoftoi shefin
që kish firmosur raportin, që të paraqitej
Sulltani e pa me vëmëndje, herë atë, drejt e në sy, herë dokumentin, por nuk
nxori asnjë fjalë. Nervat e burrit përballë nuk ëvrijtën, si ngjet me nervat e
busteve.
Sytë e Sulltanit kaluan te dera dhe burri bëri për andej me hapa krenarë dhe të
vendosur.
Më pas, Sulltani, hapi dritaren dhe pa poshtë, në bulevard..
Të gjitha kokat u ngritën lart si të ishin një e vetme; sikur lulediellit
vështrojnë diellin kur kalon përmbi ‘ta; e përshëndetën atë me duar, I dërguan
puthje në ajër por… vetëm dy njerëz nuk e kthyen kryetin nga dritarja e hapur.
Ata e bënë këtë gjë fare hapur, në mënyrë demonstrative dhe këtë e vunë re që
të gjithë.
Sapo zuri vënd në karrige, u dha kryeshefi i hafijeve, apo, siç i thonin
evropianët, Shefi i Shërbimit Sekret.
Sulltani Halim Bin Halim bin Salim bin Heqim al Mu Kabala e pa me përbuzje.
Tjetri qeshi me përzemërsi.
Sulltani mblodhi buzët. E njihte mirë krenarinë dhe ndershmërinë e atij burri
të pafrikëshëm që ai, me format e tija e kishte bërë të dukej i përzemërt edhe
kur vlonte nga brënda, të qeshte edhe kur ishte i stërmunduar.
“ Domethënë njerëzit nuk më duan më! Dhe më respektojnë vetëm nga frika”
Tjetri e pa në sy me guxim.
Sulltani mendoi se të tillë guxim kanë vetëm poetët dhe se ai që po e vështronte
ashtu, me siguri që shkruante poezi fshehur të tjerëve..
“ Po madhëri”
“ Përse më respektojnë përderisa më kanë frikë?”
“Sepse janë rrahur që kur kanë qënë fëmijë dhe, nga kjo, njohin vetëm një
zot. Frikën. Dhe ju ua keni rrëfyer atë kaq e kaq herë, me gjithfarë mënyrash.”
Sulltani qeshi me të madhe, sikur bën qielli kur është I mbushur me re ,
kokrra breshëri dhe bubullima.
“Le të më kenë frikë”
“Po ai poeti, që sapo më pa mua ktheu kokën nga ana tjetër? Përse nuk
shtiret edhe ai?”
“Sepse është poet, madhëri. Poetët edhe mëkatojnë, por nuk mashtrojnë
dot”.
“Pse, këta maskaxhinjtë kujtojnë se më mashtrojnë?”- dhe qeshi me të madhe
sërish.
Pastaj dha urdhërin përkatës:
“ Futini një të rrahur atij poetit, atij më të riut. Organizo njerëz me
maska. Rriheni për vdekje që ta njohë frikën edhe ai e, sigurisht, edhe ai
langaraqi tjetër”.

Xxx

Reagimi qe i paparashikuar ; dhe nga Sulltani, dhe nga shefi i hafijeve.
Ndërsa poeti lëngonte me kokën e çarë, poeti tjetër, organizoi konferencë
shtypi.
Atje ai akuzoi drejpërdrejtë shërbimin sekret t sulltanit për rrahjen për vdekje
të poetit dhe tër televizionet e transmetuan atë deklaratë.
Gazetarët shkuan ta shihnin në spital poetin e ri, dhe ai, që andej, ndërsa
lëngonte sa të këpuste shpirtin, si nëpër kllapi, mërmërinte emrin e sulltanit,
e quante diktaror, njeri që po i zë fryëmën popullit të tij.

Mërmërimat e tija të kallnin datën.
Televizorët u çanë. Njoftimet u dhënë që nga SiEnEn - i, te BiBi Si- ja e deri
te SiEn EN - i lindejs së mesme – Al Jazzira.Guximi i të dy poetëve u kishte
nxitur shpirtin e krenarisë e të burrërisë gazetarëve dhe gjith popullit.
Situate ishte e frikëshme.
Gjithsesi, Sulltani kishte organizuar shumë parti politike që e urrenin njëra
tjetrën dhe kjo gjë, sigurisht që kishte efektet e veta.

Mirëpo, që të dy poetët, kishin refuzuar të hynin në partitë politike duke
ruajtur sovranitetin e tyre.
Por edhe duke u bërë edhe më të frikëshëm në fuqinë e pushtetit të tyre.

Me zi e vendsi situatën, sidomos falë përvojës së tij të jetës. Mori një seri
masash të zgjuara dhe sidomos delikate.

Pjesë e vendosjes së situatës, veç një vale rritjeje rrogash, qe edhe një urdhër
spektakolar. Poetin e shtruar në spital e dërgoi për shërim jashtë shtetit dhe
një t’u kthyer që andej, e shpalli akadamik të vëndit, i dha titullin “Dr.
Prof.” dhe i dhe një pënsion, pesë herë më të mdha nga rroga që kishte pasur.
Po, poetit tjetër?
I thanë se ai nuk kishte nevojë për para dhe se nuk kishte qënë makut për para
tër jetën. Pra as tani.
Ky vazhdonte të llapte i vetëm në media kundër tij, kur të gjithë vazhdonin ta
përshëndetnin e brohoritnin, dakord, me frikë, por kjo botë vetëm frikën ka dhe
këtë Sulltani e dinte fare mirë tanimë.
I thanë se dhëndërri i atij poetit kishte një biznes dhe ai, në mënyrë të
tërthortë, dha

udhëzimet përkatëse. Dhëndërri , sipas këtyre udhëzimeve, bleu toka dhe një
vepër ish shtetërore me çmim të lirë, gati qesharak; mu në mes të vëndit,
përballë thuajse me pallatin mbretëror.
Poeti – prap, sikur nuk kishte ndodhur gjë.
Ahaaaaa....
Sulltani dërgoi në muzg eskavatorin për ta prishur “veprën ish shtetërore me
çmim shumë të lirë”. Vepra paskësh qënë brënda vijës së verdhë, dhe u dashkërka
bërë rrafsh me dheun. Sepse, për më tej, andej kalonte varianti i dytë i
ndërtimeve shtetërore. Dakord, do të kshte një kompensim në të holla, por, mbi
bazën e ligjit nr 01007, kompensimet e kësaj natyre, bëheshin 5 fish më pak
vlerës reale dhe, jepej në formën e bonove të thesarit ose letrave me vlerë.
Kjo, sepse pronari, në këtë mënyrë, jepte –hehehe, donte apo s’donte – kontribut
material për rregullimin e kryeqytetit. Hahaha, nga ana tjetër, nënffishi i
shumës qesharake që ishte blerë objekti, ishte kokoshi një thelë.
Dhëndërri kishte kapur koën me grushte, ndërsa sillej rretheqark koka e
eskavatorit me atë kazan si sy katallani . Shkonte e vinte mbi objekt, si një
qen. Si një qen i madh dhe i nxehtë që do të ngulë dhëmbët pas pak, por që,
çuditërisht, ja, po ngurronte. Dhe...
Mirëpo... por...hajt, po e lëmë për nesër,djema; haj të vemi e të pijmë nga një
krikëll, tha presidenti i firmës. Kishte shumë presidentë – firmash ndërtimi,
eskavatorësh, ansamblesh, futbolistësh...Ishte, pra, edhe presidenti që kish
marrë udhëzime prej njeriut t ë punëve të fshehta.
Të nesërmen... erdh habia.
Vjehrri poet i dhëndërrit biznesmen, dha një intervistë kur flitej se ,
okeeeej... sulltani...
dakord...dakord,dakord, por...ooohhh, jo, djalli nuk është aq i keq sa e bëjnë.
Ai ...dakord, ka të metat e veta, si çdo njeri, ama....le të thonin lexusit, a
ka ndodhur ndonjë sulltan në këtë botë që të mos ketë harem? Kurse i yni, jo,nuk
ka. Për më tepër atë nuk e shikon njeri restoranteve, se vete ha vetëm supën e
dorës së të shoqes. Po kjo është shumë e rëndësishme, shumë kombëtare...Dakord,
huqet janë huqet, po, a nuk kemi huqe të gjithë? A nuk kemi edhe ne fenomenet
tona kombëtare , siç janë edhe liderët tanë?
Kaq duhej...
Në krye të gjashtë muajve, të dy burrat, Sulltani dhe kryeshefi i
hafijeve u mblodhën sërish kokë më kokë.
“Hë, si është tani puna e poetëve”. A më shajnë më?
“Hahahahah....Joooo... Thonë se duhen respektuar organet e shtetit, kur i nguc
ndonjë gazetaruc. Dhe…
Ncncncnc.... Kanë nisur po shkruajnë për sulltanatin etnik, madhëri... shkruajnë
për prejardhjen e tëra gjuhëve të botës nga gjuha jonë...Deri edhe “Atlantikun”,
“Maqedoninë” dhe “Berlinin” e ka nxjerrë me origjinë nga gjuha jonë njëri prej
tyre, kurse...tjetri...ai më plaku....E kujton, madhëri?”
Sulltani tundi kokën duke e parë me pamje triumfatori. Se, në fund të fundit,
çdo mjeshtri e re, e ka një emër në fund.
“Ai e hapi ceremoninë e tij të fundit poetike me....hahahah....”
Si shumë po qeshte sot në mëngjes ky kryespiuni!
Sulltani e pa me vëmëndje. E merrte me mënd ky se çfar pasoja të mundëshme ka
cilido, që sillet i shpenguar para sulltanit?
Tjetri, megjithëse e ndjeu mirë vështrimin dhe e kuptoi mirë se çfar do të
thoshte ai, vazhdoi të qeshte.
Sapo të mbaronte, Sulltani do t’i kërkonte llogari dhe...do ta burgoste
menjëherë.
Mirëpo ai, po qeshte sërish.
Sulltani me nerva të hekurta e la të qeshte rehat. Të qeshte për të fundit herë,
para burgut apo,mbase, edhe para litarit.
Më së fundi, ai pushoi së qeshuri, dhe vazhdoi:
“ Ceremonia e tij e fundit poetike, niste me një poezi ku ofshante se si
qe bërë kaq dhe nuk e kishte provuar një kineze një herë. E kishte patur vetëm
një mur pas. “Pi raki e ha meze, pas murit ish një kineze”
“Ë?! Qe I brengosur...brengosja poetike e tij ishte se si nuk kish palluar një
kineze, the?”
“Po madhëri”
Ishte radha e një palë të qeshurave të tjera.
Duke qeshur si përbindësh sulltani, ra nga muri një pikturë e varur.
Ai e flaku nga penxherja duke fshirë lotët.
Si u shkri së qeshuri, Sulltani Halim Bin Halim bin Salim bin Heqim al Mu
Kabala u mvrejt sërish.
“Po, ka më poetë?”
“Ka...Ende ka...Por janë në pragun e shfarosjes. Ata nuk kanë para as për një
kafe, jo më të paguajnë librat e tyre”
“Po, të huajtë, burokratët e tyre, se mos na cilësojnë si vënd pa poetë,
moreeeeee”
“ Jo, Madhëri. Ne kemi ca nga rraca e këtyre që janë përfshirë në politikë. Ata,
me shpenzimet e tyre dhe pa prekur fondin shtetëror, bëjnë promovime librash dhe
ftojnë amabasadat e huaja atje...”
“ Kështu...ata shkruajnë prapë, janë poetë prap!
” Një qën me mëgojca, nuk ka fuqi të luftojë; një qën që sillet rrugëve të
kryeqytetit, nuk ka fuqi të lehë; një qën që ha tri herë në ditë ushqim të
programuar, vetëm lehë, por i rezervohet betejës, Madhëria Juaj. Një qën...”
“ Të mora vesh”
“ Dhe, Madhëria Juaj, askush nuk e din të vërtetën që e dijmë vetëm ne të dy,
Madhëri... Vetëm ne të dy!.Që në ëndin tonë, rraca e poetëve është shfarosur
tanimë”

RIZA LAHI

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri