12/31/10

Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999.

Veprimet makabre të soldateskës serbe në Kosovë:“Histori të tmerrit 1998-1999”.

SANIJE GASHI:

Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999.

Gazetare, publiciste, editore, luftëtare për emancipimin e gruas.
Është ndër të parat gazetare shqiptare dhe më e njohura, e cila bënë gazetari aktive plot 45 vjet.Punoi në revistat: Zëri i Rinisë, Kosovarja, Teuta. Është bashkëthemeluese dhe themeluese e dy revistaveKosovarja dhe Teuta.

Shpërblimet profesionale: Medalje për punë, 1975 (nga NGB Rilindja); Çmimi Gazetare e Kosovës, 1982 (nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës); Mirënjohje Publike,1980 dhe 1985; Dy herë e nominuar për Shpërblimin e Nëntorit (Dita e çlirimit të Prishtinës).

Pozita e tashme: Botuese dhe kryeredaktore e revistës për gruan dhe familjen TEUTA.
Profesionin e gazetarisë e nisi në shtator të vitit 1965, në revistën Zëri i Rinisë, ku punoi për gjashtë vjet. Ndonëse e re, mbajti disa rubrika edukative, me të cilat tuboi rreth vetes një numër të madh lexuesesh, të cilat  tek ajo gjenin mbështetje, si gazetare femër, që për ato kohë dhe për ato rrethana paraqitte surprizë. Shquhej veçantë me reportazhet e saj.

Në nëntor të vitit 1971 fillon të botohet revista e parë shoqërore për femra në Kosovë,  Kosovarja, ku kalon të punojë si redaktore (4 vjet). Më 1975 emërohet kryeredaktore e saj, ku punon deri në janar të vitit 1994. Këtë revistë, pra, e drejton si kryeredaktore plot 18 vjet. Në revistën Kosovarja, Sanije Gashi kalon pjesën më të mirë të jetës, ku me angazhimin e saj serioz dhe me përvojën gazetareske, arrin që këtë revistë shoqërore për gra ta drejtojë me sukses, duke pasur gjithnjë në fokus femrën shqiptare, e cila bënte jetë në një rreth konservator. Revista arrin të depërtojë në të gjitha anët e Kosovës, të lexohet, të komentohet dhe të afirmohet (arrin një ndër tirazhet më të larta në Kosovë), ndërsa femrave u ndihmon në emancipimin kulturor, social, ekonomik e politik.
Fillimi i viteve ’90, pas marrjes së autonomisë së Kosovës, paraqet një ndër fazat e vështira e të rrezikshme për shqiptarët, ku ndiqet e përgjohet çdo lëvizje e çdo veprimtari, e në veçanti ajo e gazetarëve, që shkruanin e publikonin situatën reale të krijuar në Kosovë. Në atë kohë, zonja Gashi angazhohet në dy drejtime parsore: në media, që me shkrime dhe me përmbajtjen e revistës i kundërvihet regjimit serb, me ç’rast revista konfiskohet dy herë nga policia serbe dhe gjykohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë; si dhe në kryesi të Forumit të gruas të LDK-së, që është edhe njëra ndër themelueset e tij. Janë këto vitet, kur gratë e Kosovës mobilizohen si asnjëherë më parë, për të dhënë kontributin e tyre në planin kombëtar.

Angazhimet

Në tetor të vitit 1990 – me delegacionin tre anëtarësh kosovar pranohet te znj. Daniel Miteran (Paris), për çështje të shkeljes së të drejtave të njeriut, veçan të fëmijëve, në Kosovë.

Në korrik të vitit 1991: Si veprimtare e Forumit të Gruas të LDK-së, zonja Gashi bashkë me koordinatoren e këtij Forumi (Flora Brovina), ia dorëzojnë peticionin e nënshkruar  nga  220 mijë nëna shqiptare (shkas: mbytja mizore e fëmijës 11-vjeçar A.P.) – kryetarit të atëhershëm të Qeverisë Jugosllave, z. Stipe Mesiq, si dhe kryetarit të RP të Shqipërisë – z.Ramiz Alia. Është ky, njëherësh takimi i parë (27 korrik 1991) i delegacionit të kosovareve me gratë shqiptare pas afro 50 vjetësh ndarjeje të një populli, të një kombi, në dy (e më shumë) pjesë.
Në shkurt të vitit 1993 – në Bruksel, merrë pjesë në Seminarin Aksionar për të drejtat e njeriut dhe për demokracinë në Kosovë: Preventivi për parandalimin e luftës në Ballkan.

Në pranverë të vitit 1990 – zgjedhet në kryesinë e Shoqatës  për Zhdukjen e Analfabetizmit në Kosovë - “Motrat Qiriazi”.
Arrestimi, burgosja: Duke i cilësuar shkrimet në revistën Kosovarja si armiqësore, gazetat serbe të Beogradit (Borba, Politika, Politika Ekspres) dhe Jedinstvo e Prishtinës si dhe RTVP e atëhershme, emisioni në gjuhën serbe, zonjën Gashi e paraqesin si “të papërshtatshme” për rrethin, sidomos në kohën e kthimit të ushtarëve shqiptar në arkivole nga armata jugosllave. Prandaj, e përgjuar në revistë dhe jashtë saj, më 1992 arrestohet dy herë: së pari më 11 janar, për shkak të shkrimeve, “armiqësore-kundërserbe”, si i cilëson gjyqi, të botuara në revistë, me ç’rast dënohet materialisht dhe me tërheqje vërejtjeje kërcënuese; dhe së dyti, më 16 janar, me motivacionin se – me shkrimin e saj në ballinë të revistës, ku kërkon të STOPOHEN vrasjet e ushtarëve shqiptar, arrestimet e burgosjet e shqiptarëve, dëbimi i tyre nga puna, largimi i nxënësve e i studentëve nga objektet shkollore, përndjekja e rinisë shqiptare, okupimi i Kosovës, etj., pse e boton fotografinë nga varrimi i një ushtari të vrarë shqiptar, po kështu, në ballinë, si dhe pse kërkon LIRINË dhe PAQEN në Kosovë, shkrim ky që në Gjyqin për Kundërvajtje në Prishtinë cilësohet si – “Fyerje e ndjenjave nacionale të qytetarëve” (Vredjanje nacionalnih osecanja gradjana), dënohet me burgosje dhe dërgohet me urgjencë në Burgun e Mitrovicës, për të vuajtur dënimin. Për atë periudhë të rëndë kosovare, Sanije Gashi është intelektualja dhe gazetarja e vetme e arrestuar dhe e dënuar me burgim për veprimtari “armiqësore”.

Në maj të vitit 1994 – tashmë gazetare me përvojë të pasur profesionale dhe jetësore, themelon revistën e parë të pavarur për gruan dhe familjen TEUTA, që është e vetmja e këtij profili në Kosovë e në Shqipëri, si dhe në Maqedoni e në Mal të Zi (në rajonet e banuara me shqiptarë). Revista TEUTA, pra, botohet tash 17 vjet.

Me shkrimet dhe me përmbajtjen e revistës TEUTA, kryeredaktorja Gashi angazhohet që gruaja e sotme shqiptare t’i kushtojë rëndësi të veçantë arsimimit të saj, të jetë aktive në krijimin e një të ardhmje më të mirë dhe më të sigurt, të  mendojë në mënyrë bashkëkohore dhe të lirë për veten, të luftojë për barazi ndërgjinore si dhe të mësohet t’ia hap vetes shtigjet e së ardhmes në të gjitha fushat e jetës.
Sanije Gashi, e cila gazetarisë ia kushtoi një jetë të tërë, gjatë gjithë kohës u angazhua për të drejtat e grave, për jetë më cilësore e më përmbajtësore të tyre, ngriti dhe trajtoi tema me interes, në dobi të gruas, intervistoi personalitete të njohura shqiptare, shkroi për përjetimet e rënda të grave shqiptare gjatë luftës së fundit (Dosje lufte)...Veç kësaj, u angazhua edhe për botime-extra, në kuadër të revistës TEUTA, siç janë – Rehabilitimi i familjes pas luftës, Rikthimi i fëmijëve të stresuar në jetë normale, Shtatzënësia dhe amësia (3 botime), Barazia gjinore dhe ndërtimi i paqes; librat Gatojsa (1982) dhe Gatojca (1989).
Sanije Gashi aktualisht është botuese dhe kryeredaktore e revistës TEUTA, është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëve. Nuk i përket asnjë partie politike.
Është e lindur në Prishtinë, ku dhe ka kryer të gjitha fazat e shkollimit (fillor, të mesëm dhe të lartë). Punon dhe jeton në Prishtinë.
* * * * * * * * * * * * *
Thanë për Sanije Gashin

Ramiz Kelmendi, shkrimtar, publicist:

Ka disa vjet që njohim jo pak emra gazetaresh shqiptare, të denja për respektin më të madh edhe të meshkujve. Një nga të parat dhe më të njohurat, është, pa dyshim, Sanije Kushevica, dje, Sanije Gashi sot, bashkë me ndonjë shoqe të saj të vjetër dikur, nga më të parat gazetare në fletotarizmën shqiptare këtu.

Njësoj si Parashqevi Qiriazi në kohën e saj, që drejtoi dy revista për femra, tek ishte editore e revistës “Yll’ i Mëngjesit”(1917) dhe e gazetës “Albania” (1920), edhe Sanija në ditët tona ishte kryeredaktorja më jetëgjatë e “Kosovares” dhe, aktualisht, editorja e vetme dhe kryeredaktore e revistës për femra – TEUTA. (Shkruar me rastin e shënimit të Pëvjetorit të 80-të të gazetarisë femrore shqiptare, mbajtur më 15 janar 1997, në Prishtinë)

Nexhat Halimi, gazetar, poet:

E para femër me penë në dorë në publicistikën tonë – në këtë hapësirë që po e krijonte me vite traditën e mirë: Sanije Kushevica (tash Gashi). Dhe menjëherë e “në zjarr” – në terren, në secilin mjedis, kudo, atje ku jetëmbetjen e thur me mote njeriu ynë, me etje të dëshmojë se nuk ka profesion që nuk i takon edhe femrës. Theu paragjykimet - me punë. Reportazhet, me frymim nga jeta e puna në këtë trevë, mbushin faqet. E përditshmja frymonte fuqi krijuese në germat, në rreshtat e shkrimeve nga më të ndryshmet, të cilat e flisnin autoren tashmë të njohur për lexuesin edhe pa mbiemër: Sanijen. Atëherë e tash e njëjta udhë. Nuk ka ndërruar asgjë: ajo ende jeton me penë në dorë, por megjithatë me një dallim: në atë penë janë skalitur njëzet vjet përvojë. (Në dyzetvjetorin e Zërit të Rinisë, prill 1985)


Hivzi Krasniqi, gazetar

Dikur, kur kishim vetëm një revistë të ilustruar për familjen, me shumë interesim dhe adhurim lexoja artikujt e saj. Pastaj ishte kryeredaktore. Mësonte dhe udhëzonte, aftësonte të tjerët që ta gjenin rrugën e magjishme të gazetarisë së avancuar. Në vitet ’90, pasi gjithçka shqiptare ishte bërë therrë në sytë e regjimit të egër, kjo fisnike nxjerr një revistë të re. Dhe, mrekullia më e madhe është se me gjithë kriterin e palëkundur, me gjithë ruajtjen e nivelit artistik, etik e profesional, revistën TEUTA arrin ta shndërrojë në një mbretëreshë ndër revistat tona të shumta, duke iu shmangur anës verdhacake të jetës, trilleve e thashethemeve…

Kjo grua e nderuar, e veçuar, e veçantë dhe plot vrull, energji, fuqi e urtësi, diti t’u bënte ballë sfidave të kohës. E fortë, e pathyeshme, e paepur, me punë të vazhdueshme, me shijen e stërholluar, me imagjinatën, me kreativitetin dhe me ngulmimin e saj, ia doli. Krijoi diçka të bukur. Krijoi një revistë shqiptare për mburrje. Krijoi diçka që quhet rrezatim pozitiv, nivel i lartë, cilësi e pamohueshme… Diçka që i duhet secilës familje shqiptare, si në trojet tona, ashtu edhe në mbarë botën, pra, në mërgatë. Dhe, TEUTA sajohet e finalizohet në Prishtinë, për të udhëtuar në të katër anët e botës, aty ku e gjen lexuesin e vet, e gjen dhe i dhuron cilësi e kënaqësi. Sot, në mbarë botën shqiptare, revista TEUTA është si ajo TEUTA ilire. Mbretëreshë. Mbretëresh pa të cilën nuk bëjnë femrat dhe familjet tona.

Është njëra ndër figurat më sublime dhe më meritore për arritjen e botës sonë femërore, dhe jam me fat që e kam njohur, e njoh, e nderoj dhe e çmoj. Sepse, e meriton: Dama, zonja e rëndë, një margaritar i frymëzimit dhe i mirësisë së vazhdueshme, Sanie Gashi, shpirti,zemra,pronarja,kryeredaktorja dhe ideatorja e revistës TEUTA. (Në emisionin e Radio Kosovës – ‘Mysafiri i natës’, 23 janar 2007, ora 23 - 24:15)


Akademik Pajazit Nushi ka çmuar lart veprën e autores Sanije Gashi, duke thënë se ajo pasqyron një realitet të hidhur në historinë e dhimbshme të Kosovës. 
#
Pajazit Nushi: 

“Sot promovojmë veprën “Histori Tmerrit t’viti 1998-1999” të një gazetare të angazhuar jashtëzakonisht në profesionin e saj të zonjës Sanije Gashi. Kjo është vepër ku zonja Sanije ka paraqitur krahas situatave dramatike sjelljet e tridhjetë e dy grave shqiptare dhe përjetimet e tyre të kujtuara me vitet të tëra pas përfundimit të luftës në Kosovë pikërisht në këtë raport situata dramatike e jetës ose vdekjes sjelljes e gruas shqiptare ndaj vrasësve ndaj fëmijëve, familjes, shoqeve të tyre, si dhe ndaj vetvetes përbën karakteristikën kryesore dhe veçantin e kësaj vepre”, tha Nushi. 

Një fjalë rasti para të pranishmëve ka mbajtur edhe Don Lush Gjergji, i cili ka thënë se libri “Histori të tmerrit të luftës 1998-1999” është i rëndësishëm, pasi që pasqyron ngjarje rrëqethëse nga periudha e luftës së fundit në Kosovë dhe krimet çnjerëzore që kryen forcat okupatore ndaj popullsisë së pafajshme. 


#
Don Lush Gjergji: Botim i qëlluar 

“Sanija ka nderuar akademikun Pajazitin dhe mua me dhënien e mundësisë të paraqesim veprën dhe ne ia dimë për nder, por njëkohësisht ka shkaktuar dhe po shkakton përjetime dhe emocione, të cilat nuk janë të lehta këtë botim shumë të çmuar dhe mjaft të qëlluar do të thosha edhe burimor dhe të domosdoshëm”, ka thënë Gjergji. 

Sanije Gashi: tha se ky libër është i sajuar nga rrëfimet dramatike e grave që përjetuan tmerret e luftës. 


“Siç u tha ky libër është i sajuar nga rrëfimet dramatike e grave që përjetuan tmerret e luftës. Pikërisht në familjet e tyre dhe të gjitha këto gra e vajza që rrëfyen për ngjarjet tragjike paraqesin histori rrëqethëse, në veçantë ato që përjetuan peshën e rëndë të poshtërimit të shkatërrimit personal deri në çnjerëzim që kishte kulmin e përbuzjes, turpërimit që treti përgjithmonë kuptimin e jetës së tyre”.





Libri i Sanije Gashit të trondit shpirtërisht duke pasur parasysh autenticitetin e fakteve të regjistruara, si dhe karakterin e panjohur të tyre që i konferohet strukturimit të lëndës mbi dëshmitë e femrave kosovare, nëna, bashkëshorte apo motra të viktimave të holokaustit serb në Kosovë.
Deklaratat e atyre që e përjetuan këtë tragjedi, të nënshkruara si të tilla në proces verbalet e përgatitura kundër kriminelëve të luftës nga ana e Tribunalit Penal Internacional të Hagës për ish/RSFJ, të provokojnë një sentiment repulsioni dhe revolte ndaj krimeve të ushtruara nga militarët dhe paramilitarët serbë, sa nga urdhri i disa kokave të degjeneruara, po aq edhe nga vetiniciativa e „kënaqësisë” sadiste për të lënduar, munduar dhe mbytur. Dhe të gjitha këto në emër të një kauze, sa të pajustifikuar, po aq poshtëruese, të pastrimit në baza etnike dhe konfesionale të një popullate të pafajshme.
Dosja e krimeve të luftës, e përpiluar nga kjo gazetare profesioniste  në bazë të relatimeve të dëshmitarëve okularë, përfaqëson një dokument të vlefshëm që duhet prurë në vetëdijen e opinionit publik  dhe jo vetëm, që mizoritë e luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, të mos përsëriten kurrë më, dhe askund në botë.
Lënda e librit  shquhet edhe ajo e masakrës së Reçakut, të masakrave serbe në Podujevë dhe Mejë të Gjakovës, në Suharekë dhe Studenicë të Istogut etj.

 Libri  është i sajuar nga rrëfimet dramatike të grave që përjetuan tmerret e luftës, jo vetëm në hapësirën jashtë vendbanimit, por pikërisht në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre, të grave që përjetuan vrasjet mizore të fëmijëve, të prindërve, të burrave, të shtatzënave (Qirez, Likoshan, Prekaz), të atyre që ishin dëshmitare të brutalitetit dhe të përfundimit të femrave nëpër bunarë (Qirez, Studenicë), që u trishtuan nga kallja e grave dhe e fëmijëve (Poklek, Gjakovë), nga groposjet për së gjalli (Lubizhdë, Prizren), të grave që kaluan net ankthi nëpër strehimore, në rrënoja të shtëpive, nënave shqiptare që ecën në ato kolona të gjata dhe që përjetuan lindjet në male (Keqekollë, etj.), apo në turmat kur ishin të dëbuar për ta braktisur Kosovën.

Në këtë kontekst, tronditëse janë edhe rrëfimet e viktimave që nga burgu i Lipjanit u bartën në burgjet e Serbisë.
Të gjitha që rrëfyen për ngjarjet tragjike, paraqesin histori rrëqethëse, veçanërisht ato që përjetuan dhunë të paimagjinuar deri në çnjerëzim. Ky dhe ishte kulmi i çnjerëzores, i përbuzjes, i turpërimit, i poshtërimit që treti përgjithmonë kuptimin e jetës dhe të të jetuarit.
Gratë e paraqitura në këtë libër (që janë vetëm një grusht shembujsh), dëshmitare të dramës së përjetuar, janë nga rajone të ndryshme të Kosovës, prej nga i mblodha historitë e tyre drejtpërdrejt nga to. Rrëfimet e paraqitura në këtë libër janë - fjalët e tyre, pa “zbukurime” a keqësime. Nuk mund t’i harroj kurrë ato fytyra të grave e të vajzave, që hapën plagët e tyre. I falënderoj, prandaj, njerëzisht, të gjitha ato që u ulën me mua dhe rikthyen të përjetuarat, purtekjet, çastet e vështira, që nuk ishte punë e lehtë.

Nuk ishte, po kaq, punë e lehtë as përpunimi i historive të tyre. Në secilin personazh rrëfimi më është dashur të ndërprisja punën nga disa herë, të merrja frymë thellë, të provoja “të ikja” për pak çaste nga ai realitet brutal, nga ato veprime makabre, nëpër të cilat kaloi popullata.

Pse i përmblodha rrëfimet e grave dhe të vajzave në këtë libër? 

Për t’u paraqitur e për t’u kuptuar më mirë drama e Kosovës, dokumentim ky i drejtpërdrejtë, që duhet të mbetet pjesë e historisë së Kosovës për brezat e ardhshëm, që të mos harrohet një periudhë e rëndë e shqiptarëve nga një regjim i egër serb.

Autorja z.Sanije Gashi  e falënderon me shumë përzemërsi ambasadorin William G. Walker, i cili tregoi gatishmëri fisnike duke e nderuar me shkrimin e parathënies, jo vetëm atë, por të gjitha personazhet e librit si dhe lexuesit, përgjithësisht, personalitet ky i cili e njohu botën me realitetin e Kosovës në çastet më dramatike të vendit.

Është ky, pra, libër i plagëve, i lotëve, i shkatërrimeve njerëzore. Fjala është për një libër të gjallë ku inkorporohet pjesa më e rëndë e përvojës personale, por ndër më domethënëset e gazetarisë së zonjës Sanije Gashi.

Flori Bruqi

------------------------------



Libër i plagëve, i lotëve, i shkatërresës njerëzore. Libër i gjallë”, kështu e ka cilësuar librin e saj me titull “Histori të tmerrit 1998-1999 – Dosje krimesh të luftës, rrëfime të grave” autorja Sanije Gashi, duke e konsideruar si pjesën më të rëndë të përvojës personale, por ndër më domethënëset e gazetarisë së saj.

Ky libër, i cili përmban rrëfime rrëqethëse të grave dhe vajzave kosovare, të cilat kanë përjetuar tmerre të papara gjatë luftës së vitit 1998-99, u promovua të enjten në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, në prani të shumë grave, një pjesë e madhe e të cilave ishin vet protagoniste të librit.

Duke i shpjeguar arsyet e botimit të këtij libri, autorja në hyrje thotë se i ka përmbledhur rrëfimet e grave dhe vajzave në mënyrë që “të paraqitet dhe të kuptohet më mirë drama e Kosovës, dokumentim ky i drejtpërdrejtë, që duhet të mbetet pjesë e historisë së Kosovës për brezat e ardhshëm, që të mos harrohet një periudhë e rëndë e shqiptarëve nga një regjim i egër serb”.

Për këtë libër, parathënien e të cilit e ka shkruar ambasadori William Walker, ish udhëheqës i Misionit Verifikues për Kosovën të OSBE-së në vitin 1998-99, folën Akademik Pajazit Nushi, Dr. Don Lush Gjergji dhe shkrimtari Ramiz Kelmendi.
Akademik Pajazit Nushi tha se kjo vepër, krahas situatave dramatike, paraqet edhe sjelljet e 32 grave shqiptare dhe përjetimet e tyre të kujtuara vite të tëra pas përfundimit të luftës në Kosovë. “Pikërisht në këtë raport ‘situatë dramatike e jetës ose e vdekjes-sjelljeve të gruas shqiptare ndaj vrasësve dhe ndaj fëmijëve, familjes e shoqeve të tyre, si edhe ndaj vetes', përbën karakteristikat dhe veçantinë e kësaj vepre”, tha Nushi.

Duke e konsideruar si të parën e këtij lloji në botimet e gjertanishme për krimet e luftës, Nushi tha se situatat individuale të dramave të përjetuara nga ana e grave tona kanë vënë në sprovë të pashoqe karakteret dhe tiparet qendrore të femrës shqiptare, qëndrueshmërisë e njerëzores te këto femra. “Situata të ngjashme te ne ka pasur edhe para kësaj lufte, por këto nuk janë shënuar me kaq kujdes dhe me kaq përpikëri si kësaj radhe në veprën e Sanije Gashit.

Megjithëse situatat e mëhershme nuk janë shënuar nga askush dhe askund, populli shqiptar i këtij mjedisi të gjerë i ka mbajtur në mend dhe prej tyre ka dalë fjala e urtë e mendimit sintetik e popullit tonë, sipas së cilës ‘vlerat e arit në zjarr provohen, vlerat e njeriut në rrezik kuptohen'” theksoi Nushi.

Ndërkaq, Dr. Don Lush Gjergji këtë libër e konsideroi si shumë të çmuar dhe mjaft të qëlluar. Duke e shqyrtuar, siç tha ai, nga këndvështrimi i trefishtë, ai tha se me këto rrëfime, përshkrime dhe përjetime, takohemi me njerëz, ngjarje, situata për të cilat pak kemi ditur në hollësi. “Protagonisti i parë është fatkeqësisht dhuna, urrejtja, e keqja, do të thoja ‘garimi dhe krijimtaria për të keqe', nga ana e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë. Dhe deri sa kam shfletuar dhe lexuar këto komunikime kaq të dhembshme të tmerrit, shpesh jam ndalur dhe e kam pyetur veten time: A është e mundshme që të ketë ndodhur kjo me bijat, motrat dhe nënat tona? Pastaj edhe pyetja vijuese: Përse ne edhe më parë nuk e kemi njohur këtë histori jete, dhembjeje, flijimi, poshtërimi, por edhe krenarie, guximi dhe flijimi për lirinë tonë?”, u shpreh Gjergji. Dhe fill pas kësaj, ai shtroi edhe pyetjen tjetër, më brengosëse dhe shqetësuese: “Çka kemi bërë ne, çka bëjmë sot, për t'i zbuluar, zbutur, lehtësuar, mjekuar dhe shëruar plagët e shpirtit, të cilat janë aq të thella dhe gjithnjë lëngojnë dhe gjakojnë, e ne, unë dhe ti, as që e dimë këtë?”.

Protagonisti i dytë, sipas Gjergjit, janë bijat, motrat dhe nënat tona anembanë Kosovës, të moshave, profesioneve, niveleve kulturore të ndryshme, por të lidhura dhe të ndërlidhura me fijen e pësimit dhe dhunës.

“Nëpërmjet rrëfimeve të tyre ato komunikojnë çastet më të rënda, sfidat jetësore, të cilat shpeshherë njeriun e detyrojnë të mbyllet, të vetmohet, të tërhiqet, deri te lodhja, mërzia, dëbimi, dorëzimi dhe dëshpërimi”, tha Gjergji.

Ai shtoi se në këtë libër Sanije Gashi gjeti ‘çelësin' e derës së zemrës së copëtuar, për të hyrë në brendinë e tyre, mënyrën e rrëfimit, për të komunikuar me gratë dhe familjet e tyre, duke na bërë edhe neve sadopak pjesëmarrës në këto ngjarje shpesh trishtuese dhe tmerruese.

Gjergji shtoi se protagonistët e tretë do të duhej të ishim ne, lexuesit, edhe më gjerë, mbarë Kosova. “Ne të cilët mes protagonizmit krejtësisht negativ, dhunës dhe luftës, dhe atij pozitiv, qëndresës dhe përballjes me të keqen, nëpërmjet femrave tona, vuajtjeve të motivuara dhe të flijuara, duhet ta gjejmë vetveten”, tha Gjergji.

Referuesi i tretë, shkrimtari Ramiz Kelmendi, u shpreh se “duke lexuar librin, që sapo pa dritën, të emblemës së gazetarisë femërore ndër ne, gazetares veterane, publicistes, editores, themelueses së dy revistave nammëdha për femra dhe luftëtares së paepur për emancipimin e gruas, zonjës Sanije Gashi, librin e saj me titull ‘Histori të tmerrit 1998-1999, një dosje krimesh të luftës me rrëfime rrëqethëse të grave', shkurt – u tmerrova. U lemerita”.





















“M'u kujtuan, saora, edhe tragjeditë e Shekspirit, edhe ‘Ferri' i Dantes, edhe ‘Ditari' i Ana Frankut, edhe pale sa e sa drama e tragjedi, kujtime e memoare të krimeve të njerëzimit në përgjithësi, e të krimeve serbe në veçanti”, tha Kelmendi.
Duke folur me pikëllim dhe një ndjenjë shumë të rëndë ankthi e tmerri shpirtëror, Kelmendi tha se kurrë në përvojën e tij 64 vjeçare që merret me shkrime, absolutisht kurrë, nuk ka lexuar libër më tronditës, më të trishtueshëm, më të tmerrshëm e më lemeritës se librin e Sanije Gashit “Histori të tmerrit 1998-1999”.

Në fund pati edhe paraqitje të protagonistëve të librit si dhe të të pranishmëve të tjerë, ndërsa me një fjalë u paraqit edhe vet autorja e librit, e cila i falënderoi të pranishmit, por edhe ata që i kanë ndihmuar si dhe gratë dhe femrat që kanë pranuar t'i rrëfejnë përvojat dhe historitë e veta rrëqethëse.

Shën Shtjefni - martiri i parë i krishterimit


Prof. dr. Naser Ferri


Sipas traditës së krishtere Shtjefni ishte martiri i parë i krishterë dhe njëri nga 7 dhjakët e parë të krishterimit në përgjithësi. Në bazë të emrit të tij supozohet që me origjinë ishte hebre i helenizuar.

Në aspektin etimologjik emri Shtjefën rrjedh nga fjala greke “Stephanos “që do të thotë kurorë dhe Shën Shtjefni konsiderohet kurorë e martirëve të krishterimit. Në pikëpamje ikonografike paraqitet si njeri pa mjekër me 3 gurë dhe me palmë të martirëve në duar dhe i veshur në veshje të murgjve.

Skena e vrasjes së Shën Shtjefnit me goditje me gurë nga turma

Meqë kishte përqafuar mjaft herët mësimin e Krishtit apostuj e caktuan si një ndër 7 dhjakët e parë të krishterë së bashku me Filipin, Prokorin, Nikanorin, Timonin, Parmenasin dhe Nikollen që t’i ndihmojnë të varfrit dhe t’i konvertojnë hebrenjtë e interesuar për krishtërimin.

Në shumë vende të krishtera dita e 26 dhjetorit festohet si kremte e Shën Shtjefnit protomartir. Në Kataloni psh. kjo festë quhet Sant Esteve, në Francë Saint Etienne etj.

Në kishën lindore katolike të cilat aplikojnë ritin bizantin si dhe në kishën ortodokse dita e Shën Shtjefnit festohet më 27 dhjetor, datë kjo e cila korrespondon me 9 janar sipas kalendarit gregorian.

Gjatë verës festohet edhe dita e 3 gushtit si “Ditë e Zbulimit” që ka të bëjë me zbulimin e relikteve të Shën Shtjefnit në vitin 415 të erës sonë gjatë sundimit të perandorit Honorius.

Kisha ortodokse ndërkaq kremton zbulimin e relikteve të këtij shenjtori më 15 shtator, ndërsa më 2 gusht transferimin e relikteve të tij në Jerusalem.

Ky shenjtor ishte i respektuar për shkak të aftësive të veta oratorike,të autoritetit që kishte, virtyteve të shenjta si dhe p[r shkak të mençurisë.

Për shkak të besimit të vet kishte nxitur urrejtje tek priftërinjtë e Tempullit dhe ishte ngarkuar me akuza të rrejshme për blasfemi ndaj Mojsiut dhe ndaj Perëndisë. Për këtë arsye kishte dal para gjyqit Sanhedrin(gjyqi suprem i hebrenjve) më 26 dhjetor të vitit 35 të erës sonë.

Sipas burimeve kishtare në mbrojtje të vet ndaj akuzave të kurdisura ai kishte ngritur kokën drejt qiellit dhe kishte thënë: “Shoh qiellin duke u hapur dhe dhe të birin e njeriut që qëndron në anën e djathtë të Zotit”.E kishte pas fjalën për Jezu Krishtin i cili ishte i gatshëm për ta pranuar dhe mbrojtur atë. Po ashtu kishte akuzuar gjyqtarët se e kishin vrarë vetë Jezu Krishtin me një gjykim të këtillë.

Si pasojë e kësaj turma e tërbuar e kishte nxjerr me dhunë atë jashtë qytetit dhe e kishte vra duke e goditur me gurë deri në vdekje por ai përkundër kësaj e kishte lutur Zotin që mos t’i dënojë armiqtë dhe vrasësit e tij.

Në këtë mënyrë Shtjefni u bë i pari nga ithtarët e Jezu Krishtit i cili fitoi kurorën e martirit sepse kishte vdekur për shkak të dashurisë ndaj Krishtit. Në gjyqin dhe gjatë ekzekutimit të tij kishte qenë prezent edhe Sauli i cili më vonë pas konvertimit, do të njihet si Shën Pali.

Dita e vdekjes së Shtjefnit u bë ditë e kremtes ndërsa ai vetë u bë shenjtor mbrojtës i gurgdhendësve e në kishë ortodokse ruse konsiderohet edhe shërues i kokëdhembjeve.

Varri i Shën Shtjefnit nuk dihej për shumë shekuj derisa prifti i quajtur Lucian nuk e kishte gjetur në lokalitetin Capar Gamala në veri nga Jerusalemi dhe eshtrat e tij i kishte transferuar në një kishë në malin Sion në Jerusalem ku në vitin 460 të erës sonë ia kishin ngritur bazilikën, ndërsa në kohën e sundimit të perandorit Theodosi kah mesi i shekullit V reliktet e tij ishin transferuar në Konstantinopojë.

Shën Shtjefni respektohej dhe respektohet në mënyra të ndryshme në shumë vende të botës si në Batroun të Libanonit, Vienë të Austrisë, Romë të Italisë, Damask të Sirisë, në Jerusalem të Palestines, në Dablin të Irlandës, në Londër të Anglisë, pastaj në Manilla të Filipineve, në San Salvador dhe në Brisbejn të Australisë, e edhe në Universitetin e Oxfordit madje nga katolikët si dhe nga anglikanët dhe luteranët në shumë vende të tjera të botës si në Kroaci, Sllovaki, Poloni, Itali,Gjermani e tj.

Në Kanada, Australi, Zelandë dhe vendet e Komonvelthit dita e Shën Shtjefnit kremtohet si festë kombëtare ndërsa kjo ditë në Angli quhet “Boxing day” dhe këtë ditë të pasurit i ndihmojnë shërbëtorët e vet me ushqim dhe dhurata dhe u japin ditë të lire për t’i festuar Kërshëndellat me familje, ndërsa nëpër të gjitha kishat angleze hapen kutitë e lëmoshës dhe të hollat ua shpërndajnë të varfërve. Vend të posaçëm Shën Shtjefni zë në këngën angleze të Kërshëndellave: “God King Wenceslaus”.

Përkundër faktit që njihet si martir i parë i krishterimit, në trojet shqiptare kulti i tij është mjaft pak i përhapur. Ç’është e vërteta Shën Shtjefni përmendet qysh në vitin 1319 si pajtor i qytetit të Shkodrës, në kalanë e të cilit ia kishin ndërtuar edhe një kishë e cila, sipas disa burimeve për një kohë shërbente si katedrale e qytetit.

Po në shekullin XIV në averset (faqet e para) e monedhave të prera në Shkodër ishte paraqitur portreti i këtij shenjtori. Elsie i përcjell të dhënat që i jep Cordignano sipas të cilave në shekullin XVIInë Shqipëri ka pasur 7 kisha katolike që bartnin emrin e Shën Shtjefnit si dhe një kishë ortodokse që i kushtohej këtij shenjtori ndërsa në Kosovë nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kishë katolike që bart emrin e këtij shenjtori.

Në Dardani ndërkaq martirët e parë të dëshmuar sipas burimeve kishtare ishin vëllezërit binak Flori dhe Lauri nga shekulli II të e.s., të cilët pas martirizimit të mësuesve të tyre Proculus dhe Maximus nga Bizantioni u shpërngulen në Ulpianë të Dardanisë.Ata ishin gurgdhendës dhe ndërtonin një tempull pagan ne Ulpianë kur, sipas gojëdhënës, një copëz guri iu ngul djalit të një prifti pagan në sy.

Flori dhe Lauri iu kishin lutur Zotit dhe kishin bërë kryq mbi syrin e djalit dhe ai ishte shëndosh menjëherë por ata ishin dënuar për besimin që e kishin dhe ishin ekzekutuar dhe martirizuar. Një shekull më vonë reliket e tyre ishin transferuar në Konstantinopojë.

Nga vdekja e tyre e deri me sot edhe Shën Shtjefni si edhe Flori dhe Lauri kanë mbet simbole të martirëve, respektivisht të atyre që vuajnë dhe vdesin duke mos hequr dorë nga bindjet e veta religjioze.

“Decision Points” i Bushit libri më i shitur në SHBA

Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka sfiduar të gjithë shkrimtarët në Amerikë. Libri autobiografik i tij “Decision Points” në të cilin ish - presidenti rrëfen për gjithë periudhën e tij si president i SHBA-së, dy javë pas botimit është duke kryesuar si libri më i shitur në Amerikë. Plot 25 milionë kopje janë shitur në gjithë libraritë amerikane.

Në vendin e dytë është libri i shkrimtares Laura Hillenbrand, “Unbroken”, një histori dashurie ndërmjet një vajze së botës së zhvilluar dhe një djali që jeton në Afrikë e që llogaritet si ‘bota e tretë’. Librat me pak a shumë histori të njëjta për dashurinë janë në listën e librave më të shitur. Libri “Elf on the Shelf” i autores Carol V.Aebersold është në vendin e tretë i pasuar nga libri “Life” i shkruar nga autorët Keith Richards dhe James Fox.

Pesëshen e librave më të shitur të javës e mbyll libri i autorit Jon Stewart “Earth” që rrëfen për ngrohjen globale.

Akademik prof.dr.Ibrahim Rugova ka kërkuar krijimin e shtetit “Ilirida”

“Idenë e krijimit të shtetit “Ilirida” e imponon dhe mbështet Turqia. Në Athinë erdhi një biznesmen i madh dhe i pasur nga Turqia, me të cilin unë bisedova. Për shkak të fuqisë ekonomike ai ka një lidhje shumë të ngushtë me Sulejman Demirel të cilin edhe e financon. Në bisedën me mua ai iniciojë çështjen e krijimit të “Iliridës” dhe kërkonte ndihmë dhe mbështetje”. Kështu ka deklaruar ish-shefi i shërbimit sekret grek, Nikolas Grilakis, raportin e përditshmja maqedonase “Biznis”, të cilën e transmeton “Shqipmedia”.

Ai më tej thotë se është takuar me ministrin turk, me biznesmenin e sipërpërmendur si dhe me një tregtar ku thotë se kanë diskutuar për nevojën e krijimit të shtetit të Iliridës.

“Pas bisedës tonë, bashkërisht erdhëm në hotel, ku ishte i vendosur ministri i qeverisë turke. Në prani të ministrit, biznesmenit dhe tregtarit diskutuam për nevojën e krijimit të “Iliridës” në Maqedoni”, ka thënë Nikolaos Grilakis sipas një raporti nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Grilakis më tej ka thënë se ai personalisht ka marrë pjesë në bisedën mes Micotakis dhe Rugovës. Në atë takim, Rugova ka thënë se rreth 900 mijë shqiptarë në Maqedoni dhe 2 milion 300 mijë në Kosovë duhet të jetojnë në shtet të përbashkët të tyre.

Në pyetjen e Grilakis drejtuar akademik Ibrahim Rugovës, se çfarë planifikon me pjesët tjera të Maqedonisë, Rugova u përgjigj: “Ata do të ndahen mes Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë”.

Grilakis me këtë rrëfim ka dashur të bëjë me dije se të gjitha shtetet fqinje kanë pasur aspirata ndaj Maqedonisë, ndërsa vetëm Greqia në ato momente mbronte integritetin territorial të Maqedonisë.

nga Flori Bruqi :“Bijtë e askujt” të Qosjes zgjojnë polemika

Romani më i fundit i Rexhep Qosjes “Bijtë e askujt”, që doli nga shtypi pak ditë më parë, ka nxitur polemika të shumta ndër lexuesit e parë të tij. Në dy vëllime, me rreth 900 faqe, romani përbën një eksperiment postmodern.

Në të akademik prof.dr.Rexhep Qosja merret edhe me shumë personalitete të larta të politikës, të historisë dhe të artit në hapësirën shqiptare.
“Bijtë e askujt” të Qosjes zgjojnë polemika
Vlerësimi i këtyre figurave doemos provokon reagime të ndryshme, negative dhe pozitive. Kjo është e kuptueshme sepse ky është një roman polifonik.

Romani dallohet për guximin që ka autori për t’i thënë idetë e tij shkoqur. Qosja, përveç guximit letrar ka edhe guximin moral për të sfiduar historinë e letërsisë shqipe dhe historinë politike të shqiptarëve: të djeshmen dhe të sotmen.

Romani “Bijtë e askujt” është botuar nga shtëpia botuese “Valdoli” në Prishtinë, 2010.

http://www.youtube.com/watch?v=Jq4dm-H-iUE


Sipas studiuesit Ag Apolloni, “Bijtë e Askujt” (2010) është një vepër avangarde sot, që mund të bëhet vepër klasike nesër. Në këtë roman ai merret me dy forma të komunizmit, shqiptar dhe jugosllav, duke mos iu shmangur as “demokracisë së ish-komunistëve”, siç e quan ai demokracinë e Shqipërisë.
“Pas insistimit të Nushit për ta shkruar një roman historik për babanë e tij, Tarik Saraçi, Miran Bushati mëdyshet nëse duhet të shkruajë histori, apo letërsi. Por, meqenëse ‘letërsia është më e vërtetë se historia’ (J. Conrad), ai, me pëlqimin e porositësit të romanit vendos të shkruajë letërsi për fatin (në fakt, fatkeqësinë) e një të përndjekuri nga regjimi enverist. Nushi e di që jeta e babait të tij ka marrë fund, sepse kështu i sugjeron historia, por ai nuk di asgjë më shumë: ‘Jeta e babait tim, Tarik Saraçi, thotë, është e porositur për një shkrimtar, për një shkrimtar, i cili duke ndriçuar jetën e të vdekurve të lavdishëm, do të ndriçonte krimet e të gjallëve”, thuhet në studimin e Apollonit për këtë roman. Sipas tij, “Bijtë e Askujt” është një roman në dy linja: njëra linjë tregon jetën dhe vdekjen e njeriut që nuk e duron maskën marksiste në fytyrën e atdheut, ndërsa tjetra tregon për njeriun që çuditet me shpërdorimin e demokracisë në atdhe.

LSHK-“Bijtë e askujt” shpallet vepra më e mirë e vitit 2010

Auotri Rexhep Qosja ka rrëmbyer çmimin e sivjetmë “Pjetër Bogdani”, i cili ndahet çdo vit nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.

Nën një ceremoni modeste dje në Institutin Albanologjik kë Kosovës, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimit “Pjetër Bogdani”, për veprën më të mirë letrare të vitit. Takimin e shpalli të hapur anëtari i jurisë prof.dr. Shyqri Galica i cili e ftoi kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, z. Adem Demaçi, për të përshëndetur të pranishmit dhe akademikët e ftuar me këtë rast.

 “Po mbyllim këtë vit jo ashtu siç kemi dëshiruar dhe kjo jo për faji tonë. Buxheti tejet i kufizuar që i është ndarë Lidhjes së Shkrimtarëve ka ndikuar që edhe kjo ceremoni e sotme të organizohet me kaq thjeshtësi dhe pa ndonjë pikë të veçantë përcjellëse.

 Unë i falënderoj kolegët e mi shkrimtarë të cilët kanë kontribuuar në këtë drejtim me aq sa kanë pasur mundësi dhe e kanë përqendruar tërë angazhimin e tyre për këtë ditë. Nga ana tjetër sot po përfundojmë një akt, që ka të bëjë me vlerësimin e atyre veprave që janë botuar brenda këtij viti dhe për të cilat ne kemi pasur qasje që t’i shohim dhe t’i studiojmë.

Mirëpo ne do të përpiqemi që të vazhdojmë edhe në të ardhmen dhe jemi vullnetarë të vetëdijshëm që veten tonë ta shndërrojmë në art dhe të ju ndihmojmë qytetarëve në këtë drejtim”,- ka nënvizuar në fjalën e tij z.Adem Demaçi, i cili ju dha fjalën kolegëve të tjerë të pranishëm, të cilët sollën ngrohtësi përmes vargjeve të përzgjedhura të poetëve dhe autorëve të njohur.

Në mesin e atyre që lexuan vargje poetike u prezantuan Nuhi Veselaj, Miradie Ramiqi, Hydajet Hyseni, Ejup Ceraja, Avni Dehari, Riza Haziri, Sabile Basha, Shqipe Hasani etj.

Ndërsa çmimi “Pjetër Bogdani” iu dorëzua autorit Rexhep Qosja për veprën, “Bijtë e askujt”, çmim të cilin ia dorëzoi kryetari i LSHK-së z. Adem Demaçi.

 “Këtë çmim e pranoj me kënaqësi dhe gëzim sepse këtë e ndajnë kolegët e mi, ata që e kanë marrë mundimin ta lexojnë dhe ta analizojnë veprën time dhe të nxjerrin në sipërfaqe të fshehtat e autorit. Por ndjehem edhe me i lumtur që këtë çmim e pranova nga duart e njeriut më të veçantë dhe më të rëndësishëm të letërsisë, kulturës dhe mbarë popullit të Kosovës, z. Adem Demaçi”,- tha  Rexhep Qosja, të cilit iu nda edhe një shumë simbolike e të hollave nga juria e këtij konkursi.

Vepra fituese e vitit, “Bijtë e askujt”, triumfoi në mesin e 18 veprave të përzgjedhura për vlerësim dhe la anash edhe dy veprat e tjera të përzgjedhura në fazën e dytë nga juria, atë të Ag Apolonit dhe Agi Vincës. “Bijtë e askujt”, është një eksperiment postmodern, ku autori duke krijuar në veprën e tij një metafiksion historiografik e problemizon historinë. Në roman ka kthesa të papritura nga njëra anë krahason komunizmin me inkuizicionin nga ana tjetër ai iu bën kritika të rrepta disa televizioneve servile në Shqipëri ndaj vlerësimit që ata bëjnë për fenë e krishterë. Duke e quajtur si një nga thirrjet më anakronike dhe servile të aktualitetit..

Flori Bruqi


___________________________





“Bijtë e askujt” një roman polemizues i Qosjes

Në këtë roman voluminoz historiografik, Rexhep Qosja anatemon me shumë personalitete të larta të politikës, të historisë dhe të artit. Vlerësimi i këtyre figurave sipas Qoses do të provokojë tek lexuesit dhe personat e anatemuar, reagime negative dhe do t`i nxisë të reagojnë në mënyrë të ndryshme sepse ky është një roman polifonik, me zëra që askush nuk mund të pajtohet tërësisht madje as edhe autori i romanit mund të mos jetë i bindur që ka lëshuar aq shumë rrufe në këtë roman dhe duhet të përgatitet për pritur kundërgoditjet. Romani “Bijtë e askujt” është botuar nga shtëpia botuese “Valdoli” në Prishtinë, në dy volume me rreth 1000 faqe.



Romani më i fundit i Rexhep Qosjes ka nxitur polemika në Prishtinë. Debati ka mendime pro dhe kundra, të gjitha kundrejt romanit “Bijtë e askujt”. Kërshëria të shtyn të marrësh dy volumet e botimit prej 1000 faqesh. Që në fillim duhet thënë se ky libër është një eksperiment postmodern. Romani së pari dallohet për guximin që ka autori për t’i thënë idetë e tij troç. Qosja, përveç guximit letrar ka edhe guximin moral për të sfiduar historinë e letërsisë shqipe dhe historinë e shqiptarëve. Autori, këto operacione të shumta plastike të shoqërisë shqiptare i ka bërë nëpërmjet fateve tragjike të shqiptarëve në dy kohë: Në fatkeqësinë e Tarik Saraçit në kohën diktaturës komuniste dhe fatkeqësinë tjetër të Delina Dertit, nga demokracia e shpërdoruar shqiptare.

Por fatin tragjik të këtyre personazheve, Rexhep Qosja e ruan brenda kontureve të atdheut të tij. Kjo me anën e metaforës së vdekjes së Tarik Saraçit, i cili gjatë kalimit të kufijve komunistë shkel në kufi një minë sovjetike dhe trupi i ndahet në dy pjesë dhe gjysma e trupit bie në tokën shqiptare e gjysma tjetër në pjesën kosovare. Këtu fillon spiritizimi si ironi ndaj komunizmit.

Por në fakt, Qosja në këtë roman merret me dy forma të komunizmit, atë shqiptar dhe atë jugosllav, por duke e mbajtur pranë edhe demokracinë e ish-komunistëve, siç e quan ai demokracinë aktuale në Shqipëri. Por, romani ka rrjedhë të papritur dhe kalohet me elegancë nga një episod tek tjetri. Nushi, djali i Tarik Saraçit, i lutet Miran Bushatit që të shkruajë një roman për babain e tij. Ai është në dilemë pasi nuk e di nëse duhet të shkruajë letërsi apo histori. Nushi ka besim se duke shkruar për babain e tij do të ndriçohet jeta e të vdekurve dhe do të zbardhen krimet e të gjallëve.

Romani

Miran Bushati, që ka marrë misionin e të shkruarit të romanit për Tarik Saraçin, udhëton me avion për në Shqipëri, por rasti e sjell që bashkudhëtare me të në avion të jetë Delina Derti, e cila ka informacion të hollësishëm për Tarik Saraçin, i cili pasi ishte arratisur nga burgu i Burrelit, kishte kaluar kufirin dhe kishte hyrë në Kosovë. Më pas nga Kosova kishte shkuar Beograd, ku ishte inkuadruar në banda diversantësh drejt Shqipërisë vetëm për të parë familjen dhe për t’i bërë një sfidë regjimit komunist në Shqipëri.

Këtu fillon tensioni dramatik në roman pas momentit kur romani i Miran Bushatit jep fatin e intelektualit shqiptar në kohën e diktaturës në dy shtete komuniste në Republikën Popullore të Shqipërisë dhe në Republikën Federative të Jugosllavisë. Fati i jetës së Tafik Saraçit ngjan me një gur që rrokulliset nëpër hone të thepisura. Në diktaturë është një vdekje për së gjalli. Dhe fati e sjell që ai të vdesë duke kaluar kufirin Kosovë -Shqipëri. Në vijën e kufirit shkel një minë dhe trupi i tij ndahet më dysh dhe gjysma bie në Kosovë dhe gjysma tjetër në Shqipëri.

Historia

Rexhep Qosja, duke krijuar në veprën e tij një metafiksion historiografik e problemizon historinë. Nëpërmjet përsiatjeve, konstatimeve e përshkrimeve të disa figurave e duke i sjellë në roman të polemizuara, i jep veprës statusin e romanit më problematik në Shqipëri. Lexuesit shqiptarë që janë mësuar me figura të idealizuar dhe disa figurave historike aktuale nuk mund të qëndrojnë të pandjeshëm ndaj ironizimit të demokracisë. Autori e sheh Shqipërinë si ekuivalente të demagogjisë, ndaj çmitizimi ose thjesht përshkrimi i figurave të njohura të çmitizuar zë vend të rëndësishëm në roman…

Në roman ka kthesa të papritura nga njëra anë krahason komunizmin me inkuizicionin nga ana tjetër ai iu bën kritika të rrepta disa televizioneve servile në Shqipëri ndaj vlerësimit që ata bëjnë për fenë e krishterë. Duke e quajtur si një nga thirrjet më anakronike dhe servile të aktualitetit. Servilizmi fetar i nxit të fshehin përqindjen e vërtetë të myslimane në Shqipëri …( momenti kur i jepet Miran Bushati broshurën sapo zbret nga avioni.)

Spiunët e djeshëm – patriotët e sotëm

Më pas Rexhep Qosja merret me spiunët e djeshëm që tashmë janë bërë patriotë dhe ndaj shumë dukurive e paradokseve të tjera. Për hir të së vërtetës romani “Bijtë e askujt” është problematik pasi tejendanë përshkruhet nga një ironi dhe sarkazëm ndaj shumë figurave aktuale në Shqipëri. Ai tallet me liderët e dikurshëm komunistë dhe demokracinë në Shqipëri e quan “Demokracia e ish Komunistëve“ po ashtu ironizon dhe me shumë figura të artit, politikës dhe fesë … Në kapitujt e mëposhtëm Qosja përcakton sipas tij, politikën aktuale në Shqipëri të cilën njerëzit e ndershëm e urrejnë për shkak të varfërisë, korrupsionit, krimit ndërsa mërgimtarët e urrejnë për shkak se atdheu i tyre nuk i ka trajtuar si bijë …

Dëshpërimin ndaj atdheut Qosja e ilustron me një dialog të thjeshtë midis dy pleqve në avion. Edhe titulli i romanit është pak paradoksal : “Bijtë e askujt”. Vetë emri bir nënkupton edhe prindin, sepse secili është bir kundrejt prindit të tij. Mirëpo në këtë roman, biri mund të jetë i askujt. Ai e quan bir të mallkuar, bir bastard. I persekutuari Tarik Saraçi dhe i mërguari Miran Bushati janë bij të mallkuar për Qosjen, bij të askujt, sepse nuk i do vendi i tyre ku ata duan që të jetojnë. Të persekutuarit dhe të mërguarit e ndjejnë veten si bij të askujt, pasi Atdheu apo Mëmëdheu i ka mallkuar dhe persekutuar sikur të jenë kopilë të kombit.

Shtypi shqiptar

Autori në këtë roman nuk qëndron indiferent edhe ndaj shtypit shqiptar. Ai thotë se shtypi shqiptar bën tre hapa mbrapa dhe një hap para. Qosja në këtë roman edhe himnizuesit dhe sulmuesit e figurës së Skënderbeut, ngaqë nuk do mitizimin por as edhe zhvlerësimin, kritikon ëndërrimin e emrave të shqiptarëve nga turqishtja në italisht, greqisht, anglisht. Më pas Qosja i rikthehet polemikës së dikurshme mbi identitetin shqiptar nëpërmjet takimit të Miran Bushatit dhe Dalina Dertit dhe imzot Shtjefnin, ku mbron tezën e kahershme të identitetit shqiptar sipas të njëjtës linjë që bëri debatin me Kadarenë.

Në këtë roman voluminoz historiografik, Rexhep Qosja anatemon me shumë personalitete të larta të politikës, të historisë dhe të artit. Vlerësimi i këtyre figurave sipas Qoses do të provokojë tek lexuesit dhe personat e anatemuar, reagime negative dhe do t`i nxisë të reagojnë në mënyrë të ndryshme sepse ky është një roman polifonik, me zëra që askush nuk mund të pajtohet tërësisht madje as edhe autori i romanit mund të mos jetë i bindur që ka lëshuar aq shumë rrufe në këtë roman dhe duhet të përgatitet për pritur kundërgoditjet.

Romani “Bijtë e askujt” është botuar nga shtëpia botuese “Valdoli” në Prishtinë, në dy volume me rreth 1000 faqe.

Ag Apolloni

CIKËL POETIK NGA MIMOZA SALI : E DI QË DHE MUZGY KA SY*?




Mimoza Sali ka mbaruar shkollën Pedagogjike të Gjuhëve të Huaja në Shqipëri dhe më pas mbaroi studimet e larta për Multikulturat në Itali.
Punon për të drejtat e emigrantëve atje dhe në një gazete lokale në Bra (Cuneo).
Ka botuar një libër me poezi në italisht, gjithashtu edhe një libër tjetër dy gjuhësh Italisht-Shqip.
Është fituese e dy çmimeve të para dhe të dyta në takime letrare në Itali.


Nga libri "Lëkura e gjarprit"



Kërkoj bekimin tënd

Kërkoj bekimin tënd,
Mos më mundo,
qepallat janë mbytur nën rrezet e lotëve
dëshira fle në shtratin e vesës së mëngjesit
shëndeti shpirtëror ka ngritur një pellg grimcash
dhe presin vetëm një buzëqeshje
kangjellat janë ndryshkur
lumturia ka marrë arratinë nga mosmirënjohja.

Kërkoj bekimin tënd
Mos më torturo pas portës së mbyllur...
Kam shekuj që pres... pres... pres...
dashuritë rrinë varur si pikëpyetje
vendimet mbetën si testament i pluhurosur
në sirtarët e ndërgjegjes së vrarë...

Hëna më vështron si pasqyrë vdekjeje
Yjet më ndjekin nga pas si përbindësha
Unë ndjej dhimbjen e sfilitur nga gënjeshtrat
Errësira shtron çarçafin e përjetësisë...

Kërkoj bekimin tënd
Të jetoj, të ndjej se jam njeri.
Kërkoj bekimin tënd
Pse jeni kaq antihuman, o njerëz?


O Zot, jam larg…shumë larg…

Në mëngjes më troket si degë e thyer mbrëmja…
si paralajmërim i erërave të errësirës…
në mbrëmje më hynë nga dritarja, ngjyra gri e mëngjesit,
ngarkuar mbi shpinë me pështafin e reve…

Një zë i largët më thërret: Merrma dashurinë!
Mos ma lërë të vetmuar në breg të detit,
A s’i sheh që valët duan të ma murosin…?

O Zot, jam larg…shumë larg…
Nuk dua të vonohem për të shpëtuar zërin e dashurisë,
Por për të arritur deri atje, kurrizi im i sfilitur do të kapërcejë
njëqind male dhimbjeje, njëqind vjet të grisur si letra pa vlerë…
dëshira ime, gjysmëtretur udhëve të emigrimit nuk arrin…

O Zot, kjo botë ka varur hijen time
ia ka besuar baladës së shekujve mizorë
ku gjurmët e tyre kanë ngjyer gjurmët e hijes sime
Për të shtegtuar me yjet e errësirës, larg, shumë larg,
Përtej dashurive, që dergjet brigjeve të detit Adriatik
Bri bustit të Mujo Ulqinakut në qytetin e lashtë Ilir
Aty, dashuria ime përpëlitet nën barin e njomë
Dhe unë po vdes për të mbledhur fijet e barit…


Vizitorja e galaktikës

Mbështillem me pelerinën e reve
rrokullisem nëpër skutat më errëta të hapësirës
dhe luaj me errësirën siç lot ajo me mua,
duke gërmuar të gjej rrënjët e diellit.

Dielli kishte nënshkruar në KULTIN e tij:
-Nuk ke çelësin e duhur për t’më shijuar...

Vesha kostumin e kuqërremtë të perëndimit
Për të përkëdhelur flokët e hënës
Hëna kishte lëshuar hiret në prehër të yjeve
Dhe bënte dashuri me hijen e diellit.

Ndala çapin e magjepsur, grisa çarçafin e errësirës...
Dhe varem në degëz të një ylli që më ndiqte me amshim
-Eja, tha, - eja, ma jep dorën, ti je vizitorja e galaktikës.


E dashuroj si Jezusi kryqin

Askush më mirë se unë nuk e njeh dashurinë e detit
Buzëmbrëmjes shëtisja nën fëshfërimën e vetmisë
Më ndiqte pas hija e hënës, që fërkohej pas kurmit tim si gjethnajë
Për të përkëdhelur kockat e dhimbjes së largimit,
dhe për të më thënë se për ty kam mall…

Tërë jetën time e kam dashur këtë breg,
që shtrin krahët në qytetin më të bukur të botës,
Durrësin, ku unë kam qarë për herë të parë,
Ku më ka dalë dhëmbi i parë dhe sot që jam bërë grua
E dashuroj si Jezusi kryqin, si mali gurin, si buka grurin…


Era e fatit

Një lule e rënë në udhën e pashpresë
Pret erën e fatit për t?u shpirtëruar?
Ndoshta era është dashuruar me vjeshtën
Dhe fryn drejt gjetheve zverdhaluqe
Që kalben nën këmbët tona...
Flatrat e erës rrahin parmakët e ballkonit tim...
Dhimbja e gjetheve të përhumbura nga era ulërinë, ulërinë...
E ku i dihet ku i shpie era e udhës së fatit?


Një njeri

Imazhi i dritëshpresës
Thyhet n?mur
t?mbiekzistencës...
Njeriu i papunë...
Pikturon në sofër
Vdekjen,
Për të pagëzuar
Urinë?


Loti i ëmbël

Jam
Vesa e lotit
Në trungun pa gjethe të një lisi.

Jam
Loti i ëmbël
Të ujis
Klithmat e gjymtyrëve.

Era e fatit


Një lule e rènè né udhë
Pret erën e fatit
Ndoshta, fryn drejt gjetheve tè vjeshtës
E si to, tè kalbet
Ndoshta, drejt ….pranverës
E ku i dihet ku tè fryn era e fatit?



Il vento della fortuna


Una fiore smarrito in mezzo alla strada
Attende il vento della fortuna
Forse, soffia e vola verso ai fogli d’autunno
A marcire come loro
Forse soffia verso …la primavera
E chi sa dove ti porta il vento della fortuna?


Rrogozët e tymosura


Kur koha fshihet nën rrogozët e tymosura
Ti, mos më vështro me sy qortues
S’kam mëshirë
Për gurët që kalben...
As për hënën që mbeti e verbër.


Le stuoia impolverate

Quando il mondo
Si nasconde, sotto le stuoia impolverate
Tu, non guadarmi con quell’aria critica
Non avrò pietà per le pietre che marciscono
Né per la luna che rimase cieca.

Le ali


Avessi le ali
Ti avvolgerei
Ma il tempo vola
Al contrario a me
E il cielo…, è irraggiungibile……..



Flatrat

Të kisha flatra
Do të mbështillja né gji
Por, koha vrapon
Né kundërshtim me mua
Dhe qielli..., është i paarritshëm.


Non chiedere


Non chiedermi
Come se non fossi esistito
Colpevole il tuo comportamento
Pazzo il mio sentimento
Non posso correre con la velocità del vento
Lascio essa, che mi soffia nel petto.


Mos kèrko

Mos më kërko
Sikur ti mos të kesh ekzistuar
Fajtor sjellja jote
Dhe e çmendur ndjenja ime
Nuk mundem të vrapoj me shpejtësinë e erës
Por e dua atë të më rrahë në gjoks.


Për ty Shqipëri


Një herë, dëgjoja zëra të pafajshëm
Tè veshur me veshjet e stinëve të gabuara
Dëgjoja shpirtin e pa fjalë si groposte ëndrrat

Një herë me sytë e diellit hajdut
Mjekoja buzëqeshjen e fikur
me dorën e shpirtit të braktisur...
Tej botës së yjeve


Zemra ime e çjerrë
Nga thonjtë e lirisë
Ecte fshehurazi nën buzët e ngrira
Tè dashurisë së verdhë



Një herë kam qenë në këtë tokë
Me sytë e ulur dhe emrin e njollosur
Isha vetëm një vogëlushe
Ku iluzionet vareshin në një altar...



Sot kthehem
me veshjen e emigrantes
si një këngëtare e mallëngjyer
me zërin e dashurisë së bardhë



plagët i kam lidhur
me fijet e nostalgjisë
për aromën e kësaj toke
për profumin e këtyre maleve
ku magjia natyrore e jotja Shqipëri

ndriçon dashurinë për jetën
dhe për njerëzimin
paqe dhe vetëm paqe.


Per te Albani

Una volta, sentivo le voci innocenti
vestite con la veste delle stagioni sbagliate
sentivo profondamente l'anima senza parole
come seppelliva i sogni

una volta, con gli occhi del sole ladrone
medicavo il sorriso spento
e le mani dell' anima abbandonata
oltre al mondo delle stelle

il mio cuore graffiato
dalle unghie della libertà
camminava di nascosto nelle labbra gelate
di un amore giallo

una volta, sono stata in questa terra
con lo sguardo basso, e il nome macchiato
ero soltanto una bambina
dove le illusioni si appendevano in un altare

oggi ritorno
con la veste dell'emigrante,
come una cantante commovente
con la voce dell'amore bianco

le piaghe le ho legate con il filo della nostalgia
per l'aroma di questa terra
per il profumo delle montagne
dove la magia della natura dell'Albania
illumina amore per la vita
e per l'umanità,
pace soltanto pace.

Dëshpërimi

Dëgjoja një zog
Qè këndonte i dëshpëruar
I thash që dëshpërimin ta ndante me mua
Mora gjysmën time
Dhe e shpura në folenë e gëzimit
Dëshpërimi qeshi me gëzim
Por mbeti gjithnjë dëshpërim.


Muzgu

E di që dhe muzgu ka sy
Dhe flet me zë tè mekur?
Puth buzët e shelgut të njomura
Nga loti i ngrirë
Nën gjethet përbri bregut
Harliset vala dhe e mbështjell në gji.

*TITULLI I REDAKSISË  SË AGJENCIONIT FLORIPRESS