CIKEL ME POEZI NGA SEIT SEITAJ



Seit Seitaj

Poeti shqiptar Seit Seitaj ka Lindur ne Gjorm te Vlores  me 28 korrik 1961.
Ka kryer Gjimnazin “Halim Xhelo” Vlorë. Jeton në Savona të Italisë. Pasi lexova poezitë e para të tij u befasova nga stili, tematika dhe ideja. Nje meritë të madhe ka poetesha Venka Capa që më bëri të mundur dërgimin e këtij cikli poezish të Seitit. Besoj se do të mbeteni të kënaqur me këtë cikël të bukur poezish. Ju uroj lexim të këndshëm.(Kujtim Stojku)


CIKEL ME POEZI NGA SEIT SEITAJ

Njejes….Shumes…
…Thirra një zanore!
Mbi këtë këmishe prej letre të njollosur
zukatje,buzë belbëzitese insektesh,shkronjash,
bashkëntingelloren më të sertë,
shqipëtuar,
për ti lidhur martesë.
Mbi prushin e hijeve
qe u dogjen prej humbjes.
Klithmat…
Klithje….!
Njejes…..Shumes…
Bërthama puthjesh.
Buzë të çelura si mole…
Nisen mendime të trazuara
kthehen barka endërruese druri
pa kode…
Gjërat e mija të humbura….
Gjurmët e mija të fikura…
Dritat e mija turpëruar…
Ngopjet e mija të uritura…
Një zanore e përseritur frymëmarrjeje
të vështire.
Një bashkëtingëllore qe tështine
virgjerine e prishur…

Ke Kohë..
Ka kohë që s’vjen
të flesh nga mua….
Të vish të flemë…Të rrijmë
zgjuar.
Si një pëllumb
mbi gjoksin tim
të gugasësh pa aresye
thërrimet e ëndrrave
te çukitësh
pambarim,
borërat e para,lëkuren e kujtimeve,
ta shqepësh lëmshin
që grykës më rri
rrethin mavi
retinave të syve…
…Ka kohë qe s’vjen
më le të thinjem.
Por unë harroj
e sërish të lus:
-Do vish? Ç’thua?!…
Por ti ,ke kohë
tani kujtohem,
ke kohë qe s’vjen
të flesh me mua…


SONTE
Kur të nisin shirat
do të pikosh,
si fara nga dora e një bujku,
do të shkërmoqesh brazdave
të mija
për ti plotësuar me puthje.
Në brymërimat e para
mollëzave të gishtave,nëpër buzë,
avullimi i lehtë i shpirtrave
di ti ndërrojë
aromat.
Fustanet e grisura të lëndinave
sytjanat pak të mënjanuara,
borërimat e pulsit të dimrit
që shkrijnë mbi mua.
Sonte
do ta bulkthoj natën
nuk i le bulkthet që të ngjiren:
Unë do të këlthas hapur për ty
se nuk mundem më që të fsheh
e nuk mundem më
që të fshihem….
NE HESHTJEN E RE…
Nuk ju harroj:
Ty
dhe etjen…
Fjalët e shenjta,vendet e shenjta
Skutat më të shenjta
të trupit tënd në kujtese.
Pemët më të hijshme
që nuk i rrezojne
frutat vete.
…Thërrmoj plisa,
ëndrra,
fsheh fare nëpër
plasaritje.
Tek një zemër e vrarë,
mbi nje det,
qiejve pluguar nga fluturimet
tek nje sy i therur
nga mungesa…
Nuk i harroj
verbërite,
Ato që shoh
e s’ them…
që i mbart me syrin tim
tek një heshtje e re….

KENGA E VOGELIMAVE
Kjo këngë është e vogëlimave
e pulsit të barit,
e gazit të zoqve xinxalmij,
e korit madhështor
të mizave të dheut,
e thërrimeve që shkërmoqen
nga buzët e agimit…
Eshtë kënga
e fëshfërimave të lehta,
e dezertoreve tre luftës,
e cironkave në det.
Për lopjen e tyre
nëper gjij e cektina,
për puthjen shkarazi
e fëmijen që përmjerr.
…Nuk është kënga
e madhështive,
as marsh,as himn
qe te gjëmojë
Kjo e shtye pëshperimën
që avullon prej tokës
Veç njerzit e shtrirë
mundin ta dëgjojnë….

PËRSE KAQ AFËR….
Përse kaq afër
kërthizës së dhimbjes?
Afër rërës
anullimit…
Përse kaq afër
aritmive?
Përse kaq afer
dështimit të agut,
qumeshtit të pampiksur,
lëmsheve të shthurur?
…Kaq afër
hemoragjisë së luleve?
Tokës që rënkon si zemër,
verës që shpërbëhet
në uthull,
vetëm se deshi te fliste
(Një fjalë)
jashtë buteve…
Përse kaq afër lëneshave,
fjongove
të erës,
rrugëve të ngrira.
kaq afer pemëve të zbathura,
shkronjave te shkrira.
Përse kaq afër
urisë.
pangopjes,
memecërisë,
përse kaq afer,
kaq afer:
LARGËSISË.


Ti


Ti nuk i dije truket
djallëzitë e emblemave,monumentet e mbarsur,
nuk i dije ninullat e zjarrit,luspat
e akuairumeve,
vetetimat,mesazh ndarjeje
midis dy varreve,
nuk e dije
si mund të të mbyste për fyti
vetëm ….
Vetëm një fjalë.
Ti,
fjete perfund…
I pa qellimtë,
shtrojat prej lëkurë ëndrrash.
mbulojë,një copë nga thesi i Eolit
grisur nga perëndimi i mpiksur
i detit Jon….
Nuk e dije kthimin?
të harrosh,të fshish
imazhe,silueta,pikëçuditëse,
të futesh pa turp pervjedhur vetes
nën hirin e shuar…!
Re si një lot
pentagrameve,
me alfabetin e gishtave të zbathur
duke shkruar mbi rërën e shkrifët
nga malli,
mesharin e fundit….Të parin
….Po cila ninullë tu këndua
që të zuri gjumi,
nisjes së pare..

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri