2011-03-09

Zejnullah Halili (1945-2004), shkrimtar për fëmijë i letrave shqipe




Zejnullah Halili (1945-2004)


Poeti pushon i amshueshëm në vendlindje

Ndarja nga poeti është një vegulli që sa herë të lexosh atë që ka krijuar në fondin e tij letrar apo artistikë, ta rikujton atë portretin e fuqishëm të Zejnullah Halilit, autor i 27 veprave letrare.

Nga Nijazi Ramadani


Pikërisht më 27 shkurt '04, për herë të parë që nga koha kur u hapën rrugët për qarkullim të automjeteve të udhëtarëve dhe mallrave nëpër Malësi te Karadaket, kishin ngarendur njerëz shumë me makinat e tyre, sikur edhe autobus të mbushur e të organizuar nga shoqatat e shkrimtarëve, artistëve dhe gazetarëve, që shkelën drejt Kokajve, vendlindjes së shkrimtarit për fëmijë, i cili me testamentin e tij që la për ta varrosur aty ku kishte lindur. Shkuam atë ditë, jo vetëm ata që kishim lidhje me njerëzit e fshatit, por gjithë ata që kishim lidhje me pendën e poetit. Thjeshtë për nder të atij që la vepër jetësore të shkruar. Për të satën herë shkelur mbi atë baltë që ngjitej për këpucët e llastuara, prej se jemi dalë fije prej andej. Dhe për më shumë herë e pashë lumin e Lllapushës, duke u derdhur mbi lumin e Bindit siç e quante Zejna, sipas rrjedhës së tij në Bindë. Shihej nga ana tjetër e tij, nga se si njëri nga ata që isha rritur pran këtyre burimeve, i dhashë mendjes të kujtohem më shumë mallëngjim rrjedhës kah lahesha dhe peshkoja. Ndërsa ngjitesha hipur në makinë në atë përpjetën që për anash ishte thep i thepisur, të meremetuar tashmë nga udha e re. Në atë veturën e vendasit, Xhemë Karadaku, shkrimtar, që po na shoqëronte së bashku me njeri nga dramaturgët e rrallë që ishte dalë prej kësaj Gryke malesh, Jahi Jahiu,por edhe miku i Zejnës, Nuhi Matoshi, regjisor, aktor, i cili ana tjetër e lumit të Bindit, por jeta na kishte lidhur sikur mëllenjat e zeza, gjatë gjithë asaj të kaluare që po ikte me rrëmbim. Edhe pse shumëçka kishte ngelur vetëm në kujtesën tonë dhe përmes tyre imazhi po i formësoftë vetëdijen e kalitur nëpër shekuj. Deri sa neve të tjerëve që ishim aty në makinë mbresat na ndërlidhen edhe me gjithë atë që kishte mbetur, por edhe me të kaluarën dhe të tashmen e familjeve tona që i kishim shkelur ato vite të jetës nëpër ato vatër të zhuritura e të zbrazura prej andej, nga hallet e jetës dhe zullumi i pushtuesit.
Unë ndjeva prapë në zemër dhe këtë se kisha pas ditur se e kam në zemër, ndonëse shpeshherë e kishim shkelur atë vend poshtë e përpjetë. Sepse kjo tokë që ishte e pasur me burime tokësore dhe ujore që ushqente gjithë andej, dhe i jepte ngjyrë jetesës atje, si me rrugë e shtëpi të fiksuara, i kisha parë si dekor në imazhet e shkrimtarit që po e përcillnim për të herë të fundit. Sikur edhe ato vale e erëra që binin në heshtje vetëm përgjatë Grykës te Kalaja, dhe atë gurgullim të pa pushuar të Llapushës sime së cilës ia kisha nder zërin dhe e kisha parë ëndërr më shpesh se gjithë çka tjetër në jetën time.
At për aty mendova se kjo që po shihja ishte një përkitje mes vendbanimeve malore, i kushtëzuar nga ai imazhi i së kaluarës sonë, që sillej vërdallë në kokat tona. Ndonëse e fare pa vërejtur se atë ditë kishin ngarendur edhe shumë të tjerë të ftuar dhe të paftuar. Një nga ata që po kthehej para me veturën e tij, ia bënte me dorë se varrimi nuk do të bëhet sonte sepse është bërë vonë... se a do të varroset me ceremoni fetare apo si... edhe pse neve na cingëronte celulari se kortezhi funeral po përcillej nga kolona e gjatë që kishte dalë nga Kryeqyteti, ku po jetonte deri sa ndërroi jetë nga një sulm në zemër.
U bë apo nuk u bë varrimi, po apo jo, sonte apo nesër, kurdo qoftë, ai sipas "amanetit", do ti rikthehet sërish tokës ku kishte lindur. Disa që po vinin prej andej, nuk po i bënte përshtypja jonë për fanitet në mendjet tona të përmallshme, sa nga mërzia e nga përmallimi. Sapo arritëm në Kokaj përpara nesh po hapej një portë dhe na ftonin për të hyrë Brenda, ku ishte hapur konaku për pritje kryeshnosh. Në një shtëpi gati gjysmë të rrënuar ndonëse kaherë shihej se ishte braktisur nga banorët e saj. Fare pran asaj Gurine shtrohej një Ledianë përskaj një dushkaje bungu, ku nuk mungonin dardhat dhe molat Koke me trup e degë gati të plakura me plotë gunga e të thara të Kokajve. Atëherë vërejtja besimin në vete se vërtet kishim arritur aty për ku ishim nisur nga qyteti në juglindje të vendit. Shumë s’osh kishin ardhur në mënyrë të organizuar prej grupimeve e shoqatave dhe institucioneve publike të vendit për t;ia dhënë lamtumirën e fundit shkrimtarit Zejnullah Halilit. Shikoja me radhë njerëzit e ardhur dhe ata të këtij fshati malor, ku ishim lindur e bërë gati burrë dhe së paku atëherë mblidheshim për “vdekje e dasmë”, dhe këtë e kishim traditë së paku deri sa ishim aty. Ato kujtime i sjell imazhi I formësuar në prozën tregimtare të shkrimtarit Halili që po i kthehej vendlindjes së tij për të pushuar përmotshëm deri në amshim.
Rreshti i vërtet i tij, ku i kishte hetuar e ndarë aq ëmbël nëpër rreshtat e tregimeve në përmbledhjen” Vendlindja shihet në zemër" , saqë kur i lexoje të krijohej përshtypja se gjendesh në një kopsht përrallor për karshi dardhishtës së tij në të cilën gjendej ai. Duke kaluar nëpër degë të shkurreve e ndjeja magjinë që mbart ky vend, fuqishëm mëkon lartësia mbidetare e që forconte nga ai peizazh në prag në pranverë atë stinë ikanakë që të kultivon triumfin nëpërmjet mospërshtatjes dhe disharmonisë si një kategori estetike mes imagjinatës krijuese të zërave të përhumbura të meditimit që ndjenin për humbjen e njeriut të pendës. Ndarja nga poeti është një vegulli që sa herë të lexosh atë që ka krijuar në fondin e tij letrar apo artistikë, ta rikujton atë portretin e fuqishëm. Amin.

Zejnullah Halilin (1945-2004) shkrimtar për fëmijë i letrave shqipe

Shkrimtar Zejnullah Halili, e ka pas quajtur, pa hezitim vendlindjen e tij si mullëza dhe ajka margaritarëve që janë lind e rritur në këtë vend të engjëjve, ndonëse shumë kohë para se, ai, të rikthehej përjetësisht, para dy viteve(2004). Mirëpo, mjerisht kthehet në arkivol, ai, u varros nën dardhë, pikërisht në Gurinën e tij të dashur, mu te ara e Veselit, ku rastësisht kishte zënë në thua njëherë, kur ishte për vizitë në Gurinë. Zejna pa ngurrim aty për aty, iu tha të afërmve: “... varrosmëni këtu, po ua lë amanet! Edhe pse thjesht, aty ishte vetëm vendlindja e tij, ku ia bën edhe varrin pranë ish-shtëpisë së tij, në të cilën vend ishte lindur dhe rritur me lojërat më të mira që i njohu bota e pasur shpirtërore e shkrimtarit pas Odise Grillës. Ai me gjithë mallin e ndryshkur në shpirt gjithë çka bënte për tu rikthyer i gjallë që të jetoi aty përsëri. Tek e fundit, nuk është i vetmi shkrimtar i dashuruar pas vendlindjes së tij, Koka me emër simbolik që më shumë sesa katund, ku shtrihej Dardhishta e tij, e dashur që secili njeri prej aed Homerit, ka edhe Itakën e vetë, pranë së cilës është një mal me lisa bungu. Edhe pse aty pas viteve të tetëdhjeta katundit nuk i mbeten më shumë trembëdhjetë shtëpi me rreth pesëdhjetë banorë. Ndërkaq, gjatë muajve të verës iu shtohen edhe dhjetëra sosh, për t’iu bashkuar banorëve të mbetur në dardhishtën e Zejnës. Dardhishta vend i pemëve në mes të Kokajve: “Ai i ha dardhat verore, si me kanë të dardhishtës”, - shkruante në tregimin e tij për Dardhat verore të vendlindjes së shkrimtarit. Edhe për mollët Koke, siç shkruan ai, mburret me origjinën që ka prej emrit e të folmes e deri te veshjet, këngët e vallet tradicionale. Pastaj të ndërtimit të shtëpive, odave, hambarëve, të kthyera kah juglindja të bëra prej guri e nga drunjtë e bungut në gjithë katundin. Ai, tregon për një maket origjinale të stilit oriental dhe evropian që mund të haset edhe në gjithë vendbanimet e vjetra të tjera në Malësinë te Karadaket prej Gjilanit, e deri në Shkup.

Itaka e poeti ku pushon i amshueshëm në vendlindje

Pamja e filmuara apo të fotografive të ruajtura që shfaqin ndërtimet e reja në katund e Zejnës, Kokaj, ato shtëpi modeste, ngjizur me jetën e krijimtarinë e tij, ndonëse shumë sosh përdhese, të bukura me stolisje arkaike prej guri dhe druri të gdhendur e mbuluar me tjegulla të hirta të pjekura në furrë prej ustallarëve të përmendur dhe gurët e drurët e gdhendur të mjeshtërve të Terzinjve, punimet e tokës dhe ruajtjen bagëtive e bënin përmes rrogëtarëve të paguar si stinor në Shën-Gjergj e Shën-mitër, udhët me kalldrëme që quhet edhe si udhë e ugarit, dhe këto të rejat të shtruar me rërë, krojet e shumta që ka shumë sosh që burojnë rrëzë maje kodrës, ofiqin zejtarie, kovaçin për mprehjen e sëpatave, ishte përmend edhe ofiçina e usta Hasni më i miri në gjithë kazanë, kovaçin e honet te shitorja tregtare e D. Klaiqit që punonte deri në fillim të viteve ’90. edhe, shumë të tjera begati i jepnin pamjen e një katundi të ngritur, që e donte Zejna me admirim të madh, ndonëse për shkak të ikjeve në mërgim popullsia tani mezi arrin në dhjetëra vetë. Koka e shkrimtarit është zhvilluar në një vend të banuar malor midis maleve te Karadaket dhe, i ofronte atij një bukuri të rrallë natyrore, e shtrirë pranë lumit Llapusha si degë e Moravës së Binçës, jo fort larg nga aty i bien hise edhe vendbanimet e moçme, dardane-ilire, si tumat, Kalaja te Blinaja me largësi dhjetë kilometra në juglindje të Gjilanit, në një lartësi-mbi-detare 850. Katundi shkrimtarit i ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër për rekreacion dhe zhvillimin e sportet verore dhe dimërore, sidomos atletë, tërheqin më të pasionuarit pas tyre. Halili sipas amanet varroset në Kokaj me nderime, ndonëse, një dorë e shëmtuar ka dëmtuar plakën përkujtimore të shkrimtarit për fëmijë, Zejnullah Halili sa për tu koritur me gjithë atë nam që ia la vendit në shtatorin e vitit të kaluar, por jo edhe atë, ndonëse ajo pjesë ishte lokacion i mbyllur. Dora iu thaftë, tha njëri nga vendasit e tij, ai shpirt njeriu ishte dhe i tillë mbeti përmotshëm. Për këtë dhe shumëçka rrëfejnë disa nga ata që mund ti takosh rrugëve të katundit. Një ditë e diel qershori ishim në Kokaj, mund të gjesh ende pranverën e hershme parë dhe, nuk mungojnë njerëzit që shkojnë për ta kërkuar atë stinë ikanakë që me aq gjallëri, Zejna e hetoi i pari atje lart mes majave të bjeshkës, qoftë edhe të vdekur ia kishin quar amanetin në vend që ta qojnë për të pushuar, aty, përjetësisht në jetën e amshuar. Në Gurinë i shkruan te varri në epitaf: ”.. shpirti i tij u bëftë dritë..”.
Zejnullah Halili shkrimtar për fëmijë i letrave
Pas plot katër viteve, miqtë dhe të afërmit e shkrimtarit, Zejnullah Halilit, e kanë shumë më të vështirë ta mbajnë një takim letrar apo të pinë një kafe, pa e përmendur buzëqeshjen, alegorinë, fisnikërinë, çiltërsinë, dëlirësin që nxirrte dritë nga uni i tij kreativ. Zejna, siç e quanin të gjithë më shkurtë e më ngrohtë, vetëm ndërroi dhomën në moshën 59 vjeçare, më 26 shkurt 2004, deri sa po e ndezte makinën për të shkuar në punë. Çast që e ndau edhe nga misioni i tij, që ti kthehet vendlindjes përgjithmonë, duke këputur vrullin e punës edhe nga “Libri i hapur” në RTK, që kishte rifilluar ti kthehet programit arsimor. Megjithëse, ai për artistët e fjalës dhe skenës, posaçërisht fëmijët dhe dashamirët e arteve, fjalës së shkruar artistike do të mbetët përgjithmonë, ashtu siç ishte edhe vetë shpirti i tij prej artisti. Frymën liridashëse e përhapi edhe gjatë veprimtarisë së tij në redaksinë për fëmijë të Radio Prishtinës pas luftës në Radio Kosova e Lirë, në redaksinë e revistave të ndërmarrjes së dikurshme “Rilindja”, dhe kudo tjetër që ishte i gjallë. Vdekja vetëm sa është koritur, me Halilin, duke e ndarë në mes, pati thënë, Rifat Kukaj.

Vepra“Ëndërr e këputur”(roman) Z. Halilit
Në botim të Ilirikut në Prishtinë ka mbarështuar ndërtuar strukturën e një proze të mirëfilltë dramatike të idesë së fëmijëve të ikur nga shtëpia, gjë që kjo është mjaftë e zbërthyer në konceptin e arratisjes së tyre. Ndonëse, kjo ikje e tyre është e motivuar për ta sfiduar, pra për ta kapërcyer një kufi që i ndanë ata nga një kufi me vëllazëritë e tyre”përtej gardhit”. Këtu është origjinaliteti i autorit, Halili, për ta zbërthyer nga psikika e fëmijës pasojat e një ndarje të dhunshme dhe të dhimbshme që mbështetet kryekëput në ngjarjet e vërteta, ku një grup fëmijësh të shkolis fillore, në mesin e tyre edhe Coli, shoku i ngushtë i tij, vendosin për ta kaluar kufirin, për ti përjetuar ato bukuri përrallore, por të ndarë me ata që i lidhë territori, gjuha, gjaku, zakonet, tradita, kultura, mitet dhe ëndërrimet për të qenë të integruar. Kjo është përshkuar me një vullkan të mbërthyer përbrenda dhe të shpërthyer për të dalë në sipërfaqe ndjenja e fuqishme e adoleshencës, atë që njeriut i takon ta shohë, ta ndjejë dhe shijoj, ndonëse të ndaluar për një gjysmë shekulli. Ata, nuk i tmerron frika për pasojat, por, autorit i vihen në shpirtin e tij, krijues, logjika e ndarjes në dysh dhe përmasat tragjike të një populli, mundimesh e torturash të ndryshme. Autori, bënë një prozë të një epike me elemente të lirizmit poetike, duke sjell preokupimin përmbajtjesor të fëmijëve, ngjarjet, ndodhitë e brishta në një ritëm dinamikë të mbushur përplot me flakërime që ta arrijnë për ta shijuar tokën arbërore, që nuk e arrijnë dot, dhe mbetet një ëndërr e tyre e këputur, ashtu siç u rri e varur për ta pushtuar atë me lirinë e tyre.
*Zejnullah Halili u lind në Kokaj më 5 nëntor 1945, në vitet e golgotës, te Karadaket. Shkollimi fillor dhe të mesmen e kreu në vendlindjen e tij, të mesmen në Gjilan dhe të lartën Gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë. Me krijimtari letrare nisi herët të bëjë emër, duke filluar që në bankat e shkollës fillore, për të përvijuar edhe gjatë kohës sa punoi si mësues në fshat dhe qytetin e Gjilanit. Halilin e tërhiqte elita krijuese dhe i dha lamtumirën vendlindjes në kohën, kur gati e gjithë Kosova ishte e tillë. Fillimisht për disa vjet punoi si gazetar, redaktor, udhëheq emisionet për fëmijë të RTV Prishtinës, sikur edhe në redaksinë e botimeve të revistave të “Rilindjes”, kryeredaktor i GEP-it, Pionierit, etj., duke lënë pas vetit një opus letrar të pasuruar prej 26 veprave të ndryshme letrare për fëmijë dhe të rritur. Vepra e parë “Ylberi”, vjersha 1969, “Shitësja flokartë”, vjersha e tregime 1971, Ç’ thonë pulëbardhat, tregime,1973, “Eshkë e drit” tregime, 1977, “Lamtumirë shkurtabiq”, vjersha, 1983, “Vendlindja shihet në zemër”, tregime, 1984, “Përralla lozonjare”, vjersha 1987, “Pikaloshja” tregime 1988, “Qirinj të ndezur”, tregime për të rritur 1988, “Mollëkuqja”, 1989, “Ylli le të na hyjë në mes”, vjersha, 1990, “Ëndërr e këputur”, si dhe “Udha kah agu”, janë romanët më të realizuara, si edhe veprat: ”Si u bë pikalorja bletë”, ”Djaloshi brenda mollës”, “Pres orën tënde”,, “Ditë e hatashme”, për ta përmbyllur me librin “Unazë”. (Rrjedha).



No comments:

Post a Comment