6/19/11

Pak Histori mbi rrugëtimin e RTSH-së
















 Albert Z. ZHOLI  “Sekretet e ish gazetarëve të RTSH” v. 1

Pak Histori mbi rrugëtimin e RT-së
Radio është një media e cila që prej një shekulli ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve. Sot në shumë shtëpi, qendra publike dhe qendra pune vërejmë lloje të ndryshme radiosh. Në vitet 1890, studiuesit bënë përpjekje të shumta për të zbuluar dhe përdorur valët radiofonike. I pari që hodhi idetë për radiovalët ishte Tesla. Në vitin, 1896, Nikola Tesla (kroat) botoi  një material ku përshkruante hollësisht në një skemë të gjithë elementët e një transmetuesi radio që më vonë u përdor nga Markon. Duke u bazuar në teorinë e Teslës, inxhinjeri i apasionuar Italian Markon (Marcon) me shumë vështirësi realizoi më në fund shpikjen që bëri bujë dhe që e bëri atë të pavdekshëm, pra radion.. Megjithëse në fillim valët e radios u përdorën për komunikim mes anijeve apo për komunikim në ushtri, në fillim të shek 20-të me ndërtimin e radiostacioneve dhe antenave, radio u bë një media publike për argëtim dhe për transferimin e informacioneve. Radio me shpejtësi hyri nëpër shtëpitë e njerëzve dhe u bë një mjet i rëndësishëm në jetën e tyre.
Aktualisht gjendja e radios ka ndryshuar. Megjithëse kjo media ka bërë përparime të dukshme, ajo po përballet me konkurrentë të rinj dhe të fuqishëm.

Amerika e para në botë
Amerika. Superfuqia e botës. Aty ku janë mbledhur ajka e trurit botëror. Vendi i demokracisë së vërtetë ku shkenca përparon më shpejtë se koha. Në këtë vend të begatë u përdor për herë të parë radioja. Ishte data 15 qershor e vitit 1920. Një aparat radioje dhe një studio e thjeshtë. Lëvizet një çelës i një aparature... Dhe ja...Magjia e pritshme dha frytet e saj. Bota po përjetonte një shpikje të madhe. Nga lëvizja e këtij çelësi, nga aparati i radios,  këngëtarja amerikane, Neli Melba, për herë të parë në historinë e njerëzimit, përhapte  para mikrofonit të Radio Pitsburgut këngë që, përshkroi hapësira të pamata> Bota po përjetonte një ditë të veçantë. Shkenca dhe bota mbarë ndjenë fillimin e një ere të re. Të erës së bukur të radiofonisë.


Dita e inagurimit të Radio Tiranës 28 nëntor 1938
Afërsisht 18 vjet më vonë, era e radios mbrriti dhe në Shqipëri. Ndoshta jo me aparaturat më të përparuara të kohës, por sidoqoftë për jetën e shqiptarëve ishte një eveniment. Ishte nisma e Zogut të parë që dhe në Shqipërinë e prapambetur të vinte magjia e radiofonisë, kur në mbarë Evropën radio kishte hyrë në pjesën dërrmuese të popullsisë. Ishte 28 Nentor 1938...
Gazeta “Drita” e datës 29 nëntor 1938, në artikullin “Si është përbërë stacioni ynë i Radio Tiranës”,  midis të tjerash, shkruan: “Naltmadhnia mbreti dhe mbretëresha inauguruan solemnisht Radiostacionin. Në qendrën e Radiostacionit që gjendet në Laprakë, ishin përqëndruar autoritetet më të larta civile e ushtarake të vendit”.
Ndrërsa një ditë më vonë, pra më datën 30 nëntor “Gazeta e Korçës” shkruante: “Me çeljen e këtijë stacioni u plotësua me sukses një mungesë e dukshme. Shqipëria ishte i vetmi shtet i Evropës pa një stacion të tijën. Është e vërtetë se shërbimin e lajmeve në gjuhën shqipe e kryente me mirëdashje radiostacioni i Barit me shërbimin e tij të përditëshëm e gjithashtu me emisione të rralla koncertesh, por këto nuk mjaftonin”.


Botime:
-Ikja e madhe –publicistikë
-Vite emigracioni-tregime
-Endrrat e mërgimit-publicistikë
-Kush e “vrau” Amerikën-publicistikë
-Vajza misterioze-tregime
-Yjet në Folk Univers-publicistiko letrar
-Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit - (publicistikë) 
-Hiret e një bjondine-tregime
-I fundit i komunizmit utopik-publicistikë
-Me zemër pranë Shqipërisë- publicistikë
-Luftar Paja, aktor i madh komik (Monografi)
-Sekretet e gazetarëve të RTSH

Janë në botim: 
-Dashuri e tradhëtuar-roman
-Freskida-tregime
-Kico Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve






Kanë thënë për Albert Zholin

Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë poetike. 
Xhevahir Spahiu


Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët.
Dritëro Agolli 

Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.
Helena Kadare



Krijimtaria juaj të ngerthen. Lexova një ngjarje prekëse nga jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi i cili shquhet si për realizëm, si për humanizëm të ndërsjelltë. Të tilla tregime rrëfejnë cilësitë e larta morale të njerëzve të thjeshtë.
Suksese në rrugën e bukur e të vështirë të tregimit të shkurtër.
Naum Prifti


Përshëndetje të veçanta, i dashur Berti!

I lexova menjëherë me kureshtje kolegu skicat dhe tregimet e tua, dhe përjetova kënaqësi të papritur. Nuk e tepëroj se s'më shkon në këtë moshë -duhet të jesh krenar për prozën tënde! Njëherësh më kujtuan skicat e Migjenit - parahyrje për tregimet e fuqishme dhe aq të hijëshme të tij. Nëpër prozën tënde  lëvizin dramat njerëzore të ditës, një pikëllim tragjik që është edhe më tronditës kur njerëzit e shprehin me sy pa e thënë plotësisht me gojë! Portretet njerëzore, kryesisht në mërgimin e arratisur janë ulërima njeriu në hall, të ngjashme me ujvyrat që rjedhin në fund humnere pa u dukur!  Bota njerëzore e rënë përmbys që pena e hollë e ngrë më këmbë për ta shikuar të gjithë!...Megjithatë nuk mungon lirizmi që përballë mjerimit bën kontrastet e pikturave dritë-hije të Rembryndit!. Meriton fjalë të mira po ashtu për gjuhën e kursyer, disi fisnike në zgjedhjen e.  Mbi të gjitha, tregimet-skica kanë në shumë prej tyre një frymë fisnike Shqipërie, shqetësim fisnik të një biri të saj me penë të hollë në dorë... 
Përgëzimet më të mira!       -Agim Shehu-  


Veprimtaria publicistiko-letrare e Albert Zholit:

-1990-Bashkpuntor i revistës “Hosteni” , “Saranda”.”Joni”
-1993-2007  bashkpuntor i gazetës “Drita”
-1993-2007 bashkpuntor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit)
-1994- bashkpuntor i gazetës “Java”, “Labëria” , “Pasqyra”,  “Egnatia” (Greqi)
-1997- Editor në stafin e gazetës “Vllazërimi” (Greqi)
-1999-2001 bashkpuntor i gazetës “Shekulli”
-2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar” , “Mërgimtari” (mujore e pavarur)
-2002 –  vazhdim opinionist për problemet e emigracionit në gazetat “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”,  “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, 
-2001 –vazhdim,  bashkpuntor i Radio Tirana në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit . Rubrika “Emigracioni shqiptar”.
-2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH
-2005- 08 dhe në vazhdim anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve.
-2006-2007 ideues dhe  bashkdrejtues në TVSH  në emisionin “Emigracioni dhe Koha” 
- 2006-07 Drejtor-Kryeredaktor  i gazetës së përditshme të pavarur “Ndryshe”
-2007-Kryeredaktor i revistës “Integrim” (6 mujore)
-2008-Kryeredaktor i gazetës “Iliria Neës” –Greqi (javore)
-2009-Kryeredaktor i gazetës “Labëria”
-2010-Kryeredaktor i gazetës “Bylispolifonia”
Botime:
-Ikja e madhe –publicistikë
-Vite emigracioni-tregime
-Endrrat e mërgimit-publicistikë
-Kush e “vrau” Amerikën-publicistikë
-Vajza misterioze-tregime
-Yjet në Folk Univers-publicistiko letrar
-Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit - (publicistikë) 
-Hiret e një bjondine-tregime
-I fundit i komunizmit utopik-publicistikë
-Me zemër pranë Shqipërisë- publicistikë
-Luftar Paja, aktor i madh komik (Monografi)
-Sekretet e gazetarëve të RTSH

Janë në botim: 
-Dashuri e tradhëtuar-roman
-Freskida-tregime
-Kico Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve




Kopertina pas

Kanë thënë për Albert Zholin

Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë poetike. 
Xhevahir Spahiu


Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët.
Dritëro Agolli 

Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.
Helena Kadare



Krijimtaria juaj të ngerthen. Lexova një ngjarje prekëse nga jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi i cili shquhet si për realizëm, si për humanizëm të ndërsjelltë. Të tilla tregime rrëfejnë cilësitë e larta morale të njerëzve të thjeshtë.
Suksese në rrugën e bukur e të vështirë të tregimit të shkurtër.
Naum Prifti


Përshëndetje të veçanta, i dashur Berti!

I lexova menjëherë me kureshtje kolegu skicat dhe tregimet e tua, dhe përjetova kënaqësi të papritur. Nuk e tepëroj se s'më shkon në këtë moshë -duhet të jesh krenar për prozën tënde! Njëherësh më kujtuan skicat e Migjenit - parahyrje për tregimet e fuqishme dhe aq të hijëshme të tij. Nëpër prozën tënde  lëvizin dramat njerëzore të ditës, një pikëllim tragjik që është edhe më tronditës kur njerëzit e shprehin me sy pa e thënë plotësisht me gojë! Portretet njerëzore, kryesisht në mërgimin e arratisur janë ulërima njeriu në hall, të ngjashme me ujvyrat që rjedhin në fund humnere pa u dukur!  Bota njerëzore e rënë përmbys që pena e hollë e ngrë më këmbë për ta shikuar të gjithë!...Megjithatë nuk mungon lirizmi që përballë mjerimit bën kontrastet e pikturave dritë-hije të Rembryndit!. Meriton fjalë të mira po ashtu për gjuhën e kursyer, disi fisnike në zgjedhjen e.  Mbi të gjitha, tregimet-skica kanë në shumë prej tyre një frymë fisnike Shqipërie, shqetësim fisnik të një biri të saj me penë të hollë në dorë... 
Përgëzimet më të mira!       -Agim Shehu-  

Personazhet:
Kiço Fotiadhi
Tefta Radi
Silvana Braçe
Viron Noti
Violeta Gjoka
Virgjil Kule
Ahmet Shqarri
Elsa Xhai
Dhimiter Gjoka
Ismet Bellova
Vladimir Grillo
Engjell Ndocaj
Kadri Metohu
Ksanthipi Stratobërdha

Hyrje
Radiotelevizioni shqiptar, si pjesë e ndërgjegjes së kombit…
I ngjan një këmbane të madhe qiellore. Që, përhap papushim dhe pafundësisht, zëra njerëzore dhe tinguj muzikorë, nga toka jone e mirë, deri në hapsirat e largëta të globit, atje ku jetojnë mijra njerëz, si pjesë e pandashme e popullit tonë. Sa më shumë afrohesh pranë RTSH, aq më shumë e dashuron atë. Sa më shumë i largohesh, aq më shumë të merr malli për të. Për gjithçka. Nga mëngjesi i butë, kur ti i drejtohesh aparatit të thjeshtë të radios dhe kërkon me intuitë valët e saj, për të dëgjuar zërin e ëmbël të spikeres, që të përshëndet: “Këtu Radio Tirana…me valë të mesme…Ju urojmë një ditë të mbarë të dashur bashkëkombas dhe bashkatdhetarë!”, deri në mbrëmjen e thellë, ku muzika e Zadesë, e Harapit, Gjonit, apo zëri I M.Xhemalit, V.Zelës, i grupeve polifonike apo i rapsodëve të magjishëm të bjeshkëve tona, të përcjellin në gjumin e mirë! Po ashtu ka ndodhur deri dje dhe me televizionin”.
Kujtimet
Po nis kujtimet dhe rrëfimet, për një pjesë të legjendave të mikrofonit të Radios. Mikrofonit, që, sa njerëz patën fatin dhe folën në membranën e tij magjike, u dashuruan me të dhe e quajtën të shenjtë.Ishin ditë vjeshte. Viti 1979. Unë hyra në godinën e bukur, që i ngjante një godine të kristaltë zërash dhe, përballja e parë, ishte zyra e drejtorit të saj. Zotit Klimi Misa. Si bashkëpuntor i afërm i Radios, unë kisha vite që udhëtoja me magnetofonin e rëndë dhe të saktë, “Uher”, që, sapo e vije në sup, të jepte një forcë dhe pothuaj të tjetërsonte. Të bënte pjesë të logjikës dhe arsyes së kombit tënd. Pjesë të kulturës dhe të traditës. Të ritmeve të zhvillimit dhe të kapërcimit të hapsirave, prej Tiranës, deri në Vermoshin e largët në veri dhe Konispolin e bukur, buzë piramidash kufitare, në jug. “Eja, djalosh…Në hekurudhën Fier-Vlorë, duhet të shkosh. Tek aksionistët. Reportazh, mbi punën për ndërtimin e hekurudhës dhe jetën e të rinjve tanë atje…Do të udhëtosh me makina të rastit. Shko në redaksi, tako Pandin e lajmeve, pastaj mer edhe “Uherin” dhe nisu. Tri ditë, mjaftojnë?” U bëra me fletë…Udhëtova me një “Skodë”, që çonte dhe merte puntorë, nga Parku i Mallrave, pranë shkollës së mesme Teknologjike, deri në kampin e aksionistëve, ne Levan…Pas tri ditësh, gjithçka u krye thjesht, mirë, bukur…Ishte kohë e artë…
Fundvitet ‘80
Por, do të vij tani tek fundvitet ’80 dhe fillimvitet ‘90. Kur Radio Tirana, u quajt aorta e madhe e zërave dhe ndërgjegjes kombëtare. E viteve të ndryshimit të madh. Që, po niste e po përgatitej prej vitesh, nëpër studiot dhe redaksitë. Nëpër  sheshet e punës, qytetet, fshatrat, shkollat, në Universitet, në uzina dhe punishte, fabrika dhe ferma, nëpër institucione dhe akademi shkencore. Janë të shumtë emrat e gazetarëve, regjisorëve. Të redaktorëve, folësve, shefave të redaksive, të dispeçërve, inxhinjerëve, teknikëve, montazhirëve, shoferëve dhe administratorëve. Prej të cilëve po kujtoj: Agron Cobanin, Kiço Fotiadhin, Timo Luton, Pandeli Shehun, Zamira Kolecin, Korab Hoxhën, Liljana Shanton, Arqile Ndinin, Alfred Kaninin, Xhelil Aliun, Afërdita Selimin, Feruze Bajon, Meropi Matlinë, një prej spikereve brilante të Radios dhe Elsa Xhain, Viron Notin, Agim Xhekën, Atli Dacin, Jani Durin, Vangjo Kozmain, Arjana Qatipin, Shefqet Mekon, Amilda Dymin, Adi Krastën, Valdete Andonin, Frida Shytin, Paulin Shkjezin, e sa e sa gazetarë, redaktorë, regjisorë, folës, dhe bashkëpuntorë të tjerë të redaksive dhe emisioneve të Radio Tiranës. Dhjetori i vitit 1990, ishte koha e provës së madhe. Atëhere, ishdrejtori I Radios, z.Thimi Nika, një gazetar me përvojë nga shtypi i shkruar, e ktheu zyrën e tij në një central, që gjeneronte ide dhe punë gjigande. Po tronditeshin themelet e ishdiktaturës. Dhe hapat duhet të hidheshin me kujdes. Por, duke prurë në mikrofonët e studiove, uraganin e madh të zërave popullorë. Të protestuesve të rrugës së Kavajës fillimisht, në korrik, që shpërthyen muret e ambasadave. Më pas, të studentëve. Të sindikalistëve, të qytetarëve të ngritur në revolucion, për mposhtjen e sistemit të kalbur të diktaturës. Dhe Radio Tirana, e dha provën e saj. Ishte provë zjarri, jo shaka…Ishte kohë, kur në studiot e transmetimit, natën e rënies së bustit të diktatorit, grupe ushtarakësh patrullonin nëpër koridoret e gjatë të Radios dhe jepnin urdhëra për transmetimin edhe të antimitingjeve dhe mbledhjeve të byrosë politike të asaj kohe, të kthyer në çerdhe intrigash dhe fantazmash. Që kërkonin kurbanë koka njerëzish, gazetarësh, teknikësh, folësish, teknikësh…Ishte koha e përplasjes së madhe. Dhe, Radio Tirana, e fitoi betejën. E fitoi sprovën, me kohën…Pas revolucionit, ne ishim të gjithë të lumtur. Me kolegen time Arjana Qatipi, gazetaren deri atëhere të emisioneve për gratë dhe femrat shqiptare, ideuam dhe çelëm një program të drejpërdrejtë, me problematikë dhe fytyrë sociale. Gjithpërfshirës. Me tre ore transmetim. Nga edicioni i radhës i lajmeve, marë nga redaksia e informacionit, deri tek rubrikat me debate, intervista, lojra argëtuese dhe zbavitëse radiofonike, muzika e përzgjedhur…dhe një grup vajzash, studente nga histori-filologjiku, apo maturante në gjimnazet e Tiranës, si bashkëpuntore të këtij programi, që, duke e menduar si një spektakël radiofonik, e quajtëm “Sot. Po nesër?” Për të hapur membranën e mikrofonit të Radios, për ta kthyer ate në një bashkëfolëse gjigande me zërat popullorë, ne hapëm edhe dy linja telefonike, të drejpërdrejta dhe, më ndihmën edhe të drejtorisë teknike në Radio, përgatitëm një bërthamë të vogël gazetarësh dhe një regjisore, për transmetime të drejtpërdrejta, me një studio levizëse modeste. Mbaj mend se, në Kuvendin e parë pluralist shqiptar, ate kohë, miratoheshin ligjet e para me debate të mëdha. Në portin e Durrësit vazhdonin dyndjet e njerëzve të dëshpëruar, që kërkonin të rrëmbenin për herë të dytë anijet, për të shkuar në Tokën e Premtuar për një jetë më të lumtur, ndërsa në rrugët e Tiranës, shiteshin ushqime të ardhura nga ndihmat për popullsinë e mbetur pa punë dhe pa përkrahje sociale. Programi “Sot. Po nesër?” ishte i pari, i drejpërdrejtë dhe treorësh ku, përmes telefonatash direkte, për herë të parë, hyri zëri i njerëzve të lirë, i pacensuruar, i pakontrolluar nga dora e hekurt e ishdrejtuesve partiakë konservatorë dhe dogmatikë. Sa përmes të ftuarve në studio dhe transmetimeve direkte me studion e vogël lëvizëse, aq edhe përmes telefonatave. Ku do të kujtoj debatin në telefon, ndërmjet gruas së ish-diktatorit, me një vajzë nga Tirana, studente, që fliste nga Universiteti i Torinos. U përplasën dy botë dhe fitoi e reja. Moderatorja e emisionit, Arjana, ndërhynte mençurisht me pyetje të sakta, tek të dy bashkëdialogueset, ndërsa drejtonte debatin, ndërsa vajzat në studio, duartrokisnin bashkëmoshataren e tyre…Po atë ditë, unë dhe kolegia tjetër, Amilda Dymi, transmetonim direkt nga Durrësi, revoltat e qindra njerëzve, që po përplaseshin me ushtrinë në dyert e portit…Ishte gjithckca direkt, për herë të parë. Ndërkaq, pas këtij program vijuan edhe dy të tjerë, në formë ciklesh. Por kulmin transmetimet direkte e arritën me programin “Zemër”, kushtuar emigrantëve shqiptarë…
Radio Tirana sot
Radio Tirana, sot vazhdon të transmetojë 24 orë në 24, me frekuenca që shtrihen në horizont, nga Shqipëria, deri në Amerikën e largët. Ajo i ngjan sërish një aorte gjigande, që përçon oksigjenin e miliona dëgjuesve, nga e gjithë bota. Për fat të mirë, disa prej ikonave të saj, vazhdojnë ende të punojnë në studiot dhe redaksitë e këtij institucioni të madh publik. Me këtë rast, unë dua të falenderoj gazetarin, publicistin, poetin dhe shkrimtarin Albert Zholi, që, me kulturën dhe saktësinë, dashurinë dhe talentin e tij, po mbjell një pemë të gjelbërt, në fushën e kulturës sonë kombëtare, përmes librit të tij, me pjesë brilante nga historia e Radio Televizionit Shqiptar. Punë të mbarë dhe faleminderit, Albert. Edhe ti, si pjesë e këtij institucioni të madh, ke gjurmët e tua të arta, përmes qindra emisioneve, lidhjeve direkte, reportazheve, poezive, skicave e tregimeve, komunikimit të madh me qindra e mijëra mërgimtarë, të cilët, tek fjala jote e mençur dhe e ëmbël, kanë gjetur shtegun drejt Atdheut. Kanë mësuar, kanë shkruar, kanë folur dhe kanë qarë hallet me ty, miku im, sikur të ishin fare pranë studios së Radios apo studios së Televizionit.Punë të mbarë miku im dhe faleminderit! Zëri yt, i ngjan shpresës. Dhe dritës. Librin tënd, do të doja ta mbanin në xhep miliona bashkëkombas dhe bashkëatdhetarë. Si pjesë gjithashtu të ndërgjegjes sonë kombëtare. Si pjesë të jetës dhe historisë së RadioTelevizionit tonë të dashur.
Agim Pipa, mars 2010    
....................................................................................................................................
Pak Histori mbi rrugëtimin e RT-së
Radio është një media e cila që prej një shekulli ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve. Sot në shumë shtëpi, qendra publike dhe qendra pune vërejmë lloje të ndryshme radiosh. Në vitet 1890, studiuesit bënë përpjekje të shumta për të zbuluar dhe përdorur valët radiofonike. I pari që hodhi idetë për radiovalët ishte Tesla. Në vitin, 1896, Nikola Tesla (kroat) botoi  një material ku përshkruante hollësisht në një skemë të gjithë elementët e një transmetuesi radio që më vonë u përdor nga Markon. Duke u bazuar në teorinë e Teslës, inxhinjeri i apasionuar Italian Markon (Marcon) me shumë vështirësi realizoi më në fund shpikjen që bëri bujë dhe që e bëri atë të pavdekshëm, pra radion.. Megjithëse në fillim valët e radios u përdorën për komunikim mes anijeve apo për komunikim në ushtri, në fillim të shek 20-të me ndërtimin e radiostacioneve dhe antenave, radio u bë një media publike për argëtim dhe për transferimin e informacioneve. Radio me shpejtësi hyri nëpër shtëpitë e njerëzve dhe u bë një mjet i rëndësishëm në jetën e tyre.
Aktualisht gjendja e radios ka ndryshuar. Megjithëse kjo media ka bërë përparime të dukshme, ajo po përballet me konkurrentë të rinj dhe të fuqishëm.

Amerika e para në botë
Amerika. Superfuqia e botës. Aty ku janë mbledhur ajka e trurit botëror. Vendi i demokracisë së vërtetë ku shkenca përparon më shpejtë se koha. Në këtë vend të begatë u përdor për herë të parë radioja. Ishte data 15 qershor e vitit 1920. Një aparat radioje dhe një studio e thjeshtë. Lëvizet një çelës i një aparature... Dhe ja...Magjia e pritshme dha frytet e saj. Bota po përjetonte një shpikje të madhe. Nga lëvizja e këtij çelësi, nga aparati i radios,  këngëtarja amerikane, Neli Melba, për herë të parë në historinë e njerëzimit, përhapte  para mikrofonit të Radio Pitsburgut këngë që, përshkroi hapësira të pamata> Bota po përjetonte një ditë të veçantë. Shkenca dhe bota mbarë ndjenë fillimin e një ere të re. Të erës së bukur të radiofonisë.


Dita e inagurimit të Radio Tiranës 28 nëntor 1938
Afërsisht 18 vjet më vonë, era e radios mbrriti dhe në Shqipëri. Ndoshta jo me aparaturat më të përparuara të kohës, por sidoqoftë për jetën e shqiptarëve ishte një eveniment. Ishte nisma e Zogut të parë që dhe në Shqipërinë e prapambetur të vinte magjia e radiofonisë, kur në mbarë Evropën radio kishte hyrë në pjesën dërrmuese të popullsisë. Ishte 28 Nentor 1938...
Gazeta “Drita” e datës 29 nëntor 1938, në artikullin “Si është përbërë stacioni ynë i Radio Tiranës”,  midis të tjerash, shkruan: “Naltmadhnia mbreti dhe mbretëresha inauguruan solemnisht Radiostacionin. Në qendrën e Radiostacionit që gjendet në Laprakë, ishin përqëndruar autoritetet më të larta civile e ushtarake të vendit”.
Ndrërsa një ditë më vonë, pra më datën 30 nëntor “Gazeta e Korçës” shkruante: “Me çeljen e këtijë stacioni u plotësua me sukses një mungesë e dukshme. Shqipëria ishte i vetmi shtet i Evropës pa një stacion të tijën. Është e vërtetë se shërbimin e lajmeve në gjuhën shqipe e kryente me mirëdashje radiostacioni i Barit me shërbimin e tij të përditëshëm e gjithashtu me emisione të rralla koncertesh, por këto nuk mjaftonin”.

Për kureshtje
Ja programi i ditës së dytë të Radio Tirana, 29 nëntor 1938 e botuar në gazetën “Drita”ora 13:00, ora ekzakte, në fjalë me dëgjuesit; 13:10, radiofletore;13:25, muzike e lehtë;14:00, mbyllja e emisionit. Në mbremje: ora 19:00, ora ekzakte; 19:02, zoti Rrok Gera, ministri i ekonomisë kombëtare çel vargun e konferencave radiofonike; 19.15, muzikë koncertesh; 20;00, radiofletore; 20.15, muzikë vallëzimi; 20.45, mbyllja e emisionit.

Drejtuesi
Drejtori i Radio Tiranës, u emërua publicisti i njohur, Gjergj Bubani (1894-1954), i ardhur në vitet ’30-të nga Rumania, ku ishte shquar për veprimtarinë e tijë të dukshme atdhetare, sidomos në fushën e gazetarisë me hapjen e një seri gazetash në gjuhën shqipe.
E megjithatë vlen të kujtojmë se fillimet e Radio Tiranës më 1938 lidhen me emra tepër të shquar të kulturës e artit shqiptar të asaj kohe e të viteve të mëvonëshme, të diplomuar në universitetet e konservatorët e Evropës së qytetëruar si Gjergj Bubani, Hamdi Sulçebe, Vasfi Samimi, Marie Paluca, Tefta Tashko, Mihal Ciko, Anton Mazreku, etj, etj...


Thirrja e 7 Prillit
Ishte pikërisht drejtori i Radio Tiranës, Gjergj Bubani, së bashku me Anton Mazrekun dhe Drejtorin e ATSH-së, Mihal Sherko, të cilët iu drejtuan nga Radio Tirana  popullit shqiptar që të rrëmbente armët e të ngrihej e të luftonte kudo për të zmbrasur sulmin e pabesë të ushtrisë fashiste më 7 prill të vitit 1939. Një thirrje të tillë i drejtoi popullit shqiptar nga Radio Tirana edhe kryeministri Mehdi Frashëri.
Nga fundi i vitit 1939 Radio Tirana nga studioja e vogël e modeste në një nga sallat e godinës së Bashkisë, kaloi në një ndërtesë të re në rrugën  Kont Urani (në kryqëzim të rrugës së Kavajës), e cila u pajis nga specialistë italianë me aparatura nga më modernet e asaj kohe. Sipas një artikulli të gazetës “Fashizmi” të datës 29 dhjetor 1939 me titull “Radio Tirana, kryevepër fashiste”, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare Xhafer Ypi dhe Valauri, kryetari i EIAR-it (Ente Italiana Audio Radio), nënshkruan një marëveshje për instalimin e një stacioni të fuqishëm në Tiranë me fuqi  prej 50 kë që do të transmetonte me valë të mesme.
Grupi Filodramatik, kursi për pregatitjen e folësve nga folësja e njohur Kaliopi Plasari, që atëherë quhej shkolla e foljes para mikrofonit, shkolla e përgatitjes së këngëtarëve të rinj e drejtuar nga Tefta Tashko e Tonin Guraziu në bashkëpunim me drejtuesin italian të orkestrës, Mario Etore, qenë ngjarje të rëndësishme të Radio Tiranës. Nisi të funksiononte gjithashtu shkolla  e kitarës e më pas shkolla e instrumentistëve për violinë, violinçel. Në këtë shkollë nisën të bënin  hapat e parë Nikolla  Zoraqi (1929-1991), Ymer Skënderi (1926-1975), Genc Bozdo. Teknikisht  radioja u ndihmua nga inxhinieri i njohur italian Antonio Galeaci, i cili qëndroi në Shqipëri edhe pas çlirimit së bashku me Mario Etoren dhe të dy u larguan nga vendi ynë në vitin 1948 duke dhënë një ndihmesë të madhe në ngritjen artistike e teknike të Radios. 


Përgatitja e teknikëve
Në bazë të një konkursi të shpalluar nga Drejtoria e Radio Tiranës u caktuan disa të rinj që mbaruan një shkollë të specializuar për teknikë radioje në Torino. Midis tyre ishin teknikët e njohur Xhafer Zavalani, Ibrahim Dibra, etj. U zgjeruan orët e programeve. Ato nisnin tani në orën 12.20 e përfundonin në orën 14.30 për të rifilluar në orën 18.20 me emisionet e gjuhëve të huaja, duke përfshirë edhe programe me muzikë shqiptare, madje sipas kërkesës së dëgjuesve të huaj. Këto emisione mbaronin në orën 20.20 për t’ia lënë vendin radiofletores dhe emisioneve të tjera që tani përfundonin në orën 23.00. 


Programe të reja
Programet muzikore të këngëtarëve Tefta Tashko, Marie Paluca (Kraja) të shoqëruara në piano nga Lola Aleksi (Gjoka), Tonin Guraziu, Pjetër Dungu, koncertet e grupit toskë, e grupit karakteristik shkodran me këngëtarët Kel Sata e Liza Vorfi si dhe programet e kënduara më pas nga Viktori Xhacka e Behije Çela (Levonja), Merita Sokoli sollën një frymë të re. 
“Kronika sportive” e drejtuar nga Anton Mazreku “Ora e fëmijëve” me kallzime, vjersha, monologje e muzikë për fëmijë, interpretuar nga vetë fëmijët i dhanë frymëmarrje radios. Emision i pëlqyeshëm u bë “Ora letrare”, ku lexoheshin dhe diskutoheshin vepra të njohura të letërsisë shqipe dhe letërsisë botërore. Këto emisione përgatiteshin nga shkrimtarë dhe letrarë të rinj  ndër të cilët më aktivët ishin shkrimtarët Sterjo Spase (1914-1989), Mustafa Breblleshi (1922-1986) dhe vetë drejtori i Radio Tiranës Gjergj Bubani.


Lista e pagesave të personelit dhe bashkëpunëtorëve të Radio Tiranës e korrikut të vitit 1943 (AQ,F 198 i Radio Tiranës dosja 12), ka qenë si më poshtë:
Ministria e Kulturës Popullore:Drejtoria për Radio e Teatër
Lista emërore e nëpunësve dhe e bashkëpunëtorëve:
Sektori i  administratës; Pjetër Gjini, kryetar i sektorit, Beqir Ajazi, sekretar; Sokrat Maku,arkivist; Mithat Pogoni,kopist; Xhemal Tafaj,ekonomnist; Rexhep Zeneli,kopist;Fahredin Izoti, ndihmës ekonomist;
Sektori i Radiopërhapjes: Niko Konda, kryetar;Kristaq Antoniu,inspektor i emisioneve;Muharrem Pirdeni, bashkëpunëtor, Xhevdet Beqo,redaktor i parë; Thanas Konini, redaktor i dytë; Hysen Pelingu, daktilografist;Petraq Koco,daktilografist;
Sektori i gjuhëve të huaja: Xhavid Dibra,turqisht;Nazim Batalli,shqip;Age Bojaxhi,serbokroatisht;Skënder Cikla,anglisht Panajota Konomi (1), greqisht.
Programacioni: Kristaq Koco, Mario Etore, Islam Proseku.
Folës:Kaliopi Plasari;Evanthi Zoraqi;Leman Ypi;Hysen Vendreshta (2);
“Ora letrare”-Sterjo Spase; “Ora sportive”-Anton Mazreku; “Ora e Katundit” (paguhej sipas bisedave të bashkëpunëtorëve ); ‘Ora e mjekut”- dr.Hamdi Sulçebe;
Seksioni teatër-muzikë: Mihal Ciko, Mustafa Bubani;
Grupi dramatik: Fiqret Ftera,(aktore);Hasan Reci, (piktor);Qerim Grezda,(piktor);Kostaq Nase, Mihal Stefa, Anastas Duka, Filloreta Afezolli, Matish Shiroka (bashkëpunëtorë);
Këngëtarë:Tefta Tashko, (me rrogë);Maria Kraja,(bashkëpunëtore);
Pianistë: Lola Gjoka, Tonin Guraziu, Dora Pistulli, Aliçe Panoviç, Benzi Francesko, Kristo Koço (1908-1949);
Mjeshtër muzuike, këngëtarë të ndryshëm: Bardhyle Nase, Anesti Spiro;
Orkestra shkodrane: Kel Sata,Pjetër Nikolla, Paulin Pali, Zef Gruda, Ahmet Abdyli;
Orkestra popullore toske: Hysen Ibrahimi, Sabri Fehmiu, Sadik Azbi, Ali Myslimi;
Bursistë: Viktori Xhacka, Behije Cela, Liza Vorfi,Manush Gostivari (violinist), Nazmi Mila;
Seksioni kinema, fotografi: Iliaz Vila, Lefter Zheku, Muharrem Zela,Shyqri Maci;
Instituti Luce, i fotografisë: Ruzhdi Vokopola,Jani Bllumbi, Lefter Mantho, Hamdi Ferhati;
Shërbimet teknike: Todo Bojdani, Kolë Nogaj, Spiro Qirko, Kaliopi Prifti, Sazan Sibnani, Xhafer Dishani,(Zavalani), Like Todhe, Jovan Mulliri, Mehmet Selimi;


Pushtimi gjerman
Me kapitullin e italisë fashiste më 8 shtataor të vitit 1943 dhe ardhjen e pushtuesit gjerman, pati ndryshime edhe në Radio Tirana. Ishte krijuar grupi antifashist ku bënin pjesë mjaft nga pjesëtarët e kolektivit të Radio Tiranës, midis të cilëve Muharrem Pirdeni (1907-1982), Todo Bojdani, Tasi Kanxheri, Nazim Batalli, Spiro Qirko, Hysen Pelingu, Kaliopi Prifti (1918-1994), etj.Megjithëse vepronte fshehurazi drejtori i Radio Tiranës, Gjergj Bubani, ishte  në dijeni të kësajë veprimtarie.


Radio Tirana pas çlirimit 
Për herë të parë programi i Radio Tiranës pas çlirimit të Shqipërisë, është publikuar më 25 dhjetor të vitit 1944 në numrin e parë të gazetës “Bashkimi” që nisi të botohej në këtë datë pas ndërprerjes së botimit të gazetës “Bashkimi i Kombit” në ditët  e fundit të tetorit  të atijë viti, para fillimit të luftës  për çlirimin e Tiranës. Botimi i rregullt i programeve të Radio Tiranës në gazetën “Bashkimi” nga data e mësipërme e që ka vazhduar pa ndërprerje deri në vitin 1991, jep mundësi për të studiuar etapat nëpër të cilat  ka kaluar më pas Radio Tirana. 

Thirrja
Menjëherë pas çlirimit të Tiranës disa nga punonjësit e teknikët e mëparëshme të Radios u thirrën me urgjencë që të merreshin me rregullimin e aparaturave të shkaktuara nga Lufta dhe fillimin e transmetimeve të emisioneve radiofonike. Me ndihmën e disa prej tyre, në mungesë të dokumenteve arkivore, do të përpiqemi të shkruajmë këtë etapë me rëndësi të Radio Tiranës. Sipas kujtimeve të Dhora Lekës, Xhorxhi Hakos, Liri Kitës (Bozhdo), Lenika Zotërisë (Morcka) e Refik Bezhanit (1917-1996), Findia Veizit, Emil Plumbit (1923-1998), Arben Putos, Stefanaq Pollos, Pirro Naçes, Nihat Urucit, Haki Belerit etj(1). 
Siç dëshmojnë Dhora Leka dhe Refik Bezhani, ata qenë të parët të ardhur nga radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të cilët u ngarkuan të punonin menjëherë pas çlirimit të Tiranës, në Radio. Së bashku me muzikantin e njohur Mihal Ciko, inxhinierin e palodhur italian Antonio Galeaci, teknikët Spiro Qirko, Todo Bojdani,etj ata ringritën Radio Tiranën..


(1)Skifter Këlliçi “Histptoria e Radio-Televoizionit fq 44)

Çdo mbrëmje nga data 21 nëntor 1944, u bënë provat e para të transmetimit, të cilët dolën me sukses. Më 27 nëntor gjithçka ishte gati për fillimin e transmetimeve të rregullta radiofonike për gjithë Shqipërinë.

27 apo 28 Nëntori
Në një material të ruajtur në një dosje që ndodhet në Arkivin e Radiotelevizionit me titull “Nga historiku i Radio Tiranës” theksohet se programi i parë i Radio Tiranës ka filluar më 27 nëntor. Mirëpo në një material tjetër thuhet se emisionet nisën më 28 nëntor, ditën e parakalimit të forcave partizane që çliruan Tiranën, banorëve të së cilës Enver Hoxha nëpërmjert Radios iu drejtua më nje fjalim përshëndetës. Dhe është pikërisht kjo arësyeja që më pas kjo ditë u quajt dhe dita e fillimit të emisioneve të Radio Tiranës.
Më 27 nëntor në orën 12.00 në sheshet, rrugët, hapësirat u dëgjua zëri i një folësi të ri nga populli i thjeshtë. Ato ditë, me urdhërin e vetë Enver Hoxhës, drejtor i Radio Tiranës u emërua Petro Kito, ish sekretar i organizatës së qarkorit të partisë dhe më pas pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Këtë fakt e pohon bashkëshortja e tij, Liri Bozdo (Kito).Gjithnjë sipas kujtimeve të Dhora Lekës dhe Refik Bezhanit në mëngjesin e datës 28 nëntor, ata, së bashku me Fatmir Gjatën, i shquar si poet dhe autor këngësh partizane, dhe Mark Gurakuqin, letrar i ri, edhe ata partizanë në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, përgatitën reportazhin e parakalimit të forcave partizane para tribunës ku ndodhej qeveria e porsaardhur nga Berati me Enver Hoxhën në krye, dhe një numri shumë të madh banorësh të Tiranës të cilët qëndronin në të dy anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. (2)

(1)Skifter Këlliçi “Histptoria e Radio-Televoizionit fq 47)
Radio Tirana, me sa kuptohet para 25 dhjetorit, ka transmetuar dhe lajme në gjuhë të huaja për botën e jashtëme, madje dhe për shqiptarët jashtë atdheut, duke vazhduar kështu përvojën e nisur që më 14 prill të vitit 1939.

Emisioni për bashkatdhetarët vazhdoi...
Siç dëshmon Refik Bezhani, folësi i parë i emisioneve të informacionit të Radio Tiranës, lajmet që në ditët e para vinin të përgatitura nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, e cila, ashtu si Radio Tirana, nisi të funksiononte menjëherë pas çlirimit.
Duke u bazuar në kujtimet e punonjësve të parë të Radio Tiranës, del se”Orën partizane” e përgatisnin Fatmir Gjata, Xhorxhia Haxho, Andon Andoni, etj. “Orën e rinisë” të rinjtë e ardhur nga Bashkimi i Rinisë Antifashiste Nacionalçlirimtare Arben Puto, Stefanaq Pollo, Emil Plumbi, i cili më pas u emërua dhe redaktor i Radio Tiranës, “Orën letrare” Fatmir Gjata, Mark Gurakuqi e më pas Llazar Siliqi.Buletini i lajmeve përgatitej nga Xhorxhia Haxho, më pas Hysnie Kaltanji, Lenika Morcka së pari daktilografiste e pastaj redaktore, Finida Veizi, që do të bëhej  përgjegjës redaksie e më pas nëndrejtor,e, doemos Petro Kito, i cili i pranishëm me zellin, pasionion, vullnetin e tij i kudondodhur në tërë programet e Radio Tiranës. Lajmet, veç Refik Bezhanit, nisi t’i lexonte disa javë më pas dhe Kaliopi Plasari, e cila u hodh gjatë viteve të Luftës në Legalitet, e më pas Avni Skrapari e Eleonora Prosi. Në sektorin teknik, veç inxhinier Antonio Galecit, Spiro Qirkos, Xhafer Zavalanit e Todo Bojdanit, Liko Todhes, Met Hutës, Tasi Kanxherit, u kthye nga radhët e Luftës Kaliopi Prifti. Është fakt se të rinj si Fatmir Gjata, Mark Gurakuqi, Llazar Siliqi, Arben Puto, Stefanaq Pollo, Dhora Leka, etj, dhanë ndihmesën e tyre në fushën e artit, letërsisë, shkencës, edhe niveli i emisioneve, falë edhe trashëgimisë gjatë viteve të para të Radio Tiranës, ka qenë i pëlqyeshëm, pasvarësisht nga të metat që mund të kenë pasur. Madje i riu Emil Plumbi, u shqua për disa rubrika të karakterit humoristik në “Orën e rinisë” që transmetoheshin mer pseudonimin “Cinxëri”.(3)

(3)Skifter Këlliçi “Histptoria e Radio-Televoizionit fq. 62
Rritja e cilësisë profesionale
Falë folësve me përvojë si Kaliopi Plasari, Hysen Vendresha, Refik Bezhani e më pas Avni Skrapari niveli i buletinit arriti disa standarte.
Dhe...Më datën 23 mars 1945, për herë të parë pas çlirimit emisionet e Radio Tiranës nisën në orën 7.30, me këtë renditje: 7:30-7,45, muzikë e lehtë; 7.45 lajme të brendëshmne e të jashtëme; 8.00 mbyllja e programit që rifillonte në orën 18.30 pasdite. Kurse më 10 prill gjithashtu për herë të parë emisioni i lajmeve nisi të transmetohej në orën 20.00 dhe mbeti kështu,  tradicionalisht për dekada me radhë. Më 24 mars 1945 programit të Radios i shtohet një emision për fëmijë i titulluar “Ora e pionierit” që transmetohej çdo të dielë në orën 20.15.

Emisioni “Ora gazmore”.
Një nga emisionet më popullore para çlirimit ka qenë “Ora gazmore”. Më 15 shtator të vitit 1945 (1), ditë e dielë, ora 13.00 pas një ndërprerje të gjatë ky emision  nisi po aq sukses. Bërthamën e grupit krijues të këtijë emisioni e përbënin Besim Levonja, Gjon Karma, Andon Pano, Behije Çela, Prokop Mima. Ky i fundit së bashku me Behije Çelën  e Besim Levonjën, do të përbënin trijon e famëshme për atë kohë të mbiquajtur Coni, Ishja dhe Roma. 
Shoqërimi muzikor i skeçeve, parodive, kupleteve dhe këngëve humoristike gjatë “Orës Gazmore”, bëhej nga muzikantët e rinj Llazar Morcka, Nesti Uçi, Koço Timko, Hysen Pelingu.  “Orës gazmore” i mungonte krijuesi dhe frymëzuesi i saj Pjetër Gjini, i cili ishte larguar dhe transfermuar në Shkodër. 
Traditën e Pjetër Gjinit, të mbiquajtur Terini në vitet ’40-të e vazhdonte Besim Levonja, autor skeçesh, aktor, e më pas edhe shkrimtar i njohur i skenës së bashku me grupin e aktorëve të tjerë ku shquheshin, Behije Çela, që u bë bashkëshortja e tij, Prokop Mima, Mihal Popi, Andon PanoGjon Karma në role të tilla të paharruara që i kemi përmendur dhe më sipër  si Coni, Ishja, Roma, Latua, Beri, Tonja, Shuku, Paloka etj.
Më pas, në këtë emision  interpretuan aktorë të tjerë të njohur si S.Pitarka, P, Gjoka,R. Zyberi,                D.Pelingu,V. Manushi. Bashkëpunuan me pjesë letrare shkrimtarët e njohur, T. Miloti, Dubani, K. Jakova,S. Comora,O. Grillo, redaktorët P. Nace, M. Deliu, M. Afezolli, orkestra e përbërë nga M. Uci, Ll. Morcka A. Prodani, N.Maloku etj.



Dy ngjarje të rëndësishme
Muajt nëntor-dhjetor të vitit 1945 shënojnë dhe dy ngjarje me rëndësi në emisionet e Radio Tiranës. Që të dyja janë të karakterit sportiv dhe kanë për protagonist të njëtin emër, Anton Mazrekun, gazetarin e njohur sportiv, kryeredaktorin e gazetës “sporti” të botuar që në dhjetor të vitit 1935, dhe komentatorin e ndeshjes së parë të futbollit të zhvilluar më3 1 shtator të vitit  1938. Më 21 nëntor duke vazhduar traditën e rubrikës sportive që transmetohej nga Radio Tirana në vitet 1938-1944, ai pregatiste dhe komentonte emisionin “Jehona sportive” që nisi të transmetohej çdo të mërkurë në orën 19.00. Më 20 dhjetor të po atijë viti, nga fusha e futbollit  të Shallvares, Anton Mazreku do të komentonte ndeshjen e futbollit të vlefshme për kampionatin kombëtar midis Tiranës dhe Shkodrës.
Fundi i vitit 1946 mbyllet me dy rubrika të reja që datojnë transmetimin që nga 15 dhjetori, përkatësisht “Ora e drejtësisë popullore” të dielave dhe “Ora e hekurudhës”, çdo të shtunë, e cila, siç dëshmon titulli, i kushtohej rinisë që merrte pjesë në aksionet e rinisë. Të dy rubrikat transmetoheshin përkatësisht në orët 19.30. Disa dokumente që gjenden në Arkivën e Shtetit, hedhin dritë dhe mbi gjendjen ekonomike financiare dhe teknike të Radio Tiranës gjatë vitit 1946 dhe perspektivat për vitin 1947. Është fjala për buxhetin e radios për vitin financiar 1946-1947, që kap shumën e përgjithshme prej 3.076.060 franga për rroga, shpërblime, recitale, dieta, energji elektrike, dru, qymyr, karburant, mirëmbajtjeje lokali, materiale muzikore, subvencione në ndihmë të Radio Shkodrës, Radio Korçës e Radio Gjirokastrës. Sipas këtijë dokumenti del se Radio Tirana kishte gjatë vitit 1946, 35 nënpunës definitivë me rrogë mesatare vjetore prej 1200 fr. 1- (Arkivi Qëndror i Shtetit, dosja 3,198, fondi i Radiotelevizionit).


Ndryshimet në transmetim
Janari i vitit 1947 do të sillte ndryshime të tjera në progranet e Radio Tiranës. Emisionet e mëngjesit do të nisnin në orën 6.45 e më pas në 6.40 dhe pasdite në orën 17.30. Në këtë mënyrë në fillim të vitit 1947, Radio Tirana nisi të transmetonte gjashtë orë e gjysëm program, nga të cilat dy orë para dite dhe katër orë e gjysëm pasdite.
Në shtator të vitit 1947 në historinë e Radio Tiranës u shënua një ngjarje me rëndësi, nisi botimi i revistës së përmuajshme “Radiopërhapja”, organ i drejtorisë së Radiodifuzionit.
Folësit kryesorë të emisioneve të Radio Tiranës, siç kemi theksuar ishin: Kaliopi Plasari, Refik Bezhani, Avni Skrapari, Eleonora Prosi dhe Hysen Vendresha, i cili më pas u largua nga Radio Tirana. Mirëpo zgjerimi i emisioneve të Radios solli si pasojë  dhe kërkesat për folës  të rinj. Kësisoj Radio Tirana shpalli një konkurs për folës në orët e ndryshme  kulturore. Konkursi sipas njoftimit të gazetës “Bashkimi” do të mbyllej më 30 gusht të vitit1947.
Po kujtojmë se në shkurt të vitit 1948 nga mikrofonët e Radio Tiranës nisi të përhapej një zë i brishtë që do të bëhej një nga zërat më autoritarë të mikrofonit shqiptar . Ky ishte zëri i 15 vjeçares Vera Zheji, atëherë nxënëse e shkollës  petagogjike “17 Nëntori” të Tiranës, që filloi të debutonte në emisionet letrare e shumë shpejt  pastaj në emisionet e tjera duke përfshirë dhe buletinet e lajmeve.

Personeli i vitit 1947

Ja si paraqitej lista emërore e bazuar në borderonë e pagave nga fundi i vitit 1947. Petro Kito, (drejtor); Finida Veizi,(nëndrejtor, që zëvendësoi Alqi Kriston),Mihal Ciko, Todo Bojdani, Mustafa Krantja (emëruar që në janar 1946 dirigjent i orkestrës së radios);Xhevdet Abdi, Violeta Papuli, Hysnie Kaltani, Kostaq Sahatci, Mediha Jasa, Pirro Nace, Halit Dede, Agime Kapërsyzi, Liri Bozdo, (Kito), Llazar Treni, Liko Todhe, Xhafer Dishani (Zavalani), Koli Rëmbeci, Kico Elini, Tasio Kanxheri, Kaliopi Prifti, Anastas Laperi, Nihat Dylce, Margarita Jançe, Vasil Papajani, Lidia Trofillova, Lili Adams, Eleonora Prosi, Qemal Dobi, Kaliopi Nushi, Xhemal Tafai, Viktor Kraja, Islam Proseku, Mehmet Shkëmbi (Huta), Muhamet Sula, Makbule Agolli, Ali Frashëri, Lenika Morcka, Eli Myftiu, Daut Dautaj, Qazim Rexhepi, Vasil Cimbi, Viktori Xhacka, Haki Beleri.

Mungesa e kuadrove
Në vjeshtë të vitit 1946 për herë të parë në Shqipëri ishte ngritur Instituti  Pedagogjik 2-vjeçar  për të përgastitur mësues. Kuadrot me arsim të lartë që kishin mbaruar para çlirimit për letërsi, drejtësi, filozofi, ekonomi e që mund të punonin në Radio, ishin të paktë për të mos thënë se një pjesë e mirë e tyre, intelektualë të ndershëm, duke u quajtur agjentë të vendeve ku kishin studiuar ose ishin burgosur, internuar, madje dhe vrarë, ose ishin lënë në punë të parëndësishme.
Vështirësitë e Radio Tiranës dukeshin qartë dhe në mjediset e saj. Para çlirimit Radioja ishte vendosur, në godinën private të përshtatur mirë për nevojat profesionale dhe në mjediset e një godine tjetër pranë. Mirëpo rritja, sado e vogël e kuadrit dhe e mjeteve teknike, kërkonte dhe rritjen e mjediseve të reja të Radios. Kështu, siç dëshmohet në një shkresë të datës 17.6.1949 (AQSH, dosja 5,1949), Ndërrmarrja  Lokale e Ndërtimit në Tiranë ngarkohej të niste për llogari të drejtorisë së Radiofuzionit punën për adaptimin e godinës shtojcë të këtijë institucioni (ish-pallati Nepravishta), punimet e të cilit do të nisnin më 1.XI.1949 për të përfunduar më 31.12.1949. Mirëpo kjo godinë shtesë nuk përfundoi brenda këtijë afati të shkurtër. Madje ndërtimi dhe përfundimi i saj u zvarrit deri në vitin 1950.
Radio Tirana gjatë vitit 1949 kishte marrë 440 letra nga vende të ndryshme të Evropës madje edhe nga Gjibraltari e Afrika e Jugut, kurëse me shqiptarët e jashëtm nuk kishte pasur  marëdhënie të rregullta sado që atyre u ishin shkruar shpesh letra. (AQSH, fondi i  Radiotelevizionit, deosja 6, faqe5).

Hapi i suksesshëm
Më 15 qershor të vitit  1952 Radio Tirana bëri një hap të dukëshëm cilësor. Nisi të transmetonte  katër emisione një javë për fëmijë e përkatësisht:  të martën në orën 7.30, të mërkurën më 15.30, të premten më 7.30 e  si zakonisht, siç e kemi parë dhe më sipër, çdo të dielë, emisionin  popullor për fëmijë në orën 9.30. Po këtë datë nisi dhe transmetimi i emisionit për gruan çdo të hënë e çdo të enjte në orën 7.30. Sukses për Radio Tiranën qe dhe transmetimi i një rubrike më të gjërë sportive ditën e martë në orën 14.30.

Goditja
Viti 1953 shënoi një ngjarje që la gjurmë në historinë e Radio Tiranës. Deri atëherë me përpjeket e drejtorisë së Komitetit të Radiodifuzionit ishte bërë i mundur zgjerimi i programeve  dhe rritja e kuadrit. Dhe ja papritur një goditje e rëndë. Gjatë këtij viti kuadri pëson një shkurtim deri më 50 për qind.
Viti 1957 shënoi dhe një tjetër goditje për Radio Tiranën. Dogmatizmi burokratik që kishte mbërthyer Komitetin Qëndror dhe aparatin shtetëror, bëri që herë pa here të merreshin veprime  kondradiktore që godisnin strukturat e bazës duke përfshirë këtu edhe këtë institucion. Këtë  e vërteon një shkresë e kryeministrisë nr.424 datë17.7.1957, drejtuar gjithë ministrive, institucioneve, komiteteve ekzekutive, ku thuhej; “ Në bazë të direktivave të Komitetit Qëndror të PPSH kërkojmë të bëhet një studim i gjithanshëm për thjeshtimin e mëtejshëm të aparatit  administrativ të shtetit. Për këtë qëllim duhet të rishikohen strukturat e organikave  ekzistuese, hallkat e tepërta, paralelizmat në punë dhe çdo gjë që sjell fryrjen e organikave”.
Jashtë kësajë organike si pasojë e zbatimit të vendimit të mësipërm, mbetën 15 kuadro e u hoqën nga programi këto emisione: dy pasqyra të gazetës “Zëri i  rinisë”, dy emisione  “Shkenca  dhe teknika”, nga katër që ishin në program, një tregim nga katër, që transmetoheshin  në javë, një radioreportazh në dy javë, një koncert për harqe, emisioni i rusishtes, turqishtes dhe u mendua njëkohësisht të hiqej programi i dytë i së shtunës e së dielës.
Ngjarje me rëndësi gjatë vitit 1957 ishte fillimi i  programit të dytë të Radio Tiranës, një nevojë  e domosdoshme për t’i dhënë më shumë hapësisrë dëgjuesit tonë. Ky program transmetohej çdo të shtunë dhe të dielë nga ora 19-24.00 (4)

(4) Skifter Këlliçi “Histptoria e Radio-Televoizionit fq 73
Historia e televizionit 
Magjia e televizionit mbetet po aq i ëmbël sa dhe ditën kur u zbulua. Dekada më parë askush se kish menuuar që dhe brenda shtëpisë mund të shihje, filma, drama, ndeshje sportive, festivale, dokumentarë etj...Ishte zbulimi i televizionit që ëndrrat njerëzore të mernin tjetër kuptim. Televizioni i parë u zbulua nga J. L. Bajd, më 1928. Por transmetimet do të zhvilloheshin disa vjet më vonë. 
Pikërisht, në Evropë fillimet e programeve të TV i gjejmë në  Lojërat Olimpike të vitit 1936 të zhvilluara në Berlin të transmetuara në salla kinematografike. Ishte koha kur nazizmi po përfshinte çdo qelizë të shtetit gjerman. Në Londër në nëntor të vitit 1948 nga një studio nisi transmetimi i programeve të rregullta prej dy orësh në ditë. Pas Luftës së Dytë Botërore TV hyri në të gjitha vendet evropiane, Shqipëria ishte i vetmi vend i Evropës që ende nuk kishte të paktën një qendër sado të vogël televizive. Viti 1960. Për median shqiptare tashmë fillon një epoke e të re. Janë hapat e para të televizionit eksperimental. Edhe në ballkan, janë po këto vite që kish filluar televizioni. Duhet të theksojmë se, ideja për krijimin e një qendre televizive pranë Radio Tiranës kishte lindur disa vjet më parë. Këtë e dëshmon një letër e drejtorit të Komitetit të Radiodifuzionit Shqiptar, Petro Kito, drejtuar Presidentit të Komitetit të Radios Çeke, Frantishek Novacek që ndodhet në fondin e RTSH të Arkivit të Shtetit. Për fat të keq kjo letër nuk ka datë, por, siç del nga përmbajtja, është shkruar  para 29 nëntorit të vitit 1959. 


29 prill 1960 Shqipëria me televizion
Hapi ishte hedhur. 

Më datë 18.4.1960 sekretariati i Komitetit Qëndror në mbledhjen e kësajë date, pasi shqyrtoi propozimin e Drejtorisë së së Agitpropit, mori vendimin për ngritjen e Qëndrës Eksperimentale të Televizionit me aparaturat e dhuruara nga B.Sovjetik, RD Gjermane dhe R.Çekosllovake.
Më 29 prill të vitit 1960 në orën 18.00, fatin e madh për të bërë prezantimin historik të këtijë televizioni e pati Stoli Beli. Ajo në këtë ditë historike të medias vizive shqiptare anonccoi programin e parë në televizionin eksperimental shqiptar. Emocionet e saj ishin krejt të natyrëshme, por jo vetë m për të, por edhe për ata pak teleshikues të pak televizorëve që ishin një thesar i vërtetë për ata që i kishin në shtëpi. Kamera e parë, prodhim gjermano-lindor, e vjetër, e vetmja në Qëndrën Eksperiomentale të Televizionit, e dhuruar nga Televizioni i RD Gjermane, shërbente për të gjitha llojet e transmetimeve (biseda, më pas lajme, emisione për fëmijë, koncerte), të cilat bëheshin drejtëpërdrejtë në studio. Qendra eksperimentale e Televizionit ishte e vendosur në një vilë njëkatëshe pranë godinës shtesë të Radio Tiranës në rrugën “Kont Uranit”. Transmetuesi i sinjalit ishte ngritur në tarracën e godinës shtesë të Radio Tiranës. Ai kishte një fuqi prej 20 ëat dhe siguronte transmetimin e figurës vetëm në Tiranë. Programi i qendrës Eksperimentale transmetohej çdo të premte, të shtunë e të dielë dhe zgjaste 2-2.30 orë (18-20-20.30). Ai përfshinte, siç thamë, kryesisht  filma artistikë, dokumentarë, biseda, pjesë muzikore të shoqëruara me piano, (Faqe nga “Historia e Televizionit”, Y. Pepo, “Shkenca dhe jeta” nr.2,1987).

Thanas Nano u caktua drejtor i Radio Tiranës më 20 janar të vitit 1961. Drejtori i mëparshëm, Petro Kito, caktuar në këtë detyrë që në ditët e para të fillimit të emisioneve të Radio Tiranës, mbeti në postin e nëndrejtorit, së bashku me nëndrejtorin tjetër, Ymer Minxhozi.
Në dosjen 6 të vitit 1962 (Fondi i RTVSH, Arkivi i Shtetit) ndodhet dhe një relacion i rëndësishëm mbi detyrat e kuadrit teknik të Radio Tiranës, shtimi i të cilit rekomandohej në një vendim të Sekretariatit të Komitetit Qëndror të PPSH nr.130, datë 3.4.1962. Në këtë relacion prekeshin njëkohësisht dhe problemet që lidheshin me kompletimin e godinës së re të Radio Tiranës me studio moderne dhe detyra që dilnin me këtë rast si dhe të shtohej nevoja për kuadro të tjerë krijues e teknikë që do të duheshin kur Radio Tirana të transferohej në godinën e re..
Viti 1962 në planin e kuadrit do të shënonte dhe një ngjarje tjetër të rëndësishme për Radio Tiranën, krijimin e Orkestrës Sinfonike.
Krijimi i Orkestrës Simfonike
Pas disa provash nga një komision i përbërë nga Baki Kongoli (kryetar), Mustafa Krantja, Kristaq Panduku, Ymer Skënderi e Abdulla Grimci, u arrit më në fuhnd të krijohej orkestra sinfonike e Radiodifuzionit e përbërë nga këta  orkestrantë:Gj.Shestani,T.Emini,flaut;I.Laka,V.Shiroka, oboe;K.Roza, G.Grud, klarinetë;T.Guri,R.Rysa, fagot;M.Dalliu, M.Gurra, korno;Sh Qafleshi,.Nishku, trombë;M.Mujarreti, M.Bërxolli, H. Katroshi; trombë;F.Kraja, E.Kote, timpan C.Sinani, V.Qavolli, D. Tartari, K.Berisha, Zh.Ciko,F.Hoxha,C.Mehmeti R.Papavrami, P.Ibrahimi E.Mikopli, T.Haxhihyseni, E.Tashko, violinëM.Simoni, F.Luzi.Z.Fortuzi, V.Banka, violë;G.Laro,F.Koleka, P.Zhaini, P.Xhaxholli,violinçel;T.Shala, Th.Mimo, kontrabas;dirigjent, S.Gjoni;asistent,M.Prodani;(Dosje 8,Fondi i RTVSH, arkivi i Shtetit).Kjo orkestër nisi të funksionojë në ditët e para të vitit 1962.
Festivali i parë i këngës në Radio
Dhjetori i vitit 1962 do të shënonte një ngjarje të madhe jo vetëm për Radio Tiranën, por në përgjithësi për jetën artistike në vendin tonë. Nga 24-26 të këtijë muaji u zhvillua Festivali i parë i këngës në Radio. Nismëtarët e këtijë festivali ishin përgjegjësi i redaksisë së muzikës, Abdulla Grimci dhe redaktori i po kësajë redaksie, Vath Cangu, në të njëjtën kohë kompozitorë dhe autorë këngësh.

Moderrnizimi
Në shtator të vitit 1963 redaktorët dhe veçanërisht radiokronistët patën mundësi të paiseshin me    aparate moderne. Është fjala për magnetofonët e rinj të tipit “Uher”prodhim gjermanoperëndimor) që zëvendësuan magnetofonët “Hornifon” (prodhim austriak), të cilët, vërtetë kishin cilësi të lartë regjistrimi, por ishin tepër të rëndë dhe pak të manovrueshëm. Magnetofonët “Uher” qenë me të vërtetë një revolucion në punën e redaktorëve. E kjo solli si pasojë që më 20.5. 1964 drejtoria e Radiofuzionit t’i dërgonte një shkresë nr.22.3 drejtorisë së Albimportit ku i kërkonte që magnetofonët e tipave “Hornifon” të zëvendësoheshin me magnetofonë të tipave “Uher”.
(Dosja 8,Fondi i RTVSH, 1964.)
Ndërkohë gjatë vitit 1964 vazhdonte me shpejtësi puna për ndërtimin e godinës së re të Radio Tiranës edhe në planin teknik.
Në fillim të viteve 1960 mund të themi se ishte krijuar dhe shkolla e folësve të Radio Tiranës.    Krahas mjeshtrave të mikrofonit Haki Beleri e Vera Zheji që nga viti 1957 nisi të lexonte lajmet dhe emisionet e tjera të Radio Tiranës, Feride Spahiu (Konomi) nga fundi i vitit 1960 u aktivizua  Kiço Fotiadhi i cili më pas do të bëhej nga folësit më të mirë të Radios e më pas të Televizionit. Krahas tyre, deri në fillim të vitit 1960 lexoi një nga folësit veteranë Refik Bexhani e vazhdonte të lexonte  Viktori Xhaçka, redaktore e cila u shqua kryesisht për anonçimet e pjesëve muzikore. Një zë interesant në Radio do të kishte qenë dhe Pjerin Vata (1935-1990), i cili lexoi si folës lajmet e rubrikat politike dhe ekonomike të Radio Tiranës, pastaj të emisionit për shqiptarët jashtë atdheut që transmetohej nga Radio Sofia në vitet 1957-61, por më pas u shkëput nga kjo detyrë për t’u kthyer në vitet 1966-67 përsëri në Radio po këtë herë si redaktor dhe folës i emisionit të bullgarishtes, me një nivel të lartë profesional.

Folësit e talentuar
Ndër folësat e tjerë të njohur në Radio Tirana e më pas në TV deri më 1990 mund të përmendim Avni Resulin, Skënder Ramën, Kiço Fotjadhin, Paulin Gugën, Frederik dhe Violeta Gjerasin, Ismail Sharrën, Lorenc Zadrimën, Vanjesa Spahiun, Heroina Deliun,Angjelina Zharrën, Viron Notin, Amali Dhamon, Elsa Xhain, Virgjil Kulen, Kujtim Meçaj, Shefqet Bregun, Vladimir Golemin, Dhimitër Gjokën, Tefta Radin, Arben Kamberin, aktorët recitues Naim Frashëri, Prokop Mima, Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Bexhet Nelku, Anastas Kristofori, etj.

TVSH me ngjyra
Ishte pikërisht 8 nëntori i vitit 1981 që TVSH të fillonte transmetrimet me ngjyra. Transmetimi i parë me ngjyra u bë në kongresin e 8-të, të PPSH-së. 

Drejtorët e RTSH
Petro Kito, Gjergj Bubani, Mentor Çoku,  (zv/Drejtor), Thanas Nano,Todi Lubonja, Çajup Rusmajli, Marash Hajati, Sefedin Çela, Fatmir Kumbaro, Agron Cobani, Skënder Buçpapaj, Bardhyl Pollo, Albert Minga, Adrian Klosi, Eduart Mazi, Artur Zheji, Petrit Beci.





OPINION

Gazetarët, mediat,dhe koha që jetojmë

Gazetarinë të bukur e bëjnë gazetarët e mirë dhe të zotë- apo të vështirë, ata që ngecin në këtë profesion pa e dashur atë. Ndaj edhe gazetarët që kërkohen, që kujtohen, që merren si pika referimi për kohët, janë pak, shumë pak, por mëse të mjaftueshëm për të krijuar idenë se kur e do një profesion e bën atë të lexueshëm, të shikueshëm dhe tërheq vëmendjen e shoqërisë dhe politikës ndaj tij.
“Ai që nuk lexon kurrë gazeta, është i marrë, por ai që beson çdo gjë që lexon, vetëm se thuhet në gazetë, është edhe më i marrë”, është shprehur para dy shekujsh August fon Shlëcer, historian dhe gazetar gjerman në fundin e shekullit  të 18-të, kur ende televizioni nuk ishte shfaqur si ide.
Parë në këndvështrimin e kësaj sentence, del qartë se gazetaria është sa profesion i vështirë po aq i bukur. Është i vështirë sepse duhet ta bësh lajmin në kohë dhe të besueshëm që gazeta të blihet (ndërsa sot televizioni të shikohet), është e bukur sepse nëpërmjet lajmit apo komentit, njerëzve u serviret në duar ushqimi i përditshëm shpirtëror për të ruajtur ekuilibrat e dy marrëzive, atë që njeriut të mos i shkojë ndërmend të lexojë (nqs lajmi është i pa bazë), por edhe atë që jo çdo gjë që lexon ta fusë brenda vetvetes me seriozitetin më të madh.
Shërbimi mediatik është një mjet për të transmetuar jetën e secilit, bashkësisë dhe një globi të tërë, me ngjarjet më pikante, ndaj dhe rëndësia e tij është më shumë se forca e perëndisë.

Dikush mund t’i ketë zili gazetarët
Leximi i emrit në gazetë është disi tundues për lexuesin e thjeshtë, por edhe atë me përvojë (kualifikuar). Lexuesi mendon se një gazetar mund të ndihet disi krenar për veten, ngaqë emri i tij del në gazetë, apo shfaqet në ekran. Por në gazetë apo ekran nuk dalin zhgënjimet, rivaliteti, xhelozitë, fyerjet, poshtërimet, ankthet, montazhet, efektet, zërat, përplasjet që i ndodhin çdo gazetari në profesionin e tij. Gazeta apo ekrani është dukja e një fabrike të madhe e cila punon “nëndheshëm” por me mendjen më të civilizuar dhe me pjekurinë maksimale, se ndryshe, jo vetëm nuk do duket puna e gazetarit, por do mbytet edhe ai vet nën trysninë e shikuesit apo lexuesit që zakonisht di të çmojë dhe të vlerësojë. 
... Një gazetare në Poloni ka përmendur një vështirësi  tjetër: “Nuk e dimë kur do të pushojmë dhe kur do të  punojmë”. Ndonjëherë kjo ndikon për keq në jetën private  dhe ritmi i shpejtë i punës  mund të na krijojë  probleme  në jetën familjare. Një gazetar në ish-Bashkimin Sovjetik  nxori në pah atë që mund të quhet  zhgënjimi  më i madh: “u lodha  shumë  dhe, si përfundim, ( materiali) nuk u botua”. Një gazetare sportive në një gazetë të Hollandës është shprehur: “Shpesh më kanë quajtur  injorante. Disa lexues  zemërohen  ose mërziten, e ngaqë ndonjëherë në sport emocionet  dalin jashtë  kontrollit, disa janë përpjekur  të më vrasin.” Dhe raste të tilla ka të shumta në Shqipëri. Jo pak kolegëve tanë u është vënë jeta në rrezik. Atëherë, çfarë i shtyn gazetarët të vazhdojnë “rrugën e mundimshme drejt njohjes?” Disa e shohin gazetën si mjet jetese, mënyrën e vetme ose profesionin e vetëm që mund të mbijetojnë, ku marrin një pagë, por nuk është kështu  për  të gjithë. Po kaq e kanë pasion këtë profesion dhe nuk mund ta kuptojnë jetën pa të. Në mbarë botën është folur  për pasionin  e shumë gazetarëve të cilët kurrsesi nuk mund ta braktisin profesionin e vështirë edhe kur jeta e tyre është vendosur në fije të perit, ashtu sikundër ka gazetarë, që nuk mund ti përshtaten punës në kompjuter, duke lënë mënjanë tastierën e zhurmshme të makinës së shkrimit, që i ngacmon në punën e përditshme. Një gazetare meksikane ka thënë: “Të paktën u jap njerëzve  diçka që  ia vlen  ta marrin  vesh”. Në Japoni, një redaktor i vjetër i gazetës së përditshme më të madhe në botë  komenton: “Kënaqem kur mendoj  se i kam ndihmuar njerëzit  dhe kur drejtësia vihet në vend. Sigurisht që gazetat  nuk janë vetëm fryt i punës së gazetarëve. Në varësi të  madhësisë dhe të organizimit të shtëpisë botuese, mund të ketë redaktorë përgjegjës, korrektorë bocash, kontrollorë për verifikimin e fakteve, arkivistë e shumë të tjerë  që punojnë pa u lodhur, edhe pse emri i tyre nuk del në gazetë. E gjithë kjo bëhet që gazeta të arrijë deri tek lexuesi”.

Besimi tek gazetaria
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një anketë të zhvilluar në vitin 2005, shumica e njerëzve treguan se ende u besojnë gazetave apo lajmeve televizive. Por nga ana tjetër një anketë e  organizuar nga Qëndra Kërkimore “Pju” tregoi se përqindja e lexuesve ka rënë. Oshilacionet e tregut të shtypit ndoshta kanë të bëjnë me arsyen e të dyshuarit në vërtetësinë e asaj që thuhet në gazete apo televizion, sidomos kur tema e  trajtuar prek interesat kombëtare të vendit. Ç’ndodh në një rast si ky? Shpesh sakrifikohet e vërteta. Siç tha  dikur  edhe Artur  Ponsonbi, një burrë shteti anglez  i shekullit  të 20-të: “Kur shpallet luftë, viktima e parë është e vërteta. Edhe kur nuk shpallet ndonjë luftë, mirë është t’i shohësh lajmet me një sy  deri diku dyshues duke ju përmbajtur  një proverbi në raportet gazetar –lexues ku  thuhet se  “ Kush  është  pa përvojë, i beson çdo fjale, por kush është  mendjehollë, i shqyrton hapat e tij”. Reklama negative shumë herë e oprimon dëshirën e tyre për të nxjerrë në shesh të vërtetën për shkak të reklamës negative që kanë deri diku mediat shqiptare. Fakti që pjesa më e madhe e mediave shqiptare janë media të varura ekonomikisht nga interesa biznesi që janë të lidhur ngushtë me politikën që e ushqejnë këtë lloj biznesi, bëjnë që të shtohen gjithnjë e më tepër hendeqet që e ndajnë interesat e politikës nga interesat e njeriut të thjeshtë. Lidhja e politikës me biznesin, varësia e tij nga politika dhe interesat partiake humbin mosbesimin e njerëzve, por njëkohësisht ndikojnë negativisht dhe në korpusin kryesor të dobisë së medias që është kërkimi i së vërtetës. Kur flasim për shtresa të varfra, shtresa problematike, gjithnjë e më shumë i afrohemi themelit të së vërtetës. Shtresa të tilla të braktisura nga fati janë ato njerëz që në mënyrë urgjente shfaqin problematikën e një vendi. Sepse politikat sociale, mbrojtja që ushtrohet ndaj tyre dhe përkujdesja, janë faktorët bazë që tregojnë cilësinë e një shoqërie dhe të menaxhimit të një shteti apo qeverie. Ajo që mund të quhet ura lidhëse ose një lloj ishulli magjik ku njerëzit e kësaj shtrese dëshirojnë të gjejnë limanin e tyre të së vërtetës është një media e lirë dhe e pavarur që të ndihmojë gjetjen e kësaj të vërtete dhe ta vërtetojë atë në bazat e krijimit të saj. Media ka gjithnjë rolin e një gjykate, një gjykate të ashpër ku duhet të sundojë e drejta njerëzore dhe barazia. Duke qenë se gazetarët janë pararojë e shtresës intelektuale dhe pa dyshim një pjesë e madhe e tyre quhen akoma ëndërrimtarë, pa dyshim që është detyra e tyre të krijojnë këtë urë lidhëse.

Parimet e gazetarisë
Që të gjithë ata që kanë preferuar mes profesioneve të tjera gazetarinë, duhet ta dinë që ky profesion ka parimet e tij, kodin kryesor të gazetarisë: - e vërteta. Suksesi i gazetarisë dhe i gazetarit që e përcjell apo punon me lajmin është të zbulojë lajmin dhe ta përcjellë atë në kohë reale, duke ruajtur kodin e etikës, duke qenë sa më korrekt me shikueshmërinë e lajmit, pa mbajtur njëanshmëri dhe pa i dhënë ngjyrimet e dallimit apo konceptit. Përcjellja e lajmit duhet ti përshtatet sa më shumë ndodhisë së vërtetë dhe mbi të gjitha sa më shumë ti shërbejë kombit. E pra ky është qëllimi i mirëfilltë i gazetarisë. 

Po si është realiteti i medias shqiptare?
Një zallamahi e vërtetë e operatorëve të lajmit. Gazetarë që kalojnë nga një televizion tek tjetri, nga një gazetë tek tjetra, nga një bindje politike tek tjetra. Analistë që gdhijnë tek një kanal televiziv dhe ngrysen tek një tjetër. Pa patur pikën e qëndrueshmërisë luhatjet e tyre për mendimet dhe problemet e politikës të krijojnë ndjenjën e përvjeljes. Figura të njohura të analizës politike, që prej kohësh godisnin padrejtësinë dhe ishin bërë shembujt e mendimit potencial bëhen papritur e pa kujtuar benjaminë të politikbërësve dhe politikave në fuqi. Menjëherë sa vijnë në pushtet ndërrohet pllaka, dhe dikur “armiqtë e shigjetuar”  kthehen në idhuj, veprimet e tyre vishen me hiperfuqi dhe skandalet e politikës lehtësohen, thjesht për faktin se media ka interesa të caktuara politike të varura nga ndikimet e pushtetit. Mënyra se si e dredh politika median shqiptare tashmë nuk është më një quiz i vështirë. Të gjithë e kuptojnë moralin e opinioneve, tryezave dhe takimeve të politikanëve dhe të analistëve shqiptarë. Në tryezat e  opinioneve në  televizionet kombëtare ose gjoja të pavarura, shihet se numri i analistëve është krejtësisht i kufizuar, si të thuash drejtuesi kavardiset me miqtë e tij të idealit, pra me të gjithë ata që e kanë dredhur bishtin “and company” sa herë ka ardhur në fuqi njëra apo tjetra parti. Janë kjo kastë “dredhaxhinjsh” që emigrojnë nga një potencë mediatike në tjetrën duke u shpërblyer me shuma marramendëse, duke u paguar sa 20 shqiptarë të zakonshëm për të propaganduar dhe servirur sillën e pushtetit në fuqi. Ato përbëjnë pjesën më të dukshme të operatorëve të mendimit shqiptar, sepse të gjithë e dinë tashmë që media është një mjet për ti bërë presion politikës, por që në fakt nga shqiptarët kuptohet si konformitet interesash të pista. Të gjithë njerëzit jashtë historisë mediatike, që besojnë tek televizioni, tek vlerat dhe fuqia e magjisë së shtatë, pa dyshim nuk i njohin në disa raste trillet dhe gjirizet gazetareske (që nuk duhet të ndodhin). 

Qëllimi i medias
Media është një shembull për të tjerët, qëllimi i saj është propagandimi i kulturës, i etikës, i gjuhës së bukur, i mendimit të lirë dhe të edukuar, i mendimit të papërlyer me interesin. Gazetaria, si çdo fushe tjetër ka përkryerjen e saj tek e vërteta e përjetshme.  Ndërkohë që realiteti është kryekëput ndryshe.  Disa analistët kanë formuar ciklet e tyre të mbyllura, ku nuk ka mendim të freskët, analizat kanë nisur të myken brenda standardeve të njohura pa njohur reformime.  Analistët që njohin njëri tjetrin shfaqen në të gjitha fushat, në të gjitha televizionet duke dhënë mendime për të gjitha problemet, që nga lakrat, tek decentralizimi, që nga përrallat me mbret tek alergjia e stinës së pranverës, duke e shfaqur veten të kudondodhur dhe të shumëditur, sikur  të jenë specialistë për gjithçka. Por a ndodh gjithnjë kështu? Jo! Shumë gazetarë nuk luajnë me profesionin, shenjtërinë e tij. Disa herë në përballjet televizive mes politikanëve, analistëve dhe njerëzve të thjeshtë që diskutojnë për problemet e tyre, janë njerëzit e thjeshtë ato që dalin liderët e vërtetë të analizës, politikës dhe gjendjes aktuale, duke i befasuar dhe vetë gazetarët që drejtojnë emisionin. Edhe pse janë viktimat e politikave dhe analizave të tradhtuara, që në fakt duhet të shërbejnë për ta vënë para përgjegjësisë  dhe ndërgjegjësimit politikën, janë ato njerëzit më të mençur që meritojnë respekt për gjykimin dhe analizën më profesionale të realitetit. Këto dhe shumë të tjera ishte arsyeja pse mora penën për të bërë këtë libër. Sepse shumë figura të fonissë, apo ekranit shqiptar që kanë bërë epokë po harrohen kur ata i kanë dhënë aq shumë shikuesit si dhe një pjesë e gjeneratës së re, shihet si e shkëputur mes brezave të mëparshëm. Idhujt e fonisë apo ekranit duhet të mbeten të tillë, me të mirat dhe të këqijat e tyre, ata kanë qenë shëmbëlltyra e vetë jetës shqiptare. Zëri i tyre na detyronte dhe na detyron të ngjitemi pas aparateve të radios, apo ekranit të vogël dhe të dëgjojmë ç’po ngjet në atdheun tonë. Këta njerëz që janë në këtë libër meritojnë shumë dhe pse në këtë Shqipëri tashmë mbushur me ngjarje ku dominon politika ata vlerësohen pak. Pak, sepse ata janë pjesë e çdo familjeje shqiptare, pjesë e gëzimeve dhe hidhërimeve tona, pjesë e përditshme e jetës sonë. Ata pa dashur e kanë ngritur piedestalin e tyre të të qënit publik, të respektuar dhe pse koha në të cilën jetojmë i bën disi të ndihen  në kufijtë e heshtjes, të mos marrin vlerësimin e duhur. Por mbi të gjitha disa prej folësve, transmetuesve të ndeshjeve, apo themeluesve të radio televizionit shqiptar, mbeten (sipas mendimit të shumë specialistëve), përdoruesit, hulumtuesit më të shkëlqyer të gjuhës shqipe. Ata na kanë paraqitur idealen e një figurë morale të besueshme me pjekurinë, bukurinë e zërit, elokuencën, veshjen, qetësinë, seriozitetin, humanizmin, dinamizmin, prezencën, profesionalizmin, që sot rrallë mund ti gjesh në shumë folës apo drejtues emisionesh. 
Të gjitha fjalët që shkrova më sipër për monopolin e medias, një ditë do të harrohen. Shumë shpejt, ashtu si do harrohen këto krijesa të mjera që frymojnë sipas një logjike shterpe. Ajo që do mbetet është gazetaria e vërtetë, ajo që ka mbetur deri tani, gjurmët e së cilës unë do ti përshkruaj një e nga një në këtë libër modest. Besojini këtyre njerëzve, sepse ata nuk janë krijuar nga politika, por nga profesioni.
Dhe jam i bindur që po kështu do t’i kërkoni edhe pas 10, 20, 30 vjetësh, apo më shumë, kur disa nga gazetarët të jenë edhe më pak profesionalë, edhe më pak njerëz. Që të mos humbë sharmi i këtij profesioni ç’dokush ka kohë të mësojë. Falënderoj gazetën “Telegraf” që nëpërmjet rubrikave të posaçme, më la hapësirat e veçanta, që të gjithë këta gazetarë që ishin ndër nismëtarët e krijimit të RTSH, të shpreheshin lirshëm dhe me sinqeritet. 
Por lexuesi le ti gjejë mendimet e mia për ta, vetë jetën e tyre, apo historinë e krjimit të RTSH-së,  në vetë fjalët dhe përgjigjet e tyre...

Albert Zholi
Spikerat që punuan ose që bashkëpunuan në këtë specialitet në RADIODIFUZION dhe më vonë në RADIO TIRANA, që prej vitit 1938-1990.
Zonja Kaliopi Plasari (Nushi) 1938 –spikere, Viktori Xhacka (Xhomo) 1938-spikere kryesore-redaktore muzike, Nëna e Zhani Cikos 1938- spikere, Bezhani (Babai i Hamlet Bezhanit), Haki Bejleri, 1950-spiker kryesor,Vera Zhei spikere kryesore, Feride Spahiu (Konomi) spikere kryesore, Kaliopi Prifti spikere e lajmeve, Liri Ibrahimi spikere e lajmeve, Skënder Rama spiker kryesor i lajmeve,Vnjesa Spahiu spikere e lajmeve, Kiço Fotiadhi 1959 spiker kryesor i lajmeve, Meropi Matlia ( Xhaja) 1968 spikere kryesore, Elsa Xhai1968 spikere kryesore, Viron Noti 1969 spiker, Liljana Kosta (Meçani) 1970 spikere, Nevzat Dibra1968 spiker. Frederik Gjerasi 1964 spiker, Sotira Gjymshana 1967 spikere, Agim Xeka 1980 spiker, Antigoni spikere, Alfons Gurashi 1959 spiker, Petraq Mariani 1959 spiker, Lorenc Zadrima1960 spiker, Tefta Radi spikere, Angjelina Xhara spikere, Violeta Hasani spikere, Dhimiter Gjoka spiker, Marika Makocci spikere, Roland Roshi spiker, Vladimir Golemi spiker, Petrika Cili spiker

Televizioni shqiptar
Anoncuese të TVSH në vite 1960-1990

Stoli Beli gazetare 1990,Heroina Deliu1960, Katerina Goshi 1962, Zerina Barbullushi 1969,Afërdita Haveri 1968, Fatbardha Kraja 1974, Luljeta Noti 1975, Besa Osmani 1978, Mimoza Tafaj 1978, Iva Nuri 1980, Vilma Filaj (Gjerm) 1988, Rajmonda Gjoncaj 1975, Vjollca Pepa, Fioralba Shehu, Manjola Fagu 1987.

Spikerat e lajmeve 1963-1990

Kiço Fotiadhi i pari13 mars 1963, Polivaq Lino (vdekur) 1964, Lorenc Zadrima 1966, Feride Spahiu 1965, Clirim Poro 1965, Violeta Hasani 1967, Angjelina Xhara 1967, Luiza Papavangjeli 1967, Amalia Dhamo1968, Petrit Leka –Moti (vdekur) 1965, Marika Makoci 1969, Virgjil Kule 1970, Shefqet Bregu 1972 , Kujtim Meçe 1973, Tefta Radi 1975, Dhimitë r Gjoka 1975, Ismail Sharra 1976, Arben Kamberi (SHBA) 1979, Jani Kondili 1974,Roland Roshi 1978, Petrika Cili 1974, Vladimir Golemi 1978, Ilir Bibolli 1975, Vjollca Vokshi, Arben Mevlani,Eni Vasili,Menada Zaimi.
-Në 29 prill 1960 Stoli Beli  prezantoi për herë të  parë në histori, programin me televizionin eksperimental shqiptar.
-Në 13 Mars 1963 spikeri Kiço Fotiadhi dha për herë të parë në histori emisionin e parë të lajmeve, në televizionin eksperimental shqiptar.
Pë rgatiti
Kiço Fotiadhi





Kiço  Fotiadhi
Jam quajtur spikeri i Kosovës
Folësi dhe spikeri është një profesion i vështirë. Profesion shumë dimesnional. Spikeri nuk është një lexues i thjeshtë. Kur një njeri lexon lajmet, quhet lexues i lajmeve. Folësi është interpretues. Anon dhe nga aktori. Folësi mund të lexojë edhe një poezi shumë bukur, edhe një skicë letrare, edhe një reportash dhe të tjera. Mund të lexojë të gjitha gjinitë që përmban media, letërsia. Ndërsa sot ka një shabllonizën ku folësat imitojnë njëri-tjetrin. Si flet njëri mundohet të flasi edhe tjetri. Folësi duhet të flas me temporitëm. Ku folësi të jetë i gjallë, plot jetë, emocion. Nuk ka një uniform të lexuari. Mikrofoni përpara ishte i shenjtë, nuk ishte diçka që mund ta merrte kushdo. Ky është mendimi i Kiço Fotjadhit, ikonës së televizionit shqiptar për folësit në përgjithësi. I rritur bashkë me TVSH-në, ai i tregon mes lotësh impresionet e jetës në këtë godinë të shenjtë të përhapjes së lajmit shqiptar. Një jetë plot ngjarje, lajme sensacionale, ankthe, pritje, debate. Kiço Fotiadhi mbetet një pej ikonave të RTSH-së. I qetë, i qeshur, optimist, karriera e tij ka kaluar nëpër labirinthe që nuk i kishte menduar, por që e kanë kalitur në jetë dhe i kanë dhënë sadisfaksionin e njeriut që kudo ku kalon merr përshëndetjet e njerëzve. Pika kulmore e karrireës së tij përkon me ngjarjet e Kosovës, ku leximi i qindra artikujve për te e ktheu në njeriun më të dashur të vëllezërve tanë që po vuanin represionin serb.

-Z. Kiço ju keni patur  babanë mësues, na thoni diçka punën e tij si si mësues, dhe jetën  juaj  shkollore?
-Babai im ka mbaruar gjimnazin në Korfuz, pastaj u kthye në Shqipëri sepse i vdiq nëna. Gjyshi im paskëtaj shkoi në Vlorë  bashkë  me  familjen vet. Babai im ishte djalë i vetëm dhe kishte dy motra. Babai më vonë mbaroi kursin e Janininës për gjuhën shqipe.Ai ishte njeri shumë i kujdesëshëm dhe shumë i apasionuar pas  gjuhës. Mbasi  mbaroi  kursin e Janininës, u emërua  mësues  në  shumë shkolla të vendit.Ai pothuajse i  ka  prekur  të  gjitha  fshatrat e Shqipërisë. Ka shkuar në Tepelenë, Dropull, Dukat të Vlorës, Dhërmi.
-Po pas çlirimt ku e emëruan?
-Në vitet  mbas çlirimit në vitet 1945, atë e çuan Drejtor të shkollës së Dukatit, Vlorë. Mbas Dukatit në 1944-1945 u emërua Shef i Seksionit të Arsimit në Himarë.Në vitin 1946 transferohet dhe shkon kryeinspektor i arsimit në zonën e Kurbinit në Lezhë, dhe drejtor i parë i shkollës “Idajet Lezha”.Transferimi i tijë ishte tërësisht i padrejtë. Ne ikëm me anije, fjetëm një natë në ishullin e Sazanit dhe mbas kësajë  zbritëm në Shëngjin.Në Shëngjin na pritën autoritetet e zonës, na hipën në një makinë të madhe dhe na vunë në një shtëpi të vjetër afër një xhamie. Afër qendrës ku ishte  momeriali i Skëndërbeut.
-Pra ju shkollën fillore e bëtë në Lezhë ?
-Unë fillova klasën e parë në shkollën “Idajet Lezha”. Mësuesi im i parë ka qenë Gjergj Lacaj, prift katolik i cili më jepte  piano.Mbaj  mend  që në atë  kohë Lezha  ishte një vend  tërësisht i prapambetur, i varfër. Në ato vite filloi të ndërtohej gjimnazi i Lezhës që është edhe sot.Në qershor të 49-ës, babai pati një operacion të stomakut, por në mungesë të antibiotikëve ku u operua në Shkodër ai kaloi në infeksion dhe vdiq. E sollën në Lezhë në Shkollën Idajet Lezha ku u bë një varrim madhështor. Kishin zbritur të gjithë fshatarët e Lezhës të gjithë krahinës rreth e qark .Mu  dukte i gjithë ai  oborr i shkollës dhe kodrat përrreth sikur ishin të lulëzuara nga gjithë njerëzit që ishin atje për babain tim. Pastaj na shoqëruan deri në Himarë (Dhërmi) ku e varrosëm babanë. Ai vdiq në krye të punës dhe ishte një nga mësuesit më të shkëlqyer.
-Sa fëmjë ishit ?
-Ne ishim 6 fëmijë. Për meritat që kishte bërë babai në fushën e arsimit dy nga ne djemtë, qeveria na mori dhe na çoi në shtëpinë e fëmijës në Vlorë sepse mundësitë ekonomike të familjes ishin tepër të pakta.Në shtator të vitit 1949 unë dhe vëllai im më i madh Dhimitri u vendosëm në shtëpinë e fëmijës të Vlorës.
-E keni ndjerë mungesën e babait ?
-Mua më ka munguar shumë babai edhe si baba por edhe si njeri që të orienton në jetë. Kam kaluar shumë probleme në jetën time dhe e kam dashur babaë të më ndihmonte, të konsultohesha me të. Atë që kam arritur me forcat e mia, nga pas kam pasur uratën e babait që më shoqëronte. Ne fëmijët ishim të vegjël më i madhi ishte16 vjeç dhe unë isha 9 vjeç.
-Ku e mbaruat shkollimin dhe kur trokitët për herë të parë në Radio Tirana?
-Unë edhe kur isha i vogël e kam pasur pasion teatrin. Në Vlorë merrja pjesë në rrethet teatrale të Shtëpisë së Pionierëve të Vlorës. Isha një bashkëpunëtor i Shtëpisë së Kulturës së Vlorës. Doja të studioja për dramaturgji. Konkurova në vitin 1957 dhe nuk fitova. Konkurova përsëri në vitin 1958 dhe fitova. Fillova Liceun Artistik..Kam pasur pedagog Sandër Prosin, Naim Frashërin, Kadri Roshin, Prokop Mimën, Mihallaq Luarasin etj. Kam pasur fatin që letërsinë  dhe teatrin grek e kam bërë katër vjet rresht në dy segmente, me Profesorin e madh Myzafer Xhaxhiu (na jepte letërsinë antike greke) dhe Xhemal Broja profesor (na jepte teatrin e lashtë grek). Jemi ushqyer me nivelet shkencore pedagogjike kulturore më të bukura që kishte ai brez pedagogësh.Në bazat tona hodhëm parimet më të shenjta të artit shqiptar dhe të artit botëror në përgjithësi. Këto vlera që ne morëm nga profesorët tanë i përcollëm me bashkëpunëtorët tanë që kishim.Mbas Liceut që e mbarova me rezultate shumë të larta, unë kam mbaruar Institutin e Lartë Dramaturgjik “Aleksandër Moisiu”. Akademia e Arteve fillimisht ishte Instituti i Lartë Dramaturgjik “Aleksandër Moisiu”. Rezidenca e tijë ishte në Teatrin Popullor. Aty ishin studiot, klasat dhe kjo u krijua në vitin 1958.Mbas  disa vitesh u zgjerua, përveç teatrit dramatik filloi dhe u krijua edhe muzika, piktura dhe kështu u  krijua Akademia. Akademia u krijua në vitet 1970. Studentët e parë të atij Instituti janë Sarefin Fanko, Piro Sava etj. Në vitin 1966, kur  mbarova Institutin u emërova direkt spiker kryesor në Radio Televizionin Shqiptar.
-Si u realizua  kjo?
-Në vitin 1959 funksiononte Radio Difuzioni Shqiptar i cili transmetonte me orë të reduktuara nga ora 06-08 e mëngjesit dhe 12-18-00, dhe nga ora  20-22  e darkës. Kërkonin elementë, spikera dhe kishin shumë emisione, të gjalla, të dramatizuara dhe jo të dramatizuara, të gjitha ishin me krijimtari letrare. Bazën e spikerave ato e kërkonin tek shkollat artistike. Profesori ynë Prokop Mima punonte në mënyrë tepër serioze, për të mësuar se si të flasësh bukur, si të dublosh bukur, si të recitosh  bukur etj. Ata erdhën një ditë në Lice dhe incizuan zërat më të bukur. Midis tyre konkurova edhe unë. Më dhanë një gazetë dhe lexova diçka. Atyre u pëlqeu zëri, tingulli, shqiptimi etj, dhe mbas  20 ditësh u kthyen  përsëri në Lice. Ai që na incizoi më tha  se mund të bashkëpunosh me ne në emisione të ndryshme në radio, kjo i përket vitit 1959.Unë e kisha zërin më të pjekur se sa të tjerët  dhe më caktuan në emisionin e fëmijëve. Në atë kohë folësat nuk i vinin në mikrofon menjëherë. Mua më jepnin skica letrare dhe tregime të ndryshme. Atëherë ishte krijuar një personazh në emisionin e fëmijëve që quhej “xhaxhi korespondenti”.Ky ishte një figurë i cili korespondonte me të gjithë Shqipërinë për të gjithë problemet që kishin fëmijët. Kështu e kshin përgatitur redaktorët. Këtu mbaj mend një redaktor të mirë që nuk është sot, Konstandin Leli.
-Kë gjetët tjetër në radio?
-Kur shkova për herë të parë në vitin 1959 në Radio Difuzion që ishte në Rrugën e Kavajës gjeta Alfons Gurashin. Ai i kishte kaluar këto faza dhe në atë kohë bënte Enciklopedinë e Radios.Ai ishte një emision që transmetohej çdo të dielë në orën 10. Nga emisionet e fëmijëve, unë vazhdova në emisionet e kulturës, me emisione letrare.Kisha emisionin “Universiteti Popullor” në radio. Kisha emisionin për figura të shquara të muzikës klasike botërore, rubrika e prindit, tryeza familjare. Një emision në vitin 1964 që titullohej “Shqiptarët  në  mërgim”, ku ne komunikonim me mërgimtarët tanë etj.
-Kur filloi të funksionojë Televizioni Shqiptar?
-Në vitin 1960, filloi televizioni eksperimental Shqiptar. Stoli Beli ishte redaktore e emisioneve të fëmijëve dhe të rinisë.Ajoka bërë prezantimin e parë duke u drejtuar nga studio “të dashur  teleshikues televizioni eksperimental Shqiptar fillon emisionin e tijë të parë”.Në fillim  ky televizion jepte emisione dy herë në javë nga një orë dhe pastaj 3 herë në javë nga një orë me një kapacitet të vogël dhe vetëm për Tiranën.Unë nuk kisha pikësynime për televizion dhe për radio. Po studioja për aktor. Mendoja se në cilin teatër profesionist do të emërohesha dhe çfarë roli do të bëja, por edhe televizioni bënte punën e vet.Ne kishim një drejtor shumë të nderuar, i cili ka hedhur themelet e televizionit, Petro Kito. Në vitin 1963, Stoli Beli më  propozon mua për të dhënë lajmet në televizion.Unë shkova dhe fillova të punoja me kameran. Bëra një javë praktikë.
Studioja ishte një sallë e thjeshtë 5x6 m, një tavolinë e thjeshtë dhe një stol i vogël. U formua stafi parë teknik me inxhinier Saliun, Lulzim Tomçiun, Jani Mele, Gëzim Hoxha. Ishin djem të përkryer, atdhetar.Ata janë themelet e atijë televizioni që ne përjetojmë sot.
-Nqs do flasim për teknikën e asaj kohe?
-Ishte një kamer e thjeshtë gjermane me katër objektiva.Nuk ishin këto sisteme kompozimi që janë sot.Në atë kohë as tavolina nuk duhej të dukej. Nga ana trupore duhej të dukej gjysma e duarve (jo duart e plota), nuk duhet  të dukej  mikrofoni, letrat. Meqenëse edhe muret nuk ishin të veshura  duhej të flisje me zë më të lartë nga ç’flet një  folës sot. Nuk kishim sistem komunikimi me regjinë. Aty regjinë e bënte Stolia, ajo ishte edhe redaktore edhe  regjisore. Lajmet ishin 6-8 minuta.
-Kur ka qenë dita që ke dhënë lajmine parë në Televizion?
Jo, nuk e mbaj mend.Për mua ka qenë dita më e çuditëshme dhe më e shenjtë në konceptin sepse  nuk ishte krijuar imazhi që unë po flisja në televizion. Në atë kohë e gjithë Tirana  mund  të kishte 15 copë televizorë, bëhet fjalë për vitin 1963.Ata që kishin ardhur nga Bashkimi Sovjetik nga studimet kishin sjellë ndonjë televizor bardhezi.
-Kur keni filluar të jepni emisione të rregullta?
-Ka qenë viti 1970. Kur u bë godina e re e RTSH. Godina e radios nga ana  funksionale e  brendëshme ka qenë e mrekullueshme. Të gjithë delegacionet që vinin (dhe gazetarë) mahniteshin. Ishte godina më e kompletuar nga ana funksionale në Europë.Ajo ka qenë një dhomë ku regjia  me kameramanin i ndate një mur prej xhami me ajër të kondicionuar, ku vinin specialistë që masnin lagështinë çdo dy orë. Sepse prapa radios ishte një shatërvan i madh dhe aty kalonin të gjithë tubacionet e ajrit të filtruar.Nuk kishte të drejtë as drejtori i përgjithshëm të vinte në studio pa lajmëruar dhe pa leje. Studiot tona ishin hermetike. Asnjë zë nuk u dëgjonte nga jashtë.Kishim roja të sigurt që rrinte tek dera. Televizionin e ruante sigurimi i shtetit shqiptar. Nga  vitet ’70-të  e mori policia, dhe Ministria e Brendëshme. Ai spiker që i binte ora për lajme duhet të paraqiste letër 
hyrjen për në studio. Kjo ishte fletëhyrje e veçantë për në studio. Ndryshe as Zoti nuk të linte të hyje në studio.
-Ç’përfaqësonte (on) një folës në Televizionin Shqiptar sipas këndvështrimit tuaj?
-Ajo ka të bëjë me përgjegjësitë personale që ndjen secili vetë, dhe me nivelin kulturor që ka ai. Pashë një kronikë një ditë ku një televizion privat tregonte që Athina Onasi mbesa e miliarderit të madh Aristotelit të madh, hapi një ekspozitë në Britani me antikuaret e nënës së saj Kristina Onasit. Spikeri nuk dinte të thoshte Onasis por thoshte o Isis, O Isi, O Isi.Kjo ka të bëjë me sedrën profesionale dhe me përkushtimin që ka secili. Ne si folësa (unë dhe kolegët e mi) nuk përfaqsonim më një grup njerëzish, përfaqsonim një popull të tërë. Kështu na edukonin drejtuesit. Ishim përfaqësues të 4 milionë shqiptarëve. Përgjegjësia ishte e madhe dhe pregatitja që duhej të bëja unë duhej të ishte e tillë, duhet të isha i saktë. Këtë nuk e arrita vetëm në sajë përpjekjeve të mia profesionale, por arrita nëpërmjet vërejtjeve, sugjerimeve që më bënin vetë njerëzit e thjeshtë, shokët, etj. Folësi komunikon me të gjithë kategoritë njerëzore, jo vetëm me analfabetin por edhe me akademikun.Mënyra që duhet të flasi folësi duhet të jetë aq e kapëshme, saqë duhet ta kuptojë edhe analfabeti por edhe akademiku.
-Ju në fillimet tuaja nuk keni bërë gabime të tilla ?
-As që bëhet fjalë. Athere kaloje në vrimë të gjëlpërës. Unë hyra si spiker shumë i ri. Isha i pari spiker me arësim të lartë që u emërova.Spikerat që gjeta unë aty nuk e kishin arsimin e lartë, por ishin njerëz me talent, të përgjegjshëm, studiues, të dashuruar me punën. Unë gjeta atje mjeshtërat e folësve shqipe, si Vera Zheji, Feride Konomin etj. Me këtë grup u  përgatita unë si folës.Unë erdha nga një shkollë artistike. Kërkesat për materialet që lexoheshin në lajme, qoftë lajme politike, letrare, kishin kërkesa artistike ishin maksimale. Në  këtë rrugë hyri e folura në radio-televizion.. Më vonë Virgjil Kule, Tefta Radi,  
-Kur filloi  emërtimi “Revista Televizive” si emision?
Në vitin ‘70-të, ka filluar emisioni i  lajmeve “ Revista Televizive”. Që në këtë vit kam qenë drejtues kryesor i lajmeve. 
-A organizonit konkurse apo seminare për folësa në atë kohë?
-Ne organizonim kurse për folësa që në vitet  1968 në radio, me vendim drejtorie, me program të caktuar. Nga këto kurse kanë dalë që nga Çlirim Poro, Ismail Shara, Zerina, Vjollca Vokshi. Kam qenë mësimdhënës i tyre.
-Ka pasur shumë kërkesa në drejtim të folësave?
-Po ka pasur shumë kërkesa.
-Përse ju larguan nga Televizioni shqiptar ?
-Populli shqiptar nuk ka ecur sa duhet përpara sepse ne meremi me probleme që kanë të bëjnë me fiset me zakonet, inatet, mëritë, dhe me gjëra koti. Më  erdhi një letër anonim nga fshati im.Në letër thuehej se nëna ime kishte kushërirë të parë, të dytë,të tretë të arratisur në Greqi. Këto ishin në vitet 40-45-së. Ndërsa babanë e akuzonin si anëtar të Partisë Fashiste. Anëtar i partisë fashiste në atë kohë ishte kushdo, që punonte në adminsitratë. Pra ishte një urdhër që kushdo që punontë në adminsitratë automatikisht ishte antar i Partsë fashiste. Babai duke qenë mësues, rregulli e përcaktonte të tillë. Donte s’donte ai. Pra kjo ishte arsyeja
-More mundimin ta sqaroje këtë problem ?
-I shkova disa shokëve të babait tim që ishin anëtarë të Byrosë Politike dhe as nuk më morën në konsideratë fare kërkesën time.
-Po ju vetë keni qenë antar i Partisë së Punës?
-Unë nuk kam dashur kurrë të bëhem anëtarë partie sepse e dija se në përbërje të organizatës bazë të partisë ishin njerëzit më të paaftë.Ato mbaheshin vetëm me ato teserën e kuqe, ata e shkatërruan atë parti.Unë edhe në rrugë të shkoja, edhe në televizion njerëzit më thonin profesor.Të gjithë dështakët i sollën drejtues në Radio Televizion.Nga klasa punëtore sollën shefa kuadri.
-Mund të na veçoni ndonjë nga drejtuesit e RTSH ?
-Kanë qenë shumë, profesionistë. Por Festivali i 11-të solli katrahurën në televizion. Larguan Todi Lubonjën, iku dhe  Nefo Myftiu që ishte Drejtoreshë e Brendshme e Radios.Ajo që në 70-tën, u bë  drejtoresha e informacionit të televizionit shqiptar dhe mblodhi të gjithë ajkën e profesionistëve. Ajo mblodhi Alfons Gurashin, Agron Cobanin,Tomor Toporen etj.
-Rehabilitimi
-Më hoqën më1 korrik 1974 dhe më çuan  punëtorë në fermë me gjithë gruan.Mbas dy vjetësh më thirri Simon Stefani që ishte sekretar i Parë i Tiranës dhe më çoi Drejtor të Kulturës në zonën e Lurës për dy vjet.Më vonë drejtor në Pallatin e Kulturës Ali Kelmendi. Në vitin 1980 fillova bashkëpunimin me Radio Televizionin. Atëherë filloi restaurimi im biografik. Në vitin 1981 filluan ngjarjet në Kosovë që kërkonin pavarësinë  dhe Shqipëria mbajti qëndrimin e saj  me  disa artikuj shumë të fuqishëm. Një prej atyre artikujve ka qenë i marsit i vitit 1981. Artikulli e kishte titullin “Kush e nxiti armiqësinë midis popullit të Jugosllavisë”. Ishte historik-shkencor-politik-ideologjik. Dikush e lexoi nga spikeret në radio e lexoi por udhëheqja dhe nuk e pëlqeu. Dhe i thanë se i vetmi që mund ta lexojë mirë është Kiço Fatjari. Më morën dhe më dhanë tekstin. E lexova disa herë vetëm. Pastaj në radio. Kisha emocione të jashtzakonshme pasi ishte një artikull bombë, patriotik. Të jepte zjarr. Aty ishte shkëlqimi im atë ditë që u transmetua ajo. Ngjarja për të cilën unë flisja më ngacmoi shumë..Unë bëra një lexim artistik të përkryer të gjithë që e dëgjuan e pëlqyen shumë. Ngjarjet e jashtëzakonëshme kanë lexime të jashtëzakonëshme. Ajo ishte ngjarje kombëtare. Isha shumë i zhytur në ato materiale.Unë lexoja dhe dridhesha i tëri dhe më rëngjethej mishi. Pas atij momenti të gjithë materialet që ishin për Kosovën kalonin nëpërmjet meje.Unë dashje pa dashje jam quajtur spikeri i Kosovës. Më vinin urime nga populli i Kosovës, disa mendonin se isha  kosovar, pastaj morën vesh që unë isha himarjot.
-Përveç folësit çfarë emisionesh keni bërë  në RTSH?
-Në radio kam bërë në emisione speciale të gjithë letërsinë e viteve ’30-të  të Nonda  Bulkës, Qemal Stafës, Migjenit, Petro Markos e të tjerë. Këto i kishim të gjithë të regjistruara në radio. Kur ika unë në vitin 1974, dy nga redaktorët e redaksisë së kulturës komunista i hoqën nga arkiva këto emisione vetëm se ishte zëri im. Por nuk më dëmtuan mua por arkivën.Nuk ka më Nonda Bulka të regjistruar.Hoqën nga televizioni kronikat e mia.Në televizion pastaj kam bërë cikle emisionesh muzikore.Me Albert Mingën kam bërë 2-3 cikle emisionesh. Në vitin 1972 kemi  bërë festivalin e 8-të të këngës në radio Televizion. Në vitin 1972 kemi bërë edhe një emision në studiot e Televizionit Shqiptar me një regji absolute, me një transparencë figure dhe me një komunikim skenari, me një tekst të improvizuar të thjeshtë.Kam bërë edhe emisione muzikore si ai “Për ty atdhe” në të gjithë Shqipërinë  me këngëtartë më të mirë të asaj kohe,me  Justina  Alia, Ema Qazimi që janë në arkivën e televizionit Shqiptar. Pastaj në vitin 1984-1985, u dha si orientim për të bërë një emision për etnogjenezën shqiptare, ku u formuluan disa skenare dhe do të bëheshin 26 emisione me metrazh të gjatë nga 3 orë secili për të gjitha rrethet e Shqipërisë. U mblodh një grup specialistësh, arkeologë, historianë, bënë skenarin dhe iu ngarkua regjisorit Dhimitër Pecani, me Fatmir Lelën operator, kështu u krijua një grup dhe u dha një orientim që atë emision ta bëja unë.Ky emision u realizua në këmbë dhe jo ulur dhe ishte i pari në historinë e televizionit Shqiptar. Ai emision u bë i thjeshtë pa tekst, unë vetëm flisja pa letra.Kam bërë 26 emisione të cilat janë në  arkivë. Ky emision ishte mujor, dhe zgjati tre vjet. Kemi shkuar deri tek shpella e Trenit në Prespë, në Bitickë atje ku janë pesë varret ilire dhe kemi xhiruar.
-Ky është emisioni më i bukur i juaji?
-Është emisioni më i bukur dhe më i arrirë profesional, më i kompletuar më i përgjegjëshëm.Ky emision i kishte brenda të gjitha elementë e tijë si historik kulturor, shkencor. Ky emision ishte edhe intim sepse ne hynim edhe nëpër familje.
-A keni marrë ndonjë vlerësim nga Enver Hoxha?
-Kur lexoja artikujt për ngjarjet e Kosovës më vëzhgonte shumë drejtori i radios Agim Papaproko që ishte gazetar dhe drejtor i radios në atë kohë. Në studio, jo përballë meje por anash, rrinte Çajup Rusmaili.Unë tregoja artin tim të të folurit. Kam lexuar edhe nekrologjinë e Naserit dhe të Ho Shi Minit, dhe njoftimin për vrasjen e Mehmet Shehut dhe nekrologjinë e Enver Hoxhës në radio. Por leximet për Kosovën ngelen ndër më të dashurat dhe ato me më përgjegjësi për mua. Kur dal një ditë nga studio i lodhur Çajupi më thotë se më ke bërë një nder shumë të madhe se një herë në tre  ditë më merr Enver Hoxha në telefon dhe më thotë se “bravo ju  qoftë për ato artikuj, ai djalë lexon shmë bukur dhe përgëzojeni atë djalë. Ai djalë nuk lexon por këndon këngë patriotike”.
-Ti e ke dhënë lajmin e vdekjes së Enver Hoxhës?
-Lajmin e kam dhënë në radio. U kërkua  që lajmi të lexohej çdo dy orë. Vonë kam takuar të burgosur politik,  personalitete, që më kanë thënë se ti na ke bërë të qajmë neve në burg. Ai neve na ka futur në burg padrejtësisht por ti me mënyrën tënde të leximit na detyrove të qajmë. Unë e trajtova si një poemë poetike lajmin. Një ngjarje e jashtëzakonëshme ka lexime të jashtëzakonëshme. I kundërt ishte njoftimi i vrasjes për Mehmet Shehun. Ajo nuk ishte nekrologji, nuk kërkonte atë impulsitet, nuk kërkonte atë ndjenjë, emocion por kërkonte indiferencë, ftohtësi dhe vetëm llogjikë. Llogjika duhet, sepse është llogjika e frazës.
-Po me Ramiz Alinë çfarë do të veçoni ndonjë rast interesant?
-Nuk kam ndonjë mbresë të veçantë.Por në ngjarjet e Kosovës në vitet 1985-1986, unë pata një polip në grykë në kordën e krahut të djathtë dhe ishte një operacion i cili nuk mund të bëhej këtu nga specialistë tanë. Specialistët mbas vizitës aritën konkluzionin që më mirë të bëhej jashtë sepse është profesionist dhe mund ti ikte zëri.Iu referua ky problem shokut Ramiz. Në atë kohë ai ishte President. Kjo ishte në vitin ’87-të. Ai dha urdhër që unë të dilja me një grup të televizionit.  Ky urdhër u vonua dhe më pas ai e përsëriti në mënyrë të prerë se duhet të shkojë patjetër jashtë shtetit të operohet sepse zëri i spikerit i radio –televizionit  është më i domosdoshëm se  i Presidentit të Repuplikës.
-Çfarë të veçantash kishte në emisionet për Kosovën?
-Ne si individ kishin kërkesa profesionale por kishin dhe thjeshtësinë dhe modestinë që të pyesnim për gjëra që nuk i dinim dhe nuk i kuptonim.Unë konsultohesha shpesh me Robert Zhvarcin, ky ishte një mik i imi, shkrimtar, përkthyes. Jam konsultuar edhe me të tjerë. Në  ngjarjet në Kosovë në atë kohë ishte shprehja lëvizje iridentare, që akuzonin serbët për Kosovën. Dhe për këtë unë pyesja Robertin. Ai më tha se kjo lëvizje ishte e shekullit e 11-të në Itali që u quajt lëvizje brenda e  qyteteve dhe e shteteve. 
-Mbani mend ndonjë gabim teknik gjatë leximit që të ka lënë shije të hidhur më vonë?
-Kjo nuk ishte një kërkesë luks i një njeriu por ishte një kërkesë që ke një përgjegjësi përpara. Në vitin 1972 më 28 nëntor unë kisha të gjithë revistën televizive. Atë natë meqë ishte 28-29 Nëntori kishte shumë veprimtari kulturore-artistike-ceremoniale nëpër ambasada..Më kujtohet që lajmi i  fundit i asaj reviste televizive ishte një pritje që kishte bërë ambasada shqiptare në Romë. Ambasadori Ksenofon Nushi një miku im dhe bashkëfshatar imi dhe i afërt  familjar i imi,kur  unë e transmetoj lajmin mua nuk më del Nushi por e shqiptoj Nusi.Unë në atë kohë nuk e ktheva e të thoja më falni dhe është Nushi por e lashë ashtu siç ishte. Todi Lubonja Drejtor i Përgjithëshëm më merr në telefon sa mbaroj buletinin e lajmeve dhe më thotë se eja  pak në zyrë. Kur u futa në zyrë Todi më tha din të thuash “SH”, dhe më spjegoi se kisha thënë Nusi dhe jo Nushi.
Eshtë një mungesë vëmendje më bërtiti dhe i ra tavolinës. Jo se është mungesë artikulimi i them unë, por fola 45 minuta dhe studioja nuk ka ajër të lagështuar, u tha pështyma dhe gjuha nuk arrin ta thotë Sh.
-Pse u shkëputët nga TVSH-ja?
-Nuk u shkëputa nga TVSH-ja, por më shkëputën në vitin1992. Kur u ndërrua sistemi u mblodh aty një këshill drejtues  dhe  morën në analizë të gjithë  punonjësit e televizionit  dhe thanë se ky (për mua) i ka  shërbyer monizmit. Po ashtu për Alfons Gurashi dhe Virgjil Kulen, folësit më të mëdhenj të ekranit shqiptar !!! Unë u befasova. Nuk kam qenë kurrë komunist, as anëtarë i Byrosë Politike, as anëtar i Komitetit Qendror, as anëtar Pleniumi, as anëtarë i thjeshtë partie. Kam qenë një specialisti mirëfilltë, i të folurës shqipe dhe e kam për nder që gjuhën time amëtare e kam ditur ta përdor dhe e përdor në mënyrën më të përkryer, dhe për këtë kam marrë vlerësimet më të mëdha të gjuhëtarëve më të mëdhenj shqiptarë. Ata thonin se folësit e radio-televizionit janë përdoruesit më të shkëlqyer të gjuhë shqipe. Ne jemi hulumtuesit e gjuhës shqipe, kërkuesit por përdoruesit janë ata.
-Kush ishte motivacioni që ju larguan nga TVSH-ja?
-Motivacioni ishte se i kisha shërbyer me besnikëri monizmit.
-Kush ka ikur njëkohësisht me ju në atë kohë?
-Kam ikur unë, Alfons Gurashi dhe nuk e mbaj mend tjetër.Unë i kam shërbyer publicistikës shqiptare, televizionit shqiptar, kulturës kombëtare shqiptare dhe do ti shërbej. Njerëz të tillë edhe për moshën edhe për aftësitë profesionalistike mbahen në institucione.Nuk zhduket nga institucionet. Mbas meje ikën të gjithë si Virgjili, Tefta.I vetmi njeri që mbahet është vetëm Dhimitër Gjoka. Ajo ishte një shkollë që ne e krijuam sepse nuk ekzistonte asgjë në Shqipëri.Unë që isha i kësaj pune unë shikoja RAI-n dhe spikerin kryesor, shikoja se çfarë elementi mund të marr nga ky dhe ta përshtas me veten time. Kjo ishte shkollë për të tjerët.Ishte edhe radio Korça, Radio Shkodra, Radio Gjirokastra, Radio Kukësi ku të gjithë flisnin në dialektin e vet, ndërsa ne e unifikuam të folurën. E folura zyrtare është një dhe flitet një.Spikerat dhe folësat duhet të flasin gjuhën amëtare në mënyrë të përsosur.
-Po ju pastaj shkuat direkt në emigracion?
-Jo nuk shkova në emigracion.Unë isha Drejtori i Pallatit të Kulturës Ali Kelmendi.Ai i Pallatit vazhdoi punë deri në vitin 1994-1995 dhe pastaj me një vendim ky pallat kulture u shkri dhe u sekuestrua dhe unë ngela pa punë. Bashkëpunova me dy privatë që merreshin me tregti dhe unë punova si përkthime.Shkova për një kohë në Greqi tek fëmijët dhe rrija pa punë tek ata.Erdha kërkova punë përsëri në vitin 1997 fillova si bashkëpunëtor ku më ndihmoi Albert  Minga. Televizionin Shqiptar e njeh Ylli Pepo, Albert Minga, Ëngjëll Ndocaj, Dhimitër Pecani këta e njohin televizionin shqiptare ndërsa të tjerët janë kalimtar. Fillova të merrem me televizionin e Vefës ku ishte në organizim e sipër. Ky kishte një aparaturë të shkëlqyer dhe thamë të bëjmë një television model, ai punonte me dixhital.ishte një kryeinxhinier shumë të mirë.studiot ishin nga më të mirat dhe kamerat nga më të mirat e Evropës dhe mendova të krijoj një staf të përkryer por pas disa muajsh dolën problemet që kishte ai me shtetin shqiptar dhe e sekuestruan. Më thirën në dy televizione private.
-Ke ndonjë peng në jetë duke qenë nismëtar i shumë gjërave në Radio-Televizionin shqiptar?
-Në qoftëse nuk do të kisha probleme me rënien e refleksit të të parit sot, do të kisha bashkëpunuar me ndonjë televizion privat dhe do të hapja një shkollë, ose një kurs për të pregatitur spikera dhe jo lexues lajmesh .






Kadri Metohu
Jeta ime në RTSH, i ngjan një ëndrre të bukur

Hapat e para të jetës
Kam lindur në vitin 1931, jam me origjinë nga Berati. Në vitin 1934,familjarisht jemi vendosur me banim në Tiranë.Si mbarova shkollën fillore,pasioni dhe dëshira më nxitën për të ushtruar veprimtari në fushën e teatrit.I shtyrë nga kjo dëshirë vazhdova studimet(pas çlirimit) në liceun artistik “Jordan Misja” në degën e dramaturgjisë, regjizurës dhe mjeshtëris së aktorit.

Studimet
Në vitin 1951 kur isha akoma nxënës në liceun artistik lidha marrdhënie bashkëpunimi me radio Tiranën si bashkëpunëtor i jashtëm. Për një periudhë kohe u angazhova në realizimin e emisioneve muziko- letrare. Gjatë kësaj kohe kam shkruar dhe realizuar në mikrofonin e radios disa emisione për edukimin muzikor e letrar, duke shkruar për kompozitorët Xhuzepe Verdi, Puçini, Maskanji etj. Në fushën e letërsise artistike kam shkruar emisione letrare kushtuar shkrimtarëve të njohur botëror si: Hygo, Shiler, Shekspiri, Dante Aligeri etj. Në këtë rubrikë kam shkruar dhe realizuar dhe disa emisione kushtuar shkrimtarëve tanë të njohur si: Fan Noli, Vaso Pasha, Naim Frashëri e shumë të tjerë. Periudha e viteve 1930-1940,karakterizohej nga një nivel i ulët i zhvillimit të vendit tonë. Me ardhjen e studentëve që kishin kryer studimet në Evropë në profile të ndryshme, jeta dhe zhvillimi i vendit gjatë kësaj
periudhe pati një ecuri të mirë në të gjitha fushat, për faktin se këto kuadro që erdhën nga perëndimi ishin mjaft të përgatitur dhe me një ndjenjë të lartë respekti dhe dashurie për atdheun. 

Krijimi i Radio Tiranës
Nga kjo gjendje përsa i përket me sipër vlen të përmendet dhe krijimi i Radio Tiranës, ku për të parën herë u dëgjua në një pjesë të mirë të zonave të vendit tonë anonçimi “Ju flet Tirana”. Anonçimin e parë vlen të përmëndet që e kreu aktorja e mirënjohur Drita Pelingu. Krijimi i radios u bë në vitin 1938.
Vendi në të cilën filloi veprimtarinë radioja dhe ku u vendos ajo aparaturë mjaft e varfër në krahasim me nivelin teknik të kohës, ishte një dhomë e vogël në bashkine e asaj kohe të Tiranës, e cila është prishur dhe në vendin e saj është ndërtuar muzeu kombëtar.
Me pushtimin e Shqiperisë nga Italia, pas një periudhe të shkurtër Radio Tirana u vendos në një godinë tek rruga e kavajës dhe u pajis në atë periudhë me një aparaturë më të avancuar të kohës. Siç dihet dhe siç dëshmohet nga dëshmitarët e kohës emisionet e radios në atë periudhë u shtuan dhe pati një ngritje në nivelin e realizimit. Emisionet gjatë kësaj periudhe transmetoheshin pjesa më e madhe direkt, për faktin se në atë periudhë nuk kishte aparatur regjistrimi. Emisionet muzikore dhe letrare ilustroheshin direkt nga veprat botërore simfonike dhe vokale të cilat ishin regjistruar ne disqet e firmës “Odeon”. Veprimtaria e radios në kohën e pushtimit fashist drejtohej nga Galeaci i dërguar nag Italia si dhe drejtor ishte Gjergj Bubani, që karakterizohej nga një aftësi shumë e mirë gazetareske, organizator i mirë dhe me një ndjenjë të lartë fisnike patriotike.

Mbas çlirimit...
Mbas çlirimit të Shqipërisë m’u dha mundësia për të vazhduar studimet e larta në Akademin e arteve të bukura të Pragës gjë e cila u realizua pasi kisha kryer studimet në liceun artistik të Tiranës dhe kisha realizuar një punë të gjerë bashkepunimi me radion ashtu siç e përmenda dhe më lartë. 
Veprimtaria e radios që nga krijimi i saj dhe deri më sot shënon një numër të madh realizimesh në të gjitha fushat e jetës. Po ashtu gjatë kësaj periudhe vlen të permendim punonjësit anonçues të programeve siç janë zonja Plasari,Viktori Xhaçka pastaj me kalimin e kohës përmendim Vera Zhein që ishte një folëse e shkëlqyer me diksion të pastër dhe një kulturë të gjerë, në këtë rast vlen të përmendim dhe folësin e mirënjohur Haki Bejleri dhe më vonë  me folësin  Kiço Fotiadhi i cili karakterizohej nga një forcë e shëndoshë në leximin llogjik të tekstit dhe diksionin e pastër. 

Kthimi nga Praga
Mbas kthimit tim nga Praga u emërova me deshirën dhe kërkesën time si regjisor në radio. Kjo kërkesë ishte për faktin se një pjesë të kolektivit të këtij institucioni ishte i njohur për mua. Për një periudhë të gjatë kohe kam përpunuar në ndërgjegjen time mendimin që në emisionet e radios të realizoheshin emisionet dramatike si teatri për të rritur ashtu dhe teatri për fëmijë. Kjo dëshirë që në ditët e para të fillimit të punës më nxiti që të merrem me krjimtarinë dhe realizimin e emisionit “Teatri në mikrofon”, më vonë, “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”, “Fjala artistike” si dhe emisioni humoristik “Estrada në mikrofon”. Emisionet e mësipërme realizoheshin në bashkëpunim me aktorët e skenës si të Tiranës dhe të tërë republikës. Për emisionin “Teatri në mikrofon” realizimi i parë dramaturgjik ishte romani “Një vjeshtë me stuhi” i Ali Abdihoxhës.”Shkodra e rrethueme “ e Ndoc Nikaj etj. Një rëndësi të veçantë pati thyerja e
konceptit në grupin e redaktorëve të radios ku qarkullonte mendimi se qënia e një regjisori në radio ishte komoditet i tepruar, por ky mendim shumë shpejt u thye për faktin se emisioni “Teatri në mikrofon” i cili transmetohej një herë në javë fitoi një popullaritet në mbarë dëgjuesit. Repertori i këtij emisioni filloi të pasurohej me shpejtësi për faktin se pjesa më e madhe e botimeve letrare të vendit si romane, novela dhe tregime u dramatizuan me shumë dashuri nga ana ime dhe gjetën realizim të plotë. Repertori i “Teatrit në mikrofon” me temat për vendin tonë u pasurua me krijimtarin e shkrimtarëve tanë, siç ishin Vath Koreshi, Dhimitër Xhuvani, Nasho Jorgaqi, Gazmend Kongoli, Agim Cerga etj. Këtij repertori të emisionit “Teatri në mikrofon” iu shtuan dhe veprat e shkrimtarëve të shquar botëror si :Xhek London, Xhon Gollsuord, Elio Vitorini, Aleksandër Nekses, Shollohovi,Tolstoy, Ibsen etj. Kjo krijimtari e mësipërme më vuri në pozita pune për dramatizimin dhe përshtatshmërin e tyre në emisionin “Teatri në mikrofon”. Këtij emisioni plus veprave të mësipërme që përmenda iu shtua dhe emisioni “Heroizmi i popullit tonë në shekuj” në të cilin pasqyrohej në formën e dramatizimit jeta, veprat dhe heroizmi i heronjëve tanë qoftë të së kaluarës dhe të luftes nacional- çlirimtare. Për realizimin e këtyre dy emisioneve si dhe të emisionit “Fjala artistike në mokrofon” një kontribut të madh bashkëpunimi kanë dhënë dhe aktorët e teatrit kombëtar si Mihal Popi, Naim Frashëri, Lazër Filipi, Pjetër Gjoka, Marie Logoreci, Margarita Xhepa, Besa Imami etj. 

Specializimi në Itali
Kur lindi ideja për ngritjen e televizionit mbi baza profesionale mua më dërguan për specializim në Itali në RAI në Romë, qendra e prodhimit të programeve televizive. Gjatë kësaj periudhe të qëndrimit tim në RAI u përpoqa të mirrja strukturën organizative dhe përafërsisht strukturën e programeve që transmetoheshin aty. Së bashku me tre specialistë të tjerë teknik, inxhinier u përpoqem që të  ndërtonim një ide më të saktë në ndërtimin e televizionit tonë. Si u kthyem në Tiranë parashtruam para drejtorisë dhe kolegjumit kërkesat tona për ngritjen profesionale të emisioneve tona televizive. Me ato ç’ka pamë dhe mësuam në RAI për një moment të caktuar pësuam një diziluzion dhe mosbesim për të arritur dëshirat tona. Ky mendim na lindi sepse teknika e përsosur e asaj kohe e RAI-it, studjot e mëdha dhe profesionalizmi i lartë i tyre na bëri që të mendonim shumë nëse do të mundeshim të realizonim një përqindje të caktuar të dëshirave tona.

Transmetimet e para televizive
Transmetimet e para televizive filluan që në pranverën, ose më saktë në muajin Prill të vitit 1960, ku nuk dispononim asnjë studio të vogël për instalimin e një aparature të varfër. Kishim marrë me qira një dhomë të një shtëpie private dhe bënim transmetimin direkt të një programi shumë të kufizuar.Kishim vetem një operator një kamera pothuajse jashtë përdorimit të cilën e përdorte Beqir Derhemi. Në atë kohë transmetimet tona  ishin shumë të ngushtuara në kohë  dhe sinjali televiziv nuk mbulonte as cerekun e Tiranës. Transmetimi i programeve bëhej direkt dhe nën kujdesin e redaktores Stoli Beli e cila ishte njëkohësisht redaktore e emisionit të fëmijeve në redaksinë e radios.

Ndërtimi i godinës së re
Me ndërtimin e godinës së re të radios ku është dhe sot televizionit iu dha një ambient i vogël për të ngritur studion televizive nga ku transmetoheshin programet. Koha e transmetimit nuk ishte më shumë se katër orë në ditë. Me një vendim të veçantë të qeverisë të asaj kohe u ndërtua godina e televizionit ku është aktualisht dhe sot. Kjo godinë dhe studiot e saj në vështrimin e kërkesave të kohës së sotme kanë mangësi të theksuara dhe mundësi të vogla për realizime të emisioneve me nivel të lartë artistik dhe profesional. Me kalimin në godinën e porsandërtuar kuadri i këtij institucioni u plotësua në përqindjen më të madhe nga redaktorët, inxhinierët dhe teknikët e radios.
Në mbështetje të eksperiencës që morëm nga RAI shumë shpejt ndërtuam strukturën organizative si dhe strukturën e programeve për 6 orë tranmetim. Në strukturën organizative bënin pjesë redaksia e inforamcionit, redaksia e kulturës ,redaksia e muzikës, redaksia për emisionet e fëmijëve, redaksia shkencore dhe sektori teknik për mirëmbajtjen dhe përdorimin e aparaturave. Duhet të permendim që folësit e parë në televizionin e porsangritur ishin : Afërdita Averi, Zerina Kuke, Kiço Fotiadhi, Ismail Sharra dhe më vonë Virgjil Kule, Amalia Dhamo, Feride Konomi etj…(të më falin që ndoshta për momentin si kujtoj.)

Aparaturat e montuara
Duhet thënë  se aparaturat e montuara për realizimin dhe transmetimin e programeve televizive ishte prodhimi i parë eksperimental kinez. Në procesin e punës qoftë dhe të regjistrimit të emisioneve kjo aparaturë ishte shumë difektoze dhe amatoreske. Si rezultat i këtyre defekteve të mëdha që kishte, qeveria e asaj kohe vuri në dizpozicion një fond valutor për blerjen e disa kamerave dhe disa aparateve të tjera regjistruese dhe transmetuese. Blerja e ketyre aparateve ndihmoi shumë në përmirësimin e nivelit të realizimit dhe transmetimit të emisioneve. Organizimi i punës duke u mbështetur nga eksperienca e radios ishte mjaft i mirë. Cdo javë  bëhej  analiza e programeve të transmetuara dhe miratohej programi televiziv i javës së ardhshme. Këtë detyrë e kishte drejtoria dhe kolegjumi i televizionit. Në vazhdim të punës për ngritjen e cilësisë së emisioneve dhe shtimin e orëve të transmetimit na u dha një fond nga
qeveria si dhe një numër fuqi punëtore që të
specializoheshin për kameraman, teknik etj. Nga ky fond  u blenë disa kamera,aparatura e laboratorit të filmit, Maviola e montazhit dhe dy aparatura të tjera montazhi “Ampeks”. Për 112 punonjës që na u shtuan u organizuan kurse specializimi për kameraman, montazhier dhe laborant. Për realizimin e këtyre kurseve patëm ndihmën e disa punonjësve të kinostudios si regjisori Kristaq Dhamo,Gëzim Erebara,Endri Keko, Faruk Basha etj.

Gazeta “Zëri i popullit”
Gjatë kohës që ky kuadër po kualifikohej, doli në gazetën”Zëri i Popullit” shkrimi “kur flet klasa nuk flet burokratizmi”. Mbi këtë artikull organet shtetërore dhe partiake ngritën organizmat e kontrollit që quheshin ”kontrolli i klasës punëtore”. Ekipi i kontrollit punëtor që erdhi tek ne ishte nga uzina e Autotraktorëve në të cilin bënin pjesë torrnitor, fonditor, frezator. Ky ekip shoqërohej nga një instruktor i komitetit të partisë së rajonit. Përbërja e këtij ekipi siç shihet ishte e panjohur me specifikën e punëve televizive.
Ky ekip qëndroi në television për një periudhë një javore. Në një takim që kam patur me këtë ekip më bënë pyetjen mbi ngarkesën e punës që ka çdo punonjës. Une iu pergjigja duke iu thënë se çdo redaktor ka në ngarkesë një emision në javë 20-30 minuta. Kjo përgjigje ata i çuditi dhe filluan të ironizojnë duke thënë : “ju bokeni pallë, si ka mundësi që një redaktor të realizoj në një javë vetëm 20 minuta” emision. Unë u përpoqa ti shpjegoj teknologjinë e punës duke i sqaruar se ky redaktor për këtë emision do të shkoj në bazë, do të gjej temën,do të xhiroj ambjentet, do të xhiroj ata që interviston dhe si të ketë mbaruar këtë punë kthehet në Tiranë. Filmi i xhiruar për këtë emision kalon në laborator për t’u  larë, kalon në Maviole për  t’u bërë montazhi dhe gjenden elementët për ilustrimin e transmetimit të këtij emisioni. Ky proces i gjatë pune atyre nuk u interesoi fare dhe filluan të qeshin duke thënë: “ju qenkeni mbytur në burokraci”!!!. Në mbledhjen e kolektivit ata dhanë konkluzionet e tyre duke thënë se nga kolektivi i punonjësve të televizionit duhet të shkurtohen 112 vetë. Vendimi i tyre u bë ligj dhe gjeti zbatimin e plotë. Unë duke qenë në funksionin e udhëheqësit artistik, duke dëgjuar këtë konkluzion ndjeva zemërim dhe shqetësim të madh gjë e cila më nxiti të bëj një përplasje nervoze me ta duke mos marrë parasysh pasojat që do të më prisnin.

Programet artistike
Gjatë kohës së punës time në televizion jam marrë dhe me realizimin e programeve artistike siç janë : realizimi i koncerteve të mëdha festive të Vitit të Ri dhe të evenimenteve të tjera. Po ashtu u përpoqa dhe bëra disa realizime për të futur në ekranin tonë emisionin : “Teatri në ekran” si dhe “Estarda në ekran” etj. Nuk kaloi shumë kohë nga kjo përplasje me kontrollin punëtor. Nën motivin e domosdoshmërisë për qarkullim më larguan nga televizioni duke u përpjekur të më emëronin në detyra të rëndomta jashtë profilit tim.Varjanti i parë për emërimin tim ishte në metalurgjikun e Elbasanit. Mbasi u kundërshtua ky mendim më emëruan që të punoja metodist në Krujë por edhe ky variant u anullua. Komiteti Ekzekutiv i Tiranës më emëroi si bibliotekar në biblioteken e Universitetit të Kamzës. Mbas shumë përpjekjesh dhe kundërshtimesh me ndërmjetësimin e atyre që më vlerësonin më emëruan si mësues në shkollen e kulturës së Tiranës.

Në TOB
Në vitin 1980 Ministria e arsimit dhe kulturës  me kërkesën e drejtorisë së teatrit të operas më ngarkoi me detyrë për të bërë regjin e operas “Goca e Kaçanikut” e kompozitorit Kosovar Rauf Dhomi.Për një periudhë shumë të shkurtër, me shumë pasion realizova regjisurën e kësaj opere që pati shumë sukses. Këshilli artistik dhe drejtoria e operas duke vlerësuar aftësitë e mia bëri kërkesën pranë komitetit ekzekutiv që unë të emërohesha si regjisor difinitv në Teatrin e Operas. Jo më shumë se një muaj më erdhi me postë në shtëpi zarfi ku mbante shkresën e emërimit tim në Tatrin e Operas si dhe datën e fillimit të punës në këtë institucion. Pasi paraqitem në drejtorin e teatrit me shkresen e emërimit në dorë, drejtoria e kuadrit të këtij institucioni thotë :”Mua nuk më ka ardhur asnjë urdhër emërimi për Kadri Metohun”. Mbas shumë përpjekjesh për të gjetur të vërtetën kërkova takim me sekretarin e parë
të komitetit të partisë së Tiranës dhe ky takim nuk m’u dha. Nuk kaluan
shumë ditë dhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Komitetit Ekzekutiv pa asnjë motiv u anullua vendimi për emërimin tim në teatrin e operas. Mbas ca kohësh e pyes drejtorin e teatrit të operas:” Përse ndodhi kjo punë me mua?”dhe ai m’u pergjigj “Shko pyet drejtorin e radio televizionit”.Qëndrova disa kohë pa punë me anullimin e këtij vendimi. Komiteti Ekzekutiv për të më mbyllur gojën  në këtë muhabet më emëron regjisor në Pallatin e Madh të Kultures ku edhe dola në pension.

Vitet e pensionit
Mbas daljes time në pension, një shoku im i ngushtë të cilit nuk po ja përmend emrin më thotë:”Do të dish se çfarë është shkruar në karakteristikën tënde?” Unë i përgjigjem:”tani që dola në pension pak më intereson se ç’farë kanë shkruar dhe folur për mua”. Por ai nguli këmbë që ta lexonte. Në të thuhej mes disa fjalëve të mira për meritat e mia se largohet nga radio- televizioni për faktin se ka zbutur sensin e luftës së klasave…





Tefta Radi: 
Vdis pa të të duan është shprehja popullore... 
E lidhur prej një jete me ekranin shqiptar gazetarja e njohur Tefta Radi është një nga ikonat e këtij televizioni. Zëri i saj i ëmbël, delikatesa, mënyra e përçimit të lajmit, komunikimi, veshja, një sërë elementësh që do ti kishte zili cdo gazetare dhe lajmëse e ekranit, e kanë bërë Teftën një ikonë potente të TVSH-së. Rrugëtimi i saj në këtë televizion i ngjan një tregimi, ku janë të ndërthurura në një të vetme, e vërteta me të pabesushmen ( jo e marrë si element artistik), për vetë faktin, se nga ky television, fidanishte e televizioneve shqiptare, janë përhapur lajmet më sensacionalë të Shqipërisë në kohërat e shumdiskutueshme ndërmjet dy sistemeve, atij monist dhe sistemit demokratik. Në ekranin e tij janë bërë publike vdekja e ish kryeministrit Mehmet Shehu, vdekja dhe rënja e bustit të Enver Hoxhës, lëvizjet studentore 1990, krijimi i Partisë Demokratike, ngjarjet e çuditshme të viteve 91-92, apo ato të viteve 1997-98.Në gjithë këto ngjarje, Tefta ndoshta ka qënë e vetmja folëse ekrani që ka qënë përçuese dhe memorja e gjallë e TVSH-së. Korrekte, simpatike, e sigurtë, fytyra më e njohur e ekranit shqiptar duket se ndër vite ka krijuar një lidhje të pazgjidhshme, që nuk është tronditur kurrë as nga oferta e shumta që ajo ka patur për të kaluar në televizione private. I ka qëndruar besnike Televizionit ku u formua figura e saj si profesioniste. Një profesion i bukur, që i ka kërkuar sakrifica të mëdha, sakrifica që i ka përballuar falë ndihmës së madhe të bashkëshortit, këngëtarit të njohur Frençesk Radi me të cilën ajo ndan jetën. Është nëna e dy fëmijëve tashmë të rritur, është bërë gjyshe dhe freskia dhe gjallëria e saj janë për tu admiruar. Vazhdon të ketë energjinë e zërit dhe të mendimit që është pjekur me kalimin e viteve.. Por ja, vjen një moment dhe asaj i hiqet statusi i gazetarit duke e transferuar në një detyrë të re, që asaj nuk i rri hiç për zemër, atë të një redaktoreje. Dhe kjo ndodh në një moment kur në opinionin e emancipuar flitet për zërin e lirë, zërin profesional. I hiqet një status, kur ajo ka një karrierë që në fushën që ajo përfaqëson, ka qenë gjithnjë në rritje. Gruaja që ka ditur aq bukur të komunikojë nëpërmjet ekranit, që ka mësuar dhjetëra vajza të dinë të shesin lajmin, sot ndjehet paksa e aneksuar. Në këtë intervistë për gazetën tonë ajo, tregon të fshehtat e karrierës së saj, forcën e ekranit, marëdhënien me këngëtarin e njohur, sakrificat e nënës dhe pa dyshim, kritikon fenomenin e mosmirënjohjes dhe të shmangies së vlerave, të papranueshme në një shoqëri demokratike.
-Kur ka filluar Tefta Radi për herë të parë punë në Televizionin Shqiptar?
-Në vitet 79-80. Fillimisht kam punuar në fushën e mësuesisë. Kam përfunduar studimet në Gjuhë –Letërsi në Universitetin e Tiranës.Mora emërimin në një nga rrethet më veriorë të vendit, në Pukë. Kam punuar kryesisht në Fushë-Arrëz si mësuese në shkollën e mesme. Arrita të filloj në Televizion pas një konkursi kombëtar që u bë për folësa. 
-Sa veta konkuruan në këtë konkurs?
-Në atë kishte një komision artistik që vendoste, dhe konkurenca ishte e fortë. Konkurentë kishte shumë, fitova dhe kjo qe edhe arësyeja e tërheqjes nga mësuesia. Në atë vit ishte e vështirë të shkëputeshe nga veriu dhe të ktheheshe përsëri në Triranë. Ka qenë Radio Tirana që bëri që unë të shkëputesha nga Fushë-Arrëzi Nuk mund ta them se në Fushë Arrëz e kam kaluar keq. Atëherë kanë qenë vitet e rinisë ku flija me ëndrra, me nostalgji, me forcë fizike dhe me një pasion për mësuesisë. Në Fushë Arrëz ruaj kujtime shumë të mira me mijëra malësorë, me njerëz fisnikë, mikëpritës, ku vazhdoj akoma të ruaj relata. Shumica e tyre tani janë jashtë shtetit. 
-Një moment nga jeta juaj që e keni veçuar nga Fushë-Arrëzi?
-Momenti kur unë u njoha me Franceskun. Më parë nuk njihesha. E kisha njohur vetëm nga ekrani si një zë i njohur në fushën e muzikës. Ai ishte i internuar në Pukë mbas festivalit të 11-të. Në atë vend u njohëm më mirë dhe nga viti 1975 e deri tani jemi bashkë. 
-Nuk e more parasysh se ai ishte i internuar dhe mund të kishe probleme me të ardhmen tuaj? 
-Me qenë realiste edhe në atë kohë janë bërë lëshime, ku trurin, sisetmi monist për hir të vërtetës ka ditur ta shfrytëzojë. Sipas interesave. Këtë e them edhe nga fakti se shumë nga spikerat e Radio-Tiranës kanë qenë me cene politike që nga Vera Zheji, Haki Bejleri, e shumë të tjerë. Nevzat Dibra, Agron Cobani e të tjerë gazetarë me emër vuajtën nga regjimi, po përsëri u rehabilituan për arësyen e vetme sepse duheshin. 
-Në atë kohë si e fituat konkursin, a ndjehej pesha e mikut dhe të qënit antar partie që ju të bëheshit folëse?
-Egzistonin. Por në një fushë të tillë, jo. Kërkesat ishin të forta. Është normale. Kishte shumë kërkesa artistike që duhej ti plotësoje, zëri radiofonik, qartësia. Unë fillimisht kam punuar në Radio -Tirana. Më vonë fillova paralelisht edhe në Televizion sepse kishte nevojë për folësa. Kërkesa e llogarisë nga ana profesionale kanë qenë shumë të forta. 
-Kush ka qenë emisioni i juaj i parë që keni dhënë në Radio Tirana?
-Ka qenë një ditë e enjte vjeshte, muaji tetor. Kam qenë nga natyra një tip i qetë, jo shumë emocionuese që mua më ndihmoi shumë në atë kohë që të dilja në ekran apo mikrofon. Kam ditur ta përmbledh veten. Gjakftohtësia më ka shoqëruar në të gjitha transmetimet e mia. Kjo më ka bërë që të jem më e sigurtë. Ky emision ka qenë në vitin 1979.
-Po në televizion në ç’vit keni filluar?
-Në televizion kam filluar në vtin 1980. 
-Si kanë qenë emocionet kur keni bërë kalimin nga Radio në Televizion? 
-Radio për ka mua ka qenë një shkollë e madhe. Të gjithë folëset që kanë kaluar nga radio kanë qenë shumë të mirë në shumë aspekte.Radio mbetet një nga studiot më të dashura ku vazhdoj ta dua, por ana televizive ishte diçka tjetër ku emocioni ishte më i madh sepse duhej të punosh paralelisht me lajmin, logjikën, transmetimin, paraqitjen vizive. Ku mendja të shkon në shumë gjëra si flokët, veshja, si dukem, është një kompleksitet gjërash, ndërsa në radio mund të rrish në çdo pozicion dhe mund të flasësh më lirshëm. Televizioni kërkon tjetër impenjim, tjetër prezencë.Të mendosh regjimin ku çdo gjë ishte strikte, ku lapsuset ndodheshin dhe tërhiqej vëmendja edhe për një të tillë.Është normale që kisha emocion. 
-Njerëzit e tu të afërm çfarë kanë thënë atë ditë, dhe a të kanë dhënë urime? 
-Më kanë pritur mirë të gjithë, edhe kolegët dhe nga ata që më kanë ndihmuar në radio që nga Elsa, Vironi, Kiço Fotjadhi, etj. 
-Si e shikoje veten të nesërmen nga një spikere në radio kalove në televizion. A e ndjeje veten më komode në sytë e njerëzve?
-Nuk e ishte e lehtë në atë kohë që aq shpejt të bëheshe publike. Kërkonte shumë punë dhe seriozitet për të vënë një emër.Besoj se jam përmbajtur. 
-37 vjet në Radio-Televizion, kush ka qenë dita më e bukur në ekran?
-Dita më e bukur është kur ndihesh mirë me punën unë them se janë të bukura të gjitha. Ditë të bukura quhen edhe ata që përcjell një lajm që vërtetë është i bukur,që i bën njerëzit e lumtur, dhe të tilla kanë qenë jo pak ashtu edhe kur në një ditë të trishtuar kur arrin të japësh një lajm tragjik.
-Ka pasur ndonjë moment kur ke bërë një lapsus dhe kritika të ka tërhequr vëmendjen?
-Në përgjithësi kam qenë e saktë. Nuk kam gabuar edhe pse në atë kohë nuk ishte teknologjia që është sot. Sot folësat e kanë materialin dhe e lexojnë në një ekran të madh, që i bën më të pavarur dhe të zhdërvjellët në të shprehur. Ne përpiqeshim të lexonim me shkrimin e makinës së shtypit herë me bojë e herë pa bojë, herë dukeshin gërmat dhe herë nuk dukeshin, me fjalë që shkruheshin edhe me shkrim dore. Kushtet e leximit në atë kohë kanë qenë më të vështira se sa sot. Sot për mua media është lluks, përsa i përket folësave dhe jo në aspektin e gazetarit. Sot të jeshë folës nuk është aq e vështirë sa ishte në atë kohë që kaluam ne. Veshjet janë më ndryshe. Ne në atë kohë veshjet i kishim të kufizuara. Para viteve ’90, ne zakonisht visheshim me xhaketa, me uniformë, me xhaketa blu, të errëta, pa shumë tualet, pa shumë bizhu. Kur punonim në terren kërkonim të nxirrnim gjërat ku jo gjithmonë përputheshin me realitetin, ku të intervistuarit të visheshin bukur, kur mos të kishte ndonjë mur të gërvishur mbrapa të intervistuarit, të mos kishte barseta pra të përfaqësonte njeriun e kohës. Ndërsa sot është tjetër liri dhe tjetër mundësi për të punuar. Sot në don të bësh një gazetari të mirëfilltë ke mundësi ta bësh. 
-A ka ndryshuar mentaliteti sot për folësat në radio-televizion?
-Sot ka ndryshuar mentaliteti. Në atë kohë folësi së pari duhet të kishte zërin radiofonik dhe televiziv. Duhet të kishin prezencë.Sot duket se gjërat kanë ndryshuar meqë edhe koha vetë ecën përpara.Spikeri nuk është më aq pozant.Sot gazetari mund të punojë në një televizion, edhe kur nuk i ka këto mëndësi arrihet të dalë. Megjithatë mirë është që ti ketë, që të jetë një figurë morale, të jetë një figurë e besueshme të ketë një lloj pjekurie. Nuk mund të jetë i besueshëm një i ri 18-19 vjeç në ekran. Atij i mungon prezenca, i mungon llogjika,i mungon zëri etj. Mirë është të merren parasysh edhe disa elementë që i plotësojnë figurën e të qenurit folës-gazetar 
-Kë do të veçonit ju nga të gjithë folësat në radio-televizion që kanë lënë gjurmë? 
-Unë e kam të vështirë t’i ndajë sepse kemi pasur shumë që nga Haki Bejleri,Vera Zheji,Nevzat Dibra, Kiço Fotjadhi, Elsa Xhai, Viron Noti, Virgjil Kule ku për mua akoma është i paarritshëm, është një figurë model. I kompletuar në çdo drejtim. 
-Ndoshta sot mungon një shkollë profesioniste për të qenë folëse në Televizion? 
- Sot tentohet për të qenë gazetar dhe folës bashkë. Nuk janë më ato nocionet e një folësi klasik.Sot njerëzit duan thjeshtë për të marrë lajmin. Sot edhe regjimi i jetës është ndryshe dhe e folura është ndryshe.Koha ecën edhe gjërat ndryshojnë.Po t’i hedhim një sy të shkuarës sonë, unë kur kam filluar spikere kam pasur një tjetër të folure nga paraardhësit e mi.Po të krahasojmë dhe të dëgjojmë folësat e viteve ’50 qoftë edhe në dokumetar të Kinostudios ka qenë një e folur në funksion të ideologjisë së kohës me nota lart për të nxjerrë atë madhështinë e sistemit. Ishte ideologjia e diktaturës së vet. Ndërsa sot dëgjuesi i thjeshtë i intereson të marri lajmin. Nuk pajtohem edhe me anën tjetër, ku sot në ekran ka njerëz që të lodhin ku i dëgjoj, me zërat e tyre qerramanë, ku nuk ka një shqipe të pastër, ku nuk ka redaktorë të lajmeve. Një emër qyteti ose fshati ose personaliteti jepet me emërtime nga më të ndryshmet. Janë sot folësa ku nuk njohin gjeografinë e vendit të tyre. Nuk dinë të shqiptojnë një emër lumi, mali, fshati, personaliteti etj. Kanë një lloj mendjemadhësie, ku e kanë për turp të pyesin.Unë sot që i kam lënë të 56-tat në çdo gjë që kam pasiguri vazhdoj të pyes dhe nuk më duket se është turp. Njeriu gjithmonë duhet të gjej më të mirën, më të bukurën, dhe duhet bërë ashtu siç është.
-Shikoj që ju jeni shkëputur nga të qenurit folëse, apo ndjeheni më mirë gazetare terreni? 
-Unë gjithmonë kam qenë edhe folëse edhe gazetare, i përkas atijë brezi vetmohus.Nuk e kam ndarë kurrë terrenin nga ekrani. Rreth 23 vjet kam qenë gazetare gjithë ditën dhe folëse në mbrëmje. Për mua terreni është i rëndësishëm .Nëse don të bëhesh një gazetar i mirë duhet të provosh terrenin. Terreni të bën të zot, të mbush me shumë informacion, me shumë lidhje dhe nuk do ti ndaja kurrë. 
-Ju duke qenë gazetare terreni, Francesku është bërë ndonjëherë xheloz për ju, apo ju për të? 
-Francesku i përket fushës së artit dhe asnjëherë nuk është bërë kurrë xheloz.
-Kur ka qenë dita më e bukur për jetën tuaj? 
-Dita më e bukur ka qenë dita e kurorëzimit. Nuk ishte e kehtë që unë të merrja Franceskun.Unë vija nga një familje me një tjetër traditë, me një baba ushtarak që nga ’74 edhe pse ishte i përjashtuar nga partia këmbëngulte që unë të merrja një njeri me biografi të mirë. Nga ana e familjes së Françeskut kishte pjestarë të pushkatuar. Francesku kishte një xhaxha të nënës që u dënua. Ai ishte një njeri me dije të mëdhaja, ishte shkolluar në Austri, ishte shkrimtar por u burgos dhe u kalb burgjeve të politikës, pa asnjë motiv. Ai kishte një xhaxha Lazaratin që kishte marrë medalje ari në Romë dhe nga monizmi u akuzua për shumë gjëra. Ai pas daljes nga burgu i internimit ka qenë model për mua. Ai më mësoi se si njeriu duhet të punojë, se si njeriu fal, të mësojë në jetë. Dhe shpirt madhësia njerëzore tek ai njeri i vuajtur tërë kohën ishte vyrtyti kryesor i jetës. Njerëz të tillë janë të rrallë në jetë. Nëse kam një idhull sot është Lazarati nga i cili kam mësuar shumë gjëra. Një brez të vuajturish duke u ndalur këtu edhe tek një libri juaj që keni arritur ti merrni këta njerëz në intervistë që kanë vuajtur, persekutuar dhe përsëri mbeten aq të lidhur dhe të dhënë pas Shqipërisë dhe se një pjesë e tyre sot është integruar në botën jashtë me pasion edhe me shumë dashuri, dhe me atë ndjenjën e madhe të faljes dhe të mos harimit të së të kaluarës edhe të faljes për një ideal akoma më të madh si të thuash ecjen e kombit përpara. Do të përmendja këtu emra si Vitore Stefa Leka. Ka një brez edhe më të ri siç është Alida Hisku, Këze Zylo, Nirvana Pistuli, Edlira Dedja, Maya dhe emra shumë që unë nuk mund ti them edhe si Astrit Leka, të cilët kanë vuajtur dhe kanë punuar dhe përsëri kokën e mbajnë nga Shqipëria duke ndihmuar me sa munden shqiptarët në vendin ku ata jetojnë edhe punojnë por duke u bërë edhe pjesë e Shqipërisë me aftësitë e tyre të shkruara me ngjarjet që ata sjellin për të mësuar më mirë të kaluarën gjithmonë në funksion e një të ardhme më të mirë, larg mllefit dhe të urrejtjes. 
-Kush ka qenë periudha më e vështirë e punës suaj si folëse në Televizion?
-Por do të veçoja si vitet e një gazetari të mirfilltë vitet e ndërrimit të sistemit në vitet ‘97-‘98 ku për mua kanë qenë vite të tmerrëshme, ku shqiptarët u ngritën kundër shqiptarëtve, ku nuk dihej se çfarë kërkonin, ku qëllohej nga të gjitha anët, dhe ku jeta e shqiptarit më është dukur më pa vlerë se kurrë.Kur askush nuk trembej nga kallashët, nga predhat, të gjithë nxirrnin kokat në dritare dhe asnjë nuk kishte frikë. Në ’97-tën kujtoj atë natë kur televizioni u braktis tërësisht, ku thuhej se do i vinin minë. Ku folësit kishin filluar të nxirrnin sebepe ku jam sëmurë, nuk vij dot etj. Në atë kohë jam ndjerë e vetme me një grup shumë të vogël gazetarësh. Ishte një natë tmerri ku një natë përpara, para sheshit të “Rognerit” ishte vrarë një nga policët, ndërsa me ne, kur kishim lënë turnin e punës na dalin pas pemëve në bulevard dhe na ndalojnë 4-5 njerëz me kapuçë në kokë me armë. Më kujtohet se ne atë natë mbetëm vetëm në televizion.Kam qenë në një zyrë me teknikun Kastriot Fejzo dhe aty lindi dhe ideja për të dalë dhe për të bërë një thirrje publike në ekran. Njerëz që vriteshin, nëna që i jepnin gji fëmijës dhe ashtu në gji i vrisnin plumba qorr. . Aty bëra atë thirrjen publike që si nënë, si grua dhe si gazetare t’i themi stop armëve. 
-Ju vetë e ideuat këtë tekst?
-Kjo ishte një gjë e dalë nga shpirti në një moment mjaft të dhimbshëm. Fill pas këtij momenti ka ardhur mjeku kardiolog Anastas Kondili i cili doli nga shtëpija në mes të plumbave për të bërë një thirrje të dytë pas thirrjes time. Thirrja e tij ishte një zë intelektuali, mjeku, shqiptari të vërtetë, në emër të jetës, vëllazërisë, për të larguar armët nga duart. -Këto ishin jashtë programit? -Nuk bëhej fjalë fare për program. Dua të theksoj këtu drejtorin e asaj kohe të informacionit Ardian Tepelena që ka qenë nga njerëzit e paktë, që atë natë ai kishte vënë krevatin dhe ishte gdhirë në dhomën e informacionit.Ai ka punuar shumë.Ishte koha kur një pjesë e gazetarëve e kishte braktisur televizionin .Ishte Amalia Dhamo, Afërdita Sokoli, që nuk u shkëputën, pikërisht ato që u rritën me televizionin dhe e shihnin edhe në këtë moment si pjesë të shtëpisë së tyre. Por atë natë kur unë u ndodha vetëm me teknikun dhe me dy njerëz në gjithë këtë metalurgji nuk do ta harroj kurrë.
-Çfarë programesh transmetonte televizioni në këtë moment delikat të historisë shqiptare? 
-Ditën kishte programe të ndryshme pa shumë përzgjedhje. Ishte një moment i vështirë ku kishte të shtëna armësh, ishte një luftë pa front. TVSH u braktis për një moment, pasi ku u tha se do të vihej bombë, do ta pushtojnë etj. Nuk dua ta kujtoj më.Episode të marsit të ’97 unë kam kaluar shumë, sepse isha gazetare e terrenit. Por nuk jam prekur, kurrë pasi kam bërë një gazetari të mirëfilltë. Dhe atë vit kam qenë një gazetare terreni, por terren lufte. Kudo që shkoje, shikoje njerëz të armatosur dhe një vend të braktisur të shuar. Do të kujtoj Qafën e Muzinës, ku kam qenë me Naum Laskun duke shkuar për në Sarandë për të xhiruar, në Gjirokastër, në Lazarat etj. Unë kam qenë e pranishme kudo. Dilnin në rrugë njerëz me maska, me doreza të zeza, me armë me automatik etj. Mua më thoshin kalo motër nuk kemi gjë me ty, sepse ishte fituar ajo besimi i figurës të të sjellurit e lajmit ashtu siç ishte. Kemi takur edhe një prift në Qafë Muzinë me Naumin. Ai me dashamirësi më tha shiko jetën tënde, se është më e vlefëshme se sa kjo që po bën.Ndërkohë që shikoje patrulla policie që kontrrollonin njerëz dhe nga këta njërëz ishte edhe ky prift. Nuk ia mësova dot emrin por më ka ngelur në mendje. Një moment tjetër... Koha e sulmit ndaj Televizionit në vitin 1998, ishte një nga kohët më të shëmtuara, një nga ditët më të shëmtuara. Ishte një ngjarje e dhimshme, e hidhur, ku u braktis i gjithë shteti. Shteti ra si kështjellë rëre, u dorëzua për disa orë. Televizioni kaloi çaste tensioni, kolapsi.
-Në gjithë këtë karrierë dhe njohje, si nuk u stacionua në ndonjë punë më të rehatshme Tefta ? 
-Jeta ime është ajo e një gazetarie të mirëfilltë, ku nuk kam bërë kompromise me asnjë klan. Jam nga ato gazetare që njoh shumë nga e majta dhe nga e djathta, që gjithkujt mund t’i kisha kërkuar një nder, për të mos patur këtë pagë që kam sot, apo për ndonjë vend pune më të mirë. Por nuk dua që ti them faleminderit njeriu për punën time. Besoj se kam bërë një punë për tre dekada në këtë institucion dhe duhet të kisha një vlerësim sot. Në demokraci shpërblimi jepet sipas meritave dhe punës jo sipas bindjeve politike.
-Shikohet që shumica e emrave që që përmendët më lart janë personalitete në diasporë, mos vallë ende vazhdon një largim i trurit shqiptar? 
-Është mëse e qartë.Largimi i trurit shqiptar ka vite dhe këtë do ta cilësonja një fatkeqësi për kombin, dhe e keqja është se nuk po mundim ta thithim trurin e tyre. Vihet re se një përqindje e madhe e studentëve që sot frekuentojnë studimet jashtë me kokrra janë ata që mund të kthehen në vendin e tyre, sepse nuk gjejnë atë vlerësim, nuk gjenë një vend pune për ku ata kanë mësuar, ose gjejnë një punë shumë të paktë për tu paguar ose vijnë e provojnë dhe ikin përsëri. 
-Duke patur parasysh që ju keni fëmijët në emigracion, a e ke menduar ndonjëherë që të ikni në emigracion?
-Kam filluar ta vë në pikëpyetje edhe pse kam një moshë jo të përshtatëshme jam zhgënjyer edhe unë si shumë të tjerë. Kam punuar edhe unë ku kam dhënë shpirtin tim, rininë time ku nuk kam ndarë ditën nga nata, ku nuk i kam vënë fëmijëve të mi një pjatë gjellë të ngrohtë përpara, ose kur i kam lënë ata me temperaturë për të kapur transmetimin dhe nuk u vlerësova kurrë, sepse nuk isha pjesë e asnjë klani, pse nuk isha pjesë e një imoraliteti.Fatkeqësisht sot njerëzit që marrin poste janë njerëz militantë, janë njerëz që nuk dinë të vlerësojnë atë ç’ka përbën vlerë dhe po të vësh re emra nga më të çuditëshmit që nuk i kanë dhënë një sekondë televizionit, njerëz që nuk vijnë në punë, sot mbajnë emërtesa nga më të çuditëshemt dhe mund të paguahen 2-3 herë më shumë se unë. -A është marrë ndonjëherë me politikë Tefta? -Nuk jam marrë edhe pse kam pasur mundësi të merrem me politikë. Nuk më ka përlqyer asnjëherë politika, madje do të thosha se më është kërkuar që të merja një funksion si sekretare e rinisë së Rrethit por nuk kam pranuar kurrë ashtu si edh e sot në vitet e demokracisë.E kam parë veten larg politikës. Më pëlqen liria e gazetarit, më pëlqejnë njerëzit, ku mund të afroj për ta diçka një zgjidhje, nj ë mundësi etj. Politika shqiptatre sot nuk të ofron asgjë për ta admiruar. Politika më e mirë për mua është të sjell një lajm të gëzuar, një reportazh, një portret njerëzor, një nën që lind një fëmijë,
-Si është një ditë pune për Teftën? 
-Puna për mua është pasion.Dhe nëse ka një fjalë agresive, unë shprehjen agresive unë do ta përdorja vetëm në punë. Gjithmonë kam qenë agresive në punë, në kuptimin që çdo gjë që e kam nisur kam dashur ta mbaroj në kohë rekord. Nuk i kam zvarritur kurrë gjërat, është një punë që e kam dashur dhe vazhdoj ta dua, edhe pse në television ka njerëz që nuk duan të punojnë. Nuk dua të errësoj gjithshka, gjen me të vërtetë njerëz militantë, por gjen edhe njerëz që e kanë pasion punën që ashtu si unë, kanë dhënë shumë për atë ekran, por ka edhe të rinj që vijnë me horizonte për të sjellë diçka të re .Si Mirela ….. që ka qenë gazetare lufte që vjen me një eksperiencë perëndimore e shumë të tjerë . E admiroj për vizionin dhe për përpjekjet për të futur emisione të reja në televizion. 
-Keni ndonjë peng të të qenit gazetare në Televizion?
-Nuk jam bërë pishman kurrë se po të isha bërë pishman do ta kisha lënë. Një peng kam që, pas kaq shumë vite pune, mua tani, më hiqet statusi i gazetarit dhe kaloj në redaktore.Është një moment i cili unë do të kthehem dhe do ta kërkoj në rrugë ligjore, më duket një padrejtësi që më është bërë. Jam njeriu më i papaguar në televizion, edhe pse përpiqem të punoj më shumë se sa të tjerët, sepse akoma nuk kam dhënë atë që unë mund të jap, maksimumin. Kam ende rezerva, pasi am eksperiencë..Mendoj se nuk është bërë ndonjë vlerësim për njerëzit që i kanë dhënë shumë televizionit. Zakonisht vlerësimi bëhet kur vdes.Vdis pa të të duan është shprehja popullore. Kështu ka ndodhur shumë me kolegët tanë. Kur del në pension një punonjësi të televizionit nuk i thuhet faleminderit, nuk i jepet një tufë lule, nuk i jepet një dorë miqësie, një dorë ndarje për t’i thënë faleminderit për vitet e punës. Kjo është gjëja që vuaj më shumë. Nuk flas për veten, unë flas për të gjithë brezin tim.Mënyra se si ikin shumë prej ikonave të TVSH është shumë e shëmtuar. Kurrë në televizion nuk organizohet një festë dhe t’i thuhet një faleminderit këtijë njeriu që po del në pension.E vetmja gjë që dua ta lidh me Mirelën……., është ajo mbrëmja gala që u bë në televizion për vitin 2007, ku u dhanë disa çmime. Mu duk një gjë e mirë kur punonjësit u mblodhën dhe vlerësuan njeri-tjetrin, megjithëse jo të gjithë e gjetën veten, ku kishte edhe të pakënaqur por hapi i parë u hodh. Ishte një risi. Eshtë bukur të shikosh të gjithë kolegët e të gjithë brezave sepse ishin të ftuar të gjithë brezat, pasi ky televizion që është hapur sot është hapur me ta me kontributin e tyre.Çdo kohë ka prurjet e veta.Nuk mohoj edhe të rinjtë që i kanë dhënë emër televizioneve. Erdhe sot ka emra gazetarësh të rinj që i vlerësoj dhe i respektoj. 
-Ju nuk jeni larguar asnjëherë nga televizioni shqiptar edhe pse keni pasur oferta, kush është arësyeja ? 
-Arsyeja ka qenë ndoshta se jam përkushtuar në përgjithësi. Edhe ata që janë larguar kanë pasur një konflikt me televizionin për motive politike. Nuk jam me atë të qenurit të përjetëshëm, absolutisht jo.Çdo gjë ka kohë, ka prurjet eveta ashtu si edhe unë kur gjeta një brez tjetër. Por puna është se cdo brez duhet vlerësaur dhe i duhet dhënë ajo që i takon. 
-Në radio televizion ka më shumë folës femra se sa meshkuj, kjo ndodh se ka rënë rendimenti i folësve meshkuj, apo është ndonjë dëshirë e pronarëve që femra të jetë më prezente në televizion?
-Unë nuk e mendoj kështu, por mendoj se nuk kërkohet për të pasur një balancë, Vazhdojnë të hyjnë një pjesë me miq. Unë nuk mendoj se mungojnë meshkujt folës sot në Shqipëri. Mendoj se po të kërkosh gjen gazetarë folës shumë të pregatitur njohjes të informatikës të gjuhëve të huaja. 
- Familja shqiptare përjeton një krizë. Divorcet shtohen. Personalitetp të ndryshme mendojnë se një pjesë e problemit është dhe shpenzimet e teoruara të seksit femër. Kush është mendimi juaj ?
-Unë nuk e shikoj krizën e familjes shqiptare vetëm tek shpenzimet e tepërta apo, tek veshja e femrave. Shoqëria shqiptare sot po përjeton një krizë, një krizë identiteti, një krizë ekonomike. Në Shqipëri janë formuar dy shtresa një shumë e pasur dhe një e varfër. Nuk ka një shtresë të mesme, dhe po rritet shtresa e të varfërve. Kushtet, ekonomia, baza sociale, është gjithshka për mua dhe e dyta po rritet deri diku një brez egoist. Janë të paktë ata të rinjë që pajtohen me reaitetin dhe të çajnë në jetë, ndërsa pjesa tjetër në rrugë,ku pjesa më e madhe janë femrat shqiptare që kërkojnë të vishen bukur, edhe pse vijnë nga një familje që nuk kanë, kërkojnë që të kenë një makinë lluksoze edhe pse nuk kanë bërë një ditë punë, kërkojnë të kenë një shtëpi edhe pse nuk kanë asnjë të ardhur. Dhe këto kërkojnë ti gjejnë nëpërmjet rrugëve amorale apo imorale, për mua kjo është arësye kryesore. Pastaj, ka familje ku dikush e shikon veshjen. Veshja të jep edhe një lloj identiteti, këtu nuk dua të kaloj edhe anën intekektuale. Sepse të vishesh pa pasur intelekt në shoqëri del bllof. Por që të vishesh normal më duket normale. Unë vetë jam larg ekstravagancës, larg asaj që mund të shëndërrohet në mit të modës duke mos pasur asgjë. Nuk mund të kapësh majën kur ti nuk ke firmosur një ditë punë.Tek disa femra përpiqen të arrijnë gjithshka në një kohë rekord që kur janë studente duke manipuluar me njerëz duke u bërë herë pas here dhe prishëse të familjeve, duke penetruar në format më të ndryshme për të qenë dikushi kot.
-Kë vlerëson më shumë tek një njeri Tefta Radi? 
-Vlerësoj sinqeritetin. Vlerat që ai ofron për shoqërinë. Vlerat që nisin që nga familjet për mua janë esenciale. Sepse ka më pak krizë, më pak divergjenca, grindje, fyerje në rrethet shoqërore. Mendoj se njerëzit me vlera duhen vlerësuar. - Ju mbani lidhje me shumë mikesha në diasporë. Dhe në disa raste ato shprehin dy gjëra se Tefta ka ngelur e re edhe nga ana vizuale ashtu edhe në mendim edhe në dashuri njerëzore, kush janë këto sekrete ? -Për këto mendime i falenderoj të gjithë miqtë e mi kudo që janë. Jam një njeri që lëviz shumë, punoj shumë.Për dashurinë për njerëzit jam edukuar në një familje që t’I dua dhe ti respektoj pasi nektarin e dashurisë i kam marrë gjysh dhe gjyshe ku kaloja muajt e beharit të cilët nuk i harroj kurrë.
-Ju keni qenë në TVSH në sistemin monist, a keni pasur ndonjë rast ta takoni Enver Hoxhën? 
-Unë nuk kam pasur rast ta takoj Enver Hoxhën edhe pse kam punuar mbi një dekadë në atë sistem si gazetare. Gazetarët që mbulonin atëherë Enver Hoxhën ishin të caktuar. Jo kushdo mund të shkonte atje. Kanë qenë Alfons Gurashi, Agron Çobani, Zamira Koleci. Unë kam punuar thjeshtë si gazetare dhe folëse. 


Ksanthipi Stratobërdha (Bicka), 
Radio-Korça disponionte në arkivën e saj me mijëra pllaka gramafoni 


Znj Pipi (Kështu njihet në Korçë), ka lindur në Korçë dhe ka mbaruar për matematikë në Romë. Në vitete e sutimeve në Itali ajo u muar me sportin e bukur të tenisit ku doli dhe kamione në Universitetet italiane. Kur kthehet në atdhe ajo ju përkushtua radios du ke u bërë një ngë folëset e par dhe drejtueset e suksesshme të Radio Korçës. Korrekte, këmbëngulëse ajo u mundua që profesionin e saj ta kalonte dhe tek fëmijët e saj siç është Elsa Xhai, një nga folëset më të spikatura të Radio Tiranës.

-Znj. Ksanthipi apo Pipi siç u thërrisnin në qytetin e Korçës!
Ju keni studiuar jashtë vendit (në Itali), dhe pas kthimit tuaj në Shqipëri keni punuar në stacionin radiofonik të Radio-Korcës. Kur filluat dhe cfarë kriteresh kishte atëherë?
Pershendetje! Tani që po flas jam 84 vjeç. Ruaj në kujtesë ditën kur fillova punë në vitin 1945 në stacionin e Radio Korçës në godinën afër turizmit të vjetër të Korçës. Radio-Korça transmetonte vite të shkuara siç më thoshin teknikët e zërit Vasili e Tasi, por që e drejtonin të huajt, tek një godinë tjetër mbrapa kishës së Mitropolisë. Dëshira për të kontribuar në atdheun tim u realizua pas një konkursi në R. Korça në vitin 1945, ku dhe fillova të punoj si redaktore-spikere, e pse dhe spikerja e parë ( sic më thoshin e kësajë radioje në shqip në qytetin e Korçës.
-Diçka rreth transmetimeve  të R.Korcës në kohën që ju punuat aty?
-Siç ju thashë fillova punën definitive në Radio në vitin 1945 dhe për tre vjet deri në vitin 1948 punova me pasion. Në Radio është një magji! Në orën e mëngjesit shpesh lidheshim me R-Tiranën, kurëse mbasdite, të gjithë transmetimet ishin direkt. Në studio cdo ditë vinin grupe mhe orkestra. Ata interpretonin direkt, live siç i thonë tani, lajmet, buletinet e lajmeve po kështu jepeshin direct. Azhanset vinin të shaptilografuara nga ATSH, lajme të brendëshme dhe të jashtëme nga agjencitë që nga AFP, TASS, HSINHUA, ROJTER, (dhe natyrisht i radio-ndërlidhjes). Pra për të dhënë në radio merrnim lajmet nga fshatrat dhe prefektura. Radio-Korça disponionte në arkivën e saj me mijëra pllaka gramafoni (apo disqe) me muzikë popullore të zonës, me këngë qytetare korçare, të shqipërisë së mesme dhe shkodrane. Me qindra pllaka gramafoni kishim kur transmetonim muzikë klasike dhe muzikë vallëzimi.
-Emisionet me tematikë për rininë, gruan, bujkun, punëtorin, ishin të shtrira në të gjithë orën e të gjitha direkt. Bashkëpunëtorët e Radio-Korçës ishin të përhershëm gjatë gjithë javës. Më kujtohet Radio-posta me muzikë të preferuar. “Ora e punëtorit” ku flisnin punëtorë të sindikatave të punëtorëve, të cilën e drejtonte bashkëshorti im. Ai punoi si redaktor dhe spiker i jashtëm për një vit dhge e hoqën. Babai i tijë jetonte në SH.B.A dhe shkruante në gazetën “Liria” të Bostonit. Aty në Radio-Korca ne u njohëm, u dashuruam dhe u martuam. Edhe ai kishte kryer studimet në një shkollë perëndimore. Më falni se nuk mund të mos flisnja për bashkëshortin tim me një zë brilant që e kasha edhe koleg- tani ai nuk jeton më.Më telefonuan një ditë nga  RTSH se do të realizonin një telereportazh për të, por u vonuat dhe ai tashmë nuk jeton ju thashë. Më vjen keq që në atë kohë çdo gjë ishte direkte dhe zëri i tijë i Petros nuk ekziston.
-Po emisionet e tjera a ju kujtohen?
-Po, ishte ora gazmore ku aktorët debutonin direkt, shpesh edhe unë futesha si aktore, sepse gjithmonë kishim edhe mungesa për arësye  shëndetësore të aktorëve. Ishte edhe ora e Rinisë,  “ora e gruas”, “ora e bujkut” të cilat ishin përcaktuar 30 minuta (direkt). Më kujtohet se mbas emisioneve të drejtëpërdrejta  të mbasdites e të mbrëmjes rreth orës 22e tridhjetë-23 ne lidheshim përsëri  me R- Tiranës për lajmet e fundit.
-Më pyetët për lidhje të tjera të radio-Korcës? 
-Isha larguar nga radioja, kur dëgjoja që Radio-Korça gjatë ditës edhe në mëngjes lidhej me Radio-Moskën në gjuhën shqipe, ku si spikere ishte një vajzë korçare.
-Znj.Pipi në ato vite a keni pasur rastin të takonit  Enver Hoxhën, Mehmet Shehun apo udhëheqës tëe tjerë të partisë dhe si ka qenë komunikimi?
-Asnjëherë nuk kam pasur rast të takoj asnjë prej tyre, mbase drejtorët apo autoritetet të partisë së tyre po. As unë dhe as bashkëshorti im s’jemi takuar. Mua pas tre vjetësh më hoqën nga me arësyen se do të rindërtohej. Megjithatë unë që kasha dëgjuar edhe radio të huaj doja që radioja ku unë punoja të dallohej nga profesionalizmi, nga një ritëm e gjuhë e pastër kombëtare, nga programe edukuese e argëtuese që të kënaqnin shijet e të rinjëve e të rejave. Po të më pyesnit se pot ë ishit edhe një herë e re, ku do të donit të punonit, do t’ju them me bindje në radio, në një radio që përhap  të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
-A keni dashur që këtë profesion ta transmetoni edhe tek fëmijët?
-Natyrisht. Ja, vajza ime Elsa Stratobërdha (Xhai} pas 22 vjetësh filloi këtë karierë në Radio-Korça, e më tej mbi 3 dekada në R-Tirana. Shpesh të dyja debatojmë, e kritikoj për ato çfarë nuk shkojnë me shijet e dëgjuesve dhe e përsërish shpesh “Magjinë e  radios”.



Elsa Xhai

Emisioni më i suksesshëm “Një shoqëri për të gjithë”
Politika shqiptare gjithmonë është në deficit ndaj grave

Ka mbaruar fakultetin e Histori-Filologjisë, dega gjuhë-letërsi dhe zotëron katër gjuhë të huaja, mes të cilës dhe persishten. Ajo ndoqi me shumë respekt gjurmët e zërave të mëdhenj të radios që nga Vera Zheji, Meropi Matlia, Bejleri, Lutos etj. Një zë që ka jehuar për 36 vjet në valët e Radio Tiranës duke e bërë të dashur dhe miqësor për miliona shqiptarë. Fjala shqip e tingëlluar korrekt dhe bukur ka rritur vlerat e gjuhës shqipe. Emisioni “Mikrofoni midis jush” drejtuar nga ajo për 10 vjet rresht ka qenë më i ndjekuri. Në vitin 1990 falë erës pluraliste që frynte në portat e Shqipërisë, ajo ideon dhe realizon për herë të parë komunikimin direkt me dëgjuesin në transmetimin e mëngjesit, emision që e vazhdoi për 8 vjet rradhazi. Në kanalin e parë të Radio Tiranës programon emisionin “Një shoqëri për të gjithë” i cili në qendër të tij kishte njerëzit me aftësi të kufizuar. Kjo rubrikë u transmetua për 10 vjet rresht. Në vitin 2001 ajo realizon emisionin “Gruaja shqiptare në karrierë” në kanalin e parë, ndërkohë që nga viti 2000 punon si kordinatore e tre kanaleve. Përpiqet të punojë dhe të kualifikojë gazetarët e rinj, të cilët sot shprehin konsideratat më të larta. Organizon sondazhe për dëgjimin e radio Tiranës në gjithë vendin, deri tek shqiptarët jashtë atdheut, grumbullon vërejtjet dhe jep mendimet për organizim dhe çelje rubrikash të reja duke ndikuar kështu në dëgjueshmërinë e këtij stacioni. Me zërin e saj brilant janë realizuar qindra reklama dhe spote publicitare. Ajo ka regjistruar me qindra dokumentarë dhe emisione nga më të shikuarit e të dëgjuarit. Veçanërisht emisionet e saj për bashkëatdhetarët nga Amerika, Greqia, Italia dhe e gjithë Europa, kanë qenë ndër më emocionuesit. 

-Znj Elsa, jeta juaj ka patur një rrugë të gjatë, atë të radios dhe të gazetarisë së shkruar. Kur keni qenë për herë të parë para mikrofonit dhe si jeni ndjerë?
-Kam qenë në vitin e dytë të shkollës së mesme në Korçë “Raqi Qirinxhi” kur u ndodha para mikrofonit të qendrës së zërit të kësajë  shkolle si fituese e konkursit letrar  me një poezi dhe esse të cilat i paraqita siç i kërkonin, në gjuhën shqipe, ruse dhe angleze. Bashkëmoshatarët e mi dhe mësuesit më falenderuan dhe pas dhjetë ditësh u ndodha në një konkurs rinor në mikrofonin e Radio –Korçës. Më thanë se përveç emisionit të rinisë, ti çupë do të vish çdo të dielë në mikrofon të japësh lajmet, dhe të hartosh dhe ti flasësh programet muzikore të radios. Fillova të shtypja gjithshka me makinë shkrimi “Olivetëti”, sepse atëherë nuk kishte kompjuter. Pas disa muajsh viziton Radio Korçën, drejtori i Përgjithëshëm Z. Thanas Nano. Hyri në studion e transmetimit më përshëndeti, dhe me sa pashë unë isha e dobët dhe nuk ia mbushja syrin që me ato duart e holla po shtypja dhe po hartoja programin. Më tej sapo kasha filluar vitin 4-të të shkollës së mesme e përgatitesha të shkoja në universitet. Më njofton drejtori që pas një viti do të organizohej një konkurs i madh në Radio- Tirana për redaktor-spiker me pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria. Viti kaloi shpejt dhe unë u ndodha në Tiranë, studente tekk shkencat e natyrës, aty më kishte caktuar seksioni i arsimit. Ditën që mora pjesë në konkurs në ish kameralen e Radio Tiranës, më shoqëruan emocione pa kufi, përpara kisha zonjën Vera Zheji, Ruzhdi Pulahën, Nasi Lerën, Agron Çobanin e plot gazetarë e shkrimtarë që punonin aty. Pas leximit e pyetjeve të pafund dëgjova zërin kumbues të Vera Xhejit që përsëriti emrin tim dhe më la një takim tjetër. Radio-Tirana mu duk gjigande, tepër e pastër transmetoheshin përveç shqipes edhe emisione në 22 gjuhë të huaja, emision për bashkëatdhetarët tanë ishte i përditëshëm. Ndërkohë kur dal jashtë mjedisit të radios shoh grumbuj njerëzish pa fund që kishin në duar valixhe të ardhur nga të gjithë rrethet, për të marrë pjesë në konkurs, nga i cili do të pranoheshin vetëm dy persona, një në radio e një në television.
- Më 1971 filluat të punonit në Radio-Tirana dhe pas 13 vjetësh më 1984 ju keni botuar  një libër interessant  pë rata apo ato  që punojnë në radio dhe për bashkëpunëtorët  e RTSH( në mos gaboj libri i parë shqiptar në fushën  e medias).
-Libri titullohej “Të flasim bukur dhe me kulturë në RTV” u botua në vitin 1984 nga Drejtoria e Përgjithëshme me drejtor Z. Marash Hajati. Inciativa ishte e kolegut tim Ahmet Balliu, me vajzën Albanën që tashmë punon në Danimarkë, hapa edhe transmetimin e parë direkt të R-Tiranës me dëgjuesit e mëngjesit në vitin 1990. Janë theksuar në libër tiparet e Gazetarit e redaktorit radiofonik:
a) Një përgatitje e  përgjithshme  shumë e mirë universitare.
b)-Një mendësi shumë e zhdërvjellët, radioja është një mjet i ri, në ndryshim të përherëshëm, është e rëndësishme të eksperimentosh produkte dhe gjuhë të re.
c)- Një aftësi e vecantë për të punuar në kohë tepër të kufizuar
d)të komunikosh e të punosh  me lehtësi në grup.
e) Asnjëherë të mos hamendësosh kush thotë dhe ku qëndron vështirësia? Hap një mikrofon dhe fol, jo vetëm nuk është e aftë, por edhe nuk do të mësojë  kurrë.
k)- Pak shpirt sakrifice përsa i përket orarit (puna nis herët në mëngjes).
g)- Një këshillë që ka të bëjë me synimet që do të arrish. Kush klikon (të bëhet shumë i famëshëm. (i llojit “Gjithë njerëzit më njohin kur kaloj rrugës) është mirë të rrahë rrugë të tjera( jo radion). Janë shumë të rralla rastet kur fillon punën  në radio e mbetesh aty të bëhesh personazh i famshëm. Por në të gjitha rastet e tjera mbetet kënaqësia  e të paturit dëgjues besnikë që, më shumë se  emrin  do të kujtojnë zërin tuaj. Kam filluar të ripunoj materialin e librit e kam nënvizuar  se në një takim  që kam patur  në Neë York në Amerikë ndër të tjera identifikonin radion me drejtuesin e emisionit (bie fjala). Isha ftuar në Radion e Kiço  Fotjadhi.
Përveç librit mbas viteve 90 kam shkruar një sërë artikujsh në revistën “Sfida”ne Novib” kam realizuar disa studime rreth emigracionit në Itali, Greqi, Angli, SHBA e Kanada, që një pjesë i kam botuar. Këto vitet e fundit kam realizuar edhe një sërë emisionesh në Neë York (SH.B.A) kam marrë pjesë në marshimin e madh për çështjet e gruas në Uashington DC,në OKB”Pekini + 10” Një sërë telereportazhesh, nga vendete mësipërme. Kam botuar librin “Dropullitët”pas një cikli radio e telereportazhesh nga 34 fshatrat e Dropullit etj.Shkrime në shtypin tonë të përditëshëm 
-Cili ka qenë emisioni juaj më i suksesëshëm në Radio dhe sa zgjati?
-Pas vitit 90 kam realizuar një cikël emisionesh për njerëzit me aftësi të kufizuar (1993-2003) titulluar “Një shoqëri për të gjithë” Vitin e parë e realizuam tre gazetarë, unë, Antoneta Malja dhe Adi Murraj, pas një viti e vazhdova e vetme ciklin e emisioneve deri në vitin e dhjetë dhe pas këtyre emisioneve për njerëzit më nuk u realizuan.
-Mund të flisni pak për kolegët tuaj që keni ndarë ditë të mira e të këqija e që keni sakrifikuar shumë nga orët e lira për t’ju kushtuar radios?
-Punën time e ndaj në dy periudha, para 90-tës dhe mbas 90-tës. Para 90-tës së bashku me kolegët e mij Kiço Fotjadhi, Meropi Mathia,Viron Noti, Lili Kosta, Haki Bejleri etj kemi qëndruar të mbylluyr në studiot e transmetimit edhe 12 orë, ditë festash e ditë zie kombëtare. Në studiot e regjistrimit e të montazhit edhe ditët e pushimit në mëngjes herët, orët e vona, por edhe duke qenë  non stop 24 orë. Kemi derdhur lot por edhe kemi qeshur me zor. Kemi lënë fëmijë të sëmurë në shtëpi dhe kemi folur pa fund për sukse se për arritje për të vërteta e jot ë vërteta  këto të përgatitura nga persona të redaksive të tjerë e të sjella enkas për transmetim, kemi folur mes kolegëve të lartëpërmendur me pëshperitje, me vështrime vëngër deri në prag lirinë e 90-tës
-Periudha mbas 90-tës
-Në 91-shin kam ngrënë edhe shkopat e parë të gomës me ing Eli Vejsiu duke u bashkuar me lëvizjet e studentëve në qytetin e studentëve, ku ndodhej edhe vëllai im. Shqetësime e gëzime. Erdhi për mua periudha pas viteve 90-të.
-Kolegë të tjerë: Me Agron Çobanin kam transmetuar nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 24 ardhjen në Shqipëri të Papa Gjon Palit  të Dytë, eveniment për Shqipërinë. Agroni me elekuencën  e tij të krijonte në studion e radios emocione të forta. Papa Gjon Pali I Dytë puth tokën shqiptare. Emocione e lot ka qenë transmetimi maratonë i asaj dite e shumëpritur për cdo shqiptar. Kam qenë me fat që e para kam folur direct me dëgjuesit e radios nga ora 5-8 e mëngjesit. Më vonë kujtoj debatet në studion e Kanalit  2 të Radio Tiranës me Alfonsin, Agronin, Pirron për tematika e çështje që audience po shtohej sidomos jashtë vendit me emigrantët. Të paharruara ishin transmetimet e vitit 1999 me të ardhurit nga Kosovakur në kanalin e parë e të dytë non stop bashkonin familjet e njerëzit e humbur në atë ngjarje të jashtëzakonëshme. Nëna që qanin në mikrofon për fëmijët e tyre, baballarë të heshtur e të lodhur, pleq e plaka të sëmurë, fëmijë që kërkonin motrat e vëllezërit.Thirrje të pafundme nga mikrofonat  tanë që ishin kthyer me shpresën e vetme të njerëzve të humbur e të ngatërruar në vendstrehime zemrash të fisme.
-Pas më shumë se 36 vjet në radio ju në vitin 2007 ju u larguat nga R-Tirana. Cili ka qenë motivacioni dhe si jeni ndjerë?
-Pesë vitet e fundit kam qenë drejtuese e zyrës së Etikës Sontazheve e Monitorimit. Në Radio Tirana në vitet e fundit ishte lakuar emri im në parlament e propozuar nga shoqëria civile si kandidate për në Këshillin drejtues të RTV. Po kështu kisha realizuar  disa sondazhe  në rrethe  për dëgjimin e Radio Tiranës. Për vetë detyrën që kisha evindetoja punën kur nuk shkonte mirë. Shpesh radio Tirana nuk dëgjohej në zona të ndryshme, bile ndodhte që në këto zona dëgjoheshin radiot e huaja.,
-Shpesh nuk zbatohej deklarata e qëllimit që duhej të udhëhiqte punën në Radio Tirana (ishte pjesë e  kushtetutës).
-Gjinitë radiofonike po varfëroheshin dita ditës.
-Radio duhej të depolitizohej e të tjera çështje që Zyra e Etikës ngrinte shpesh në informacionet e saj sidomos në problemnet e audiencës. Motivacioni i largimit tim ka qenë ristrukturimi i institucionit. Largimin e përjetova shumë keq, më mungonin kolegët, dëgjuesit dhe sidomos më varrosën të gjithë investimin që kisha bërë që nga viti 1970. Ndërkohë në fund të vitit  2009 Gjykata vendosi që të më dëmshpërblirmet maksimalisht. U përballa me gjyqtarë tepër seriozë, kompetentë dhe të pa korruptueshëm, si në Gjykatën e Shkallës së Parë, ashtu edhe në atë të Apelit. Ndërkohë Drejtoria e Përgjithëshme e RTSH iu përgjigj me korrektësi gjykatave duke vepruar në kohë për ekzekutimin e vendimit.Gjithsesi unë me kolegët e larguar pres ripunësimin tim në institucionin që shkriva rininë time.
-Në sistemin monist a keni pasur mundësinë të takonit ndonjë  nga udhëheqësit e PPSH?
-Ishin të përcaktuar gazetarët që takonin dhe intervistonin udhëheqësit e PPSH. Ja pyesni Zamira Kolecin, që  sot është drejtore e Radio Tiranës.
-Një femër publike dhe dashuria?
-Radio më bëri njeri publik. Dashuria për punën e kolegët por edhe për dëgjuesit me sinqeritetin më të madh janë shkrirë në qenien time së bashku me dashurinë për familjen time, për prindërit vëllezërit dhe motrat,për të afërmit dhe për të gjithë që më respektojnë kur takohemi dhe  komunikojmë për hallet e  shqetësimet e përditëshme.
-Ju merreni me shumë aktivitete të barazisë gjinore, a mendoni se Shoqëria shqiptare është shumë maskiliste dhe pse?
-Në një komunikatë për shtyp, kur doli lista e partive nga KQZ, shkruajta: Jemi para një aspekti manipulues brenda kësajë prirje të pandalshme të afirmimit të grave në vendimarrjen politike. Sa e vështirë për të ndarë pushtetin në mënyrë të barabartë algjebrikisht,por edhe proporcionalisht në përputhje  me ndarjet gjinore  të strukturës demokrtatike të  shoqërisë  shqiptare sot.
-Edhe në këto zgjedhje nuk u arrit 30% femra në parlament ndryshe nga shteti më i ri  në botë Kosova. Pse?
-Politika gjithmonë është në deficit për argument e të reja që të ndikojë dhe tërheq elektoratin. Edhe në këtë radhë me mos zbatimin e ligjit në kodin zgjedhor 30% gra në parlament nuk e afroi eleketoratin tek vetja me shifra të ulëta që paraqiti në KQZ për gruan. Shpresojpër një vendimmarrje politike ndryshe në të ardhmen.
-Ju jeni krijuese, autore librash autore e qindra shskrimeve dhe emisioneve,po kështu edhe aktiviste e gruas, keni marrë ndonjë titull?
-Janë shumë fletë  nderi,por prej vitesh jam “ambasadore  e Paqes”.
-Çfarë vlerësoni tek një njeri?
-Pëlqej sinqeritertin, dhe urrej mashtrimin. Kërkoj vëmendjen për njeriun në nevojë dhe urrej indiferentizmin. Pëlqej mirëkuptimin dhe urrej arrogancën.
-Kush është më e rëndësishme tek një  njeri për ju?
-Natyrisht intelegjenca, por kur kjo e fundit ka edhe kurorën e bukurisë atëherë binomi intelegjencës + bukuri, ose ndryshe jetë + dashuri është perfeksion.
Me syrin real
Edhe pse shpërblimi për punën e saj ka qenë minimal, (dihen gjatë këtyre viteve rrogat e gazetarëve në këtë institucion), ajo i ka kushtuar jetën këtij institucioni duke refuzuar oferta shumë më të mira. Ka hartuar e zbatuar disa projekte për integrimin e të shpërngulurve në komunitet, ndërsa tre vjetët e fundit ka qenë e emëruar drejtuese e zyrës së etikës, sondazhit dhe monimoturimeve për tre kanalet e Radio Tiranës. Zyrë të cilën për herë të parë e çeli dhe e krijoi ajo. Edhe pse ishte shefe e këtij sektori asnjëherë nuk hoqi dorë nga krijimtaria gazetareske dhe kur ka marrë pjesë si e deleguar në takimet ndërkombëtare, kurrë nuk e ka lëshuar magnetofonin e Radio Tiranës nga dora. 
Një përfaqsuese e grave shqiptare
Nuk mjafton puna e Elsës si gazetare, por dhe CV-ja e saj si aktiviste shoqërore. Ajo ka referuar në emër të grave shqiptare nëpër konferenca ndërkombëtare të grave në OKB prej dhjetëra podiumesh. Është kryetare e Federatës së Grave Shqiptare për paqe botërore dhe anëtare e Federatës së grave dhe përfaqsuese e delegacionit të grave të vendeve të Europës Juglindore. Në fjalën e saj ajo ka mbrojtur gruan shqiptare duke u përpjekur të kjo grua të zë një vend të nderuar në Shqipëri, veçanërisht gratë tona intelektuale që nuk janë në vendin dhe në rolin e duhur. Zëri i saj është dëgjuar me vëmendje dhe fjala e saj është botuar në gazeta dhe revista të ndryshme. Vetëm duke parë librat e saj “Të flasim bukur dhe me kulturë në RTSH”, botim i vitit 1985, “Dropullitet”, 2006 si dhe artikujt e botuar në shumë revista dhe mbi të gjitha në botimet rajonale “Ëoman can do it” kupton se ke të bësh me një intelektuale të formuar, grua me dinjitet që ka ditur të përfitojë nga progresi dhe prosperiteti duke u munduar që përvojën e saj gazetareske dhe shembujt e mirë ti shpërndajë në të gjithë shoqërinë shqiptare në ndryshim e sipër.




Violeta Gjoka
Emisioni i parë në radio, Rubrika Sportive.

E lidhur përjetësisht me median në përgjithësi, por me atë të folur dhe vizive në veçanti. Violeta Gjoka kujtohet nga të gjithë si një zë i veçantë në valët e Radio Tiranës, por edhe si një spikere lajmesh në Televizionin Shqiptar, ku ajo ngriti karrierën e saj gazetareske. Edhe pse kanë kaluar vite që Violetën nuk e shohim më në ekran, ajo ka mbetur sërisht po aq e freskët dhe energjike si dikur. E qetë në bisedë, kritike në profesion. Ndoshta është ndër të paktat folëse shqiptare që ka paraqitur njëkohësisht edicion lajmesh në radio dhe televizion, duke e lartësuar imazhin e folëseve në publikun shqiptar. Ajo kujton me nostalgji momentet e bukura që ka kaluar nga eksperienca e saj gjatë viteve që ka punuar në këtë institucion të cilit i dha shumë, por mori me vete edhe vlerësimin e kolegëve dhe publikut. Një grua që nuk njeh moshë edhe pse vitet bëjnë punën e tyre. Një gazetare që ka drejtuar emisione të ndryshme dhe sërish e gjeti veten në Itali duke u futur në rrjetin e mediave italiane në mënyrë që mos të largohej nga ajo ç’ka kishte ngritur prej shumë viteve në vendin e saj. E qetë, e qeshur, e sinqetë, e palodhur, Violeta është gjithmonë kërkuese ndaj vetes dhe kërkon rezultatin edhe në emigracion. Pasioni dhe puna, janë dy elementët jetësor të saj, që nuk e kanë përkulur dhe që i japin energji, në kërkim të gjurmëve të reja në fushën e gazetarisë. 

Ekpserienca 

Violeta Gjoka ka lindur në Tiranë dhe ka qenë gazetare e drejtuese RadioTelevizive në Radio Televizionin Publik shtetëror. Në radio ka përgatitur dhe drejtuar mjaft emisione dhe ka qenë spikere e lajmeve në edicionet kryesore në radio dhe drejtuese e edicionit qëndror të lajmeve në Televizionin Shqiptar. Ka qenë ideatore dhe drejtuese e trasmetimit të mëngjezit në Tv të titulluar “Informacioni i parë”. Ka shkruar dhe publikuar shumë tregime artistike dhe së fundi dhe në italisht. Ka qenë e zgjedhur në jurinë internacionale të konkursit të gazetarëve të rinj organizuar nga Komuniteti Europian. Eshtë pranuar si gazetare publiciste në Urdhrin e Gazetarëve Italiane (ODG).Tani jeton në Piacenca ku zhvillon me sukses aktivitet si gazetare dhe si mediatore interkulturale.


-Në biseda mes kolegëve tanë të radios, kam dëgjuar se ke patur emisione që tek t’i kanë lënë mbresa, po në televizion a ke patur një emision të tillë?
-Po kam patur. Ka qenë një trasmetim mëngjesi i ideuar, projektuar, përgatitur, drejtuar nga unë. Ishte një trasmetim pas të cilit unë isha shumë e apasionuar. Titullohej “Informacioni i parë”. Tani në Itali e ripunova, e zgjerova dhe e paraqita tek TVA1, të cilët e vlerësuan, e pranuan, dhe më pas më dolën nga fjala. Në momentin që do të kthehesha për të filluar me projektin, më thanë që kishin frikë se kishte konkurrencë. Adi Krasta do të fillonte një emision të njëjtë tek “Top Channel”. Ishte një papërgjegjshmëri nga ana e tyre. Mirë që nuk i kisha mbyllur akoma punët e mia në Itali. A kam të drejtë të mendoj se e kanë shitur projektin tim duke më humbur mua të drejtën e autorit?
-Kur lindi tek Violeta dashuria për ekranin dhe valët e radios?
-Që në vitet e para të shkollës më tërhiqte shumë letërsia e historia, kam mësuar shumë dhe gjuhën. Duke qenë se dëgjoja shpesh përrreth të folurit me dialekt ndjeja se doja të flisja bukur gjuhën me të cilën shprehesha, e të lexoja bukur. Këtë e vunë re dhe mësuesit e mi, pasi më vinin gjithnjë të lexoja në klasë, sidomos në orët letrare. Shpesh dhe interpretoja. Ndërsa që e vogël fare, prindërit e mi shikonin prirjen time drejt botës së artit, e im atë thoshte gjithnjë: Do ta bëj artiste këtë vajzë. Më vjen keq që nuk rrojti për të parë se vërtet unë mora rrugën e artit. Babai im kishte një shpirt artisti, ishte ushtarak po lexonte shumë e kishte dorë për pikturë. Ai më vinte gjithnjë të shkruaja atë që mendoja, të bëja poezi, më vinte të recitoja kur vinin miq. Por ajo që ishte më e rëndësishme e që më vlejti në jetë ishte se më blinte shumë libra, e më nxiste të lexoja, gjë që dhe mua më pëlqente shumë. 
-Cilat ishin prirjet tuaja dhe a keni qenë ndonjëherë në ambiente televizive në vitet e shkollës?
-Prirjet e mia kanë qenë të shumta. Tani që më pyet më vjen ndërmend që përveç atyre që shkruajta më sipër, mund të shtoja që jam marrë me gjimnastikë. Kur bëheshin spektakle recitoja apo prezantoja, kam qenë dhe në cirk. Atje më dërgoi Pallati i Pionerëve ku kërceja një valle dyshe bashkë me një vajzë tjetër, e ku isha dhe prezantuese. Do të them këtu se madje kam provuar të bëj dhe akrobaten. Mua më kanë tërhequr gjithnjë gjërat që kanë risk. Pa harruar baletin që ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën time.
-Cilat ka qenë emisionet e para që keni drejtuar në radio dhe në televizion dhe emocionet që keni ndjerë?
-Kam qenë fëmijë kur kam hyrë për herë të parë në studiot e radio tv. Recitoja në emisionet e fëmijëve, madje njëherë kam marrë një çmim për një poezi në një konkurs fëmijësh. Por emisioni im i vërtetë i parë ka qenë në moshën 16 –vjeç, ku drejtoja një emision kulturor artistik në televizion ku njëkohësisht edhe kërceja. Atë ditë jam ndjerë e lumtur, sepse mora komplimente pa fund. Redaktori dhe regjizori i emisionit më thanë që kam lindur për televizión. Më dukej sikur gjithë jetën kisha qenë aty duke drejtuar emisione. Por kur jam rikthyer në Tv pas shumë vitesh, m’u desh kohë të rifitoja atë lirshmëri. Koha dhe problemet e shumta më kishin mbyllur në vetvete. Po më kaloi. Ndërsa emisioni parë i vërtetë në radio ka qenë Rubrika Sportive.
Mos u çudit, unë kam filluar me Rubrikën Sportive e më kujtohet Ahmet Shqarri kur më thoshte: Mos u mërzit që të dhanë të drejtosh Rubrikën sportive. Edhe Virgjil Kule me Rubrikën Sportive ka filluar, po u bë drejtor televizioni. Edhe kur u riktheva në vitin 1991 në radio me emisionin sportiv fillova sërisht. Si ka ditë të bukura ka dhe ditë të vështira… (Më ndëpret). Një ditë e vështirë ka qenë (madje shumë),14 shtatori ’98 televizioni u rrethua nga turma. Atë tmerr që kam kaluar si i thonë në Shqipëri: “Natës së varrit do t’ja tregoj”. Po, ditë të vështira ishin ato kur duhej të luftoje për të ruajtur figurën tënde emrin, emisionet e oraret e tua. Nuk ishte e lehtë. Ndërsa momente të bukura kam patur aq shumë sa e kam të vështirë t’i ndaj. Por një gjë mund ta them me siguri, moment i bukur është ai kur ke mbaruar trasmetimin dhe merr komplimente nga të gjithë. E unë i kam patur të shumta.
-Kush është më primare tek një drejtuese emisioni në TV, bukuria apo inteligjenca?
-Që të jesh perfekte duhet t’i kesh të dyja, nëse do të ngelesh thjesht një lexuese që s’del dot jashtë kuadrit të mjafton dhe vetëm bukuria. Po nëse do të hysh në shpirtin e dëgjuesit apo shikuesit duhet inteligjenca që të mos ngelesh vetëm një kukull e bukur, që s’di të thotë asgjë.
-Ndryshimi dhe të përbashkëtat e radios dhe televizionit?
-Të përbashkëtat janë profesionaliteti, formimi, kultura, emocionet që duhet të transmetosh tek dëgjuesi apo shikuesi. Ndryshimi është se radio është një magjepsje për atë që e ka me pasion e shpirt, në radio s’të ndihmon asgjë është vetëm zëri dhe përgatitja jote, në Tv është figura, studioja, ngjyrat e shumë të tjera që të ndihmojnë. Në TV mund të bësh ndonjë gabim e mund të kalojë pa u vënë re, sepse shikuesi nuk është i përqëndruar vetëm në atë që thua, sheh shumë gjëra. Në radio jo, vetëm dëgjon. Kështu që je i zbuluar. Kujdesi duhet të jetë 100%. Të paktën kështu e mendoj unë.
-Përvoja gazetareske në RTSH ?
-“Kam aq shumë gjëra për të kujtuar nga RTSH. Po gjithnjë në momentin që duhet t’i thuash nuk di çfarë të tregosh më parë. Me shumë nostalgji do të kujtoja emisionet e mia në Radio- Tirana, përvojat e mia të para ne emisionet direkte, arritjet e sukseset. Do të kujtoja me shumë dashuri tekniket e mrekullueshme të radios me të cilat kaloja orët pa fund të mikrofonit dhe eksperiencat që kam marrë prej tyre e i falenderoj. Po,do të kujtoja dhe Pirro Ruvinën, kolegun dhe mikun tim me të cilin kemi punuar për vite të tëra në emisionet e drejtpërdrejta e nga i cili kam mësuar shumë. Në RTSH, kam shkuar nga një shkollë muzike e jo gazetarie, kështu që shkolla ime e madhe ka qenë drejtpërdrejtë në studiot e radiotelevizionit, ku fillova si spikere dhe drejtuese emisionesh. Si gazetare fillova me rubrika të ndryshme, që i përgatisja për emisionet e drejtpërdrejta me Pirron dhe ai per t’u bindur që i shkruaja e përgatisja unë, kur i shtypte në makinë më ndryshonte fraza të tëra apo mi hiqte, për të parë reagimin tim. Ishte një lojë që unë e kuptoja menjëherë. Do të kujtoja me shumë dashuri emisionet e mia më të preferuara, megjithëse e kam të vështirë t’i ndaj nga njëri-tjetri.”
-Cilët kanë qënë idhujt tuaj të ekranit që ju kanë ndihmuar në karrierë?
-Në moshë fare të re idhujt tanë ishin drejtuesit e televizioneve italiane. Më kanë ndihmuar ëndrrat dhe pasioni im. Dëshira dhe karakteri im i vendosur për të qenë perfekte në gjërat që bej. 
-Flet për dashurinë sipas rregullave të alkimisë, apo atë që predikon morali shoqëror?
-Po t’i referohesh studiueseve, ajo është një furtunë hormonesh e reaksionesh kimike. Po t’i referohem asaj që ne provojmë në jetë është një lumturi e dhimbshme, një vuajtje pa fund. Ndërsa tani, më duket “anakronike” kjo fjalë, për faktin që më shumë dëgjoj për lidhje interesash se sa dashuri. Apo kur dëgjoj se ky apo ai person që është “bos” ka disa të dashura, përveç gruas që rri në shtëpi. Më thuaj, a mund të duash disa persona njëkohësisht? A mund të thuash tani se ekziston dashuria e vërtetë? Do të doja shumë të ekzistonte. Po të paktën njohim dashurinë për fëmijën, prindërit, të gjithë të dashurit tanë, që janë motra vëllezër të afërm e miq e mikesha. Por, shumë dhe ketë dashuri e kanë harruar.
-Mes miqve të ndryshëm, në ambientet e RTSH-së, a të kanë nxitur ata për t’u marrë me politikë?
-Si të gjithë me miq e shoqëri kam bërë diskutime politike, po nuk jam marrë me politikë. Isha shumë e dhënë pas punës time në radio e televizion, sa nuk mendoja të merresha me politikë dhe pse shpesh jam akuzuar që jam marrë. Problemet që unë ngrija në emisionet e mia në radio, drejtorët e drejtoreshat mediokre i merrnin për politikë, ose sepse ashtu ishin mësuar, ose se ju interesonte. Madje në vitin 1996, më kanë larguar për këtë arsye nga radio. Jam rikthyer aty në vitin ‘97.
-Duke jetuar në Itali a shihen ndryshimet ndërmjet politikanëve të dy vendeve?
-Me thënë të drejtën nuk do të doja të jepja mendime për politikën. Po, mendoj se tek politikanët shqiptarë mungon ndershmëria, kultura perëndimore në politikë, mentaliteti e formimi perëndimor. Mendoj që radhët e partive politike duhet tashmë të mbushen me të rinj që kanë marrë këtë kulturë, e që mendoj se tashmë pak e nga pak po realizohet në Shqipëri, por vlen akoma shumë për të dëshiruar. Korrupsioni dhe pandershmëria mesa duket janë sëmundje ngjitëse.
-Veshja më e pëlqyer? 
-Sipas rastit, por më shumë më pëlqen të jem sportive.
-Keni kohë që i jeni kushtuar tregimit. Cili ka qenë tregimi i parë dhe a mendoni të botoni një libër me tregime?
-Seriozisht i jam kushtuar këtu në Itali gjashtë vjet më parë.Tregimi i parë dhe që është vlerësuar shumë nga profesionistët, ka qenë “Kënaqësitë e një Ferri”. Ose “Edina” titulli me të cilin u botua. Drejtori i gazetës që e botoi, tha se do të ishte një bombë. Dhe është tregim vërtetë interesant ku ngjarjet që janë përmbledhur janë të vërteta, thënë artistikisht, ashpër. Prej kohësh mendoj që t’i përmbledh tregimet e mia në një libër, por e kam lënë për mungesë parash. Shpresoj ta bëj një ditë (nëse do t’i kem me shumicë).
-Jetoni prej disa vitesh në Itali pranë vajzës suaj Enxhit, si janë marrëdhëniet tuaja me të?
-Normale, si nënë e bijë. Dashuri, respekt, ndihmë reciproke e herë- herë dhe tension, ashtu si midis gjithë prindërve e fëmijëve. Por jam e lumtur që i gjendem afër si në momente të vështira ashtu dhe të lumtura.Ajo tashmë është e rritur zgjedh dhe vendos vetë për jetën e saj. Por unë jam e kënaqur që i gjendem pranë qoftë dhe vetëm me praninë time edhe për të vetmin moment të vështirë që mund të ketë nevojë.
-Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që ju jeni shkëputur nga ekrani dhe Shqipëria?
-Kjo do të ishte arsyeja që unë do ta lija Shqipërinë në një periudhë të mëvonëshme. Ishin të tjera arsyet që më bënë ta lija pikërisht në atë moment, gjashtë vjet më parë. Një mëngjes të bukur i thashë vetes: mjaft, këtu s’ja vlen më. Në atë periudhë punoja në departamentin e informacionit në TVSH. Me gjithë pasionin e dëshirën që kisha për punën, ajo ishte kthyer në një stërmundim e ankth. Por në atë periudhë po kaloja një moment të vështirë dhe në jetën time private gjë që ishte deçizive në vendimin tim. Enxhi më bëri ftesën që nëse dëshiroja, të shkoja e të jetoja me të kështu që i thashë lamtumirë TV-së e të tjerave, megjithëse me shumë dhimbje. 
-Angazhimet në Itali ?
-Angazhimet e mia në Itali kanë qenë të shumta, aq sa nuk e mendoja se do t’i arrija. Po, i rëndësishëm për mua ishte transmetimi në Radio INN, një trasmetim dy gjuhësh italisht dhe shqip, e patjetër dhe emisionin informativ në tv-në lokale që bënim me redaksinë multietnike. Por do të thoja që më i rëndësishëm ishte pranimi në Urdhërin e Gazetarëve Italianë. Kur më thanë që e kam kaluar provën dhe jam pranuar si gazetare publiciste, ndofta ajo ka qenë një nga ditët më të bukura të jetës sime, sepse kurorëzoi të gjithë punën dhe përvojën time gazetareske. Një nga momentet më të bukura tani së fundi ka qenë kur më njoftuan që një tregim i imi ishte zgjedhur për t’u botuar në librin me tregime të autorëve të huaj. Për të sqaruar, unë mora pjesë në konkursin nacional “Linguamadre” që zhvillohet çdo vit në Torino në Fierën internacionale të Librit. Është një ndër aktivitetet më të rëndësishme në Itali, përsa i përket fushës së librit. Një nga angazhimet e mia të fundit ishte dhe për çmimin Europian të gazetarëve të rinj i titulluar “Allarga i Tuoi Orizzonti” ku isha një nga pesë pjestarët e jurisë nazionale për Italinë. Dhe kjo për mua ishte një sadisfaksion, por edhe pse njëzëri dhe pa asnjë diskutim nga anëtarët e jurisë u aprovua artikulli që kisha zgjedhur unë për çmimin. Por për këtë duhet të falënderoj Dorianën, Drejtoren e Hermes Neës që propozoi emrin tim. Ndërsa do të thoja që është i bukur dhe profesioni i mediatores, profesion që po e ushtroj prej më shumë se një viti. 
-Çfarë të mungon nga vendi juaj dhe çfarë ofron më shumë Italia në profesionin tuaj të gazetares?
-Nga vendi im më mungojnë shumë gjëra. Më mungon familja, nëna ime që e dua shumë, miket e miqtë, shtëpia ime, do të përmend këtu punën kolosale në radio televizion, më mungon vërtetë shumë. Ndërsa ajo që ofron Italia, të të them të drejtën me shumë se kaq në kushtet e mia është e vështirë, por me siguri po të kisha ardhur këtu në një moshë shumë më të re, jam e sigurt që do të kisha arritur shumë më tepër, pse jo, mund të kisha arritur po aq sa në Shqipëri, e them pa mendjemadhësi. Shembulli i shumë shqiptarëve që kanë bërë karrierë e vajzës time Enxhi janë një provë apo jo?
-Vlerësimi për njeriun?
-Pëlqej seriozitetin e sinqeritetin, ndershmërinë gjithashtu, kritikoj të gjitha veset që mund të ketë një njeri, hipokrizinë, kur është intrigant, gënjeshtar.
-Duke qenë larg si i ndiqni zhvillimet në atdhe?
-Me librin dhe me shtypin jam e lidhur shumë, gati çdo ditë futem në internet e lexoj gazetat shqiptare apo italiane.
-Ushqimi i preferuar?
-Frutat dhe zarzavatet.
-Pengu juaj në jetë?
-Që i kam kushtuar vitet e mia një personi që s’i ka merituar.
-Jeni supersticioze? 
-Shpesh herë jam.





ISMET BELLOVA
Ndeshja më e bukur Shqipëri-RFGJ 0-0, 1967

Dino Xoff u gëzua shumë kur i dhashë librat dhe nisi të përlotet


59 vjet në mikrofon. Më shumë se gjysmë shekulli. Aq sa nuk i mban dot mend ndeshjet e transmetuara Fill mbas Anton Mazrekut, hyri i dyti në historinë shqiptare të transmetimit radiofonik të ndeshjeve të futbollit shqiptar. Zëri i tij i veçantë njihet në hapësirat mbarëshqiptare, jo vetëm për tingullin e veçantë, por edhe për emocionet e përcjella gjatë transmetimit. Askush s’mund ta besojë, por më shumë se gjysmë shekulli në transmetim të drejtpërdrejt ndoshta përbëjnë një rekord jo vetëm në Shqipëri, por kohëzgjatja përbën një hap dhe për Gines. Por...do të veçoja. Kur njihesh nga afër me Profesor (se kështu e thërrasin të gjithë), Ismet Bellovën me të vërtetë ndjen kënaqësi, simpati, respekt. Flet po aq pastër dhe bukur si në mikrofon. Ndjeshmëria e tij dhe nostalgjia që ka për mikrofonin e bëjnë  që fjalët t’i dalin me një emocion fëminor. Kujtimet e tij rrjedhin si në një film, ku nga fjala në fjalë gjen të papritura dhe të veçanta që mund t’i gjesh vetëm në arkivat e RTSH. Ai është një arkiv me vete, në botën e bukur të sportit, në atë botë ku njeriu përjashton politikën, mëritë, inatet dhe përqafon relaksin shpirtëror që aq shumë na mungon ne shqiptarëve të rritur mes hallesh dhe të mësuar me varfërinë ekonomike.

-Profesor Ismeti, ju keni disa ditë që keni nxjerrë një libër me titull “Portierë të mëdhenj”, si lindi ideja për realizimin e  këtij libri?
-Ky libër ka pak kohë që ka dalë. Ideja ishte e pronarit të shtypshkronjës (Edlors) i të ndjerit Bajram Haxhia, një njeri shumë fisnik, mik i portierit Perlat Musta. Ai m’u lut që unë të bëja një libër kushtuar Perlat Mustës. I premtova që do ta bëj po me një konditë, që në libër të paktën të fusim edhe Qemal Voglin. Sepse sistemi i kaluar i kishte vjedhur rininë dhe ne i kishim borxhe atij njeriu, koha i kishte burgosur vitet më të bukura të jetës, i kishte burgosur  talentin. Ai ishte një portier i madh i kohës. Unë kisha dëshirë që t’i jepnim një sadisfaksion moral, një kënaqësi shpirtërore, që ta  përjetësonim në një libër. Kisha idenë që përmes tij dhe Perlatit, ne të nxirnim në pah rolin e madh të portierit në lojën e futbollit. Bajrami i ndjerë e miratoi mendimin tim dhe unë i hyra një pune plot labirinthe ku mezi dola. Mendoja t’i jap unë lexuesit edhe një 
kuriozitet, se ç’është loja e portierit dhe si ka lindur loja e portierit, si ka evoluar dhe si kanë qenë rregullat e para dhe si janë përpunuar.  M’u desh disa kohë që ta realizoja, aq sa nuk e kisha parashikuar...
-Gjatë rrugës të dolën gjëra të reja?
- (qesh) Pastaj mendova t’i bëj një përshëndetje të gjithë portierëve më të mëdhenj të kohës (me këtë sebep) dhe të them 2-3 fjalë për secilin prej tyre. Kur e bëj këtë gjë për portierët e botës,  përse  mos ta bëj edhe për tanët, thashë me vete ?! Nisa të përmend ato të paraçlirimit dhe ata të pasçlirimit. 
-Më konkretisht?
-Midis të tjerëve futa edhe një person që kishte arritur të bëhej portier i Partizanit dhe portier i kombëtares, Mikel Janku, të cilin e kisha nxënës dhe i dedikova 2-3 faqe. Kisha kontribuar që ai të bëhej një portier i mirë veç vullnetit dhe falë dhuntive të tij. Përmenda edhe Jani Kaçin, Dinellën dhe të gjithë portierët tanë. Kapitullin e parë ia kushtova portierëve të botës dhe portierëve  tanë. Kapitullin e dytë ia kushtova Qemal Voglit dhe kapitullin e tretë ia kushtova Perlat Mustës. Këtu u ndala më shumë dhe vura një theks më të fortë. Perlati qe një talent i kohës dhe një nga portierët më të mëdhenj që kemi nxjerrë ne. Shfrytëzova një rast, si njëherë një revistë e madhe sportive e futbollit (Francë),  kishin vënë në  kopertinë foton e tij dhe kjo përbënte një konsideratë të madhe që e bindte lexuesin se me të vërtetë e paska merituar Perlati këtë libër. Ajo që e
zbukuroi librin akoma më shumë është parathënia e bërë nga  portieri i madh Italian Dino Xoff. Unë i bëra një kërkesë dhe ai m’u përgjigj pozitivisht. Ai u tregua shumë i gatshëm dhe për  2-3 ditë, më çoi parathënien. Kjo ia arriti vlerat librit.
-A keni pasur njohje dhe lidhje më parë me Dino Xoff?
-Jo, nuk e njihja, po pas librit u njohëm. E kam takuar në Romë para një ndeshje midis Lacios dhe Dinamos së Kievit për Kupën e Kampioneve të Europës. E takova rastësisht. Dino Xoff u gëzua shumë kur i dhashë librat dhe ai  nisi të përlotet. Menjëherë në stadium ai na dha (isha me disa miq), një vend të nderuar atje  ku ulej  Presidenti i Republikës. Na  uli të pestëve ku pamë ndeshjen dhe pas saj na dha një darkë. Aty ishin  edhe  shokë të gazetës “Della Sport”. 
-Kur  e ka  filluar rrugën e  sportit profesor Ismeti
-Si çdo fëmijë e kam nisur në moshë shumë të re dhe pastaj hyra menjëherë në shkollën e fizkulturës. Aty më tërhoqi shumë ana organizative, teknike. Të gjitha sportet i luaja. Luaja shumë mirë volejboll, basketboll, pingpong (ku isha  kampion i vendit për të rinj), futboll, por të gjitha këto në nivel amatoresk, sepse u dhashë shumë mbas anës organizative  dhe propagandistike. Kur ishin aksionet e rinisë, ku shkonim nëpër hekurudha, nëpër orët e lira  shokët më kurdisnin që të bëja transmetime të improvizuara. Të gjitha këto mi nxiti mësuesi im i parë, Anton Mazreku, që ishte ylli i emisioneve sportive, që unë i dedikoj gjithçka. Ky ishte mësues gjeografie në Institut, por e kishte për zemër mikrofonin dhe është themeluesi i radiotransmetimit të futbollit shqiptar. 
Ju improvizonit, por a e kishit menduar ndonjëherë veten pranë mikrofonit për transmetim?
Kisha shumë dëshirë, por nuk mendoja të shkoja tek mikrofoni, vetëm  ëndërroja për të. Ishte një pasion dhe dëshirë e brendshme që më shoqëronte kudo. 
-Kur e prekët ëndrrën ?
-Kur nuk e prisja. I madhi Anton Mazreku më dha mikrofonin shumë shpejt në dorë, qëkur isha nxënës. Ka qenë një ndeshje në stadiumin “Qemal Stafa” midis Partizanit dhe Vllaznisë, ku kam transmetuar 7 minuta dhe kam ndjerë një kënaqësi të jashtëzakonëshme. Ka qenë viti 1950.
-Çfarë të  tha profesori atë  ditë?
-Eh, më vlerësoi. Ndoshta që të më inkurajonte. Më tha se je një mrekulli. Unë e kundërshtova... je një mrekulli e përsëriti ai. U entuziazmua shumë. Në Komitetin Sportiv ai kishte thënë që e gjeta pasardhësin. Unë pata një shkëputje të detyruar nga transmetimi, sepse me mbarimin e shkollës u emërova përgjegjës i sporteve  në qarkun e  Dibrës. Unë me të vërtetë isha me origjinë dibran, por isha lindur dhe rritur në Tiranë dhe kisha vështirësi në zanatin tim. Atje bëra një punë të mrekullueshme për  kohën, ata më donin sepse isha ndër kuadrot e para.
-Sa kohë ndenje në Dibër?
-Ndenja afër 2 vjet. Në vitet 1953-1954. Puna e mikrofonit atje vazhdoi me “korrespondencë” (qesh). Sa herë vija në Tiranë për punë të ndryshme, patjetër që do të shkoja në Radio të transmetoja me Mazrekun, ku kisha derën e hapur, kisha ngrohtësinë e tij, kisha një kujdesje atërore të paimagjinueshme, për të cilën unë i kam mbetur dhe i mbetem borxhli atij tërë jetën. Njerëz të tillë rrallëherë mund të njohësh në jetë.
-Po mbas  shërbimit  ushtarak, ku shkuat dhe  a u aktivizuat në Radio Tirana?
-Mbas shërbimit ushtarak erdha në klubin Partizani si trajner për atletikën dhe më pas si kryetrajner. Njëkohësisht jepja mësim në shkollën “Skëndërbej”. Jepja 30 orë mësim dhe bëja edhe stërvitjen pa asnjë shpërblim. Në atë kohë kishim atletë të mrekullueshëm. 
-Po me mikrofonin dhe Mazrekun si i vazhdove lidhjet?
-Lidhjet me Mazrekun vazhduan për t’u mos u shkëputur  deri në ditën e fundit të  jetës së tij. Ai  vdiq në moshën  69 vjeç. Unë  atë ditë kam qenë në  Shkodër me shërbim. Kisha shkuar për të shoqëruar dy trajner  kinezë  që do të punonin në Shkodër. Ndoshta nuk besohet sot, por kanë ardhur dhe më kanë marrë me helikopter për në Tiranë. Ai vlerësohej shumë nga të gjithë. Në ceremoninë e varrimit  ka  folur Ministrja e atëherëshme e arsimit Tefta Cami.
Kryetrajner dhe mësimdhënës, po me shtypin sportiv a ishte i lidhur Bellova?
Duke qenë se isha anëtar i Federatës së Futbollit punoja edhe në gazetën “Sporti Popullor”. Pastaj nga Shkolla  “Skëndërbej” kalova në gazetën “Sporti”. 
-Si e organizonit transmetimin e ndeshjes me teknikën e atëherëshme?
-Ne në atë kohë kishim vetëm një transmetim. Ajo që bëhej në Tiranë. Rrallë  shkonim në Shkodër, Kavajë, Durrës, Elbasan dhe shumë rrallë në Korçë. Në Tiranë çdo të shtunë dhe të dielën kishte ndeshje, të cilat transmetoheshin rregullisht. Në Tiranë ishin skuadrat e mëdha si “Partizani”, Dinamo, Tirana, Spartaku, Kombinati. Të  gjithë  këto ishin  pjesëmarrëse të kategorisë së parë. Pastaj më vonë erdhi Shkëndija. Ishte një ngarkesë e madhe fiziologjike, ku ishin 90 minuta  lojë dhe unë me Mazrekun  harmonizoheshim me njëri- tjetrin. Rastiste që kishte ndeshje  edhe në mesjavë dhe na takonte që të transmetonim  të mërkurave, të enjteve, të shtunave dhe  të dielave.
A ka pasur  ndonjë moment që Mazreku ju ka tërhequr  vëmendjen?
-Jo absolutisht asnjëherë. Ai ishte një burrë shumë i edukuar ishte i jashtëzakonshëm.
-Sporti të lidh me një masë të madhe njerëzish. Po me udhëheqësit e Partisë së Punës në atë kohë a keni pasur takime?
-Ka pasur plot. Enver Hoxhën e kam takuar në një kongres të Rinisë. Kishim shkuar nga sporti tre vetë  në Kongres të Rinisë, Refik Resmja, një sportiste fierake atlete që e kisha unë në klasë Sofia Meçe (që ishte Mjeshtre e Sportit)  si dhe unë si një nxënës i shkëlqyer i shkollës. Pastaj e kam takuar në vitin 1959 në Teatrin Kombëtar, ku  bëhej një konferencë e bashkimit të fizkulturistëve dhe  sportistëve  të  Shqipërisë. Enveri nuk ishte dashamirës i sportit. Ai vinte rrallë,  kur  ishte manifestime të  mëdha.
-Kush ka qenë më dashamirës nga ish-anëtarët e Byrosë Politike? 
-Shumë dashamirës ka qenë Adil Çarçani. Një dashamirës i përsosur dhe i qetë. Marrëdhëniet me të i kam pasur shumë të mira. 
-Ndonjë moment ku Adil Çarçani ju ka ndihmuar?
-Ishte një kohë që unë nuk dilja jashtë shtetit. Në një takim në zyrën e tij i them se përse të mos dal si më parë për të pasqyruar sportin shqiptar? Në prezencën time mori në telefon ministrin Ai e sqaroi se kush më pengonte, Komiteti i Partisë Tiranë. Pas atij momenti çdo gjë u zgjidh.
-Po më parë kur kishit shkuar jashtë shtetit?
Kisha shkuar në vitin 1948 në Bullgari, por më vonë nuk shkova, sepse lindi problemi që diskutuam më lart. Në vitin 1973 shkova kryetar delegacioni i ekipit “Shpresa”  në Izmir të Turqisë .
-A i transmetonit ndeshjet kur shkonit jashtë?
-Jo, ende nuk kishte filluar transmetimi.
-Po nga jashtë shtetit  keni  transmetuar ndonjë ndeshje  shqiptare?
-Shumë pak. Kam transmetuar një ndeshje në Bukuresht në vitin 1986. Luante  kombëtarja jonë me  kombëtaren e Rumanisë. Na kanë mundur aty pesë me një në stadiumin e Bukureshtit. Ka qenë një dimër i madh dhe një dëborë e madhe. Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë erdhi të na urojë mirëseardhjen. Ai ishte tifoz, dhe vëllai i  tij ishte ambasador në  Shqipëri. Skuadra  e Rumanisë  ishte me emër në atë kohë. 


-Ndeshje  të  transmetuara…gjithsej?
-Në vitin 1983, u  bënë  rreth 5 mijë  ndeshje. Në vitin 1983, ne kaluam në  një  emision shumë të  ri dhe modern duke transmetuar jo vetëm një ndeshje, por të gjitha  ndeshjet e javës me copëza. Pikërisht, në këtë moment e lashë numërimin. Kur ka qenë  Mazreku sëmurë, apo për një arsye tjetër  mua më ka  rastisur  që të mbaja 6 orë në javë  transmetim. Deri në vitin  1960 ne kemi qenë dy veta dhe kjo vazhdoi deri në vitin 1965. Në këtë vit afrohet Ahmet Shqarri, Aleko Gjergo, Ymer  Sterniqi në Shkodër që është edhe sot. Ishte Ymer Kurti, pastaj hyri Veli  Rada  dhe më  vonë  ky numër  erdhi duke u  shtuar.
-Ndeshja më e bukur …?
-Është ajo që ka mbetur si një legjendë, ajo e 17 nëntorit të vitit 1967, Kombëtarja jonë me Kombëtaren e Republikës Federale Gjermane. Ishte një ndeshje e cila u mbyll me barazim këtu 0 me 0. I prishëm punë Gjermanisë sepse i hoqëm të drejtën  për të shkuar në finale. Ekipi  gjerman në atë kohë  ka sjellë në Shqipëri, yjet e futbollit të vet, emrat e  mëdhenj të futbollit të vet. Kanë ardhur në Tiranë mbas Kampionatit botëror të vitit 1966 në Londër ku u mundën në finale nga kombëtarja e Anglisë. Ne kemi bërë edhe një gol, por arbitri austriak  nuk e pranoi, dhe ky sulm është fotografuar  edhe nga  fotografi i  vjetër  sportiv Enver Çobani. Por e rëndësishme  është  që i  morëm një pikë shumë të vlefshme Gjermanisë, duke i prerë udhët për të shkuar në finale.
-Po ndeshja e kthimit me Gjermaninë si doli?
-Në Dortmund ka qenë një ndeshje krejt tjetër. Humbëm me rezultatin e thellë  6-0. 
-Po ndonjë ndeshje  pikante  në Shqipëri mund të veçoni?
-Ndeshje pikante në Shqipëri për shumë vite kanë qenë Dinamo-Partizani. Ato u kthyen në evenimente qendrore të futbollit, sepse ishin rivalet kryesore dhe pretendentet kryesore.
Unë kam edhe një kujtim të përsosur të vitit 1958. Bëheshin në atë kohë spartakiadat e ushtrive mike. Në vitin 1958, u bë një Spartakiadë  madhështore në Pragë. Ne kemi çuar atje disa sporte. Unë kam qenë edhe si  kryetrajnier. Atje çuam 5-6 atletë, kemi marrë pjesë edhe në boks, futboll, basketboll, qitje. Por  ajo që na  zbardhi faqen ishte futbolli. Bëmë ndeshjen e parë në grup ku ishim me Vietnamin dhe  Rumunët. Vietnamin e  kemi mundur 5:1 dhe rumunët 1:0.Pastaj kanë ardhur ndeshjet e tjera kualifikuese. Kemi mundur  një skuadër shumë madhështore të Pragës “Dukla”, pas një goli që ka bërë Refik Resmja  në minutën 118. Na  është vrarë Kolec Kraja. Kjo ishte në shtator të vitit 1958. “Dukla” në atë kohë  kishte futbollistë madhështorë të njohur në të gjithë botën. Pastaj mundëm një skuadër të Berlinit 2:1. Më vonë erdhi finalja me skuadrën e Sofies (Bullgari), që ishin skuadra të Ushtrisë. Ndeshja është luajtur  në stadiumin qëndror në prani të 120 mijë spektatorëve. Humbëm 1-0. Skuadra  bullgare  qëndronte më  lart se ne dhe ata  morën medalje të arta ndërsa ne morëm medalje të argjenda.
-Por evenimente të tilla sporti i ka shumë të përsëritura?
-Pastaj një ndeshje  tjetër e paharruar  është me Belgjikën në Tiranë ku e kemi mundur 3:0. Unë aty në mikrofon kam pasur një shfrenim në vetvete. Dy golat i kanë bërë Minga dhe Mirel Josa.
-Nga takimet me personalitete të sportit botëror kë do të veçoje?
-Takimin me Mishel Platinin. Ai mbetet një futbollist i shkëlqyer dhe një njëri i jashtëzakonshëm. Personalitete të tilla sportive janë kthyer në ikona të civilizimit, mirësisë, dashurisë njerëzore. Njerëz që përhapin kudo që shkojnë mesazhe paqeje , harmonie, solidariteti. Ky është sporti. Bën atë që nuk e bën politika. Atë që nuk e bëjnë partitë. Sporti i bashkon dhe vllazëron njerëzit. 
-Ku e keni ndjerë veten më mirë në transmetim apo kur ke shkruar në gazetat  sportive?
-Në transmetim kam qenë më i fortë se sa në pendë. Edhe kur kam punuar në gazetari e kam  pasur  gazetën në kurriz për një farë kohe. Por transmetimi…
-Si quhej gazeta  e parë sportive në Shqipëri dhe bashkëpunimi juaj me të?
-Quhej “Sporti Popullor”. Kjo gazetë ishte  me tirazh 150 000  kopje, kishte katër  faqe dhe dilte  një herë në javë. Ne gazetën e mbushnim me gjimnastikën fizike, sporti në fshat, kampionatet e futbollit, basketbollit, volejbollit, spartiakada,  etj.


Silvana Braçe: 

TVSH me ndryshoi jetën





Gjithnjë aktive dhe në lëvizje. Silvana Braçe drejtuesja e qindra emisioneve televizive në TVSH tashmë vazhdon aktivitetin e saj në Itali dhe Diasporë. Me dhjetëra koncerte që zhvillohen mes bashkëatdhetarëve shqiptarë në Itali, Zvicër dhe rrethina mbajnë vulën e saj jo vetëm si drejtuese, por dhe organizuese. Me pasionin e përhershëm, gjithnjë lozonjare dhe e brishtë dhe pse shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj, vazhdon të jetë gjithnjë e re dhe karizmatike. Ajo është një nga gratë shqiptare që mposhti çdo vështirësi dhe arriti të ruajë karrierën e saj artistike dhe jashtë kufijve duke mos bërë kurrë jetën e një emigranteje të thjeshtë, por duke e vazhduar aty ku e la në Shqipëri. E ndërsa vazhdon me pasionin dhe buzëqeshjen e saj miqësore të drejtojë aktivitetet e shqiptarëve Silvana vazhdon të jetë dhe një ambasadore e shkëlqyer e atdhedashurisë në të gjitha format dhe ngjyrimet e saj. Atdhedashuri që e përcjell me shumë pasion tek emigrantët shqiptarë dhe mbi të gjitha tek brezi i dytë, tek fëmijët që janë të shtrënguar të jetojnë larg vendit amë të tyre.. 
Duke qenë një grua imazhi, duhet të keni një raport të mirë me veshjet. Shpenzoni shumë?
Më pëlqen të vishem bukur, por më tepër shpenzoj për veshjet e skenës, ndërsa për çdo ditë kam veshje të thjeshta që nuk kushtojnë, por që duken bukurbesoj, sepse unë, e kam një sekret, i interpretoj ato. D.m.th qëndrimi, ecja, shkon në harmoni me çfarë unë kam zgjedhur për një rast të caktuar. Jam kursimtare përgjithësisht në këtë pikë sepse besoj gjithmonë tek brendia.dhe mendoj që paratë duhen shpenzuar më tepër për një jetë sa më të shëndetshme.


-Cili ka qënë emisioni i parë që keni drejtuar në televizion? A ken pasur një emocion të veçantë atë ditë?

-Emisioni im i parë ka qenë “Midis këngëve”, ku vetëm për një fragment unë isha intervistuese në terren për dëshirat muzikore. Nuk kam patur emocione dhe nuk e kam ditur vlerën asaj dite të parë në ekranin e vogël. Pikërisht ky shpengim dhe buzëqeshja bëri përshtypje në publik, dhe profesionistët u shprehën se në ekran u duk edhe një portret shumë interesant... Këto ishin komentet e para prej të cilave nisën të më dalin fletët... d.m.th nisi vetëndjerja, që për fat nuk më shkëputi nga realiteti, por rriti përgjegjësinë tek unë për tu paraqitur çdo herë edhe më mirë.
-Si është e kaluara juaj. Ku u formua Silvana dhe çfarë mbani mend nga periudha e pafajësisë suaj?
-Jeta fëminore është kujtimi, më i bukur, më i pastër që më vjen gjithmonë në mendje, si fillim jete, si koha e ëndrrave të mëdha, gëzimeve, shpresave. Dhe pse dhjetëvjeçarët kalojnë, mendja kur do të prehet vetiu... ndalon atje, pra është pikënisja dhe kuptohet sa e rëndësishme është ajo për formimin dhe historinë tonë më pas, madje nuk di të them se është familja apo shkolla, ajo më e rëndësishmja, që ka ndikuar të bëhem “unë”. 
Kujtoj kopshtin dhe edukatoret atje... mësuesen e shkollës fillore..., të cilat kanë qenë zonja të vërteta... gra të bukura me zë të ngrohtë dhe shumë të dashura... modelet e mia të para.... Më duhet të them se dhe ushtrimi në balet, që nga klasa e parë dhe mësueset atje kanë ndikuar shumë, në formimin tim.
-Keni qenë një vajzë e thjeshtë apo e përkëdhelur. Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja me të tjerët?
-Marrëdhëniet me shoërinë e shkollës kanë qenë të shkëlqyera. Kam qenë e evidentuar në fakt, dhe trajtohesha  si një rast i veçantë nga mësuesit, por gjithmonë e dalluar për mirë.Më është dukur, se më kanë dashur shumë dhe më kanë mbajtur me “hatër” . Kam qenë shumë e urtë dhe e ndrojtur, por jo se nuk kam qenë dhe “komandante”. Kurrë nuk kam spiunuar ose prishur shoqërira. Kam qenë shoqe e mirë dhe e besuar për të gjithë karakteret. Kështu më kishin mësuar edhe në shtëpi, që kurrë të mos merrja e çoja fjalë, më kishin ushqyer dhimbshurinë për më të dobëtit, të mos diferencoja shoqet nga raca, pasuria apo bukuria, por t’i doja të gjitha, të mos i ktheja fjalë të rriturve, të mos përdorja fjalët “nuk dua”, e të tjerë. Në shkollë unë u mësova që vetëm të lavdërohesha. Sa herë vinin prindërit të takoheshin me mësuesit, ndaheshin të lumtur nga fjalët e mira për mua, duke më
mësuar, ndoshta pak keq, se më vonë unë e kam patur të vështirë të pranoja vërejtjet. Kam gjurmë të kësaj edhe sot, megjithë përpjekjen për të qenë e arrirë në shumë gjëra që i marr përsipër.
-Më pas erdhi koha e shkollës. Ju mbanin si bukuroshja e shkollës?
-Nuk kam patur diçka për të veçuar nga jeta shkollore, se s’kam qenë çapkëne, por i kujtoj ato vite si një shqetësim i vazhdueshëm për të qenë e shkëlqyer, jo për vete se nuk e kuptoja se sa do më vlente kjo, por se kështu bëja krenare familjen dhe përmbushja besimin e dashurinë e mësuesve të mi. Që në gjimnaz nisa të bëhem e njohur si spikere në Radio Tirana e më pas në TV, por kjo më bëri edhe më të ndrojtur në shkollë dhe të kompleksuar se isha ajo e bukura, artistja, që kishin parë nëmbrëmje, ndërsa në mëngjes e zakonshmja... e kjo linte rast për komente. Pra, që kur nisa kontaktet me RTV mbaroi jeta ime shkollore. U rrita para kohe,dhe ia nisa halleve të tjera. Kohën time, mendjen time e pushtuan tekstet e prezantimeve, që i mësoja faqe të tëra përmendësh, emocionet e tmerrshme para kamerave dhe problemet që më sillte ballafaqimi me gjithë të tjerët në ambjentin e kësaj pune që ishin më të rritur se sa unë. Kujtimet e mia të këtyre viteve tashmë janë të mbërthyera nga ato artistike dhe të punës dhe pak kanë mbetur nga jeta gjimnaziste dhe studentore. 
-Ëndrra juaj ka qenë televizioni apo kishit një ëndërr tjetër?
-Ëndrra ime u ravijëzua herët, që 14 vjeçe kur u zgjodha spikere në programet e rinisë në Radio Tirana e më pas me prezantimin e programeve muzikore në TV. Më parë më dukej se do bëhesha artiste filmash, akrobate cirku, balerinë, këngëtare... edhe mësuese kisha shumë dëshirë!
-Ndonëse jeni marrë me televizion ju keni studiuar për ekonomi. Pse kjo përzgjedhje?
-Unë studiova për ekonomi-financë në Universitetin e Tiranës, dhe në fakt mendova se TV do të ishte një punë e dytë, jo për nga rëndësia, por si kohëzgjatje. Investova seriozisht në studime, ku kam dalë me rezultate shumë të mira sidomos në lëndët profesionale. Pas diplomimit punova 4 vite si ekonomiste, por pa u shkëputur nga ekrani. Do ishte ftesa për të punuar me kohë të plotë në TV që më ndryshoi rrjedhën e jetës  dhe kalova nga shifrat në hapësirat fantastike të artit.
-Gjithsesi jo gjithçka ka shkuar fjollë. Ka pasur dhe momente të vështira apo jo?
-Nuk di ta them sepse nuk  mbaj ditar, apo statistika. E jetoj jetën çdo ditë, me intensitet maksimal e s’kam patur dhe as kam kohë të bëj përmbledhje,apo të shkruaj kujtime. Mendoj se çdo ditë ka patur momentet  e vështira por dhe të bukura të saj, sepse zgjedhja ime ka qenë  të jetoj e rrethuar me shumë njerëz, me shumë angazhime, përkushtime, emocione. Megjithatë, diçka di ta them menjëherë se s’ka qenë aspak e lehtë të mbijetoja në TV, por kam punuar shumë dhe kam qenë e pathyeshme në besimin tim, se e meritoja të isha aty. Ditët më të vështira kanë qenë ato të punës, relizimit të programeve e më të bukurat vinin të nesërmen kur më uronin dhe komplimentonin.
-Sipas mendimit tuaj kush është primare tek një drejtuese emisioni, bukuria apo inteligjenca?
-S’ka primare mendoj, duhet të jesh e kompletuar me të dyja. Jo me bukurinë si “kukull”, por atë magjepsësen, që vjen nga një shpirt i dlirë, dhe edukimi imirë. Im atë më pyeste, që fëmijë: “Më mirë të jesh e ditur apo e bukur?”. Dhe po vetë më përgjigjej: “Më mirë e ditur”. Po të jeshe e zgjuar, di ta zbukurosh vetë vehten,  përveç shkëlqimit  që ta jep veë dituria. 
-Kush kanë qenë personazhet që ju kanë ndihmuar në karrierë?
-Siç ju tregova, kur nisa, s’merrja vesh nga kjo punë, isha spikere në TV dhe s’kisha modele, por kur hyra në këtë radhë, gjeta aty Raimonda Belli, Flutura Çangun, Zerina Kuken, Fatbardha Krajën, Luljeta Laçin, Mimoza Tafaj, që ishin të gjitha një më e mirë se tjetra dhe kishe çfarë të merrje nga secila prej tyre. Ndërsa nga televizioni italian kisha idhull Rafaela Karranë. 
-Në një Shqipëri të varfër edhe prezantueset e televizionit jetonin si gjithë të tjerët. Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje të ndryshonit profesion?
-Jo, asnjëherë, sepse  unë kam jetuar me pasion. Mund të kisha ndryshuar profesion, vetëm nëse do isha më e dobishme diku tjetër.. Shpresoj, puna që kam bërë të ketë vlejtur, ndërsa paratë shkojë dhe vijnë. 
-A ekziston për ju dashuria e vërtetë?
-Unë besoj tek dashuria e vërtetë. Ndoshta kjo që them është naive sepse edhe e kam pësuar nga ky besim, por kjo s’do të thotë të mohoj ekzistencën e saj.
-Në Shqipëri të gjithë njerëzit merren me politikë. Juve ju intereson fusha e politikës?
-Politika më pëlqen, është diçka shumë inteligjente dhe e domosdoshme për zhvillimin e shoqërisë. E ndjek politikën pikërisht për këtë pjesë, duke lexuar midis rreshtave. Ne në mënyrë shumë të papërgjegjshme, shpesh japim mend e bëjmë si më të zotë se ata që janë në krye... por s’është e vërtetë. Unë s’kam marrë kurajon të hyj në politikë, me gjithë ofertat, pikërisht se s’ndjej të kem atë formim , të gjithanshëm, që kërkon të qenit aty, përveçse ende e dashuroj profesionin tim dhe pozicionimi në politikë s’do i bënte mirë atij.
-Çfarë pëlqeni tek të tjerët dhe a jeni kritizere?
-Më pëlqejnë njerëzit e sinqertë që flasin, tregojnë, njerëzit  me humor. Nuk mar qëndrimin e kritikes për të tjerët, por i pranoj njerëzit ashu siç janë, ose maksimumi mund tju sugjeroj diçka me shumë kujdes, që kjo të mos i prek dhe ti largoj nga vetja ata. Sepse, respekti dhe afrimiteti që çdo njeri krijon me mua është shumë i shtrenjtë .
-Si e ndjeni veten në emigracion?
-Unë nuk e ndjej emigracionin, se po e vazhdoj jetën  si në Shqipëri. Punoj  me koncerte për bashkatdhetarët siç bëja dhe më par e jam shumë e lidhur emocionalisht me gjithçka ndodh në Shqipëri.. Më mungon vetëm studio e Tvsh, por kam punuar aq shumë aty, saqë mbresat janë ende aq të forta, sa për ta ruajtur ende të freskët këtë mardhënie.
-A mendoni se do të ktheheni një ditë në Shqipëri? 
-Sigurisht, vetëm koha nuk është e përcaktuar qartë, për shkak të angazhimeve me punë të bashkëshortit. Unë bëj pjesë tek ata shqiptarë që e shohin të bukur dhe me shpresë vendin e tyre, ndryshe nga një pjesë e konsiderueshme, që për fat të keq, hedhin baltë mbi Shqipërinë tonë të dashur dhe çdo përparim të saj e mohojnë ose ngjyrosin me politikë. Do të dëshiroja me gjithë zemër që fëmija im të edukohej në shkollat tona, megjithëse tashmë dhe ato janë si në perëndim, por unë si romantike e pandreqshme që jam, besoj se atje ka ende diçka prej toke, prej Shqipërie, që mua më pëlqen aq shumë, se është e imja, se jam rritur me të, se jam krenare për veten. Dhe këtu ndryshoj nga shumë bashkatdhetarë që mohojnë origjinën e tyre dhe nuk u flasin fëmijëve në gjuhën tonë. Jam përpjekur, me statusin që kam si njeri publik, të influencoj sado pak në rritjen e ndjenjës të shqiptarizmës,
sidomos nëpër koncertet e shumta nëpër Evropë, ku jo thjeshtë prezantoj, por përcjell mesazhe të fuqishme, të cilat sjellin emocione, lot dhe shumë shumë shumë duartrokitje.
-Ç’është familja për ju?
-Gjithçka për mua rrotullohet tek familja. Kështu jam rritur tek prindërit ku çdo gjë diskutohej, tregohej, gëzohej, vajtohej, në familje e të njejtën traditë dua të përcjell dhe në familjen e re që kam krijuar. Komunikoj shumë edhe me djalin, Fatjonin, që t’i krijoj atij mjedisin e përshtatshëm për të shprehur çdo dëshirë e mundim, të ndjej mbështetjen dhe ndihmën në raste të vështira, të kuptojë se shtëpia është e vetmja fole e ngrohtë dhe e sigurtë.. Pra familja për mua është gjithçka dhe çdo gjë tjetër bëhet në funksion të begatisë dhe gëzimit të saj. Mendoj se kur punojmë për familjen tonë, punojmë dhe për një begati dhe harmoni të gjithë shoqërisë.
-Nëse do ishit e pasur gjëja e parë që do bënit?
-Do e ndaja pasurinë time me të tjerët. Më erdhi dikur një ide, sikur u pasurova e në vend të mendoja se ku do kënaqesha me këto para, unë po bëja listën e të afërmve dhe miqve që kishin më shumë nevojë për to. Kurrë nuk do e shpërdëroja pasurinë për luks të tepruar. Nuk e adhuroj. Më pëlqen jeta e thjeshtë, sa më afër tokës, natyrës, duke u përplasur për ekzistencë.
-Ndërkohë që vitet ikin ju mbeteni e njëjtë. Sa kohë i kushtoni look-ut në ditë?
-Fare pak. Vite më parë,rrija  më shumë  përpara pasqyrës , por e kuptova dikur, se sa më natyral, aq më e shëndetëshme është për fytyrën dhe më bukur dukesh. Në skenë dhe ekran, sigurisht që kam një kujdes tjetër. Nuk frekuentoj qendrat e estetikës, jo se nuk kam dëshirë edhe unë të relaksohem dhe të më bëhet shërbim  në to, por për vehten nuk kam asnjëherë kohë, ndërsa për familjen apo miqtë, jam gjithmonë gati të përgjigjem edhe me sakrifica. Çështje karakteri! Si përfundim, nuk bëj as (zgjatje floku e masazhe, as pedikur e manikyr, por përdor nganjëherë ndonjë krem për fytyrën dhe kaq.
-Librat në jetën tuaj diçka e përhershme?
-Jo e lidhur pazgjidhshmërisht, por aq sa ato më duhen. Jeta tani është shumë dinamike dhe s’ka kohë për të lexuar volume, por në çdo mënyrë, përpiqem të informohem e të jem në rrjedhat e kohës. Leximi i romaneve më është dukur gjithmonë një luks, pasi unë që fëmijë kam rendur pas punës dhe i kam dhënë kuptim jetës përmes “action”, veprimit, komunikimit, përkushtimit dhe shumë gjëra që do të mi kishinrrëfyer ato, mi ka mësuar jeta, se kaq gjallë e kam jetuar atë. Kam mijëra njohje, kilometra pa fund udhëtime dhe ndodhi ekstreme. Jo se nuk lexoj, por përzgjedh me kujdes atë literaturë që më ndihmon konkretisht në jetën e përditëshme,dhe plotëson filozofinë e jetës sime.  Në momente të veçanta edhe librat romantik kanë patur shumë vlerë për mua pasi më kanë davaritur dëshpërimin dhe më ka nezur dritën e shpresës. 
-Ushqimi i preferuar?
-S’kam preferenca. Ha çdo gjë, që është e lezeçme.
-Supersticioze?
-Me raste. Ne të gjithë kur jemi në hall, kujtohemi për shenjat fatsjellëse, ose kthejmë sytë nga qielli e me “ahe” lusim shpëtimin tonë. Dhe unë nuk bëj përjashtim nga ky ritual i vjetër sa njerëzimi.



Virgjil Kule

Ja si e transmetuam rënien e bustit të Enver Hoxhës në RTSH

Një telefonatë në mes gusht, bëri që të merrja rrugën e Sarandës për të takuar publicistin, ikonën e folësve të televizionit, regjisorin, studiuesin, përkthyesin, humanistin (10 vjet punë me organizata humanitare në gjysmën e botës), videoproducentin Virgjil Kule. Unë i kërkova një intervistë dhe ai më ftoi të shkoja në qytetin e bukur e piktoresk të Sarandës, ku po kryente filmime për realizimin e filmit të ri dokumentar turistik Saranda. E gjeta me djersë e kamer në krahë, duke ecur rrugëve të Mesopotamit (fshat në Sarandë), kur temperatura shënonte 40 gradë. Kërkesës time për një intervistë ju përgjigj me vështirësi,  pasi sipas tij nuk janë në natyrën e tij intervistat, por puna. I qeshur, i gjallë, ai të ftonte në debat të hapur duke zvogëluar çdo largësi. Njerëzor, por dhe shumë inteligjent, me të mendova të zhvilloj një cikël bisedash që kanë të bëjnë me dy filmat dokumentarë (Vlorës dhe Sarandës) që ai po realizon, për video imazhin,  lënien pas dore të këtij lloj promovimi të bukurive shqiptare në botë, impresionet për kohën kur ai drejtonte RTSH-në, punën në studion prestigjioze  “Fast-track Albania”, me drejtues z. Agron Shehu, momentin e rënies së bustit të Enver Hoxhës dhe në veçanti aktin aq të emancipuar dhe të pa imagjinuar për kohën (ndoshta i pari në historinë e Shqipërisë postkomuniste), atë të implementimin të institucionit të dorëheqjes si Drejtor i RTSH, takimet me producentin e videove promorcionale në Euroneës, z. Anton Daniel. Shqiptarët ndoshta e ruajnë të freskët në kujtesën e tyre zërin magjik të Virgjil Kules në TVSH gjatë transmetimit të lajmeve. Zë i cili edhe sot i mungon edhe televizioneve më prestigjioz. Sipas folësit dhe regjisorit të talentuar Dhimitër Gjoka, zëri brilant i Virgjil Kules, mbetet si një meteor i rrallë me një ngjyrim të veçantë në radhën apo armatën tashmë të shumtë të folësve shqiptarë.

-Ju keni mbaruar për gazetari, si e gjetët në momentet e para TVSH, dhe a kishit njohuritë e duhura për gazetarinë televizive? Si ishin ambientet e TVSH në momentet e para të punës tuaj dhe puna e përbashkët me kolegët për një TVSH bashkohore dhe profesionale?
-Në fillim televizioni m’u ofrua si një hobi. Isha vetëm 17 vjeç kur kam lexuar lajmin e parë dhe paradite shkoja në gjimnaz . S’kishte shumë televizorë në Shqipëri. Audienca qe shumë e pakët. Më dukej sikur më ishte shtuar edhe një version tjetër loje që quhej televizion. Vetë ky televizion ndodhej në ish bufenë e Radio Tiranës, me shumë pak aparatura dhe shumë pak njerëz. U bëra shpejt pjestar i një grupi entuziastësh që po fusnin diçka të re në Shqipëri. Kjo më jepte kënaqësi të madhe dhe më bënte të shkoja në atë cep godinë duke fluturuar 3 herë në javë, se aq transmetonte. Pastaj filluan investimet dhe televizioni pati bumin e tij. Unë u bëra dëshmitar dhe pjestar aktiv i të gjitha fazave të këtij bumi. Nga thjesht hobi, televizioni u shndërrua për mua në të vetmen pikë referimi për jetën. Aty fillonte dhe aty mbaronte bota ime, veçse ishte një botë shumë e gjerë për kohën sepse ajo bashkëvepronte me ajkën e inteligjencies shqiptare dhe me përvojën e Rai-t që ishte shembulli ynë profesional.
Ofertës së këtij mjedisi interesant unë i’u përgjigja në mënyrë praktike. Mbarova studimet për gazetari, u përpoqa të përsos rolin si spiker dhe të realizoj vetë emisione të përjavëshme, të cilat, nga sa më thoshin teleshikuesit, pëlqeheshin shumë. Ndiqja rregullisht emisionet e televizionit italian dhe, ashtu si shumë kolegë të mi, mundohesha të aplikoja në emisionet e mia teknikat e tyre krijuese. Nuk hoqa kurrë dorë nga puna praktike e të gjitha fazave të krijimtarisë nëpër të cilat kalon një emision televiziv. Kështu mësuam unë dhe kolegët e mi. Mbaj mend p.sh. kur diskutonim teknikën e montazhit kryq që e kishim parë asokohe në Rai dhe ekperimentet që bënim në maviole me Ismailin, Nadian, Florën, Rezartën, Pranverën etj. 
-Gazetar, folës, drejtues emisionesh, skenarist, ku ndjeheshit më i realizuar në gjithë ato vite pune në të vetmin institucion të medias vizive në Shqipëri?
-Në tërësinë e këtyre elementeve, nuk mund të veçoja asnjërin prej tyre dhe mendoj se koha më dha të drejtë. Sot ky lloj krijuesi televiziv dominon kudo në botë. Njeriu idenë e vet e koncepton dhe mundësisht e realizon deri në hallkën përfundimtare. Sepse në procesin e realizimit të një emisioni, sidomos të dokumentarit, sa më pak transferim mendimi të ketë aq më pak firo ka ideja fillestare. Në televizione ritmi i punës është shumë i shpejtë dhe kalimi nga nje hallkë në tjetrën (ide, skenar, xhirim, montazh, postproduksion etj.) është mirë të mbetet në sa më pak duar në kuptimin e ruajtjes së origjinalitetit në konceptim. 
-Vjen një moment dhe Virgjili bëhet Drejtor i TVSH. Pra gjithmonë lëvizjet tuaja të karrierës brenda një instiucioni kaq të rëndësishëm të asaj kohe. Ky pozicion a e ndryshoi natyrën e punës, kërkesës, komunikimit me vartësit dhe me ish kolegët të Virgjilit?
-Ky pozicion, që mendoj se erdhi natyrshëm, mbi baza profesionale, ndryshonte vetëm një gjë: këndvështrimin ndaj TV-së. Tani duhej të merakosesha jo vetëm për performancën time, por për performancën e gjithë institucionit. Kush ka parë filmin Provë Orkestre të Federiko Felinit, me siguri kujton se sa shumë ndryshojnë këndvështrimet sektoriale nga ato globale. I’u vura punës në këtë drejtim. Më kujtohet që porositëm disa materiale didaktike nga BBC të shoqëruara me video. I përktheva vetë dhe me to u organizuan një sërë kursesh kualifikuese në televizion.  Me kolegët nuk ndryshova asnjë sjellje apo qëndrim, por organigrama e institucionit bëri punën e saj. Ndjeja se fjala dhe mendimi im kishin më tepër “peshë” sidomos tek disa tipa që mendimin e “zgjuar” e presin vetëm nga lart. Sa për profesionistët e vërtetë qe ishin jo pak, me ta shkëmbeja mendime të çiltërta në dobi të punës  tonë absolute barazie dhe mirëkuptimi. Asnjëherë s’më është dashur të tregoj se “jam unë drejtori këtu” as para kolegeve dhe as para të tretëve. Bile publiku përgjithësisht nuk e di që unë kam qenë për gati një dekadë drejtor i këtij institucioni. Të gjithë më mbajnë mend nga roli im si krijues në ekran prej të cilit nuk hoqa dorë asnjëherë.
-Disa nga momentet më të vështira dhe më të gëzuara në këtë insitucion?
-Kur punën e bën me pasion dhe dashuri, ajo përgjithësisht të jep veç sadisfaksione.
Asnjë moment veçanërisht të vështirë nuk kam pasur në TVSH.  Edhe kur u largova teknikisht përjetova disa momente normale pasigurie të një njeriu që s’e kishte imagjinuar ndonjëherë vehten jashtë asaj çatie dhe që nuk e kuptonte dot sidomos krijimtarinë e tij pa veglat e kushtueshme të televizionit. Nuk kisha më as sudio, as kamera, as ekran, as pajisje montazhi, asgjë. Unë isha mësuar e krijoja vetëm nëpërmjet tyre.  Më dukej vetja si ushtar i çarmatosur para një beteje të madhe. Nuk ma zinte syrin asnjë lloj pune tjetër nga ato që bëra si punonjës i organizatës humanitare “Mjeku pa kufi” (përkthyes, ekonomist deri edhe drejtor administrativ misioni).  Kjo ndjesi më ndoqi deri në mes të viteve ’90 kur të gjitha këto pajisje m’i vuri në dispozicion organizata në fjalë për të cilën pastaj punova disa vjet me rradhë në shumë vende të botës si dokumentarist. Nuk e harroj kurrë gëzimin që ndjeva kur po zbërtheja ambalazhet e kameres Sony VX1000 dhe të pikës së montazhit jo linear FAST. Më dukej sikur po hapja thesarin e mbretit Mida. Kisha rilindur.
-Në çkuptim..?
-Por, duke iu kthyer përsëri pyetjes tuaj do të zbuloj një sekret të vogël që nuk e kam thënë ndonjëherë. Në procesin e largimit nga TVSH, kishte edhe diçka të fshehtë, të pakuptueshme, por që më gëzonte. Vonë e kam kuptuar se çfarë ishte. Tani them se ishte ndjesia e çlirimit nga “kthetrat” e një institucioni që, pa kuptuar më kishte marrë rininë, pjesën më të bukur të jetës. Duke hyrë aty që në moshën 17 -vjeçare dhe duke u marrë vetëm me punë, ndjeja se isha larguar shumë nga moshatarët e mi, nga stili i jetës së tyre, nga aventurizmi tyre i këndshëm. Isha bërë burrë para kohe dhe, sidomos emërimi drejtor në moshë fare të re  i kishte vënë vulën kësaj pune. Nuk është mirë që njerëzit të mos e jetojnë rininë e tyre si të rinj. Ritmi biologjik i jetës duhet respektuar sepse gjithshka që lë mangut në rini përbën një borxh ndaj jetës që duhet shlyer. Mbase vrulli me të cilin u angazhova në punë humanitare dhe pastaj rikthimi tek kamera dhe lloji i jetës që ajo të imponon ishte pikërisht ajo shlyerje e borxhit të jetës... (Sot mendoj se nuk është as e këndshme dhe as e shëndetëshme ta fillosh e ta përfundosh jetën aktive në të njëjtin institucion sado prestigjioz qoftë ai).... Nejse. Ishte pra një çlirim pak i dhimbshëm, por sidoqoftë ishte një çlirim.  Unë kështu e perceptoja në subkoshiencë. Ndoshta sepse parandjeja që TVSH nuk do ta kishte më atë rol ekskluziv që kishte patur deri atëhere, ndoshta sepse tashmë shikoja që para meje ndodhej një botë e tërë, disi e turbullt dhe mua më duhej të filloja zbulimin e saj në moshën 39 vjeç. Ky ishte procesi më interesant sepse fillova një jetë të dytë krejt ndryshe nga e para. Sistemi i ri që u vendos, jepte mundësi për të provuar forcat edhe gjetkë. Si disa të tjerë që u hodhën në fushën e politikës etj., edhe unë i kisha rezistuar ndjenjës se autoizolimit, isha vetpërgatitur për t’u përballur dikur me botën e madhe. Ndërkohë flisja lirshëm në 4-5 gjuhë të huaja. Cikli me TVSH ishte tashmë mbyllur. Kishim marrë dhe dhënë reciprokisht për 22 vjet me rradhë…  
-Ju ishit Drejtor i TVSH kur është vetvrarë Mehmet Shehu dhe kur ka vdekur Enver Hoxha. Si janë përcjellë tek shikuesi këto dy lajme të vështira për kohën e athershme, a keni dhënë udhëzime të posaçme për folësit dhe cilat ishin ato?
-Në të parin nuk isha drejtor, por në të dytin po. Ka shumë ndryshim midis këtyre dy ngjarjeve përsa i takon ngarkesës emocionale të folsave që i përcollën ato në radio dhe TV. Megjithatë nuk mbaj mend të kem dhënë ndonjë udhëzim të veçantë për mënyrën e leximit. S’kishte nevojë. Mbaj mend që vdekjen e Enver Hoxhës e kam lajmëruar unë, si spiker në TV, në një atmosferë zije të përgjithëshme. E lexova lajmin brenda kësaj atmosfere. Nuk ishte e vështirë sepse një nga sekretet e profesionit të folësit është t’i përshtatet atmosferës së përgjitheshme dhe sidomos përmbajtjes së lajmit. Edhe kolegët e mi në radio e TV të njëjtën gjë kanë bërë. Ishin të gjithë me përvojë në këtë profesion.
-Momenti më delikat i karrierës tuaj ka qenë dita kur është rrëzuar monumenti i Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. Thuhet se pa asnjë autorizim të posaçëm nga Ramiz Alia, ju e keni transmetuar rrëzimin  e bustit. Nuk përbënte një rrezik për ju ky vendim i athershëm kur dihej se në Shqipëri ende respekti ndaj figurës së Enver Hoxhës nuk ishte zbehur si sot?
-Deri tani folëm për profesion e profesionalizëm. Në këtë këndvështrim duhet parë edhe ky moment që shënoi ndryshime historike, por që nuk mund të ndryshonte ndërgjegjen profesionale të individit. Transmetimi i kronikës së rrëzimit të monumentit kishte të bënte me minimumin e përgjegjësisë profesionale të gazetarit për të pasqyruar një ngjarje. Një ngjarje mund ta pasqyrosh nga këndvështrime të ndryshme, por nuk mund ta mohosh apo ta fshehësh ndodhjen e saj, siç më “këshilloi” të bëja ndonjë. 
Kronika u përgatit  rreth orës 16.30, në bazë të saj xhirimet ekskluzive të Fatmir Cepanit, megjithëse unë atë ditë kisha nxjerre jo pak, por 6 grupe xhirimi në zonat e kryengritjes. Pesë prej tyre u kthyen pa pamjet nga rrëzimi i monumentit. Pa ardhur ende Fatmiri, mua më kishte hipur meraku se mos kishim dështuar në kapjen e faktit kryesor. Ky, jo vetëm që do ishte një dështim i mirëfillte profesional, por edhe do të interpretohej si mosdashje nga ana e televizionit për të dhënë një të vërtetë që ndodhi. E tillë ishte atmosfera në atë kohë, as prej mishi as prej peshku.  Nejse, isha i qetë se esenca e ngjarjes përfundimisht ishte kapur. 
-Urdhri i transmetimit të rënies së bustit….
-Instikti profesional më dominoi plotësisht dhe dhashë menjëherë urdhër për transmetim që në edicionin më të parë të lajmeve që ishte në orën 18.00. Nuk isha naiv, i dija rreziqet, por ky mendim më bëri edhe më të vendosur akoma.  Dhe vërtet. Nuk kaluan as 20 minuta nga mbarimi i transmetimit dhe dy strategji u vunë në veprim. Strategjia e një pale, që mendonte ende se rregjimi do të zgjaste(në fakt, ai e shtyri edhe ca kohë), ishte të më kritikonin e kërcënonin rëndë si “heretik”, ndërsa i palës tjetër, që e ndjente fundin iminent të rregjimit dhe mendonte të mbante vendin e punës, ishte të rrembente “meritën” duke vrapuar para militantëve opozitarë të kohës për të treguar atje me këmbë e me duar “heroizmin”  e tyre në dhënien e kësaj kronike dhe bile duke sajuar edhe skena dramatike për t’u bërë të besueshëm.  Dhe midis tyre kampionin e mbanin ndonjë a dy që atë paradite kishin dalë në terren dhe ishin kthyer duarbosh, pjesërisht nga frika dhe pjesërisht nga taktika që kishin ndjekur tërë jetën e tyre duke i bishtnuar përgjegjësisë. (Sepse, po të kishe filmuar rënien e monumentit, duhej të mbaje edhe përgjëgjesinë se ç’do ndodhte më tutje me materialin tënd. Dhe dihet, që jo të gjithë kanë këllqe për të përballuar situata të tilla kaq vendimtare…). 
-Institucioni i parë i dorëheqjes, si erdhi tek ju?
-Nejse, pas këtij episodi, mbaroi karriera ime si drejtor sepse pak ditë më vonë, absolutisht me kërkesen time, dhashë dorëheqjen pa dhënë dhe pa kërkuar asnjë sqarim në lidhje me pozicionin tim në ngjarjet e fundit.  Isha i vetëdijshem se, në valët e mëdha militantiste, siç qenë ato të asaj kohe, nuk ka vend për shqyrtimin e dramave personale. Nga ana tjetër, në pozicionin që mbaja, (këtë e kisha menduar edhe më parë), desha të jap edhe unë kontributin tim modest, por shumë domethenës në atë kohë, për zbatimin në praktikë të principeve të demokracisë.  Ndoshta, ndër njerëzit publike, jam i pari që aplikova instiucionin dinjitoz të dorëheqjes, me mendimin se në demokraci (se flitej shumë per demokratizim ...) një karrierë e vërtetë profesonisti duhej të mbyllej me profesionalizëm.  Fakeqësisht shumë pak kuadro të asaj kohe më pasuan në lirimin e karrikeve. Shumica vrapuan të dorëzojnë sa më publikisht teserat e Partisë së Punës (kjo u bë mode se s’të gjente gjë sepse vetë partia ishte shpërfytyruar keq) duke shpresuar që me këtë të vazhdonin të ruanin karriket e zyrave si “njerëz të rinovuar”. Dhe ca arritën ose t’i ruanin ose t’i ndryshonin. Punë e tyre, por unë nuk kam besuar kurrë as tek “njeriu i ri” i socializmit dhe as tek “njeriu i rinovuar” i periudhës post komuniste. Kam besuar dhe besoj tek njeriu me aftësi të lindura e pastaj të kultivuara, tek profesionisti i vërtetë qofte ky politikan, shkrimtar, llogaritar, mjek apo hidraulik. Këta njerëz  janë përgjithësisht imunë ndaj ideologjive dhe, kur ideologjitë për shkaqe të ndryshme u imponohen, ata gjejnë shtigje për t’i sfiduar ato nëpërmjet përkryerjes së pjesës profesionale të punës së tyre. I ashtuquajturi rinovim thjesht ideologjik, jashtë kompetencës profesionale, që u aplikua ca kohë tek ne si kriter egzistence, është eufemizëm i përdorur me sukses në shoqëritë e traumatizuara për të siguruar vazhdimësinë e dominimit të mediokritetit, i cili, nga ana e vet, është një strehë e pazëvendesueshme për gjithë komunitetin e të mençurve shejtanë që nuk janë kompetentë të mirëfilltë për asgjë. Këta specialistë të ideologjive “të demokracisë” të kujtojnë ardhjen masive të ”kuadrove” nga klasa punëtore në fund të viteve ‘70 që, si kudo, na e bënë çorbë edhe TVSH-në për një farë kohe. Fatmirësisht një pjesë e tyre u larguan shpejt se e panë që aty s’ishte vend llafesh, por pune të specializuar. Së fundi, me që pyetja ka të bëjë me monumentin, me dashamirësi për historinë them se nuk do desha që të bëhet më kjo pyetje kaq e personalizuar sepse nuk është mirë të personalizohen ngjarjet historike. Kjo nxit spekullimet. Fakt është që TVSH e transmetoi kronikën, e kreu detyrën në një kohë të rrezikeshme. Kaq mjafton për historinë, nëse ky fakt i hyn asaj në punë.
-Çfarë përfitove dhe çfarë u mundove të japësh me gjithë shpirt në TVSH?
-Përfitova shumë. Mora një drejtim në jetë që, në kushtet e një vendi të mbyllur, siguronte një dritare për t’u njohur me botën. Gjithashtu mu dha mundësia të shpreh cilësite e mia intelektuale dhe artistike para një publiku shumë të gjerë. Po kështu edhe përvojë të madhe në fushën organizative dhe teknologjike televizive. Nuk janë pak këto për një individ.
Pastaj, për të dhënë “me gjithë shpirt” siç thatë ju, mund të them se unë krejt shpirtin tim ia dedikova kësaj pune. Nuk mbajta asnjë lloj rezerve se s’kisha ndonjë ëndër tjetër në jetë. Gjithmonë mbetem pre i perfeksionizmit, gjë që më ka ndihmuar shumë në profesion, por më ka hapur edhe ca telashe në jetë. Por s’kam ç’ti bëj. Vetëm kështu e gjej paqen me vetveten. 
-Si vazhdon ëndrra jote?
-Sami Frashëri guxoi të shkruante “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet në një kohë shumë të turbullt dhe gati të pashpresë. Ishte viti 1899 dhe ky traktat u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Po në kohën tonë? Lufta politike e brendëshme duket se i ka mpirë trutë e iluministëve të sotëm dhe askush nuk merr përsipër të shpallë botërisht hiret e këtij vendi. Kanë frikë se meritat i vishen qeverisë e partisë në pushtet dhe mund t’ju zemërohet opozita, e cila mund të vijë të nesërmen në pushtet. Ky mentalitet duhet të marrë fund. Eshtë  shenjë kulture të ndash qartë politikën e ditës nga politika historike. Shqipëria po përjeton një Rilindje shumë më të fuqishme se ajo e kohës së Samiut. Si proces lindje ai shoqërohet me dhimbje, por dhimbjet nuk duhet të na qorollisin aq sa të mos shohim dritën verbuese në fund të tunelit. Kush e sheh më qartë t’ja u tregojë atë edhe të tjerëve me mënyrën që di të shprehet më mirë. 
Unë tani po punoj për dokumentimin video dhe shpalljen publike të së bukurës në Shqipëri. Pas një procesi të gjatë të njohjes së një pjese të botës mendoj se kam kryer kualifikimin e nevojshëm për t’u marrë me vendin tim. Kam një kumt që dua ta mbaj gjallë e ta përcjell ku të mundem. Shqipëria e bukur, e pastër, krenare dhe e denjë për të hyrë me dinjitet në familjen evropiane egziston. Andrallat që përjetojmë nuk duhet të na pengojnë ta shohim të ardhmen e vendit tonë në dritë optimiste. Andrallat janë njerëzore, ato kalojnë bashkë me brezat, kurse Shqipëria është diçka hyjnore. Ajo ndodhet sot në kombinacionin më të mirë zodiakal të saj. Me të tilla koordinata historike e gjeopolitike të shkëlqyera siç i ka sot Shqipëria, nuk mund të egzistojë pikë dyshimi se atë e pret një e ardhme e afërt mrekulluese. E rëndësishme është që kjo e ardhme të ravijëzohet që sot në mendjet e bashkëatdhetarëve të mi. Për këtë duhet kontribut konkret dhe jo fjalë. Unë po jap kontributin tim duke evidentuar në video shkendijat e një Shqipërie “si gjithë Europa”.




Ahmet Shqarri 
Barcelona – Flamurtari, ndeshja më e bukur që kam transmetuar...

Një zë i veçantë që për mëse 35 vjet ka mbërthyer pranë aparateve të radios miliona dëgjues. Një zë që në shumë raste të bënte të lije çdo punë dhe të harroje çdo gjë për të marrë vesh një rezultat. Kjo, mbasi ishte zëri i sportit shqiptar, i sportit magjik, i sportit që e dashuron çdo njeri, i sportit që thyen çdo barrierë, mëritë, ndasitë, që të heq stresin, të lumturon, mrekullon, relakson. Zëri i Ahmet Shqarrit lakohet si transmetues i veçantë pasi solli shumë risi në emisionet sportive shqiptare në të vetmen radio dhe televizion në hapësirat mbarëshqiptare për vite me radhë. Funksionimi i emsionit special “Nga njera ndeshje në tjetrën” shënoi një hap cilësor të nivelit botëror për radio transmetimin shqiptar. Tek figura e Shqarrit nuk ka spikatur vetëm zëri, por ambicja serioze për të hapur dritare të reja komunukimi me dëgjuesit, dritare, të cilat ruajnë dhe sot po atë shkëlqim dhe rrezatim në syrin dhe veshin e dëgjuesit shqiptar. N.q.s parardhësit e tij janë lakuar si ikonat e para të transmetimit, ai si vazhdues i tyre e ngriti në piedestal emrin e komentatorit shqiptar duke vulosur risi që do të ngelen si shtatore të pazëvendësueshme. Mazreku, Bellova dhe Shqarri, do të mbeten një treshe simpatike që hapën epokën e panjohur të transmetimit radiofonik, duke ja kaluar stafetën njeri-tjetrit, për t’u kthyer kështu në emblema që koha i ka përcjellë si figura referimi për të ardhmen e sportit shqiptar. 
-Që në fillimet e tij në rrugën e gazetarisë, Ahmet Shqarri e ka ngjyer penën vetëm për gazetarinë sportive? 
-Absolutisht jo. Dhe kur e kujtoj qesh me vete. Qeshje e ëmbël. Ka qenë një rastësi që të bëhesha gazetar sportiv. Kam filluar të shkruaj kur kam qenë në shkollë të mesme. Në revistën “Shqiptarja e Re”, unë botova “Vajza e braktisur”. Ka qenë një tregim. Ishte fjala për një ngjarje që në ato kushte, në atë kohë, të trajtoje një temë të tillë ishte tabu. E kam nisur kështu sepse më pëlqente letërsia. Bëhet fjalë në vitet ‘60-të. Pastaj vazhdova të shkruaj në vitet studentore. Krahas Fakultetit të Letërsisë, bëja edhe kursin dy vjeçar të gazetarisë, ku kisha pedagogë të tillë si: Vangjush Gambeta, Dritëro Agolli, Hamit Boriçi. Në sajë të tyre na u dha mundësia të shkruanim në shtypin e kohës si: “Zëri i Rinisë”, “Puna”, “Mësuesi”, “Zëri i Popullit”, “Bashkimi”. Pra, keni qenë shumë i lidhur me librin? Bëja shumë përpjekje për të kapur librin sa dilte në treg. Duke pasur një dëshirë të madhe për letërsinë, lexoja shumë. Kjo periudhë quhej periudhë prove. 
-Veçoni ndonjë shkrim të kësaj periudhe që e kujtoni me nostalgji?     
-Mbaj mend tek gazeta “Puna”, botova një reportazh që zuri një faqe. Më bëri përshtypje botimi, sepse në atë kohë, reportazhe shkruante vetëm Ismail Kadare, Spiro Dede, Xhevahir Spahiu, Dritëro Agolli dhe të shkruaja unë Ahmet Shqarri, një student, ka qenë e pabesueshme. Reportazhi titullohej, “Një fener ndriçon rrugën”. Një çift nga fshatrat e Librazhdit ku gruaja po lindte, zbret në mes të natës nga malet në rrugë me një fener, ku kërkonin një makinë. Makinat ishin shumë të rralla atëherë. Feneri shërbeu si sinjal për një automjet tip “Zis”, i cili ndaloi dhe e çuan në spital shtatzënën.... Po provën e parë në gazetarinë sportive në cilën kohë e bëtë, apo më mirë të themi, si u lidh Shqarri me botën e bukur dhe të madhe të sportit? Ndërkohë që unë shkruaja për gazeta të tjera, Ismet Bellova që ishte komentator dhe miku im, më ofroi të bashkëpunoja me të vetmen gazetë sportive të kohës “Sporti Popullor”. Dy komentatorë ishin asokohe, Bellova dhe i madhi Anton Mazreku. Kur mbarova studimet universitare, nuk kishte asnjë gazetar të diplomuar që të punonte për sportin në Radio Televizion. Kështu, unë isha i pari gazetar profesionist sportiv i një medie eleketronike. Starti i karrierës time ka qenë pikërisht gushti i vitit 1969, vit në të cilën u hodhën themelet për krijimin e Rubrikës Sportive të rregullt, që në fakt filloi në vitin 1970.. 
-Si vazhdoi rrugëtimi i Rubrikës Sportive? 
-Plot 35 vjet ishte nën drejtimin tim. Vitin e parë Rubrika ka qenë e regjistruar, ndërsa që nga viti 1971, deri në vitin 2004 direkte. Kjo rubrikë funksionoi çdo të dielë në radio. Fillonte me marshin e fiskulturistëve. Ishte sigla e marshit të fizkulturistëve ku hapeshin spartakiadat në kohën e diktaturës. Marshi ishte kompozuar nga Preng Jakova, autori i Operas së parë shqiptare “Mrika”. Më vonë çdo të hënë bëra “Jehonën sportive”. Transmetoheshin në mënyrë të përmbledhur edhe ngjarjet e së dielës. Pararelisht fillova emisionin “sport-kalitje- shëndet” që ishte të premteve. Ky ishte një emision tjetër sportiv që drejtoja në radio ku kishte problematikë, reportazhe nëpër qendra pune, reparte ushtarake, kooperativa bujqesore, portrete etj.. Në këtë emision u thye tabuja, pasi filluam të flisnim edhe për sportistë të huaj. Në ambiente gazetarësh kam dëgjuar që në brezin tënd kanë dalë shumë gazetarë të spikatur në të gjitha gjinitë? Po. Shumica dhe pse nuk kishin studiuar për gazetari dolën gazetarë shumë të mirë. Dua të veçoj sidomos Besnik Dizdarin, i cili sot është personaliteti më i spikatur i gazetarisë sportive. Ndërsa të tjerë si: Namik Dokle, bën përshtypje se nga Instituti Bujqësor, arriti që së bashku me ne shumë të tjerë në kursin e gazetarisë, të bëhet dhe ai një personalitet në këtë fushë. 
-Po në televizion çfarë risie solli Shqarri me Rubrikën Sportive? 
-Unë kam bërë për herë të parë në television rubrikën me të ftuar, ku ishin rreth 100 veta. Albert Minga ka qenë regjisor i këtij emsioni me përmasa që nuk ishin menduar apo realizuar më parë. Patëm bërë skenën në formë amfiteatri dhe kishte ekipe të ndryshme të ftuar. Protogonistë të shquar të javës, veteranë të sportit, etj... 
-Po realizimi i lidhjes me të gjitha stadiumet si ka filluar?    
- Kam patur fatin që të kem qenë i pari që kam krijuar lidhjet me të gjitha stadiumet shqiptare. Ndërkohë, gjatë emisionit të ri, për herë të parë, aplikova futjen e komentatorit gjatë transmetimit të ndeshjeve me specialistë të mirënjohur, ish futbollistë të shquar të vendit si, Sabri Peqinin, Refik Resmen (që është legjenda e futbollit shqiptar), Gëzim Kasmin, etj.. Emisioni, siç dihet tashmë prej të gjithëve u titullua “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, që nismën e ka që nga 2 tetori 1983. Dihet që veç ndeshjeve në vend ju keni transmetuar dhe në shumë stadiume të botës. 
-Çfarë mund të veçoni nga kjo histori? 
-Transmetimi i parë shqiptar i ndeshjeve jashtë shtetit ka qenë nga Barcelona në vitin 1986. Kjo ndeshje ka hyrë në histori, jo vetëm si transmetimi i parë, por edhe për lojën e bukur, e të jashtëzakonshme, ku futbolli shqiptar ka shpalosur vlerat e tij më të mira. Barcelona ishte kampione e Europës. Në Barcelonë luanin futbollistët më të mirë të botës, si Geri Lineker (shënuesi më i mirë i asaj kohe). Flamurtari i asaj kohe ishte dhe mbetet skuadra e vetme e Shqipërisë që ka kaluar deri tani dy ture në kupat e Europës. Besoj e kujtoni atë ndeshje të rrallë që u mbyll 0:0 në Kamp Nou. Dhe Barcelona u kualifikua vetëm prej barazimit 1-1 në Vlorë. Edhe në librin tim kam folur shumë për Barcelonën. Në atë kohë nuk ishte në modë që gazetarët sportivë të dilnin jashtë shtetit!... Sot shkojnë edhe tifoza me ekipin dhe kjo duket e pabesueshme. Në vite të largëta, Anton Mazreku, Ismet Bellova, apo Skifter Këlliçi, kishin shkuar jashtë shtetit dhe vetëm regjistronin, nuk transmetonin direkt. Transmetimi im nga Barcelona ishte direkt dhe u realizua për herë të parë nga një prej stadiumeve më të mëdhenj të botës. Mbaj mend se ai transmetim nga Barcelona pati jehonë dhe u shoqërua me polemika të shumta... Gjëra nga më çuditshmet. Nga Ramiz Alia që tha fjalë të mira, e deri tek Pirro Lako, ish Sekretar i Partisë i Tiranës, i cili pati thënë se, nuk duhet të isha më gazetar për atë që përcolla nga Barcelona. Sepse gjatë transmetimit, (sipas tij) unë kisha thënë gjëra të ndaluara për kohën si psh: ekipi është akomoduar në një hotel me 5 yje, aty kishte një pishinë në katin e 9-të, stadiumi kishte të abonuar për të gjitha ndeshjet dhe ku midis tifozave të abonuar bënte pjesë dhe Papa... Për dëgjuesit ishte një tabu. Përkufizime të tilla nuk njiheshin. Por me të vërtetë gjithçka që pamë në Barcelonë ishin një befasi. Në këtë jehonë mund të fus dhe rastin e të ndjerit Pjetër Arbnori, i cili pat thënë në Lidhjen e Shkrimtarëve ku u promovua libri im se “Ahmet Shqari” ishte dritarja që ne shihnim botën nga burgu nëpërmjet transmetimeve, ku më i veçanti ngelet ai i Barcelonës”... Ndërkohë shkrimtari i shquar Vath Koreshi në parathënien e librit tim shprehet: Ahmet Shqarri atë natë që ka transmetuar nga Barcelona ka qenë për një natë Perandor i Shqipërisë, sepse të gjithë dëgjonin dhe veshët i mbanin tek ai në Barcelonë. 
-Me të gjitha këto që po thoni, duket se dhe një transmetim paska pasur shumë probleme?
-Për mua ishin rrugë të pashkeluara. Eksperiencat ishin të pakta dhe shumë rubrika janë eksperimentuar nga unë. Nuk kishim mjete komunikimi dhe ndërlidhjeje si sot. Ne ishim të mbyllur. Nuk kishim ku të merrnim eksperienca. Edhe me rusët dhe kinezët u prishëm. box Gjithë kjo jetë, gati gjysmë shekullore (?!), ju ka bërë të njiheni dhe të keni raporte me shumë njerëz sidomos drejtues... Kam kaluar shumë drejtorë që nga Thanas Nano e të tjerë me radhë. Nano ishte serioz, ishte e vështirë t’i flisje, por korrekt dhe kërkues në punë. Todi Lubonja ishte më i hapur dhe liberal. Me atë punoje me shumëkënaqësi. Marash Hajati serioz dhe autroitar. Nefo Myftiu, njeri shumë i mirë që më ka inkurajuar shumë në hapat e parë që hodha si gazetar... Ndërkohë kam pasur të bëj me shumë bashkëpuntorë gati të panumërt, që nga spikerit e deri tek ata që morën mësimet e para nga unë për t’u bërë radikronistë, komentatorë, gazetarë... deri sa disa prej tyre ndryshuan rrugë për t’ju futur fushave të tjera, por duke pasur gjithnjë si gjenezë fillimet në RTSH. Folësat (Spikerat) sportivë me ata të lajmeve.. Shumë folësa potentë të Radio Televizionit kanë nisur të ushtrohen në këtë profil duke pasur si foltire të parë Rubrikën time Sportive. Virgjil Kule ka filluar tek unë, Liliana Meçani, Clirim Poro, Violeta Gjoka, ku Lorenc Zadrima një nga spikerat më të mirë, në atë kohë ishte inxhinier në fabrikën e armëve në Gramsh dhe vinte çdo të dielë në shtëpi në Tiranë, për të qenë në mbrëmje në Radio për Rubrikën Sportive. Krijova komentatorët e parë për çdo sport. Vangjel Shundi për lojërat me dorë, Zef Ashta për shahun, Xhafer Bogdani për sportet e rënda.. 
-Barcelona ishte stacioni i parë i transmetimeve, si vazhdoi më pas udhëtimi i juaj?
-Kam transmetuar në 23 stadiume të botës që nga Belfasti, Dublini, Gjeneva, Moldavia, Lituania, San Siro i Milanos, Bullgaria, Athina, Vjena, Tunizi ...ku veç ndeshjeve të futbollit kam raportuar edhe për ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare si Kampionati Botëror i Ataletikës, Lojrat Mesdhetare, etj... 
-Transmetimet pikante Në këto transmetime kë dalloni si më pikanten, cili ju ka bërë më tepër përshtypje? 
-Njëri që më ka bërë një portret ka thënë se, po të kërkoni në arkivin e RTSH, do të gjeni, mijëra kilometra shirit me zërin dhe figurën e Ahmet Shqarrit. Janë ndeshje të panumërta. Kemi mundur skuadrën e Belgjikës në futboll, atëherë e katërta në botë, kemi fituar ndaj kampiones së Francës dhe shumë të tjera në basketboll. Dinamo në volejboll për femra tre herë pjesëmarrëse në katërshen finaliste të Evropës, që është suksesi më i madh i një klubi shqiptar për të gjitha llojet e sporteve. Janë të pafundme ngjarje të tilla, ku unë jam çjerrë nga zëri dhe emocionet, për vetë atmosferën e jashtëzakonshme që përcillnin këto ndeshje dhe transmetimi i tyre në atë kohë. Ishte një kohë e bukur, kur pallatet e sportit mbusheshin plot (duket si një ëndërr e largët, por ka qenë një realitet) ku biletat shiteshin një javë përpara për ndeshjen, kur luante Panajot Pano në futboll, Agim Fagu në basketboll dhe Asllan Rusi me Ela Tasen në volejboll... Një udhëtim i gjatë në vite dhe ngjarje, si askush tjetër.... Një nga mrekullitë që kam bërë është transmetimi i rretheve tona çiklistike. Siç bën sot Turi i Francës apo Xhiro e Italisë. Ato u bënë aq interesante saqë dëgjuesit rrinin pranë radiove për të mësuar rezultatin dhe shpesh kjo e detyronte redaksinë e informacionit të ndërpriste emisionin e lajmeve për t’u lidhur me transemtimin tim direkt!
- A kishte vështirësi për ju në udhëtimin për në finishin e garave?
-Vështirësi kishte shumë. Mbaj mend që Marash Hajati më ka dhënë makinën rezervës e rasteve urgjente që duheshin për gjëra të jashtëzakonëshme për të shkuar në Burrel për të transmetuar. Duheshin çdo javë nga 7 makina në shtatë vende. Ndërsa tani kanë ndryshuar kohët, ka shumë mjete dhe mundësi.
-Duke parë të gjitha këto probleme dhe shqetësime a jeni penduar ndonjëherë për rrugën që keni zgjedhur?
- Unë ndjehem shumë mirë dhe them se rruga e gazetarit është e mrekullueshme. Nëse di të japësh diçka për njerëzit dhe ata kanë arritur të të kuptojnë dhe të të respektojnë, atëherë mendon se ke ditur ta zgjedhësh si duhet rrugën tënde.
- Më jetëgjati profesionist në RTSH, përse e le shtëpinë e vjetër duke u larguar në vend tjetër? 
-Ika nga Radio Televizioni shqiptar, kur atje emri sport u fshi fare. Rëndësia e Rubrikës u zbeh. Ishte periudha kur Drejtor ishte Artur Zheji që nuk kishte interes fare për sportin. Rrogat na i lanë në mënyrë më skandaloze. Ndërkohë që një spiker që sapo ishte futur merrte tre katër fishin tonë, mendova për të gjetur një shtëpi të re. 
-Kë keni dashur të imitoni apo modele që donit t’i ndiqnit në rrugën tuaj? 
Në moshën kur unë fillova të njoh futbollin ishin të vetmit Anton Mazreku dhe Ismet Bellova që transmetonin në radio, ndërsa në televizionin tonë të sapo ngritur kjo gjë ende nuk ishte shpikur. M’u desh pak kohë kur nisa punën që të njihja edhe gazetarë në botën e jashtme, të cilët na fakt u bënë dhe vazhdojnë të jenë modele për mua. 
-Tani në një farë mënyre jeni bërë ju model për të tjerët?
- Komplimeti është i bukur, por në të vërtetë kështu është. Në mbi 3 dekada punë janë të shumtë për të mos thënë të panumërta transmetimet, komentet, analizat, intervistat, portretet dhe artikujt e shumëllojshëm, përfshi këtu dokumentarë dhe filma që bëjnë një biografi timen. Kjo natyrisht ka bërë që të jemi rrethuar nga shumë kolegë, miq e bashkëpuntorë, ku nuk mund të thuhet se ndonjë prej tyre më ka marrë si model ?!... 
-Me kë është tifoz Ahmet Shqarri? 
-Gjithmonë kam qenë tifoz me atë skuadër që ka pasur lojtarët më të mirë. Në fëmijërinë dhe rininë time kam qenë me Partizanin ku luanin yjet e asaj kohe: Refik Resmja, Panajot Pano dhe të tjerë. Më vonë, erdhi një lojtar i mirë si Agustin Kola, i cili u bë emblemë për Tiranën dhe u bëra me 17 Nëntorin. Edhe jashtë shtetit ku ka futbollistë të mirë atë skuadër pëlqej. Sot jam me Romën sepse aty luan Francesko Totti. Cila shkollë futbolli ju ka bërë për vete? Përjetësisht ka qenë dhe do jetë Brazili, më i miri. Ju folët në fillim të intervistës për librin. Libri është transmetimi i gjithë historisë njerëzore.
- Ç’vend zë libri aktualisht tek Ahmet Shqarri?
-Unë lexoj shumë. Jam si adoleshentët. Shikoj në orët e vona të natës filma, por librin nuk e heq kurrë nga dora, pra nuk ka ditë që të mos lexoj një faqe libër. 
-Kujt i kushton më shumë rëndësi librit apo gazetës? 
-Gjatë ditës përpiqem që të lexoj opinionet e gazetarëve më në zë që janë sot në treg, por kam interes sidomos kur ka problematikë. Ndërsa librin, siç ju thashë e kam të pandarë.
- Duke folur për sportistët më të mirë të të gjitha kohërave kë do të veçonte Ahmet Shqarri? 
-Në futboll, Maradona. Në Shqipëri më ka pëlqyer Agim Fagu me basketbollin e tij të jashtëzakonshëm dhe të papërsëritshëm. Ai ka shënuar 48 pikë në një ndeshje, aq sa shënon sot në NBA Koby Bryan. 48 pikë kampiones së Italisë, këtë gjë e ka bërë në një ndeshje në fund të vitit 1968, Agim Fagu sportist i shekullit në Shqipëri! Ai duhet të ishte sot një një nga drejtuesit e sportit shqiptar në vend të disa njerëzve anonim. Siç nderon Ukrahina Sergei Bubkën rekordmenin fenomenal të kërcimit me shkop që edhe pse nuk është më sportist ishte në parakalimin e Ukrainës në lojërat e Pekinit, ashtu duhet të nderohen në Shqipëri njerëzit e vlerave të vërteta si Agim Fagu… 
-Kjo famë e juaja, ky personalitet që keni krijuar, mendoni se mund t’i kishte shërbyer politikës në ditët e sotme?
Para disa vitesh më kanë propozuar nga të dy krahët, edhe PD edhe PS që të bëhesha deputet i tyre. Bëra shumë mirë që nuk pranova. I falenderova për respektin. Që të bëhesh politikan nuk duhet të kesh emrin e Ahmet Shqarrit. Më duket se të jesh politikan duhet të kesh disa cilësi që nuk i kanë njerëzit e zakonshëm, sidomos të ndershmit… Në shoqërinë e sotme shqiptare, cila është arsyeja që ju bën të ndiheni keq? Mosmirënjohja. Mosmirënjohja është plaga më e madhe që mund të ketë një njeri mbi vete. 
-Ç’është familja për ju?
-Familja është gjithçka. Ndjehem mirë që kam një grua që ka personalitetin e vet. Ajo dhe dy vajzat (që janë diplomuar jashtë vendit) më kanë ndihmuar shumë me qëndrimin pozitiv ndaj punës time. Ime shoqe është përkthyese dhe thonë se është nga më të mirat e anglishtes. Në pesë vitet e fundit, Ëngjëllushe Shqarri ka punuar në Tribunalin e Hagës. Ndërkohë, gjatë viteve të demokracisë ka qenë shumë e angazhuar me punë të ndryshme, ku ka përkthyer pothuajse të gjitha bisedat nëpër takimet më të rëndësishme të personaliteteve të botës si Klinton, Toni Bler, Madeline Olbrait etj., me personalitete të larta shqiptare, (si në Samitin e Sarajevës, në Këshillin e Europës në Strasburg, Bruksel, etj).
-A mendoni se femra shqiptare ka zënë pozicionin e duhur sot në jetë? 
-Gruaja shqiptare sot është emancipuar me të vërtetë, megjithëse politika shqiptare nuk i ka lënë hapësirat e duhura. 
-Ndonjë kuriozitet nga transmetimi i parë i një ndeshje futbolli në botë?
-Transmetimi i parë i një ndeshje sportive është bërë në vitin 1927 në Angli. Ndërsa në Shqipëri është bërë në vitin 1938. Ishte Anton Mazreku, ai që transmetoi një ndeshje ndërkombëtare në Shallvare, ku sot është Parku Rinia. Ishte momenti kur po inagurohej Radio Tirana. Anton Mazreku është pionieri i transmetimeve sportive në radion shqiptare. 




Dhimitër Gjoka
Jam “marrosur” pas magjisë së televizionit


Një jetë në ekran. Nga njëri stacion prestigjioz në tjetrin, me hapa të vendosur. E gjen aty ku televizioni merr frymën dhe përfomancën e kohës. Pra, si një gjuetar perlash në labirinthet e pafundme të detit, në kërkim të së bukurës, prefektes, të veçantës. Dhe “deti televiziv”, sa më thellë të futesh aq më shumë xhevaire të rralla ka. Një jetë plot emocione, përgjegjësi, kërkesa, që përmblidhen brenda formatit të një profesioni sa delikat po aq dhe të bukur. Por…gjithmonë i freskët dhe energjik, potent dhe sharmant, kështu kujtohet që nga fillimet e tij,regjisori dhe spikeri elokuent Dhimitër Gjoka, puna e të cilit është përmbledhur tashmë në “Top Channel” në edicionet kryesore të lajmeve. Prej vitesh e njohim si një përcjellës të lajmit në televizionet më të rëndësishme shqiptare duke pasur parasysh se ai është dhe një regjizor i diplomuar që i ka dhënë sigurinë, por dhe të qënit luajal në përcjelljen e lajmit. Fillimet e tij janë si folës i lajmeve në Radio Tirana dhe më pas në TVSH, ku punoi për një kohë të gjatë edhe si regjisor i shumë emisioneve, koncerteve dhe dokumentarëve. Ndoshta është një nga folësit më të kompletuar. Profesionalizmi i Dhimitër Gjokës ndërthuret edhe me look-un e tij. Ai është njeriu që ka gjithmonë veshjen e duhur, duke e përcjellë fjalën bukur duke ruajtur sensin e masës në raportet dimensionale të përputhura që kërkon larmia dhe gjeografia e lajmit. E veçantë ?..Kurrë nuk bën asgjë të tepërt në ekran. Në intervistën me të, zbulojmë disa anë sekrete profesionale, shoqërore, por edhe ato të veçantat e karakterit të tij njerëzor. Sipas shumë specialistëve të kësaj fushe, ai mbetet një nga emblemat e pazëvendësueshme të folësave radiotelevizivë shqiptarë të të gjitha kohërave, me një komportim të shkëlqyer, eklipsues ndaj teleshikuesit, magjik në forcën e logjikës që përcjell, padyshim një nga yjet e ekranit shqiptar. Një intelektual i hapur dhe  komunikues, arti më i vështirë në shoqërinë e sotme shqiptare në këtë tranzicion, ku karakteret njerëzore janë shpalosur me ngjyrat e tyre më të vërteta.



Biografi

Më  1984 diplomohet shkëlqyeshëm për regjisur në Akademinë e Arteve.
Më 1986 i jepet medalja e artë si folësi më i mirë në festivalin e 6- të dokumentarëve dhe filmit vizatimor Shqiptar.
Prezantues festivalesh të këngës në R T SH , spektaklesh, koncerteve të Dekadave të Majit…
Më 1993 diplomohet shkëlqyeshëm për gazetari elektronike pranë Radiotelevizionit Grek E R T I .
Më 1997-1999 emërohet DrejtorArtistiki Televizionit Shqiptar.
Më 1999 i jepet Cmimi “LUX CLARIOR” në festivalin ndërkombëtar të dokumentarëve zhvilluar në Asizi Itali për regjinë dhe skenarin e dokumentarit “O JETO”.
Më 1999-2000 Drejtor i televizionit kombëtar T V A.
Në vitin 2000 në 40-vjetorin e Televizionit Shqiptar per kontribut të shquar televiziv i jepet çmimi “ANTENA E ARTË”.
Më 2000-2002 kryeregjisor në Televizionin Shqiptar.
Më 2002-2004 themelon profesionalisht së bashku me grupin e punës Televizionin Kombëtar ALSAT.    
Gjithashtu në karierën e tijë të gjatë televizive ka mbi 40 dokumentar me regji dhe skenar së bashku. Mijëra orë pune në regjisurë të shumë emisioneve të drejtëpërdrejta ose të regjistruara të departamenteve të kulturës, ekonomisë, informacionit, sportit të fëmijëve Regjisor i më shumë se 300 ndeshjeve të futbollit kombëtare dhe ndërkombëtare. Gazetar i qindra kronikave informative në departamentin e informacionit të TVSH, si dhe mjaft shkrime në shtypin e përditshëm.
Nga viti 1976 e vazhdim i përnatëshëm drejtëpërdrejtë në edicionet qëndrore të lajmeve sis piker në televizionet TVSH, ALSAT, dhe së fundi në TCH, ku aktualisht punon.


-Sot flitet shumë për profesionet, apo profesionin. Çdo profesion ka të veçantat apo të fshehtat e tij. Ç’do të thotë për Dhimitrin të bërit profesion në përgjithësi?
-Profesioni është pjesë e jetës. Nuk mund të kuptohet jeta pa profesionin. Ka shumë përkufizime për profesionin. Të bësh profesion do të thotë të ruash sensin e masës, të jesh i kujdesshëm,  të mos e teprosh. Kur je në ekran teleshikuesi të mat dhe lëvizjen e qerpikut dhe dëshirën ose mungesën e saj para kamerave. Kështu që unë e ushqej veten më dëshirën për të qenë mirë e për të bërë profesion. Unë kërkoj të panjohurën dhe të ndryshmen në profesion. E nesërmja është gjithnjë premierë për mua.
-Para ekranit keni qenë folës në radio?
-Po. Radio Tirana ishte shkolla ime e parë apo Akademia e dytë. Radioja të mrekullon, televizioni të magjeps. Ishte 10 Nëntor 1974, kur u futa në studion e Radio Tiranës. Isha në studio me të Madhin Viron Noti. Pikërisht ishin lajmet e orës 10:00. Kisha shumë emocione. Në duar mbaja letrat e lajmeve. Duart filluan të më drisheshin dhe letrat më ranë në tokë. Shtanga. U hutova. U mbulova nga djersët. Nuk dija çtë bëja. Viron Noti mbylli sinjalin e komunikimit, mblodhi letrat, mi vuri përpara duarve dhe vazhdova i emocionuar vijueshmërië e tyre. Në fund ai më buzëqeshi dhe filloi të më jepte kurajo. Isha në merak. Kisha frikë se mos më largonin nga radioja. Përgjegjësi i emisionit të lajmeve Taqo Katro, më dha kurajë. Ishin njerëz që të kuptonin. Kjo ditë ishte dita më e vështirë e imja në rrugën e gjatë, të vështirë, të bukur, të folësit. Ishte besimi që më dha në pashkëputshmërinë nga mikrofoni.
-Pra një jetë në ekran dhe para mikrofonit. Si do të na e përshkruanit rrugëtimin tuaj në ekran?
-Kur e kthej kokën mbrapa them se kam rrugëtuar shumë. Kur shoh para them se s’kam ecur fare. Por di që kam punuar shumë. I jam përkushtuar televizionit me shpirt, me pasion e me dëshirë dhe shumë gjëra të tjera i kam lënë mangut. Kam braktisur shoqërinë në kohë dhe situata të caktuara, kjo në kuptimin e mirë të fjalës. Në vend që të pija një gotë birrë me miqtë kam preferuar më shumë të merrem me punë. Kjo në fillim të karrierës kur kisha nevojë të isha sa më pranë kamerës, sa më pranë profesionistëve për të thithur gjithçka nga profesioni i idhujve. Një gjë që e kam bërë me shumë dashuri. 
-Ju keni transmetuar në TVSH dhe radio vdekjen e Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës, ku ishte dallimi midis këtyre dy nekrologjive?
-Kur lexova nekrologjinë e Mehmet Shehut m’u dha si orientim që leximi të ishte i thjeshtë, i ftohtë, pa emocion, shumë normal, pa nuancë, sikur s’ka ndodhur asgjë. Ai kishte kryer vetvrasje dhe një akti i tillë ishte i dënueshëm. 
-…dhe vdekja e Enverit ?
-Aftësia për të komunikuar të tilla ngjarje janë pjesë e karakteristikave të mia profesionale. Këtu duhet të dilte në pah ana emocionale, pjesë e përjetimit të së tërës, për kohën që jetonim, kushtet në të cilat kalonte dhe përjetonte Shqipëria. Ishte ngjarje e veçantë, ku diksioni, emocioni, tonacioni, duhet të ngjallte tek shikuesi (dëgjuesi) dhimbjen e së tërës. Kur m’u dha urdhëri për leximin e lajmit nga drejtori Mrash Hajati, nuk m’u dha asnjë orinetim, si në leximin e nekrologjisë së Mehmet Shehut.
-Ikonat e folësave në RTSH sipas jush?
-Së pari Haki Bejleri, numri një, në histroriografinë shqiptare, në klasën e madhe të folësave shqiptarë.  Pastaj, Kiço Fotjadhi, Virgjil Kule, Alfons Gurashi, Vera Zheji, Amalia Dhamo, Feride Konomi, Tefta Radi, Isamil Sharra, Shefqet Bregu, Roland Roshi, Kujtim Meçaj, Meropi Matlia, Elsa Xhai, Liljana Meçani, Viron Noti (një zë i veçantë me karakteristika të jashtëzakonshme, besnik i radios), dhe ndonjë tjetër që tashmë nuk po e kujtoj…Ku janë sot ata zëra të papërsëritshëm! Të merr malli për ata që përcillnin me art, dashuri, përkushtim, përgjegjësi, pathos,- poezinë, përrallën, tregimin, fabulën, teatrin fonik, dialogun, sikur të ishin shumë zëra brenda një zëri. Që s’mund t’i dalloje në zë nga një gjini, në një gjini tjetër e të lexuarit. Ne jemi rritur me ta, me zërin e tyre brilant. Ata mbeten të papërsëritshëm profesionalisht, të mahnitshëm deri në pabesueshmëri. Ata mbeten shkollë me vete. Shkollë shqiptare e radiofonisë
dhe televizionit. 
-Dhimitër Gjoka midis Radios dhe televizionit…
-E cekëm paksa më lart…Radioja mbetet dashuria ime e parë, abc-ja e rrugës time, e të mësuarit ç’është mikrofoni. Nuk mund ta braktis radion, por jam marrosur pas magjisë së televizionit. 
-Mësuesit e tu?
-Pa dyshim janë nga intelektualët më të shquar shqiptarë të të gjitha kohrave në fushën e artit dhe të kulturës, që për mua do të ngelen të pavdekshëm.
Dhimitër Anagnosti, Esat Oktrova,Timo Flloko,, Gëzim Kame, Birçe Hasko, Kadri Roshi,  Pirro Mani, Anastas Kristofori,Vangjush Furrxhi,Drita Agolli,Skënder Plasari, janë këta që më ngjizën mënyrën dhe dashurinë e të bërit profesion, por dhe anën njerëzore.
-Është ideja ime, apo televizioni shqiptar i asaj kohe ka patur arritje të jashtëzakonshme?
-Kjo është e vërtetë. Televizioni i atëhershëm ishte vendi ku ishin mbledhur gjithë elita e kulturës televizive shqiptare. Pati figura të mëdha të televizionit shqiptar dhe të tjerë pas tyre patën çfarë morën, nga kjo kulturë. Sigurisht që tani ata janë shpërndarë dhe secili prej tyre jep kontribute personale në televizione të tjera. 
-Si punohet  në Top Chanel?
-Është një televizion avanguardë me njerëz thellësisht profesionistë, ambiciozë ku punohet shumë dhe kërkohet shumë nga ana profesionale. 
-Shkolla shqiptare e radiotelevizionit...
-Në fillimet tona ne merrnim eksperiencë në mënyrë të vjedhur nga RAI, pra shkolla italiane. Por në krahasim me vendet ballkanike në këtë fushë ne kemi qenë shumë përpara Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë, etj…Gjatë një vizite në Televizionin shtetëror grek në vitet e para të demokracisë (viti 1991), EPT, kur unë u thashë kolegëve grek se televizioni shqiptar i ka fillimet në vitin 1960, ata nuk e besonin, pasi televizioni shtetëror grek filloi me vonesë në vitin 1964. Pra, ne nuk kemi pse marrim eksperienca të huaja. Ne kemi një eksperiencë të madhe dhe profesionistë që mund të konkurrojnë denjësisht kudo në Europë. Një gjë e them sinqerisht dhe me bindje absolute, eksperienca e radiotelevizionit shqiptar është për t’u marrë shembull dhe si shkollë eksperience nga të tjerët. Sot nga televizionet shqiptare nuk po shfytëzohen korifejtë e dalë nga TVSH mëmë. Ata janë thesare të pazëvendësueshëm që çdo shtet do t’i runate dhe përkrahte si margaritarë. Ata kanë ç’të japin ende, pasi thesare të tillë, kanë rezerva dhe vlera që do të ndihmonin dhe përmirësonin imazhin e çdo televizioni. Përvoja e tyre është jashtëzakonisht e madhe dhe frytdhënëse.
-Por folëm për mësuesit, kolegët dhe lamë paksa në heshtje drejtuesit, një prej të cilëve dhe Marash Hajati…
-(Më ndërpret). Për mua ai ngelet një drejtues sa profesionist po aq dhe tolerant. Dua të theksoj se (mendimi im) të arrish shkallën më të lartë të drejtimit dhe profesionit duhet të tolerosh dhe të bësh për vete njerëzit. Këtu qëndronte suksesi i tij, tek kultura e gjerë.
-Ju së bashku me Kiço Fotjadhin keni spikatur sidomos në leximet e veçanta të lajmeve  apo komenteve për ngjarjet në Kosovë në vitet 1981...
-Ishte një moment delikat në historinë e vëllezërve tanë. Folësi kryesor në edicionin Qëndror të lajmeve ishte Kiço Fotjadhi i dyti isha unë. Ky lloj leximi i shkonte tonacionit të Kiços dhe gjithmonë në krah të tij kam qenë unë që e zëvendësoja sidomos në lajmet e orës 22:00. Atëherë isha i ri dhe m’u besuan kryesisht qëndrimet e plenumeve të KQPPSH-së, të cilat ishin të rralla dhe në kohë jo të afërta.
-Disa herë puna të lodh, disa herë të relakson. Vite të tëra në ekran dhe shihet se ju nuk keni ndryshuar?
-Çdo profesion ka sekretet e veta. Mënyra se si i zotëron ato ndikon në gjithë qelizat e trupit. Ndoshta është efekti i televizionit. Sigurisht që kënaqësisë së teleshikuesit duhet t’i përgjigjesh me freski, me ndryshim pozitiv dhe pse jo me përmirësime.
-Kjo gjendje e mirë fizike mos vallë ka bërë që të merreni me ushtrime fizike?
-Shpeshherë thuhet se ka një sekret, mirëpo nganjëherë nuk ka edhe sekret është një përkujdesje e përditëshme, është një përkushtim i imi. Ndoshta si padashje në fillimet e mia të daljes në ekran sigurisht që ka ndikuar njëfarë pregatitje dhe interesi karshi vetes për të përcaktuar disa gjëra strikte që nuk mund të dilje dot prej tyre . Me kalimin e muajve, viteve ato sikur bëhen pjesë të së përditëshmes tënde, jo se standartizohesh në këto gjëra, por ke kujdesje për look-un. Nuk është look-u vetëm xhaketa, këmisha apo kollarja, por look-u është fytyrë, trupi, look-u është bashkësia e veshjes me trupin tënd, sa mirë të qëndron që të ndjeshesh rehat. Më tej akoma, ushqimi, kujdesi i madh për të, larg abuzimeve. Unë jam nga ata konsumatorë të alkoolit dhe duhanit në fillimet e mia. Ato ikën dhe u sfumuan me vitet që mbeten pas. Tani nuk pi duhan, nuk jam i tavolinave për një llupsi ose për një gotë të tepruar alkooli, birre apo vere. Pra gjithmonë u jam larguar këtyre gjërave që janë në dëm të së tërës në kompleks.
- Në një analizë të vetvetes nga vegjëlia e deri në ditët e sotme cili është bilanci i jetës suaj?
- Kam punuar shumë. I jam përkushtuar televizionit me shpirt, me pasion e me dëshirë dhe shumë gjëra të tjera i kam lënë mangut. Kam braktisur shoqërinë në kohë dhe situata të caktuara, kjo në kuptimin e mirë të fjalës. Në vend që të pija një gotë birrë me miqtë kam preferuar më shumë të merrem me punë. Kjo në fillim të karrierës kur kisha nevojë të isha sa më pranë kamerës, sa më pranë profesionistëve për të thithur gjithçka nga profesioni i idhujve. Një gjë që e kam bërë me shumë dashuri. 
-Çdo sukses ka disa elementë. Cilët janë elementët që kanë ndikuar në suksesin tuaj?
-Po t’i numërosh… Mendoj se në radhë të parë janë kushtet që më janë krijuar, pastaj është qetësia shpirtërore dhe  pastaj zë vend dhe kolektivi, ku e ndjej veten mirë. Në punën që bëj ka një ambicie tejet profesionale . Sigurisht që me një frymë të tillë është e natyrshme të ecësh përpara. 
-Në këtë gamë elementësh, ajo që duhet të jetë më kryesorja ndoshta është familja?
-Qënia mirë e familjes pasqyrohet në të përditshmen e njeriut. Familja është pjesa më kryesore e jetës. Unë kam një jetë normale dhe një familje që e kam ndërtuar sipas dëshirës. Është një familje që përkujdeset totalisht për mua që nga fillesat e përgatitjes tek rezultati profesional, i cili është gjithnjë nën vëzhgimin e gruas sime.
-Në këndvështrimin tuaj si përcillet tek lexuesi  familja?
-Them se familja është e suksesshme kur ka mirëkuptim, respekt të ndërsjelltë, në të gjitha detyrat apo punët e përditëshme. Shtëpia ka shumë probleme dhe secili duhet të marrë përsipër detyrat e tij. I zgjuari nuk kërkon kryevend, nuk ha më tepër se duhet dhe trurit nuk i ngarkon më shumë se mban.
-Familja shqiptare ka pasur disa tradita. Roli i burrit është disi i veçantë për të mos thënë shumë parësor. Ju jeni ende me këtë traditë familjare shqiptare?
-Kjo është një mendësi shqiptare, ku unë nuk është se bëj pjesë shumë. Përgjithësisht jam një kryefamiljar shumë familjar. Gjithnjë kemi gjetur mirëkuptim në familje. Dhe mund të them dhe shumë origjinal. Në familje nuk është se do ndahen gjëra që na ndajnë, por diskutohen gjëra që na bashkojnë.  Në familje gjithë problemi është tek ndarja e  përgjegjësive të vogla. Ne kemi ditur dhe dimë t’i ndajmë ato. Nese thua atë ç’ka dëshiron, duhet të dëgjosh dhe atë ç’ka nuk dëshiron. (Hegeni)
-Kur flitet për origjinën tuaj?
-Po! Jam nga qyteti i bukur, piktoresk i Himarës. Vendit që ka ngjallur kureshtjen e poetëve, historianëve, arkeologëve. Aty kam marrë mësimet e para,  dhe ku kam mësuar gjërat më të bukura të të qenit njeri. Himara është një vend ku lulëzon kultura e familjes.  Aty deti, kaltërsia e tij, bukuria natyrore të kultivojnë disa ndjesi të veçanta për familjen. Në zonat tona gjithmonë janë rritur burra të mençur, të pushkës dhe penës. Burra. Në kuptimin që problemet i zgjidhin sipas rëndësisë. Burrë nuk do të thotë ashpërsi, por saktësi, seriozitet, marrja e vendimeve të rëndësishme, me urti,  pa hezitim dhe pse mund të ketë dhimbje brenda.
-Ndoshta dhe natyra e personalitetit tuaj ka përbrenda elementë të tillë?
- Po.  Unë kam kërkesat e mia. Janë kërkesa që kanë të bëjnë me të mësuarit, të sjellurit. Në përgjithësi kemi një raport marrëveshjeje me fëmijët dhe preferojmë parashtrimin e problemeve. Flasim shumë me njëri- tjetrin për t’i qartësuar gjërat. 
-Njerëzit i ndjekin me vëmendje lajmet. Bile lënë çdo gjë për t’i ndjekur. Ju, jeni përcjellës i lajmit. Disa herë lajmet janë nga më befasuesit. Si i përballoni situatat e përcjelljes së konfliktualitetit  dhe sa vend zënë tek ju?
-Kur flasim për vrasje, fatkeqësi natyrore, vdekjen e një miku, shoku, fëmije të krijon shqetësim për vetë kuptimin e saj, por e gjitha kjo bëhet pa e tepruar sepse ke të bësh me një marrëdhënie me publikun. Eksperienca e 30 vjetëve ka bërë punën e vet.  
-Kush nga moderatorët e sotëm meshkuj të lajmeve ju pëlqejnë?
-Janë disa me shumë nivel të lartë. Pse të mos i përmendim, më herët Arben Kamberi, ndërsa sot, Reiz Ciço, Ilir Paço (një talent i veçantë ky). Të tjerë të shkëlqyer, Arben Mevlani, Denis Dyrnjaja, Arsen Hoxha, Denis Minga, etj..etj...
-Po nga moderatoret femra, kë mund të veçoni?
-Pa dyshim që dhe ato përbëjnë krenarinë tonë kombëtare. Më herët Vjollca Vokshi, një talent i papërsëritshëm akoma i ekranit tonë. Po më herët Elda Pino, Eni Vasili, Ilva Tare apo të tjera sot në nivele  shumë të larta profesionale si Juli Krisafi,  Eriona Shehu, Genta Popa, Monika Stafa, Beti Njuma, Sonila Meço, Fjoralda Shehu, Daniela Kostandini, Valbona Kurti, apo ekipi simpatik i femrave folëse të Neës 24. Sigurisht që këtu nuk ka rëndësi renditja ato mbeten pa dyshim krenaria e ekranit shqiptar. Por jo vetem këto, ka dhe të tjera, të cilat të më falin që su kujtoj emrin për momentin.
-A ndikon mosha në këtë profesionin tuaj?
-Një përvojë e gjatë në televizion ka një domethënie të madhe. Por dhe ai që starton duhet të jetë në krah, sepse duhet një kombinim moshe në mënyrë që të mos bjerë profesionalizmi. Ka shumë folës në botë që në moshë edhe shumë të madhe kanë po aq fansa apo dëgjuesa sa në të ri të tyre. 
-Sa rëndësi ka për ju pamja e jashtme?
-Të qënurit njeri televiziv ka të mirat dhe të këqijat e veta, së pari ana vizive duhet të jetë tepër e pranueshme, brenda një etike që të pëlqejë syrin e teleshikuesit. Në veçanti për mua si gazetar informativ look-u shpeshherë nuk ka qenë në dorën time. Gjithmonë ai që merret me atë punë jep karakteristikat e veshjes për t’ju përshtatur sigurisht atij edicioni informativ, por sigurisht nuk është vetëm ajo, por edhe kujdesi im personal për të qenë sa më estetik në paraqitjen time përpara teleshikuesit.
-Garderoba një shqetësim me vete…?
-Unë jam nga ata që në morinë e kostumeve, këmishave dhe kollareve të mbetem në preferencën time të ngjyrës së zezë. Nuk e di, është një mbartje ime e hershme ku e zeza gjithmonë për pozicionin informativ më ka pëlqyer shumë, për vetë faktin se karakteri i lajmeve është serioz dhe veshja e zezë, të paktën xhaketa është gjithmonë një tendencë për të ruajtur në formë një anë të seriozitetit të dhënit të lajmeve. Më pëlqen shumë kontrasti, këmisha e zbardhur, kollarja e kuqe ose drejt familjes së të kuqes dhe xhaketa e zezë. Në më të shumtën e rasteve kjo është veshja ime vizive. Ndërsa veshja ime e çelur ose shumëllojshmëria e kostumeve është për një anë tjetër televizive, për anën e spektakleve dhe emisioneve që kanë shoë.
-Mendoni se duhani dhe alkooli janë armiqtë kryesorë të shëndetit?
-Për mua, ajo nuk ka të thotë, sepse secili ka një koncept të vetin për këtë gjë. Unë e kam parë që deri në njëfarë mase ato kanë qenë jo në funksion të dëshirave ose të qëllimeve të mia televizive dhe kanë mbetur në një vend, skutë të errët të jetës sime, por kjo nuk do të thotë që dikush që e pi duhanin, që mund të pi një gotë verë apo birrë ose e kalon masën e asaj të mos jetë një njeri i nderuar dhe i respektuar i ekranit apo i skenës në përgjithësi.
-Cili është parfumi që përdorni më shpesh?
-Në tërë karrierën time televizive unë jam munduar që të jem larg kimikateve, larg shkëlqimeve të rreme të ekranit, larg pudrave dhe lyerjeve, larg lapsave të zinj, të kuq, me përjashtim të një krem pudre që është e domosdoshme për lyerjen e fytyrës për një unifikim të fytyrës që e kërkon edhe kamera. Ndërsa parfumi nuk bie erë në televizion, preferoj gjithmonë të përdor Hugo Boss.
-Sot edhe meshkujt i lyejnë flokët..
-Respektoj shijet e gjithkujt. Unë jam me thinja sepse mosha bën të vetën, por jam kategorikisht larg anëve kimikate të vendosjes në trupin mashkullor, jam në mënyrë 
kategorike kundër lyerjes së flokëve, kundër çdo grimi të tepruar, jam në mënyrë kategorike partizan i origjinalitet. 
Kjo është një nga parimet bazë të miat që nga starti i parë.
-Ndaj kujt mbani distancë?
-Keqdashësit. Fjalët e keqëdashesit janë si qymyri, që edhe po s’të dogjën, të nxijnë përkohësisht. 
-Koncepti për lumturinë?
-Për të qenë i lumtur nuk duhet vetëm të dish, por edhe të duash.
-Kujt i ruhesh në jetë?
-Gabimeve. Gabimet që harrohen, përsëriten.
-Synimet e së ardhmes ?
-Të lexoj, krijoj, studioj. Çdo hap drejt kulturës, është hap drejt lirisë.




Vladimir  Grillo
Çasti më i bukur i transmetimit “Partizani Beogradit’- “Flamurtari” 2-1

Është një nga komentatorët më të vjetër televizivë. Një jetë në ekran. Ai ka mbërthyer në pasqyrën e xhamtë miliona e miliona shikues.Me 38 vjet eksperiencë në ekranin e TVSH-së dhe Telesport-it ai është kthyer në një ikonë të gazetarisë televizive sportive. Me një zë karakteristik, profesionalizëm, njohje të thellë të sportit dhe  problemeve shqiptare, ai ka punuar në dy kohët duke qendruar gjithnjë larg politikës dhe afër profesionit të tij. Ka realizuar mijëra orë komente ndeshjesh kombëtare dhe ndërkombëtare, për të gjitha sportet, duke arritur kulmin në transmetimin e ndeshjes nga Beogradi. Sot, ai punon me shumë sukses në organizmin e emisionit “Rubrika Sportive” në TVSH, me disa kolegë të tjerë, një emision i famshëm që është ndjekur që në kohën e monizmit dhe vazhdon të shihet me interes dhe sot. Ana tjetër e portretit të tij, është ajo e një  miku të dashur, të shoqërueshëm dhe e një bashkëshorti të qetë, i dashuruar me familjen, i gatshëm të përgatisë mëngjesin për gruan dhe vajzën e tij dhe i ndjeshëm edhe ndaj maces së shtëpisë. Një burrë i qetë, që flet më zë të ulët, pa fyer njeri dhe i respektuar nga të gjithë. Tashmë të gjithë e njohin profilin e tij. Me një buzëqeshje të lehtë të mbirë në mollëza dhe buzë, ku të ngriturit e zërit prej tij do të përbëjë një ngjarje të pazakontë për të afërmit dhe miqtë, me përjashtim të transmetimeve sportive. I komunikueshëm, i durueshëm, ai e mori këtë rrugë jashtë dëshirës, pasi dëshira e tij e parë në ekran ka qenë një emision për kulturën, miku ynë i përbashkët. Nga të gjitha mbresat ai veçon transmetimin e ndeshjes Flamurtari-Partizani i Beogradit në Beograd, ku goli i artë i Sokol Kushtës e çoi Flamurtarin në turin tjetër të Kupës së Kampioneve të Europës. Është me origjinë nga bregdeti (nga Vunoi i Himarës), njeri i dashuruar me librin, por që tani, për shkak të detyrimeve të punës,  këtë pasion e ka lënë disi pas dore. 
Pasionant dhe serioz në profesionin e tij, Valdimir Grillo bën pjesë në plejadën e atyre intelektualëve të heshtur që punojnë çdo ditë me pasion për të dhënë maksimumin në punën e tyre.  

-Ladi dhe jeta shkollore. Një rrugëtim ndoshta mes emocionesh të veçanta?
-Jeta shkollore është sigurisht më e veçanta. Unë kam mbaruar Institutin Histori-Filologji,  dega  gjuhë-letërsi në vitin 1969. Menjëherë në 3 janar të vitit 1970 kam filluar punë në RTSH.--Çfarë do  të veçonit nga jeta  juaj shkollore që nga nga fillorja dhe deri në Universitet? -Në përgjithësi kam qenë një nxënës sistematik, i dëgjueshëm, me nënën mësuese që më vëzhgonte në mënyrë të  rregullt. Në shkollën tetëvjeçare kam një ngjarje që e kujtoj me një ndjenjë ankthi: përpara   shkollës,  na  hoqën  shaminë  e pionierit dhe na thyen notën në sjellje. Ashtu ishte atëherë. N.q.s bëje ndonjë gabim në shkollë, merrnin masa disiplinore përpara kolektivit të shkollës. Ngjarja ishte e thjeshtë.  Na  thanë se do  të  shkonim  në  eskursion  në Dajt dhe do të flinim në kampin e pionierëve. Kemi qenë në klasë të shtatë. Në çastin e fundit ndyshoi drejtimi dhe eskursionin  e  bëmë  në  Petrelë, me kthim brenda ditës në shtëpi. Një  grup shokësh  menduam të flinim në Petrelë, në kala. Kështu u ndamë nga të tjerët. Mësuesi kujdestar, shumë i merakosur, përdori të gjitha mënyrat për të mos na lënë në kala
natën. Ne e kishim vendosur. Megjithatë profesori arriti të na nxjerrë.  Për kokëfortësinë time për të mos dalë nga kalaja, mësuesi më futi një shpullë gati si grusht, (e para dhe e fundit në jetën time) dhe të nesërmen na hoqën shallin e pionierit  para  të gjithë  shokëve dhe nota e sjelljes na u bë katër. 
-Si u ndjeve  në  shtëpi  atë  darkë?
-Mbaj mend që më erdhi shumë keq për nënën, sepse duke  qenë mësuese në atë shkollë e kishte  shumë të vështirë. Unë përpara saj e pranova  fajin, por babai nuk e mori vesh asnjëherë.
-Kur  ke  filluar në Televizionin Shqiptar  si  gazetar?
-Më 3 Janar 1970. Ishte një ditë e veçantë për mua. Më thirri në zyrë ish -drejtori i RTSH-së, në atë kohë Thanas Nano në zyrë. Ai kishte një prezencë të padiskutueshme në televizion. Ishte autoritar dhe kërkues. Nuk isha vetëm unë atë ditë që mora emërimin. Ka qenë dhe Ylli  Pepo, Vullnet Musaraj, Agron Aranitasi e të tjerë. Na ndanë nëpër sektorë. Fillimisht, për disa muaj punova në  sektorin e kulturës, ku televizioni  transmetonte 3 ditë në javë 
-Cili ka qenë  emisioni i parë  parë  që ke  realizuar?
-Po. Ishte emisioni parë dhe më i vështiri për momentin në të cilin fillova punë. Ka qenë  një  diskutim për krijimtarinë e shkrimtarit  Fatos  Arapi. Nuk jam shumë i sigurtë për titullin,  por  regjisor ka qenë  Mevlan  Shanaj. Jam kritikuar bashkë me Mevlanin, për faktin se në studio, në këtë emision morëm studentë,  ku shumë vajza  erdhën me funde të shkurtëra mbi gju. Të nesërmen u gjeta në siklet. Nuk mund të pranoheshin të tilla veshje atëherë. Quheshin shfaqje të huaja. Sot këto dukuri…(qesh).
-Si  u  ndjeve  në  çastin që  dole  në  ekran  për  herë të  parë?
- Në ekran, për të drejtuar një emision të veçantë të përgatitur nga unë kam dalë në rubrikën për sportin. Ky kalim nga kultura tek sporti, nuk u  prit mirë nga shtëpia. Përpara se të filloja punë  unë  kisha qenë në kontakt me shtypin, ku shkruaja për kulturën, për  kinematografinë, e sigurisht,  dalja  në  ekran jashtë këtyre nuk u mirëprit. Por kjo ishte dhe dëshira ime edhe e detyruar. Dola me  emocion, një gjë e panjohur. Një eksperiencë e re. E pata të vështirë, bëra gabime, por me  këshillat  e  miqve dhe të shokëve arrita të kem suksese.
-Kur  keni  kaluar  në  drejtimin e Rubrikës Sportive  në  TVSH?
-Në Rubrikën Sportive kam kaluar në vitin 1971.Ndërkohë, bashkë me operatorin Astrit Omeri përgatisnim bënim edhe emisionin Sport-Kalitje-Shëndet, që trajtonte problemet  e sportit dhe transmetohej ditën e mërkurë. Rubrika Sportive erdhi duke u rritur nga  ana  cilësore dhe arriti  kulmin  kur në vendin tonë morën një zhvillim të madh sportet e lojrave me dorë për meshkuj dhe femra. U propozua që Rubrika Sportive të transmetohej direkt në studion nr.1 dhe me përmasa më  të mëdha dhe të merrte karakterin e një shfaqjeje shoë dhe me auditor. Duke  pasur lidhje shumë të rregullta me grupin e Estradës së Vlorës  që na ndihmoi shumë, suksesi u arrit. Ky ka qenë një kulm i  Rubrikës që filloi të shoqërohej dhe me humor. Kjo vazhdoi për  disa  kohë, por  një  ditë  m’u komunikua që nuk do ta drejtoja  më  Rubrikën  Sportive. Ditën dhe vitin nuk e mbaj mend. Nuk më thanë arsyen e vërtetë. Por diçka të tillë sikur isha disi i ftohtë në  komunikim. Ndjeva  një  zhgënjim,  sepse gjithë ajo  punë e bërë në bashkëpunim me regjisorët  Albert  Minga dhe Osman Mula për vite me radhë, u hodh poshtë pa të keq. Vallë pas kaq e kaq vitesh u pa se isha i ftohtë në komunikim?!
-Ndonjë çast në jetën tuaj që ju jeni ndjerë mirë që drejtonit Rubrikën Sportive?
-Do të veçoj njërin. Isha me regjisorin Albert Minga dhe vajtëm një  herë  në klinikën e  udhëheqjes  për  të  parë një mikun  tonë. Ishte dashamirës i sportit dhe sekretar i parë në Korçë për sportin Enver Halili. Ishte njeri që e përkrahte shumë sportin  dhe  kulturën. U befasuam se aty gjetëm  edhe drejtorin  tonë,  edhe drejtuesin e zyrës së  shtypit të Komitetit Qendror, Miti Tona. Enver Halili u shpreh se Rubrika Sportive po ndiqej  shumë  dhe po  konkurronte  “Dinastinë”. Dinastia ishte një film serial që atëherë ndiqej shumë. Këtë e përçoi edhe Miti Tona. Pra, nga njëra anë një Rubrikë tejet e ndjekur, nga ana tjetër një zhgënjim i madh kur m’u  komunikua pushimi. Ndenja disa vjet pa dalë fare në ekran, rreth 4 vjet. Më vonë, drejtori i Përgjithshëm, Marash Hajati,  më tha se do të vazhdosh përsëri drejtimin e këtij emisioni.
-Si ka ecur nëpër vite rruga juaj në ekranin e TVSH-së?
- Jo vetëm suksese. Jo vetëm lavdërime. Më janë bërë  edhe  vërejtje që i kam kaluar me shumë  qetësi, pasi një pjesë e këtyre vërejtjeve ishin  që të përmirësoja punën time. Unë  kisha  një  kënaqësi të madhe që në ekran të dilte sa më shumë sport. Duke ditur dëshirën e  shqiptarëve për  sportin dëshiroja që sa më shumë shumë aktivitete ndërkombëtare të  futeshin në ekran. Kjo përpjekje e mirë u shoqërua edhe me urime. Më pëlqente t’ju jepja shumë dashamirësve të  sportit, ishte  diçka që ata e kërkonin. Ishin të etur. Se atëherë nuk ishte e lehtë. Që të transmetohej një ndeshje  ndërkombëtare duhej të merrje pëlqimin nga Zyra  e Shtypit në  Komitetin  Qëndror. Kurse për evenimente mund të veçojë vajtjen time të parë jashtë në një kampionat ballkanik në Turqi, ku xhirova vetë me kamera. Nuk harroj Kampionatin e Peshëngritjes në Athinë, ku  në atë vit (1989) ishte edhe europiani edhe botërori. Delegacioni  shqiptar u nis shumë i  përgatitur  për në  botëror  dhe kemi ndenjur  afro 24 orë në Kakavijë  sepse u dha sinjali që sportistët kishin  dollarë me vete për ndonjë blerje të  vogël. Një  peshëngritës  hodhi pa dashje  në lulishte një  kaçavidë, ky veprim  u  pa  nga  roja dhe u bë një rishikim i autobuzit  dhe u gjetën rreth 2 mijë dollarë. Nuk lejohej që valuta të nxirrej jashtë. Për të gjithë  delegacionin. Ishte gati të ktheheshim, vetëm  një  ndërhyrje e  fundit  e Adil  Çarçanit (atëherë Kryeministër) bëri që rruga të hapej. Lekët  u morën dhe nuk ua kthyen më sportistëve. Por  Kampionati  Botëror na buzëqeshi megjithëse nuk ishim mirë nga ana shpirtërore. Ekipi ynë mori tre medalje. Kthimi pastaj ka qenë  skandaloz, pjesë-pjesë. Të fundit ishim pesë vetë që u kthyem  me  autobus nga Athina  në Janinë. Ishim Pirro Dhima, Koço  Mikerezi, Niko Buneci dhe një peshëngritës nga Shkodra. Nga  Janina  në Kakavijë  erdhëm me  taksi. Pastaj autobuzi  I “Luftëtarit”,  na  çoi nga  Kakavija në Gjirokastër. Kryetari i Komitetit të Gjirokastrës na dha një “Zuk”  të  Ndërmarjes së Ndërtimit me të cilin erdhëm në Tiranë. Kjo  ka qenë në vitin 1989.
- Cila  ka  qenë  dita  më e vështirë  në transmetim?
-Minutat me gjendje emocionale më të fuqishme, i kam përjetuar në transmetimin në Beograd. Sa e bukur, po aq dhe me përgjegjësi. Në një ndeshje ndërkombëtare  në  vitin 1987, kur ka  luajtur  Flamurtari në futboll me ekipin e “Partizanit”, të Beogradit. U vendos  që Televizioni Shqiptar   të  transmentonte ndeshjen. Masat u  morën në mënyrë perfekte dhe  delegacioni  shqiptar  u  prit  mjaft  mirë. Kur filloi transmetimi njoftohemi se zëri nuk shkonte në  studio. Po të shikojmë në arkiv, 15 minutat  e para janë transmetuar  nga studioja në Tiranë. Pastaj çdo gjë u zgjidh si me magji. Nuk  e kuptova se  si u  rregullua kjo, por di  që një ushtarak i klubit  “Partizani” doli  nga tribuna, bërtiti dhe mbas 2-3 minutash  transmetimi u bë normal. Para ndeshjes pata një incident të vogël me sulmuesin Sokol Kushta. Ai doli me mua dhe një shokun tim në Beograd për të blerë diçka. Ne e kishim mendjen tek ndeshja Kushta, tek të blerët. I fola për këtë. Atij i ngeli hatri. Kur  mbaroi  ndeshja, unë  isha  duke  shkuar në  Konferencën  e Shtypit  dhe Sokoli duke  dalë nga  dushi  më tha: Golin e kam  bërë për  ty! Në  çastin  e golit të them të vërtetën kam  lotuar:  kjo u dallua edhe në dridhjen  e zërit që pësoi zëri im. Ishte një ndeshje e madhe e një vendi të vogël. Ishte një çast magjik i papërsëritshëm. Nuk e di se si i përjetova ato çaste. Më dukej sikur isha në ajër. Sikur fluturoja. Për një çast shtanga. Nuk fola. U meka. Pështyma m’u tha në gojë. Rrahjet e zemrës m’u shpeshtuan. Pastaj shpërtheva...Goooool... ! Lotët më zbrisnin nëpër fytyrë dhe më njomën buzët. Ndeshja përfundoi 2-1, për jugosllavët, por ne u kualifikuam pasi kishim fituar në Shqipëri 2-0. Partizani Beogradit ishte një ekip i madh në atë kohë. Ky ishte  gol kualifikues. Pak më vonë ndjeva një emocion  të dytë kur më ka thënë një gazetar nga Kosova që transmetonte për  Prishtinën në Radio më tha se komentatori  jugosllav  ishte shprehur që, Kushta e dërgoi topin atje  ku  bën merimanga folenë (në mënyrë figurative) ?!. Unë e takova atë dhe e falënderova. Ai e mirëpriti me dashamirësi komplimentin. Sporti i bashkon njerëzit. Dhe kuptohet ajo darkë ka qenë  e paharrueshme. Ishim në delir.
- Si  e kujton çastin e  kthimit në  Shqipëri?
-Çasti i  kthimit ka  qenë ndryshe. Në  fermën e Shtoit dhe në Shkodër ishin shtruar dy dreka të mëdha, por në doganën e Hotit u bë një  reprazalje. Një  vit përpara  me  barazimin  0-0, në Barcelonë, Flamurtari u eliminua, pasi Barcelona  bëri  gol në  portën vlonjate. Në aeroport nuk u bë asnjë  kontrroll. Krejt ndryshe me Hanin e Hotit. Flamurtari u kualifikua. Në doganë u bë një kontroll i imtësishëm, me orë të tëra dhe kjo kjo krijoi gjendje jo të mirë tek lojtarët, deri në tension.  Pra u zbeh magjia e fitores. 
-Kur ka qenë eksperienca më e bukur si komentator?
Në  lojërat  Olimpike  në  vitin  2000 në Australi. Ka  qenë  një  tjetër  eksperiencë e një lloji tjetër po me TVSH-në. Aplikova nga  komitetin olimpik ndërkombëtar dhe m’u akordua  një  bursë  që u  jepej gazetarëve të vendeve të vogla,  si gazetar pasi kamera nuk lejohej. Si  unë (mbaj  mend)  pati edhe gazetarë nga vende të tjerë që u  lejohej  vetëm  të  shkruanin ose të jepnin informacion nëpërmjet  radios ose internetit, por pa xhirime. Ishte  një  ëndërr  për çdo gazetar që të merrte  pjesë  në Lojërat Olimpike  që organizohen një herë në katër vjet, sepse të jepej mundësia të takojë më të mirët, të hyjë në mjedisët sportive, në konferencat e  shtypit. Këtë  punë unë pastaj e relatova  dhe e transmetova nëpër gazeta, radio, natyrisht edhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. 
-38 vjet  në  ekran,  kur  e  shikon këtë rrugëtim  çfarë  ndjen  brenda  vetvetes?
-Unë  mendoj  se deri diku kam arritur një nga synimet e mia. Pra atë të informimit sa më të madh (në të gjitha sportet), të publikut që ka qenë dhe është i etur për sportin. Sporti i bashkon njerëzit. U heq stresin. Ju largon vëmendjen nga shqetësimet e ditës. Sporti është shumë dimensional. Ka një magji të vërtetë. Magjia e tij i kalon disa herë parashikimet. Me kalimin e viteve ne e rritëm gamën e informacionit dhe sikur gjetëm një transe të vërtetë lidhjeje të përhershme me publikun. Ata mendonin për ne, ne mendonim si të plotësonim shijet e tyre. Rubrika  sportive  arriti  një  kulm.  Mendoj  se kam bërë diçka në këtë histori  të  madhe që ka Televizioni Shqiptar, përsa i përket sportit. Mendimet pozitive u shtuan. Ndjeja  shumë kënaqësi. Por të jemi dhe të sinqertë. Asnjëherë drejtuesi i një emsioni kaq të rëndësishëm nuk mund të thotë që ka bërë 
gjithçka. Nuk mund të thotë që ka bërë maksimalen, më të mirën. Jo !. Asnjëherë. Por e qetësoj ndërgjegjen pasi jam përpjekur me të gjitha mundësitë të jap më të bukurën. Më të pranueshmen, shpesh edhe mes debatit e tensionit.
-A është  marrë  ndonjëherë me  politikë  Ladi?
-Jo, asnjëherë!
-Pse?
-Nuk e pëlqeja. Edhe të afërmit e mi nuk më nxisnin. Rrethi im familjar  është marrë  shumë  me letërsi, gazetari dhe me histori. Babai nuk ka  pasur ndonjë eksperiencë shumë të mirë përsa  i  përket jetës politike ndaj nuk dëshironte. nuk më nxiste. Edhe kur vëllai shprehej ndonjëherë për të hyrë në parti, ai nuk ishte dakort. Nuk i pëlqente politika. Dhe unë u bëra indiferent ndaj saj. 
-Çfarë  i mungon  politikës së sotme shqiptare?
- I mungon  sinqeriteti.
-Sa  është i  lidhur  me  shtypin e  përditëshëm dhe me librin  Ladi?
-Me librin kam qenë shumë i lidhur, njëkohësisht dhe me jetën artistike e kulturore. Më  përpara nuk i jam ndarë dhe tavolinës për të shkruar. Përgjithësisht  kam shkruar artikuj kritikë. Më vonë  mobilizimi në sektorin e sportit në TV më largoi nga libri, por nuk do të thotë që nuk lexoj. Shtypin e ndjek rregullisht. 
-Si  është  një  ditë  e zakonshme e Ladit?
-Në  mëngjes zgjohem shumë shpejt, bëj gati çdo gjë, merrem me pregatitjen e mëngjesit të  pjesëtarëve të tjerë të familjes, merrem me macen. Eshte pjestare e familjes dhe ka pozicionin e vet në shtëpi. Ndjek rregullisht shtypin e ditës në ekran. Vajtjen në punë e bëj gjithmonë me këmbë përveç ditëve me shi që marr autobusin. Me miqtë takohem çdo ditë, veçanërisht të dielën tek lokali “basket” i Muhamet Përmetit. 
-Sa  kafe  pi në ditë Ladi?
-Rrallë, një makiato sepse nuk e preferoj.
-Ushqimi i  preferuar?
-Ushqimi i preferuar është guzhina  vegjetariane dhe  prodhimet  e detit.
-Po  nga pijet  kë  pëlqeni?
-Verën e kuqe.
-E pëlqen  detin  Ladi?
-E pëlqej shumë, duke  qenë se jam nga bregdeti nuk mund të jetë ndryshe. Tjetër është se ne në anët tona kemi  një  gji  nga  më të bukurit në botë. Eshtë Jali i mrekullueshëm. Kam shkuar që i  vogël  aty. Aty kam kapur  peshkun e parë. Pikërisht në një pjesë  të gjirit të Jalit, aty  ku nisesh  për të shkuar për në Himarë. Provova peshkimin sepse e dashuroja së largu. Aty  kapa një kocë të  vogël. Atëherë mësova se koca është peshk që vjen menjëherë  në grep.
-Ç’është  familja  për  Ladin?
-Familja është e shenjtë. Përpiqem ta ndihmoj shumë sidomos Violën, bashkëshorten. Jam i lumtur që goca, Dena  ka  ecur në rrugën tonë të shkollës, pra të arsimit. Ajo ka prirje për letërsi, pra ka  vazhduar  rrugën e gjyshit të vet dhe të  xhaxhait. Ka botuar edhe disa libra. Punon në  Komitetin Olimpik në Sektorin e Jashtëm është zëdhënëse  e shtypit, por është e prirur edhe nga mësimdhënia. Ajo jep  mësim në Universitetin Marlin Barleti. Nuk më shkonte mendja që do të  punonte në Komitetin Olimpik, afër sportit. Madje edhe të fejuarin Kolin e ka sportist. Familja e ngrohtë të lumturon.
-Idhulli  juaj  në  ekran?
-Kjo pyetje më bën të kem  sërishmi një kthim mbrapa në kohë. Dhe kjo ka lidhje sërishmi me bregdetin. Kur  fillova  punën, unë  gjeta  në TVSH, një figurë të  njohur të ekranit nga Dhërmiu. Ky ishte një nga ikonat e lajmeve Kiço Fotjadhi dhe e kisha si mbështetje. Gjithashtu një tjetër figurë interesante mbetet Dhimitër Gjoka që  është  edhe ky  himarjot. Më  ka  pëlqyer  shumë për kulturën dhe  zërin  e tij të plotë e shumë interesant Virgjil Kule. Por edhe Tefta Radi si dhe Leda që drejton tani Rubrikën Sportive. 
-Cilët  kanë  qenë bashkëpunëtorët  më të afërt  tuajt  në   gjithë  këtë  karrierë?
-Ka qenë operatori Astrit  Omeri, me të cilin kam punuar  shumë e shumë vite, me kamerën e tij. Astriti ka qenë alpinist dhe i dashuruar me lëvizjen. Ai ka pasur një motor, me të kemi bredhur të  gjithë Shqipërinë nga jugu në veri. Njëkohësisht dua të përmend Gëzim Qinamin, Shakohoxhën, Ahmet Shqarrin, Besnik Dizdarin, Frederik Ficon, Dëfrim Methasanin, Lirim Zallën, Artur Himçin, operatorët, Naum Lasku, Bujar Kore etj. Me Besnikun  kemi dhe një moment tjetër të rëndësishëm. Duke shfrytëzuar  rrugën  që kishim për në  Zvicër për një kongres kemi qendruar 8 orë në  Beograd. E shfrytëzuam këtë moment dhe vajtëm në  Klubin  Partizani në  Beograd. Kishim ato lidhjet e vjetëra sporive mbi 30-vjeçare. Na  bënë një pritje shumë të mirë. Për t’u marrë shembull organizimi i atij  klubi  që nuk ekziston  fare tek ne. Bashkëpunim shumë i frytshëm ka qenë dhe puna me Ahmet Shqarrin, shok i Univeristetit, i njohur me emisionin e tij “Nga njëra ndeshje në tjetrën”. Në përgjithësi mbaj lidhje të mira me gazetarët Besnik Dizdari, Bashkim Tufa, Petraq Shtrepi, Fatmir Mneri. 
-Ju për një farë kohe u zhvendosët tek Tele-Sport.
- Po ashtu është. Një zhvillim shumë interesant në ekranet televizive shqiptare. Eshtë meritë e Muhamet Malos, ish- sportist, mundës kampion. Prej vitesh e kishte ëndërr një kanal televiziv sportiv dhe e ngriti. Për mua ishte një eksperiencë shumë pozitive, aq më tepër që lidhet me pasionin tim për transmetimin e veprimtarive kombëtare e ndërkombëtare, nga të gjitha sportet që janë në qendër të punës në Telesport. Sigurisht, pa harruar informacionin e bollshëm sportiv. Plus që është një stacion televiziv larg politikës. 
-Keni  ndonjë  peng në  gazetarinë  e ekranit?
-Jo, peng nuk kam. Veç asaj që më pushuan në fillim kur ndejta pa dalë  në ekran për katër vjet. Por  ajo është diçka normale në jetën e një  gazetari, pasi jo çdo gjë shkon si në vaj. I gëzohem faktit që kam miq të shumtë në të gjithë Shqipërinë, me të cilët ndaj çaste gazmore sa herë që i takoj. 




VIRON NOTI
Pengu i vetëm është që nuk dola njëherë në ekran
Viron Noti padyshim është një nga ikonat e radiofonisë shqiptare. Me një stazh prej 35 vjetësh pranë mikrofonit të Radio Tiranës, ai ka qenë prezent në çdo familje shqiptare në një seri të pafundme emisionesh, por zëri i tij potent njihet kryesisht si folës në Emisionin qendror të lajmeve të orës 20-00. “Ju Flet Tirana”, ka qenë dhe mbetet për çdo shqiptar brenda dhe jashtë atdheut, tri fjalshi më i bukur, më emocionues, më drithërues që i mbërthente dhe i mbërthen shqiptarët pranë aparateve fonikë për të dëgjuar zërin e atdheut. Impresionet, kujtimet, mbresat, e Vironit në ambientet e RTSH janë një libër me vete, që do t’i kishte zili çdo gazetar i ri, për të nisur rrugëtimin e profesionit të vështirë me një eksperiencë tepër të vlefshme. I qetë, i saktë, familjar, gjithmonë i qeshur, në bisedë Vironi rikujton mbresat kur hyri në këto ambiente pa vënë brisk në faqe dhe deri sa doli në pension. Një jetë të tërë në një Institucion kaq të rëndësishëm. Në Faltoren e lajmit të paqtë. Ndoshta është një ndër  rastet më unike (në të gjithë rastet e veçanta), ku një gazetar profesionist i nivelit të Vironit del në pension në një vend pune.  Dhe pikërisht aty, ku çdo gazetar e ka si ëndërr të fshehtë të ulet qoftë edhe për një moment pranë mikrofonit magjik, për të thënë me zërin e zemrës përshëndetjen mbresëlënëse  “Ju flet Tirana”.
-E kishe menduar në vitet e para të shkollës se një ditë do të punoje në Radio Tirana?
-Në atë kohë dëshira ime që të dëgjoja radion ishte e madhe. I dëgjoja vazhdimisht transmetimet, lexoja  gjithmonë gazetat “Zëri i Popullit” dhe“Bashkimi” dhe më pëlqente sidomos faqja e katërt, ku shkruhej për ngjarjet që ndodhnin në botë. Unë isha i abonuar dhe më vinte në shtëpi gazeta. Admiroja shumë folësit e famshëm që ishin në Radio-Tirana si: Agim Bejleri dhe Vera Zheji. Këta i kam pasur idhuj dhe më vonë i kam pasur kolegë. Dhe pse babai më la në moshën 2-vjeçare, gjithmonë mendoja se a do të kem edhe unë një mundësi siç janë përgatitur  këta të jem edhe unë në gjendje se një ditë po të më jepej mundësia të flasë në radio. Kjo ishte një dëshirë e brendshme e imja. Fati e solli që në vitin 1973, Drejtoria e Përgjithshme e Radio-Televizionit bëri një konkurs për folësa në radio dhe në televizion. Konkurova. Unë fitova në televizion. Për fat të keq unë nuk punova në televizion, por në radio dhe jo si folës, por punova si gazetar. Mbasi punova një vit si redaktor në radio arrita  që të kryej emisione në redaksinë e fëmijëve, (ku Reshat Arbana  ka qenë shef  redaksie në atë kohë), pastaj kalova në redaksinë e programacionit në  radio si folës  profesionist. Por puna ime nuk  ishte vetëm dhënie lajmesh, anketa muzikore dhe emisione të ndryshme, komente, poezi nga më të ndryshmet. Në këtë periudhë unë punova me kolegë shumë të afirmuar, shumë të respektuar, si: Vera Zheji, Agim Bejleri, Elsa Xhaji, Kiço Fotjadhi, Liljana Meçani dhe të tjerë  që ishin të  jashtëm.
-Konkurimi ka emocione të veçanta. Si ishin kërkesat e asaj kohe në konkurim?
Ne na u dhanë materiale nga më të ndryshmet, ku komisioni ishte shumë profesionist. (komisioni kishte folës me përvojë siç ishte Vera Zheji që më vonë ishte edhe petagoge në Institutin e Arteve). Në konkurs u panë aftësitë komunikuese, zëri, logjika dhe teknika e të folurit, por jo e perfeksionuar. Ajo dalloi cilësitë e mira folëse, zërin  e pjekur, kulturën, ngrohtësinë në të folur, nga materialet e ndryshme që na u dhanë dhe ajo i çmoi këto. E ndjeva veten shumë të kënaqur që u vlerësova  dhe  me kalimin e kohës arrita që me eksperiencë të ecja përpara, duke menduar   gjithmonë që kjo punë do pasion dhe punë. Unë kam  pasur  gjithmonë një moto “më pak talent dhe më shumë punë”, më mirë se sa shumë talent dhe pak punë, sepse atë talent ti do ta fitosh në sajë të punës. Çdo folës ashtu si edhe aktori që nuk punon dhe motoja e punës sime ka qenë që duhet punë e vazhdueshme. Duhet të punosh me materialin. Është si puna e aktorit. Aktorët bëjnë vokalizma sepse krijohen intonacione, shikohet logjika e autorit se çfarë ka dashur në këtë dramë ose në këtë material letrar që ka shkruar dhe t’i mbasi njihesh me  këtë, krijon intonacionin dhe i afrohesh  natyralizmit. Është njëlloj si folësi dhe aktori, se të dy duhet të punojnë shumë. Kur materiali është sado i lehtë apo i vështirë, unë do të punoj me tekstin. Unë punoj me çdo fjalë dhe kjo më ka dhënë suksesin. Për mua është më e vështirë puna paraprake  (që  është puna me tekstin), se sa direkt dita e inçizimit.
-Në momentin kur ju për herë të parë kapët mikrofonin e Radio –Tiranës  si jeni ndjerë?
-Ai moment ishte në vitin 1973, kur unë u futa direkt  në emision dhe emisioni që kam bërë ka qenë për shqiptarët jashtë atdheut. Ishte një moment magjik. Mikrofoni është i pushtetshëm. Të mbërthen. Ai ti jep të gjitha, mjafton që ti, t’i lexosh ato. Këtu fillon lidhja
- A ka pasur kërkesë llogarie në monizëm, përsa i përket anës profesionale?
-Në atë kohë vlerësohej shumë ana profesionale. Në aktivizimin e njerëzve të mikrofonit, në atë kohë duhej të kaloje nëpër konkurse. Duhej të ishe shumë profesional që të merrje mikrofonin e Radio-Tiranës që ishte i vetmi institucion i medias në Shqipëri, dhe çdo gjë bazohej mbi profesionalizmin. Llogaria ka qenë shumë e madhe, bëhej analizë. Çdo ditë kishte mbledhje. Shikohej ndonjë e metë, sugjerime, se çfarë opinioni kishin redaktorët, kishte edhe gazetarë shumë të mirë në atë kohë që punonin si Nasi Lera, Reshat Arbana  e shumë të tjerë.
-Cila ka qenë dita më e vështirë në radio?
-Dita më e vështirë ka qenë kur u largova nga ky institucion që punova një jetë të tërë me një nostalgji të madhe me një dashuri të madhe. U largova me një keqardhje pasi mendova se aty ku punova kaq vjet, tani nuk do të jem më. Aty që kalova kaq emocione, kaq  netë dhe ditë...Kujtoja ngjarjet e vitit 1997, ku ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Gjatë viteve kam pasur ngjarje nga më të ndryshmet, por detyra ishte që ne të punonim edhe me orë të zgjatura natën edhe deri në mëngjes ka pasur raste. Dhe kur largohet njeriu i kujton të gjitha këto ngjarje me nostalgji (loton).
Si specialist i kësaj fushe kush është defekti më i madh i folësve të sotëm shqiptarë?
Unë them se këtu nuk ka një shkollë të posaçme për të përgatitur njerëz. Mund të përgatisin folës vetëm ata që kanë një eksperiencë të madhe në këtë fushë, por shkollë nuk ka. Defekti është se këtu nuk punohet për të nxjerrë njerëz që të flasin. Mund të punosh përshembull me një regjisor, por regjisori është regjisor. Shumë folësa, që kanë dalë, kanë dalë ose nëpërmjet kolegëve të tyre ose nëpërmjet redaktorëve, por duhet njeriu profesionist që t’i trainojë. Unë kam pasur fatin e mirë që në vitin 1978, bëra një kurs, që ishte kursi më i plotë që u bë për të pregatitur folësa për në radio Televizion ku morën pjesë 25 folësa. Ishte një kurs me tema teorike dhe praktike, ku u ftuan shumë regjisorë si: Albert Minga, Mevlan Shanaj, Vera Zheji, kishte petagogë nga Instituti i Arteve, petagogë nga Instituti i Folklorit, nga Histori- Filologjia. Ky ishte kursi më i fortë  që u bë për perfeksionimin e atyre që kishin hapat e para në radio dhe në television. Unë tani për fat të keq nuk shikoj ndonjë kusht, që të jetë për këta njerëz që pregatiten për folësa. Kam shprehur dëshirën që ta merrja përsipër një gjë të tillë  pa shpërblim
-Vironi është marrë ndonjëherë me politikë?
-Me politikë absolutisht nuk jam marrë. Ne e përçonim politikën. E kërkonte vendi i punës që atje nuk mund të reflektosh asnjë preferencë, atje ke vetëm anën profesionale. Neve në radio na vinin materiale nga të  gjithë partitë politike. Ndikimi mund të jetë në kutinë e votimit kur  janë zgjedhjet ndërsa  radioja mund të them  se ka qenë i depolitizuar.
-Kush ka qenë emisioni më i mirë që keni realizuar?
-Do të veçoja emsionin “Takim me Shekspirin”. Një emision me 12 seri ku përfshihen të gjitha veprat e Shekspirit. Ky emision u realizua nga Televizioni Shqiptar. Këto vepra janë vënë në gojën e një pedagogu të aktrimit në Angli, të cilat  përçojnë një filozofi të tërë jetësore. Mënyra e realizimit të këtij emisioni nga pedagogu anglez të mbërthen, të magjeps, të shtang. Këtu flitet për veprat më të mëdha botërore, tragjeditë e famshme dhe të papërsëritura të Shekspirit, si: Otello, Hamleti. Pra unë interpretoj pedagogun, sipas mënyrës së tij për t’ju përshtatur në mënyrë sa më origjinale. Zë i qetë i shtruar ai e studion fjalën e përcjellë, me timbrin, elekuencën, vështrimin. Eshtë një kombinim i veçantë elementësh që vetëm personalitete të rralla të aktrimit  mund ta realizojnë në perfeksion. Si e shpjegon ai këtë vepër ashtu duhej të flisja dhe përcillja dhe unë. Nuk isha vetëm në rolin e folësit. Absolutisht jo. Zëri ishte një nga element, por aty duhej studjuar çdo fjalë. Sepse humbja e theksit dhe në një fjalë të vetme humb logjikën e veprës. Ky material ishte një interpretim i mirëfilltë, i cili më tërhoqi shumë. Aktor, folës. Kur ma besuan këtë serial kam lexuar me ditë të tëra disa herë tekstin. Thuajse e mësova përmendësh teskstin. Doja të dija çdo fjali, çdo lidhje. Folësi këtu dilte në plan të dytë. Ishte njohja e materialit me detaj, duhej një lloj komunikimi i veçantë, aktrues. 
-Ju si gazetar, çfarë mendoni se i mungon gazetarisë së sotme shqiptare?
Po të marrësh e të shikosh televizionet do të dallosh menjëherë nga mënyra e transmetimit se ky televizion  anon nga e djathta  apo nga e majta.Të njëjtën gjë mund të them edhe për gazetat.Unë mund të them se  këtu ke të bësh  me një shtyp i cili është  me plotë kuptiomin e fjalës i pavarur, pra të ketë një krah dhe jo raport të drejtë midis pozitës dhe të opozitës. I mungon pavarsia.
-Çfarë mendimi keni për librin duke pasur parasysh numrin e madh të mediave vizive?
-Libri është i pazëvendësueshëm. Është pasuri, kulturë. Për mua njeriu duhet ta gjejë kohën e lirë edhe në mes të natës për të lexuar nëse do. Por njeriu ka ngarkesë dhe vjen i lodhur dhe e ka më të lehtë të hapë televizorin se sa të marrë të lexojë një libër.
-Sa filma dokumentar keni realizuar?
-Rreth 2000. Ato ndodhen në të gjitha televizionet shqiptare.
-A ka ndonjë peng Viron Noti në rrugëtimin e tij 35- vjeçar në radio?
-Pengu i vetëm është që nuk dola njëherë në ekran. Kam bërë shumë emisione për televizionin, mjaft të bukura. Cikle emisionesh dhe dokumentarë që janë me  mijëra në televizionin shtetëror, Klan, Arbëria dhe televizione të tjera, por unë nuk preferova të dilja një herë në ekran. Kam punuar gjithmonë jashtë kamerave. Ky është pengu i vetëm.
- Një nga problemet e mëdha të shoqërisë së sotme janë edhe divorcet e shumta, kush është mendimi juaj nga se vijnë dhe koncepti juaj mbi familjen?
-Për mua divorcet vijnë nga  problemet  ekonomike. Unë nuk jam as sociolog, as  psiokolog, por problemet ekonomike krijojnë grindje familjare. Krijohen mospërputhje të nevojave familjare. Televizioni ka një influencë, jeta e shthurur, droga, fenomenet negative që ndodhin për të arritur në një objektiv. Këta janë faktorët që të çojnë në një jetë të shthurur, drejt krimit. Po ta shikosh, sistemi ekonomik që jetojmë, krahas anëve pozitive ka edhe anët negative. Në vitet ‘90 sapo u ndërruan sistemet kam ikur në Greqi. Aty kam marrë kontakt me  grekë, të cilët  në bisedë më thanë se ju me të vërtetë keni hyrë në demokraci, por në të ardhmen do të keni shumë fenomene, si droga, krimi, prostitucioni që janë fenomene të pashmangshme në ekonominë e  tregut.
-Jeni supersticioz  në jetë?
-Nuk jam supersticioz. Kam besim në forcat e mia, në jetën time. Unë kalova edhe një sëmundje të rëndë. Ku mund t’i thuhet një diagnozë të tillë, njeriu kalon edhe në fatalitet, vetëm duke pasur  besim në jetë unë kalova këtë periudhë të vështirë dhe tani  e ndjej veten më mirë dhe jam optimist.
-Në kontekstin e përgjithshëm, çfarë pozicioni duhet të zëjë në jetë një gazetar?
-Gazetari ka një rol shumë të madh. Gazetari duhet të jetë një njohës i mirë i realitetit  dhe në qoftëse nuk e ka këtë brenda vetes ai nuk mund të presë nga intervistat që bën nga njerëz të ndryshëm atë që kërkon. Sa më i ngritur të jetë profesionalisht, sa më shumë ta njohë jetën, aq më shumë i suksesshëm do të jetë në gazetari.
-Folësi dhe këngëtari kanë një hallkë shumë të fuqishme zërin, kush është sekreti i ruajtjes së zërit kjo magji e qënies së tyre?
-Të dy jemi vokalista, si folësi edhe këngëtari. Zëri është elementi i parë i joni. Për fat të keq në një periudhë të caktuar të jetës edhe unë nga kordat për dy javë nuk kam qenë në gjendje të flas. Duhet që njeriu në këtë profesion ta ruaj zërin, sepse ai me atë zë duhet të punojë. Eshtë mekanizmi i profesionit. Nuk duhet abuzuar, duke pirë gjëra të ftohta, nuk duhet të hash gjëra që të vrasin dhe të shkatërrojnë kordat. Por mund të pihen gjëra të tilla që shërbejnë për  daljen  e pastër të zërit. Këngëtarët e mirë mund të përdorin elementë ushqimorë, që i ruajnë dhe nuk i konsumojnë kordat. Si futbollisti që i ruan këmbët sepse me ato ai bën punën e tij. Kështu është edhe për folësin, këngëtarin, aktorin duhet të ruaj vokalin e tij.




Ëngjëll Ndocaj
Jeta e njeriut është si një film

Nga televizioni shqiptar, kanë dalë figura që gjeografia shqiptare i kujton dhe i komenton me respekt. TVSH ka qenë dritarja e vetme e komunikimit viziv shqiptar për vite me radhë dhe në numrin e shumtë të drejtuesve, regjizorëve, folësve, drejtuesve të emisioneve, nuk mund të lihet pa u përmendur dhe Ëngjëll Ndocaj. Jeta e tijë në TVSH është mbushur me ngjarje dhe emocione pasi magjia e ekranit jo vetëm të mbërthen, emocionon por edhe të relakson, qetëson, të hap horizonte dhe të lidh me të gjitha shtresat shoqërore.Energjik, i shoqërueshëm, Ëngjëll Ndocaj për mëse 27 vjet në ambientet e TVSH-së është bërë një ndër protagonistët e ekranit të parë shqiptar, duke rezervuar në arkivën e tijë mbi 100 filma dokumentarë dhe qindra emisione televizivë. Familjar, i lidhur me regjizorë, aktorë në të gjithë botën librin dhe me të rejat kinematografike, ai nuk mund ta koncepotojë njeriun e sotëm larg librit, ashtu si nuk mund të qëndrojë vetë larg ekranit. Sipas tijë, jeta është një film ku mesazhi në mbyllje duhet të jetë optimist, ku njeriu është përpjekur seriozisht për të marrë frytet më të bukura dhe aq sa i takon.
-Me origjinë shkodran, rritur në Tiranë. Na thoni ndonjë episod të shkurtër jetësor me mësuesit apo me prindërit?
-Unë  pavarësisht nga oriogjina ime nga Shkodra, unë jam një qytetar i Tiranës sepse kam lindur në Tiranë, në 19 Maj,  të vitit 1953. Im atë në atë kohë ishte profesor i Letërsisë në Teknikumet e Bashkuara (sot Qyteti i nxënësve). Ndërsa nëna ishte në korin e shtetit, si këngëtare. Unë jam rritur në një lagje shumë interesante të Tiranës që në atë kohë quhej  “Shkolla e Kuqe” ose lagja Nr.3. Në  “Shkollën e Kuqe”, në një shkollë me shumë tradita,  nxënësit ishin të ndryshëm në kuptimin  e niveleve. Në klasë të parë kemi pasur një mësuese Vitore Borova, e cila ishte një nga  mësueset më të vjetra në Shqipëri. Një mësuese e cila ishte në prag të daljes në pension dhe neve e kishim njëkohësisht mësuese, prind, nënë, por edhe gjyshe. Prej asaj, klasa jonë filloi të shkruaj atë, që ne i themi bukurshkrim. Fillova të flas gjuhën shqipe me ato norma që kërkoheshin në atë kohë dhe që u saksionuan më vonë, sepse ishte e njëjta mësuese që na mësoi që të flisnim dhe të shkruanim që në  klasë të parë dhe deri në klasën e katërt. Kujtoj  klasën time të parë ku kam qenë në një bankë përpara me Virgji Kulen të cilin më vonë e kam pasur edhe drejtor në Radio Televizion. Isha një nxënës që bëja pak zhurmë dhe mësuesja donte të më ndëshkonte dhe ndëshkimi i saj  ishte  ky, të më çonte në bankën e fundit, sepse në  bankën e  parë rrinë vetëm nxënësit e mirë. Më vonë  mësuesja më vuri në bankën e parë me Kastriot Islamin. Aty vumë re që unë dhe Virgjili kishim prirje përsa i përket letërsisë, ndërsa  Kastrioti, ishte një nxënës që merrej më tepër me matematikën. Vitet kaluan dhe gjatë 12 viteve u rrita dhe unë si gjithë të duke vazhduar shkollën e mesme “Partizani” e cila ishte një shkollë e re por kishte traditat e shkollave të tjera të kryeqytetit. Kam pasur  një rini të ngarkuar me mësime dhe të ngarkuar me detyra nga prindërit, sepse prindërit gjithmonë më jepnin detyra duke filluar nga punët e shtëpisë dhe deri tek rezultatet e mësimeve. Ishin dy motive: Motivi i parë duhej të mësoje për vete dhe motivi i dytë duhej të nderoje prindërit. Ndërsa qëllimi i tretë, që ishte edhe i imi ishte që ta mbaroja sa më shpejt  dhe më mirë shkollën se ishte koha që ti vije në  ndihmë familjes.
-Në shumë biseda që kam bërë me personalitete të ndryshëm, babanë tënd e cilësojnë si një njeri shumë serioz dhe shumë të rregullt, që shikonte gjithmonë punën e vet. Çfarë ndëshkimi të ka dhënë për mësimet  dhe për  ecjen tuaj në  jetë babai?
-Duke qenë tërë jetës edukator i brezit të ri, duke e pas filluar jetën si edukator që në moshën 17 vjeç dhe duke pasur edhe të jatin (babai im) mësues të gjuhës shqipe, sigurisht, që unë ndodhesha para dy zjarreve. Në radhë të parë dëshirës që kisha unë dhe në radhë të dytë kërkesës, shumë të rreptë të edukatorit babait tim. Unë do të përmend vetëm tre raste në raportet e mia me tim atë. Kur  isha në maturë më kujtohet, kishim referat romanin “ Komisari Memo”. I nxitur edhe nga një shok i imi që ishte shumë i mirë në matematikë, por nuk e njihte letërsinë, donte të lexonte referatin tim për të bërë të vetin, edhe i them babait ma lexo pak. Ai e mori fletoren dhe lexoi vetëm reshtin e parë dhe më tha “merre dhe mos më sill më fletore. Ti nuk din të shkruash”. Si nuk di të shkruaj i them. Unë gjithmonë 9 dhe 10 marr në  letërsi, dhe në hartim dhe për t’a marrë me të mirë i them se të kam ngjarë ty. Më tha se këtu nuk flitet se kujt i ke ngjarë, por ti nuk din të shkruash më tha. Shikoje si e ke krijuar fjalinë, ti nuk din të lidhësh gërmën me gërmën. Dhe  që atë ditë unë nuk  i dhashë më fletoren për të lexuar.
Rasti i dytë ishte kur isha në vitin e dytë në Universiutet në degën e gjuhë –letërsisë. Kishim një lëndë shumë të vështirë dhe një ditë marr kurajo dhe i them: Thuaj ndonjë fjalë atijë profesorit se na e ka bërë gogol këtë gjuhën, sikur çfarë po bëjmë. Thuaj i them unë se shokë i ke të gjithë. Mirë tha. Atëherë po të kujtoj se unë nuk kam pasur ndonjëherë babain tim afër, as kur kam filluar punën, as kur kam shkuar në Firence për të studiuar dhe as kur kam mbaruar universitetin dhe as kur kam filluar punë si profesor i gjuhës dhe i letërsisë në Shkodër, më thotë babai. Prandaj edhe ti ç’do gjë mund t’a bësh vetë .Unë nuk i them askujt, zëre se nuk më ke mua.

Rasti i tretë. Isha caktuar me punë në Burrel dhe isha në vitin e tretë të punës time në rrethin e  Matit si mësues pasi kisha mbaruar Universitetin. Një ditë u mërzita nga ec e ikjet Klos-Tiranë dhe Tiranë-Klos çdo javë,  aq më  tepër që babai ishte i paralizuar. Në  bisedë e sipër, kur po diskutoja me mamanë, sepse ai ishte i sëmurë dhe kishte edhe nevojë për mua ai na ndërpreu bisedën ashtu  siç ishte dhe më tha: Mos të dëgjoj më të ankohesh. Të  shkosh në Burrel ashtu si siç kam shkuar edhe unë në Has qysh 17 vjeç dhe deri sa kam ikur në Itali për studime.Shko më tha bëj detyrën që ke dhe mbaroje kur të thonë që e ke mbaruar, ky ishte babai im.
-Kur  shkuat në shkollë të lartë, ishe zgjidhje e juaja, e prindërve apo ndonjë zgjidhje  e rastit?
-Më ishte mbushur mendja të  bëhesha gazetar, por  atë vit (në vitin 1971) kur ne kishim mbaruar maturën, kur dolën të drejtat për të konkuruar, në konkurs ishin pak fakultete. Një prej tyre ishte edhe gazetaria e cila ishte tre vjet. Bëmë lutjet dhe i dërguam. Kishim të drejtë të kërkonim tre degë. Kur dolën emrat, mua nuk më kishte dalë emri për gazetari, por për letërsi. Pasi fillova vitin  shkollor në gjuhë-letërsi, në fund të ditës së parë të takimit të cilën kishte vetëm takime dhe jo  leksione, një mësuese vjen dhe thotë kush të dojë mund të shkojë për të konkuruar për degën e gazetarisë. Vij në shtëpi dhe i them babait. Ai më  përgjigjet, zgjidhe vetë, mos më pyet mua fare, se ti  do ta bësh shkollën dhe jo unë. Vura re që babai  nuk u shqetësua, por fillloi të mendojë për  këtë gjë. Ishte e shtunë  dhe të hënën  duhet të shkoja në konkurs ose mos të shkoja. Vjen të dielën në drekë mbasi shkonte çdo të dielë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe më thotë, hajde  këtu. Kam pirë një kafe me një gotë raki dhe kam  diskutuar  gjatë me një  mikun  tim për  ty. Me kë i them unë? Me Dritëro Agollin më thotë, që ishte kryetar i Lidhjes  së Shkrimtarëve. Pse i them me Dritëroin për punën time. Më thotë se ashtu na erdhi muhabeti dhe e diskutuam. Dritëroi më thotë, ore Filip, po të shkojë në gazetari do të bëjë një reportazh dhe do të vlerësohet si njeri. Shkollën e ka tre vjet. Por, po të vazhdojë shkollën për letërsi, që do të jetë 4 vjet nuk  do të dali vetëm  mësues, por do të dali  edhe mësues edhe gazetar, kështu  më mirë të shkojë në letërsi, sesa  në gazetari. Kjo ishte ajo që bëri, që unë të mos shkoj në gazertari, por të mbetem në  Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në  Universitetin e Tiranës, ku edhe u dipllomova mbas katër vjetësh.
-Po përfundimit të studimeve ku shkuat?
-Direkt në rrethin e Matit si mësues i shkollës tetëvjeçare ku kam bërë 5 vjet. Kam filluar në fshatin Suç, 7 km poshtë Burrelit pastaj, kur mbarova zborin 5 mujor ushtarak u caktova në një qendër  miniere mbi Klos. Aty punova 4 vjet. Në vitet 1975-80, unë  erdha në Tiranë dhe fillova punë direkt në Televizionin Shqiptar ku jam edhe sot.
-Kush ka qenë emisioni i  parë  dhe si  jeni ndjerë mbas emisionit të parë, duke patur  parasysh që ishte i vetmi televizion dhe kishte kërkesë të lartë, ku përzgjidheshin njerëzit?
-Unë quaj tre emisione të parat të mijat. I pari është në korrikun e vitit 1980, ku isha bashkëpunëtor i jashtëm. Bëja atëherë një emision me titull “ Enciklopedia  televizive” që jepej çdo të dielë pasdite.Unë përgatita tre materiale që i donte ky emission që të bëhej i plotë, sepse ishte në formë reviste. E mbaj mend se materiali i parë ka qenë për piktorin e madh Rembrand.Unë vetëm  përgatisja, materiale dhe nuk dija ti  montoja  
se  ishte shpejt për mua. E dyta ishte zbulimet e reja në naftë. Ky ishte emisioni i parë i imi që drejtohej nga Petro Lati, i cili në fund të emisionit tha se ky material është përgatitur nga bashkëpunëtori Ëngjëll Ndocaj. Unë e kam dëgjuar duke qenë në pult kur bëheshin anonçimet e emisionit dhe kam  ndjerë  që më  kanë  dalë djersë  të ftohta nga emocionet. Sigurisht nga gëzimi. Emisioni i dytë (që përsëri i pari për mua) i takon vitit 1981, ku me autobus nëpër dëborë, me operatorin dhe gazetarët që bënin emisionet e rinisë, unë u caktova për të punuar në këtë emision, punë që e vazhdovapër 17 vjet rresht. Mbaj mend kur shkova në drejtim të Tropojës për të bërë portretin e një gjeologeje të re, që punonte në sondën e gjeologjisë mbi Dragobi në Valbonë. Shkova atje dhe për herë të parë pashë se si xhirohej  me  film. Pashë më vonë se si montohej filmi. Pashë se si  bëheshin intervistat. Dhe më doli edhe mua meri si pjesë e emisionit. Këtë e quaj  rastin  e dytë të emisionit tim të parë. Ndërsa  emisioni im i  parë (siç e bëtë pyetjen edhe ju) që filloi dhe u mbyll me mua ka qenë  një reportazh që e kam xhiruar në shtatorin e vitit 1981, në një prej kantiereve të hekurudhës Lezhë-Shkodër ku punonte fakulteti Histori –Filologji. Mbaj mend dhe nuk e harroj pyetjen e parë që i kam bërë komandantes së brigadës së Histori-Filologjisë. I kam thënë: Mirmëngjes, cila brigadë punon këtu? Kështu ka filluar intervista. Kam ndjerë edhe një herë  djersë të ftohta se nuk isha mësuar të dilja në kamer dhe të flisja përpara një mikrofoni. Po them se këtë gjë e ka vuajtur edhe operatori  Bujar Kore i cili ka  qenë i detyruar të bëjë edhe operatorin  e zërit dhe operatorin e figurës me mua, sepse unë nuk dija as të mbaja mikrofonin. Aty kam filluar të mësoj se si mbahej mikrofoni. Ky ka qenë reportazhi im i parë 100% që e fillova dhe e mbarova vetë dhe u transmetua në television në shtatorin e vitit 1981.
-Kush ka qenë dita më e bukur në television, ose emisioni më i bukur ku  keni  ndjerë emocione të veçanta dhe kujtoni  si pikë  të veçantë në të gjithë  këtë histori  afërsisht 30- vjeçare?
-Unë e kam shumë të vështirë t’i seleksionoj emisionet. Unë më 27 maj (2009) mbush 29 vjet në television. Përjashto katër muaj e gjysëm që kam qenë ministër. Po të them se numri i emisioneve të mija mund të ketë arritur në 700. Ndërsa  numri i atyre emisioneve  të cilët unë dua të theksoj dhe t’i përgjigjem disi pyetjes që më bëtë janë dokumentarë, numri i të cilëve ka shkuar në 100. Unë do  të veçoj dokumentarin tim të parë që e quaj krejtësisht punën  time (është në vitin 1987) me titull “ Frymëzime nga Joni”. Dokumentari ka si objekt  praktikën e studentëve të Institutit të Lartë të Arteve siç quhej atëherë, në bregdetin e Lukovës, pra në bregdetin e Jonit. Me  këtë reportazh e kam ndjerë veten tamam krijues, sepse ka qenë tema artistike dhe nga unë ka qenë një provë e parë për të bërë një gjë krejtësisht artistike. Ky nuk ishte një dokumentar  politik apo që ka  të bëjë me kulturën, por ishin të përfshira edhe informacioni, kultura dhe era e studentëve në atë që quhej formë artistike. Është një dokumentar që po të shikohet sot që unë e ruaj me shumë kujdes duket sikur e kemi bërë verën e kaluar. Ky është dokumentari që kam dëshirë të theksoj. Tematika ime ka qenë e ndryshme në trajtimin dhe realizimin e dokumentarëve. 
-Po dita më e vështirë në television kush ka  qenë?
-Unë kam pasur disa ditë të vështira të cilët unë i kujtoj me një lloj krenarie.Në vitin 1981 brezi im, po edhe të tjerë që vijnë mbas meje duhet ta mbajnë mend  borën e tmerrëshme që ka rënë në Shqipëri. Jam thirrur bashkë me disa kolegë  të tjerë dhe tre- katër grupe xhirimi jam bërë gati  në drejtim të veriut ku bora kishte mbuluar çdo gjë. Kam vajtur ditën e parë në Shkodër e cila ishte kthyer në akull dhe jam kthyer dhe kam bërë një kronikë. Të nesërmen duhej të isha gati dhe nuk dihej se ku do të shkonim. Më në fund më çojnë në fushën  e aviacionit,hypëm në një helikopter me grupin e xhirimit dhe shkojmë në drejtim të Pukës. Interesante është që helikopteri ishte ushtarak kinez i cili dridhej i tëri.Ne në atë kohë  kishim një botë tjetër, vetëm  kurajo dhe guxim. Filluam xhirimin me derën e helikopterit hapur, ku çdo gjë ishte në të bardhë. Mbaj mend që i thashë operatorit se duhet të lidhesh, dhe ai tha se mbarova. Xhiroi ashtu pa u lidhur dhe kur kemi zbritur në Pukë, kemi zbritur në fushën e futbollit ku transvesalja, shtylla e sipërme e portës nga dëbora  ndahej vetëm me një pëllëmbë hapësisë, pra kishte borë mbi dy metër. Të nesërmen kur do të behej hapja e rrugës, unë kam intervistuar shumë njerëz  dhe më është dashur që për 17 minuta ta mbaja mikrofonin pa doreza në një temperaturë që ishte -27 gradë. Këtë e kujtoj me krenari sepse duke e kujtuar këtë fakt mburrem me njerëzit që janë edukuar në televizion.Ky është një nga rastet  më të vështira të jetës sime.
-Gjatë kohës së monizmit ke pasur ndonjë takim me Enver Hoxhën apo me udhëheqës të tjerë të partisë së punës dhe në qoftëse po, si i keni përjetuar këto momente?
-Unë zyrtarisht e kam filluar punën në televizion në vitin 1981dhe deri në vitin 1997 kur jam bërë ministër i Kulturës kam bërë emisione të Rinisë, përveç dokumentarëve që kam realizuar gjatë gjithë kësajë kohe.Unë nuk kam pasur asnjë rats të takohem me udhëheqësit më të lartë të partisë. I vetmi rast ka qenë në vitin 1988, kur unë vazhdoja bëja emisione të rinisë dhe po ndërtohej ajo që nuk u ndërtua kurrë hekurudha Milot-Rrëshen-Klos. Ishte mbaruar hekurudha deri në Rrëshen dhe në atë kohë do të bëhej një ceremoni, dhe kjo ceremoni kishte të bënte me  përfundimin e fazës së parë të kësajë hekurudhe që e them edhe një herë u duk sikur u bë, por nuk eci asnjë tren asnjëherë në atë hekurudhë. U bë një ceremoni ku mori  pjesë Ramiz  Alia i cili ishte  kreu i partisë dhe i shtetit në atë kohë pas vdeksjes së Enver Hoxhës. Aty dikush u interesua dhe na uli edhe ne në tavolinën ku du ulej ramiz Alia. Në këtë grupim ai më tha “hë more ju të televizionit, keni punuar mirë”.Siç duket ai i shikonte të gjitha se çfarë bënte televizioni..Hera e dytë ka një qenë një natë tjetër e paharruar takimi i studentëve në pallatin e Brigadave me Ramiz Alinë ku ishte dhjetori i ’90-ës. Neve nuk na caktoi njeri që të shkonim në Pallatin e Brigadave por meqenëse unë dhe kolegu im bënim emisionet e rinisë kërkuam që të shkojmë. Vajtëm në Komitetin Qëndror të Partisë  dhe na  nxorën jashtë. Janë  të caktuar  njerëzit që do të shkojnë. Po të shkojmë edhe ne u thamë meqenëse jemi të emisionit të Rinisë. Nuk keni punë tek protokolli na thanë. Tek Protokolli ishte Alfons Gurashi (ndjesë pastë) me  dy operatorë. Na thotë Alfonsi o Ëngjëll, o Gëzim, hajdeni me mua se ju fus unë në Pallatin e Brigadave. Ishte ora  pesë e gjysëm dhe futemi në pallatin e Brigadave. U futëm brenda në atë sallë ku do të vinin studentët me një autobus. Në sallë kishin vënë karriget siç ishin. Ne e pamë nga ana regjiozoriale sallën. Alfonsi kishte hallin për të bërë shpejt kronikën, prandaj kishim shkuar me dy kamera. Ishte një ngjarje shumë e veçantë, sepse asnjeri nuk e dinte se çfarë do të ndodhte mbas asaj, por, vetëm një gjë denim, që ajo kurajo dhe ai guxim dhe ajo detyrë që kishim marrë përsipër, studentët e atijë dhjetori të vitit 1990, pa dyshim do të sillte  diçka dhe për  këtë ne ishim të superpërgatitur. I pari që ka hyrë në sallë para se të vinin studentët ka qenë Ramiz Alia dhe me  atë zërin  e tijë karakteristik tha: Hë djema  keni ndonjë gjë ju?. Dhe unë me gjithë Gëzim Gjyrezin duke e parë që salla nuk na pëlqente i thamë a ka mundësi që të bëjmë disa ndryshime?! Bëni çfarë të doni na tha. Dhe ne i  vendosëm karriget jo për së gjati, por në hark për së gjëri, që kamerat të merrnin se kush ishin pjesëmarrësit dhe të arrinim të merrnim ato që do të flisnin, sepse ishte shumë e vështirë që në një sallë të ngushtë të hynte kamera dhe mikrofoni tek të gjithë studentët. Ky ka qenë takimi i dytë dhe i fundit me Ramiz Alinë.
-Një moment shumë i rëndësishëm në jetën tuaj është edhe marrja e detyrës së Ministrit të Kulturës në periudhën më të vështirë shqiptare post komunistë në Qeverinë e Stabilitetit, si ishte ajo ditë, ku ishte Ëngjëlli dhe disa detaje të tjera të emërimit  tuaj si ministër?
-Ajo ditë ka qenë jo si gjithë të tjerat. Ardhja ime në punë më 12 mars të vitit 1997, ka qenë një ditë e jashtëzakonëshme. Kam ardhur në punë dhe kam takuar 2-3 njerëz, ata të cilët  edhe sot e kësajë dite e duan punën  me shpirt mbase më tepër  se familjet e tyre. Shikoj që plumbat e natës ishin fashitur disi. Por edhe në televizion vinin krisma kot më kot. Plumbat i kishin trembur njerëzit dhe kishin ardhur fare pak njerëz në punë. Mendonim të bënim diçka. Ajo që na mbeti  në mendje mua dhe dy të tjerëve ishte se si t’i qetësojmë këta njerëz. Mbaj mend që kam vajtur dhe kam xhiruar që në mëngjes bashkë me operatorin dhe regjizorin Pal Shkejzi një spot  me titull “jo plumba, por  lule”. Bënim thirrje që të linin armët në emër të fëmijëve, të jetës, dhe dashurisë njerëzore, ky ishte spoti i parë. Bëmë edhe një spot të dytë në emër të grave të Shqipërisë si nëna, motra, dhe kur i kemi mbaruar këta dy  spote (të cilët i kam xhiruar  me makinën time se nuk kishim as makinë) atë ditë më thotë drejtori i Radio Televizionit në atë kohë se na duhet të bëjmë 2-3 intervista për qetësim të situatës.U ndamë në 3-4 grupe. Punonim me një ritëm të shpejtë. Në studio erdhi dhe bëri një intervistë që ka mbetë në kujtesën e të gjithëve, ka qenë Nesti Kondili. Ishte një thirrje fantastike për të lënë urrejtjen  që ishte e pabazuar e pa motivuar, ky inat që kishin shqiptarët me njëri-tjetrin. Thirrja e tijë ka  qenë ideale. Unë e kam dëgjuar të  ritransmetuar, sepse kam qenë në punë. Kam vajtur tek Partia Socialiste dhe tek Partia Demokratike për të marrë dy njerëz  për të  intervistuar, që ato të bënin thirrje për qetësi dhe nuk arrita të intervistoj asnjërin se tek të dy partitë i kam gjetur njerëzit të zënë në mbledhje. Më vonë, kthehem në punë pa intervista. Pikërisht sa mbërrita në zyrë më thonë të kërkojnë jashtë. Më takon një njeri (se njihja) dhe më thotë, ju jeni filani? Po i them, po ju kush jeni? Edhe ai dha emrin e tijë. Më tha se duhet të takohesh me Kryetarin e Partisë Demokristiane Zef Bushati. Ulemi në një tavolinë dhe filluam të bisedojmë. I dija  të gjitha  se çfarë po ndodhte në atë kohë që do të zgjidhej një qeveri e re dhe dihej vetëm emri i Kryeministrit që do të ishte Bashkim Fino. Për momentin nuk më shkoi mendja se çfarë po kërkonte ndaj meje.Nuk e kuptova pse kishte ardhur dhe çfarë halli kishte.
-Pra ai po të sillte propozimin. Ju keni qenë në atë kohë antar i Partisë Demokristiane?
-Jo snjë ditë. Në këtë qeveri kishte dhe shumë të tjerë si unë që nuk kishin qenë anëtarë. Por ishte përbërë nga njerëz të punës përgjithësisht. Më bëri propozimin dhe mbaj mend që i kam bërë një pyetje Zef Bushatit. O Zef, ti ke njerëzit e partisë tënde. Unë jam kryetar i një partie  por kjo që më është caktuar, pra dikasteri i kulturës, nuk e mbuloj dot me njerëzit  që kam. Unë e kam vendosur tha meqë kemi njojhje të vjetër familjare. Zefi duke  punuar në fushën e kulturës, e njihte televizionin dhe unë e njihja  teatrin, por ne ishim me origjinë shkodrane dhe si qytetarë të Tiranës, njiheshim familjarisht dhe ia dinim vlerat njëri-tjetrit. Zefi atë  ditë kishte  ardhur tek unë për vlerat që kisha dhe nuk kishte ardhur aspak si shok. Ky propozim që më bëri Zefi më shtangu dhe më duhej të mendohem për momentin. I them se çfarë do prej meje, të them po? Më tha, o Ëngjëll, unë e kam vendosur dua vetëm fjalën tënde. Në orën katër unë do jem tek kryeministri  për të propozuar emrin, kandidatin e partisë për ministër të Kulturës dhe unë e kam vendosur që do të jesh ti. Që nuk ke qenë anëtarë i partisë kjo nuk ka shumë  rëndësi. Ky vend për momentin nuk ka nevojë për  anëtarë partie më tha. Siç nuk ka nevojë për t’u bërë ministër  një kryetar partie. Dhe ishte marrë vendim që kryetarët e partive nuk do të lejoheshin për tu bërë ministra në mbledhjen e nëntë marsit. Harroje më tha, se je apo nuk je  anëtarë partie, ne na duhen njerëzit më thotë. Dua CV më tha. Shkova në zyrë dhe e bëra gati. Në orën pesë pa një çerek më ka rënë një telefon në zyrë. Telefoni ishte: Urime zoti Ministër i kulturës. Ky ishte fillimi.
-Po dita më e vështirë si Ministër i kulturës kush ka qenë?
-Unë nuk kam pasur kohë të ndaj ditët më të vështira apo të lumtura në atë situatë, por dy gjëra do t’i mbaj mend dhe nuk do t’i harroj kurrë nga ajo periudhë nga katër muaj e gjysëm. Ka filluar më 13 mars, 1997,  në orën 10 takimi ynë i parë në presidencë ku bëmë dhe betimin. Dhe mbas atijë betimi, në mbledhjen e parë të qeverisë, kam pare 16 burra të ulur në një tavolinë vezake në Këshillin e Ministrave të cilët nuk dinin të thonin asgjë tjetër përveçëse fjalës, hajde të bëjmë atë që duhet të bëjmë të gjithë bashkë. Aty nuk  ka pasur a je i PS–së, apo je i  PD-së, PR-së, apo PDK-së, siç isha unë. Nuk ishte asnjëri përfaqësues i partisë. Ishin të gjithë përfaqësues të një vendi, të gjithë ishim njësoj. Dhe punuam në grup natë e ditë. Unë po kujtoj mbledhjen e parë të ditës  së parë….Por… mbledhja e tretë ka mbaruar në 2 të natës. Unë do të kujtoj që neve kemi pasur një harmoni të çuditëshme me të cilën unë mburrem kur e kujtoj. Harmonia e këtyre politikanëve kishte  një politikë të cilën përmblidhej në dy fjali që ishin qëllimet e qeverisë së Pajtimit Kombëtar; Qetësimi i gjendjes dhe çuarja e vendit drejtë zgjedhjeve të parakohëshme. Këto dy fjali ishin busulla  që na udhëhiqte të gjithëve dhe na bëri që për 4 muaj e gjysëm të jemi të gjithë njësoj. 
-Do ta zëvendësonoi përsëri pozicionin që keni ose ta lini përfundimisht  televizionin shqiptar nqs do t’ju  ofrohet  një post ministror?
-Unë kam bërë debat me shumë njerëz dhe debatin e kam shumë personal. Nuk e kam as politik dhe as institucional. Thelbi i debatit tim është ky. Në qoftëse një njeri që ka një profesion të caktuar i afrohet detyrë ministrore, pra drejtimi i një institucioni, ai njeri që drejton një model ministror  në rastin konkret një ministri të caktuar është njeri politik, të gjithë të tjerët janë specialistë të cilët i bëjnë punën. Unë personalisht nuk jam shumë dakord me këtë, sepse për t’u  bërë më konkret, sado njeri politik të jem unë, sado merita në politikë të kem, unë  para se të bëhem politikan e  kam filluar jetën me një profesion të caktuar. Përderisa e kam filluar jetën në një profesion të caktuar, atëherë nëse unë propozohem për t’u bërë ministër, duhet patjetër që ai propozim të bëhet në përputhje me atë që di të bëj. Sepse, do ta drejtoj edhe më mirë këtë dikaster, në qoftëse përputhet me profesionin tim. Në qoftëse ti më propozon mua ministër të Mbrojtjes unë që në këtë moment mund  të them që nuk do ta pranoja. 
-Sa  është i lidhur  me librin Engjëlli?
-Unë jam rritur me librin. Dhe meritën për këtë e ka mësuesja ime e klasës së parë që e përmenda në fillim. Merita e dytë është familja, që jam rritur me një ambjent me libra, dhe merita e tretë është e tim eti i cili më ka siguruar në atë kohë libra që më duheshin shumë. Rinia jonë nuk ka pasur mënyra të shumta si sot, për të kaluar kohën e lirë. Ka pasur vetëm dy, ose të lexoje ose të merreshe me sport. Unë jam përpjekur që ti bëja të dyja, dhe them se i kam bërë të dyja mirë. Ditët e fundit e kam kujtuar këtë gjë që më thoni juve. Ndiqja në televizionin italian një konkurs enciklopedik  i cili herë pas here kishte pyetje nga letërsia. Këtë lloj emisioni e kam parë edhe tek një konkurs tek Vizion Plusi. Më vinte çudi se si ky brez që rritet sot, qoftë në Itali apo edhe në Shqipëri e njeh shumë pak letërsinë botërore dhe atë shqiptare. Kurëse unë jam rritur  me librin  dhe them se kam një kulturë dhe këtë kulturë ma ka dhënë në radhë të parë letërsia e lidhur  ngushtë me shkollën që kam bërë. Them që pa  librin, çdo njeri dhe sidomos  brezi i ri, është i mangët. Që të jem edhe më i sinqertë këtë e shikoj edhe tek dy vajzat e mija.Të dy vajzat e mia studiojnë njëra për dipllomaci dhe tjetra për shkenca komunikimi, por kam vënë re që kultura e tyre në drejtim të letërsisë është e mangët. Unë e shikoj  tek fëmijët e mi dhe çfarë mund të them pastaj për të tjerët?! Dhe nuk kam  arritur  që atë që ka bërë bababi im me mua, unë ta bëj me vajzat e mia.
-Kush të ngjall më  shumë interes  shtypi i ditës  apo libri?
-Në vitin1995, kur unë  bëja në Itali një reportazh ndaloj në një autogrilë, në një stacion në autostradë. Pimë një kafe dhe shikoj një njeri që sapo po priste kafen mori një gazetë dhe i hodhi një sy ndërsa makinën e kishte lënë ndezur. Iku, i hypi makinës dhe u nis. Pas  dy ditësh në RAI  UNO, të Bolonjës  takoj 2-3 gazetarë kolegë dhe bëjmë bisedë për diferencat që ka shtypi i shkruar me median elektronike në Itali. Çuditërisht më thonë një statistikë shumë interesante: Nga tërë testimi që është bërë në Itali rezulton se një italian i zakonëshëm ka kohë të lexojë 10 minuta në ditë gazetat dhe nuk ka më kohë tjetër për të lexuar, ky është testimi zyrtar më thanë. Unë u them ndërkohë se nuk më besohet. Gazeta më e parë në Itali është “Korriera della Sport” që  ka 52 faqe  që  do të thotë se për10 minuta do të thotë të lexosh vetëm titujt dhe ndonjë rezultat ndeshje. Kjo gjë mua më ka mbetur në mendje. E them këtë se unë çdo ditë  lexoj gazetën sporti në zyrën time, por nuk e lexoj  për 10 minuta por edhe më shumë. Dhe ka më pak se 52 faqe. Në qoftëse do ta vëmë në raport gazetën me librin, unë e them me keqardhje por e them me sinqeritet, puna në television gjatë këtyre 28 vjetëve ta prish vullnetin dhe dëshirën për të lexuar letërsinë artistike. Kjo gjë ka ndodhur  me mua. Unë sot lexoj shumë pak, por nuk do të thotë kjo që sasia e librave që kam lexuar që është shumë e madhe sot ka shkuar në zero. Sipas teorisë së kopensimit, meqenëse kam lexuar shumë në kohën e rinisë time tani nuk duhet të lexoj. Kjo është një nga të metat e mia që unë lexoj shumë pak libra.
-Cfarë pëlqen dhe çfarë kritikon më shumë tek një njeri Ëngjëll Ndocaj?
-Unë njerëzit i gjykoj në total me realitetin që ato jetojnë. Unë pëlqej dy gjëra tek njerëzit, që do ti ndaja, njerëz me, ose pa karakter apo personalitet. Njeriu që nuk është i sinqertë dhe korrekt, ka mungesa të theksuara në personalitetin dhe karakterin e tijë. Këto të dyja janë për mua Alfa e jetës së përditëshme, e marëdhënieve, sjelljeve, qytetarisë, e cila në përgjithësi na mungon
-Dashuria, në këndvështrimin e Engjëll Ndocajt ?
-Unë e klasifikoj dashurinë në disa drejtime. Si është e gjërë në koncept në filozofi, letërsi, estetikë, po ashtu është edhe për mua. Unë edhe në këtë moshë 56 vjeç, dashuroj shumë, kam shumë dashuri. Dashuria ime e parë është gruaja që kam në shtëpi. Dashuria ime e dytë është kjo zyrë ku jemi, ky television i cili më ndryshoi jetën dhe kur sot më pyesin, po sikur të mos kishe filluar punë në television, çfarë do të ishe bërë? Dhe unë jap një përgjigje menjëherë që do të isha bërë një hiç. Kjo  ka lidhje me këtë dashuri. Sot jam një qytetar që për hir të kësajë zyre dhe të këtijë institucioni, jam një njeri që më njohin të gjithë edhe në Ballkan edhe në Europë gjë që vlerësohet edhe me anë të internetit, dhe e-mail që më vijnë, letrave dhe ftesave. Dashuria ime e tretë  ku njerëzit më thonë e ke difekt, është se unë i dua njerëzit shumë me të cilët komunikoj. Por unë e kuptoj se shoqëria shqiptare duke kaluar në tranzicion është bërë pak e ashpër. Personalisht nuk jam me atë që e kam mësuar në vitet e mia të shkollës së mesme në filozofinë marksiste “Njeriu për njeriun është ujk në kapitalizëm”. Ky është një përkufizim i shkruar në librat që sot mund ti kem edhe në shtëpi. Nuk kam dëshirë që këtë shprehje ta shikoj në realitetin shqiptar. I dua njerëzit që më rrethojnë.
-Ç’është familja për ju?
-Jam rritur që i vogël me atë bërthamë të vogël të shoqërisë shqiptare që quhet familje, me një  numër të pafund që përbën një komb. Për mua familja është gjithshka që nga lindja deri në vdekje. Për mua familja është hapi i parë në jetë i cili duhet ti  përkushtohesh një fëmije të ardhur në jetë dhe më vonë bëhet i ri ose e re dhe derisa martohet. Por edhe kur martohet, si djali edhe vajza, sytë i ka gjithmonë të kthyera tek prindërit. Për mua familja është gjithshka. Po të mos jetë familja njeriu mbetet gjithmonë i cungët dhe i mangët. Pjesa më e shenjtë e një shoqërie është familja.
-A jeni supersticioz  në jetë?
-Nuk jam.Unë jam shumë praktik në jetë dhe çdo gjë e shikoj me syrin e të tashmes, që do të thotë, e arrij apo nuk e arrij, e bëj apo nuk e bëj, e njoh apo jo, është për mua apo nuk është për mua.Të gjitha këto pyetje që janë dilemma, më bëjnë që të jem shumë pak supersticioz. Shumë herë dua që ta largoj këtë fjalë nga vetja ime sepse më bën pasiv.
-Keni ndonjë veshje të preferuar?
-Në fiund të viteve ’60 dhe  në fillim të viteve ’70, Kombinati i tekstileve i Beratit prodhonte doqe të bukura. E gjithë rinia e Tiranës bënte pantallona doku të tipit të ndaluar atëherë kauboj. Ajo ka qenë preferenca ime e parë në veshje. Që atëherë ka filluar shija ime për modën. Mënyra më e preferuar e veshjes sime ka qenë ajo që ndodhet në botë. Që atëherë na u  krijua ajo që t’i kërkonim gjërat me imtësi tek robaqepësi. Dhe me kalimin e kohës na u bë normale. Sot unë si çdo njeri, kam preferenca dhe dëshiroj që të vesh ato që quhen firmato. Nuk ka gjë më të bukur se sa të vishesh bukur. Unë kam shëtitur shumë dhe kam qenë i pranishëm në shumë sfilata të modës kombëtare dhe ndërkombëtare dhe kam arritur në një konkluzion që nuk ka të bëjë me moshën time, por  ka të bëjë me shijet e mija. Edhe në botë sot, p.sh.Milanon që mund të jetë kryeqyteti i modës të Europës në pasarela shikojmë ekstremet e modës botërore, krijimtarinë artistike të stilistëve, kur dalim në rrugë të Milanos ose shëtisim ose hyjmë dhe blejmë  këpucë ose diçka tjetër shikojmë se termi modë nuk ekziston. Moda më e preferuar është se cila veshje më rrin  mua më mirë. Kjo është edhe shija ime.
-Keni menduar ndonjëherë  që të përfaqësoni ndonjë parti politike?
-Partitë politike janë bërë shumë dhe unë kam qenë katër vjetë (mbasi kam qenë Ministër i Kulturës) me partitë demokristiane dhe më vonë pa dashjen time dikush mendoi që unë nuk duhet të isha. Unë kam një parim në jetë, t’i shërbejë të përgjithshmes dhe çdo halli që ka çdo njeri, qysh nga individi më i thjeshtë. Kur shikoj  që një individ më shikon shtrembër dhe këtë e manifeston në publik, që do të thotë në mesin e një partie që nuk ka asnjë lidhje me mua, unë jam i detyruar  t’i kthej kurrizin. Unë për momentin jam i pa angazhaur politikisht pavarësisht nga 2-3 kontakte që mund të kem pasur me partinë Demokristiane.




Shënim:
Ky është vëllimi i parë i librit me intervista dhe portrete me personalitete të gazetarëve dhe drejtuesve të RTSH . Ata në këtë libër plotësuan sadopak historikun e RTSH-së deri në fund të viteve ’90.Në vëllimin e dytë do të vijojmë me të tjerë personalitete që lartësuan emrin e RTSH-së me punë,përkushtim, përgjegjësi nivel profesional dhe bënë atë që deri në fund të vitit 1990 të ishte televizioni më prestigjioz në hapësirën mbarëshqiptare.Po mbas viteve ’90 shkëlqimi i tijë u venit. Ai sot i ngjan një gjinagdi me krahë të këputur.
Lindin pyetjet: 
1-Pse politika shqiptare dhe qeveritë shpiqtare post komuniste e lanë në harresë këtë metalurgji të medias vizive shqiptare.
2- Përse radioeletvizionet private që ishin dhe janë  filiza të RTSH-së po gjallojnë dhe po e lënë në hije këtë gjigand të meaids vizive dhe asaj fonike shqiptare!
3- Cilat kanë qenë arësyet që shumë drejtues specialistë dhe gazetarë të aftë,janë vetëlarguar,apo padrejtësisht nga RTSH-ja të cilit ata i dhanë aq shumë, dhe morën me vete harresën!? 
Këto dhe të tjera pyetje do ti gjeni në vëllimin e dytë me intervista dhe portrete që kanë punuar me përkushtim në RTSH.


Veprimtaria publicistiko-letrare e Albert Zholit:

-1990-Bashkpuntor i revistës “Hosteni” , “Saranda”.”Joni”
-1993-2007  bashkpuntor i gazetës “Drita”
-1993-2007 bashkpuntor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit)
-1994- bashkpuntor i gazetës “Java”, “Labëria” , “Pasqyra”,  “Egnatia” (Greqi)
-1997- Editor në stafin e gazetës “Vllazërimi” (Greqi)
-1999-2001 bashkpuntor i gazetës “Shekulli”
-2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar” , “Mërgimtari” (mujore e pavarur)
-2002 –  vazhdim opinionist për problemet e emigracionit në gazetat “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”,  “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, 
-2001 –vazhdim,  bashkpuntor i Radio Tirana në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit . Rubrika “Emigracioni shqiptar”.
-2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH
-2005- 08 dhe në vazhdim anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve.
-2006-2007 ideues dhe  bashkdrejtues në TVSH  në emisionin “Emigracioni dhe Koha” 
- 2006-07 Drejtor-Kryeredaktor  i gazetës së përditshme të pavarur “Ndryshe”
-2007-Kryeredaktor i revistës “Integrim” (6 mujore)
-2008-Kryeredaktor i gazetës “Iliria Neës” –Greqi (javore)
-2009-Kryeredaktor i gazetës “Labëria”
-2010-Kryeredaktor i gazetës “Bylispolifonia”
Botime:
-Ikja e madhe –publicistikë
-Vite emigracioni-tregime
-Endrrat e mërgimit-publicistikë
-Kush e “vrau” Amerikën-publicistikë
-Vajza misterioze-tregime
-Yjet në Folk Univers-publicistiko letrar
-Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit - (publicistikë) 
-Hiret e një bjondine-tregime
-I fundit i komunizmit utopik-publicistikë
-Me zemër pranë Shqipërisë- publicistikë
-Luftar Paja, aktor i madh komik (Monografi)
-Sekretet e gazetarëve të RTSH

Janë në botim: 
-Dashuri e tradhëtuar-roman
-Freskida-tregime

Etj.

No comments:

Post a Comment