Si do ta padisë Hashim Thaçi eurodeputetin Dik Marty?

Si do ta padisë Hashim Thaçi eurodeputetin Dik Marty?

Qeveria e Kosovës dhe vetë Kryeministri në dorëheqje e mbajnë të “fshehur” procedurën ligjore për padinë ndaj Dik Marty-t
I atakuari nga Dik Marti, kryeministri në largim Hashim Thaçi nuk do të qëndrojë indiferente ndaj veprimeve shpifëse të raportuesit në Këshillin e Evropës. Ai do të ngre padi në Londër. Këtë e ka bërë publike për herë të parë në një intervistë dhënë gazetës kombëtare “Bota sot”, vetëm një ditë pas publikimit të raportit të Dik Marty-t, por nuk ka qartësuar nëse aktakuza do të ngritë në mënyrë individuale apo shtetërore.
Por përderisa zyrtarët e qeverisë nuk japin detaje për rrugët ligjore të cilat do t’i ndjek Thaçi gjatë padisë kundër Marty, ekspertët ligjor pohojnë se ajo duhet bërë në shtetin prej nga vjen Marty dhe ajo duhet bërë në mënyrë individuale. Zëdhënësi i qeverisë në largim, Memli Krasniqi tha se kryeministri do të marrë të gjithë hapat e nevojshëm legjitim, juridik dhe politik duke përfshirë të gjitha opsionet juridike për ta trajtuar raportin shpifës të Dik Marty-t. “Ekipet tona janë duke u konsultuar me avokatë për të gjetur gjitha rrugët ligjore, juridike për trajtimin e këtij raporti. Ky proces nuk i merr dy orë, por është një proces i gjatë”, tha Krasniqi.
Ismet Salihu, profesor i së drejtës penale në Fakultetin Juridik të UP-së thotë se edhe në rast të ngritjes së padisë kundër Marty-t, ajo nuk do të ketë asnjë efekt. “Nuk ka kurrfarë efekti kjo padi, sepse Dick Marty nuk e ka bërë raportin kokë më vete, por ka qenë i autorizuar nga Asambleja se Përgjithshme e Këshillit të Evropës. Por të ngrejë padi ndaj tij askush nuk e ndal”, pohoi ai.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri