Profesor Anton Çetta, ikonë e paqes dhe pajtimit kombëtar

Kohë më parë në ambientet e Institutit Albanologjik u mbajt sesioni shkencor kushtuar Anton Çetës, njeriut të paqes dhe njohësit të mirëfilltë të folklorit shqiptar.

"Anton Çetta-figurë poliedrike e kulturës shqiptare" ishte tema, që i parapriu sesionit shkencor kushtuar themeluesit, autorit dhe patriotit të veprës humane të pajtimit të gjaqeve Anton Çettës. Kjo tryezë shkencore u mbajt dje nën organizimin e Institutit Albanologjik të Prishtinës-Dega e Folklorit, nën udhëheqjen e këshillit organizues: Prof.dr. Adem Zjenullahu, dr. Zymer Neziri, dr. Myzafere Mustafa, dr. Leontina Gega-Musa dhe dr. Arbnora Dushi.


Në fjalën e tij drejtori i Institutit Albanologjik,Prof.dr. Hysen Matoshi tha se Anton Çeta si njëri prej themeluesve të degës së folklorit dhe njëri prej udhëheqësve të këtij institucioni, u kthye në një prej veprimtarëve më të shquar të çështjes shqiptare.

"Ai është njeriu që afirmoi vlerat kulturore në rrafshine përparimit kombëtar, duke drejtuar lëvizjen e pajtimit të gjaqeve nëpër të gjitha pjesët e Kosovës. Vdekja e tij para 15 vjetëve nuk ndikoi në ndërprerjen e këtij misioni të veçantë sepse ai la pas miq dhe përkrahës të tjerë, që ruajnë me mburrje fjalën dhe veprën tij në pajtimin e vëllavrasjeve",- ka nënvizuar z. Matoshi duke vënë në pah vlerat dhe mburrjen që ndjejmë me emrin dhe aktivitetin e tij të shenjtë. Sesioni vazhdoi me leximin e kumtesave të cilat sipas Matoshit do të botohen në një vepër të veçantë që do ti dedikohet figurës poliedrike të Anton Çettës.

Në mungesë të dr. Don Lush Gjergjit kumtesën e tij me titull, "Efektet e pajtimit të gjaqeve", e lexoi sekretarja e Institutit, Arbnora Dushi. "Pata fatin e mirë dhe një dhuratë nga Zoti, që të isha përkrah njeriut dhe misionarit të paqes dhe dashurisë Anton Çettës, në lëvizjen e pajtimit të gjaqeve. Ai ishte mjeshtër në artin e komunikimit, përmes së cilit tregoi se motivimi dhe dashuria mund të bëjnë mrekulli",- u tha në kumtesën e Don Lush Gjergjit.

Prof.dr.Sadri Fetiu ishte referuesi i radhës i cili shpalos kumtesën me titull, "Ndihmesa e prof. Anton Çettës për studimin e baladës sonë popullore". "Si një nga themeluesit dhe njohësit më të mirë të folklorit, Anton Çetta mblodhi, kultivoi, studioi dhe hulumtoi në fushën e folklorit shqiptar, ndërsa rëndësi të veçantë i kushtoi baladës sonë popullore.

Është meritë e tij që i pari shënon emërtimet e këtyre baladave të cilat i trajtoi me një përqasje si tek baladat evropiane."- tha ndër të tjera prof. Fetiu. Sesionin e djeshëm të ndarë në dy seanca e pasuruan edhe më tej kumtesat tjera, të cilat vazhduan gjatë tërë ditës, ndërsa morën pjesë Prof.Dr.Myzafere Mustafa,prof.dr. Enver Mehmeti,prof.dr. Resmije Kryeziu,prof.dr. Fazli Syla, Zyemr Neziri, Rrustem Bersiha, Adem Zejnullahu, prof.dr.Shpresa Hoxha, Hamit Xhaferi, Zeqirja Neziri, Agron Xhagolli,prof.dr.
Sebahajdin Cena, prof.dr.Leontina Gega, Prof.Behram Hoti,prof.dr. Myrvete Dreshaj-Baliu,prof.dr. Ismaj Doda, Arbnora Dushi, prof.dr.Mehmet Rukiqi, Lush Culaj dhe Yrjet Bersiha.



Mr.sci.Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit