2011-05-17

Ajo "hurmë" Arabie !... (poezi) NJË NGA MREKULLITË POETIKE TE PËRPARIM HYSIT! LËNG LIRIK, UJVARË PRËPARIMJANE!‏

Ajo  "hurmë" Arabie !...

                                     
(poezi)



Nga    Përparim   Hysi


Pashë një "hurmë" Arabie... më mirë mos e kisha parë?!
Një"prodhim si jashtë serie",thashë mos qe veç përrallë.
Sepse ngriva,u shashtisa,sikur mbeta unë pa gojë
Në këtë moshë ja që kandisa,sa të skuqesha unë me bojë.



Sytë si thëngjij të ndezur seç i nguli përmbi mua
Goja-trëndafil i çelur;fare e humba,pothua...
Qe e bukur si përrallë,sa e fisme,elegante
Unë kot që qeshë i gjallë?!Opopo se sa sharmante!


Kund s'kam parë një të tillë,ku më doli mua në rrugë
Tash unë jam si xhind i pirë,mu në shprit m'u bë një"xhungë"
Atë "hurmë" Arabie nuk e pashë,por dhe e "hëngra"
Sado që qe "jashtë serie",jam "sojli" për "punë të rënda"


Tash kujtoi çastin e bukur,edhe mbushem plot e plot
Dihet që jam dhe turbull,s'di ku është "hurma" sot
Ajo "hurmë" Arabie(vallë a ka  nga ajo më ëmbël?!")
Më bie çaste lumturie,në këtë moshë,për mua,"shëmër..."


                       16 maj    2011

No comments:

Post a Comment

Nga Flori Bruqi : U dhunua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ky është miliarderi pjesë e qeverisë së Spanjës

Imazhi i Shqipërisë edhe kësaj radhe në qorr sokak?! https://www.youtube.com/watch?v=tklKY6hp09w Turistët span...