MEJTEPI, KY TEMPULL I SHQIPES
Shkollë e Parë n´Rajon,
Mejtepi i Llukës,
Profesor, Tahir Llukë Beu,
ligjëronte Shqip,
është vet Nderi jonë,
si e Zymit, Stubllës,
është Djep-mësimi Mëmëdheu,
n´ktë Truall Ilirik!
Aty rron Trashëgimia,
e mësimeve të hershme,
nga Profesor Tahiri,
qe mbi njëqind vjet,
aty rritet Lavdia,
Atdhedashuria e ndershme,
n´këtë Mejtep më së miri
dhe do rroj përjetë!
Jo, s´ishte veç Mejtep,
ku ligjërohej besimi,
ishte Shkollë me fjalë Shqipe,
me Alfabet Arab,
Brezave për jetë,
iu ipej mësimi,
për Shqipërinë Etnike,
për Komb e Vatan!
Ishte halë në sy,
e pushtuesve të urryer,
që urrenin Gjuhën Shqipe
dhe Ligjërimin Shqip,
eh, sa herë aty,
korbat patën mësyer,
me Plane Tragjike,
n´ktë Qytetërim Antik!
Dhe, Mejtepi jonë,
i mbijetoi sulmet,
i përballoi sfidat,
hyri në Histori,
se heret apo vonë,
do binin Daullet,
do vdisnin intrigat,
do i thurej Lavdi!
Po sot?! Çështë ky pluhur?
Çfarë po ndodhë aty?
Kush ia mihë themelet?
Kush ia rrënon muret?
O Zot! Po si është e mundur?!
Me veten n´mëkat kemë hy!
Qebesa, koria do ngelet,
vulë turpi që nuk shuhet!
O Llukjanët e dashur të mi,
o ju njerëz nderi e Bese,
t´mësimit e t´besimit
dhe të Shkollës Shqipe,
ruane atë Trashëgimi,
atë Mejtep, Tempull Shprese,
si Dritën e vet syrit,
pashë Shqipninë Etnike!
Trashëgim neve, na e lanë,
gjyshër dhe baballarë,
atë Mësonjëtoren e hershme,
nga ku dolën Atdhetarë,
Trashëgim ne fëmijëve tanë,
këtë Tempull Margaritar,
për kujtesë-nderimi të ndershme,
k´të Perlë Llukjane, Muze Kombëtar!
Mentor Thaqi VS., 16.03.2011
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Unë jam me mësimdhënësit
NGA HAJDAR(MURAT) REXHAHMETAJ (AUTORI ËSHTË JURIST I DIPLOMUAR) https://www.botasot.info/opinione/1026073/une-jam-me-...


-
Vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, gjithnjë sipas këtij Atlasi është: Starac 2426 m, Çakorr 1849 m, Planinica 2077 m, Dramod...
-
Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13.05.1946 në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë....
-
Shkruan Dr.Salih Krasniqi VRASJET DHE ZHDUKJET E MJEKEVE GJATE LUFTES 1998-1999 MARUR NGA PHR. Gjatë periudhës shk...

No comments:
Post a Comment