TERROR në Norvegji: Mbi 30 të vdekur. SULMET nga një grup xhihadist (FOTO+VIDEO)

 -Ajo qe ka ndodhur sot ne Norvegji ka shokuar boten. Vendi eshte nen daren e terrorit prej shume oresh. Numri i te vrareve mendohet se eshte me i madhi qe pas Luftes te Dyte Boterore.
Të paktën shtatë persona kanë vdekur nga një shpërthim para kryeministrisë dhe rreth 30 janë vrarë në një takim të rinjsh në një kamp disa qindra kilometra larg kryeqytetit, Oslo.
Policia në Norvegji tha se shpërthimi para kryeministrisë, i cili ndodhi rreth orës 2:30, u shkaktua nga një makinë bombë. Kryeministri nuk ishte në godinë në momentin e shpërthimit.
Nderkohe shume te vdekur jane shenuar në një kamp veror fëmijësh në ishullin Utoya. Mendohet se rreth 1 mijë fëmijë ishin të pranishëm kur një person i veshur si polic hapi zjarr. Mediat thonë se kryeministri do ishte i pranishëm në atë takim me të rinjtë. Ishulli është nën terror. Flitet për njerëz që tentojnë të largohen me not dhe që janë izoluar në godina.
Kryeministri ka thene se situata ne vend eshte serioze. Mediat thone se eshte arrestuar personi qe qelloi mbi femijet ne kamp.
Nje grup terrorist “Ndihmuesit e Xhihadit Global” thuhet se ka deklaruar se kjo eshte hakmarrje per publikimin e karikatureve te Profetit Muhamed.
Ishulli ku ndodheshin femijet






__._,_.___
 

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri