DISKURSI IDEOLOGJIK NE POEZINE SHQIPE TE GJYSMES SE DYTE TE SHEKULLIT XX





Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
 
Gjema qe iu pergatit poezise shqipe te gjysmes se dyte te shekullit XX, ne fillim u shfaq ne forme te kenges. Kenget partizane, te cilat me te shumten kishin per autore edhe poete qe i ishin bashkuar rezistences antifashiste, paraqesin berthamen e realizmit socialist, qe do te inaugurohej me vone si doktrine zyrtare dhe qe do te perpiqej te realizonte nje diskontinuitet sa me te forte ndermjet vetes dhe tradites poetike shqipe dhe nje izolim te letersise shqipe nga rrjedhat e tjera letrare ne bote.

Meqe ishin intonim i nje kauze çlirimtare, e cila doli fitimtare ne fund te luftes, kenget partizane u nguliten me efekte psikologjike dhe propagandistike ne receptimin masiv te publikut, duke thyer refuzimin e natyrshem te pjeses kritike te publikut ndaj diskursit ideologjik qe po e atakonte traditen dhe shijet e saj.Tekstet e kengeve partizane te shkruara nga Andrea Varfi, Fatmir Gjata, Kole Jakova, Qamil Buxheli, Shefqet Musaraj, e madje edhe Mehmet Shehu e Shefqet Peçi1, e filluan procesin e ndryshimit te funksionit estetik te tekstit dhe e promovuan ate si funksion ekskluzivisht ideologjik. Natyrisht, thyerja e rezistences ndaj ketij funksioni te ri te poezise, u shoqerua edhe me kanosje per thyerjes kafkash te atyre qe tregonin me shume vendosmeri ne refuzimin e diskontinuitetit artistik dhe te izolimit qe po promovohej zhurmeshem dhe dhunshem.

Ketu nuk do te bejme historine e ketij procesi. Ketu vetem do te identifikojme disa manifestime konkrete poetike te krijuara me synimin qe te dominonte diskursi ideologjik, e qe mund te konsiderohen si perftesa legjitimuese te krejt doktrines.

Sa per ilustrimin fillestar, po kujtojme ketu se poezia e Ismail Kadarese, “Shpjegim per librat Besianes se vogel”eshte potuajse e paperseritshme pernga plasimi me efektivitet ne “tabelen e mundesive letrare”2 qe ofron doktrina e realizmit socialist.

Poezia “Shpjegim per librat Besianes se vogel”, spikate nje opozicion interesant sa u takon menyrave te perdorimit te fjaleve, me nenkuptim per  vete ambientin letrar, social dhe politik shqiptar te gjysmes se dyte te shekullit XX. Referenca thote se poetet hermetike i harrojne fjalet perdite e me shume, krejt ne kundershtim me natyren njerezore. Ndersa ne ambientin shqiptar kjo harrese e fjaleve vinte nga autecensura dhe nga dhuna qe rrinte pezull mbi perdoruesit e fjaleve jashte normave te ngurtesuara ideologjike.

E kunderta e perdorimit me ngurrim dhe gati afazik te fjaleve, ishte poezia e realizmit socialist, e cila synonte te shkaktonte sa me shume zhurme dhe te  plasonte sa me shume fjale, madje fjale sa me te pagdhendura, sikunder le te kuptohet poezia programatike e Dritero Agollit, “Poeteve qe vijne”. Kjo poezi e Agollit ka nje perfundim qe ia vlen gjithsesi te mbahet mend si nje argument i paluajtshem i diskursit ideologjik ndaj natyres se vete poezie, ku vlera e saj kundrohet si antipod i fjaleve te bukura:

Te na kishit pare si digjeshim prane vajzave qe donim!
Ç’fjale te bukura u thoshim mbremjeve te arta!
Po ne s’kishim kohe qe fjalet e bukura t’i botonim
Dhe shtypshkronjat i kishim per gjera me te larta… 3

Diskursi ideologjik i poezise se realizmit socialist ka futur ne vargun poetik shqiptar shfytyrime pothuajse ne te gjitha idete, ne motivet dhe temat e trajtuara dhe ka perdorur mjetet gjuhesore te shprehjes me nje arbitraritet te skajshem. Po ta shohim sot se si trajtohet brenda ketij diskursi ideologjik ideja e lirise, mund te mbetemi te çuditur. Ajo barazohet me revolucionin komunist, duke e trajtuar tere pjesen tjeter shumeshekullore te historise kombetare si nje pritje te epilogut te lindjes se komunizmit:

Karvan i gjate i maleve priste
Priste me vite, kish pritur me shekuj,
Ta printe perpara nje udheheqees,
Priste Shqiperia
Partine Komuniste. 4

Liria kombetare si revolucion social, partia komuniste si sublimacion i te gjitha vlerave pozitive nacionale dhe Enver Hoxha si prijes i pagabueshem dhe me permasa mitologjike, jane ne qender te shume poeteve te gjysmes se dyte te shekullit XX, qe nga Dhimiter Shuteriqi, Llazar Siliqi,  Dritero Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Muzafer Xhaxhiu, e shume e shume te tjere, me çka ata kane kodifikuar kete diskurs ne pjesen me te zhurmshme dhe me jopoetike te poezise shqipe. 

eshte krejt normale qe kjo menyre e ideologjizimt te motiveve dhe te temave, ku theksi bie mbi emrin e partise, te udheheqesit, ose te armiqve te klases, duke i dhene poezise orientim semantik njedimensional, detyrimisht u orientua drejt poemes, drejt vargjeve te gjata, e me thyerje te forta, jo sipas organizimit semantik te vargut poetik, po sipas logjikes se nje fjalimi para publikut. Poema me vargje te gjata e te thyera, me fragmentime te shumta, mbetet model i preferuar ne rastet kur mesazhi adresohet me shume si mesazh ideologjik se artistik. Nga kjo ane, si edhe nga nivele te shumta te tematikes dhe te ideve, poezia shqipe e realizmit socialist, nderlidhet me poezine sovjetike qe ishte paradigma ideologjike e saj.

Nga ana tjeter, ne kete lloj poezie, ndodhi edhe nje hibridizim me tematiken atdhetare, qe i kishte rrenjet ne poezine shqipe te Rilindjes. Shenjat e historise kombetare, qe nga humbetirat e shekujve, shpalosen si evokime te lavdishme, por gjithnje  ne funksion te konfirmimit te lavdise finale qe kishte ardhur me fitoren e revolucionit. Kjo menyre e krijimit letrar, mundesoi komunikim masiv te poeteve me publikun, per faktin se publiku nuk e verente qarte diskontinuitetin stilistik dhe ideor nga poezia e meparshme shqipe. Por, ajo qe eshte me vendimtare ne kete pune, ka te beje me   kushtet e izolimit te plote dhe te presionit propagadistik e te represionit politik, qe praktikohej gjithandej shoqerise shqiptare. Ne keto rrethana, lexuesi e shihte poezine e tille si forme me te zbutur te propagandes ideologjike zyrtare dhe vete poetet si nje pjese me humane dhe me legjitime te nomenklatures politike.

Diskutimi i kesaj pervoje ne poezise shqipe te gjysmes se dyte te shekullit XX, ne kontekstin e pasojave qe ka shkaktuar ne deformimin e natyres se artit poetik, ne deformimin e shijeve dhe ne mosbesimin e sotem te lexuesve ndaj poezise, ende eshte i veshtire.  Ne njeren ane jane vete autoret qe bejne avokati ne favor te pervojes se vet, duke vu ne spikame rrethanat kritike ne te cilat kaje krijuar leetrsi, ndersa ne tjetren kundershtaret e tyre. Keta te dytet synojne qe diskutimin ta nxjerrin nga shtrati shkencor dhe ta shnderrojne ne mjet per krijimin e nje pamjeje te re te vlerave te letersise shqipe, por me kritere poashtu ideologjike, ku te qenet disidente, vetvetiu trajtohet si vlere estetike. Kesisoj, ata duan qe te mohojne an bllok vlerat e poeteve qe kane shkruar siaps metodes se realizmit socialist, madje edhe ne rastet kur kane krijuar vlera te mirefillta estetike.

Diskutimi i pervojes gati gjysmeshekullore te poezise se realizmit socialist ne letersine shqipe, besoj se eshte i rendesishem sepse hap nje mundesi te rishikimit te vlerave e antivlerave te saj, ku literariteti duket te jete pala me e demtuar. Besoj se gjurmimi pas kesaj shkalle te demtimit, eshte pikenisja me korrekte e diskutimit. Pra, kjo metodologji studimi nuk ka te beje me autoret, as per mire as per keq. Ata i kane pasur arsyet e veta pse kane shkruar ashtu, qofte si nje lloj vaksine imunizuese ndaj diktatures, qofte nga bindjet e tyre. Metodologjia qe propozojme ne ka te beje me poezine konkrete, e cila inkuadrohet ne “tabelen” e realizmit socialist, me kontekstin e saj social dhe me funksionin ideologjik po edhe estetik.

 Ne poezine shqipe ne Kosove, ka pasur nje pervoje te realizmit socialist ne vitet e pesedhjeta, por ajo ia ka leshuar hapesiren pluralizmit stilistik, qe erdhi ne kuader te proceseve politike dhe letrare qe ndodhen ne ish Jugosllavi. Megjithate, mbeti nje pervoje e poezive perkushtime ndaj te reneve partizane dhe ndaj udheheqesve politike te kohes. Edhe ketu pati nje aktivizim te diskursit ideologjik, ne ndonje rast me qellim te imunizimit politik, e ne raste te tjera edhe si bindje politike, ose si synim per perfitim politik te vete autoreve. Ne kete kontekst, po edhe ne permasa me te gjera, mbetet  qe te identifikohet dhe te vleresohet  ne te ardhmen shkalla e ndikimit te poezise jugosllave mbi poezine shqipe te Kosoves dhe pasojat e mundshme mbi identitetin estetik te saj.

Poezia shqipe e viteve te shtatedhjeta ne Kosove duke nderruar shtratin, faktikisht e shmangu realizmin socialist , perveç te rastet e disa poeteve, qe mbeten te lidhur me poezine e realizmit socialist, per shkak te motiveve ideologjike-patriotike, ose te  epigonizmit.

Shenime
1. Mosha e lirise, (Antologji e poezise shqipe, pergatitur nga Dalan Shapllo),Dita, Tirane, 1999,
2. Cvetan Todorov, Poetika strukturale, Nolit, Beograd, 1978, fq. 52
3. Dritero Agolli, Te pagjumet, Rilindja, Prishtine, 1980, fq. 209 
4. Ismail Kadare, Perse mendohen keto male, (te Motive me diell), Rilindja, Prishtine, 1978, fq.171  
5. Ismail Kadare, Pashallaret e kuq, www..groups.yahoo.com/ group/bota-letrare/  
Ne Prishtine, 18 nentor 2003

Pas publikimit te deshmise se pare per kete rast, vertet nuk do te duhej te pasonte heshtja dhe injorimi.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit