2011-05-18

E VETMJA RRUGË PËR SOCIALISTËT E EDVIN KRISTAQ RAMËS ËSHTË KOMUNIZMI!!!






Bashkimi Evropian (BE) i ka kërkuar Shqipërisë që të veprojë në përputhje me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.


http://www.botasot.info/img/numerim-votash0%60-%60-%6021923.jpg
“BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike, individëve, institucioneve shtetërore, e në veçanti Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të vazhdojnë me atmosferën konstruktive, e cila ka mbizotëruar në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e komisionarit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle.
Thirrjet e bllokut evropian vijnë në kohën kur në Tiranë kanë shpërthyer tensionet, për shkak të mosshpalljes së rezultatit për bashkinë e kryeqytetit.
Fyle ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë rezultatet “sa më shpejt që të jetë e mundur”.





Strukturat e policisë së kryeqytetit pas deklaratave të bëra në organet mediatike dorëzuan në Prokurorinë e Tiranës materialet për deputetët socialistë Erjon Braçe dhe Gramoz Ruçi për konsumim të veprës penale të "Thirrjes publike për veprime të dhunshme".
“Ditën e sotme, Strukturat e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të policisë së kryeqytetit, pas deklaratave të bëra publike në mediat elektronike dhe të shkruar, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të deputetëve socialistë Erjon Braçe dhe Gramoz Ruçi. Referimi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj deputetëve do të kalojë për konsumim të veprës penale të "Thirrjes publike për veprime të dhunshme" thuhet ne komunikate.
http://www.botasot.info/img/19kkqqzzz.jpg

Mbledhja e radhës e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve do të realizohet në orës 18.00, ndërsa jo pak evacione pati gjatë mbledhjes në të cilat janë shqyrtuar fletët e kontestuara.


Në këtë mbledhje u hapën dy kuti të njësisë numër 3 përkatësisht KZAZ 47, ku kanë rezultuar tre vota të kontestueshme të cilat kanë shkuar në favor të kandidatit Lulzim Basha dhe nje fletë ka shkuar në favor të kandidatit të PS, Edi Rama.
Tashmë qyteti ka marrë një pamje tjetër, ndërsa shtohen gjithmonë e më shumë forcat policore jashte selise se KQZ-së. Kjo mbledhje hasi jo pak kundërshti nga PS-ja, me akuza, se numërimi i këtyre fletëve është tërësisht i paligjshëm. 

http://www.botasot.info/img/19mobilixim.jpg


Pas deklaratës (18 maj 2011)së kreut të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, në të cilën tashmë do të respektohet i gjithë vullneti i qytetarëve, mësohet se startin e protestave e merr qyteti i Gjirokastrës.

Kryetari i Partisë Socialiste Florian Hysi, pas një takimi me strukturat e partisë kanë vendosur që në orën 18.00, të ketë një mobilizim, duke u organizuar një protestë, pas situatës së krijuar në Tiranë. 






Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha trajtoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, procesin zgjedhor, duke u ndalur veçanërisht në çështjen e numërimit të votave të qytetarëve shqiptarë për kryetar të bashkisë së Tiranës, të hedhura gabimisht në kutitë për kryetar të minibashkisë dhe të këshillit bashkiak. Lidhur me këtë, Kryeministri Berisha u shpreh: “Sërish çështja e parë e rendit të ditës janë zgjedhjet dhe nuk mund të ketë një çështje tjetër. Dy ditë me radhë, në dhunim të të gjitha ligjeve të vendit, u bënë përpjekje për të paralizuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, funksionimin dhe vendimmarrjen e tij, me rrugë kryekëput të papajtueshme me rendin demokratik.

Në situatën aktuale, do të sqaroj qytetarët se kjo mazhorancë nuk ka kundërshtuar gjer sot as dhe një rezultat, përveçse raste sporadike në ndonjë komunë, që unë nuk kam dijeni të plotë, pra, ka pranuar çdo rezultat. Problemi është përpjekja për të konsakruar atë që në ligj nuk ekziston, por ekziston në realitet, atë që quhet rezultat paraprak. Ligji shqiptar nuk parashikon rezultat paraprak të shpallur nga Komsioni Qendror i Zgjedhjeve, de jure, por de facto ai ekziston, sepse atë e jep sistemi transparent elektronik që ne kemi vendosur dhe nuk mund të themi se nuk transmetohen në kohë reale votat dhe të dhënat dhe ata i kanë publikuar. Në rast se ne nuk kemi kundërshtuar as edhe një rezultat thelbësor, pala tjetër dhe konkretisht kryetari i Partisë Socialiste, zoti Rama kërkon të imponohet me çdo kusht që rezultati paraprak të mbetet përfundimtar dhe të dalë jashtë procedurave normale të vlerësimit dhe shqyrtimit. Ndaj dje është përpjekur ta paralizojë dhe sot e ka rrethuar nga të gjitha anët Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku në thelb, jo këtu, por aty, në atë Komision, rreh sot zemra e kombit, zemra e lirisë së kombit. Në qoftë se do të pranonim rezultatin paraprak për rezultat përfundimtar, ne do të asgjesonim sistemin e zgjedhjeve të lira, për të cilin ne jemi të vendosur ta mbrojmë me të gjithë potencialin tonë”, tha Berisha.



Tutje kryeministri Berisha tha se “Ne faktuam në sytë e botës se cilat ishin zgjedhjet që mund të bëjmë dhe bëmë. Ne, që nga të dhënat e para paraprake, të cilat oshilonin një herë në favorin tonë e një herë në disfavorin tonë, nuk bëmë asnjë koment, por i pritëm me qetësi, siç pritëm votën 17 përqind më shumë për koalicionin që kjo mazhorancë ka. Në këtë kontekst, nuk ka e nuk mund të ketë rezultat përfundimtar, përveç atij që certifikohet nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve. Asnjë seli partie, cilado qoftë ajo, e mazhorancës apo minorancës, nuk mund të shpallë rezultatin përfundimtar. Ne kemi një sistem të konsoliduar të shqyrtimit të ankesave, i cili, pavarësisht nga mendimet që mund të ndajnë forcat politike për këtë sistem, është faktuar si një sistem kompetent dhe që ka marrë vlerësimet e faktorit ndërkombëtar.

Çështja për qytetarët është kjo. Për Tiranën, në dalllim nga të gjitha qytetet e tjera të vendit, ligjvënësi shqiptar, por edhe forcat politike, respektivisht Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur në ligjin elektoral që komison zonal të jetë KQZ-ja. Çka do të thotë se ai ka tagrin ligjor, detyrimin ligjor të shqyrtojë të gjithë dokumentacionet dhe procesin zgjedhor të Tiranës, sipas ligjit e dokumeteve të finalizojë në cilësinë e komisionit zonal tabelën përfundimtare të rezultateve për Tiranën si KZAZ, të cilën ia paraqet po KQZ-së, pasi këtë ligj kemi bërë ne dhe mbi bazën e saj, KQZ-ja shpall rezultatin përfundimtar. Zoti Rama, në rezultatin preleminar, rezulton 10 vota para. Problemi qëndron tek votat e panumëruara, të cilat janë hedhur në kuti të ndryshme. Në të gjithë ligjin e botës demokratike, ato janë vota që meritojnë numërim. Dhe ligji jonë elektoral detyron numëruesin të fillojë me kutinë e kryetarit, të vazhdojë me kutinë e këshillit bashkiak, të vazhdojmë me kryetarin e minibashkisë dhe më pas, me atë të këshillit bashkiak për njësinë. Pra, ka pasur një proces tërësor. Sikundër dekreti i Presidentit parashikon një zgjedhje unike, si proces. Këto vota janë evidentuar në të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës. Për rreth 82 prej tyre, kjo mazhorancë disponon dokumente për ekzistencën e tyre, të firmosura nga komisionerë të të dyja palëve. Ligji elektoral i vendit dhe i çdo vendi të lirë kapitullin më rigoroz, më të prerë e të qartë ka kapitullin e pavlefshmërisë së votës, me vetëdijen se në ato nene ligjvënësi cënon me vendimin e tij një të drejtë themelore. Pra, janë përcaktuar kushtet, kur një votë është e pavlefshme. Ligjvënësi shqiptar, ai italian, austriak dhe të gjithë ligjvënësit e tjerë nuk e kanë përfshirë në votën e pavlefshme votën e hedhur në kuti të ndryshme, pasi ajo nuk është e pavlefshme. Atëherë, cili është tagri, cila është e drejta që ta quash këtë votë të pavlefshme? Në asnjë kushtetutë demokratike, në asnjë vend demokratik, kjo nuk ndodh. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, ka praktikat e saj të konsoliduara edhe për këtë çështje. Precedentët shqiptarë janë të qartë si kristali. Votat e këtyre qytetarëve nuk janë jetime. Ato votuan në të njëjtën ditë, në të njëjtën qendër, me fletën e dhënë nga komisioneri dhe ngatërruan kutinë, e vetëm kaq. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vendin me një traditë 200 vjeçare votimi, votohet me një kuti të vetme. Kutitë janë vetëm për lehtësi burokratike, që ndarja mbrapa të mos zgjasë shumë. Ato nuk janë vota diversante, por vota qytetarësh të ndershëm që gabuan kutinë, janë vota të njerëzve që kanë të drejtë njësoj si kryeministri, si kreu i shtetit të votojnë dhe t’u numërohet vota. Në qoftë se një votë e vlefshme hidhet poshtë e dhunohet jashtë kritereve ligjore, është dhunuar një klomb i tërë, është dhunuar e tërë vota e popullit. Njerëzit janë të barabartë për votën e tyre.

Thirrjet të mos numërohet asnjë votë nuk i bëjnë nder askërkujt që i lëshon. I nderuar zotëri, dy vjet rresht ke kërkuar të rinumërohen votat, në kundërshtim me një vendim gjykate dhe tani nxjerr zëdhënësit të thërrasin të mos numërohet asnjë votë. Votat do të numërohen. Është e drejta kushtetuese për t’u numëruar ajo votë, sikundër secili ka të drejtën kushtetuese për të nisur ankimet për çdo gjë që e konsideron jo të rregullt. Unë dua të garantoj zotin Rama që ato vota do të numërohen me transparecën më absolute, t’i ndjekin të gjithë shqiptarët, t’i ndjekë mbarë komuniteti ndërkombtëar. Dua të theksoj se ne nuk kemi përdorur provat tona materiale, për t’i kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të merret vetëm me to. Përkundrazi, këto dokumente që kemi, i kemi përdorur vetëm si prova për të ndihmuar komisionin zonal të Tiranës, që ai ta konsiderojë në të gjithë shtabin elektoral këtë problem.

Për qytetarët shqiptarë, dua të theksoj se në sistemin e mëparshëm elektoral në Shqipëri dhe në çdo vend tjetër të lirë që ka atë sistem, ky rezultat i ngushtë paraprak me 10 vota diferencë çonte në mënyrë automatike në numërim të 252 mijë fletëve të votimit të hedhura në kutitë për kryetar dhe ata 7 gra e burra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në cilësinë e komisionit të zonës për Tiranën, se rinumërimin e bënte komisioni i zonës, do të nguleshin dy javë në punë për të numëruar 252 mijë vota. Këtë e përjashton sistemi dhe kanë për të kërkuar sipas ngjyrës dhe për të mos shqyrtuar asnjë votë tjetër, por thjesht për të kërkuar ngjyrën e verdhë që gjendet aty ku nuk duhet të jetë, në fletët e quajtura të kundërshtuara apo fletë që gabimisht, në shkelje të të gjitha ligjeve, janë cilësuar nga njëra palë të pavlefshme, por pala tjetër ka mbajtur shënim. Kjo është një e drejtë ekskluzive e komisionit zonal të Tiranës. Kjo e drejtë e tremb zotin Rama. Zotëri, në qoftë se ti del përpara me vota të numëruara të qytetarëve, të pashtuara as edhe një e vetme e gjeni qoftë dhe një të vetme, se ka pasur zero ankesa dhe ti je fitimtar, nuk ta vë kush në diskutim fitoren. Sikundër, në qoftë se këto vota të nxjerrin mbrapa, atëherë si mund të mendohet që të jesh kryetar i bashkisë së Tiranës, me vota të panumëruara. Kjo është totalisht e pamundur. Me kërcënime është rrugë e gabuar, me presione, është akoma më e gabuar. Ne qëndrojmë këtu për një proces të drejtë e të ndershëm, për një proces, ku çdo votë të kushtojë.

Ndaj unë e ftoj t’i largojë njerëzit nga rrethimi, të mos rrethojë një institucion të pavarur, sepse ky është një akt shumë, shumë i rëndë, të mos kërcënojë njerëzit në detyrë. Pasojat do të jenë jashtëzakonisht të rënda, në qoftë se cënohet puna e KQZ-së. KQZ-ja është një Komision i zgjedhur me vota unanime, me konsensus. Në këtë moment nuk janë kryeministri, as kryetari i opozitës, njerëzit më kryesorë. Njerëzit më kryesorë janë ata që po bëjnë detyrën. Aty rreh zemra e kombit, zemra e lirisë së kombit. Ndja unë ftoj të rishqyrtojë qëndrimin e tij, pasi absolutisht çdo votë do të numërohet me transparencën më të madhe, por, në rast se dikush na thotë të mos numërohet, në mënyrë absolute çdo votë do të numërohet. Kjo nuk do të ketë asnjë ekuivok. Këtë nuk e bëjmë kategorikisht as për të ndryshuar rezultat a gjë tjetër, por, para së gjithash, nga detyrimi themelor kushtetues, vota e çdo qytetari duhet të numërohet. Një komb që nuk e bën dot këtë, nuk mund të pretendojë për të ndërtuar të ardhmen, nuk mund të pretendojë për të konsoliduar lirinë”.


Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i ka bërë thirrje sot qytetarëve të gjithë qyteteve të Shqipërisë të ngrihen në këmbë, kundër atyre që vodhën votën dhe liritë e të drejtat e shqiptarëve.
“Thirrjja ime sot për qytetet e Shqipërisë është të ngrihen në këmbë, kundër atyre që vjedhin votën dhe familjet e zakonshme të këtij vendi. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, unë e kam bërë zgjedhjen time, të gjithë në rrugë, për të mbrojtur të vertetën.”- tha Rama...

http://www.botasot.info/img/20Rama-duke-fol.jpg
Sipas kryesocialistit, Shqipëria më 8 maj i tha jo se keqës, duke shtuar, se e gjithë Shqipëria e pa në ditën për diell që Tirana u fitua nga ne, me 10 vota diferencë.
Duke falenderuar për aq sa kanë bërë, Rama ka drejtuar një apel edhe ndaj ndërkombëtarëve, të cilët i ka ftuar të mos e lënë Shqipërinë të bjerë në humnerën teposhtë.
“Mos u bëni palë me ata që vjedhën votën”- iu drejtua Rama ndërkombëtarëve
Ai tha se do të protestojmë paqësisht por më të vendosur se kurrë.


“Të gjithë në këmbë, të gjithë në rrugë. E vetmja rrugë për ne është rruga e revoltës popullore, që nga kryetari i opozitës deri tek cdo deputet, dhe ne do të jemi në ballë te revoltës”, ky është konfirmimi i marrë nga kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, nga selia rozë, për të gjithë situatën e krijuar, marrë start nga dita e djeshme në KQZ.
http://www.botasot.info/img/ruci65235111.jpg


I vendosur si kurrë më parë, Ruçi shprehu qartazi të gjithë vendimin e Partisë Socialiste, duke mbrojtur me çdo kusht të drejtën e votës së lirë.

“Sot për ne ka dy rrugë, ose ti nënshtrohet diktaturës për të vjedhur votën, për të vjedhur Shqipërinë, ose të ngrihemi në këmbë të gjithë dhe ne të përballemi me zemër dhe me trup, për të larguar një herë e mirë këtë diktaturë”.
“Apeli ynë për cdo qytetar të ndershëm të këtij vendi është të bashkohen me ne paqësisht, por vendosmërisht”, tha më tej  Ruçi.

No comments:

Post a Comment

Nga Flori Bruqi : U dhunua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ky është miliarderi pjesë e qeverisë së Spanjës

Imazhi i Shqipërisë edhe kësaj radhe në qorr sokak?! https://www.youtube.com/watch?v=tklKY6hp09w Turistët span...