Kush është në të vërtetë Dafina Hysenaj?


 SUKSESET E TË RINJVE TANË NË NGULIMET SHQIPTARE


DAFINA HYSENAJ NGA MITROVICA
ME KURORË SUKSESI



  
Nga Dibran Demaku
  

Dafina Hysenaj e lindur në Mitrovicë, vitet e para të fëmijërisë do t`i kalojë në Mitrovicën e bukur buzë Ibrit me ujë kristalor. Por, ëndrrat e saj do të ndërpriteshin (për shkaqe që dihen) dhe ajo do të ishte e detyruar që së bashku me prindërit dhe me të dy vëllezërit më të vegjël, të linte vendlindjen dhe të mirrte rrugën e kurbetit. Dhe e tëra kjo do të ndodhte për shkaqe sepse që të dy prindët e Dafinës, si intelektualë, do të ndiqeshin nga pushtuesi serb. Si nëna e Dafinës ashtu edhe i ati për shumë vite në Mitrovicë do të arsimonin gjenerata e gjenerata të nxënësve. Dhe pikërisht për këtë prindërit e Dafinës do të ishin halë në sytë e pushtuesit.


Shtatori i këtij viti për shqiptarët me banim në Shtutgart dhe rrethinë solli një ngjarje të rëndësishme kulurore. Ata e kishin në mesin e tyre shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, Ismail Kadarenë. Paten rastin që të bisedonin nga afër me shkrimtarin e madh. Dhe kështu në kalendarin e tyre jetësor shtatori i këtij viti do të shënohej me germa të mëdha.
   
         Portert i gjeneralit Agim Ramadani


Pas përfundimit të takimit me shkrimtarin e madh (në përmasa edhe botërore) pjesëmarrësit e shumtë nga të gjitha viset e Gjermanisë e më larg do të ishin mysafirë tek mikpritësit shqiptarë në Shtutgart. Edhe autori i këtyre rreshtave do t`i kalonte dy net të paharruara me mikpritësit shqiptarë të Shtutgartit. Në vizita të ndryshme do të takonte edhe shumë të njohur të gjuhës e të gjakut. Por, një vizitë tek një familje shqiptare dhe pikërisht tek familja e Shaqir Hysenajt do të ishte nxitje për shkrimin e këtyre rreshtave.
  
Pse themi kështu?
  
Në familjen e të përmendurit, autori i këtyre rreshtave do të takojë edhe një artiste me emrin e bukur shqiptar - Dafina. Dafina Hysenaj e bija e Shaqirit.
  
Kush është në të vërtetë Dafina?
  
Dafina Hysenaj e lindur në Mitrovicë,vitet e para të fëmijërisë do t`i kalojë në Mitrovicën e bukur buzë Ibrit me ujë kristalor. Por, ëndrrat e saj do të ndërpriteshin (për shkaqe që dihen) dhe ajo do të ishte e detyruar që së bashku me prindërit dhe me të dy vëllezërit më të vegjël, të linte vendlindjen dhe të mirrte rrugën e kurbetit. Dhe e tëra kjo do të ndodhte për shkaqe sepse që të dy prindët e Dafinës, si intelektualë, do të ndiqeshin nga pushtuesi serb. Si nëna e Dafinës ashtu edhe i ati për shumë vite në Mitrovicë do të arsimonin gjenerata e gjenerata të nxënësve. Dhe pikërisht për këtë prindërit e Dafinës do të ishin halë në sytë e pushtuesit.
Pas ikjes nga atdheu Familja Hysenaj do të gjente strehim në Gjermani e pikërisht në qytetin e Shtutgartit. Ndërkaq, Dafina, mësimin e nisur në Mitrovicë (aty do të mbaronte klasën e parë të fillores) do ta vazhdonte në Gjermani, në gjuhë tjetër dhe të panjohur për te. Në fillim do të kishte vështirësi, por me vullnet të çelniktë do të mësonte gjuhën e vendit mikpritës dhe pastaj do të ishte ndër nxënëset më të mira të klasës dhe të shkollës. Për sukseset në mësime ajo do të nderohej me mirënjohje e diploma të ndryshme.   
Dhe jo vetëm kaq. Ajo krahas mësimeve do të merrej edhe me artin e bukur të pikturës.Dhe me pikturat e saj ajo do të mirrte pjesë në shumë takime të ndryshme si në Gjermani, por edhe jashtë saj. Ajo për pikturat e saj shumëherë do të shpërblehej me vendin e parë, e ndonjëherë edhe me vendin e dytë dhe do të nderohej me mirënjohje e diploma të ndryshme. Mirënjohjet dhe diplomat e fituara së bashku me pikturat e shpërblyera ajo i ruan me xhelozi.
   
Fal talentit të saj në lëmin e pikturës, Dafina një ditë do të regjistrohej në shkollën e Dizajnit grafik në Shtutgart dhe do ta përfundonte me sukses. Dhe kështu mundi i saj do të kurorëzohej me kurorë suksesi. Ajo sot punon në Shturgart në profesionin e saj dhe eshtë e nderuar dhe e respektuar si nga njerëzit e gjuhës dhe të gjakut ashtu edhe nga vetë gjermanët. Për arritjet e saj ajo në bisedë e sipër me modesti do të deklarojë: „Për të gjitha sukseset që kam arritur në jetë një meritë të veçantë e kanë prindërit e mij. Ata me ndihmën dhe përkrahjen e pakursyer që më kanë dhënë e meritojnë nderin dhe respektin tim!“.

  
  
Pastaj në vazhdim Dafina do të na i tregonte edhe punimet e veta në lëmin e pikturës e që ishin shumë. Ajo si një nikoqire e palodhshme do të na fliste për pikturat e saj. Dhe gjithnjë me një dozë të modestisë,virtyt kjo i lartë i kësaj artisteje të re. Shumë nga pikturat e saj stolisnin edhe muret e banesës ku ajo jetonte me prinërit dhe vëllezërit e saj. Disa nga pikturat e saj ajo na rekomandoi që të ia ofronim lexuesit të këtij shkrimi,që edhe ata të kënaqen me to.
Dhe krejt në fund edhe diçka: Dafina, ky emër i bukur i shumë vajzave shqiptare, simbolizon drurin e dafinës, një dru që rritet vetëm në ambientet mesdhetare dhe i cili gjatë të gjitha stinëve të vitit ka gjethe të gjelbra e me erë të këndshme. Fletët e dafinës nëpër shekuj janë përdorur si kurora lavdie për shumë mbretër, shkenctarë e shkrimtarë. Për ata që në jetë kanë arritur rezultate kulminante janë nderuar me kurora dafine. Andaj, kombi ynë në shenjë nderimi shumë vajza i ka pagëzuar  me këtë emër. E njëra nga ato është edhe personazhi i këtij shkrimi: Dafinë Hysenaj me kurorë suksesi. Sepse Dafina vërtet e meriton këtë emër…
 

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri