2/8/11

MONOGRAFI:KOMUNITETI SHQIPTAR NË GELSENKIRCHEN-GJERMANI

Shkruan:Shaban Cakolli





Çështja e mërgatës sonë nëpër shekuj është temë e pashterrshme studimi,sikurse qe i pandalur emigrimi i shqiptarëve.

Po të thellohemi në një historiografi të re shqiptarësh,do të mund të nxirrnim shumë materiale e fakte për çështjen tonë,por edhe për punën dhe organizimin e kësaj mërgate.Por,në këtë vështrim të shkurtër ne as që kemi ndërmend,dhe as që do të mundnim të bënim një thellim të tillë,nga se në këtë studim duam të shtrojmë një aspekt tjetër,pra organizimin e komunitetit shqiptar në Gelsenkirchen të Gjermanisë të hartuar në një libër monografik historiko-kombëtar,hartuar nga veprimtari i shquar i arsimit kombëtar z.Sejdi Gashi.

Libri monografik,libër aq i shtjelluar mirë,i faktuar me kujdes me analiza të mirëfillta të një historie mërgimtarësh shqiptar,do të jetë si libër shembull që ka ofruar ndonjëherë mërgata jonë.”KOMUNITETI SHQIPTAR NË GELSENKIRCHEN-GJERMANI” titull mjaft domethënës,libër i punuar me një përkushtim të madh,dëshirë të zjarrtë që brezave që vijnë të ju lë fakte të shkruara,se në qytetin Gelsenkirchen të Gjermanisë përendimore kanë jetuar shumë shqiptarë,duke kaluar nëpër shumë faza zhvillimi edhe pse ndoshta në forma të ndryshme organizimi,por pavarësisht nga format e organizimit,mërgimtarët këtu kanë ushqyar ndjenja për të ndihmuar çështjen e vet kombëtare.





                   Në foto: SEJDI GASHI

Kështu është shprehur në një parathënje të këtij libri monografik lektori Driton Gashi,i cili më tej shton;Për veprën e Sejdi Gashit ka shumë për ë thënë,edhe pse një parathënje nuk mund të i thotë të gjitha por ja që duhesh të evitosh,punën e madhe dhe angazhimin e mërgimtarëve,kujdesin,ndihmat nga mërgimtarët drejtuar në Kosovë,Shqipëri,e trojet tjera shqiptare,përkrahja e shkollave shqipe në Kosovë,UÇK-së,ndjenja e mërgimtarëve si të huaj,përpjekjet e tyre për integrim,sukseset,dështimet,
gëzimet,hidhërimet,dëshprimet,shpresat për një të ardhme të mirë……

Janë këto disa nga temat që shtjellohen në këtë monografi dhe dokumentohen me fakte,por që edhe fatbardhësisht në këtë qytet jetojnë edhe dëshmitarë të kohës që mund të dëshmojnë prej kohës së punëtorëve me punë të përkohëshme nga vitet 60-ta,deri të mërgimtarët e këtyre viteve.

Libri”KOMUNITETI SHQIPTAR NË GELSENKIRCHEN”,i autorit Sejdi Gashi nuk mund të shtjellohet përmjet një parathënje madje sado e gjatë të jetë ajo,i mbetet lexuesëve të lexojnë në tërësi të nxjerrin shumë thesare dhe fakte të qmuara nga kjo monografi.

Monografia”Komuniteti Shqiptar në Gelsenkirchen-Gjermani”,është e ndarë në gjashtë kapituj,apo krerë:

Kreu i parë flet mbi emigrimin e shqiptarëve gjatë historisë

Kreu i dytë për Diasporën Shqiptare në Gjermani

-Emigrantët e parë-robër të luftës së dytë botërore
-Punëtorët tanë të përkohëshëm(Gastarbeiter)
-Emigrantët politik të viteve të 80-ta
-Emigrantët politik dhe ekonomik të viteve të 90-ta
-Emigrantët politik nga Shqipëria(Emigrantët e Ambasadave)
-Refugjatët e luftës së vitit1999 nga Kosova

Kreu i tretë:

-Subjektet e organizuara shqiptare në Gelsenkirchen
-Shkolla shqipe me mësim plotësues në Gelsenkirchen
LDK-Aktivi Gelsenkirchen
-Klubi Shqiptar”Vëllezërit Frashëri”Gelsenkirchen
-Qendra Kulturore Shqiptare në Gelsenkirchen
-Shoqata Kulturore ALBKOS Gelsenkirchen
-Shoqata Kulturore-Sportive Shqiptare në Gelsenkirchen
kreu i katërtë:
Dashuria për Atdheun mbi të gjitha

Kreu i pestë:

-Lufta në Kosovë,sfidë që la gjurmë të pashlyara te mërgimtarët
-Liria e Atdheut më e shtrenjtë se jeta
-Mërgimtarët të parët edhe në rindërtimin e Kosovës së lirë
-Familja mërgimtare Shqiptare
-Ata bënë emër në Gelsenkirchen

Kreu i gjashtë:
-Një fotogaleri e pasur

Sejdi Gashi,ky emër i njohur si veprimtarë i shquar i kombit dhe arsimit tani është i njohur në hapësirën shqiptare dhe diasporë,por pasi që po flasim për librin e tij na duhet të japim pak fjalë për biografinë e tij:

Sejdi Gashi u lind në vitin 1947 në Peran të Besianës-Kosovë.Shkollën fillore,atë Normale dhe Shkollën e Lartë i mbaroi në Prishtinë,kurse Institutin e Gëtes për gjuhë gjermane si gjuhë e dytë në Frankfurt të Gjermanisë.

Punoi në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave në Keqekollë dhe Prapashticë të Gallapit si dhe në Magurë të Lipjanit.Gjatë asaj kohe u dallua me punën edukativo-arsimore me nxënës,me aktivitete të lira jashtëmësimore dha kontribut në aktivitete atdhetare,shoqërore,kulturore dhe sportive.I emëruar nga organet arsimore të Kosovës që nga viti 1989 punoi në Shkollat shqipe të Mësimit Plotësues në qytetet Gelsenkirchen,Münster,Bocholt, Dorsten,Herten,Varendorf eReclinghausen të Landit Vestfalia Veriore(NRW)të Gjermanisë.Edhe në Gjermani Sejdi Gashi vazhdoi punën me përkushtim të madh në arsimimin dhe edukimin e nxënësve mërgimtarë.

Është nga themeluesit e parë të KASH”Naim Frashëri” në Gjermani,institucion profesional i mësuesëve shqiptarë në Gjermani i cili nga viti 1990 organizon mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Sejdi Gashi është bashkautor i teksteve shkollore për mësimin plotësues:

1.Abetare për fillestarë në mërgim(1996)
2.Plotësori i Abetares (2000)
3.Leximi 3/4(2000)
4.Fletore pune për leximi im 3/4(2000)
5.Monografi:Qëndresa(1996)
6.Monografi:Shkolla Shqipe në Gjermani(2000)
7.Monografi:Komuniteti Shqiptar në Gelsenkirchen-Gjermani(“2011)

Monografia:Komuniteti Shqiptar në Gelsenkirchen,është libër voluminoz prej 168 faqesh ku fillimi i saj nisë me një kaptinë në gjuhën gjermane ,pastaj një historik të shkurtër rreth qytetit Gelsenkirchen në të dy gjuhët:Shqip-gjermanisht,duke i dhënë një pasqyrim edhe emigrimit të shqiptarëve gjatë historisë,duke kaluar në diasporën shqiptare në Gjermani ku përshkruhen emigrantët e parë-Robërit e Luftës së Dytë Botërore,të cilët u sollën këtu me dhunë dhe i ngarkuan me punë të detyruar në ndërtimin e rrugëve,në minjera,në furrat e shkrirjes së metaleve,në bujqësi dhe punët më të rënda.

Ata duhej të zëvendsonin obliguesit ushtarak gjerman,që gjindeshin nëpër fronte të luftës.Jeta e tyre ishte shumë e rëndë por edhe pas kapitullimit të Gjermanisë ata mbetën nën mëshirën e fatit,në vendlindje nuk guxonin të ktheheshin sepse shkruheshin Jugosllav,kurse ajo nuk ishte e interesuar të i riatdhesonte por përkundrazi i etikonin kaloboratorë me nazistët.Shumë prej tyre janë asimiluar e zhdukur dhe nuk dihet numri i sakt i tyre por që deri vitet 80-ta janë hasur aty-këtu nëpër Gjermani.Këtyre shqiptarëve të mbetur iu shtua edhe një kontigjent i ri emigrantësh të sapo ardhur nga shtresat intelektuale,si shtudent,ushtarak e politikaj që ndiqeshin nga sistemet komuniste të Shqipërisë dhe Jugosllavisë ,vetëm që nuk pajtoheshin me ideologjinë dhe sistemin e tyre politik.

Një kaptinë në vete iu është përkushtuar Punëtorëve me kohë të përkohshme(Gastarbeiter) kohën kur Gjermania kishte nevojë të madhe për fuqi punëtore sidomos në ndërtimtari,minjera,shkritore dhe fabrika.Jugosllavia po bënte kontrata me gjermanët duke shitur fuqinë punëtore shqiptare,por edhe shqiptarët ishin detyruar të i pranonin,nga se ish-Jugosllavia me sundimin e egër i kishte varfëruar aq shumë sa që në pamundësi punësimi në vendlindje,detyroheshin të merrnin këtë rrugë.Kjo rrugë nis nga vitet 1966,ku punëtorët tanë punonin punë të rënda,me kushte të rënda jetese,banime kolektive si dhe nën trysnitë dhe përcjellëjet e sigurimit të shtetit jugosllav nëpër mes përfaqsive diplomatike dhe formave tjera speciale.

Një numër i madh i këtyre punëtorëve kanë jetuar edhe në Gelsenkirchen,ku autori i kësaj monografie Sejdi Gashi ka hartuar me pedantëri listat me emrat e tyre,foto e biseda me ta.Në rrëfimet e tyre shpalosin ato kujtime Vehbi Bahtiri,Xhemajl Duhlaku,Gani Loshi,Isuf Duhlaku,rrëfejnë për jetën e vështirë të tyre në atë kohë,adaptimin e tyre të vështirë në shoqërinë gjermane,gjuhë,kulturë e traditë,sjelljet e pronarëve të firmave me ta, kushtet e vështira të banimit,kushtet e vështira të komunikimit në atdhe,pasi që në disa vendbanime në Kosovë ende nuk flitej për telefonat,po detyroheshin të shkruanin letra,apo me ndonjë porosi të ndonjë udhëtari që shtegtonte andej.

Puntorët tanë nuk mund të zhvillonin jetën kulturore,duheshin të kursenin mjete për të ndihmuar familjet e tyre në Kosovë,shkollimin e fëmijëve atje,pushimet i bënin një herë në vit e shumë vështërsi tjera,të cilat ne nuk mund të i japim në një shkrim të shkurtër,por i mbetet lexuesit të lexoi në tërësi monografinë.Libri vazhdon më tej të na njeh me emigrantët politik të viteve të tetëdhjeta,kohën kur filluan të emigrojnë të përndjekurit politik shqiptar,nga pushteti i atëhershëm Jugosllav.

Emigrimi i këtij lloji u shtua dukshëm pas demostratave të vitit 1981 dhe pas syprimimit të Autonomisë së Kosovës nga Millosheviqi në mars të vitit 1989.Atbotë propaganda serbe ishte aq aktive dhe arrinte të dezinformojnë opinjonin gjerman dhe e vente në dilema shtetin gjerman rreth besimit dhe njohurive se çfarë po ndodhte në Kosovë.Me kalimin e kohës gjermania mësoi të vërtetën dhe pranoi strehim kërkuesit tanë në mënyrë krejt humane.Emigrantët politik nuk kishin drejtë pune dhe kishin kufizime lëvizjeje;por ata vazhdonin aktivitetet e tyre atdhetare,duke kthyar në veprim mërgimtarët tanë,duke internacionalizuar çështjen tanë tek gjermanët….

Kjo nuk i konvenonte organeve shtetërore Jugosllave,ata nuk lenin gurë pa lëvizur për të penguar këto aktivitete duke marrur edhe aktet kriminale ndaj tyre si pati ndodhur me 17 janar 1982 kur në mënyrën më mizore vranë veprimtarët tanë të çështjes kombëtare vëllezerit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.Sistemi i egër komunist sllav nuk u linte as vend për të i varrosur,nga se e dinte mirë se ata ishin gurë themelesh në pavarsinë e Kosovës,pa të cilët kjo pavarësi do të vonohej edhe më.Njërin nga kujtimet e emigrantëve politik e përshkruan edhe veprimtari ynë mërgimtarë i shquar Vesel Krraba,i cili jeton në Herne në rrethinë të Gelsenkirchenit:Ai rrëfimin e vet e nisë kështu:




Veprimtaria atdhetare e punëtorëve në mërgim bëhej me sakrificë pa pyetur për çmimin dhe pasojat.Ne mërgimtarët u rreshtuam pas kërkesave gjithë popullore dhe veprimtarëve politikë që përfaqësonin atë si vëllezerit Gërvalla dhe Kadri Zeka,si dhe organizatave të ndryshme patriotike si Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës. Ata u antarësuan në Klubin”Emin Duraku” në Düsseldorf i cili tubonte punëtorët me orientim atdhetarë.Ne ishim aktiv nëpër demostrata, protesta,financonim botimet e gazetave e trakteve,ndihmonim familjet e të burgosurve politik,dhe qdo aktivitet tjetër që kërkonte situata.

Pavarësia e Kosovës ishte bindja dhe besimi ynë,për të cilën sakrifikonim pa pyetur çmimin dhe pasojat,por veprimtari ynë Vesel Krraba në fund thotë ate më domethënësen:Ideali im dhe i shokëve të mij,me të cilet kemi bashkëpunuar e vepruar është bashkimi kombëtarë në të cilin besoj se do të realizohet.

Një kaptinë tjetër shumë të rëndësishme z.Sejdi Gashi ka hartuar për emigrantët politik dhe ekonomik të viteve të nëntëdhjeta.Shkaqet e këtij emigrimi këtyre viteve janë të njohura për shumë nga ne:Në mars të vitit 1989Kosovës iu hoq Autonomia ekzistuese e cila pak a shumë siguronte një lloj ekzistence për shqiptarët.Me rastin e suspendimit të autonomisë jeta për shqiptarët në Kosovë për çdo ditë bëhej më e padurueshme,
shumoheshin presionet e pushtetit nacionalist serb.Ata shqiptarë që në qfardo mënyre kundërshtonin,
denoheshin në forma të ndryshme,mirreshin në biseda informative,largoheshin nga puna,shkolla e studimet, mbi ta shtoheshin burgosje,perndjekëje deri te vrasjet.

Kjo formë e dhunës dhe përndjekjeve nuk iu la shteg tjetër pos ikjeve në rrugë legale apo ilegale,duke kërkuar strehim në shtetet e Europës,sidomos në Gjermani.Shumë nga ato familje që u shpërngulen kërkuan strehim edhe në Gelsenkirchen të Gjermanisë,të cilët u pranuan dhe trajtuan në mënyrë humane.

Ata gjetën mbështetje tek Enti social,Klubi Shqiptar”Vëllezërit Frashëri”Shkolla Shqipe,Aktivi i LDK-së,Qendra Kulturore Shqiptare.Ate çka veqojnë mërgimtarët këtu është ndihma e pakursyar dhe shumë e madhe që bëri për ta Zyra për Refugjatët e Kishës Protestante në Gelsenkirchen,në krye me Anne Gudjons-Römer, të cilës në këtë monografi një grup refugjatësh i shkruajnë kështu:





E dashura Anne,

Të falemnderit dhe nuk do të harrojmë kurrë,për gjithë ate që bëre për ne-deklarohen mërgimtarët refugjatë nga Kosova dhe Shqipëria.

Kaptinë në vete z.Gashi ka zgjedhur edhe atë për emigrantët politik nga Shqipëria:Ishte koha pas rënjes së Murit të Berlinit,kohë kur të gjitha vendet komuniste të Europës filluan proceset e demokratizimit.Në Shqipëri mendjet e ndritura shtuan lëvizjet e veprimit dhe kërkesat për demokratizim,të cilat hasën në vesh të shurdhër nga sistemi komunist.Në korrikun e 1990 në Tiranë shpërtheu revolta për demokraci,ku të ri e të reja shqiptare thyan muret e ambasadave Europiane dhe u futën në to,duke kërkuar strehim politik.

Të ngujuarit në ambasada u pranuan si kërkues së strehimit politik dhe u transferuan nëpër vendet Europiane.Një kontigjent prej tremijë vetash u vendos në Gjermani,prej të cilëve një numër u sistemua edhe në Gelsenkirchen.Autori i monografisë z.Sejdi Gashi ka hartuar me kujdes listen me emrat e familjarëve dhe individve që kanë emigruar vitin 1990 nga Shqipëria.

Prej tyre në monografi ka futur rrëfimet e kujtimeve të tyre gjatë asaj kohe të Lulzim Koliqit dhe Mimoza Leka(Hoxha).Mimoza Leka,që tani është bërë emër i njohur në diasporën tonë me aktivitetet e saja rrëfen në këto kujtime:Kohën kur punoi si mësuese në Tiranë,gjendjen e vështirë atje asaj kohe,kujtimet dhe vështirsitë e emigrimit, vështërsitë në integrimit e saj në shoqërinë gjermane,në pajisëjen me njohuri në gjuhën gjermane,puna e saj e pa epur me fëmijët pajisjen me çertifikata në provimet profesionale të gjuhës gjermane,ndihma që ajo ju ofroi të rinjëve,pastaj familjeve që vinin refugjatë dhe kishin vështërsi me gjuhën,e shumë vështërsi tjera…..

Mimoza dha qdo gjë nga vetja të jetë në prani dhe ndihmë të shoqërisë.Ajo kreu shkollën profesionale për mësuese për kursistët në gjuhën gjermane,dhe nuk kurseu mundin e saj që të aftësoj shqiptarët refugjatë në zotimin e gjuhës gjermane.Mimoza kryan një hallkë të gjërë aktivitetesh edhe si përkthyese,edhe si aktiviste në Shoqaten Kulturore-Sportive Shqiptare në Gelsenkirchen.Për të njohur aktivitetet e saja nuk mjafton ky vështrim i shkurtër,por lexuesi duhet të lexoi librin në tërësi.

Autori përmbyllë kaptinën e emigrantëve me Refugjatët e luftës të vitit 1999 që erdhen këtu nga Kosova,duke kaluar tani në kaptinën më qenësore të Shkollës shqipe në Gjermani veqmas në Gelsenkirchen,për të vazhduar pastaj te aktiviteti i mërgimtarëve tanë përfaqësuar mes klubeve dhe shoqatave kulturore,të mërgimtarëve tanë në Gelsenkirchen.Në kaptinën e refugjatëve të luftës autori përshkruan vitet 1998/1999,ku lufta në Kosovë zhvillohej e pabarabartë
mes UÇK-së në njëren anë,ushtrisë,policisë dhe paramilitarëve serb në anën tjetër.Forcat serbe gjithnjë kanë sulmuar fshatrat e pambrojtura shqiptare,kanë vra,djegur e masakruar qytetarët tanë të pambrojtur,gra,fëmijë dhe pleq.

Pas 24 marsit 1999 kur forcat e Nato-s filluan sulme ajrore kundër forcave serbe,Serbia në shpejtësi nisi akcionin për ekzodin biblik të shqiptarëve,duke menduar se do e dlirë Kosovën nga shqiptarët!Makineria e egër serbe dëboj me dhunë nga vatrat e veta 800.000 shqiptarë në Shqipëri,Maqedoni dhe Mal të Zi.Shtetet përendimore me një akcion humanitarë morën dhe strehuan në vendet e tyre shumë nga këta refugjatë.Diku 20.000 sish i strehoi Gjermania,prej të cilëve disa dhjetëra në Gelsenkirchen.Shumica e këtyre refugjatëve pas mbarimit të luftës u kthyan vullnetarisht në Kosovë.



Ndër aktivitetet e organizuara institucionale të mërgimtarëve shqiptarë në Gelsenkirchen,që përshkruhen në këtë monografi është”SHKOLLA SHQIPE ME MËSIM PLOTËSUES”.

Dihet mirëfilli se shkolla shqipe është krenaria e mërgimtarëve dhe faktori më i rëndësishëm në ruajtëjen e gjuhës amtare,kulturës dhe traditave kombëtare në mërgim.Më parë Gjermania kishte nënshkruar një kontratë për këtë lloj shkolle me vendet nga të cilat solli punëtorë të përkohshëm.Kështu me 11 shkurt 1986 në Gelsenkirchen hapet shkolla e parë shqipe,mësues i parë ishte Hasan Shala nga fshati Isniq i Deqanit.Punoi nga vitet 1986/1989 kështu e kishte kontratën dhe pastaj do të kthehej në Kosovë.Gjatë asaj kohe ai punoi me përkushtim në arsimimin e nxënësve dhe në aktivitetet e lira,duke hapur shkolla shqipe edhe në;Bocholt,Dorsten,Münster dheWarendorf.

Zevendsimin e tij e ka bërë mësuesi Sejdi Gashi nga Prishtina, i zgjedhur me konkurs nga organet arsimore të Kosovës dhe i pranuar nga organet arsimore.Puna e tij me të rinjët është e shejtë,me shumë suksese,punë mbi dyzet vjeqare u bë vatër diturie dhe vatër kombëtare,që ndezi dashurinë për atdheun tek të rinjët,e mbajti ndezur,që shpëtoi nga asimilimi këtë numër kaq të madh të rinisë….Me rritjen e trysnive të forcave pushtuese në atdhe,edhe këtu po rritej numri i fëmijëve refugjatë.

Mësuesi Sejdi me një përkushtim të madh hapi paralele të shkollave shqipe edhe në Reclinghausen dhe Herten.Historiku i shkollave shqipe në Gjermani është mbi tridhjetë vjeçar,por pavarësimi i shkolles sonë nga sistemi shkollor jugosllav i jep vulën e diturisë kombëtare,e kjo nuk është diqka e re daton nga 14 shtatori i vitit 1990,ku u mbajt themelimi i pavarur i arsimimit shqiptar KASH”Naim Frashëri” në Gjermani.Mësuesit kudo që janë janë të shejtë,ata kanë misionin e tyre më të bekuar-shpërndarëjen e diturisë.

Po roli i mësuesit Sejdi Gashi në misionin e tij mbi dyzetvjeçarë është shumë dimensional me procesin edukativo-arsimor me nxënës shqiptar në Gelsenkirchen dhe shumë qytete tjera të landit të NRW-së,si bashkautorë i shumë teksteve shkollore,aktiv në KASH;dhe shumë aktiv në veprimtari kombëtare dhe aktivitete kulturore e sportive.Edhe bashkëpunimi i ndërsjellë nëpër shkollat e Landit të NRW-së,me mësues të zellshëm si Rifat Hamiti,Adem Shala,Sami Thaqi etj…kanë ndihmuar në rritjen e sukseseve të punës edukativo-arsimore,po vlenë të ceket se edhe gatishmëria e prindëve për ndihmë dhe përkrahëje
morale asnjëherë nuk kanë munguar.

Njohëja e nxënësve me rrënjet e atdhut,mbajtëja e zjarrit të atdhedashurisë ndezur te këta të rinjë,mësimi i gjuhës amtare,shkrimi dhe leximi,historia dhe gjeografia e atdheut,mbrojtëja e kulturës dhe traditës kombëtare,janë vulë e sukseseve të mësuesit tonë Sejdi Gashit.Këto shkolla shqipe kanë mbajtur kampionatin e Diturisë në çdo vit,ky kampionat ka pasur qëllim veq garimit të njohurive të bëjë edhe njohëjen e të rinjëve mes veti,shkëmbimin e bisedave…

.Kampionatin e kanë organizuar vendet mikpritëse të këtij landi,prindërit dhe disa biznismen që kanë marrur për sipër anën materiale të këtyre takimeve.Nxënësit e Sejdi Gashit shpesh janë kualifikuar në vendin e parë të këtij kampionati dhe ky mësues është lauruar me çmime,diploma e mirënjohëje,sio dhe trofeve siguruar nga aktivitetet kulturore-sportive,të gjitha këto figurojnë në këtë monografi.

Mësuesi Sejdi Gashi rëndësi të madhe u ka kushtuar festave shkollore,e kombëtare me nxënës,ku bashk me mësuesen Feride Gashin nuk kursyan as kohë as mund për aftësimin e të rinjëve për këto aktivitete jashtëshkollore,qofshin ato kulturore,kombëtare apo sportive.




Në to janë ftuar edhe këngëtar me emër,grupe dhe shoqata kulturore që nuk janë kursyar të u dalin krah në këto ndihma.Për sukseset e tyre në shkolla,veprimtari në klube dhe shoqata,kanë shkruar shumë gazetat tona dhe gjermane,disa nga të cilat datojnë edhe në këtë monografi.Mërgimtarët tanë në Gelsenkirchen atdheun dhe lirinë e kishin mbi të gjitha,ata janë organizuar në forma të ndryshme në klube e shoqata si në Klubin”Vëllezërit Frashëri”;Shoqatën Kulturore Shqiptare dhe tani me një hap madhor në Shoqatën Kulturore-Sportive Shqiptare në Gelsenkirchen.Kohën që vepronte Shoqata Kulturore Shqiptare në Gelsenkirchen situata politike ishte shumë e rëndë në Kosovë,andaj mërgimtarët tanë ngjeshën aktivitetet e tyre të nduarduarshme për ndihmën e atdheut,pa kursyar djersën,paranë dhe as jetën,ku disa prej tyre në këtë mes ngjeshën armët dhe i dualën në ndihmë atdheut,disa prej tyre edhe ranë dëshmorë e që për ta
është shkruar në këtë monografi.

Kjo shoqatë nisi me të mbarë,u zgjodh kryesia e saj në krye me Dr.Minir Asanin dhe anëtarët e kryesisëKjo qendër u bë si shtëpi e dytë e mërgimtarëve jo vetëm nga Gelsenkircheni,por edhe Herne,Dorsten,Marl, Reclinghausen dhe Gladbeck.

Në lokale të kësaj Qendre kulturore aktivitetet e tyre i zhvillonin subjekte te ndryshme shqiptare si LDK;LPRK;LKÇK;KASH “N:FRASHËRI”,Unioni i studentëve shqiptar në NRW,i mjekëve shqiptar në Europë e subjeklteve tjera te organizuara shqiptare.

Lokalet e QKSH ishin moderne dhe ofronin kushte të mira,aty organizonin edhe programe shkollore,kurse për gjuhën gjermane,kurse për kompjuter,orë letrare,konferenca për shtyp me gazetaret,mbremje argetuese familjare,me rastin e hapjes solemne të kësaj qendre qe hapur edhe ekspozita e piktoritRamë Shalës”Lugina e vdekjes” që pat ngjallur shumë interesim,ishte i pranishëm i madhi Azem Shkreli, vetëm një javë para vdekjes,pastaj përfaqesuesi i Qeverisë në diasporë Dr. Mujë Rugova,ambasadori shqiptar Bashkim Zeneli,e shumë të tjerë.Mysafir të shpesht të kësaj qendre që shënonin kontributet e tyre në këtë qender ishin:Dr.Mujë Rugova,Bashkim Zeneli;Azem Shkreli,Ali Podrimja,Bodo Gudjons, letraret:Arsim Rexhepi,Fehmi Musa,Lindita Arapi,Driton Gashi,Besnik Mustafaj,Ibrahim dhe Mimoza Kelmendi…..Mërgimtarët e këtij komuniteti pavarësisht nga bindjet e tyre politike lirinë e atdheut e çmuan më shumë se jetën.Ata treguan se këto momente kishin vetëm një hall,ate të çlirimit,bashkimit dhe përparimit shqiptar,për të e kthyar me dinjitet në gjirin e Europës.

Ata u përgjigjen ashtu si thërrisnin veprimtarë atdhetarë në diasporë,për aktivizimin e çdo shqiptari të mërguar,për çështjen e vet kombëtare në një lëvizje mbarë.

Dhe kështu ndodhi:Dikush kontriboi me të holla,dikush me penë,dikush me armë në dorë.Kemi dëshmi me shuma marramendëse të mjeteve të derdhura nga këta mërgimtarë për fondin”VENDLINDJA THËRRET”,FONDIN E QEVERISË;TË ARSIMIT NË KOSOVË,e fonde tjera…..

Këtu figurojnë edhe emrat e vullnetarëve të UÇK-së,që shkuan në luftë nga Gelsenkircheni dhe rrethina si:Agim Islami(dëshmor) Qemajl Loshi,Salih Shala,Edmond Veliqi, Enis Dauti,Nuredin Nurboja,
Hafir Hoti,Mehdi Sadiku,Hamzë Latifi dhe Rexhep Podvorica.




Dr.Ermal Burhan Dida,oftalmolog nga Prishtina


Edhe pas mbarimit të luftës këta mërgimtarë bënë shumë në rindërtimin e Kosovës së pasluftës.Vlenë të cekët se këtyre dyzet vite prej kur këtu ka diasporë shqiptare,përkundraj vështërsive që kishin shqiptarët këtu,
shumë shqiptarë arritën të adaptohen dhe më vonë të integrohen me sukses në sferat e tyre të jetës,puna dhe vepra u bënë emër këtyre në këtë komunitet.Ne po cekim disa,edhe ndoshta nuk do na bien ndërmend të gjithë tani:Desar Sylejmani,pianist-dirigjent, Dr.Alush Morina,mjek,Dr.Fadil Miftari,mjek,Driton Gashi-pedagog i diplomuar,Migjen Begolli-violiniste e dipl.Afërdita Hasani-farmaciste e dipl.
Gentian Cena-dentist,Hajrije Loshi,juriste,Dr.Blerina Jorgaqi-Miftari,mesuesja Feride Gashi,
Mimoza Leka ,modelja Ariane Cena,studentet:Teuta Abazi,Qendresa Mehmeti,Albijona Sylejmani,Vijona Mjaku,nxënësit:Qendresa Behluli,Arbresha Ferati,Besarta Qerkinaj….
sportistet:Fahredin Jusufi,Vilson Gjoni,Besart Ibrahimi,,Fatmir Ferati

Ndër këta emra të njohur padyshim hynë edhe Enver Idrizi,menaxherët Agron;Islam dhe Besnik Bahtiri nga Gelsenkircheni të cilët edhe mundësuan në botimin e kësaj monografie,të cilët i falemnderojmë për këtë.

Pra ky libër monografik i Sejdi Gashit”KOMUNITETI SHQIPTAR NË GELSENKIRCHEN”paraqet një kontribut të vlefshëm shkencorë,me një studim të plotë në sferen e shkencës,arsimit,kulturës,emancipimit, si dhe afirmimit të vlerave kombëtare të shqiptarëve në mërgatë,që mund të llogaritet ndër librat më të vlefshëm monografik të këtij lloji deri më sot.

Përgatiti për Floart-Press:Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment