Plani i mirë ,por fatkeqësia më e madhe për bimët...etj.janë preparatet kancerogjene t ë firmës fituese ...





Në Prishtinë fillon dezinfektimi hapësinor

 

 http://www.youtube.com/watch?v=GO69tbNf4yY

 

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunën e Prishtinës, nesër më 17 qershor, fillon implementimi e projektit, të dezinfektimit hapësinor të Prishtinës, për vitin 2011. 


photo


Të gjitha procedurat e prokurimit kanë përfunduar dhe fitues për implementimin e këtij projekti është shpallur kompania "Doctor Exterminator DDD" me seli në Prishtinë.
Vlera financiare për realizimin e këtij projekti është 118.000 mijë, mjete të siguruara nga buxheti Komunës së Prishtinës.

Realizimi i këtij projekti ka për qëllim eliminimin e insekteve të dëmshme fluturuese siç janë mushkonjat dhe mizat të cilat përveç që shkaktojnë shqetësime te qytetarët ato janë bartës të shumë sëmundjeve të ndryshme ngjitëse që nga njëherë mund të jenë edhe fatale për njeriun. 

Ky investim ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve prishtinas. Ky është viti i nëntë që Komuna e Prishtinës bënë dezinfektimin hapësinor, ku për çdo vit janë duke u vërejtur dukshëm efektet. 

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka përpiluar orarin e dezinfektimit sipas lagjeve:

E premte, 17.06.2011,

lagjet: "Aktash", "Muhaxherët", Parku i Qytetit, Vellusha, Qendra, lagjja "Pejton". 

E shtunë, 19.06.2011

lagjet: "Tophane", "Arbëria", "Kodra e Trimave", Deponia e mbeturinave, "Kolovica" dhe "Vreshtat". 

E diel, 19.06.2011

lagjet: "Lakrishte", "Dardania", "Ulpiana", Zona Industriale dhe "Veternik". 

E hënë, 20.06.2011
lagjet "Lagjja e spitalit", "Kalabria", "Kodra e diellit".

E martë, 21.06.2011 
lagjet: Parku i Gërmisë, Sofalia, "Taukbahçe", "Taslixhe", "Velania", dhe Mati Procesi i dezinfektimit fillon çdo mbrëmje sipas orarit, prej orës 19:30 24:00 

Pikënisja e implementimit të projektit është Parku i qytetit.
Projekti i dezinfektimit hapësinor parashihet të zhvillohet në 4 faza, dhe qytetarët e Prishtinës do të informohen me kohë për orarin e dezinfektimit sipas lagjeve për fazat tjera të këtij projekti.
Në rast të motit me shi dhe erës së fortë, orari shtyhet deri në ditët me mot të mirë dhe vazhdon sipas orarit të paraparë.


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri