Feston Kosova e gëzon Shqipëria



Mimoza Enver Dajci, mbesë e familjes së Boletinëve



mimoza_400

"Mire jam unë, kur asht mirë Shqypnia" ka thënë heroi ynë, Isa Boletini. Edhe unë, duke u nisur nga kjo thënie e lavdishme, uroj kët Pervjetor të madh të Pavarësisë se Kosovës, e të gjithë se bashku të përpiqemi për Shqipërinë Etnike.
Disa gjenerata nga familja ime, si dhe shumë familje të tjera shqiptare, që kanë dhënë jetën për Kosovën e demokracinë në Shqipëri, apo edhe si im atë, ish i burgosur politik, të cilin ne sallën e gjyqit prokuri e thirri: "Çohu ti armik i popullit, e na fol, që je edhe për Shqipërinë etnike...". Ashtu edhe unë nuk do të qëndroj duar kryq, por do të punoj për bashkimin e trojeve Shqiptare, e për të drejtat e shqiptarëve kudo ndodhen.
Lavdi heronjve që dhanë jetën për Pavarësinë e Kosoves, Adem Jasharit e të gjithë bijve e bijave të tjerë të kombit tonë. I pa harruar qoftë kujtimi i tyre!
nikoll_hysaj_400


Me fatëkeqësinë  e saj historike Kosova e ka  vështirë të ndahet. Qarqet sllavo-serbe mundohen me të gjitha mënyrat ta pengojnë atë të ec me këmbët e veta. Një shtet që ka nevojë t’i japësh dorën për t’u ngritur në këmbë, e jo ta shtysh për në greminë.
Këto qarqe po nxisin tani së fundi edhe  Dik Marty-n për akuzat e tij të pamatura dhe fallso, por jo pak edhe shqiptarë me zemër serbe, që mundohen ta pengojnë  Pavarësinë e fituar me gjak dhe shumë sakrifica.
Gjaku i derdhur nga bijët eddhe bijat e  këtij vendi të shumëvuajtur, nuk do të lejoj kurrë që të pengohet ky proces i pakthyeshëm. Nuk mund të mbash kurrë nën robëri një popull dymilionësh, siç deshi dhe siç po përpiqet ta mbajë me pa të drejtë Serbia Kosovën.
Duke i uruar tre vjetorin e Pavarësisë Kosovës, gjëj rastin t’u bëjë thirrje  dy opozitave, si asaj të Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës, që të bashkëpunojnë në parlament për të mirën e kombit, se fati që na ka trokitur, sillet shumë rrallë në historinë e një vendi.


Rita Saliu, poete dhe publiciste e njohur. Prej vitesh punon për publikimin e vrasjeve, torturave dhe të humburve nga regjimi fashist i Serbisë. E njohur edhe në veprimtarinë humanitare të saj.




rita_400_01

Uroj që ky përvjetor te jetë një raport besimi, bashkëpunimi kombëtar, i mbështetur ne një qëndrushmëri dhe përgjegjësi të lartë etike, atdhedashëse, egzistenciale e morale, që 100 vjetori i pavarsisë të na gjejë të bashkuar, së paku me një dëshire dhe një mendim për çështjen kombëtare.
Ne themelet e tua Kosovë, po të gjurmosh më thell në shekuj janë njolla gjaku të pashlyeshme. Të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në mbrojtjen e megjës-kufirit. Ti perkulemi Kosovës, gjakut të njom, qe dhimbjet tona të jenë të fundit e turmës.
Dëshiroj dritë nga rezatimi qiellor se malli ma ka mare gojen Kosovë. Me frymën e fundit shtetësi, bardhësi.

Me fat Kosovë! 



rita_saliu_400_01


  Te ura për në Çameri

Takova mretëreshën Teutë 
tek priste delegatët e Pavarësisë
derisa Bilal Xhaferi i dhuronte lule
 
Me Konstandinin me Doruntinën 
te Ura e Shenjtë hidhte valle Rozafa
te Molla e Kuqe priste Nëna Terezë
 
Në Kuvendin në Kala te Rozafës 
Naimi, Fishta, Samiu, Mjeda, Dara,  
Skiroi, Noli, Çabeji, Ymeri, Poradeci,
Rugova,
shkruanin ALFABETIN E Lirisë

Në gjithë boten mblodha lule
në majat e Bjeshkëve te Nemuna
te Molla e Kuqe rruges Egnacia
arrita në Anadoll

kalova oqeanet deri në Amerikë   
u ktheva prapë, prapë shkova në Nish
në Kalabri e Sicili
dhe ktheva për në Çamëri
ku me thanë Zara ka mbetur jetime
 

Vazhdova të ecja drejt nënës
që më priste buzë detit
për të më kthyer në Dardani
aty ku është ngulitur rrënja


       
  MEMORIALI I JASHARËVE

 
  
   Zëri i kambanave ushtonte në Prekaz
   Ta degjonte bota memece
   Një flamur, një valle,
   një shqiponjë, një vatër
 
   dhe gjaku në ballë
   dhe plagët në gjoks
   Dielli e retë
   Dëshmitarë të lirisë 
 
   pranvera do të çelë lulet
   në krenarinë e kujtimit 
    Memoriali i Jasharëve 
   Si Sfinks u bën roje varreve!


Rita Saliu,Rhode Island, USA


Zef Pergega,  poet dhe publicist, autorë i disa librave



zef_pergega_400
Gjate gjithë etapave të historisë nanat kosovare i kanë përkundur djepat e bores me lulet e prillit, të ushqyera hyjnueshëm në gjakun e martireve. Për besë në Kosovë burrat e kombit po rriten vonë. Pavarësia e Kosovës është realizimi i kryëndërres së paimagjinueshme të shekullit të ri. Literatura e fjalës shqipe, që kohën e vuri në levizje me poezitë e Vaso Pashes, Lasgush Poradecit dhe poetëve kosovar, për t’u ndez në "Lahuten e Malësisë" të Gjergj Fishtes, u kthyen në këngë - hymn për shqiptarin e kosovarin, për t’u zgjidh nga vargonjtë e robërisë turke dhe më pas serbe. Më në fund Europa e kuptoj gabimin e rëndë që kishte bërë ndaj shqiptarit dhe tokave të tij. Amerika, si gjithmonë në anën tonë të së drejtës dhe lirisë së popujve qëndron si arkitrau i fortë në themel të pavarësisë dhe krijimin e shtetit te Kosoves. Liria është gjithmonë produkt i marterizimit të një populli. Një kontribut ka dhënë edhe diaspora shqiptare e Amerikes, i cila për 47 vjet ka bërë 100 demostrata para institucioneve të shtetit Amerikan dhe OKB-se dhe greva urie, sidomos nga malësorët me institucionet e kultit me Fondacionin "Vendlindja Thërret" me shtypin e mergatës, si gazetat "Dielli" dhe “Illyria" me revistat "Kuvendi" e "Albdreams" me Televizionin e Shqiptarëve të Amerikës dhe atë te Komunitetit, me radion "Zeri i Atdheut" etj. Monomentale janë fjalët e presidentit te Amerikes, Bill Clinton se ne e fituam luftën, ndërsa ju fitoni paqen, monomenti i të cilit krenarisht i jep madhështi Prishtines Këto fjalë janë për çdo kosovar dhe për çdo parti politike neni i parë i kushtetutes, për të ngrtitur shtetin e së drejtës, për të gjithe qytetarët e saj, për të administruar e shijuar vlerat e lirisë.



Luigj Gjokaj, aktivist ( ish kryetar i Fondacionit “ Vendlindja thërret” )


luigj_gjpokaj
*******

Mbas shumë gjaku të derdhur nëpër shekuj, së fundi Kosova ia arriti kësaj dite të merituar. Por, amaneti i Adem Jasharit dhe atyre që dhanë jetën për liri e pavarësi, për një bashkim kombëtar, ende nuk është realizuar.
Shpresojmë se ky shekull është i yni, dhe tani është koha, që të rikorigjohet historia që u bë në dëm të kombit tonë. Shqiptarët duhet të bashkohen në një shtet, sepse  kanë një gjuhë, nje flamur dhe një atëdhe të përbashkët.
Të gjitha këto do të vinë me angazhimin tonë dhe me ndihmen e miqëve tonë të Sh.B.A-se.  Kam qën dhe jam krenar që në jetën time jam munduar që të ve edhe unë një gurë në themelet e kësaj Pavarësie, pra edhe një herit urime dhe e gezofsh këtë  përvjetor, o Kosova jonë Dardane!

Gjekë Alia, aktivist i njohur në komunitetin shqiptar të Amerikës


gjek_alia_400
Nëpërmjet Revistës “Kuvendi”
Një urim vjen prej Kelmendi
Popullit të dashur kosovar
Shpirt e zemër gjak shqiptar!

I uroj sot Dardanisë
Dit’n e bukur t’Pavarësisë
17 Shkurt dymijë e tetë
N’zemrat tona je për jetë!

Dekada e parë e shekullit të ri
Faqe e ndritur në histori
Shkruar me shkronja prej florinit
Prej nipave e mbesave te  Boletinit!

N’mbrojtje i erdh’ trollit t’ Kosovës
Mendja e ndritur e Rugovës
Shpata e mprehtë e Kopiliqit
Pena e artë e Mark Krasniqit
Furia e çetave të Azemit
Lidhja e madhe e Prizrenit
Feston Kosova e gëzon Shqipëria
Përjetë rroftë Pavarësia!
 

Mark Sallaku, aktivist  ish kryetar i PD për rerethin e Lezhës

  
 mark_salaku_400
Eshtë një kënaqësi e madhe që nëpërmjet Revistës “Kuvendi” na jepet mundësia të shprehim urimet tona me rastin e 3 vjetorit të Pavarësisë së Kosoves. 
Kjo është ngjarja më e rëndësishme pas 28 Nentorit për kombin shqiptar. Pas shumë shekujsh e okupuar, pas shumë shekujsh lufte, pas shumë shekujsh vuetje e sakrifica, pas shumë gjaku te derdhur, erdhi kjo ditë e madhe dhe shumë e pritur për popullin e Kosoves. Kjo ngjarje, në rradhë të parë, na bën të përulemi me respektin më të madh për ata bijë e bija të Kosoves që në shekuj dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre, për këtë liri. Ju qoftë e lehtë lendina mbi varr dhe e madhe lavdia e mirënjohja për vepren e tyre të lavdishme.
Eshtë momenti që ne si bashkëkombas të Kosoves të shprehim edhe një herë mirënjohjen dhe respektin më të madh për fuqitë Perëndimore, e në veçanti SH.B.A.-në, këtë mik të madh të kombit tonë, për kontributin që dhanë për Pavarësinë e Kosoves.
Në këtë përvjetor dua të uroj gjithë popullin vëlla kosovar me urimet më të mira, dhe Kosova ta gezojnë lirinë e merituar. Urojmë që Kosova të bëhët një vend i begatë, i zhvilluar e modern, perëndimor, ashtu siç deshiruan, që nga Hasan Prishtina, Isa Boletini, Ibrahim Rugova, Familja Jashari, e të gjithë ata burra të mëdhenj, që nuk jetojnë sot, dhe nuk e patën mundësinë ta shohin Kosoven e lirë. Ju urojmë klasës politike kosovare, që të punojnë së bashku për të ndertuar një Kosovë moderne, demokratike, e integruar ku çdo shtetas i Kosoves të ketë hapësiren dhe liritë si shtetas të një bote të qytetëruar.
Të punojnë se bashku për ndërtimin e një shteti model në Ballkan, ku në simbioze, të jetë bashkëjetesa ndëretnike, ndërfetare, për t’u treguar atyre armiqëve të kombit tonë që nuk e duan këtë pavarësi, që Kosova e meriton lirinë, meriton zhvillimin, meriton prosperitetin, dhe populli Shqiptar është një popull me kulturë dhe orientim perëndimor dhe jo oriental.
Duke punuar në këtë rrugë, do të jetë kontributi më i mirë që do jepet çeshtjes kombëtare, pasi një ditë në të ardhmen jo shumë të largët, flamuri Shqiptar do valëvitet edhe në Çamëri , edhe në Tetovë, edhe në Shkup, edhe në Ulqin, dhe trojet tona një ditë do bashkohen.
Rroftë Kosova, rroftë Shqipëria Etnike!


Paul Shkreli, biznesmen i njohur në komunitetin shqiptar të Amerikës


paul_shkreli_400
Çdo shqiptar ka dhanë mundësitë e tij për ta pa një ditë Kosovën të lirë. Askujt s’ia ka marrë mendja, se brezi ynë do ta përjetoi lirinë e Kosovës, por ja që erdhi!
Shqiptarët, kudo që ishin në botë, iu përgjigjen thirrjes së atëdhut të tyre, për të luftuar e dhanë jetën, kundër armikut shekullor, që donte t’i mbante përjetësisht nën sundimin e tij.
Kurrë nuk mund ta mbash një popull nën sundim, kur nuk të lidh asgjë me të!
Rroftë Pavarësia e Kosovës dhe gjithë shqiptarët! 

Ndue Ftoni, biznesmen dhe aktivist i njohur në komunitetin shqiptar të Amerikës, sponsor i disa aktiviteteve kulturore në komunitetin shqiptar të Detroitit


nua_ftoni_400
Me rastin e tre vjetorit të Pavërësisë së Kosovës, uroj nga zemra që kjo datë të festohet përjetësisht, përherë e më mirë, me arritje çdo vit e  më të mira në të gjitha fushat e zhvillimit të saj!
Kosova, e njohur nga vendet më të fuqishme të botës do të jetë e sigurtë në rrugën e saj të lirisë, duke fituar përherë e më shumë përkrahjen  dhe njohjen edhe të atyre  vendeve, që deri sot nuk e kanë njohur.
Një urim të veçantë për ata që do të kujtohen përjetësisht, të cilët vunë jetën e tyre në themel të Pavarësisë, si dhe të SHBA-së, që ndikuan fuqimisht në ardhjen e kësaj dite historike!

Zef Lleshi, publicist i njohur ne komunitetin shqiptar të Amerikës



zef__lleshi_400
Tre vite të pavarësisë së Kosovës janë tre vite të rilindjes së kombit shqiptar, janë tre vite rruge drejt ëndërres së madhe të bashkimit të trojeve etnike shqiptare.
Në pritje të realizimit të kësaj ëndërre deshirojmë dhe urojmë që populli i Kosoves do të dijë të perparojë në rrugën e nisur,duke bërë realitet amanetin e atyre që vunë jetën e tyre në themel të kësaj lirie.
Me këtë rast uroj gjithë popullin e Kosovës Gëzuar 3-vjetorin e Pavarësisë dhe çdo përvjetor qoftë më i lumtur e më i begatë !

Toni Sufaj, kryetar i Shoqatës “ Malësia e Madhe” në Toronto



toni_sufaj_400
Në këtë tre vjetor të Pavarësisë së Kosovës , uroj gjithë shqiptarët të festojnë së bashku, pasi Kosova është Shqipëri, kosovarët janë shqiptarë dhe një ditë, herët a vonë, do të kemi të gjithë një shtet dhe, vetëm atëherë Kosova do të jetë e lirë përfundimisht, do të jetë e pavarur dhe më e fortë se kurrë.
Kosova po ecën drejt stabilitetit si shtet, drejt rritjes së ekonomisë, drejt njohjeve të reja, drejt mbështetjës të vendeve më të fuqishmë të globit. E, kjo nuk është pak për një periudhë kaq të shkurtër.
Gjaku që dhanë kosovarët për lirinë e atëdhut të tyre u bëftë dritë në jetë të jetëve!

Gjergj Dedivanaj, pronar i axhensisë së njohur “Worldwide Travel  Connection”,  ish anëtarë i shoqërisë së parë kulturore “Shqiponja” në Detroit


gjergji_11_400
Uroj nga zemra tre vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe gjithë shqiptarët në trojet e tyre shekullore.
Lumturia e secilit prej tyre është lumturia e të gjithëve së bashku, ndaj i bashkohem kësaj dite të gëzuar, të cilën e kemi pritur prej qindra vjetësh.
Vuajtjet e një populli të martirizuar, si ai i Kosovës e kanë merituar shumë ma përpara të jenë të lirë dhe të pavaruar, pasi historikisht shqiptarët kanë provuar se nuk janë e keqja e askujt. Ata kanë luftuar vetëm për mbrojtjen e tyre dhe të padrejtësive që bota i çoj në vend  me shumë vonesë.
Veç gjakut dhe jetës së kosovarëve të dhënë për liri, është meritë e shtetit ku ne jetojmë, Amerikës, që me forcën dhe autoritetin e saj, me ndikimin në politikën ndërkombëtare, bëri që Kosova të jetë e Pavarur!
Lavdi dëshmorëve të Kosovës dhe Kosovës së Pavarur!


Lulash Palushaj, poet, aktivist i njohur në komunitetin shqiptar të Amerikës






lulash_400
Sado që të flasim për Pavarësinë  e Kosovës është pak, para vuajtjeve të atij populli të martirizuar e përndjekur prej shekujsh. Kurrë historia nuk do ua fal atyre që përdoren ato mjete dhe atë dhunë të paparë ndaj një populli të pafajshëm. Faji i vetëm i tyre ishte pse ishin shqiptar.
Fati na ka trokitur ne derë e ne duhet të dijmë të administrojmë si një pasuri të rrallë, me të shtrenjtën siç është Liria dhe Pavarësia, për të cilat asnjëri prej nesh se ka menduar se do ti përjetoi, siç i ndodhi ky fat brezit tonë.
Gjëj rastin të uroj në këtë tre vjetor, që gjithëmonë festofshim në Liri dhe Pavarësi, por ma së miri do të ishte t’i hedhim sytë ma larg, drejt asaj që e kemi shumë afër, Bashkimit Kombëtar, andrra ma e madhe e  shqiptarëve kudo që janë!



Marash Uci Dushaj


marash_uci_400_01
Marash Uci Dushaj, përkrahu dhe ndihmoi vazhdimisht organizatat nacionaliste të krijuara në emigrim, duke qënë edhe në kryesinë e tyre. Mori pjesë në shumë demostrata antikomuniste si dhe kundër Jugosllavisë për Lirinë e Kosovës. Fryma nacionaliste e tij e bëri që të vuaj disa vite burg

Julian Çefa, aktivist i njohur në komunitetin shqiptar të Amerikës



cefa12_400



Endërra e popullit heroik kosovar dhe deshira e të gjithe bashkatdhetarëve, si brenda dhe jashtë nënës Shqipëri u realizua me 17 shkurt 2008, kur Kosova fitoi pavarësinë e saj aq të deshiruar.
Kjo ishte fitorja më a madhe e popullit shqiptar, që nga 28 Nandori 1912. Pavarësia e Kosovës u vulos me gjakun e bijve të saj, që nuk kursyen jetën për këtë ditë të shënuar në historinë e kombit tonë.
Me rastin e tre vjetorit të Pavarësisë , Kosovës dhe popullit të saj liridashës u shpreh deshiren ma të sinqertë , duke i uruar Pavarësi të përjetshme, suksese të mëtejshme politike, diplomatike, ekonomike, kulturore shoqnore dhe relacione të ngushta me nënën Shqipëri! 




Merita Bajraktari McCormack, poete, aktiviste e njohur në komunitetin shqiptar të Amerikës




merita_400



Përshendetje për të gjithë shqiptarët anembanë botës në Përvjetorin e Tretë të Pavarësisë së Kosovës. U gëzofshim për jetë e mot për lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë. Në këtë përvjetor përkujtoj me nderim e respekt të gjithë ata që kanë bërë sakrificen sublime për liri e pavarësi. 
Gjithashtu nderoj dhe respektoj vepren e të gjithë patriotëve shqiptarë anembanë globit, që i janë përkushtuar çështjes kombëtare dhe vazhdojnë në atë rrugë.
Falenderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj kombit tonë dhe shpresoj që Kosova do të vazhdojë të perparojë dhe fuqizohet në të gjtiha drejtimet. Gezuar dhe Zoti e bekoftë popullin tonë!

Merita B.McCormack
Uashington DC



Alfons Grishaj, “Pishtari i Demokracisë”, poet  Editor i Revistes “ Kuvendi 




 viewer4_400



Çeshtja e Kosovës është çeshtje e gjithë shqipëtarve të kudondodhur.Viti i tretë i pavarësisë e gjen Kosoven përballë sfidave të kohës, në politikën e jashtme dhe atë të brendshme, me miqtë e shumtë në botë, por dhe me armiqtë e vjetër e të rinj.




Karektaristikat e popullit martir të Kosoves janë të veçanta, por dhe të përbashkëta me popujt e tjerë, që kanë qënë në pozicionin e saj.Tani, ata popuj janë kombe të vegjël dhe të mëdhenj. Kështu do të kaloi dhe Kosova këtë tranzicion, me pjekuri dhe maturi në bashkimin jo të largët me trungun mëmë, Shqipërinë.
Fjalet e mija për Kosoven janë: Pjesa e dielltë e Kosoves është pjesë e diellit e Shqiperise dhe Europes, reflektimi i vlerave demokratike te shtetit mik Amerikan në supërvleren e lirisë…



Vasel Pjetri Ujkaj




vasel_ujkaj_400
Vasel Ujkaj, aktivist i njohur në komunitetin shqiptar të Amerikës, përkrahës i organizatave nacionaliste të emigrantëve në Amerikë, pjesëmarrës në të gjitha demostratat e organizuara për Lirinë e Kosovës.
Kosovë, e gëzofsh tre vjetorin e Pavarësisë!
Lavdi të gjithë dëshmorëve për lirinë tënde!
Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës, me në krye SH.B.A!
Dua të shoh Bashkimin Kombëtar me nanën Shqipni!
Pasardhësit  tanë e festofshin gjithëmonë Pavarësinë!

Vasel Pjetri Ujkaj,







Kujtim Qafa, aktivist i njohur ne komunitetin shqiptar të Amerikës, Kryetar i “ Vatres”
 për Degën e Detroitit


viewer 

Kosova po mundohet ta marrë veten politkisht dhe ekonomikisht, dy nga fushat  ma kryesore të zhvillimt të një vendi, për të cilat ky shtet i sapolindur është prapa vendeve të tjera me histori shtetrore shumë më të vjetër. Veç kësaj, prania e armiqëve shekullor në krah të saj, po bëjnë të pamundurën për të penguar njohjen  e saj nga më shumë vende të botës, për të cilat qe menduar.
Akuzat e kohëve të fundit nga Dik Marty, duhet të qartësohen më çdo kusht dhe të dalin të pafajshëm, sepse Porkuroria e Hagës kërkon fakte. Në qoftë se shqiptarët e akuzuar  kanë faj, do të thotë se ne kemi shumë për të mësuar nga demokracia perëndimore. Imazhi i këtij shteti, që akoma s’është ngritur në këmbët e veta, me këtë akuzë është dëmtuar shumë.
*****
Shpresoj se Kosova e pavarur do të punoi me të gjitha forcat e saj, për të ecur drejt rrugës se vetme të  Bashkimit Kombëtar, se vetëm atëhere ajo do të jetë e lirë dhe e pavarur.



Përgatiti dhe moderoi Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri