VV: Dell të tregojë publikisht se çfarë ndodhi në Kuvend

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti
“Votat e qytetarëve të Kosovës më 12 dhjetor, por edhe më 9 janar, ishin skajshmërisht të vjedhura dhe të manipuluara. Deputetët të cilët dolën nga këto vota të vjedhura, ata të PDK-së, të AKR-së dhe të pakicave kombëtare në Kosovë (te të cilët dorën në zemër vjedhja e votës, përmes vendeve të rezervuara, është e mbrojtur me ligj), edhe vet dje iu nënshtruan një procesi të manipulimit të votave. Këtë radhë, përmes kërcënimit dhe shantazhit, manipuloheshin votat e tyre”, thuhet në një kumtesë të Lëvizjes “Vetëvendosje”.
“Në këtë drejtim Presidenti dhe Kryeministri i vendit janë rrjedhojë e një procesi të manipulimit të dyfishtë zgjedhor: ata i morën postet e tyre përmes vjedhjes së votave të qytetarëve dhe manipulimit të votave të deputetëve që dolën nga votat e vjedhura të qytetarëve.. Të dy manipulimet ishin të ‘mbikëqyrura’ mirë nga faktorët ndërkombëtar. Madje ky i dyti kishte ‘mbikëqyrje’ aktive. Shtypi i sotëm i nxori në pah arsyet pse u zgjodh Pacolli president i vendit. Kjo arsye në këtë rast quhet Essad Puskar, një boshjako-amerikan i cili kishte punuar një kohë në USAID në Kosovë dhe është aktualisht kryetar i ‘D’asse Equity Group’. Një lloj Damir Fazlliqi në Kosovë”.

Ndërhyrjet me SMS të këtij personi në procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit paraqesin një prej shpërfaqjeje më eksplicite të fytyrës së deligjitimuar dhe deinstitucionalizuar të postit të presidentit por edhe të qeverisë së koalicionit të arritur rishtazi... A ta quajmë këtë demokraci? Kjo mënyrë e pazarllëkut me poste publike nuk len kurrfarë hapësire për asnjë fije dyshimi se krerët institucional po na imponohen. Dhe ky imponim dje ishte thuajse publik. Ne kërkojmë nga ambsadori i ShBA-ve Christopher Dell të tregojë publikisht se çfarë ndodhi dje. Në SMS-at e botuar në gazeta shihej qartë se edhe ai ishte i përfshirë në këtë inxhiniering zgjedhor të presidentit. Dhe ia ka borxh qytetarëve të Kosovës të tregojë se çfarë e shtyu atë të marrë pjesë në këtë proces kaq jodemokratik dhe jopolitik që ia zgjat jetën kryeministrore Thaçit dhe ia nis atë presidenciale Pacollit”.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri