2011-05-23

Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme







Mujo Buçpapaj vjen nga Veriu i vendit ose nga trualli i epikës sonë. Ai është poet dhe mbart metaforën e jetës së vet, metaforën e një fati. Klithma e vendlindjes së tij ka kohë që ndjehet në poezinë shqipe, e lashtë dhe po aq moderne, me një figuracion tronditës, ku frushullijnë erëra, bien ortekë, ujëvarat sjellin emocione të mëdha të natyrës dhe prajshmëri pllajash dhe shpirtrash. Kështu e cilëson Buçpapajn në parathënien e vëllimit poetik "Fitorja e padukshme"...
Mujo Buçpapaj ngërthen mes vargjeve të veta dhe rrugët moderne të të sotmes, kushtrimet për liri, ndërkohë shkon dhe më tej, sjell vetveten në një tjetër kontinent, atë të Lirisë. "Të paktë janë ata poetë në poezinë shqipe, që kanë ndërtuar një poezi të tillë të figuracionit të vështirë dhe të frymës së qartë, të kërkimit abstrakt dhe të metaforës së prekshme. Shumë poetë kanë rikrijuar metaforën e botës si dhimbje dhe hapësirë, por tek ky individualitet poetik, spiralja e dhimbjes ringjall pamjen mjeshtërore të shpirtit artistik që haset tek shumë poetë të mëdhenj të botës sonë, që nga Kuasimodo, Ungareti, Robert Forst, Martin Camaj, Ali Podrimja etj".... "Njohja e gjuhëve të huaja i ka dhënë Buçpapajt mundësi që të njihet me shumë poetë bashkëkohorë, një pjesë të të cilëve edhe t'i përkthejë në shqip, kryesisht nga anglishtja,thotë publicisti,poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti.

No comments:

Post a Comment

Nga Flori Bruqi : U dhunua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ky është miliarderi pjesë e qeverisë së Spanjës

Imazhi i Shqipërisë edhe kësaj radhe në qorr sokak?! https://www.youtube.com/watch?v=tklKY6hp09w Turistët span...