“DITA BOTERORE E METROLOGJISE”.



Është ditë dhe moment i duhur për aktivitetete senzibilizuese të të
gjithë pjesëmarrësve në tregun e produkteve, mallrave e shërbimeve.
Çuditërisht, në Kosovë akoma nuk kamë dëgjuar se është ndërmarrë
ndonjë aktivitet në këtë drejtimn, jo vetëm sivjet, por asnjëherë dhe
asnjë vit më parë.
Nëse nuk dime nuk e kemi larg ku të mësojmë, ja ku është Tirana, shumë afër ?!

Kjo Ditë nderkombëtare, e rëndësishme në vaçanti për konsumatorin,
festohet ne perkujtim të 20 Majit të vitit 1875, kur 17 shtete u
mblodhën në Paris  dhe  themeluan  Konventen e Metrit.
20 Maji festohet si një ditë në të cilën metrologët mund te jenë
krenarë për arritjet e tyre shumë të mëdha dhe njekohësisht shumë
influencuese.

Pse nuk janë krenarë metrologët në Kosovë ?

Ja një shans që po humbet e do të mund ta shfrytëzonim për të
lavdëruar e frymëzuar Agjensionin e metrologjisë, sektorët dhe
individët për të arriturat nga “ zero “ për 12 vite të pasluftës ?!

Agjensioni I metrologjisë ( në kuadrin e MTI-së ) ka edhe obligime
ndaj të gjithë atyre që e nisën AM nga zeroja. Në këtë mënyrë, ja
shansi që të njohtohen dhe senzibilizohen të gjithë, në veçanti
konsumatori për të drejtat, intereset dhe obligimet të cilat mund t I
realizojmë së bashku.

Agjensioni i Metrologjise eshte institucion i specializuar qe zotëron
aftësi dhe ekspertizën e nevojshme për t’u përdorur si referencë për
të gjitha transmetueshmëritë e matjeve në Kosovë.
AM punon për zhvillimin e tre drejtimeve të metrologjisë në vendin
tonë: metrologjisë shkencore, industriale dhe metrologjisë ligjore.

Misioni i Agjensionit të Metrologjisë është:
- Të ruajë dhe përdorë etalonet kombëtare të njësive të matjeve;
- Të mbrojë konsumatorët nëpermjet organizimit të kontrollit të
instrumenteve matës në fushat e transaksioneve zyrtare dhe tregtare,
mbrojtjen e shëndetit, mjedisit dhe sigurisë teknike, si dhe
kontrollin sasior të parapaketimeve;
- Të ofrojë sherbime të kalibrimit prodhuesve dhe përdoruesve të
mjeteve matëse për të qënë konkurues në tregun e brendshëm dhe të
jashtëm.
Aktiviteti i këtij Agjensioni luan rol kyç në përmbushjen e kritereve
të politikave qeveritare sektoriale, të cilat synojnë liberalizimin e
ekonomisë vendase në tregjet ndërkombëtare. Kjo për vendin tonë merr
një rëndësi primare, sidomos në periudhën  aktuale të proçesit të
përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin drejt integrimit sa më të
shpejtë në familjen Europiane
Në këtë drejtim le ta përmendi edhe akreditimin e laboratorëve
testuese/kalibruese, punë kjo që u bë më 18 maj 2011, duke bërë
procedura të vlerësimit për mbikëqyrje në Qendrën e Laboratorëve
Testuese në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës
(IKSHP).
Vlerësimi i  mbikëqyrjes është bërë sipas kërkesave të standardit  dhe
procedurave të vlerësimit ISO / IEC 17025.
Në bazë të eksperteve, Qendra e Laboratorëve Testuese (QLT) në
Institutin Kombëtar, ka implementuar me sukses të gjitha kërkesat e
sistemit të menaxhimit, kërkesat teknike dhe kompetencën profesionale.


Selatin Kaçaniku, dhe KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit