Si mund të keqinterpretohet dhe deformohet historia


Shkruan: Dr. Përparim Demi  


Në revistën KosovA tek AlbEmigrant1 dhe DRINI 2 është botuar një shkrim i Paul
Tedeschini: Perëndimi dhe shqetësimet e ballkanasve. U bëra kurioz dhe kërkova në internet se kush ishte ky autor. Gjeta që ”Paul Tedeschini is an actor (ACTRA), musician (SOCAN), composer and engineer. Paul has been creating and mixing music for film, TV, theatre and dance since ...”. A thua që ky personazh kanadez nga Toronto të jetë shqiptar? Për nga emri nuk duket,  por ja çfar gjeta më tej në internet: ”Paul Tedeschini është një gomar shumëfytyrësh prej Shkodre(?!)” thotë Ilir Dardani në shkrimin e tij ”Laperit Paul Tedeschini”, publikuar në Zëmrashqiptare3. Nga italishtja, mbiemri i tij mund të përkthehet me diminutivin e fjalës tedesco – gjermani. Nejse pak më intereson autori, më tepër desha të shtjelloj disa ide që më lindën gjatë leximit të shkrimit të tij.
Në këtë shkrim po merr përsipër me na shpjegu se përse shteti rumun nuk po na njeh independencën e Kosovës, ”arsyet nuk mund të kuptohen pa pasë parasyshë  historinë e Ballkanit” – thotë autori. Pra, sipas tij, qëndrimi rumun ndaj pamvarsisë së Kosovës nuk qënka politik, rrjedhoj e konjukturës rajonale, por është një rrjedhoj e historisë. Shumë bukur, haj ta shohim si na e shpjegon këtë. Mesa di unë, kur do të fshehish diçka, e fillon me historinë, ose me historitë ta themi më mirë, pasi gjithmonë egzistojnë më tepër se një histori për të njëjtën ngjarje.
Sipas këtij autori, rrënjët e qëndrimit rumun i gjejmë në historinë e ballkanit të periudhës së perandoris osmane, pasi historia para ose pas saj nuk vlen. Për shëmbull, periudha bizantine, kur ndodhën dyndjet aziatike të avarëve, hunëve etj., në Ballkan, nuk kanë kurfarë rëndësie. Po kështu dhe periudha antike, trako-ilire, helenë, romake, gjithashtu nuk përfaqsojnë kurgjë për të. Autori, për të na i argumentuar konkluzionet e tij, bën disa pohime të çuditëshme, vështirë të besueshme. Haj ti shohim me rradhë se ku e bazon ai teorinë e tij.
Shqiptarët janë nji popull në vedi dhe nuk  kan asnji lidhje me sllavët dhe me grekët – bravo, ashtu them dhe unë, është popull i veçant. Veçse kjo veçanti e tij qëndron në autohtoninë dhe pastërtinë e tij, kur dihet se sërbët janë avarë (shek.VI) të përzjerë me ilirët autohtonë në periudhën mesjetare. Të cilët gjuhën sllave e mësuan më vonë, pasi e shpiku Metodi dhe Kirili (murgjër të shek.IX) dhe i ndihmoi kisha ortodokse ta mësonin pas skizmës së madhe. Grekët janë akoma më të vonuar, u formuan në shekullin e XIX në kurriz të shqiptarëve dhe vllehve, kurse gjuhën e shpikur po në shek.IX, e mësuan në shekullin e XX, pasi kjo u bë gjuhë zyrtare në Greqi, kuptohet me ndihmën e patriarhisë. Se sa kanë lidhje këto popuj me shqiptarët, besoj se e merrni me mënd. Lidhja e tyre qëndron jo vetëm në origjinën e tyre, por dhe në përpjekjet dyqind vjeçare të tyre për të grabitur tokat tona duke bërë spastrimet e rastit, sa herë kanë mundur. Përpjekjen e fundit e bëri Millosheviçi në 1999-tën. I ka lidhur lufta ndër shekuj mund të themi, prandaj duket i vogël sot populli ynë. Thashë duket se në fakt nuk është i tillë, bile po ta shohim hollë punën, del populli më i madh në këtë nahije të Ballkanit. Siç duket autori nuk është nga anët tona, bile nuk duhet të jetë fare nga ky kontinet i mplakur me halle, pasi nuk patur fare kontakt dhe nuk di gjë për ngjashmërinë e folklorit, etnografisë dhe gjuhëve të kësaj zone.
Më tej na shpjegon - Barra e madhe e rezistencës ndaj pushtuesit aziatik turk rà kështu krejtësisht mbi të gjithë popujt sllavë të Ballkanit të mbështetun nga Rusia, mbi popullin grek, si dhe mbi popullin e vogël shqiptar. E këtu kemi krijimtari të pastër. Ky shkrimtar s'paska lexuar ndonjë statistikë në jetën e tij, pa lej pastaj ndonjë studim demografik. Dihet se Ballkani me mijra vjet ka qënë i banuar nga iliro-trakët. Që kur dolën shqiptarët populli më i vogël nga të gjithë? Në këtë kontekst, ai do të na thotë se shqiptarët e ”pakët” nuk ngrenë peshë, janë të parëndësishëm për historinë e asaj periudhe. Peshë kanë ”sllavët” jo sllavë dhe ”grekrit” jo grekë. Ai haron ose nuk e di hiç historinë e Skënderbeut. Eleminon luftrat e princërve dhe pashallarve shqiptarë apo rumunë kundra perandorisë. Kur bëhej lufta e famshme e Fush-Kosovës 1398, më shum sërb kishte ushtria turke se ajo e kualicionit Ballkanik, thotë Kadareja në një replik gjetë viteve 90-të. Sulltan Muratin e vrau një trim shqiptar në atë luftë. Më vonë, kur Janku de Hunedoara me Skënderbeun u vunë përball Sulltanit, Krajli i Sërbisë bëri krushqi dhe u bë vjehri i tij. Si aleat i turqve ai e arestoi Jankun e shkret, i cili vdiq në burgun e Beogradit.
Kush nga popujt sllavë paska bërë rezistencë ndaj pushtuesit aziatik. Unë njoh nga historia mjaft princër dhe pashallarë shqiptarë që kanë luftuar kundra sulltanit. Kështu mund të përmënd Karamahmut Pashë Bushatin, Ali Pash Tepelenën, Muhamet Ali Pashën, Vaso Pashën e deri tek Bajram Curri. Po kështu di princër rumunë si Mircea Cel Bëtrën, Stefan Cel Mare, Vllad Cepesh etj. që kanë luftuar me turqit, po nuk di asnjë sllav të till. Siç duket autori i referohet luftës Ruso-Turke të shek.XIX. Po ajo nuk ka ndodhur në Ballkan. Ishte pikërish ky moment kur rusët shpallën teorin fallco të pansllavizmit duke kooptuar gjithë popujt sllavofonë  josllavë të Ballkanit. Kjo tragji-komedi politike vazhdon të luhet akoma në disa qarqe politike të Europës.
Zhan D'Arc albanaisePërsa i përket rezistencës së popullit ”grek”, këtë sot po e mësoj. Se shkrimet e kohës tregojnë se shqiptaro-epirioto-arvanitasit i dhanë pamvarsinë greqisë. Në një gazet franceze të vitit 1821, ku përshkruhet lufta për pamvarsinë e Greqisë, çfaqet poza e Bubulinës me shqiptarët e saj, të paisur me pushkën e gjatë shqiptare, ku shkruhet diçituraZhan D'Arc albanaise.
Nga mesi i shkrimit kalon në akuza të hapura ndaj krejt shqiptarve –shumë krenë shqiptarë per të ruejt privilegjet e veta ekonomike dhe komanduese u njisuen qysh në fillim në mentalitet dhe në botëkuptim me pushtuesin e mbrapambetun aziatik turk dhe mjerisht u banë “nji” me pushtuesin turk tue u ba renegatë ose siç quhen sot Kuislingë, bashkëpuntorë të pushtuesit. Gjatë pesë shekujve të pushtimit turk renegatët shqiptarë,pashallarë,vezirë dhe komandantë të ushtrisë turke, banë  masakra kudo që ushtria turke luftonte në Ballkan dhe jashtë tij.
Me këtë parullë u masakruan çamërit dhe kosovarët dhe gjatë luftës së dytë botërore. Zerva me Cetnikët sërb ishin aleatët e deklaruar të gjermanëve, me dokumenta, por pas lufte pikërisht ata akuzuan shqiptarët. Kështu dhe në kohën e perandorisë osmane, krahu i djatht i Sulltanit ishte Patriarhia e Fanarit, e cila gëzoi tërë privilegjet e mundëshme, gjatë gjithë kohës. Në atë kohë e vetmja gjuhë e ndaluar ishte gjuha shqipe, në fermanin e Sulltan Hamitit, pak para se të shëmbej perandoria, thuhej qartë, të digjesh çdo gjë e shkruar shqip.
Në oborin e Sulltanit rriteshin bijtë e princave të Ballkanit të marrë peng. Kur bëheshin madhor merrnin dhe ofiqe. Ndër ta kishte dhe shqiptar fillimisht. Më tej, zyrtarët turq me origjin shqiptare, nuk kishin fare të bënin me Shqipërinë apo popullin shqiptar. Përndryshe Shqipëria nuk dilte nga ajo periudhë 500 vjeçare aq e varfër dhe aq e prapambetur. Praktikisht në atë periudhë u rënuan të gjitha kështjellat shqiptare dhe nuk u bë as edhe një investim. Herë pas here, në periudhat e revoltave të ndryshme, vinte ushtria turke dhe rafshonte çfarë gjente. Vetëm malet e Shqiprisë nuk mundën ti rafshonin, siç nu mundën as popullin shqiptar ta shbënin.
Për krahasim, sot mund të marrim personalitetet politike të Greqisë që kanë origjinë shqiptare, të cilët nuk lënë gjë pa bërë për VorioEpirin. Një ditë duke dëgjuar lajmet, shihja Papandreun. Në mëndje bëra ndarjen Papa-Ndreu. Një grek smund të ketë emër Ndreu, që është emër katolik nga veriu i Shqipërisë. Me njëherë mu kujtua historia e themelimit të Athinës në shek.X, e cila u ngrit nga 15000 familje shqiptare të marra nga veriu i Shqipërisë dhe ngritën lagjen Plaka të Athinës. Ardhja e tyre u bë me dekret të perandorit Bizantin, mbi bazën e kërkesës së princit të vëndit, i cili nuk mbrohej dot nga dyndjet e Venedikasve në ato kohë. Por sa shqiptar është ky pasardhës i largët i familjes Ndreu dhe a e di ai origjinën e emrit të familjes së tij? Me siguri që jo. Ai ndihet grek safi dhe për këtë i lufton shqiptarët gjithandej. Mos hyj në origjinën e Milloshit se nuk e di se ku do dali. Kështu janë punët tona këtej nga Ballkani, të ngatëruara dhe të pazgjidhura. Si rezultat, me gjithë atë, që u munduan të na zhduknin si popull, as Shqipërinë, as Kosovën dhe as Çamërinë nuk e zhdukën dot.
Ja si i justifikon ky farë autori masakrat kundër shqiptarëve – kjo asht arsyeja e vërtetë – thotë ai – që kur Perandoria Osmane u dobësue dhe për pasojë u dobësue edhe forca e krenve renegatë shqiptarë aleatë të Turqisë,popujt e Ballkanit,gjatë luftës kundër Perandorisë turke për çlirimin  e vendeve të tyne nga robnia, banë masakra kundër shqiptarëve. Gjeniale !
Si duket, se ka haberin se kush luftoi dhe me kë luftoi në luftën e parë e të dytë Ballkanike. Sërbi u kacafyt me Bullgarin për tokat shqiptare (Shkup – Kumanovë), Greku u përplas me Italinë në Gjirokastër, për jugun e Shqipërisë. Po kështu, Francezi luftoi me Grekët për Korçën. Pra të gjitha këto shtete i shpallën luftë njëra tjetrës për tokat tona dhe asnjëra nuk ishte në luftë me shqiptarët, për një arsye të thjeshtë, ne nuk kishim shtet. Shqiptarët luftuan sa mundën për të shpëtuar familjet e tyre nga genocidi i gjithanshëm.
Kur sërbo-malazezët sulmuan Shkodrën, garnizoni turk morri urdhër mos dilte dhe ti linte shqiptarët të masakroheshin. Tmeret e asaj lufte i përshkruan me detajet më të holla dëshimtarja e kohës Edit Durhani. Genocidin sërb në tokat shqiptare i pa vetë Trocki me sytë e tij si gazetar, kur vajti në zonën e luftës Shkup-Kumanovë (shih Pravda 1912). Pra shqiptarët i masakruan qëllimet shoviniste të shteteve fqinje dhe indiferenca e fuqive të mëdha, të cilat bënin pazare nëpër sallone në kurriz të popullit tonë. Kjo është e vërteta që duan ta fshehin sot dhe na vjen sot ky farë papagalli i tyre dhe na tregon historira të stisura me sllogane sërbo-greke.
Helmin propagdistik, Paul Tedeschini, e vjell në fund kur duke bërë paralelizëm me tërheqjen e perandoris osmane nga tokat shqiptare - të njejtën tërheqje mund ta bajnë neser amerikanët edhe nga Kosova. Po çka do të lanë ato mbrapa në Kosovën e pasigurtë nga islam-terrorizmi ?!? Pikërisht për këto arsye shtetet ballkanike, ndër ta edhe Rumania, të cilat për pesë shekuj rresht i kanë pasë në shpinë turqit dhe veglat e tyne, kanë plotësisht të drejtë  të merakosen për sigurinë e ardhshme të vet.
Këtu del qëllimi i gjithë këtij shkrimi pseudohistorik. Ai në pamje të parë duket sikur do të justifikoj qëndrimin e shtetit rumun, por në fakt qëllimi i tij i vërtet, i fshehur në nëntekst, është të justifikojë genocidin sërb. Siapas tij, populli shqiptar e ka merituar të masakrohet për një shekul të tërë dhe nuk ka më të drejtë të egzistojnë. Duke u nisur nga gabimet gramatikore dhe niveli i ulët gjuhësor i shkrimit, dyshoj se autori në fakt nuk është shqiptar. Ka gjasa të jetë një sërb që del me ketë pseudonim, i cili ka mësuar shqipen për ta përdorur kundra shqiptarve.
Për mendimin tim propagandës sërbe nuk i duhet lënë hapsirë në shtypin shqiptar, qoftë ky dhe në faqet elektronike. Ajo duhet të demaskohet me çdo kusht, për të nxjerr të vërtetën e qëllimeve të errëta të saj.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit