Në Merdare “mrizojnë” shumë kamionë, në rrugë edhe qindra të tjerë




Në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi, në Merdare, për të gjashtën ditë me radhë gjenden 40 kamionë, të cilët transportojnë mall nga Serbia për në Kosovë. Ndërkohë, përgjatë rrugës Nish-Prishtinë janë në pritje edhe qindra kamionë të tjerë, të cilët presin lejen për të hyrë në Kosovë, raporton agjencia serbe Beta.
Sipas kësaj agjencie, shefi i Doganës në Podujeve, Lulzim Ramadani, ka thënë se në fuqi deri në ndonjë vendim tjetër është vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia, si dhe ndalimi i hyrjes me dokumente që mbajnë vulën e Serbisë.
“Edhe më tutje do të zbatojmë vendimin. Janë zhvilluar bisedime që meqë kjo është zonë neutrale, ku tash e sa ditë gjenden disa kamionë, të lirohet dhe kamionët të kthehet mbrapsht në Serbi, por jo edhe malli të doganohet. Këta kamionë nuk kanë hyrë në zonën doganore të Kosovës dhe nuk ka filluar doganimi i tyre”, ka thënë Ramadani.
Sipas medieve serbe, trafiku po zhvillohet pa pengesa dhe se nuk ka tollovi në kufi.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri