Bukuroshja ime



Ishim nje cift shume i lumtur. U martuam te rinj, te dashuruar ne njeri tjetrin qysh nga femijeria.Gjithcka na dukej se eshte e jona, madje edhe bota e madhe. Mendonim te gjitha enderrat te na realizohen.
Aq shume kemi dashur njeri tjetrin, saqe ne diten e marteses, pervec kurores se marteses, u besatuam edhe per dicka tjeter. I dhame besen njeri tjetrit, se pa marre parasysh se cka mund te na ndodhe ne jete, te jemi afer njeri tjetrit, madje edhe nese vdes ndonjeri prej nesh, te mos martohet ai qe mbetet gjalle. Ishte nje besatim te cilin ndoshta nuk e ka bere askush.
Kalonim caste shume te lumtura… I kujtoj momentet kur vija nga puna, me dilte bukuroshja ime e zbukuruar, e veshur per hatrin tim, me ate buzeqeshjen e saj, qe kur e shikoja menjehere e gjitha barra e lodhjes me largohej nga trupi im. Isha i lumtur qe Zoti ma dergoi kete engjull njeri, kete bukuroshe te cilen e kuptoja dhe me kuptonte. Pas disa viteve, na lindi edhe femija i pare, vajze. Bukurine tone edhe me shume e shtoi ajo, te cilen e thirrja “me e bukur se nena”. Pas disa viteve na lindi edhe vajza e dyte. Shtepia jone u mbush me gezim e hare. Moti kohe nuk ishte degjuar kenga me e bukur e femise “vaji” ne shtepine tone. O Zot, shpesh te kam falenderuar per keto te mira qe m’ dhe.

Por, gjerat nuk shkojne ashtu si i mendon njeriu. Pas nje kohe, pas te gjitha ketyre te mirave, pasuan ditet e veshtira per mua, per familjen time. Gruan te cilen e doja shume… shuummmee… ahh…
… u semur dhe per nje kohe te shkurter vdiq. Vdiq engjelli im i bukurise, drita e syve te mi, dashuria ime e perhershme… enderra ime, clodhja ime shpirterore. Vdiq nje pjese e zemres sime, iku shume shpejt duke me qendruar vetem ne kujtimet e mia, vetem ne brendine e shpirtit dhe zemres sime.

Me la vetem, m’i la pas vetes dy dritat e syve te mi, te cilat i zevendesuan dy dritat e saj. Shkoi pa i pare per te shkuar ne shkolle, pa e pare shkrimin e tyre te pare “nene”, i la te vetme qe une t’i ngushelloj ne mungese te saj, une te perkujdesem per to, une ti perqafoj ne vend te saj, kur zgjoheshin naten te trembura nga ndonje enderr e keqe, une t’ua fshije lotet pasiqe te lendohen duke luajtur….
O Zot, sa keq e kisha mashtruar veten, vdekjen e saj duke e konsideruar si enderr, i mpire nga humbja e saj, te cilen po e ndjej shpesh edhe sot. Po me kujtohen ende fjalet e saj mu para vdekjes:

- Te lutem, mos e merr parasysh besen qe ia kemi dhene njeri tjetrit. Martohu te lutem e mos m’i le vajzat ne duar te botes. Te lutem …. lutej ajo me lote ne sy duke e duruar dhembjen e madhe qe e kishte pushtuar prej semundjes.
- Jo bukuroshja ime, une nuk do te martohem me. Une do te perkujdesem per to. Dua qe ne parajse te kem vetem ty dhe ti te me kesh mua. Une nuk ta kam dhane besen per ta shkelur ate. Ta kam dhane besen se me ty edhe ne xhennet do te jem, askush nuk mund te me kete mua, pervec teje”… dhe me shperthyen lotet. E perqafova per here te fundit, dhe ajo dha shpirt ne perqafimin tim…. O Zot, sa i rende eshte loti, sa e rende eshte dhembja…. O Zot, o Zot…

Bukuroshe ime, ta dhashe fjalen dhe e mbajta… Vajzat tani jane rrite dhe jane martuar. Sa here qe ka ndodhe dicka me rendesi per to, mendoja me vete sa do te kisha pase deshire qe ti te jesh ketu e ti shohesh. Jane bere bukuroshe, kane vazhduar jeten e tyre. Mundimin me te madh te mungeses tende e ndjeja, kur si te vogla me pyesnin se ku eshte nena. Une u pergjigjesha se tani eshte ne Xhennet, eshte shnderruar ne nje zog te bukur, me ngjyrat me te bukura.
- Babi, e pse vdiq nena?
- Babi, sa mire do te ishte te jete edhe nena ketu, per te na percjelle per te paren here ne shkolle?
Ishin keto pyetje te cilave nuk mund t’u perballoja, lotet me shkonin rreke, shpirti me keputej. Ah bukuroshja ime, sa rende qenka te jetosh i vetem, sa veshtire, sa mund i madh.

Ah, po te ishe ate dite kur u bene nuse. Po t’i kishe pare sa te bukura u bene. Sikur ti.
Ate dite qava shume, qava shume bukuroshja ime, sepse nuk ishe ti per ti percjelle. I percjella pa ty, shkuan duke qare sikur femije, duke te permendur, ne vend qe te gezohen.
Tash jam vetem me Zotin tim, me Ate te i cili gjithhere jam mbeshtetur, kam besuar, i jam lutur, i cili nuk te le kurre vetem. Besa e dhene ishte mu per Te. Dua qe ne Xhennet prap te bashkohemi une dhe ti. Te jemi bashke neper kopshtet e Xhennetit. Le ta dijne te gjithe xhennetlinjte se sa jemi dashur ne kete bote, sa shume e kemi dashur njeri tjetrin. Po e pres edhe une vdekjen, lajmetarin me te mire ne kete dunja, melekun e vdekjes.

O ZOT, ME BASHKO NE ATE DUNJA ME ATE QE E DESHTA E QE ME DESHTI. O ZOT, NA MESHIRO TE DYVE DHE TE GJITHE BESIMTARET TE CILET E KANE DASHTE NJERI TJETRIN PER TY. O ZOT, DUAJI TE GJITHE ATA QE E DUAN NJERI TJETRIN PER TY.
Agim Avdiu

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit