2011-05-23

KONTRIBUTI KOMBËTAR I PUBLICISTIT SHQIPTAR ARISTIDH KOLA(KOLIA)

Aristidh Kola(Kolia)ishte historian, publicist, dhe jurist. Ishte kryetar i Lidhjes së Arvanitëve. Ai lindi në Kaskaveli të Thivës ne Greqinë Qendrore, zonë e cila banohet tërësisht nga shqiptarët, që në Greqi thirren arvanitas. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat shqiptare, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme, prej afërsisht 10 milionë banorë, ku 1/3 e saj përbëhet nga popullata shqiptare, si dhe pjesa tjetër nga kombe dhe kombësi të ndryshme.
 


Aristidh Kola studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të shqiptarëve në Greqi. Ai përfundoi librin e tij të famshëm, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, që bëri një jehonë të jashtëzakonshme në të gjithë Greqinë, si dhe në diasporën e saj jashtë vendit; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën tashmë të njohur, “Besa”, si dhe revistën tjetër periodike, “Arvanon”. Këto revista bënin edukimin e shqiptarëve të Greqisë me traditat e shkëlqyera të tyre historike. Këto flisnin, gjithashtu, për autoktoninë e shqiptarëve të Greqisë, si dhe kultivonin kulturën, traditat, zakonet shqiptare në këtë vend. Dihet, se në Greqi ka influenca të tjera të kombeve dhe kombësive, siç janë sllavo-bullgarët, që shtrihen në veri të Greqisë, turqit, që shtrihen në veri-lindje të këtij shteti, romano-vllehët, evgjitët, që nuk janë pak në këtë shtet, por i kalojnë tre milionë banorë, si dhe popullata katolike, izraelite dhe egjyptiane. Pra, për të mbrojtur këto doke dhe zakone, në këtë konglomerat popujsh të ndryshëm të Greqisë, këto revista kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për të ruajtur ndjenjat kombëtare të arvanitasve.
Aristidh Kola botoi thirrjen e shqiptarëve të Greqisë, që u bë në fund të shekullit XIX, gjë që hodhi dritë mbi lidhjet e shumta të shqiptarëve të Ballkanit, të cilët kërkonin një shtet të bashkuar, që fillonte nga Veriu i Shqipërisë së asaj kohe, në Nish të Serbisë e deri në Selanik të Greqisë. Ky shtet do të kishte një popullatë shqiptare me pakica greke dhe sllave, në shumën jo më pak se 13 milionë banorë. Në vargun e shumë librave të Aristidhit, është edhe libri “Greqia në çarkun e Jugosllavisë së Millosheviçit”, i cili u botua edhe në gjuhën shqipe. Aty Kola përshkruan në mënyrë reale marrëdhëniet greko-sërbe dhe njëkohësisht, denoncon kombinacionet e tyre karshi kombit shqiptar dhe influencat negative mesjetare të ortodoksizmit greko-serb në Ballkan. Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë, Antonio Belushi, në Kozenca të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës, nga të cilët kishte dalë edhe i madhi Napoleon Bonoparti. Kola, në mënyrë heroike mbrojti në dhjetëra emisione televizive, si dhe në mjetet e informimit grek, luftën e UÇK-së, e ju kundërvu propagandës së neveritshme e të ndyrë të qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundër vëllezërve tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarëve serbë në Kosovë dhe përkrahu bombardimet e NATO-s në të ashtuquajturën Jugosllavi. Kola, si kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë “Marko Boçari”, do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës, si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, që ai i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atë e hodhën në gjyq përfaqësues të organizatave ultranacionale greke, të cilat e kërcënuan edhe me vdekje. Nuk është rastësi që në të gjithë Athinën, në pranverën e vitit 1999, në ngjarjet e Kosovës, ishin shkruar me dhjetëra parulla ku kërkohej varja në litar e Kolës, pra, vdekja e tij. Miku i madh i të gjithë shqiptarëve I qeshur dhe i dashur, Aristidhi[2] ishte mik i të gjithë shqiptarëve në Greqi, që shkuan atje gjatë këtyre viteve të fundit dhe sidomos, i intelektualëve shqiptarë, të cilët ai i ndihmoi jashtëzakonisht shumë. Dera e shoqatës së shqiptarëve të Greqisë “Marko Boçari”, ka qenë gjithnjë e hapur. Kjo shoqatë, që drejtohej nga Kola, organizoi në të gjithë Greqinë tubime, aktivitete politiko-kulturore e të tjera, për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme shqiptare të Greqisë. Aristidh Kola i përket brezit të kolosëve të kombit tonë. Ai, së bashku me Antonio Belushin, bënë të njohur zyrtarisht në vitin 1988, pranë organizmave ndërkombëtare se në Greqi jetonin mbi 2 milionë shqiptarë, si dhe kishte 600 qendra shqipfolëse. Kjo u bë publike edhe në shumë mjete të informimit, si dhe te revista “Lidhja e Kozencës”. Aristidh Kola, së fundi ishte duke përgatitur fjalorin arvanitas-grek, që do të mund të bënte diferencimin e gjuhës shqipo-arvanitase me atë zyrtare greke. Aristidhi u sëmur në gusht të vitit 2000 me diagnozën leuçemi në gjak. Jam i sigurt se kundër tij janë përdorur doza vdekjeprurëse radioaktive ose goditje me mikrovalë, përballë zyrës së tij. Këtë ma kishte thënë më parë, vetë i ndjeri Aristidh, në kohën kur vuante nga e njëjta semundje, mbesa e tij. Ajo kishte dhembje koke dhe të dridhura, gjithmonë kur punonte në zyrën e Aristidhit. Më pas, familjarët e tij janë shprehur se nga kampionët e gjakut të Aristillit, dërguar jashtë Greqisë, niveli i radioaktivitetit në gjakut rezultoi nga 40 deri 50 herë mbi normalen. Kola kishte hedhur idenë: “Greqisë nuk i vjen asgjë e keqe, nëse riktheheshin shqiptarët e përzënë në shekullin e kaluar, nga trojet shqiptare të Çamërisë. Përkundrazi, do të forcohej akoma më shumë miqësia me kombet dhe kombësitë, që e përbëjnë sot Greqinë. Pak kohe para se te vdiste Aristidh Kola u tha miqve: “Ju lutem, mos ushqeni asnjë iluzion; mua më vranë dhe kështu si me mua, kanë vepruar edhe me dy kryetarët e tjerë të shoqatës “Marko Boçari”, të cilët vdiqën po nga “leuçemia”. Unë këto fjalë ua kam thënë të gjithë miqve të mi”. Me vdekjen e tij kombi humbi një nga bijt më të medhenj, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare të Greqisë e më tej. Aristidh Kola u varros më 13 tetor 2000 në varrezat e Athinës, i përcjellë nga qindra e qindra shqiptarë të Greqisë dhe Shqipërisë. Në varrin e të madhit Aristidh Kola u vendosën kurora të shumta nga personalitete të ndryshme arvanitase të mbarë botës, nga presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, si dhe kryeministri shqiptar, Ilir Meta. E vërteta përvëluese e Aristidh Koles "E vërteta përvëluese e Aristidh Koles" është libër, ese nga Kolec Traboini, që lidhen me të vërtetën e studiuesit arvanitas Aristidh P. Kolia (1944-2000) si dhe të popullsisë arvanitase në Greqi, të cilës racizmi dhe gjenocidi sistematik i qarqeve ultranacionaliste greke (si në të djeshmen historike por edhe në të përditshmen aktuale) përpiqet me të gjitha mjetet ti shuaj indentitetin si popull, si gjuhë, si kulturë e tradita. Aristidh Kolia ishte ai që qoftë si president i arvanitasve të Greqisë, qoftë si shkrimtar, studiues, historian publiçist, zgjoi popullin e vet dhe e vuri në udhën e dinjitetit historik e në këtë pikpamje ai është Prometeu i Arvanitasve. Dhe për këtë ata e vranë, së pari fizikisht e së dyti, përjetojnë dëshirën e eger që sa të jetë e mundur, të vritet moralisht edhe vepra e tij shumëdimensionale. Me studiuesin Kola, autori pati rastin të njihet personalisht gjatë kohës që jetonte në Athinë dhe të krijojë një miqësi të vërtetë, njohje që i sherbeu për të paraqitur një sërë artikujsh në të cilat shfaqet jo vetëm universaliteti i ideve të Aristidh Kolias por edhe të shtjellohet me tej idea se përse këtë personalitet të madh e vranë në mënyrë të sofistikuar siç historikisht kanë vrarë edhe udheheqës të tjerë arvanitas, herë me plumb pas shpine, herë me helm në kafe e në kohrat moderne me radioaktivitet vdekjeprurës. Në 310 faqet e librit përmblidhen edhe ese e shkrime të tjera relevante, që kanë të bëjnë me gjendjen e emigrantëve shqiptarë në Greqi, aspekte historike e aktuale në Shqipëri dhe në Kosovë, mbi artin e letersinë etj. Është botuar në Tiranë 2005. Veprimtaria Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, 1983. Gjuha e Perëndive, 1989. Deklarata e Bashkimit Arvanitas. Fjalori Korregjues i Fjalëve arvanite Fjalori Korregjues i Fjalëve arvanite Fjalori Krahasues i Gjuhës Shqipe Greqia në Kurthin e Serbëve të Milosheviçit Kënga e Mercenarëve, prejardhja e grekëve Mithi dhe e Vërteta Varrimi i Tretë i Marko Boçarit STUDIM HISTORIKE NGA ARISTDH KOLA 6 mijë kalorësit ilirë në Pakistan Hundëza dhe hundëzakët jetëgjatë, pasardhës të ilirëve nga studimi i arvanirtasit Aristidh Kola deri në fokusin e studiuesve të huaj 6 mijë kalorësit ilirë në Pakistan Historia e pakistanezëve me origjinë shqiptare. Si mbijetuan e ruajtën traditat Saimir Lolja/as.prof.dr. P.Eng Paraardhësit tanë ilirët janë shpërndarë gjithandej. Pas betejave pa lavdi të prijësve të tyre, ata endeshin në kërkim të një atdheu të dytë, larg nënshtrimit dhe shfrytëzimit. Në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, dëshmon një nga qindra histori të vendosjes së ilirëve në një shtet larg Ilirisë. Po ashtu, edhe një skenarist, i quajtur Hilton, xhiroi një fis në Pakistanin e largët. Vendi ku ishin vendosur këta njerëz quhej Hundëz. Hundëzakët një fis më prejardhje ilire tashmë edhe sot e kësaj dite me tradita, gjuhë dhe zakone të ndryshme është vendosur në Kafiristan, në pjesën e Pakistanit, aty ku e kanë kufirin e përbashkët Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani. Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh. Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve, ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pijnë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajoni ku jetojnë. Flasin një gjuhë të veçantë, e cila nuk shkruhet. Shkrimi për Hundëzën po e fillojmë me një pjesë të marrë nga libri i Aristidh P. Kolës, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve”, Sh.B. 55, Tiranë, 2002, ku shkruhet: “Rreth 6 mijë ushtarë ilirë, pas vrasjes së Klitit nga Aleksandri i Madh, e veçuan pozicionin e tyre prej tij dhe u endën nëpër Braktane, derisa përfunduan në Kafiristanin e sotëm, midis Afganistanit dhe Pakistanit verior. Përpara pak vjetësh, skenaristi Xhejms Hilton xhiroi një dokumentar të titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizons). Banorët e asaj zone janë të gjatë, të bardhë, me flokë gështenjë dhe jetojnë shumë vjet. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vertëte kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta.

Dialekti i tyre quhet Burrusheski, që do të thotë gjuhë e burrave. Reaguan ndaj futjes me detyrim të fesë myslimane dhe megjithatë edhe sot bëjnë dhe pijnë (në kundërshtim nga të gjithë banorët e atjeshëm) verë e madje të përzierë me ujë, siç bënin të lashtët. Shumë zakone dhe tradita të tyre dëshmojnë prejardhjen iliro-helene të tyre; këtë e dëshmon edhe Ernesto Skura në shkrimin e tij, “Ilirët në Afganistan” në gazetën “Lidhja” të Antonio Bellushit, maj 1983. Kërkimi në bibloteka dhe internet nxori shumë të dhëna, sqarime, studime, receta shëndeti dhe botime për Hundëzën dhe gjuhën Burushaski, gjuhën e burrave, e cila është një gjuhë e pashkruar. Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan, pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane. Vendndodhja e Kafiristanit është aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani dhe Hundëza ndodhet në pjesën e Pakistanit. Nga një shkrim në internet shpjegohet pse ai rajon është quajtur Kafiristan. Shpjegimi vjen nga fjala Qafiristan, që do të thotë vendi i qafirëve ose ndryshe, vendi i të pafeve sipas myslimanizmit. Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan (vendi i dritës), pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane. Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq. Lart në male është një fis i madh që quhet KALASH dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhije (edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë BISHA. Një libër gjuhësor i hollësishëm për rajonin e Hundëzës është botuar nga prof. Etienne Tiffou, “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993. Nga ky libër tregohet se hundëzakët përdorin shprehjet apo fjalët e mëposhtme: I bukur si yll (gjinia mashkullore); E bukur si Hëna (gjinia femërore); Foljet kam dhe baj në zgjedhimet e tyre të ndryshme, si psh., e kam ba; Dhelpra e quan të tharët rrushin kur nuk e arrin; zor (vështirë); Shtrij kambët sa ke jorganin; BUE (buejt e arës); Ku damë na zer besa; Sheja si ka ra e ka da; IN (nj_); BAR; Agon, a ke ni (po agon, e ndjen); bubullima; Çila (hapa); kurban; beson; hunda; ballkon etj. Ndërsa të dhënat e mëposhtme janë nxjerrë nga libri i dr.Jay Milton Hoffman “Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc, 5th Ed., Valley Center, 1985. Titulli i këtij libri në shqip është: “Hunza: Pesëmbëdhjetë të fshehtat e njerëzve më të shëndetshëm dhe më të vjetër që jetojnë”. Hundëza, vendi i vendosjes së ilirëve Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit dhe tërë lugina rrethohet nga male me lartësi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastraveca, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj. Banorët janë bujq (ar-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor taracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë taracat me ujë quhen KULLSE. Një mal ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës; ky mal quhet RAKAPOSHI (Ra kah poshtë). Banorët jetojnë në harmoni të plotë, kanë shëndet shumë të mirë dhe rrojnë gjatë. Banorët e Hundëzës janë të gjatë, racë e bardhë dhe me flokë ngjyrë gështenjë. Banorët e Hundëzës rrojnë 100-140 vjeç dhe nuk njohin ndonjë sëmundje, çfardolloj qoftë. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri tjetrit. Nuk ekziston ndonjë lloj krimi në Hunza. Një djalë i lindur ushqehet me gji për tre vjet, kurse një vajzë për dy vjet dhe gjatë kësaj periudhe burri dhe gruaja nuk kanë marrëdhënie. Në Hunzë nuk ka ndarje të çifteve martesore. Hundëzakët, tradita të njëjta me shqiptarët e lashtë Banorët pëlqehen të quhen Hundëzakë (Hunzakuts), e cila tingëllon saktë sipas shqipes. Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura KAMARBUNDE. Veçan shtohet se për Vallen e spikatur Shqiptare të Shpatave gjendet një pikturë madhështore në Vjenë e punuar nga një piktor i famshëm austriak. Në raste festimesh, më të vjetrit veshin pelerina leshi të qëndisura, të quajtura Çuka. Kryetari i Hunzës e ka titullin “I MIRI” (The Mir). Në tetor bëhet festa e verës (pijes alkoolike). Gratë nuk janë të mbuluara me perçe. Festa më e rëndësishme është festimi i Vitit të Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët) që festohet më 21 mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e parë e vitit të ri bie më 21 mars. Në një ditë të vetme të dhjetorit organizohen të gjitha martesat e vitit. Zakonet shqiptare Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë SHALVARE (shal–varë), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë KAMISHE. Banorët tregojnë histori se si ata janë ngulmuar aty që nga koha e Aleksandrit të Madh. Nuk ka insekte, përveç mizës së zakonshme. Derri nuk ekziston atje dhe po ashtu edhe mishi i derrit nuk përdoret për t’u ngrënë. Ata mund të quhen 99 për qind vegjetarianë, sepse mishin e dhive të egra e hanë me pakicë, vetëm në dimër. Nuk hanë qen, mace, pula apo bretkosa. Veçan, dr. Hofman vërejti që banorët hanin shumë frutin e kajsisë dhe tulin e bërthamës së kajsisë; biles dhe aq yndyrë sa përdorin e nxjerrin nga tuli i bërthamave të kajsive. Shkrimi për hundëzakët po mbyllet me të fshehtat e jetëgjatësisë së tyre, që janë përmbledhur si më poshtë nga dr. Hofman, i cili e vizitoi dy herë Hundëzën. Sipas Hofman, hundëzakët janë të shëndetshëm dhe të shplodhur. Jetojnë në një klimë të mirë, ku mbizotëron ajri i pastër. Hundëza është një vend me tokë pjellore në thellësi. Këta banorë kryejnë ushtrime fizike ditore, duke iu ngjitur dhe zbritur taracave. Po sipas Hofman, ata bëjnë gjum të plotë dhe në qetësi absolute për tërë natën. Prirja e këtyre banorëve është të pijnë ujin që rrjedh nga akullnajat. Preferojnë çajin me rrëshirë shkëmbi që e quajnë shëllir-jete. Hundëzakët nuk kanë shqetësime dhe ushqehen me vitamina dhe minerale frutash, drithëra të pasitur, zarzavate. Ushqehen me asortimente ushqimore të pasheqerosura, pa dhjamëra dhe yndyrna. Tek ata mungojnë sëmundjet dhe kryejnë jashtëqitje të trashë, tre herë në ditë. Nuk e hanë mishin e derrit dhe janë pothuaj jomishngrënës. Nuk e pinë kafenë. Rëndësia e studimit të hundëzakëve Veçan, studimi i Hundëzës dhe hundëzakëve ka rëndësi të madhe për kulturën shqiptare, sepse, ngaqë ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare. Venbanimi i pasardhësve të ilirëve në Pakistan Lugina ku jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël) Kjo fushë mbyllet me një hundëz Rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit Një vend moçalor quhet Balta Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit Vendi ku banonin më pas u quajt Kafiristan (të pafetë) Sot e quajnë Nuristan Vendbanimi i tyre është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit Dialekti i tyre quhet Burrusheski (gjuhë e burrave), dhe e pashkruar Reaguan ndaj futjes së fesë myslimane Pijnë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre Karakteristika të tjera gjasore Lart në male një fis i madh, që quhet KALASH Perënditë e Kalashëve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus) Kalashët skalisin në portat e tyre, që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire, dy brirë dhije Edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare Një lule të egër me ngjyrë të verdhë e quajnë BISHA Karakteristika të hundëzakëve Gjithsej 50 mijë është numri i tyre Janë të gjatë Të bardhë Me mollëza të kuqe Shumica e tyre kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri Me flokë gështenjë, që kalojn nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit Jetojnë shumë vjet Studimi historik Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit” Fisi heleno-pellazg u shpëtua midis shekujsh dhe mijëvjeçarësh, falë mundësisë së pafundme të rezervave që pozicioni gjeografik dhe morfologjia e terrenit i siguroi. Domethënë, burimi i madh i popullit tonë ndodhej në malet shkëmbore të Epirit dhe të Shqipërisë së sotme dhe prej andej, si lumenj grupesh popullore, kohë pas kohe zbriste për në Greqi, Itali dhe Azi të Vogël. Në këto vende si rezultat i kishteve pakrahasimisht më të mira, zhvillohej qytetërimi i saj dhe u ndryshua nga njëri vend në tjetrin sipas kushteve ekzistuese. Në çdo rast që popullsia në vendet e reja dobësohej për çdolloj arsye, kishim zbritje dinamike grupore nga origjina. Zbritja e fundit është ajo e arbëreshëve të shekullit të XIV. Tjetër nuk do të ketë. Fatkeqësisht historia na përgënjeshtroi dhe dëshmoi për vërtetësinë e teorisë sime pellazge…. Aleksandëri i Madh, ilir nga nëna e tij, i kishte fuqizuar legjionët e tij me ushtarë të zgjedhur ilirë. Po nga kjo periudhë veçojmë se, pas vrasjes së Klitit nga Aleksandri i Madh, rreth 6 mijë ushtarë ilirë e veçuan pozicionin e tij nga ky i fundit dhe u endën nëpër Braktane, derisa u përqëndruan në Kafiristanin e sotëm, midis Pakistanit dhe Afganistanit…. Aleksandri i Madh kishte gjak ilir në venat e tij, ashpërsia e tij ilirike nuk mund të krahasohet me atë të Periandrit, dhe as me të gjithë mitet të varianteve të Ali Pashë Tepelenës. Ilirët nuk e gjetën asnjëherë rrugën që të çon në bashkim, megjithëse përpjekjet për të krijuar një konfederatë ishin të shumta. Por, pas luftës së Peloponezit dhe hipjes së maqedonëve, ata luajtën një rol të rëndësishëm, megjithëse në Greqinë Jugore ashtu dhe atje nuk ishte e lehtë njohja e Aleksandrit të Madh, të cilit iu desh të jepte beteja të ashpra për të treguar vlerat e tij. Një nga armët më të forta të Filipit, aq dhe të Aleksandrit, nuk ishte dhe aq formacioni, rreshtimi i ushtrisë maqedonase sesa ari i Pangjeut. Pas Aleksandrit dhe pasardhësve kemi Pirron, i cili tregohet një nga prijësit më të aftë dhe më aktivë, që përpiqet që, me hir apo me pahir, të bashkojë ilirët.

Përgatiti:Agron SHELE

No comments:

Post a Comment

Nga Flori Bruqi : U dhunua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ky është miliarderi pjesë e qeverisë së Spanjës

Imazhi i Shqipërisë edhe kësaj radhe në qorr sokak?! https://www.youtube.com/watch?v=tklKY6hp09w Turistët span...