Dallgë të frikëshme të një regjimi të egër(Romani"Dallgët" i Vlashi Filit)



Nga   Përparim    Hysi


                            Sa mbaron së lexuari romanin"Dallgët" të Valshi Filit,nuk ke si mos stresohesh dhe të mos kapesh prej mbresash të forta.Aq mbresëlënës është romani-padyshim,kjo është dhe meritë e autorit-,sa nuk mund të të zërë gjumi,pa përjetuar çaste me personazhe të këtij romani,apo më sakt fare:s'ke si mos frikesh nga ato dallgë që nuk qenë metaforike(krijuar nga pena e një shkrimtari),por krejt reale.Kreshtat e këtyre valëve,të paktën brezi ynë(i të moshuarëve ,por dhe të atyre 30-vjeç e lart),i kanë parë dhe në mos janë mbytur prej tyre,janë"zhytur"në këto dallgë aq të egra.Ndodh ai fenomen historik që aq bukur dhe në mënyrë të  papërsëritshme nga askush,e ka thënë përfaqësuesi më në zë i shkrimtarëve të "Brezit të humbur",gjermani Erih Maria Remak,që thotë:"Edhe në mos u prekën në luftë nga copatt e predhave dhe të granatave,ata,prapë se prapë,erdhën të plagosur".Një sy i vëmëndshëm mund të më thotë se dhe dikut tjetër,mund të jem shprehur me këtë thënie,por kjo thënie,tanimë sentencë unike,i shkon për shtat dhe romanit aq të realizuar të Vlash Filit,"Dallgët".Jo,këto nuk janë as dallgë deti dhe as dallgë oqeani.Ktë janë ca dallgë edhe më të mëdha:janë një cunam!Cunami,sipas oqeangrafëve,është apogjeu i dallgëve oqeanike.Por ky"cunami" tek "Dallgët" e Vlashi Filit është ku e ku më i frikshëm se ai që përcaktojnë- dhe që ndodh në realitet në dete e  oqeane- oqeangrafët.Ky i Filit,është një"cunam" politik që shkakton dhe lë pasoja të pandreqshme."Cunami" i dallgëve të atij regjimi si një rrezik real na ka bërë karshillëk,pothuaj,të tërëve.Këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë.Por,pa  u sjell rreth e përqark problemit që trajtonn autori,le të shohim se si tregon ai.


                                                  *      *     *     

Duhet thënë që në fillim:autori tregon thjesht dhe pa e lëshuar në të pafre penën e tij.Nuk ka nëpër faqe të këtij romani,as shtirje dhe as zbukurim.Përkundrazi,shkrimtari e ka vënë veten në rolin e një njeriu që vëzhgon dhe tregon.Por nuk është një vëzhgues dhe aq .Jo.Ai  di të vërë dorën aty ku dhëmb plaga dhe e çon lexuesin pa vështirësi në ato"sinore" që duhet.Fillimisht tregon për një ushtar që"dezerton" se e sheh që andej-"matan"- është një botë krejt tjetër.Një botë-ëndërr.Një botë-ëndër që ia vlen të sakrifikosh.Ushtari Fuat  Veliu arratiset duke lënë që të vuajnë pasojat,nëna e tij plakë(Tixhja),gruaja e tij e re,Pranvera dhe vajza e sapolindur Vjollca.Arratisja e Fuat Veliut shkaktoi mandje dhe"cunamin" për familjen e tij dhe të afërm,siç është baxhanaku i tij,Besnik Lame.
Natyrisht,pasojat e mëdha(pra,Dallgët) zënë e mbytin,së pari,nënën e tij plakë(ajo,mjerisht,nuk i përballoi dot ato "dallgë" aq të frikshme,sa vdiq,papritur,pa u mbushur 24- orë nga"vërshimi i kësaj dallge " në shtëpinë e tyre) dhe,fill pas saj,mbi  gruan e tij të re,Pranverën.Por le të ndalojmë paksa,jo për ta relaksuar lexuesin,po për të reflektuar,pasi t'i bëjmë të"prekshme" këto dallgë,përmjet penës aq fleksibël të autorit.Baxhanaku bën "divorc" familljar,për të ruajtur lëkurën,se lëkura është e dhimbshme,domosdo.E vetmja që i bën ballë këtij"cunami" kaq të rëndë është vetëm Pranvera.Ajo jo vetëm nuk bën divorc me të shoqin,siç bënë shumë e shumë mjeranë të tjerë të kohës,që u trëmbën nga këto"dallgë",po merr mbi vete të gjithë  pasojat.Pranvera,në përshtypjen time-dhe jo vetëm timen,- është,padyshim personazhi më i bukur që eklipson gjithë personazhet e tjerë.Merni me mend dhe zbrisni me mend verëm në një çast:-ka vdekur nënë Tixhja dhe,të gjithë,sa morën vesh,që kjo qe një familje"antiparti",se djali i kësaj shtëpie qe arratisur,të gjithë morën dhe ata"arratinë",për t'i shkeulr syrin partisë dhe t'i thonë:-Jemi me ty ne.Deri më sot,në asnjë vepër letrare_ të paktën aq sa kam lexuar unë,nuk kam  parë kurrë,një"arratisje" kaq dramatike sa ajo që i bënë"gjitonët" asaj,nënë Tixhes aq të mirë.Pranvera atje,tek pret punëtorët e komunales,e vetme,heroike dhe e bukur deri në pafundësi.O Zot,po pse harrojmë kaq shpejt?!!! Vetëm kaq dhe një kineast i mirë në perëndim do "gatuante" një skenar shumë intersant për një film,nga i cili do mbeteshmi me gojë të hapur.Me gojë të hapur,sikur,befas,të kishim ngrënë gjellë të nxehtë.Jam aq i mbresuar pas Pranverës,se e di mirë sa të frikëshme kanë qenë ato"dallgë" të atij regjimi.Së pari,se shumë syresh i kam parë me sy dhe,së dyti,kam patur kushërinj të mi të parë që janë mbytur nga këto dallgë të egra.Kam patur dhe shkruaj, jo pa dhimbje- se kurrë nuk u shkela në derë,se kisha frikë se ato "dallgë" do më mbyysnin dhe mua.Dhe kjo dhimbje ime bëhet pak më konkrete kur shoh atë baxhanakun,Besnik Lame,që,për të rujatur lëkurën e tij,zgjodhi atë rrugë,duke lëshuar një deklaratë abandonimi ndaj së kunatës së tij.Vetëm këtë nuk kam bërë,sado që më dhimbseshin ata ,kushërinjtë e mi.E sa para bën që ata e kutponin se kjo ndodhte se,jo se s'i doja,por nga e keqja.Po kaq nuk mjafton,jo.Kutpohet që edhe dashuria e tyre për mua,varionte po në atë shkallë mbi të cilën,mjerisht,hipa.Ai regjim qe i egër.Goditja apo "cunami" i atij regjimi të shkatërronte me gjithësej.

                                                 *      *     *     

Pranvera  Veliu,sado pak jetoi me të shoqin, dhe,pavarësisht,që ai e braktisii ,pa pritur dhe kujtuar,duke e lënë në "mes të dallgëve",është  një nga perosnazhet femra emblematike.Jo vetëm nuk bëri diviorc-siç qe e modës në atë kohë"- por fillikat me çupën që kishte në gji,u zhyt në këto dallgë,luftoi me to për jetë dhe vdekje,dhe fitoi mbi to.Më vjen keq, që atje,në internim,në ffshatin "SHytllas"-fshat mes  Levanit dhe Pojanit-dinamika e jetës saj mbetë pak si në hije.Në Shtyllas- i kam shkelur me këmbë ato vënde,pikërisht kur qe me të internuar-kish një komunitet të tërë me këta që kish sulmuar"dallga-cunam e partisë-,por qe një komunitet solid dhe nuk qe amorf,Sado nën trysninë  e "dallgëve",atje gjëronte jeta.Si Pranvera,kish plot të tjerë dhe të qe, për mua,autori më shumë duhet ta trajtonte jetën e personazhti të tij atje.Romani do kishte përfituar më shumëë vlera.Figura zvetnuese si Ibrahimi nga Ninshi i Mallakstrës( kur do ta kem njohur se unë kam qenë mësues në Ninësh),nuk janë veçse pjella të shëmtuara dhe vanitoze që të mbushin me aq urrejtje,sa,kur e lexon,ndjen që emocioohesh aq,sa të nisesh në këmbë,sado larg që je.,dhe ta vrasësh,këtë"seksofil kobash" me bukë në gojë,kur thotë populli.Pranvera Veliu del si personazhi monument në këtë roman.Askush nuk mund i afrohet asaj.Sikur autori,të merreje me figurën e saj në gjithë dinamikën.padyshim,do na kish dhënë modelin e gjithë atyre grave që janë martirizuar për të ruajtur nderin e tyre si femra,po se po,po dhe të burrave që ndonjeherë,edhe nuk e kanë merituar.Vet as që e jusitifikoi fare Fuat  Veliun.Kur krijon familje,ke mbi vete më shumë përgjegjësi.Ke një"mal" tjetër mbi kurriz dhe,kësisoj,(unë kështu mendoj),të ikën paksa edhe burrëria,edhe guximi,por dhe kokëkrisja.Për një njeri me moral të shëndoshë,familja është aq e shënjtë dhe e shtrenjtë,sa,pa menduar se bëj ndonjë sankrilegj,sa dhe Atdheu.Këtu nuk është vëndi për t'u marrë me lexione par ekselencë,po kështu është e vërteta.Ndaj dhe shkruaj me superlativa për Pranverën.Nuk e teproj,po të them:dhëntë Zoti që secili të kemi nga një grua si Pranvera Veliu!(Ndoshta nuk e lexon ime shoqe!!!!).

                                                   *      *      *    
Autori,Vlashi   Fili,nuk shkruan apriori.Shumë nga këto ai i ka parë me sytë e tij.Jo vetëm i ka parë.Po këto"Dallgë" i janë vërsulur mbi këtë të pafjashëm dhe gati e kanë"mbytur"."Vëllai siamez" i autorit në roman,është Spiro Prifti,Një llogaritar i ndershëm,njohës i mirë i punës së tij,por,fare,"rastësisht" jo vetëm sulmohtet nga këto"dallgë",po qëndron i "zhytur",për të mos u mbytur,për plot 25-vjet.E pëson fare kot dhe merr një dënim,pothuajj,kapital.25-vjet burg në kohën e atij regjim aq të egër,ishin pak afër vdekjes.Se nuk kishte më shumë,pas atij "kufiri" gjoja human,të priste plumbi.Duke hyrë nëpër procesin gjyqësor,duke ndjekur se ç'thotë shkrimtari(përmjet dokumenteve,pra),kutpon se ç'farsë ka qenë hetuesia,dhe ,përgithësisht,drejtësia e asaj kohe.Mandej ,vjen kalavri i mundimshëm i  burgjeve që,autori,e njeh majft mirë.E ka provuar mbi kurriz.Natyrisht,për këtë kalvar të mundimshëm ai mund të ketë faqe e faqe të tëra,po ajo  që të bie në sy,është fakti,se njerëzit e ndershëm dhe me karakter,dinë jo vetëm t'u bëjnë ballë dallgëve,por dhe të dalin dhe fitues mbi to,siç arrit dhe Spiro Prifti.Me këtë figurë kaq të dashur dhe stoike,autori njëkohësisht,sikur  jusitifikon dhe atë thënien popullore që "e dretja zhytet,por nuk mbytet".

                                                          *      *    *     
Tek marrë të shkruaj për dashurinë midis Edmond Prfitit- ishshoferit të komandantit në një repart të Vlorës,- dhe të fatkeqes,Vjollca  Veliut,që është e internuar,e shpie buzë në gaz,se më kujtohet ajo thënia historike,që"historia përsëritet herë si komedi dhe herë si tragjedi".Mëndja më shkon këtu e  200-vjet më parë,kur De Rada,për të maruar MIlosaon,djalin e sundimtarit të Shkodrës, me  Rinën,të bijën e Kalogresë,pret të bjerë një tërmet që rrafshoi gjithçka,që çifti të martohej;edhe në këtë roman,ka një koincidencë të tillë:fare,rastësiht,Edmondi,dali i  nj njeriu me përbërje të mirë politike,ja që,befasisht,bëhet me "njollë" në biografi dhe ndoh dhe happy endi,në mund ta quajmë kështu.Natyrisht,as uatorit dhe as ndonjë tjetri,nuk i shkon në mëdnd kjo gjë:Pse është kjo hamëndësi imja,nuk do të thotë se është aksiomë dhe aq.

                                                               *   *   *     
Natyrisht,jo të gjitha mund t'i thuash kur flet për një libër.Nëse Spiro Prifti,më së fundi,moir pafajësinë,kjo është një ndodhi fare pa "shkëlqim",.në atë lukuni"dallgësh" që gati na kanë përpirë të gjithëve.Ato"dallgë" kurrë mos u  kthefshin më.Megjithatë,në mbyllje të këtyre përshgtypjeve të mia,dua të theksoj dhe diçka që ka rëndësi: autori,për të bindur lexuesin se nuk kam shkruar apirori,merret dhe me"pasdallgët".Është një finish i bukur dhe i lumtur.Siç thonë turqit:-Pas kasavetit,ka  selamet.Të mbush  me emocione gëzimi,kthimi-si një i vdekur që bëhet i gjallë-i Fuat  Veliut;bashkim me famijen dhe mbriitja,si në përrallë,këtu,në Ameriikë.Në Amerikë dhe Edmondi me Vjollcën dhe ca më shumë dhe krushqit e Fuat Velitu:Spirua dhe Diana.Autorit,natyrishht,nuk i shpëton nga kujtesa se çfarëë ka ndodhur me me ata që me urdhër nga lart,lëshonin këto "dallgë"  mbi njerëzit e thjeshtë.Juristët e ngritur në përgjegjësi,Gjonët që"prrallisnin" dhe hiqeshin si "shënjtorë",janë,veç tjerash,tregues,se demokracia,mjerisht,ende është e përçudnuar.Persekutorët janë midis mesh dhe disa syresh edhe më të favorizuar se sa ata që kanë vujatur dhe kanë hequr.
Sidoqoftë,në një roman nuk i thuaj dot të tëra.Për vete,e quaj një arritje në prozodinë shqiptare dhe,jam i sigurt,që autori,Valshi Fili,është ulur pranë kompjuterit dhe po i jep jetë një romani tjetër.Nuk më mbetet veç t'i uroj,kirjimtari të mbarë dhe të shëndoshë artistike.


                                             

 25 maj 2011

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri