Letersia dhe arti nuk marrin shperblimin e merituar materialisht dhe nuk kane mbeshtetjen institucionale...

Letersia dhe arti nuk marrin shperblimin e merituar materialisht dhe nuk kane mbeshtetjen institucionale... I dashur FLORI BRUQI, I nxitur nga sakrifica jote per te gjetur kohe, ne cdo kohe, te lexosh e publikosh mjeshterisht krijimet tona, e lexova pothuajse krejt shkrimin tend te gjate teper ineteresant dhe inkurajues per te gjithe shkrimtaret, qe ndonese punojne me shpirt te lodhur, per t'u dhuruar njerezve artin e telentit personal, mohohen paturpesisht nga disa pseudokritike te kohes sone. Mund te them me bindje konstatuese, se shume nga ata qe marrin penen ne dore, me endrra ambicioze per tu bere shkrimtare te medhenj dhe deshtojne per shkak te mungesese se talentit, behen kritike te rendomte. Dhe godasin e percmojne gjithcka qe nuk jane ne gjendje ta bejene vete. Dihet se njeriu lind nje here krijues dhe dy here kritik. Nje shkrim per tipa dhe fenomene te tilla, ka bere keto dite edhe miku im, profesor doktor Adriatik Kallulli, per krijuesin Kostandin Vogli i sulmuar padrejtesisht nga kata pseudokritike. Ju po merrni ne mbrojtje jo vetem krijuesit, por edhe letersine ne teresi, sepse te thuash sot nuk ka letersi, eshte budallallek me brire, per shkak, se ashtu si mes grurit ka edhe kashte, letersia cilesore ekziston e fuqishme mes mediokriteteve sasiore. Pastaj cdo kohe ka letersine dhe artin e saj, ne veresi te tematikes, kushteve rrethanore dhe interesit te mases se lexuesve. Ndonese sot letersia dhe arti nuk marrin shperblimin e merituar materialisht dhe nuk kane mbeshtetjen institucionale, goditjet nga pseudokritike te tille si ndonjeri nga i cili merrni shkas ju, jane poshtersisht te demshme. Por megjithate, floriri mbetet flori edhe po ta hedhesh ne balte. Por kete tipa nuk jane as mish as peshk. Ju uroj dhe perqafoj vellazerisht per problemein e madh qe keni ngritur. Me dashuri e respekt Vullnet Mato

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri