3/8/11

Një fjalor për shprehjet frazeologjike



Pas një pune shumë vjeçare, akademiku prof.dr.Jani Thomai ka sjellë për lexuesit “Fjalorin frazeologjik të gjuhës shqipe”.

Ky fjalor përmban mbi dhjetë mijë njësi frazeologjike të përdorshme gjerësisht, në vargje sinonimike të pasura, me ndarje kuptimore e me shpjegime të plota për kuptimet e përdorimet, me rreth 30 000 shembuj të shkurtër nga shumë burime (ligjërimi i folur popullor, folklori, letërsia artistike shqipe dhe e përkthyer, publicistika etj.), me shënime plotësuese për nuancat shprehëse të njësive etj.

Rëndësia e veçantë e këtij botimi qëndron në gjithë përbërësit e tij, në njësitë, në zbërthimin kuptimor, në shpjegimet, shënimet dhe shembujt, shkruan gazeta ''Shqip''.

Nga ana praktike, “Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe” vlen të përdoret gjerësisht nga shkrimtarët, përkthyesit, publicistët, hartuesit e fjalorëve dygjuhësh, studentët e nxënësit, mësuesit e pedagogët, studiuesit e gjuhës shqipe e të gjuhësisë së krahasuar, por edhe nga ligjëruesit politiko-shoqërorë, nga ata që mësojnë gjuhën tonë dhe nga gjithkush që merret me të.

Ai i vjen në ndihmë edhe gjithkujt që dëshiron ta pasurojë ligjërimin e vet, ta bëjë më të qartë, më të përpiktë, më shprehës e emocionues, më të bukur, më të fuqishëm e më ndikues.

Shtëpia botuese “EDFA” ka bërë një punë të kujdesshme për ta nxjerrë Fjalorin me cilësi të lartë teknike.

No comments:

Post a Comment