5 periudhat Maya dhe Fundi i Botes

Kultura e Maya-ve konsiderohej si kultura ameroindiane me e pasur. aspektet e saj me te dalluara ishin njohurite astronomike, matematike (mbi tegjitha per perdorimin e zeros) dhe urbanistike, te lidhura me nje kalendar shume te sakte dhe nje sistem shkrimi ne fillim ideografik (glifi) te perkthyer vetempjeserisht dhe mepastaj ne nje sistem pike dhe vize.


Gjeografikisht populli maya gjendej ne zonat e Meksikes lindore, gadishullin Yukatan, Belize, disa zona te Guatemales, Hondurasit dhe ne Salvador. Kjo zone eshte shume e rendesishme nga pikepamja e rendesise klimaterike dhe topografike, sepse shkon nga pyjet e dendura ne rrafshnalta te gjera, e megjithate ky popull arriti te krijoje nje perandori te madhe me qytete-shtete te medha.
File:GuatemalaBajo IKO 20021215.jpg

Zona gjeografike e Maya-ve perfshin vendndodhje te shumta ne te cilat mund te admirojme edhe sot ate qe ka mbetur nga kjo popullate qe, ashtu si dhe popullsite e tjera pre-kolumbiane, kishte nje art ne ndertim qe te le pa fjale per saktesine dhe preçizionin e tyre.

File:Maya-Maske.jpg
Historianet e ndajne periudhen Maya ne 3 faza:
periudha preklasike: nga 2000 a.C. ne 250 d.C.;
periudha klasike: nga 250 d.C. ne 900 d.C.;
periudha postklasike: nga 900 d.C. ne 1519, date qe shenon mberritjen e europianeve dhe zhdukjen e mepasshme te civilizimit Maya.
File:ChacDresden.jpg

Mbi Maya eshte folur shume: astronome shume te mire, ndertues te mrekullueshem dhe ka teori te ndryshme mbi zhdukjen e tyre. Nder qytetet me te rendesishme Maya permendim, ne gadishullin Yucatan, Chichén Itza i cili ka shume mundesi te ishte nje tempull (me nje burim) dedikuar Kukulkan-it (ose Kukumatz), ose ndryshe “Gjarperit me Pende”, atij qe Azteket quanin Kuetzalkoatl.
Gjarperi me pende nuk eshte pikerisht nje zot, ashtu siç mendohet; ishte, sipas popullsive prekolumbiane, pruresi i civilizimit, nje njeri i mençur me nje mjeker te gjate te bardhe i cili nga Aztlan (qe do te thote “toka e lejlekeve”), ishull nga i cili sipas legjendes kishin prejardhjen Azteket, solli kulturen dhe qyteterimin ne Ameriken Qendrore.

Ne Meksike kujtojme Palenque, e njohur per artin e saj dhe skulpturat te cilat jane te ngjashme me ato egjiptiane. Ne fakt mbeshtetet fakti qe mund te kete patur nje relacion midis qyteterimit amerikan dhe atij egjiptian ose, siç pretendon Peter Tompkins, qe piramidat e ketyre dy kulturave te jene ndertuar nga i njejti qyteterim.
File:Palenque Ruins.jpg

SAKRIFICA – PERENDITE
Midis glifeve te gjetura dhe perkthyera eshte nje qe pershkruan derdhjen e gjakut. Maya-t e kishin zakon te benin sakrifica te pergjakshme qe kishin te benin me mbreter dhe prifterinj qe duhet te zhvilloheshin me tej (ngritje shpirterore) dhe te kishin ne vizion Gjarperin e shenjte dhe kishin si praktike te zakonshme dhe autosakrificen.
File:Palenque Relief.jpg
Autosakrifica ishte ndryshe per femrat dhe meshkujt: meshkujt duhet te tejshponin penisin me objekte te mprehte dhe duhet te fusnin ne vrimat e bera disa fije kashte; femrat, ne te kundert, duhet te shponin gjuhen dhe buzet. Ky ritual jepte nje gjendje transi, si rrjedhoje dhe e perdorimit te substancave te caktuara. Transi kthehej pastaj ne vizionin e Gjarperit te shenjte.

File:Acropolis del Norte.jpg
Maya-t besonin se gjaku ishte nje mjet per te krijuar nje lidhje midis botes se siperme dhe asaj te poshtme, ishte dmth nje çeles per te arritur tek hyjnorja. Gjaku dhe uji konsideroheshin baza e jetes.
Disa elemente ikonografike te perdorur per te treguar gjakun nderlidhin prezencen e ketij ketij elementi me figuren e perlave.

Maya-t, nen aspektin fetar dhe shpirteror, adhuronin ne Yucatan te ashtequajturin Qenie Supreme, krijuesin e Tokes dhe Qiellit (ndoshta e krahasueshmeme Zotin tone) qe quhej Haunab Ku, si dhe perendi te tjera, midis te cilave:
Itzamnà: zoti i diellit dhe Qiellit, i kultures, i shkences mjekesore, agrikultures, i shkrimit dhe kalendarit;
Bakab, djali i Itzamnà;
Ixkel, gruaja e Itzamnà, perendesha e tokes dhe henes;
Kukulkan ose Kukumatz, dmth Gjarperi me pende, mbrojtesi i prifterinjve.
File:Tikal Ballcourt.jpg

FUNDI I MAYA-ve
Ne 1517 Hernandez de Cordoba zbarkoi ne Yucatan dhe ky zbarkim ishte katastrofik per popullaten autoktone. ai dhe pushtuesit e tjere paten impatkin e pare me ndertimet ne gur. Pas pushtimit spanjoll kultura Maya filloi te shfaqte shenjat e para te rrenimit.
Ne brendesi te Yucatan ndodhen betejat e para me popullsite indigjene te cilat shkaktuan humbje per europianet, midis te cileve dhe vdekjen e vete Hernandez de Cordoba. Te tjere europiane vazhduan vepren qe kishin filluar.
File:Palenque temple of the inscriptions.jpg
Ne 1562 Ipeshkvi Diego de Landa vazhdoi, ne emer te Zotit, evangjelizimin dhe shkaterrimin etnik nepermjet vrasjeve, torturave dhe gjithçka qe mund te perdorej. Ne kete menyre u shfarosen keto qyteterime, por eshte gjithashtu e vertete qe edhe sot fundi i Maya-ve paraqet nje mister sepse ka disa qe mbeshtesin tezen qe Maya-t ne te vertete jane transferuar ne nje dimension tjeter.
Librat e vetem Maya qe kane mberritur deri ne ditet tona jane: “Kodi Drezda”, “Kodi i Madridit”, “Kodi Grolier” dhe “Kodi i Parisit” (Kodet mbajne emrat e qyteteve ne te cilat gjenden aktualisht) dhe “Relacionas de las cosas de Yucatan” i cili eshte nje permbledhje e Diego de Landa ku tregon kulturen dhe mendimin e Maya-ve ne periudhen e pushtimit duke dhene mendime mbi interpretimin e glifeve dhe kalendarit.

Bibliografia:

- Noone, R. W. – (1982) “5/5/2000 Ice: the Ultimate Disaster”, New York, Harmony Books.
- Cortez, C. – (1997) “Enigma Maya”, Fabbri editori, Milano.
Burime te tjera:
- DVD National Geographic – (2010) “Ancient Aliens”

http://en.wikipedia.org/wiki/Maya_civilization

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri