2011-02-26

Nga Agim Bacelli:Poeti i dhimbjes, Ndue Hila

Lezha & Lezhianet)

Sa shumë kujtime, sa shumë mall dhe dashuri për qytetin tim të lashtë e të ri, Lezhën; Lissus.

(Lat: Lissus, Tyrkish: Lesh.) Emri i tij " Lisso" e "Lissuss" gjithnjë sipas studiuesve të fushës, është nje ngjyrim linguistik i emrit të vjetër ilir "Lisi". Pra, qyteti i Lezhës, edhe përpara kthimit në një koloni helene nga Dionisi i Sirakuzes, dëshmohet si vëndbanim ilir.
Ky qytet është mbi tre mijë vjeçar ku historia e plotë e tij është akoma e panjohur.
Nuk është hera e parë që shkruaj për Lezhën dhe njerzit e saj të cilët kanë një vënd të veçantë në shpirtin tim që s'mund të shlyehen kurrë.

Nga një vend parahistorik, i hapur më vonë për vetëmbrojtje, Akrolisi, i vendosur në majën e malit të Shelbumit, 408 m mbi nivelin e detit, (shek XI p.e.s.) u fortifikua e u bë qendër e rëndësishme paraurbane shumë afër bregdetit lindor të Adriatikut. Më vonë ilirët (shek V p.e.s.) zbritën për kushte më të mira jetese në kodrën e Lisit (ku sot është vendosur kalaja mesjetare - Mbi qytetin e vjetër Sher) dhe e bënë atë një qytet të mirëfilltë të zhvilluar ekonomikisht e të përmëndur për mbrojtje.
(Është zbuluar një tunel i nëndheshëm qe lidh qytetin përbri Drinit me Kalanë i cili është kaq i gjërë sa mund të kalojnë dy-tre kalorës përbri njëri tjetrit.) Qyteti i Lisit, i vendosur në anën perëndimore të faqes së kalasë e deri në bregun e lumit Drin, është themeluar në fundin e shekullit IV p.e.s. si qytet i mirëfilltë ilir (në kuvendin e dytë të studimeve ilire në vitin 1986 është quajtur qyteti më i madh i Ilirisë). Në periudha të ndryshme ka lulëzuar si qytet, por dhe është djegur, pushtuar e shkatërruar, por gjithnjë i ringritur në këmbë deri sa erdhi në ditët tona.

Ngjarja më e rëndësishme e këtij qyteti të lashtë e të ri është pa dyshim "Beslidhja e Lezhës."
Kombi shqiptar lindi nga kjo Beslidhje që u mbajt në 2 mars 1444 ku gjithë prijësit shqiptarë u mblodhën për të bërë beslidhjen pë të ruajtur lirinë dhe traditën e të parëve të tyre nga pushtuesi turk.
Pas termetit të 15 Prillit 1979 i gjithë qyteti u bë i ri, pa asnjë ndërtetesë të vjetër. Vetëm Kalaja, mbi kodrën e qytetit ngeli e vjetër!
Ky qytet është i rrethuar nga laguanat Kunë e Vain, plazhi i bukur i Shëngjinit dhe bukuritë malore të Velës.

Gjeja me e bukur ne Lezhe per mua jane lezhianet dhe poetet e Lezhes.
Qyteti i Poetëve
Në kohën që unë jetoja atje, pashë se Fishta i ndaluar ishte shumë i njohur nga intelektualët dhe sidomos poetët lezhianë të cilët ruanin me shumë dashuri në kujtesën e tyre vargje të tëra të këtij Homeri Shqiptar. Nuk e harroj pilotin Pjetër Biba që për ditë do të më mërte mënjanë e do të më citonte fshehur me qindra vargje të Fishtës!

Une pata fatin e mire të njihem në Lezhë me poetë të tillë si Ndoc Gjetja, Rudolf Marku, Agim Isaku, Preç Zogaj, etje. (Me Isakun dhe Dolfin (Markun) do kisha nje miqesi të ngushtë). Shkrimtarë e publicistë të njohur si, Tonin Çobani, Kujtim Dashi, Mark Simoni, etje.
Por sot unë dua të përmënd në veçanti të gjithë poetët lezhianë që formuan "Shkollën Poetike Lezhiane" e njohur në mbarë Shqipërinë si Frang Bardhi, Fishta, Marku, Isaku, Zogaj, Mark Simoni, Pirro Visari, Alban Bala, Shpresa Kapisyzi, Arben Prendi, Leke Gjoka, Gjeto Turmalaj dhe më në fund mikun tim

Poetin Ndue Hilla
i cili ka lindur në Raboshtë të Lezhës në vitin 1960. Ka punuar si ekonomist, llogaritar etj. në fshatin e tij dhe në Lezhë. Tre vjet ka punuar ne Bazën Ajrore të Gjadrit ku edhe ne jemi njohur e miqësuar.
Në Maj të vitit 1997 ai së bashku me familjen e tij emigruanë në SHBA dhe sot jeton e punon në Detroit të Michigan-it.
Të marrësh penën dhe të besh një portret të poetit lezhjan Ndue Hiles duhët vërtetë shumë kohë sepse puna e aktiviteti i tij është i shumëllojshem dhe i gjithanshëm, por le të japim një tabllo sa më të shkurtër të portretit të tij letrar.

Veprimtaria e tij letrare

Ndue Hila ka qënë një bashkepunetor që në fillim të krijimit te "Koha Jonë", gazetë e përditshme e KP të Lezhës e më pas pronë e gazetarit Nikoll Lesi. Me ardhjen e tij në SHBA, ai është aktivizuar gjërësisht në masmedian elektronike në internet, është bashkëpuntor i revistës "Jeta katolike" që del në New York, është gazetar i " Zëri i Shëna Ndout" që botohet në Kosovë etj.
Ndue Hila shkruan poezi, tregime, rromane, etj.
Deri me sot ai ka botuarë këto libra:

1- E gjeta ku ta shkruaj emrin tënd. Poezi
2- Meteor dhimbjesh. Poezi
3- kitaristi i kabaresë Tregime
4- Humbësi i emrit Roman
5- Vraje vetminë (në botim) Poezi
- Është antar i shoqatës shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë.
- Antar i shoqatës ndërkombëtare të poetëve (International Society of Poets)
- Kandidat i PEN amerikan Center
- Antar i klubit të shkrimtarve "Drita" me qëndër në Greqi.
- Pjesemarres ne Antologjine "Zera te pa arritshem" me 195 poet nga e gjithe bota, botuar nga shoqata nderkombetare e poetve, (International Society of poets) ne muajn dhjetor 2006.

- Pjesmarres ne antologjine letrare "Gjuha e dashurise poetike" me poet shqiptarë ne emigracion, botuar ne Itali korrik 2006.
- Pjesmarres ne antoligjine "Bota S'ka Gjume", me poetë Shqiptarë në shtetin e Michigan-it
- Pjesmarrës në antologjinë " Perëndim i Malluar' me poetë shqiptarë në SHBA
- Për arritje të larta në poezi është nderuar më 23 korrik 2006 nga Shoqata Ndërkombëtare e poetëve, me Trofe (Kupë) dhe Medaljen e Bronxët.
- Është nderuar në muajn Nentor 2006 nga libraria ndërkombëtare e poetve ( Poetry.com dhe International Library of Poetry) me çmim special, në poezi.
- Një poezi e tij është në CD me 33 poetët nga e gjithë bota.
- Është nderuar me çmimin e tretë në poezi, në konkursin poetik "Kadmus" organizuar nga Klubi i Shkrimtarve "Drita" në Greqi, 2006.

Ndue Hila nuk e filloj krijimtarine e tij kur filloj jetën e veshitirë të emigrimit. Ai krijimtarine e ka filluar qe në moshën e tij rinorë
Mos botimi i ndonjë libri në kohën që ka qënë në Shqipëri, krahas ndonjë prablemi tjeter që tani dihët nga të gjithë, justifikohet me gjëndjen ekonomike, dhe mos përkrahjën nga drejtuesit e sistemit që poezitë etij tingllonin jo mirë vende- vende.. Kjo plage e gjithe kombit dhe në veçanti e disa krijuesve shqiptar.
Ndue Hila ka në dorë dhe së shpejti do ta çojë në botim monografine kushtuar heroit me të ri shqiptaro-amerikan, birit lezhjan Gentian Marku, vrarë në Irak me 25 nëntor, 2004 në përpjekje me terrorin Irakian.

Poet i Dhimbjes
Poezitë dhe shkrimet e Ndue Hilës rrjedhin nga brengat dhe brazdat e shpirtit sa të vuajtur aq dhe serioz e human në këtë botë ku dreqer e politikanë janë ulur bashkë, sidomos në Shqipëri...
Ah, kjo botë e lodhur deri në pafundësi
Qielli është i erret, pus i zi,
Lulja është mbytur në gjak
Në këtë botë ku politika
Është ulur këmbëkryq në një sofër
Me dreqërit prapë!
Edhe kur i këndon dashurisë, Ndue Hila të jep përshtypjen që dashuria në kohën e rinisë së tij është paguar shtrenjtë...Ndoshta!
Në bukurinë e saj rri i përkundur,
Si në të ëmblin gjumë..
Megjithëse pasionin e dua
Por shpirti më dhemb shumë...
Ndue Hila emigroi në Amerikë në një moshë të vështirë dhe nga një vënd që në rininë e tij të mësoje anglisht ishte tradhëti! Kështu që përsëri atij nuk ju ndanë vështirësitë dhe si pasojë edhe vuajtjet në "Tokën e Premtuar".
Pak fjalë në anglisht
i përdorja me zor,
qeshje me mua
Kur kërkoja në fjalor!

Ndue i këndon brengës, hallit, dhimbjes, vuajtjes,...të gjitha atyre anëve negative që e bëjnë jetën e njeriut tamam si një "Meteor Dhimbjesh" i cili humbet tamam si "Humbësi i Emrit" në kohën që "Kitaristi i Kabaresë" këndon këngën e pijanecit me zërin që i dridhet nga emocionet dhe "Shpirti që Vajton."
Në librat e tij Ndue Hila s'ka harruarë pa përmëndur asnje dhimbje që ka parë dhe ndjerë. Nuk ishte befasuese për mua kur pashë dhe një poezi për komisarin tim, pilotin Luto Sadiku që u dogj i gjallë para syve të mij! Prandaj them se atje ku është dhimbja jonë atje është dhe miku i mirë Ndue.

Ai në çdo libër na ka dhënë fuqishëm shkollën akademike të dhimbjes njerzore ku për provim të fundit, poeti dhe shkrimtari Ndue Hila, ka lënë vdekjen!
Ndue Hila, të lumtë!
Është krenari që një poet shqiptar dhe në veçanti, një poet lezhian nderohet me çmime të tilla që (me aq sa di unë) janë të parat e këtij lloj në Amerikë për shqiptaret.
Nga ne Shqiptaret duhet përdorur më tepër forca e fjalës për të thënë diçka mbi këta njerëz që po përfaqësojnë kombin tonë në arenën ndërkombëtare, duke rritur jo vetëm pristigjin e tyre personal por mbi të gjitha nderin tonë dhe të mbarë kombit shqiptar si komb me kulturë dhe i emacipuar.

I tille është edhe poeti Ndue Hila i cili po ngjit shkallët e tij poetike me një pjekuri dhe dinjitet edhe në vedin ku ai si fillim "bisedonte me fjalor në dorë."
Unë i uroj suksese dhe gjithmonë përparime në këtë rrugë sa të vështirë aq edhe të bukur, poetit Ndue Hila i cili i këndon sa vëndlindjes së tij edhe emigracionit nëpermjet vargut plot dhimbje e brengë dhe mjekon plagën e madhe të kombit shqiptar me një ngushëllim të pashoq.
Njëkohësisht si lezhian, ndihem krenar se Shkolla Poetike e Lezhës vazhdon të nxjerr përsëri talente të cilet po përfaqësojnë me dinjitet kudo ku ndodhen dhe po bëhen krenaria jonë.

Suksese Z. Ndue Hila në rrugën sa të vështirë por edhe të bukur të krijimtarisë letrare.
Ndue humanist dhe veprimtar shoqëror
Çdo shqiptar që ka ardhur vitët e fundit në shtetin e Michiganit (ku banon Ndue) po ta pyesesh për Ndue Hilën, është e pamundur që të mos e njohë sepse ai çdo njërit që e degjon se ka ardhur emigrant i ri, shkon pranë dhe perpiqet që me mundesit e tij ta ndihmojë të futet në jetën e vështirë të emigrantit me sa më pak probleme.
Motoja e tij është: “Vuajtjet e mija te fillimit dua të të mos i ketë asnjë shqiptar; të gjithë jemi vëllezër.”

Ai ka pritur dhe mbajtur në shtëpinë e tij shumë miq nga Lezha dhe nga vise të tjera të Shqipërisë për të cilët ka dhënë kontributin e tij për punë, strehim, shkollim dhe ç'fardolloj ndihme tjetër humane. Mua më kujtohet një rast kur Ndue mbajti në shtëpi një çift për tre muaj falas dhe kur ata dolën nga shtëpia e tij nuk i folën më me gojë! Ishte ajo kohë kur ne diskutonim për mosmirënjohjen që është shumë e rëndë ndër miq dhe unë atë kohë shkrojta një poezi, "Zogun që mbajta në shtëpi", e cila u prit shumë mirë në publik, e që ua pata kushtuar këtyre mosmirënjohësve.
Nuk dua të harroj punën e madhe që shoku im Ndue Hila pati bërë për ushtarin amerikan me origjinë nga Lezha, Gentian Marku, i cili u vra në Irak duke luftuar me terrorin e atjeshëm. Nën këmbënguljen e tij sot në Lezhë një rrugë mban emërin e Gentianit, po ashtu dhe shkolla në fshatin e tij të lindjes.

Jeta shumë e vështirë për një emigrant që emigron në moshë relativisht jo të re bën që tek ky emigrant të lindin strese të cilat për mendimin tim janë burimi i të gjitha të këqijave që na vijnë në jetë. Stres-emigrimi është si ai buldozier i fuqishëm që shkul një pemë nga një vënd ku ka jetur dhjetra vjet dhe kërkon ta mbjellë në një vënd tjetër ku, shpesh kjo pemë ka veshtirsitë e saja për të rizenë. Edhe Ndue Hilen, te cilin unë e mbaj mend të ri e të fuqishëm në Lezhë, ku atë freski dhe dinamizem, çuditërisht, ai e ruan edhe sot pas disa vitesh pune dhe stresi, si të gjithë ne emigrantët kudo që jemi shperndare per hallet e jetës.

Ndue Hila nuk është vetëm një shok e mik i mirë që duhet pasur zili, por ai është edhe një familjar shëmbullor. Fëmijët e tij janë nxënës shumë të mirë dhe të edukuar, kështu që një nga fëmijet e tij i është dekoruar me “Medaljen e Arit” nga vetë Presindenti i SHBA Xhorxh W. Bush.

- Këtë sakrificë që kam ardhur këtu e bëra për fëmijët e mij, - më thotë Ndue Hila shpesh, - dhe për këtë arratisje bëj fajtor politikën shqiptare e cila në vend që të punojë për një Shqipëri të begatë punon për begatinë e politikanëve hajdutë që kanë për piksynim vetëm fitimin dhe paratë!
- Kjo politikë deri diku e mbrasht ka berë që trurin dhe zemren e atdheut tone të dashur të shfrytëzojnë shtetet e ndryshmë të botës dhe shteti ynë drejtohet nga makina e vjeter tani e dalur boje.

Megjith këto vështirsi lodhje dhe stresi Ndue Hilen nuk e kanë penguar që ai të gjejë kohë dhe të shkruajë me ndjenjat e zemrës për vendlindjen, hallat, brengat, dashurinë jetën e progresin në vendin tonë. Le ti sjellim disa vargje nga poezitë e tij pë të illustruar më mirë këtë mendim.
Me merr malli me e përkëdhelë
Atë tokë që ka ngel djerrë e shkreta
Që shiu dhe vesa bukur e kanë lagështitë
Se po të punohej me duart të hekurta
Njomishtë të reja kishtë me çilë.
..................................................
Për të realizuar këtë do duhën:
Shkencëtarë,
Arkitektë,
Astronomë,
Njerëz.
E di se për çdo gje duhet punë, për vite e vitë
Ku çdo njëri pa frikë duhët të jetë,
Pjese e asaj që gjithmonë quhët.
Ripërtëritje.
Ndue Hila ka shumë antipati për politikën e majtë dhe të djathtë shqiptare dhe shumë vrejtje për elektoratin e tyre që nuk dinë tu thonë ndal liderëve të korruptuarë por u bejnë llozhë duke munduar ti nxjerrin sytë njeri-tjetrin dhe pushtetarët me të marrë pushtetin harrojnë atë çfar kanë premtuar!

Në vënd të epilog-ut
Nje dite me shi kur unë ndihesha shumë i vetmuar, i mbërthyer nga rebeshi në një nga McDonald-et e shumta të Manhattan-it, po mendoja i trishtuar pse nuk isha në vëndin tim? Atje edhe shiu është më ndryshe pasi e zbutin zërat e gëzuarë të atyre që hanë e pinë pa e vrarë shumë mëndjen për të nesërmen. Shqiptarët janë shumë miqësorë dhe shumë funny (të gëzuar) me gjithë fukarallëkun e tyre. Këtu stë flet kush, stë begenis siç i themi ne korçarët. Këtu s'bën dot asnjë mik e shok, ndoshta vetëm për pak çaste!

Po mendoja këto gjëra kur një dorë e lagur më fërkoi kokën ashtu siç dinë të bëjnë vetëm shqiptarët. Kthej kryet dhe ç'të shoh! Miku dhe shoku im lezhian, Ndue Hila po më prishi trishtimin dhe vetminë!
Thank God!
Nga Agim Bacelli
http://www.gazetakritika.net/
Ndue Hila


Malli për nënën.
U rrita kudo me hallet e jetës
E lotët si shiu më bien në faqe
Dua që çdo sekond të dëgjoj zërin e saj
Por edhe ashtu prap nuk kënaqem.
Si nuk munda vargjet t’i mbaroj
As lotët që bien në faqe e mjekër
Nuk po mundem mallin ta kaloj
Asgje në botë më të dashur nuk paska tjetër
Marr të flas me të, por nuk mundem
Marr ti shkruaj por jo.
Sa shumë unë për të po vuaj,
Siç vuan për mua dhe ajo.
Dramcat e bukes
Para kohe nga sofra ngrihesha,
kafshatën e fundit s’e mbaroja,
dramcat i lëshoja mbi çardak.
Nëna ashpër më qortonte:
-Kush nuk mbledh dramcat e bukës
dhe le kafshatën e fundit,
dreqi i ka zënë vend në bark.
Nuk e kundërshtoja, por sillesha vërdallë.
Nëna përsëri më thoshte:-Dramcat
Mblidhën, puthën e vihen në ballë.
Tani që jam vetë prind,
këtë qortim fëmijëve ua hedh.
Ata më përgjigjen duke buzëqeshur:
-Dramcat e bukës në Amerikë,
kush i mbledh?

Jam biri juaj!
Rrugicave të fshatit sërish unë dola,
prapë si dikur gjithë gropa dhe ujë.
Jeta si në legjendë vitet m’i vodhi,
O njerëz të mirë, unë jam biri juaj.
Kolovitem ngadalë me dregëza në shpinë,
koha asnjëherë nuk i shëroi.
Me moshatarët përqafohem,
Me të vjetrit këmbëkryq rri,
Kundërshtarve të dikurshëm
Buzëqeshje u dhuroj.
Ngrihem ngadalë, i lodhur, i menduar,
Buzëqeshjen e tyre mbi supe ngarkoj.
Je biri ynë -më thonë të gëzuar,
unë atë fjalë zemre
kurrë s’e tradhëtoj.
Ndue Hila ka lindur në fshatin Rraboshtë-Lezhë, më 28 tetor te vitit 1960. Hobi i tij është letërsia dhe drejtësia.
Eshte gazetar ne disa organe shtypi si ne Shqiperi dhe ne diaspore. .
Jeton se bashku me familjen ne Michigan, Amerike.
Ka botuar këto libra:
“E gjeta ku ta shkruaj emrin tënd”. Poezi
“Meteor dhembjesh”. Poezi
“Vraje vetminë” Poezi
"Shungullimat e heshtjes" Poezi
“Kitaristi i kabarese” Tregime.
“Humbësi i emrit” Roman.
“Heroi i dy Kontinenteve” Monografi
Disa nga poezite e tija jane perkthyer dhe botuar ne Italisht, Anglisht, Rumanisht.

Syte e tu
Më kujtohen ata sytë e tu,
ajo puthje e ndarjes në agim,
dita si endërr e bukur m’u shua,
mbet si dhimbje në shpirtin tim.
Për shumë vite u harruam
në këtë dhe të huaj, të larë me lotë.
Disa hërë u lodha t’i kujtoj sytë e shkruar,
nga malli nuk i kujtova dot.
Mos ishin sytë e tu si ngjyra ylberi,
si tallaz deti apo era në vjeshtë,
mos kishin ndriçimin e diellit,
apo bardhësinë e borës në bjeshkë?
Edhe sot kur i kujtoj kam mallëngjim,
shkëlqimi i tyre përherë më djeg si zjarr.
Shumë vite humba në këtë dhe të huaj,
sytë e tu i dashuroj prap si i marrë.

Me puthje me mbulo

Shiun ma prite me bluzën tënde të bardhë
e për vete nuk mendove se u bëre qullë.
Pisha shtatlartë i shihte puthjet tona…
Të dua, më pëshpërisje në vesh me zë të ulët.
Më beso më thoje, të dua si e marrë.
Buzët m’i rrëmbeje me afshin tënd të tërbuar,
kujtoja se dielli i pashpirt ishtë zhytur në to.
Ta kafshoj pak cepin e tyre?- belbëzojë lehtë,
pastaj ti me puthje më mbulo.
Hesht
Mos mendo se do më çmendësh,
nga imazhi im të dalësh e larë,
në fytyrën tënde dimri ka fjetur gjumë,
hesht në damarët e trupit tim.
Ka kohë që gjaku i freskët është tharë.
Hesht, dhe udhën e nisur mos e ndalo
në natën e terratisur, mos rrëzo meteor.
Ma mbyll gojën që të ma mbaj gulçimin,
ajrin e mushkërive robtuar ta kem në krahëror.
Gjysmake ma le ëndrren sonte,
shpirtin ma lodhi ankthi e mendimi.
Brengën do e mbylli në vetvete,
që nesër të shtriqet në kopshtin e harrimit.

No comments:

Post a Comment

Sinteza e dëshmive ( Recension për librin :Dibran Fylli"Tokë e mbjellë në varre" (Krimet serbe në Kosovë 1998/1999)

Mark Skinner: Të paktën 82 shqiptarëve që u dërguan gjallë në Serbi, gjatë luftës, u janë marrë organet Në raportin e Komision...