2011-05-26


 Kryetari i Komunës gjeneral Shukri Buja mirëpret kërkesën për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave Sportive 

Kohë më parë  kryetarit komunës së Lipjanit ,ish gjenrali u UÇK-së Shukri Buja me një takim pune priti prof. Dr. Ajvaz Bershiën dekan i Fakultetit të Shkencave Sportive.

Kryetarit komunës së Lipjanit z. Shukri Buja,kohë më parë  me një takim pune priti prof. Dr. Ajvaz Bershiën dekan i Fakultetit të Shkencave Sportive pranë Universitetit të Prishtinës. Me këtë rast z. Ajvaz Berisha para kryetarit Ramë Buja shpalosi kërkesën  e tij për mundësinë e dhënies së tokës pronë komunale për ndërtimin e objektit të ri të këtij Fakulteti në territorin e komunës së Lipjanit. 
 Ai më tej shtoi se në kuadër të këtij fakulteti është paraparë të ndërtohet objektet e tjera përcjellëse si salla e sportive për të gjitha disiplinat sportive, pishina, terrenet sportive të hapura dhe të mbyllura.
 Projekti është në fazën përfundimtare dhe së shpejti do tu dorëzohet institucioneve komunale në me qëllim të marrjes së Vendimit nga asambleja komunale për ndarjen e parcelës tha z. Ajvaz Berisha. 

Me këtë rast kryetari Shukri Buja mirëpriti kërkesën e dekanit të Fakultetit të Shkencave Sportive z Ajvaz Berisha, me që kjo do të ndikoj në zhvillimin e ekonomik dhe edukativo arsimor në komunën e Lipjanit, nëse arrijmë të realizojmë këtë projekt dhe dy projekte tjera të fakulteteve si të atij OTO nga Turqija dhe UBT me gjithë mend Lipjani do të jetë një qendër Universitare. 


Kjo kërkesë nga institucionet komunale besoj që do të shqyrtohet me mundësinë sa më të shpejtë me qëllim të krijimit të rrethanave lehtësuese për realizmin e këtij projekti madhor dhe kombëtar që po bën Dekani i FSHS-së prof.dr.Ajvaz Berisha ,i njohur gjatë luftës me nofkën Komandant"Tigri".

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Nga Flori Bruqi : U dhunua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ky është miliarderi pjesë e qeverisë së Spanjës

Imazhi i Shqipërisë edhe kësaj radhe në qorr sokak?! https://www.youtube.com/watch?v=tklKY6hp09w Turistët span...