Flet shkrimtarja dhe gazetarja e parë femër që krijuan RD-në Vera Isaku


'Gjatë gjithë kohës mbaja një biçak me vete. Kur shkonim rrugës na thoshin do ju varim në litar. Njerëzit rrinin në radhë për qumësht por blinin gazetën. Tirazhi I asaj kohe arriti 800 mijë. Dita më e vështirë kur u hodh busti I Enverit'


nga Albert Zholi

Është një ndjesi e veçantë kur fërkimet kohore puqen me dëshirat dhe kënaqësitë vetjake. Fillimet e gazetarisë së lirë shqiptarëve që përkuan këtë vit me 20 vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike, nuk mund të kalojë në heshtje pa përmendur gazetaren e parë znj Vera Isaku ne ekipin e fillimtarëve të RD, gazetë drejtuar nga Frok Çupi.

Ajo është një nga gratë intelektuale që krijoi personalitetin e saj si gazetare, krijuese në periudhën më të vështirë të historisë shqiptare. Zonja Vera ishte femra e parë shqiptarë që mori pjesë në një gazetë të tillë opozitare , në një gazetë të parë të fjalës së lirë shqiptare mbas përmbysjes së komunizmit. Kjo ishte një ndërmarrje tepër e vështirë që mund ta bëjnë inteletuale të tilla si Vera Isaku që dalin mbi vetveten dhe që me plot gojën mund të emërtohen intelektuale të formuara.

Nuk e mori rrëmuja për tu fshehur por e përgjegjëshme për atë që po ndodhte hyri duke rrezikuar. Një grua që nuk hyri spontanisht në këtë ngjarje, por e përgjegjëshme duke qenë edhe nënë.duke rrezsikuar shumë të tjera.n Hyri në këtë rrezik, gdhiu ditët dhe I ndryshoi ngjyrën ditëve dhe të netëve të saj me një ritëm krejt tjetër me krijimin e një gazette që u prit aq rrjedhshëm nga shqiptarët.

Në fillimet e janarit të vitit 1991 ju ishit në ato fillimtarë që realizuat atë ngjarje shumnë të rëndësishme siç ishte çelja e gazetës Rilindja Demokratiike në ekip me Frok Çupin.

Diçka për ato ditë të vështira për shtypin e lirë shqiptar?

Kam kaluar 20 vjet që atëherë dhe falënderoj Radio Tiranën që u kujtua për këtë ditë. Dhe sot kur e mendoj them se kam pasur shumë guxim dhe kam dalë edhe me emër të përveçëm në gazetë. Mendoj se kanë qenë dhe rrethanat e atilla.E kujtoj so një kohë shumë impernjative, me shumë punë, me shumë frikë, ku punonim 14 orë në ditë. E kujtoj si një nga gjërat më të mira që kam bërë në jetë.Që kam guxuar për të folur, sepse ishte e vështirë. Unë mendoj se kishin sadisfaksione të mëdha kur ktheheshim nga shtypshkronja nga ora 2 e natës ku kushtet ishin të vështira.Ishte edhe dimër. Tirana në dimrin e 90 ka qenë një tmerr. Sadisfaksioni ishte se njerëzit edhe pse nuk mund ti afroheshin RD-së, kur ne ktheheshim nga shtypshkronja ata mbanin radhë të gjata përpara dyqaneve të bylmetit. Por kjo radhë ishte ndryshe. Ishte nëj radhë për lirinë. Në fakt ata mbanion radhë për të blerë gazeta. Ose më mirë të themi për të blerë gazetën Rilindja Demokratike. 

Pra egzistonte ende frika për tu afruar në redaksi?

Sigurisht. Regjimi ishte në grahmat e fundit dhe sigurimi famëkeq ende vepronte. Në ditët e para të daljes së RD, njerëzit kishin dëshirë, por edeh trembeshin ti afroheshin redaksisë. Ata ende ishin shumë të frikësuar. Por çudia më e madhe ishte se këta njerëz e blinin maksimalisht gazetën.

Çfarë kujtoni nga shitja e gazetave?

Ajo shitej thuajse e gjithë. Ne nuk gjenim gazeta që të shikonim as shkrimet tona. Pra nuk gjeje asnjë gazetë. Ishte një kënaqësi e madhe se se për herë të parë ne arritëm një tirazh në 800 mijë kopjesh. E kuptoni? E pabesueshme?! Tirazhi i gazetës ishte një kënaqësi pas një sakrificë shumë të madhe, por dikush duhej ta bënte dhe.unë them se isha me shans që isha një ndër ata . 

A përbën një rekord ky tirazh?

As që diskutohet. Ndoshta një tirazh që krahasohet me gazetat më të fuqishme në botë. Ky tirazh nuk do të jetë më, as me të gjitha gazetat ditore të marra së bashku. Për mua ishte një rrezik por edhe një shans.

- Shansi juaj nuik ishte rastësi. Ishe fillimtaraja e një gazete që po formulonte në kapërcyll të ndryshimeve demokratike, lirinë e mendimit dhe më pas të veprimit. Liria fillon tek fjala. Pra të ishte një liri e mendimit pastaj e fjalaës.

Kënaqësi është që të isha modeste, porn ë fakt kjo ndërmarje, nismë nuk ishte rastësitë. Unë kam qenë gjithmonë kundër atijë regjimi. Jam kundër çdo lloj diktature.Respektoj çdo njeri që lufton diktaturën.Dhe isha kundër diktaturës dhe doja të ndryshoja jetët tona dhe sidomos të fëmijëve tanë.. Sot jam e kënaqur edhe pse demokracia ka shumë probleme, por unë mendoj se është e mirë për të gjithë. Edhe për ato të bllokut është mirë sot. Edhe ata kanë lirinë e tyre dhe ndoshta jetojnë dhe lëvizin lirshëm kudo.

Thuhet se në atë periudhë ju kalonit edhe në vështirësi të jashtëzakonëshme. Po ti mendosh sot, askush nuk do të guonte ti bënte. Por edhe në atë kohë shumë pak ishin ata që guxuan.Aq më tepër ju që ishit një grua, një nënë .

Nuk ishte e lehtë dhe Nga gjithë kjo histori edhe vetë nuk e mendoj se si kam guxuar. E quaj privacionin më të madh që unë largova fëmijët tek prindërit e mi.Ata e vuanin shumë atë periudhë pasi fëmijët e tjerë u flisnin keq (fëmijët e demokratëve) I pështynin në rrugë, mësuesit i kërcënonin pasi thonin se janë fëmijët e demokratëve se ne ishim të dy bashkë me burrim demokratë. Kjo ishte pjesa më e dhimbëshme e imja. Nga ana tjetër neve na kërcënonin dhe na thonin se do t?ju vemë litarin. Do tju varim. Këto ndodhnin kur ecnim rrugëve të Tiranës. Dhe ëm e çuditëshmja këto fjalë na I thonin disa intelektualë apo njerëz që sot janë bërë demokratë..Ishte atmosfera që dikush duhet ta bënte.Kjo ishte e gjitha si një magji. Por dua të bëj një thirrje: Asnjëherë njerëzit nuk duhet të kërcënojnë fëmijët. 


Me gjithë këto vështirësi a mund të na kujtioni diçka pikantë ku ju e përkujtoni me shumë dhimbje?

Kujtoj që isha duke kaluar në rrugë me Frok Çupin pasi ishim miq dhe bashkpuntorë. Shumë njerëz zor ta kuptonin miqësinë, sepse ishin shumë fanatikë. Disa na thoshin se t'ju varim për gjuhe të dyve në mes të Tiranës Doni të na sillni borgjezinë, shfrytëzimin, degjenerimin.

Tjetër moment?

Ajo që kujtoj ishte dhe rënia e bustit. Ishte një moment i çuditshëm. U krijua një situatë e vështirë Na thanë se nuk do të dali gazeta nesër . Shpërndahuni dhe gjeni secili nga një strehë.Do të dilni në ilegalitet.. E kujtoj që atë moment Frok Cupi nuk lëvizi nga tavolina dhe tha se, nëqoftëse ne dorëzohemi sot, këtu mbaron lëvizja dejmokratike e jona. Kjo ditë ishte një stress i madh. Ndaj ne nuk duhet të dorëzohei theksoi Çupi. Gazeta nesër duhet të dalë patjetër. E rëndësishme është që të shpërndahemi dhe të bëjmë shkrimet më të forta.. Nq.do të dali gazeta nesër atëherë ne shpëtuam dhe fituam. Ndryshe demokracia nuk do të trokasë kurrë ën Shqipëri. Do kthehemi prap në diktaturë. E kujtoj me shumë emocion këtë sepse në atë moment ikën disa nga redaksia. Por punuam me përkushtim. Gazeta me shumë vështirësi doli. Kjo ishte dëshira e madhe për liri.

Prej kohësh natyra juaj e qetë dhe e shokut tuaj të jetës Agimit ku jeni rritur bashkë (dhe kjo basshkëndjesi dhe mendimet tuaja dhe lidhja me intelektualët më në zë të vendit), ka bërë që ju ju pa zhurmë të botoni dhe dy romane, dhe libra me poezi, tregime, studim dhe duke qenë vetëm për një kohë të shkurtër drejtore në Radio Tirana/ Gjatë kësaj kohe pak dimë për punën tuaj, sepse ju dini të punoni dhe të heshtni dhe të përhpni mesazhe punë vlerësimi. 

Faleminderit. Unë mendoj se është detyrë e intelektualëve dhe shkrimtarëve , që në rastin tonë jemi të dy, të bëhet diçka e tillë. Ne e ekmi për detyrë rtë ndriçojmë në çdo situatë të vërtetën. Ne mendojmë që e kemi bërë detyrën tonë. Me rastin e 20-vjetorit të RD mu dha edhe një çmim mirënjohje mbas 20 vjetëve. Kjo ishte shumë vonë, por më mirë vonë se kurrë. 

Dhe nuk ka ndodhur dhe nuk besoj që të ndodhë që për një gazetëe të kërkohet me aq ethe dhe me aq dëshirë dhe të qarkullojë dhe të ngrihen njerëzit që ishin lodhur nga radhët e qumështit dhe të ngrihet edhe të ngrihen e të zënë radhë për të blerë një gazetë.Kjo do të jetë një record në historinë e zhvillmeve të gazetarisë së shkruar që të zësh radhë për të blerë gazetën.Është nujë fenomen që nuk ka ndodhur në asnjë vend lindor dhe aq më tepër në Shqipëri. 

Ishin ditë të vështira, Ditë ankthi. Ditë që ikje nga shtëpija dhe se dije nëse do të ktheheshe. Atëherë ishte shumë keq dhe rrininim edhe 12 orë pa ngrënë se nuk kishim ushqim. Dyqanet ishin bosh. Por megjithatë kjo ishte një kënaqësi.mundësi. 

Këto janë ngjarje që ruhen në arshivën e medias shqiptare. Unë di që edhe ju keni një arkivë? 

Kam ruajtur çdo numër gazette sepse e kisha me të vërtet me shumë pasion dhe emocion. Kudo ku ka punuar burri im dhe fotografitë që na vinin atëherë I kemi ruajtur. Këto janë pjesë e kënaqësisë sonë në punën e bukru port ë vështirë të gazetarisë. 

Thuhet se athere mbanit një bicak të vogël në xhep. A e mbani në xhep ende?

Kjo më duket shumë ironike sot por ishte e vërtetë dje. Kjo për vetë faktin sepse nga çasti në çast mund të na rrihnin sampistat.Ne e dinim që ishim në rrezik.Unë isha e vetmja femër gazetare e RD në atë kohë kur ende sistemi monist qëndronte në këmëbë dhe sinqerisht kam shkuar çdo ditë në punë me një biçak në xhep. Ecja duke u siguruar që a e kam bisturinë me vehte që në moment arrestimi unë do të prisja damarët. Pra të vetvritesha.

Ju atëherë keni qenë pa shtëpi, dhe shpia dhe familja juaj bashkë me Gimin (sepse edhe ai vinte në gazetë) ishte redaksia e gazetës. Ku ishte ajo redaksia e parë?

Redaksia e parë tani është prishur , më vjen shumë keq sepse duhej të mbahej si një lloj muzeu. Duhej mbajtur. Ka qenë mbrapa Arbërisë një shtëpi private që e kishin disa të deklasur (si i thoshte regjimi monist) r dhe e lëshuan me shumë bujari. Ishin të arratisur.E kishin me shumë kënaqësi atë punë që ne punonim atje. U dukej se kontribuonin për lirinë. Ajo shtëpi e thjeshtë ka qenë mprapa Arbërisë duke ikur për nga treni.Njerëzit bënin sikur iknin nga treni nga frika dhe në një moment vinin dhe na shihnin sikur donin të na jepnin forë. Ata vetëm sa I afroheshin derës, pasi kushedi çmensonin. Porn e I mirkuptonim. Ata na jepnin forcë Ishte një ilegalitet i plotë.

Po topat e letrës dhe mjetet e punës ishin shumnë të vështira dhe primitive duke e krahasur me sot? Si mundët ti gjeni ato? 

Kjo shtëpia ishte me tre dhoma lart.Në njërën punonin dy vajzat Mirela dhe Genta sepse edhe ato rrezikoheshin në atë kohë dhe shtypnin. Ishin sekretaret tona. Dhe poshtë kishim një sallë të madhe ku grumbulloheshim, asnjë nuk ulej vetëm ne që shkruanim uleshim.,Nga ana tjetër në një bodrum mbanim disa topa letre të cilat me zi i siguronim, sepse ishte e vështirë dhe këto pak që kishim kur shkonim në shtypshkronjë shpesh na e sabotonin. Herë na e nxinin gazetën me faqe të zeza dhe na thonin se kishte shtypshkronja defekt. I ruanim se mos na i vidhnin dhe mos na i digjinin.Këshgtu ka qenë koha atëherë. Letrën na e siguronin a miq demokratë që e kuptonin rëndësinë e gazetës. 

Ka qenë ngjarja më e madhe kur ju më në fund si redaksi u bëtë me një makinë. Jua sollën dhuratë? 

Dikush nga diaspora na e solli një makinë, një Opel të vjetër.Edhe në atë makinë kush nuk ka hypur. Na gjuanin me plumba, me hekura, me gurë etj. Ajo ishte një makinë historike. Se di ku është. Edhe ajo duhej të kishte një vend të veçantë. Duhej të bëhej makinë muze.

Çudia e çudirave ishin njerëzit, dhe ju që ishit fillimtarët e kësaëj gazete? 

Unë i kujtoj me shumë nostalgji. I quaj këta njerëz njerëzit më me vlerë që guxuan.Ishim idealistë sepse pati edhe njerëz me intersa që dolën më vonë. Këta ishin më të mëvonshmit dhe jo ato të herëshmit. 

Liria është atributi më i fisëm që mund të ketë një individ 

Unë mendoj se kush lufton për liri duhet respektuiar.Kjo është një barrë e rëndë që duhet të dish që ta mbrosh dhe ta mbash. Shumica e gazetarëve janë të rinj dhe mendojnë se keshtu ka qenë, por unë mendoj se për liri njeriu duhet të luftojë çdo ditë dhe çdo moment. Dëshmia më e madhe se liria buron drejtëpërdrejtë nga vyrtyti është pikërisht puna juaj 

Në këtë ditë lindjeje të shtypit të parë të lirë postkomunistm çfarë do të uroje?

Edhe unë I uroj të gjithë, që të jenë gjithmonë të lirë.Nuk memndoj se lufta për liri mbaron në një ditë të vetme.Duhet në që në cdcdo çast se ajo që fitohet duhet të mbahet. Dua ti them të gjithë gazetarëve se kur guxuazm ne atëhere, të gjithë duhet të guxojmë. Nuk ka asgjë më të çmuar se liria.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri