2/20/11

Zhdukja e Remzi Hoxhës zbardhet dëshmia tronditëse e Avdyl Loshaj


"Remzi Hoxha" dëshmon për herë të parë Avdyl Loshaj

 16,626 videos 
120 views 
    


Avdyl loshaj: Kam frike nga SHIK-u, svij ne Shqiperi

Avdyl Loshaj, i mbijetuari nga torturat e SHIK-ut ne vitin 1995, dhe i rrembyer bashke me Remzi Hoxhen e Ziso Kristopulin, nuk pranon te deshmoje para Gjykates se Krimeve te Renda ku po zhvillohet procesi gjyqesor ndaj kater ish-shikasve.
Telekronisti qe u arratis nga baza e Sherbimit Informativ Kombetar ne Vain te Lezhes, i ka derguar nje leter gjykates dhe prokurorise, ne te cilen i tregon se ne Shqiperi nuk ndihet i sigurt per jeten, pasi eshte ndjekur dhe persekutuar per disa vite.


Avdyl Loshaj nga Carrabregu i Deçanit i torturuar nga agjentë e SHIK-ut 
"Ne Shqiperi me kane marre me force, me kane rrembyer dhe me pas me kane derguar ne nje kamp. Me pas me kane keqtrajtuar deri ne graden e fundit. Per arsyet e mesiperme nuk mund te vij ne Shqiperi, pasi nuk me sigurohet jeta. Njerez te SHIK-ut me kane ndjekur per disa vjet", shkruan Avdyl Loshaj.






(Floart-press,29 qershor 2008)



AKT-AKUZA/ Prokurori Xhevat Hana lexoi dje kërkesën për gjykimin e tre të pandehurve. Konventa Evropiane, baza e re ligjore

Historia e plotë e Remzi Hoxhës



Prokuroria: Torturat çnjerëzore kundër tre të shoqëruarve, në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës
I pandehuri në koma, Budion Meçe, do të gjykohet më vete. Gjykata rrëzon pretendimet për amnistimin e veprës penale

“Hoxha”, Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesat e Sefgjinit

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë rrëzoi për herë të dytë kërkesat e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini, për pushimin e çështjes së tij. Trupi gjykues nuk ka pranuar dje as pretendimin për amnistinë e veprës penale dhe as kërkesën për zhvendosjen e dosjes në Gjykatën e Lezhës. Vetë i pandehuri Arben Sefgjini nuk preferoi dje të vinte në gjyq, duke i dhënë të drejtën avokatit për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor. Në seancën e djeshme për zhdukjen e Remzi Hoxhës, gjykata rrëzoi edhe kërkesën e të pandehurit Avni Koldashi, i cili kërkoi veçimin e çështjes dhe gjykimin e dosjes së tij në aplikim të procedurave të përshpejtuara. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të gjykojë veçmas të pandehurin Budjon Meçe, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Dy ekspertët e Mjekësisë Ligjore pohuan dje para gjykatës së Meçe është në koma dhe nuk mundet të marrë pjesë në gjyq. Më pas, togat e zeza i dhanë fjalën prokurorit të çështjes të lexojë kërkesën për gjykim, për zhdukjen pa gjurmë të Remzi Hoxhës, por edhe për rrëmbimin e Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. “Shekulli” boton sot të plotë historinë e njërës prej krimeve më të rënda të ndodhura në vend, për të cilën akuzohen ish-zyrtarët e Shërbimit Informativ Kombëtar.
Procedimi penal nr.94 i vitit 20

113 views 
    
TRAZUAR | January 05, 2011 |  likes, 0 dislikes
Avdyl Loshaj, një nga personat që u rrëmbye nga SHIK-u në vitin 1995, por që ...


Unë Xhevat Hana, me detyrë prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, i komanduar dhe caktuar përgjegjës i grupit të hetimit për procedimin penal nr.94, të vitit 2006, të Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, me Urdhrat e Prokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të hetimeve paraprake, ju paraqesim për gjykim të pandehurit:
1. Arben Sefgjini, i biri i Prengës dhe Daves, i datëlindjes 1965, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i martuar, me arsim të lartë, me gjendje gjyqësore i padënuar, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” nga data 21 maj 2003 deri në datë 28.05.2004, i mbrojtur nga av. Neshat Fana;
2. Ilir Kumbaro; i biri i Nazmiut dhe Fitnetes, i datëlindjes 1953, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i martuar, me arsim të lartë, me gjendje gjyqësore i padënuar, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë nga data 18.12.2003, mbrojtur nga av. Ilir Murati.
3. Avni Koldashi, i biri i Hysenit dhe i Fates, i datëlindjes 1956, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i martuar, me arsim të lartë, me gjendje gjyqësore i padënuar, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” nga data 21.05.2003 deri në datë 22.11.2003, mbrojtur nga av. Nuhi Koldashi
4. Budion Meçe, i biri i Muharremit dhe i Merjemes, i datëlindjes 1951, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i martuar, me arsim të mesëm, me gjendje gjyqësore i padënuar, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, nga data 21.05.2003 deri në datë 28.05.2004.
Të akuzuar:
Në bashkëpunim kanë rrëmbyer shtetasit, Avdyl Loshaj, Ziso Kristopulli dhe Remzi Hoxha, vepra penale këto të parashikuara në nenet e Kodit Penal që ishte në fuqi në kohën kur janë kryer krimet, viti 1995.
Njëkohësisht, akuzohen se në bashkëpunim kanë torturuar shtetasit Avdyl Loshaj, Ziso Kristopulli dhe Remzi Hoxha, duke iu sjellë pasojë të rënda për shëndetin. Prokuroria pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.94, datë 13.10.2006, në ngarkim të të pandehurve Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi, dhe Budion Meçe, të akuzuar për veprat penale: “Rrëmbimi i personit” në tri raste të kryera në bashkëpunim dhe “Tortura me pasoja të rënda” në tri raste, të kryera në bashkëpunim. Kallëzimi
Në datë 21 tetor 1995, rreth orës 13:30, në ambientet e firmës “Albatros” me qendër në Tiranë, është rrëmbyer presidenti i kësaj firme, shtetasi shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Rrëmbyesit kanë përdorur makinën me targë TR 24-49 C. Kjo ngjarje është denoncuar menjëherë pas ndodhjes në komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, nga punonjësit e firmës “Albatros”, si dhe familjarët e të afërmit e shtetasit Remzi Hoxha. Mbi këtë bazë, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në datë 25.10.1995, ka regjistruar procedimin penal nr.499, për veprën penale: “Rrëmbimi i personit” të kryer në bashkëpunim.
Hetimet për këtë procedim janë pezulluar dhe rifilluar disa herë.Mbi bazën e rekomandimit të Avokatit të Popullit, në datën 16 janar 2003, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë rifilluar hetimet e pezulluara në vitin 1997. Po mbi bazën e rekomandimit të Avokatit të Popullit është regjistruar procedimi penal nr.131, në të cilin bëhej fjalë për rrëmbimin e shtetasit Ziso Kristopulli me banim në Ksamil të rrethit Sarandë, po në muajin tetor të vitit 1995. Meqenëse këto dy rrëmbime kishin lidhje midis tyre, Prokuroria, bazuar në nenin 92 të K.PR.Penale, në datë 13.05.2003ka vendosur bashkimin e këtyre dy procedimeve penale në një procedim të vetëm.
Historia e rrëmbimit
Në fund të muajit shtator 1995, paradite, në një lokal pranë Qytetit Studenti në Tiranë, është rrëmbyer me makinë nga tre persona të prezantuar si punonjës të SHIK-ut, shtetasi Avdyl Loshaj, i datëlindjes 1972, lindur në Deçan të Kosovës dhe me banim të përkohshëm në Tiranë. Ai është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Informativ Tiranë, të cilat ndodheshin në atë periudhë në katin e tretë të ndërtesës së Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë. Aty është mbajtur i izoluar për disa ditë, pa asnjë lloj akti ligjor.
Rezulton e provuar se gjatë këtyre ditëve, shtetasi Avdyl Loshaj është marrë në pyetje vazhdimisht, ku i janë kërkuar shpjegime, sqarime dhe deklarime lidhur me “aktivitetin e tij kriminal” në Shqipëri, të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, me të cilët ky njihej apo shoqërohej. Për ta detyruar që ai të deklaronte për sa më sipër, e kanë keqtrajtuar dhe torturuar në mënyrë të vazhdueshme, ku paraprakisht e kanë lidhur.
Duke mos i duruar dhe përballuar keqtrajtimet dhe torturat fizike e psikike, shtetasi Avdyl Loshaj ka vendosur t’i japë fund jetës. Këtë veprim e ka kryer ditën, në prani të shumë personave, duke u hedhur nga dritarja e banjës së katit të tretë, në momentin që është dërguar aty për nevoja personale dhe ka rënë në oborrin e kësaj ndërtese, ngjarje kjo të cilën e kanë parë dhe deklaruar shumë persona. Është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku sipas deklarimeve të të dëmtuarit, i kanë vendosur këmbën e majtë në allçi, pasi e kishte të thyer në katër vende. Për ta shmangur nga kontaktet me të njohur apo të interesuar të tij, e kanë marrë nga spitali me këmbën e futur në allçi dhe e kanë dërguar në një ndërtesë të fshehtë që administrohej nga SHIK-u, në vendin e quajtur Vain të rrethit Lezhë, ku edhe aty sipas deklarimeve të tij, është lidhur dhe keqtrajtuar në mënyrë çnjerëzore për shumë ditë. Pasi kanë “siguruar” me përdorim torture, deklarime nga i dëmtuari Avdyl Loshaj, se ai në bashkëpunim me shtetasit Ziso Kristopulli dhe Remzi Hoxha kishin kryer aktivitet të përbashkët armiqësor kundër Republikës së Shqipërisë, është organizuar dhe realizuar edhe rrëmbimi i këtyre dy shtetasve.
Kristopulli dhe Hoxha
Në datën 18 tetor 1995, është rrëmbyer shtetasi Ziso Kristopulli, i biri i Vangjelit dhe i Galinisë, i datëlindjes 1947, lindur në Livadhja të rrethit Sarandë dhe banues në qytetin e Ksamilit, me kombësi greke dhe shtetasi shqiptare, i martuar, me fëmijë, me arsim të lartë, me gjendje gjyqësore i padënuar, me profesion zooteknik. Rrëmbimi i tij është realizuar paradite në qytetin e Ksamilit, ku personat që e kanë rrëmbyer i janë prezantuar si punonjës të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe pavarësisht kundërshtimit të tij, është marrë dhe është futur në makinë e brenda ditës është dërguar në Vain të rrethit Lezhë, duke i vënë gjatë rrugës maskë në fytyrë për të mos parë se ku po e dërgonin. Rezulton e provuar se në bazën e mësipërme, shtetasin Ziso Kristopulli e kanë lidhur me tel pas krevatit dhe e kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore për disa ditë, duke e goditur me shkop druri tek shputat e këmbëve me qëllim që të pranonte me çdo kusht, se ishte vënë në shërbim të agjenturave të huaja dhe se në bashkëpunim me persona të tjerë (Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxhën) kishin sjellë nga jashtë armë të llojeve të ndryshme. Duke mos qenë në gjendje t’u rezistonte torturave të mëtejshme, fizike dhe psikike, dhe i frikësuar nga kanosjet serioze se nuk do të dilte i gjallë andej në rast se nuk do të shkruante, ka pranuar të shkruajë ato që i kërkoheshin dhe ashtu si i kërkoheshin, duke ngarkuar dhe fajësuar padrejtësisht veten e tij, si dhe personat e tjerë.
Në vazhdim, këtyre të dyve u është shtuar edhe shtetasi shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i biri i Aliut dhe i Hanifes, i datëlindjes 1955, i martuar, me pesë fëmijë të mitur, me arsim të lartë, i civil, në vitin 1994 kishte ardhur nga Shkupi për të banuar në Tiranë, duke hapur një aktivitet privat; një punishte për prodhime dyersh dhe dritaresh duralumini në të cilën ishin të punësuar 10 punëtorë dhe specialistë, firmë e miratuar me vendim gjykate dhe mbante emrin “Albatros”. Ai është rrëmbyer në qendrën e punës nga persona të armatosur në datën 21 tetor 1995, rreth orës 13.30 dhe pasi është lidhur me pranga dhe maskuar në fytyrë, është dërguar edhe ky në Vain të rrethit Lezhë. Për kryerjen e këtij rrëmbimi janë përdorur tre makina, të tipave të ndryshme, njëra prej të cilave kishte të vendosura targat TR 2449 C. Nga verifikimi i kryer nga Drejtoria e Policisë Rrugore Tiranë ka rezultuar se: targa TR2449 C, ishte tërhequr nga Drejtoria e Shërbimit Informativ Kombëtar, për nevoja operative në muajin mars 1995. Tek kjo e fundit, sipas dokumenteve të administruara në dosje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dokumente të cilat vërtetonin se targa TR 2449 C ishte tërhequr nga SHIK zyrtarisht dhe se i përkiste këtij shërbimi dhe konkretisht: Mandat Arkëtimi nr.380, datë 20.03.95, me nr.serie 18886, me të cilin dokumentohej marrja e tre targave dhe pagimi nga DSHI Tiranë, i shumës 3930 lekë, midis të cilave edhe targa TR 2449 C.
Po kështu është e administruar në dosje edhe shkresa nr.230, dt 18.03.1995, e Drejtorisë së Shërbimit Informativ Tiranë, me të cilën i është kërkuar Degës së Qarkullimit Rrugor Tiranë, pajisja me dhjetë targa private, për interes të punës private.
Torturat në bazën e SHIK-ut
Rezulton e provuar se edhe ndaj shtetasit Remzi Hoxha, pas dërgimit në qendrën e mësipërme menjëherë kanë filluar keqtrajtimet dhe torturat. Një gjë të tillë e kanë deklaruar të dëmtuarit Ziso Kristopulli dhe Armando Loshaj, ku ky i fundit pretendon se në një moment e ka parë rastësisht shtetasin Remzi Hoxha duke kaluar në korridorin e ndërtesës ku mbaheshin të izoluar. Veprimet e secilit prej autorëve ndaj të dëmtuarve, i kanë shpjeguar me detaje vetë të dëmtuarit Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopulli, si dhe personat e tjerë që kanë qenë roje, apo i kanë shoqëruar të dëmtuarit në momente të caktuara. Sipas deklarimeve të të dëmtuarve; Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj, ata janë lidhur, keqtrajtuar dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe të vazhdueshme me mjete të forta, dhe i kanë detyruar si dhe u kanë diktuar që jashtë vullnetit të tyre të pranonin se: kishin kryer aktivitet armiqësor kundër Republikës së Shqipërisë, se ishin agjentë të zbulimeve të huaja, se kishin futur armë të llojeve të ndryshme dhe se i kishin shpërndarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë etj, etj. Nga materialet e administruara në dosje rezulton e provuar dhe dokumentuar se shtetasit Avdyl Loshaj, Ziso Kristopulli dhe Remzi Hoxha, janë rrëmbyer, izoluar, torturuar dhe u janë marrë deklarime për aktivitet të përbashkët kriminal, në të njëjtën periudhë kohore, në të njëjtin vend dhe nga të njëjtët persona. Kjo procedurë ka vazhduar derisa i është arritur qëllimit, marrja e deklarimit kompromentues për vetë të dëmtuarin dhe për personat e tjerë të menduar apo të imagjinuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të përbashkët. Nga ky rrëmbim dhe mbajtja peng, shtetasi Avdyl Loshaj është liruar mbas një muaji, shtetasi Ziso Kristopulli mbas pesë ditësh, pasi në ndihmë të tij, për ta liruar nga ky rrëmbim dhe izolim, është vënë shtypi dhe media, të cilat e kanë publikuar rastin, aq më tepër që ai ishte minoritar dhe kryetar i Partisë Socialiste për Ksamilin. Mbas rreth 20 ditësh pas lirimit nga rrëmbimi i mësipërm, i dëmtuari Ziso Kristopulli ka shkuar në Greqi për t’u kuruar dhe sipas deklarimit të mjekut që e ka vizituar dhe i ka bërë radiografi të mushkërive ka rezultuar me dëmtim në mushkërinë e djathtë me një madhësi rreth 5 cm, ku sipas tij, ishte shkaktuar nga goditja, nga dhuna, nga ushtrimi i forcës fizike. I dëmtuari Ziso Kristopulli ka deklaruar se ka qëndruar në Greqi për rreth dy muaj për t’u kuruar.
Ndërsa shtetasi Remzi Hoxha nuk është lëshuar, por është mbajtur dhe mbahet peng deri më sot dhe nuk dihet për fatin e tij, pra rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë, megjithëse në mënyrë të vazhdueshme familjarët e tij e kanë kërkuar dhe vazhdojnë ta kërkojnë me këmbëngulje pranë organeve kompetente shqiptare.
Baza ligjore
Në librin “Rreth Konventës Evropiane”, Komentar i shkurtër mbi Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në Vendimin “Cakici kundër Turqisë” i dt 8.07.1999, Dhoma e Madhe, ECHR 1999-IV, par.87, midis të tjerash Gjykata shprehet: “Zhdukja e personit të arrestuar të bën të dyshosh, në rrethana të caktuara, se ai ka vdekur. Nëse autoritetet nuk japin shpjegime se çfarë ka ndodhur me të, gjatë qëndrimit në arrest, mbajnë përgjegjësi për vdekjen e tij”.
Nga materialet e administruara në dosje rezulton e provuar se:Rrëmbimet dhe torturimi i këtyre personave, në muajt shtator-tetor 1995, janë organizuar dhe realizuar në bashkëpunim nga Arben Sefgjini me detyrën Zv/ Drejtor dhe më pas Drejtor i SHISH-itTiranë, Ilir Kumbaro, Kryetar i degës Parë në Drejtorinë e SHISH Tiranë, Avni Koldashi, me detyrën Shef i Bazës së Vëzhgimit nr.10 Tiranë dhe Budion Meçe, me detyrën inspektor në Drejtorinë e Shërbimit Informativ Tiranë. Nga ana e tyre, veprimet janë bërë të studiuara, në bazë të një plani konkret dhe jo në mënyrë të rastësishme. Personat të cilët i kanë rrëmbyer, paraprakisht ata i kanë verifikuar se ku ndodheshin, i kanë mbajtur në vëzhgim për disa ditë dhe më pas kanë realizuar marrjen e tyre me forcë, lidhjen e tyre, vënien në kokë të mbeteve që të mos lejonin shikimin nga ana e tyre se ku po dërgoheshin me makinë, mbajtja të izoluar në ambiente të fshehta të siguruar me roje të brendshme dhe të jashtme që të mos kishin asnjë mundësi largimi, komunikimi apo ankimi.
Ndryshimi nga hetimi I
Pas lirimit të të pandehurve,prokuroria nuk arriti të provonte faktin se ekzistonte nevoja për verifikime veçanërisht komplekse, të cilat e bëjnë të domosdoshme zgjatjen e afateve të paraburgimit të kërkuar.
Në këto kushte, gjykata çmon se, nuk ndodhemi përpara kushteve të përcaktuara nga nenin 264/2 i K.Pr.Penale e për rrjedhojë, nuk mund të justifikohet kërkesat e prokurorit për zgjatjen e afatit të paraburgimit për të pandehurit”. Përsa i përket të pandehurit Avni Koldashi, rezulton se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur pushimin e hetimeve në ngarkim të tij, me arsyetimin se:”i pandehuri ka vepruar me urdhër të eprorëve të tij dhe vetëm në shoqërimin e të të dëmtuarve...”
Mbas një muaji nga revokimi i masës së sigurimit të vendosur nga Gjykata, dhe pikërisht në datë 01.07.2004, Prokuroria ka vendosur pushimin e akuzave në ngarkim të të pandehurve Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Budion Meçe, dhe njëkohësisht pezullimin e hetimeve për procedim penal. Në vendimin e pushimit të akuzave të datës 1 korrik 2004, Prokuroria ka konkluduar se:”në ngarkim të të pandehurve janë të provuara akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “torturës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 86-25 të Kodit Penal. Por këto dy vepra penale sipas Ligjit Nr.8202 dt 27.03.1997 “Për amnistinë” janë amnistuar dhe për këtë shkak, bazuar në nenin 328 pika 1 gërma “dh” të K.Pr.Penale ka vendosur pushimin e akuzave në ngarkim të të pandehurve”.
Nga materialet e administruara në dosje rezulton se: Prokurori i Përgjithshëm, mbi bazën e Rekomandimit të Avokatit të Popullit, ka marrë Vendimin nr.146, datë 08.09.2006 me të cilin ka vendosur:
Shfuqizimin e vendimeve të pushimit të akuzave në ngarkim të të pandehurve Avni Koldashi, Arben Sefgjini, Budion Meçe dhe Ilir Kumbaro të datave 22.11.2003 dhe 01.07.2004.
Shfuqizimin e vendimit të pezullimit të hetimeve të procedimit penal Nr.499, të vitit 195, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vazhdimin e hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë. Në këtë vendim midis të tjerash arsyetohet dhe argumentohet: “Ky kualifikim ligjor është i gabuar pasi nga rrethanat e faktet rezulton se vepra penale e konsumuar është ajo e “Rrëmbimi dhe mbajtjes peng të personit në bashkëpunim” e parashikuar nga neni 109/1-25 të K.P. I gabuar është ky kualifikim nga Prokuroria edhe për faktin tjetër pasi shpërdorimi i detyrës nuk mund të përthithë elementët e veprës penale të rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit, të cilat në rastin konkret janë konsumuar plotësisht. Kjo pasi një vepër penale më e lehtë nuk mund të përthithë kurrsesi elementët e një vepre penale më të rëndë, por ndodh e kundërta.
KERKOJ:
Gjykimin e çështjes penale nr. 94, viti 2006 në ngarkim të të pandehurve: Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budion Meçe, akuzuar për veprat penale: “Rrëmbimi i personit”, në tri raste i kryer në bashkëpunim si dhe “Tortura me pasoja të rënda” në tre raste, të kryera në bashkëpunim, parashikuar në nenet e Kodit Penal, i cili ka qenë në fuqi në kohën kur janë kryer veprat penale.
Përgjegjësi i grupit të hetimit
Prokurori
Xhevat Hana
REMZI HOXHA
Ai është rrëmbyer në qendrën e punës nga persona të armatosur në datën 21 tetor 1995, rreth orës 13.30 dhe pasi është lidhur me pranga dhe maskuar në fytyrë, është dërguar edhe ky në Vain të rrethit Lezhë. Për kryerjen e këtij rrëmbimi janë përdorur tre makina, të tipave të ndryshme, njëra prej të cilave kishte të vendosura targat TR 2449 C
ZISO KRISTOPULLI
Rrëmbimi i tij është realizuar në qytetin e Ksamilit, ku personat që e kanë rrëmbyer i janë prezantuar si punonjës të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe pavarësisht kundërshtimit të tij, është marrë dhe është futur në makinë e brenda ditës është dërguar në Vain të rrethit Lezhë, duke i vënë gjatë rrugës maskë në fytyrë për të mos parë se ku po e dërgonin
AVDYL LOSHAJ
U rrëmbye në një lokal pranë Qytetit Studenti në Tiranë, nga tre persona të prezantuar si punonjës të SHIK-ut. Ai është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Informativ Tiranë, të cilat ndodheshin në atë periudhë në katin e tretë të ndërtesës së Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë. Aty është torturuar në mënyrë çnjerëzore për disa ditë
Urdhrat
Rrëmbimi i Remzi Hoxhës si dhe i personave të tjerë, nuk është bërë me urdhër të shkruar dhe nuk ka asnjë gjurmë zyrtare të vendit se ku janë dërguar dhe se çfarë është bërë më tej me ta. Vetë ky fakt duhet të konsiderohet si një mungesë shumë e rëndë, sepse u jep mundësi atyre që kryen aktin e privimit të lirisë të fshehin pjesëmarrjen e tyre në krim, të ngatërrojnë gjurmët dhe t’i shmangen përgjegjësisë për sa i përket fatit të të rrëmbyerit Remzi Hoxha.
Trupi
Zhdukja e tij është kryer në bashkëpunim dhe ka ardhur si pasojë e rrëmbimit, mbajtjes peng, izolimit, keqtrajtimit dhe torturimit në mënyrë çnjerëzore, pra përgjegjësia është e përbashkët dhe nuk ka asnjë arsye që kjo çështje të pezullohej, pasi në këtë rast nuk gjendet trupi i Remzi Hoxhës, dhe jo se nuk dihen autorët e kryerjes së këtij krimi”.



Gjykata e Shkupit shpall të vdekur biznesmenin Remzi Hoxha, 15 vjet pas zhdukjes.


Dje(1 korrik 2010,v.j) në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në procesin penal ndaj tre ish-shikasve, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, të akuzuar për rrëmbimin, torturimin me pasojë zhdukjen e biznesmenit shqiptar, Prokuroria e Krimeve të Rënda paraqiti vendimin e Gjykatës së Shkupit për shpalljen si të vdekur të Remzi Hoxhës.

Prokurori i çështjes, Xhevat Hana në seancën e djeshme gjyqësore kërkoi nga gjykata që këtë vendim ta bëjë pjesë të fashikullit të gjykimit. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i të akuzuarit Sefgjini, Zef Nikaj tha se një vendim i tillë nuk ka asnjë vlerë për procesin, pasi bëhet fjalë për një çështje civile.

Pesëshja gjykuese e kryesuar nga Gurali Brahimllari u tërhoq në dhomën e këshillimit, për të dalë më vonë me vendimin e pranimit të kërkesës. “Gjykata vendosi t’u drejtohet me letërporosi autoriteteve maqedonase për të marrë vendimin për shpalljen si të vdekur të Remzi Hoxhës”, - u shpreh kryesuesi i seancës.

Familjarët e biznesmenit Hoxha i janë drejtuar Gjykatës së Shkupit për shpalljen si të vdekur të njeriut të tyre të dashur pas 15 vitesh, që prej ditës kur u rrëmbye në punishten e tij në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë me 21 tetor 1995.

Përmes këtij vendimi, prokuroria po përpiqet të mbështesë akuzat e ngritura ndaj tre ish-shikasve, Sefgjini, Kumbaro dhe Koldashi, për rrëmbimin, torturimin me pasojë vdekjen e biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha.(Floart-Press,1 korrik 2010)


“Vrasësit e babait tim, në poste kyçe të shtetit”


remzi hoxha
Personat që organizuan zhdukjen e babait tim, në vend që të ndëshkoheshin nga ligji, janë shpërblyer duke u vendosur në poste drejtuese të shtetit Shqiptar”. Me këto fjalë Ardian Hoxha, djali i madh Remzi Hoxhës, shpjegon atë që po ndodh me çështjen hetimore të babait të tij dhe pse nuk po zbulohet vendi ku janë groposur eshtrat e të atit. Ardian Hoxha, 27 vjeç, është drejtori administrativ i Kolegjit Amerikan të Prishtinës, një nga institucionet arsimore elitë të Kosovës, që financohet tërësisht nga familja Hoxha.
A e mban mend takimin e fundit që ke patur me babain tënd përpara se të ndodhte ngjarja e 21 tetorit 1995?
Takimi i fundit ka qenë më datë 20 tetor, një ditë perpara ngjarjes. Kishte pesë ditë që më çonte me makinë në shkollë. Unë në atë kohë isha te kolegji turk në Tiranë. Ata kishin marrë një objekt të ri dhe e përfunduan me vonesë, kështu që dhe shkolla nisi me vonesë më 16 tetor 95. Pesë ditët e para të javës, nga e hëna deri të premten, babai më çoi me makinë në shkollë. Ditën e fundit e morën zyrtarët e SHIK-ut. Dhe nga ajo ditë nuk e kam parë më, nuk është kthyer më.
Si e morët vesh për atë që i ndodhi babait tuaj?
Fillimisht mundoheshin të na e mbanin të fshehtë meqënëse kishim tezen nga Shkupi që kishte ardhur për të na vizituar. remzi-hoxha.JPGAjo do të ikte të shtunën dhe për të mos u bërë merak na tha që ai do të kthehej të nesërmen ose të pasnesërmen. Meqënëse askujt nuk i shkonte mendja për keq pritëm deri sa iku tezja. Lajmin që babai kishte shkuar në Shkodër, se atje kishte një projekt me duroalumin dhe duhej ta përfundonte, na e dha një punonjës që punonte me të, Astrit, i ati i një shoku të babait, Gentit. Të nesërmen ata erdhën që të në ndihmojnë për ta shoqëruar tezen deri te vendi ku nisen autobuzat për në Shkup, te hotel Tirana. Kur ishim duke u përcjellë me tezen, pamë të shoqen e Astrit që po qante, ne kujtuam se ajo po mërzitej për tezen që po shkonte, ndërsa ajo e kishte patur tjetër kund qëllimin. Po qante për ne fëmijët. Kur shkuam në shtëpi nënën e njoftuan, por ne si fëmijë nuk kuptuam gjë edhe pse pamë që u bë një panik, por nuk e dinim për çfarë bëhej fjalë. Në këto momente, nëna bashkë me Astritin dhe një shokun e babait nga Kosova dolën nga shtëpia dhe nisën ta kërkonin babain në polici, pikërisht te rajoni nr.3. Gjatë kësaj kohe nga Shkupi na telefonoi halla, pasi nëna i kishte njoftuar xhaxhallarët se babain e kishte marrë policia. Në çastin që telefonoi halla, telefonin e kapa unë dhe ajo më pyeti se kush e kishte marrë babain, policia apo ushtria, çfarë kishte ndodhur me të. Unë iu përgjigja se nuk dija gjë, por sa po të vinte nëna do ti thosha ta merrte në telefon. Pikërisht nga kjo telefonatë u vumë në panik dhe ne fëmijët se çfarë kishte ndodhur me babain tonë. Kur u kthye nëna, i kishin thënë se është marrë vetëm për verifikim personi dhe se do të lirohej mbas 24 ose maksimumi 48 orësh. Meqënëse ishte e shtunë pritëm deri të dielën në orën 13.30 në drekë, se në atë orë e kishin marrë, por nuk u lirua. Pritëm deri të hënën në drekë kur u bënë 48 orë, por prapë nuk u lirua. Duke menduar që e diela ishte pushim, thamë se mbase nuk e merrnin parasysh dhe vendosëm të prisnim dhe një ditë tjetër dhe 24 orë të tjera, por prapë nuk u lirua. Prit me orë, prit me javë, pritë me muaj, kaluan dhe vitet, u bë më shumë se një dekadë dhe ende nuk kemi përgjigje.
A e dini kush e rrëmbeu babain tuaj?
Për fat të mirë punëtorët që kanë qenë në momentin e arrestimit të babait, i kanë verifikuar menjëherë targat e veturave që e kanë marrë, dhe kanë marrë dokument që ato makina, ato targa, janë të SHIK-ut. Po edhe personat që e kanë marrë dihen me emra, me mbiemra, me fytyra, me gjithëçka, siç i kanë përshkruar dëshmitarët okularë. Madje dihen edhe saktësisht personat që e kanë marrë fizikisht babain tim. Që janë të njohur për të gjithë opinionin. Një pjesë e tyre ende janë në Shqipëri, kanë qenë dhe në paraburgim edhe pse nuk e dimë a është kryer ndonjë seancë gjyqësore për akuzat ndaj tyre. Tani ata gjenden dhe në pozita shtetërore, që nga zoti Arben Sefgjini që është në krye të tatimeve, pastaj Bashkim Gazidede, që ishte në krye të hipotekës, dhe tash është në kurim mjekësor me paratë e taksapaguesve shqiptarë për shërimin e tij. Ndërsa pjesës tjetër, u janë bërë dokumentacione false dhe gjenden kush në Angli e kush në shtete të tjera nga rezulton se shteti apo zyrtarë shtetërorë, ua kanë bërë dokumentacionin dhe ua kanë ndërruar identitetin. Në anën tjetër, i kanë zhdukur të gjitha faktet, të gjitha gjurmët për të penguar hetimin e çështjes.
A keni ende shpresë se është gjallë dhe një ditë do të kthehet?
Normal që çdo ditë kemi pritur me shpresë se mbase dhe mund të kthehet, jemi përpjekur të mendojmë se nuk ka ndodhur më e keqja. Madje dhe tash, egziston ajo përqindja e shpresës, se ndoshta mund të kthehet meqënëse ende se kemi kufomën, ende si kemi eshtrat. Pra mendja na shkon se ndoshta mund të jetë diku edhe pse të gjitha rrugët të çojnë te fakti se e kanë torturuar, e kanë mbytur, dhe u ka mbetur në dorë. Me qëllim apo pa qëëllim ata e dinë, autorët e veprës.
A e keni ditur ju si familje se me çfarë aktiviteti merrej babai juaj?
Ne asnjëherë nuk e kemi ditur se me çfarë pune po merret. Ne kemi thënë se po merret me politikë, gjithë aktivitetit të tij, i kemi thënë, politikë. Dhe në rastin kur ka ndodhur kjo, gjithë familja kemi thënë, e urrejmë politikën, e urrejmë politikën. Jo vetëm ne familja e ngushtë, fëmijët dhe nëna, por as xhaxhallarët se kanë ditur saktësisht se me çfarë aktiviteti është marrë babai. Tani dalin gjërat, pasi normalisht është një situatë më pak e rrezikshme, dhe ne po mësojmë çdo ditë për aktivitetin e tij sa vjen e më shumë. Fat është që shumë miq të tij janë ende gjallë edhe pse kanë qenë nëpër burgje, kanë kaluar keqtrajtime të jashtëzakonshme. Por fatmirësisht këta njerëz janë ende gjallë, fatmirësisht ekzistojnë shumë dokumentacione për aktivitet që kanë kryer, qofshin ato legale apo ato ilegale për rregjimin serb të asaj kohe. Pasi çdo aktivitet në fushën e kombëtare ishte ilegalë në atë kohë. Dhe pas këtyre të dhënave dhe informacioneve të reja që kanë dalë në dritë, kemi arritur ta plotësojmë të gjithë
mozaikun e aktivitetit të babait tim.
Çfarë ndjeni sot në këtë ditë kur në Kosovë është duke u festuar shpallja e pavarsisë?
Sot në këtë ditë që Pavarsia e Kosovës u realizua, për ne familjarët e Remzi Hoxhës është një ndjenjë shumë e veçantë, meqënëse kjo ishte dita për të cilën kishte luftuar babai im. Mbaj mend disa thënie të tij se “qëllimi im është që këmba e ushtarit serb, e policit serb, të mos shkelë më në Kosovë”. Dhe ja tani u realizua kjo ëndër e tij. Unë si djalë i Remzi Hoxhës ndjehem krenar që jam djali i tij dhe me përkrahjen e familjes kam vendosur të vazhdoj aktivitetin që ai la në mes, por në një mënyrë pak më ndryshe. Në vitin 2003 vendosa të themeloj, apo hap një shkollë sipas metodave amerikane në mënyrë që të arsimojmë të edukojmë, të përgatisim kuadro që nesër do ti shërbejnë jo vetëm Kosovës por gjithë shqiptarëve. Motoja e shkollës sonë është: Të arsimojmë liderët e së nesërmes për një të ardhme më të mirë. Jemi duke e bërë këtë punë me shumë sukses pasi çdo vit rritet numri i të diplomuarëve tanë. Ata vazhdimisht po arrijnë suksese duke u rregjistruar në universitete me shumë reputacion në botë.



Kryeziu, dëshmitar kyc për Remzi Hoxhën

 16,626 videos 

 dhe familja jua kanë kryer hetime në rrugë private dhe kanë mbajtur kontakte me autoritetet hetimore në Shqipëri. Çfarë ju ka rezultuar kush janë përgjegjësit kryesorë?
Përgjegjës kryesor, unë mendoj se ka qenë pushteti i asaj kohe me në krye zotin Sali Berisha, për shkak se autorët e kësaj pune janë njerëzit e tij më të afërt, duke filluar prej Bashkim Gazidedes deri te Arben Sefgjini, Budjon Meçe, Ilir Kumbaro dhe persona të tjerë. Gjatë gjithë këtyre viteve asnjëherë nuk është marrë me rastin tonë, as në kohën kur ishte president dhe as tani që është kryeministër dhe e ka pushtetin në dorë prej disa vitesh. Ndërkohë, kur sapo u zgjodh në krye të vendit thoshte se do të luftojë kriminelët dhe se do të luftonte gjithkënd që kryen krime. Por rezultoi e kundërta, pasi njerëzit që i kishin bërë krimet(sipas dhe raportit të prokurorisë) Bashkim Gazideden dhe Arben Sefgjinin, i ka vënë në pozitat më kyçe të vendit. Por si duket ose janë shumë të afërt me njëri-tjetrin ose shantazhojnë njëri-tjetrin, gjë që ka ndodhur edhe me Theodhori Sollakun. Në këtë mënyrë ata mbajnë njëri-tjetrin dhe rastin tonë mundohen gjithmonë ti hedhin mjegull dhe ta bëjnë sa më të paqartë(Floart-Press)




Zbardhet rrëfimi tronditës i Avdyl Loshajt, pengut që u mbijetoi torturave të SHIK-ut. Dëshmia e tij e ardhur përmes letërporosisë është prova kryesore në gjyqin ndaj tre ish-shikasve, Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro, të cilët akuzohen për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit, Remzi Hoxha, 16 vite më parë.





Gazeta Shqiptare ka mundur të sigurojë nga burime pranë Ministrisë së Drejtësisë, letërporosinë me dëshminë e plotë të Loshajt. Mes të tjerash, ish-pengu tregon rrëmbimin dhe keqtrajtimet çnjerëzore që ka pësuar në birucat e përgjakura të SHIK-ut.





Për herë të parë, ai ka pranuar para gjykatës se e ka parë Remzi Hoxhën në bazën e SHIK-ut në Lezhë me fytyrë të deformuar dhe të dërmuar nga rrahjet dhe e ka peng në zemër, që nuk mësoi fatin e tij. Ai ka sqaruar se ka qenë në Shqipëri për arsye shëndetësore dhe se ishte i angazhuar në aktivitete politike në kuadër të Ballit Kombëtar, për shkak të programit të tij për bashkimin e trojeve shqiptare.

Në dëshminë e tij, Loshaj thekson: “Muaji tetor ka qenë muaji ma i tmerrshëm në jetën time, për shkak se unë kam përjetuar torturat më çnjerëzore. Unë nuk jam i vetëdijshëm se sa ditë kam qëndruar aty, por nga torturat dhe goditjet nga çdo lloj mjeti, dry, shufra gome etj, unë i kam thënë Ilir Kumbaros se “ti nuk mund të jesh ma atdhetar se unë” dhe të gjitha këto tortura që më bëheshin kanë qenë që unë të pranojë se kam kryer atentat mbi Kiro Gligorovin, presidentin e atëhershëm të Maqedonisë.

Loshaj rrëfen se gjatë rrugës për në bazën e SHIK-ut në Lezhë ka pasur një thes të zi në kokë dhe nuk kam parë asgjë, vetëm frymëmarrjen e kam pas të lirë. Pastaj, Ilir Kumbaro përsëri ka vazhduar të më marrë në pyetje duke më rrahur me një zorrë uji, këmbëve ku isha i dëmtuar dhe me këmbë të thyera për arsye sepse unë jam hedhur nga kati i tretë, duke më thënë “ti e kë bërë veprën, ti do na i shkatërrosh marrëdhëniet me Maqedoninë”. Aty kam qëndruar 6-7 ditë, ditë dhe natë ka qenë më e tmerrshmja nga tjetra. Na fusnin në ca gropa të hapura dhe të thella deri në fyt, gjuanin me armë në drejtim tonë dhe unë kam pas fat që të shpëtoj. Kjo ndodhte gjatë natës”.

Avdyl Loshaj tregon edhe njohjet e tij me Remzi Hoxhën. “Jemi njohur si aktivist politik me një ideologji të përbashkët të krijuar nga viti 1989 pas vrasjes së shokut tim I.Qorraj,(Ismet Avdi Qorraj është vrarë në demostratat e Deçanit nga forcat serbe me 28 mars 1989,vërejtja e redaksisë Floripress) në muajin mars nga forcat serbe. Unë e kam parë edhe Remziun në burg në muajin tetor 1995 në Lezhë. E kam parë Remziun në gjendje të atillë, që ai nuk ishte Remziu që unë e kam njohur për shkak të torturave që janë bërë. Ai ka qenë i dobësuar fizikisht, me fytyrë të deformuar dhe nuk mund të qëndronte në këmbë dhe vetëm jemi përshëndetur kështu të them me kokë. Dhe me nuk e kam parë, por vetëm kam dëgjuar britmat e tij nga torturat që janë bërë. E kam brengë jetësore që të dijë fatin e tij”.

Ndërkaq, në lidhje me Arben Sefgjinin, Loshaj shprehet se nuk e njeh, por mendon se ky duhet të jetë ai personi i gjatë që fliste greqisht. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka administruar si provë këtë dëshmi dhe në seancën e radhës pritet të marrë në pyetje edhe të pandehurit.

No comments:

Post a Comment