“Në kërkim të sensit të humbur”....

Instituti Shqiptar i Medias sjell katër tituj të rinj për lexuesit. “Në kërkim të sensit të humbur” i Adam Michnik, historian, publicist dhe eseist polonez, sjell në këtë libër përvojën e tij. Në vitet 1968-1989 ai ka qenë ndër organizatorët dhe drejtuesit kryesorë të lëvizjes opozitare demokratike ilegale në Poloni.

I burgosur disa herë nga regjimi komunist, u bë një ndër simbolet e rezistencës antikomuniste në Evropën Lindore. Michnik është një ndër personalitetet më të spikatura të kohës sonë, një nga ata njerëz që pa frikë mund të konsiderohen si ndërgjegjja kritike e tranzicionit postkomunist. Kjo përmbledhje është libri i parë i autorit që botohet në gjuhën shqipe. Esetë e këtij libri u përzgjodhën nga vetë autori për lexuesin shqiptar. Titulli i dytë vjen nga Amartya Sen, “Identiteti dhe dhuna”.

Në këtë vepër të tij filozofike, Amartya Sen parashtron idenë se dhuna vrastare që karakterizon sot shoqërinë tonë, ka si shkak po aq çoroditjen që përjetojmë sa dhe urrejtjen. Amartya Sen (1933), ekonomist indian, fitues i çmimit “Nobel” për Ekonominë në vitin 1998, aktualisht profesor në Universitetin e Harvardit, SHBA. “Frikë nga numrat e vegjël” është titulli i tretë, përgjigjja e Arjun Appadurait për këtë pyetje.

Si një ndër teoricienët kryesorë të globalizimit, Appadurai i kushton vëmendje dinamikës së tij komplekse, dhunës së motivuar kulturalisht, duke nisur që nga gjenocidet që ndodhën në Europën Lindore, në Ruanda, apo dhe Indi në fillim të viteve 1990, deri te “lufta bashkëkohore kundër terrorizmit”.

Libri i fundit, “Çfarë mendon Kina? i Mark Leonard na sjell një tablo magjepsëse për mënyrën sesi intelektualët dhe elitat politike kineze e shohin botën, çka padyshim do të ndikojë në mbarë botën gjatë shekullit që sapo ka nisur. Aktualisht Mark Leonard është drejtori ekzekutiv i European Council on Foreign Relations, e para organizatë mbarë europiane për studime ndërkombëtare, me seli në Berlin, Londër, Paris, Romë, Sofje dhe Varshavë.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri