Shqipnín do ta shpëtojë Zoti!





At Anton Harapi

Tash sa kohe publiku shqiptar ka prite me ndie nji fjale prej meje. Megjithese parashoh se do te kuptohem keq dhe do te komentohem ndoshta edhe mâ keq, due t’i a çoj ne vend dishirin: due t’a thom fjalen t’ême. Por, vall, shka te thom, kurse me fjale jemi ngi? A kemi kund ndonji pune te mbare, pse sa per fjale te bukura nuk jemi ngusht aspak!  

1- Ja, pra, se nji pune e pare u bâ : mbas sa muejesh anarkije, sa te frikeshme aq edhe te rrezikeshme, sot - mire a keq- kemi nji Keshille te Nalte, kemi nji Parlament, kemi nji Qeveri, kemi nji auktoritet shqiptar. Kete veper dikush e shikon me sy te mire e dikush me sy te keq, aq sa edhe miq e dashamire te mij mrrijten me thane: Shka i u desht Pater Antonit me i a hy kesaj pune? Ketyne due t’i u pergjegjem, jo si zyrtár, por si mik, jo per te perligje vehten, por per te ndritun mendimin t’em dhe te tyne. 
Me rrene mendja se nuk ka zog shqiptari qe te mendoje se une e mora kete barre per kulltuk, per interese a per ndonji intrige. Mundet veç me drashte ndokush mos qe ndonji maní e emja qe me shtyni deri ketu. Edhe une po u a vertetoj fjalen dhe po u thom se po : manija e Shqipnis, po, qe ajo qe me vuni dilemen : a me anarkista per te bâ gjak, ase me hjekun dore prej çashtjes kombtare. Dhe mbasi shpirti nuk m’a tha te bâj as njenen, as tjetren, qeshe i shternguem te zgjedhi njenen dysh : a te baj nji marrí tue e pranue kete zyre, ase te tregoj nji dobesi tue u largue. Vendova mâ mire te bâj nji marri : ase - sikurse thone ata shqiptare qe duen te ruhen te paster - desha te komprometohem. 

2- Ja arsyeja per te cilen pranova te marr pjese n’auktoritetin shqiptár : pse nuk mujta t’a shoh Shqipnin n’anarki. Ne kete kohe dhe nder keto rrethana, per né shqiptaret anarkija âsht nji turp dhe nji delikt : po, turp âsht te ngatrrohemi shoq me shoq dhe vete te krijojme Babylonin shqiptare, pa qene te zotet t’i a gjejme fijen lamshit; delikt âsht ne kete moment kaq kritik per boten mbare te vejme per ideal vllavrasjen, permbysjen e katundevet, humbjen e gjâs dhe shkatrrimin e familjevet. Kesaj i thone rrokoll me rrokoll! Pra, m’u dhimbt populli e m’u dhimbt Shqipnija. 

3- Maní ... E po, si kujton Pater Anton Harapi se ai po e shpeton Shqipnin?! ... Jo, zotni! Asnjeni nesh, qe kemi marre zyren e Keshillit te Nalte, nuk e kemi pretenzjonin te mbahemi shpetimtaret e popullit. Dhe atehere, pra? ... Shqipnin do t’a shpetoje Zoti, kurse na i kemi vu vehtes nji misjon: te perpiqemi me te gjitha fuqit per t’a pakesue mjerimin dhe shemtimin shqiptar. Na e kemi ndergjegjen te kjarte se jemi njerez nevoje, d.m.th. se vetem nevoja e kohes na ngrehi ne kete shkamb; as nuk kemi fjale te mdhaja dhe premtime te bukura, por, po mujtem t’i a lehtesojme popullit sado pak ata shka vuen, dhe po mujtem te vejme nji gur sado te vogel per konsolidimin e çashtjes shqiptare, do te jemi te lumtun. 

4- Perveç ketij misjoni, nji tjeter arsye e forte me shtyni t’a baj kete hap : Qaje, Zot, te keqen - thashe me vehte - si mos me u gjetun ne Shqipni burra te zotet, qe te marrin pergjegjsi publike dhe te flijojne vehten per kolektivitetin?! Mospranimi i bashkepunimit ne kete rase - me e shikue holle - per mue do te kishte qene nji spekulacion : une, i grishun botnisht te jap kontributin t’em per çashtjen e kombit dhe per ndihmen e popullit, mâ pare do t’anojshem te ruej kryet dhe prestigjin t’em personal, se sa me rrezigue vehten per çashtjen e perbashket. Anishka - thashe - rrofte populli edhe pa mue, rrofte Shqipnija! 

5- Edhe komunistavet due t’u a tham nji fjale , por kjarte e shkurt. Une jam i bindun se pak jane ata shqiptare, te cilet vertet e kuptojne doktrinen komuniste, por, tashmâ te gjithe po e shohin dhe po e njohin organizaten dhe vepren komuniste ne Shqipni. Kjo âsht vertete, e kjo don me thâne se gadi te gjithe komunistat shqiptare veprojne me krye ne thes pa dijte shka bâjne dhe per shka veprojne. Por, po thone se e kane per Shqipni, e vetem per Shqipni. Une due t’u besoj, por ky dallim midis doktrines komuniste dhe vepres komuniste me formen kombtare - sikurse i kam ndigjue une dhe vete tue dishmue organizatoret komunista — mue me ban me dyshue per sinqeritetin e kesaj rryme shqiptare: Pse, vall, komunistat veshen e ngjeshen me zellin atdhetar, kurse atyne mbi te gjitha u intereson doktrina dhe jo atdheu? Masat terroristike, mandej, vllavrasja, lidhnija e ngushte deri ne dependence te plote prej dores se huej, dhe perdorimi i çdo mjeti per qellim, nuk i lâne vend dyshimit. More, me kobure ne gjoks nuk bâhet kush as vllá, as shoq, por ja skllav, ja mizuer apo hypokrit. Gjithemone tue rrenue, nuk ndertohet. 
Porse, mbas gjase, komunizmi sot nder ne e ka lâne m’anash doktrinen dhe don te justifikohet me vepren politike atdhetare. Kjo per mue âsht nji kontrast. Nuk due te bjerri kohe tue polemizue me komuista, vetem po thom se ketu ne Shqipni palla ne thes nuk hyn. Nuk kemi si t’andrrojme me ngrehe republiken e Platonit, kurse jemi ende ne gjendjen primitive; nuk kemi sot si te kapercejme n’internacionalizem kurse ende nuk e kemi formue si duhet ndergjegjen kombtare. E pse atyne u âsht mbushe mendja se luften e fitojne udheheqesit e se tretes internacjonale, nuk âsht kjo nji arsye, qe na qysh tash t’i a nxjerrim syte shoqishoqit dhe te krijojme hekatomba shqiptare. 
Pater Anton, ti me ate prizmen t’ande a e shef kund Shqipnin? ... Keshtu me shkruente tash se voni nji mik i perzemert: keshtu e dij se me pyet zemra e popullit shqiptar. Ku jemi? Ku vemi? ... Pergjigja duket si te ishte e lehte, por âsht shume e veshtire. Lufta botnore e shtini nder gjire te veta rrembyese edhe Shqipnin. Koloset mâ te mdhejt te botes, si - çe mos mbahet mend kurr - po gjuehen shtjelma dhe po vriten shoq me shoq aq rreptas, sa me u dridhun femija ne zemer te nânes. Çfare politike do te ndjekim tash na mizat e vogla per te shpetue? Kush thote se i vetmi shpetim per né, âsht te vehemi me luftue krahas me njenin a me tjetrin vigan, kurse une mendoj, se e vetemja rruge shpetimi âsht, te ruhemi, mos te marrim ndonji shtjelm andej a kendej, prej njenit a prej tjetrit, dhe te bâhemi te paqenun : te hupim pa shenje, pa duke. Ja, ne dy fjale politika per ne ne kete kohe: t’a ruejme vehten moralisht dhe materjalisht sa mâ te bashkuem dhe sa mâ te fuqishem, gati per çdo eventualitet. 
Sa per politiken e mbrendshme, une jam i bindun se gjindemi ne nji kaos mendimi dhe ne nji kontrast flagrant veprimi; dhe po te vijojme ne kete rruge, do t’i a bâjme vorrin vehtes, do t’i a vejme kazmen Shqipnis. Ja, edhe se per ç’arsye: 

1- Disorjentimi i yne ne mendim dhe ne pune, fill çon ne vend planet e anmiqvet, te cilet duen me na pa te humbun. Qe sod: sa kapadají, aq rryma e aq parti! 

2- Demoralizimi i yne ka vojte ke s’vé mâ: ne njenen ane, aq e kemi humbe besimin ne shoqishoqin, sa ne mendje te shumkuj âsht hjeke mundesija e altruizmit dhe e miresis shoqnore. N’anen tjeter na ka ra zemra ne bark: gadi te thuejsh e kemi bjerre ndergjegjen dhe besimin ne vetvehte si kolektivitet; mandej edhe sot, qe per ne âsht jeta a vdekja si komb e si shtet, gjithenji vijojme ne shpine te Shqipnis, te bâjme spekulacjone, te krijojme partí, te ndjekin krahinarizem, fanatizem, akraballek, dhe - mâ teper se kurrgjâ - t’i hjekim politike njeni tjetrit. Shpirti i shqiptarit njitash mâ duket se âsht lodhe pernjimend. Puna ka vojte ne te, dhe nuk ka tjeter, por njena dysh: a te bashkuem, a te mbaruem. 

3- Reaksjoni nacionalist, aq per t’u levdue ne moshen e ré, nisi me te vertete me nji ideal, por mjerisht degjeneroi ne pasjon, i cili e verboi aq keqas, sa kemi sy dhe nuk shohim, kemi mendje dhe nuk bindemi se vllavrasja, qe dita me dite po merr perpjestime dhe menyre aq te tmerrshme, ajo âsht rrenimi i yne fizik, moral, ekonomik dhe politik. 

T’i nxjerrim syt shoqishoqit, t’i presim veshe e hunde, t’a sakatojme kambesh e dueresh, t’a dhunoje shqiptari shqiptarin ne menyren mâ barbare, keta nuk jane zakone shqiptaresh; as nuk âsht ideal e nacjonalizem, por âsht egersi, degjenerim, turp dhe faqe e zeze. Patem fillue me nji poezi dhe po mbarojme me nji tragjedi, sa me i u dhimbte gurit e drunit. Nuk âsht dita sot te likuidojme fajet e fajtoret; sot na duhet te bâjme nji pune te vetme: te shpetojme kapitalin e pare, qe âsht Shqipnija dhe populli. Fajtoret mjaft t’i paralizojme qe mos te jene te damshem e mandej neser do t’i thrrasim me na dhane arsye. 

4- Rrymet e soçme po bâjne nji gabim te rande: ato po nderlikojne vendin nder idé dhe nder pune. Susheptibiliteti i shumeanshem na bâni te harrojme realitetin e punes, çashtjen kombetare dhe shpetimin e popullit, edhe jemi kapun fyta - fyt dhe po perleshemi per çashtje formash e reformash dhe ende nuk e dijme me siguri ku e kemi Shqipnin dhe kryekreje zihemi per formen shtetnore; ende nuk e dijme si do te perfundoje lufta per Shqipnin t’one, dhe qe me tash duem t’u vejme reforma shqiptarevet. Ja, po mbetemi pa popull, pa fshate, pa troje. Ja, po shpenzojme mija njerezish, miljona pasunish, te gjithe kapitalin moral dhe financjar shqiptar! E po per shka? Jo sigurisht per Shqipni, pse ne kete pike jemi te gjithe njij mendjeje, por vetem pse ne kete kohe, e cila âsht kriza e fundit, duem t’imponojme, kush reformen shoqnore, kush formen shtetnore. Po a te vdekunvet, nji populli te fikun dhe te mbaruem do t’i ndjellim kohen e Arit apo Parrizin Shqiptar?! ... 
Mos druej, djaleri; mos u frigoni udheheqes shqiptare, idealista, a shka jeni a i thoni vehtes! Zot, shpetofte Shqipnija dhe populli, pse une mâ i pari - ju a dhashe besen e Zotit - do t’a qes kushtrimin dhe do te prij per reformen shoqnore, pse tashma e kane pa, edhe miopet shqiptare, se me systemet e deritanishme nuk kemi si te rrojme mâ ne Shqipni. Po nuk na paten mesue dhe çele syte tridhete e sa vjete provash e rreziqesh, as treqind vjete te tjera nuk do te munden me na regje. Veç te shpetojme, pse i gjalli ka derman. 

5- Mbas gjithe se keq, keto jane dame dhe gabime qe shihen e dihen, prandej mund te ndiqen e mund te ndreqen. Une gjej shka t’admiroj edhe nder kundershtare: vendimin e prém, sakrificen e qindresen. Nuk jam me ta as ne parim as ne metode, as per shka bâjne e si bâjne, por atyne disi mund t’u bâhet hallall mbassi luftojne per dishka. Por shka t’u bâjsh gjymsakevet, abstensjonistevet, indiferentevet, shqiptareve te vdekun ne shpirt, te cilet - a prej frige, a prej egoizmi vehtjak qe mos t’i qesin trazim vehtes, ku edhe per t’u mbajtun elite dhe esnafe ne sferen e atyne qe nuk duen te perzihen - e kane vu per ndere e vlere qe mos te deklarohen ne kurrnji menyre as per qeverí e as per anarkí. Keta jane parasitet e Shqipnis; per ta pasiviteti dhe negativiteti jane ideal; nuk duen te vehen ne rrezik as sa te zit e thonit, por te rrojne dhe te gezojne ne shpinen e te tjereve. Dobesi mendore! Dobesi morale! Dobesi shoqnore! Po qe kush per plumb, patjeter keta kishin me qene mâ te paret. 
Ne luften e Waterloo-s i qe paraqitun Napoleonit nji kryetar komuneje, i cili, tue e deklaruem vehten asnjanes, mendoi te justifikohej. Vranje, — tha Napoleoni - venje ne plumb menihere, pse anmikut qe te del perballe i qofte fale, por ky qe rrin i meshefun n’apathin e vet, ky âsht mâ i rrezikshem, pse jo vetem âsht anmik, por edhe spekulator i dobet. 
E mjerisht, shtatedhete perqind te shqiptarevet jane te tille. Si do t’u bâhet? Çonju te vdekun se na mbyten te gjallet! Çou, Vaso Pashe Shkodrani, e qaj, pse nuk paska qene per t’u qa Shqipnija atehere, kur ti me shoket e tú perpiqeshit t’a shpetojshit prej kthetravet te hueja, por sot, por sot me lote gjaku do te dertojme, se shqiptaret me dueret e veta jane tue rrenue kulm e themel: 
O moj Shqipní e mjera Shqipní, 
Kush te ka qitun me krye ne hí ... 

Teper pesimist, Pater Anton, kane per te me thane shume zemra qe ndiejne, na me fjale te tjera paskemi mbarue?! 

Jo. Me te vertete nuk kemi mbarue. Kemi ende kohe. Mjaft te duem se mundemi; mjaft mos te pertojme se dijme; mjaft t’i vehemi sinqerisht, se me sigurí i a dalim. Ja edhe se si: 

1- T’a krijojme nji fuqí morale ne Shqipni. Edhe ne mos gjêjshim nji njeri qe sot t’a pervetesojne te tâne idén, vullnetin dhe perpjekjet e jetes shqiptare, kemi mâ shume se nji asish, te cilet randojne moralisht aq, sa me bâ piken e gravitetit te jetes s’one kombtare. Duhet te besojme ne dikend, te besojme ne vitalitetin shqiptar, te besojme ne fuqín e vullnetit t’one, por te besojme pernjimend. Po nuk i besuem vehtes sa duhet, nuk ka pse te besoje kush ne né. Lypet t’a rindertojme ndergjegjen t’one vehtjake dhe kolektive. 

2- T’a krijojme fuqín shtetnore me nji mobilizim shpirtnuer dhe trupuer te te gjithe shqiptarevet, me nji dishipline te shterngueshme dhe me nji organizim te vertete. 
Ne kambe, ju oficerat! Shka pritni? Shka droni? Shka shtirateni? A sot a kurr, ju te paret per t’a shpetue popullin, per t’a shpetue Shqipnin. Per shka ju rriti, per shka ju mbajti dhe ju pregatiti Shqipnija ne mos per kete dite rreziku? Dam per ju me u strukun si pula te lagta sot, qe tmera dhe potera vlon ane e kand neper viset shqiptare. Kush perveç jush do te prij ne logun e fatosavet? Ky âsht profesjoni i juej, per njikete dite jeni betue; sedra juej nuk do te duroje kurrsesi t’u a kalojne sot varzat e grát ne vendim, ne guxim dhe ne sakrifice. Jam i bindun se me dhete oficera te venduem, por qe kane qitun ceken te vdesin pernjimend, i a vêjme bazat organizates shqiptare. 
Ku jeni, ju zyrtare, qe Shqipnís m’i merrni rrogat dhe i prishni punen, dhe jo vetem punen, por i cenoni edhe ekzistencen? Ku âsht ndergjegja, karakteri dhe prestigji i juej? Si u a jep shpirti te merrni rrogat e Shqipnís, kurse ju dhe askush tjeter, çuet popull e Komb me i u dhimbet gurit e drunit?! ... Mos me qit arsye as shkaqe, ti zyrtar! Detyra per detyre, ky âsht nderi, kjo âsht vlera e njij zyrtari. Te ka kapun friga se po vdes ûni a pushke? Po ti me ate zemer lepuri dhe ate veper te pajete, ti vdeke se vdeke - vdis te pakten ne detyre dhe per detyre! Po t’a kishte kaq fuqí morale secili zyrtar, ja se u bâ organizata dhe fuqija shtetnore. A nuk e ndjen vehten as per kaq? Hesht, pse ti keshtu si e ke bjerre te drejten me qene, e ke bjerre te drejten dhe me fole! ... Por ka edhe nder zyrtare perjashtime. Ka pernjimend njerez detyre, por nuk kane ku me qene, perse nji gúr nuk ban múr. 

3- Te gjitha keto çohen ne vend dhe plotsohen me nji fjale dhe me nji veper te vetme: te sakrifikohemi. Mjaft kemi sakrifikue te tjeret: sot t’i a nisim nga vehtja jone. Ju atdhetare, qe levdoheni se bâni vdekjen per Shqipni, te jeni te zotet te sakrifikoni pikepamjet dhe pasjonet , rrymet dhe idét, oportunitetin dhe komoditetin vehtjak, po deshet t’i shpetojme rrezikut qe na rrin mbi krye. Ketu i due idealistat, udheheqesit, intelektualet: salus rei publicae suprema lex est! Ky âsht imperativi i dites per te gjithe ata qe ndjejne permbrenda si njerez dhe si shqiptare. Shpetimi i çashtjes se perbashket âsht bashkimi, por nuk kemi si te bashkohemi deri sa te mbaje sejcili te veten. Ase kemi sakrifikue pikepamjet t’ona, ase do te sakrifikojme Shqipnin. Kjo âsht sakrifica shpirtnore e vetemja per t’i a mrrijte qellimit. 
Por edhe mos te kujtoje kush - si qe partish, elementash, krahinash - se e bân Shqipnin hajmalí apo privative te veten, pse Shqipnija âsht nji molle e tharbet, sa nuk ka burre qe i ngjet dhambet, pa i u píe keqas; jo qe shqiptari per nji plesht e djege jorganin ... 
Ka, po, ne Shqipni vehtje dhe çeta, qe per hater te çashtjes se perbashket, mbyllin nji sy dhe te dy, dhe bâhen si t’ishin te verbet, shurdhe e te pagoje. Kultura e shpirtit te tyne i shtyn te sakrifikohen, por jo te bâhen budallej; prandej, sidomos ne kete kohe kaq kritike, do t’i ruhemi fort nji gabimi te damshem, qe u bâ ne kohet e kalueme: durimin, karakterin dhe ndergjegjen e atdhetarevet vertè burra, t’i zame ligeshtí dhe mbi te te marrim guxim, pse gjitheshka shkon deri ne nji mase, dhe kur vjen shpirti me dale, atebote as ai fatosi nuk din shka bân ... Te pikon zêmra gjak tue pá symptome dhe tue ndigjue ankime te forta mbi sa ndasí dhe veshtiresí te mdhaja qe deri dje i patem kujtue te kapercyeme!... 
Kush, mandej, don dhe kerkon prej shqiptaresh prap e mâ gjak, mâ shemtim, ai don te na shohe te humbun. Per nji miljon e sa njerez qe jemi, kemi derdhe gjak mjaft; nuk kemi shka te japim mâ teper, veç edhe shpirtin e egzistencen. 
Kushtrim, djaleri; kushtrim, burra te pjekun; qytetas e katundare kushtrim, shqiptare, te ç’do krahine, te ç’do besimi a shkalle shoqnore! 
Leshoni armet, pashi Zotin, pse mjaft gjak âsht derdhun, mjaft shemtim âsht bâ, mjaft futa e zeze âsht vû. Ja, se mija dyeresh u mbyllen me ferre, qinda e qinda votrash mbeten shkret e qyqja po kendon mbi trojet shqiptare. Ndigjoni gjâmet e nânavet, njehsoni lotet e bijavet shqiptare, shikoni ate hije vdekjeje qe âsht shtri mbi familjet t’ona, kundroni se si po humbasim si komb e si shtet dhe, po nuk patet mênde me u kujtue, te keni se paku zêmer me ndie. Te huej po t’ishim shoq me shoq, do t’i dhimbeshim vetvehtes, e jo mâ vllazen njij gjaku dhe njij gjuhe, miq e dashamire e shoke, te cilet i bashkon nji shpirt i vetem, shpirti shqiptar; nji vend, nji zakon, nji interese dhe nji flamur! Me ndie si njerez nuk âsht dobesí, me i u shtrue arsyes nuk âsht ligeshtí, me leshue armet e pasjonit dhe armet e krahut - per te ra ne godi si bijshin burrat motit - nuk âsht mungese gjallnije per Shqiptaret e sodit, por âsht vitalitet dhe fuqí morale, qe tregon fisnikí, urtí e burrní si te paret na e lane trashigim. 
Sod qe jemi me kufí te permbysemi me t’eger e me te bute, ne kete permbytje te fundit, per ne nuk do te kete germanofila, anglofila, italofila; s’ka njerez te djeshem e te neserm, sot do te jemi shqiptare e vetem shqiptare, te zot te çveshemi e te harrojme gjithshkafen, vetem e vetem per te shpetue komb, shtet e popull. Urrah te bashkohemi, se mbaruem: Te prâjne fjalet e arsyetimet. T’a bâjme monumentin kombetar: bashkimin e shqiptarve. 



Anton Harapi u lind në Shirokë, Shkodër, më 1888. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe studimet e larta i kreu në Vjenë të Austrisë. Shërbeu si famullitar në Grudë të Malit të Zi, më vonë si drejtor i Kolegjit Françeshkan në Shkodër, si drejtor dhe profesor i filozofisë në gjimnazin "Illyricum" më pas, dhe në vitet 1941-43 si provincial i françeskanëve.
Me 13 shtator 1943 u emërua anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944. Me këtë angazhimtë tijin në politikë do të lidheshin gjithçka dot'i ndodhte pas lufte kur u detyrua të fshihej në pyjet e Dukagjinit. U kap në qershor 1945 dhe gati një vit më pas, më 19 shkurt 1946 me vendin të Gjykatës Speciale në Tiranë, pater Antoni do të shpallej kriminel lufte, armik i popullit, sabotator i pushtetit. Në procesin gjyqësor ai pat thënë: "Në qe se me u ndigjue ligjevet hyjnore të Atdheut, me edukue rininë kah idealet e nalta të së Vërtetës e me i nxitë kah e Mira; në qe se me vuejtë për popull e me popull dhe me luftue për Fe e Atdhe asht punë e dobët e tradhti, atëbotë jo veç unë por mbarë françiskajtë e Shqipnis jemi të dejë për dekë." Si fjalët e tij të fundit në gjyq kanë mbetur këto: "Shqipnija u fitue me gjak; me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vijë dita e me Paqe e Drejtësi do të fitohet."
U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua po atë vit. Ja çfarë shkruan për fatin e At Anton Harapit më 15 shkurt 1946 një bashkëkohës: "Gati mbas nji vjeti torturash shnjerzore nëpër burgje, në Shkodër në fillim, mandej në Tiranë, Pater Anton Harapin e gjykuen për vdekje, pa kurrfarë fajit dhe dje paraditet e pushkatuen."
Shkrimtari e dijetari, filozofi dhe antikomunisti, autor i madhi shkollės letrare tė Shkodrës, i ndaluar dhe i damkosur për 50 vjet, ka rrugë akoma për të bërë. Njëlloj si disa autorë të tjerë, edhe ai, megjithëse është në themelet e binasë së traditës, është akoma i përjashtuar nga pasardhësit, nga fëmijët e baballarëve që i hoqën dikur me zor këta gurë themeli.
"Në qe se me u ndigjue ligjevet hyjnore të Atdheut, me edukue rininë kah idealet e nalta të së Vërtetës e me i nxitë kah e Mira; në qe se me vuejtë për popull e me popull dhe me luftue për Fe e Atdhe asht punë e dobët e tradhti, atëbotë jo veç unë por mbarë françiskajtë e Shqipnis jemi të dejë për dekë."

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit