Gjatë majit promovovohet libri i Engjël Koliqit “Dr Ibrahim Rugova, arkitekt i Dardanisë së Re – Republikës së Kosovës”, botuar nga Shtëpia Botuese “Rugova Art” në Prishtinë

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Engjëll Koliqi, nga Stublla e Vitisë,gjatë muajit maj(ende nuk dihet data)do të bejë në Prishtinë promovimin e librit “Dr Ibrahim Rugova, arkitekt i Dardanisë së Re – Republikës së Kosovës”, botuar nga Shtëpia Botuese “Rugova Art” në Prishtinë

     
      Në këtë promovim, që planifikohet të jetë nën patronazhin e Presidencës së Kosovës, parashihet të flasin këta persona:
-          Naim Kelmendi, redaktor dhe botues i librit,
-          Enver Bytyçi, biograf i njohur i Ibrahim Rugovës,
-          Ndue Ukaj, njëri nga pjesëmarrësit e librit,
-          Dr Don Lush Gjergji, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Presidentit Rugova,
-          Flori Bruçi, njëri ndër pjesëmarrësit e librit,
-          Përfaqësues të institucioneve tona shtetërore, nëse mund të vijnë (parashihet të jenë: presidentja Atifete Jahjaga, kryemistri Hashim Thaçi, ish presidenti (tani zëvendëskryeministër i parë Behxhet Pacolli, ish presidenti Fatmir Sejdiu dhe ndonjë nga familjarët e Ibrahim Rugovës.
-          Moderator Sarë Gjergji.


Përveç massmediave të shkruara dhe elektronike, kombëtare, parashihet të jetë edhe operatori i njohur – kameraman Selajdin Osmani, nga Vitia, i cili do e filmojë komplet promovimin, për t’ia dhuruar autorit një DVD.

Të ftuarit në promovim mund të jenë qindra persona, nga të gjitha trojet tona etnike, edhe nga diaspora.


Engjëll Koliqi , është lindur më 10 nëntor të vitit 1956 në Stubëll të Karadakut (Kosovë), aty ku është vatra e parë e Shkollës Shqipe në Kosovë, për të cilën edhe ka hulumtuar , studjuar e shkruar.
Edukimi Shkollen fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme (gjimnazin shkencor-matematikor) e ka filuar në Viti, e ka vazhduar në Ferizaj dhe e ka mbaruar në Viti. Ka frekuentuar Fakultetin Universitar të Shkencave të Edukimit dhe është diplomuar në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, ku ka fituar titullin akademik – profesor i pedagogjisë.

Plot tetë vjet ka dhënë mësim në shkollën fillore në vendlindjen e tij (Stubëll) e një vit shkollor ka qenë asistent–edukator edhe në Itali – në kolegjin e famullisë në Firmozë (Acquaformosa) të Kozencës, në Kalabri. Nga regjimi pushtues-diktatorial i Beogradit, është dënuar për motive politike (vetëm për fjalë), me një vit burg (1978/1979), por pas nëntë muajsh është liruar.

I kualifikuar nga regjimi pushtues, si person i rrezikshëm kundër “sistemit socialist jugosllav”, i është hequr e drejta e mësimdhënies në shkollë, për plot gjashtë vjet (1978 – 1984). I lodhur nga presionet permanente të atij regjimi, në mars të vitit 1990 ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali, ku jeton ende dhe zhvillon veprimtari gazetarie, duke punuar për Radio Vatikanin, për Radiotelevizionin Shqiptar të Tiranës, për Radiotelevizionin e Maqedonisë të Shkupit, për Radiotelevizionin e Kosovës të Prishtinës dhe për radiotelevizione të ndryshme private në gjuhën shqipe.

Ka shkruar për të përditshmet kosovare “Rilindja”, “Bujku”, “Bota Sot”, “Lajm ekskluzive”, “Pavarësia-news” dhe të tjera. Ka bashkëpunuar për vite të tëra e bashkëpunon edhe më me gazeta shqipe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë (Koha Jonë, Panorama, Rilindja Demokratike, Gazeta 55, etj). Nëpër revistat shqiptare, enekënd trojeve etnike dhe në diasporë ka botuar qindëra poezi në gjuhën amtare.

Gjatë luftës së Kosovë, ishte gjithnjë në radhët e para, në ndihmë popullit të vet, nga Italia. Gati çdo ditë ishte i pranishëm në studiot televizive të RAI-t dhe të MEDIASET-it, sikurse edhe duke folur përmes mikrofonëve të shumë radiostacioneve e duke shkruar në gazetat italiane: “Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Il Messaggero”, “Il Mattino”, “La Stampa”... duke njohur dhe sensibilizuar kështu opinionin italian me të vërtetën për Kosovën dhe për popullin e tij.

Mbas luftës në Kosovë, afër dy vjet ka punuar në IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionet), në Romë – në projektet për Kosovën dhe Shqipërinë. Në vitin 2002 është transferuar nga Roma në Lecco, ku jeton me familjen e tij. Në vitet e fundit ka filluar të shkruajë edhe italisht dhe bashkëpunon me revista të ndryshme kushtuar poezisë.

Ka marrë pjesë në dy konkurse letrare (në Livorno dhe në Kozencë) dhe poezitë e tij janë kualifikuar në finale. Në Konkursin e Dytë Ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” të shtëpisë botuese “IBISKOS di A. Ulivieri”, nga 156 pjesëmarrës është kualifikuar në mesin e 20 finalistëve.

“Shekulli im quhet dashuri” është libri i tij i parë italisht dhe e sheh dritën e botimit si finalist. I njëjti libër është përkthyer edhe në gjuhën portugeze dhe do të botohet në Brazil. Është  botuar edhe libri i dytë poetik i tij, në gjuhën portugeze – “Ndjenjë Drite”( 2007).

Merret shumë edhe me organizimin e diasporës shqiptare në Itali. Koliqi kryesisht ka vepruar  në Brazil, ku ka lobuar për Kosovën, deri te kreu i federatës - Presidenti i Brazilit - Lula.

Ka hapur dyert e bashkëpunimit në shumë fusha të jetës, në mes Brazilit dhe Kosovës.

Në Brazil  si dhe në Itali zoti Engjël Koliqi  është shumë i kërkuar si shkrimtar e gazetar me një vizion të mrekullueshëm mbarë shqiptar , që parasheh dhe këmbëngul ta realizojë ndryshumin e botës me dashuri në çështjen madhore- kombëtare !

Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri