Pse është e rëndësishme për fëmijët të mësojnë si të mendojnë.

Albert ZHOLI
Kur një cift vendos të krijojë familje dhe të sjellë në jetë një fëmijë, marrin përsipër dhe një përgjegjësi të madhe në lidhje me ato cka do të rrjedhojnë.
Nga momenti që një krijesë e vogël vjen në jetë, prindëritë ndërgjegjësohen që e ndjejnë si pronë tërësisht të tyre ,por nga ana tjetër e dinë që kjo krijesë
do rritet dhe do bëhet një person i kompletuar, i shkëputur plotësisht nga hallkat e ciftit.
Është detyrë e prindit që me mënyrën e tij të edukimit dhe të mësimit të jetë njëkohësisht rojtari dhe clirimtari fëmijës së tij.Kjo është dhe pika e referimit
nga ku mund te fillojmë të analizojmë pse është kaq e rëndësishme ti dedikojmë shumë kohe dhe ti japim rëndësi dhe prioritet mënyrës sesi ti mësojmë 
fëmijët të mendojnë.
Besoj se të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen "Fëmijët tanë janë produkte të mungesës së kënaqësive të prindërve të tyre", shprehje më se e vërtet,packa se 
në shumicën e rasteve refuzojmë ta pranojmë.Do të ishte e arsyeshme që cdo gjë në premisat e edukimit të tyre , të fillonte duke pranuar këtë vërtetësi.Pasi ndërgjegjësohemi
në këtë pikë,atëherë do të jetë shumë më e lehtë të kemi sukses në edukimin e tyre dhe të kemi arritur një pamvarësi të plotë të tyre në mënyrën e mendimit.

Një nga stadet më kryesore në rëndësinë e mendimit të tyre është vlerësimi i vehtvetes.
Vlerësimi i vehtvetes i referohet mënyrës së gjykimit të vetes dhe është shumë me rëndësi për një fëmijë sepse realizon balancimin e ekuilibrit psikik të tij.
Marrëdhënia midis mbështetjes së prindërve dhe vlerësimit te vetes së fëmijës është shumë e rëndësishme.Shumë humulutime psikologjie kanë rezultuar se fëmijët
prindërit e të cilëve ishin shumë mbështetës, shprehnin lirisht mendimet e tyre,të kuptueshëm,u jepnin kurajo,kishin po thuajse mbivleresim ne vetvete.Këta fëmijë
me vlerësim të madh në vehtvete rezulton se kanë më pak ankth,janë shumë të shoqërueshëm, japin rezultate të kënaqshme në mësime etj.
Përkundrazi fëmijët me vlerësim të ulët në vehtvete kanë rezultate të dobëta në mësime dhe nuk janë shumë të shoqërueshëm.Po ashtu studimet kanë treguar se
këta të fundit,në vazhdimësi të jetës së tyre mund të përballen me crregullime të rënda psikologjike si psh. depresioni ,anoreksia dhe sjellje vetëshkatërruese.
Më poshtë do të vijojnë disa këshilla të rëndësishme për mënyrën e mësimit se si të mendojnë dhe të marrin drejtimin e duhur në jetë, që prindërit duhet tu japin
fëmijëve te tyre.

.Inkurajoni fëmijët që të marrin vetë vendime, besoni në to duke u përqendruar më shumë te ato që janë të vlefshme për ta.

.Citoni mundësitë e fëmijëve dhe tregoni se i vlerësoni duke u shprehur ..Besoj te ty...Mundesh tja dalësh mbanë.

.Mundohuni të përdorni shprehje pozitive ,duke mos shprehur vërejtjet dhe duke dialoguar brenda një klime pozitive e mbështetëse.

.Mundohuni të respektoni mendimet që ata shprehin.

.Cdo fëmijë ka një karakter të vecantë,me mendimet e dobësitë e tij,prandaj e mira është mos ti krahasojmë kurrë me vëllezëritë apo me fëmijë të tjerë të moshës së tyre.

.Duhet tu dedikoni kohë fëmijëve tuaj.Merrni pjesë në aktivitet e tyre zbavitëse,në këtë mënyrë mund ti njihni më mirë.Po ashtu dhe fëmija do ta kuptojë që interesoheni 
vërtet për ta dhe kështu marrëdhëniet me të do të përmirësohen dukshëm.

Komunikimi është i rëndësishëm! Flisni,bisedoni ,dëgjojeni fëmijën tuaj në mënyrë që të bindet që është i rëndësishëm.
Nëse do të hasni vështirësi atëherë do të ishte e arsyeshme të kërkonit ndihmën e një specialisti.
Duke ndihmuar fëmijën si të mendoj dhe si të filloj të perceptojë jetën, i mësojmë njëkohësisht si të jenë të pamvarur, si të marrë vendime për të mirën e tij në jetë, 
si të jetë vetë ai përgjegjës për këto vendime dhe mos të akuzojë askënd tjetër.
Në kohën që ka ardhur jemi dëshmitarë të një ndryshimi rrënjësor dhe shumë interesant.Fëmijët sa vijnë e po bëhen më të zgjuar ,kjo është e vërteta.Kanë një aftësi të cuditshme për të mësuar ,e cila nuk ekzistonte para 30-40 vjetësh.
Kjo është përparësi për ta ,por nga ana tjetër vështirësi në mënyrën se si do ti mësosh të mendojnë.
Shumica e prindërve në këto kohëra i pregatisin fëmijët si të bëhen të aftë të zgjidhin probleme që nuk do të kenë kurrë, sepse këta prindër jetuan në botën e tyre dhe nuk 
kanë mundësi të kthehen përsëri fëmijë dhe ta shikojnë këtë botë nga prizmi që e shohin fëmijët e tyre.
Përvec përpjekjeve të prindërve ,materiali gjenetik që fëmijët trashëgojnë përmban të dhëna të vlefshme që kanë të bëjnë me mënyrën e të menduarit.Një pjesë dijes që prindërit marrin nga jeta, trashëgohet te fëmijët. 
Është njëlloj sikur një xhuxh ka hipur në supet e një gjigandi, mbetet po xhuxh ,por shikon me larg.Kështu pra,është
shumë e rëndësishme të mësojnë si të mendojnë nga prindërit, por të jenë të lirë të veprojnë sipas mënyrës së tyre , sepse përherë shikojnë më larg dhe do hasin probleme që për prindërit janë krejtësisht të panjohura.
Psh. përherë thoshin se nuk është e vlefshme ti japim një peshk atij që ka uri, por ta mësojmë si të peshkojë.Por
kjo gjë në këto kohë nuk vlen më.Nëse sot një prind do mësoj fëmijën e tij si të peshkojë dhe ti dhurojë kallamin, ai fëmijë mund të mos mundet të zërë asnjë peshk në të ardhmen me atë kallam. Por është dicka tjetër që mundet ky prind ti mësoj fëmijës.Mundet ti tregoj si të jetë i aftë të bëjë kallamin me forcat e tij, ose mundet ti sugjeroj që fëmija të gjejë një mënyrë të tijën të peshkoj.
Prioritet tjetër në mënyrën se si fëmija të mësohet të mendojë është dhe heqja dorë nga sjellja tepër mbrojtëse dhe përkujdesja e tepruar e prindërve.Kjo sjellje në vend 
që ti bëjë fëmijët të aftë që të mendojnë dhe të aftësohen të zgjidhin cdo problem dhe vështirësi ,sjellë si rezultat dembelizmin e sigurinë e tyre se në cdo vështirësi që
do hasin do të kenë prindërit shpëtimtarë.
Kështu pra,është e një rëndësie të madhe që fëmijët të munden të mesohen si të mendojnë ,sepse vetëm kështu i rrituri që do ti marrë në dorëzim në vazhdimësi do jetë 
në gjendje të përballojë frikën ,përhumbjen,ankthin dyshimet e cdo fëmije që jeton brenda cdokujt nga ne, sado vite të kalojnë.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri