Shkrimtari Ramiz Kelmendi, figurë pikante e letërsisë shqiptare

Nga Flori Bruqi

Dje në Institutin albanologjik të Prishtinës ,në prani të studiuesve e të kolegëve të tij, të mbledhur në Institutin Albanologjik të Prishtinës, shkrimtari, publicisti e gazetari Ramiz Kelmendi u nderua në 80-vjetorin e lindjes. Në ceremoninë e organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Kelmendit iu dha mirënjohje nga ky institucion për kontributin e tij gjatë tetë dekadave. Me këtë rast u promovua edhe libri i ri i shkrimtarit Ramiz Kelmendit, “Shkrime të zgjedhura”, i botuar nga “Buzuku”.
Ramiz Kelmendi
Ramiz Kelmendi(20 dhjetor 1930) i takon plejadës së parë të krijuesve të pasluftës së Dytë, i cili levëroi me sukses në letërsinë tonë e që me shkrimet e tij asnjëherë nuk e humbi aktualitetin dhe komunikimin me lexuesit.

Dikush nga krijuesit e të njejtës gjeneratë për një kohë të shkurtër do të ecë përkrah Ramiz Kelmendit, e më vonë shkrimet e disave do të zbehen, kurse Ramiz Kelmendi gjithnjë e më tepër do të perfeksionohet për të arritur majat e suksesit letrar.


Si në çdo fushë tjetër, poashtu edhe në letërsi ekzistojnë barriera, gracka, intriga e xhelozi, nga se për të dobëtit këto janë arma më e fuqishme për të penguar veprimtarinë jo vetëm të një fillestari, por edhe të një njeriut me përvojë të gjatë.


Ramiz Kelmendi, edhe pse aso kohe në moshë të re, do din t’iu përballon intrigave të kohës dhe do të lundrojë drjet arritjës së suksesit vetëm me punë kualitative, duke qenë i vetëdijshëm se vlerat do të jenë ato që e ngritin personalitetin e një individi, e mbase edhe të një shoqërie.


Mirëpo, njerëzit tanë janë shpirtngushtë aq sa suksesi i Ramiz Kelmendit disave po u vërbonte sytë, disave po ua trulloste mendjen e të paktë ishin ata që po i gëzohëshin të arriturave të djaloshit qe vinte nga zona e Rugovës epike.



Pasi dëgjoi fjalët e mira që kishin zgjedhur kolegët e tij në 80-vjetorin e lindjes, Kelmendi, i emocionuar, ka shprehur kënaqësinë e veçantë për kujdesin që i është bërë. “Pas gjithë këtyre fjalëve miradije që nuk i meritoj, po ndihem si 50-vjeçar dhe jo si 80-vjeçar”, ka thënë ai.

Në mesin e studiuesve që folën për veprën e Ramiz Kelmendit ishte edhe akademik prof.dr.Rexhep Qosja, i cili e ka cilësuar shkrimtarin si figurë emblematike. “Si të mos jetë kaq i rëndësishëm një përvjetor i njeriut që përjetoi gjithë ato ngjarje historike si gazetar, publicist dhe edukues i brezave të rinj”, ka thënë Akjademik prof.dr.Rexhep Qosja.

“Ai ka shkruar, sepse ka dashur të jetë dëshmitar historik i fatit të popullit të vet, sepse ishte i brengosur për shkak të padrejtësive, sepse besonte se fjala e tij mund të zgjojë ndërgjegje”, ka shtuar ai.

I pranishëm në shënimin e 80-vjetorit të Ramiz Kelmendit ishte edhe dom Lush Gjergji, i cili e çmoi lart publicistin e gazetarin, duke e motivuar që të punojë edhe në të ardhmen.

“Ky njeri e ka ende mendjen e kthjellët, e ka ende penën e artë dhe vullnetin për të punuar. E njoh shumë moti, kam bashkëpunuar për 30 vjet me të, sidomos në pajtimin e gjaqeve, dhe kam mësuar shumëçka prej këtij njeriu të madh e të mirë”, ka thënë ai.

Studiuesi Zymer Neziri me këtë rast ka bërë një rezyme të biografisë së shkrimtarit, duke u fokusuar në të kaluarën historike të familjes Kelmendi.

Ramiz Kelmendi njihet si shkrimtar, publicist e gazetar, i cili është autor i disa romaneve, teksteve shkollore, dramave, fejtoneve etj.

Ndër veprat e tij më të njohura janë: “Shtatë persona ndjekin autorin”, “Vija e vrragë”, “Abrakadabra” etj

http://agim.poeticforum.com/personazhe-dhe-elita-kombetare-f24/flori-bruqi-ikona-e-gazetarise-kosovare-ramiz-kelmendi-t8054.htm

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri