VËLLIM I PËRMASAVE TË MËDHA SHKENCORE NË FUSHË TË EDUKIMIT

Begzad BALIU
 
Edukologia, nr. 4/2010, (Kryeredaktor: Prof. asc. dr. Begzad Baliu), botoi Universiteti i Prishtinës- Fakulteti i Edukimit, Prishtinë, 2011, f. 468.
 
Këto ditë doli nga shtypi numri 4/2010 i revistës Edukologia, botim i Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës. Revista është projekt i vjetor i Fakultetit të Edukimit, në redaksinë e të cilës janë angazhuar një numër i madh profesorësh të brendshëm dhe bashkëpunëtorësh të jashtëm në mbledhjen, redaktimin dhe përzgjedhjen e punimeve shkencore, me interes të veçantë për dijen e sotme shkencore dhe arsimore.
Revista Edukologia përbëhet nga tri tërësi të mëdha: I. Studime në fushë të shkencave humanitare (Studies on the field of humanitarian sciences); II. Studime në fushë të shkencave të natyrës dhe të teknologjisë (Studies on the fields of natural and technological sciences); III. Kërkime të mësimdhënies (Teaching researches); Recensione (Review); Kronika (Chronicle). Tekstet janë botuar në gjuhën shqipe, në gjuhën angleze, frenge, turke dhe boshnjake. Ato janë studime, trajtesa metodologjike, recensione dhe kronika të studiuesve nga Universitetet e gjithë hapësirës shqiptare (Prishtinë, Shkup, Elbasan, Korçë, Shkodër, Vlorë, Durrës) dhe Romë.
Në këtë vëllim me studimet e tyre kanë kontribuar profesorët e shkencave humanitare: Sadik Rashiti, Afërdita Devolli, Menavere Rashiti, Abdulla Ballhysa, Emin Krasniqi, Aferdita Mulla, Adem Hajdaraj Myrvete Dreshaj-Baliu, Merxhan Avdyli, Mimoza Priku, Zhulijeta Kadilli, Begzad Baliu, Ersi Bozheku, Rudina Alimerko, Shkëlqim Millaku, Shpëtim Elezi, Irena Fistani, Zahrije Kapllanaj, Dea Temali - Karakaçi, Ganimete Kulinxha, Muhamet Peci, Halil Dervishaj, Sedat Baraliu, Arjan Th. Kallço, Ramadan H. Ramadani, Vedat Bajrami dhe Arsim Rexhepi, me tema nga fusha e gjuhësisë, letërsisë, kulturës, filozofisë, pedagogjisë, psikologjis etj. Ato janë kërkime shkencore që trajtojnë probleme me te mëdha apo më të vogla, më të thella apo më të përshtrira, por që të gjitha janë studime me përkushtim autorësh, përvoja e të cilëve na bënë të mësojmë shumë nga jeta kërkimore dhe shkencore e tyre, apo autorë të rinj, kërkimet e avancuara teorike dhe metodologjike e të cilëve na bëjnë të ndjehemi të nderuar për bashkëpunimin shkencor që kemi dhe presim të kemi me ta. Studimet e tyre për standardet etike te hulumtimit shkencor dhe aplikimi praktik të tyre, belbëzimin te fëmijët e moshave të hershme, etnografin e t folurit, rolin e familjes në zhvillimin dhe përgatitjen e fëmijëve të grupmoshës së rritur parashkollore për mësimin e shkronjave dhe të leximit e të shkrimit etj., na bëjnë të kuptojmë për qasjen disiplinare, interdisiplinare e multidisiplinare të karakterit të tyre. Po kështu mund të thuhet edhe për studimet nga fusha e gjuhësisë, të cilat sjellin kërkime dhe sinteza për rrugë të ndryshme në përvetësimin e shqipes standarde, për ndihmesën e Profesor Çabejt në fushë të studimeve dialektologjike, për elementet latine në gjuhën shqipe dhe konceptet e filologut të njohur italian Carlo Tagliavini, për antroponiminë dhe toponiminë e qytetit të Elbasanit në fund të shekullit XIX dhe fillim të shek XX, për kontributin e Eqrem Çabejt në gjuhësinë krahasimtare indoevropiane, për bilinguizmin dialektal dhe rolin e tij në pasurimin e gjuhës shqipe e frënge me shprehje frazeologjike e të tjera.
Një fushë më vete brenda kapitullit të shkencave humanitare zënë edhe studimet historiko-letrare, të cilat në këtë numër trajtojnë tema të karakterit historiko-letrar, të gjuhës së tyre, të diskursit të veprave të caktuara letrare, të zhanrit e të sistemeve të caktuara letrare, si ato për periudhat kërkimore - shkencore të Jup Kastratit, për disa veçanti të romanit “Kronikë në gur” të Ismail Kadaresë, prë diskursin autobiografik të veprës “Autobiografia” të Fan Nolit, për paraletërsinë për fëmijë, për prozat e Migjenit, për ndikimin edukativ të pёrrallёs popullore shqiptare, për Justejn Gorder dhe romanin Bota e sofisë, për zhanrin autobiografik të Jeronim De Radës e të tjera qasje, vlera e përmasa kërkimore të kësaj natyre.
Një këtë vëllim kapitull më vete paraqesin kumtesat në fushë shkencave të natyrës dhe të teknologjisë. Në këtë numër me punimet e tyre kanë kontribuar studiuesit: Sabrije Osmanaj, Rexhep Selimaj, Zeqir Shaqiri - N. Shaqiri,- L. Nuredini, Qazim Bajra, Eda Vula, Emruš Azizović e të tjerë. Studimet e ttyre për energjinë e rrezatimit dhe instalimet e sistemit solar, për studimin e komponenteve të acideve nukleike me laserin pikosekondë, për karakteristikat e përgjithshme fiziko gjeografike të Rrafshit të Dukagjinit dhe maleve përreth, për qasjen “realiste” në edukimin matematikor, për E-learning – në departamentin e gjuhës boshnjake në Fakultetin e Edukimit në Prizren etj., na bëjnë jo vetëm të mendojmë për interesimin e profesorëve të këtij Fakulteti për kërkimet shkencore, por edhe për interesimin e studiuesve jashtë tij për bashkëpunim, si dhe zgjerim të faqeve të revistës në dijen e shkencave të natyrës dhe atyre të teknologjisë, nga një kapitull në një vëllim më vete.
Nëse në Universitetin e Prishtinës dhe përgjithësisht në Universitetet e hapësirës shqiptare kemi revista shkencore në fusha të veçanta të albanologjisë, shkencave të natyrës dhe atyre të teknologjisë, botimet shkencore të të cilave më në fund nuk dallojnë shumë nga botimet po në këtë fusha edhe këtu, revista e Fakultetit të Edukimit “Edukologia”, do të mund të dallonte në mënyrë të veçantë për shkak të hapësirës dhe numrit të madh të studimeve që boton brenda një kapitulli më vete, e që i kushtohen metodologjisë së arsimit, përkatësisht mësimdhënies dhe mësimnxënies. Në këtë vëllim kontributet e tyre i kanë botuar profesorët tanë dhe bashkëpunëtorët: Bahtijar Kryeziu, Mazllom Kumnova, Arbana Zhapaj Ikonomi, Igballe Potera, Anisa Trifani, Jehona Ferizi – Miftari, Eranda Bilali, Rina Gera. Temat e tyre shquhen për karakterin dhe qasjen historike, bashkëkohore, metodike dhe metodologjike të kërkimit, të sintezës dhe të vlerësimit të arritjeve të deritashme. Në këtë studime janë sjellë mendime dhe vlerësime për fjalët dhe shprehjet të reja në fushën e arsimit, për modelet krahasuese të teksteve shkollore të letërsisë në Kosovë gjatë periudhës 1945-2000, për marrëdhëniet familje-shkollë si faktor i rëndësishëm në integrimin social dhe të ardhmen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, për identifikimin dhe vlerësimin e sjelljeve të nxënësve me prapambetje mendore në nivel të shkollës, për vlerësimin dhe testimin e studentëve, për hartimin dhe vlerësimin e teksteve shkollore, për shkollat private në trojet, shqiptare dhe rrolin nxitës e përparues të tyre në shoqërinë shqiptare, për teknikat dhe teknologjinë mësimore si imperativ i shkollës dhe i shoqërisë shqiptare etj. Le të besojmë se përmasa e interesimit të profesorëve dhe bashkëpunëtorëve tanë të afruar rreth këtyre hulumtimeve, këtë kapitull do ta bëj të bëhet sinonim të vet karakterit botues të revistës sonë edhe për shkakun se botohet në një institucion ku kërkimet e mësimdhënies dhe mësimnxënies janë sinonim i arritjeve më të mira, jo vetëm në Universitetin e Prishtinës por edhe më gjerë.
Le të theksojmë se si edhe në vëllimet e mëparshme edhe në këtë të fundit, studimet e kolegëve tanë apo edhe bashkëpunëtorëve të tjerë i kemi botuar në gjuhën shqipe, angleze, fernge, boshnjake dhe turke. Pra në gjuhën e autorit apo në gjuhët e mëdha ndërkombëtare.
Vëllimin i fundit i revistës “Edukologia” përmbyllet me rubrikat me recensione për librat shkencor dhe kroniken shkencore, për të cilat kanë bashkëpunuar studiuesit Zenun Gjocaj, Xhefer Ismajli, Mikel Gojani, Begzad Baliu etj. Me këtë vëllim, si edhe me tri vëllimet e mëparshme revista “Edukologia” po synon të krijoj kushte më të mira dhe më objektive për të gjithë profesorët, asistentët e Fakultetit të Edukimit, si dhe studiuesit e gjithë hapësirës shqiptare e më gjerë, duke ju dhënë përparësi studiuesve me rezultate të reja në fushë të metodologjisë së mësimdhënies.
Prishtinë, prill 2011                                                        

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit