2011-02-27

Dramë psikologjike

 Një satirë zvicerane e transformuar në dramë që i përshtatet realitetit social kosovar do të shfaqet premierë  në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja “Fizikanët”, e shkruar nga autori zviceran, Friedrich Dürrenmatt, është adaptuar në formën e një drame psikologjike nga regjisori kosovar, Isa Qosja, tregon Vjosa Shala-Loca, menaxhere e këtij projekti “Fizikanët” sipas Shalës, është një shfaqje që nuk është adaptuar deri tani në Kosovë dhe ka qenë dëshirë e regjisorit Isa Qosja, që pikërisht këtë vepër ta inskenojë në dërrasat e TKK-së.

“Shfaqja është duke u përgatitur që një muaj e gjysmë”, tha Shala, duke shtuar se shfaqja përbëhet nga 2 akte, ndërsa trupa e aktorëve do të jetë një përzierje gjeneratash.

”Aty mes tjerëve do të interpretojnë Selman Jusufi e Luan Jaha por edhe artistë të rinj si Albulena Kryeziu”, tregon Shala.

E shkruar ne vitin 1962 ‘Fizikanët’ është një dramë psikologjike e ndarë në dy akte, ku tregohet përditshmëria e tre të sëmurëve mendorë, të cilët gjenden në një sanatorium të udhëhequr nga psikiatrja e quajtur Mathilde, e cila e monitoron gjendjen e tyre. Por, këta tre të sëmurë mendorë mendojnë se janë dikush tjetër.

Pacienti i parë, Herbert Georg Beutler beson se është Isaac Newtoni, pacienti i dytë Ernst Heinrich Ernesti beson se është Albert Einsteini dhe pacienti i tretë, Johann Wilhelm Möbius beson se vizitohet rregullisht nga mbreti biblik Salomoni.

Shfaqja fillon me aksion-vrasjen e një motre medicinale nga pacienti Einstein, vrasje kjo që hulumtohet nga inspektori policor, Richard Foss, që fillon të zbërthejë situatën e krijuar në sanatorium pas vrasjes, e cila del të mos jetë e vetmja.

Gjatë shfaqjes zbulohet se që të tre pacientët kanë sekretet e tyre dhe se në fund, me keqardhje ata rrëfehen te publiku për problemet e tyre. Shfaqja “Fizikanët” deri tani ka pasur më së shumti adaptime në formë të filmave televizivë në Finlandë, Rusi dhe disa vende të tjera evropiane

No comments:

Post a Comment

Sinteza e dëshmive ( Recension për librin :Dibran Fylli"Tokë e mbjellë në varre" (Krimet serbe në Kosovë 1998/1999)

Mark Skinner: Të paktën 82 shqiptarëve që u dërguan gjallë në Serbi, gjatë luftës, u janë marrë organet Në raportin e Komision...