Profeti Muhamed a.s. ishte shqiptar!?


Ky është Profeti Muhamed (a.s.)

 Lindja e Profetit Muhamed (a.s.) në shekullin VI (e.s.) është ngjarja më e madhe në historinë njerëzore para dhe pas lindjes së tij. Ai është profeti i fundit në zinxhirin e të dërguarve nga ana e Allahut për mbarë njerëzimin dhe do të mbesë gjithmonë, deri në Ditën e Kiametit, shembulli kryesor për mbarëvajtjen e jetës individuale dhe shoqërore të njerëzimit. Bota ka shumë kujtime të personaliteteve në zë, që njerëzimi u detyrohet për frytin e aktivitetit të tyre; për ndonjë ide fetare, doktrinë filozofike, të vërtetë shkencore, teori politike ose reformë shoqërore. Por shumë rrallë mund të gjendet në histori ndonjë person që të zotërojë disa prej këtyre cilësive që përmendëm, përveç Muhamedit (a.s.), i cili i ka përmbledhur në veten e tij të gjitha këto cilësi, sepse ai është predikuesi i fesë së vërtetë dhe të përgjithshme dhe inkurajues i diturisë dhe i filozofisë; ai vuri themelin e shëndoshë të shkencave, tregoi rrugën më të drejtë të politikës dhe bazën më të shëndoshë të sociologjisë dhe të moralit. Ai ishte një njeri i gjallë në çdo aspekt të jetës së tij, duke u bërë shembull për të gjithë njerëzit në kohën që lindi dhe shembulli i tij do të mbesë i pavdekshëm gjatë gjithë jetës. Ky profet i Islamit, Muhamed b. Abdullah, ka lindur ditën e hënë dhe ndërroi jetë ditën e hënë në Medine. E tërë jeta e këtij profeti zuri vend në dritën e shkëlqyer të historisë, dhe është shënuar me shumë hollësi, duke përfshirë edhe faktet më të rëndomta. Muhamedi (a.s.) është vërtet personaliteti më i dokumentuar që nga lashtësia e vonë. Siç e bën të qartë dhe biografia e tij, Muhamedi (a.s.) nuk ishte shpikësi i Islamit, por ishte një anë meritore për të pranuar dhe transmetuar mesazhin hyjnor për njerëzimin. Për myslimanët, Muhamedi (a.s.) ishte dhe është el-insan el-kamil (njeriu i përkryer): besimtar, modest, asketik, i dhembshur, i besueshëm, paqësor, guximtar dhe i mençur - një model i babait, bashkëshortit, mikut, ekspertit, gjykatësit, diplomatit, ligjvënësit, burrit të shtetit, me pak fjalë, një person i cili arriti suksese në të gjitha ato që preku. Profeti Muhamed (a.s.) është shquar me norma të përsosura etike, të cilat nuk mund të përshkruhen me fjalë. Për këtë dëshmon ndikimi i tij tek njerëzit, zemrat e të cilëve digjeshin nga respekti dhe nderimi për të. Ata të cilët kanë jetuar në kohën e profetit Muhamed (a.s.), e kanë dashur atë gjer në kufijtë e mahnitjes, saqë nuk kanë kursyer as jetën e tyre, vetëm e vetëm që atij mos t’i mungojë asgjë. Në një ajet tjetër në Kuran thuhet: “Ti, o Muhamed, je me të vërtetë në një shkallë të lartë karakteri dhe zotëron moralet e virtytet më të bukura!” (Kurani, 68:4) Muhamedi (a.s.) konsiderohet ndër radhët e atyre që kanë ndihmuar në përparimin e edukatës dhe të kulturës së racës njerëzore. Ai gjithashtu është njeriu më i përsosur që njohu historia e të gjitha kohëve. Profeti Muhamed (a.s.) ishte njeri si gjithë të tjerët, vetëm se ishte zgjedhur nga Zoti për t’i kumtuar njerëzisë të vërtetat hyjnore. Ai nuk kishte nevojë që ta vërtetonte profetësinë e tij me anë të mrekullive, sepse jeta e tij para profetësisë ishte shembull drejtësie, ndershmërie dhe besnikërie, ndërsa ajo pas profetësisë ishte shembull sakrifice për idealin fetar dhe njerëzor. Modestia e tij shfaqej në çdo aspekt të jetës, qoftë në jetën e tij personale, familjare, shoqërore, zyrtare, etj. Sjelljet e tij ishin të njëjta me të gjithë njerëzit, si me robin ashtu dhe me udhëheqësit, si me gratë, ashtu dhe me burrat, si me pleqtë ashtu dhe me fëmijët. Më qartë, sjellja, edukata, mikpritja, komunikimi i tij nuk bënte dallim për asnjërin dhe ai nuk e dallonte asnjë njeri nga ngjyra, gjuha, raca, fisi, etj. Ai ishte njeri me gjykime të shkëlqyera, i ëmbël dhe i kënaqshëm në bisedime, ishte shumë i sjellshëm në të pritur e në të përcjellë, i donte shumë fëmijët, i ndalonte ata në rrugë dhe i përkëdhelte. Këto tipare, në kohë të ndryshme, janë vënë re dhe nga studiues të ndryshëm botërorë, të cilët kanë shkruar fjalët më të larta e të lavdishme për profetin Muhamed (a.s.). Jo më kot dhe studiuesi Michael Hart, në librin e tij me titull “100 njerëz më me ndikim në histori”, personalitetin më të madh dhe më të famshëm në botë ka vënë profetin Muhamed, ku për humanizmin e tij që në fillim të librit shkruan: “Përcaktimi që Muhamedin ta vë në vendin e parë në listën e personaliteteve më me ndikim në botë, ndoshta te disa lexues do të shkaktojë befasi, ndërkaq te të tjerët dyshim, por ai është njeriu i vetëm në histori, i cili arriti sukses të jashtëzakonshëm si në aspektin fetar ashtu edhe në atë politik.” Drejtësia e karakterit, saktësia e sjelljeve, marrëdhëniet e ndershme me popullin e bënë atë që të fitojë dashurinë e popullit, i cili me zë të përbashkët e mbiemëroi El-Emin - Besnik, shumë më parë se të bëhej i Dërguar i zgjedhur nga Zoti i Plotfuqishëm. Për besimtarët myslimanë profeti Muhamed (a.s.) do të mbetet figura më e ndershme tek Allahu dhe shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga të gjithë njerëzit në të gjithë botën. Qyteti i Mekës, prej nga e ka origjinën familja e Muhamedit (a.s.), ka qenë në vazhdimësi qendër e rëndësishme ekonomike dhe tregtare, njëkohësisht edhe qendër shpirtërore dhe fetare e Arabisë. Që nga periudhat parahistorike, arabët dyndeshin nga çdo anë dhe grupe-grupe shkonin për të vizituar Qaben, shtëpinë e Zotit. Meka dallohej nga të gjitha qytetet e tjera arabe për shkak të pozitës së saj gjeografike. Në të gërshetoheshin rrugët tregtare mes Jemenit dhe Shamit, Bizantit dhe Persisë. Eksportimi i mallrave të këtyre vendeve bëhej nëpërmjet Mekës. Ajo ishte vendtakimi i të gjitha fiseve arabe që shkonin në haxhillëk për t’iu përgjigjur thirrjes së Ibrahimit (a.s.), i cili ishte lutur aty. Zanafilla e qytetit të Mekës është e lidhur me vajtjen aty të Ibrahimit (a.s.) së bashku me gruan e tij, Haxher-en dhe djalin e vogël, Ismailin. Ibrahimi (a.s.), bashkë me të birin, ndërtoi aty faltoren e parë islame (Qabenë) dhe Allahu (xh.sh.) e begatoi atë vend me ujin e Zemzemit. Aty Ibrahimi iu lut Allahut (xh.sh.) për arabët: “O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë shpalljet e Tua, t’ua mësojë Librin dhe Urtësinë (rregullat e fesë) e t’i pastrojë (nga gjynahet)! Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!” ” (El-Bekare, 129) Allahu (xh.sh.) e pranoi lutjen e Ibrahimit (a.s.) dhe e bëri popullin e Muhamedit (a.s.) popullin më të mbarë, kurse Muhamedin (a.s.) e dërgoi si profetin e fundit. Në Mekë jetoi Ismaili (a.s.) dhe pasardhësit e tij; deri tek Abdu Menafi, i cili zgjeroi marrëdhëniet diplomatike me vendet e tjera deri në Persi e Bizant. Në Mekë jetoi edhe djali i tij, Hashimi, që ishte i njohur për shpirtmadhësinë dhe që zgjeroi tregëtinë me vendet më të largëta të rajonit. Për të vazhduar me djalin e këtij, Abdulmutalibin, i cili vazhdoi traditën e të parëve dhe, pas shumë lodhjesh, e vuri përsëri në punë pusin e Zemzemit. Kjo ngjarje e gëzoi pa masë popullin e Mekës, që prej kohësh vuante nga thatësira. Disa vjet pas rihapjes së pusit të Zemzemit, Allahu i fali Abdulmutalibit dhjetë djem, midis të cilëve edhe Abdullahun, i cili, nga martesa me Aminën, do të lindte Muhamedin (a.s.). Për këtë lindje, bëjnë fjalë të gjithë librat qiellorë të dërguara më parë. Për këtë bën fjalë Teurati 1 i Musait, në të cilin thuhet: “Kam dëgjuar për Ismailin, unë e përmbaj atë dhe e lajmëroj për Madmadin (Muhamedin a.s.). Nga mesi i tyre do të dërgoj një pejgamber, si ti, të cilit do t’i mundësoj të flasë me gojën time.” Paralajmërime për ardhjen e Muhamedit (a.s.) bëhen edhe në Inxhil 2 (të Shën Gjonit) ku thuhet: “Nëse më doni mua, kini kujdes në porositë e mia, unë do ta lus babanë dhe ai do t’ju dërgojë një pejgamber tjetër, i cili do të qëndrojë me ju përgjithmonë.” Në sur en Es -Saf f , aj e t i 6, Al lahu xh. sh. në mënyr ë t ë drejtpërdrejtë na tregon se Isai (a.s.) ka paralajmëruar për Muhamedin (a.s.) kur thotë: “Kujto kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Izraelit, unë jam i dërguari i Allahut tek ju, për t’ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar emri i të cilit është Ahmed dhe që do të vijë pas meje”. Por, kur ai u solli atyre shenja të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur!” Lindja e tij Muhamedi, i fundmi i profetëve, lindi në shkretëtirën e thatë të Arabisë, në vitin 570, afro gjashtëqind vjet pas Jezuit/Isait (a.s.). Ai lindi në fisin më të pastër dhe më të dalluar të atij populli, në familjen më fisnike e dinjitoze të atij fisi. Jetimi i vetmuar Muhamedi ishte jetim. Babai i tij vdiq para se ai të lindte. Pas vdekjes së babait, ai u rrit me vështirësi në shkretëtirë, sipas zakoneve arabe të asaj kohe. Kur mbushi gjashtë vjeç, i vdiq edhe nëna, Amina. Që prej atij çasti, ai u rrit nën kujdesin e gjyshit të vet, Abdul Muttalibit, kurse më vonë, nga xhaxhai i tij, Ebu Tâlibi. Muhamedi ishte mësuar të ruante delet dhe dhitë nën diellin përvëlues, nëpër kodra, rreth e qark Mekës: Përkujdesja e tij në ruajtjen e bagëtive përmbante një porosi të lartë që dëshmonte për urtësinë dhe kujdesin e Allahut xh.sh. në përgatitjen e Profetit të ardhshëm, që do të predikonte besimin islam. I besueshmi Në moshë të re, Muhamedi ishte i njohur sipas të gjithëve si: El-Emîn “i besueshmi” (ai, tek i cili mund të mbështetesh), në saje të ndershmërisë dhe të karakterit të tij fisnik. Xhaxhai i tij e donte shumë dhe e merrte me vete në Siri, kur shkonte për ç ë sht j e pune . Kjo gj ë i dha Muhamedi t mundë s inë që t ë mësonte se si të fitonte bukën e gojës. Ai i drejtonte punët e veta me sukses. Edhe pse ishte relativisht i varfër, ndershmëria dhe natyra e tij bujare bënin që ta donin të tjerët dhe të fitonte besimin e të gjithë atyre njerëzve që e njihnin. Në këtë kohë, në Mekë jetonte një nga gratë më të nderuara. Ajo quhej Hatixhe. Muhamedi (a.s.) punoi për të e, kur mbushi moshën njëzet e pesë vjeç, ai mori nga ana e saj një kërkesë të tërthortë për martesë. Megjithëse ajo ishte më e madhe se ai, Muhamedi e pranoi ofertën e saj. Ata u martuan në vitin 595 dhe jetuan të lumtur. Me të pati dy djem dhe katër vajza: Kasimin, Abdullahin, Zejneben, Rukajën, Ummu Kulthûmin dhe Fatimen. Për fat të keq, dy djemtë vdiqën në moshë të vogël. Muhamedi me Hatixhen jetuan së bashku një jetë të lumtur familjare. I denjë për t’i besuar Shoqëria me Muhamedin, këshillat e urta dhe besueshmëria e tij, ishin shumë të parapëlqyera nga të gjithë. Tregohet se, në kohën kur ishte duke u riparuar Qabeja, katër fiset kryesore të klanit Kurejsh po grindeshin për të ditur se cili mes tyre do të kishte nderin të rivendoste Gurin e Zi e të shenjtë. Kur zënka ishte gati të shpërthente, një nga të moshuarit propozoi: “Personi i parë që do të hyjë, të jetë gjykatësi ynë!” Për gëzimin e tyre të madh, ata vunë re se i pari që u fut, ishte Muhamedi. “Është ElEmîn-i, shmangu, për më tepër, një rrezik për gjakderdhje. Arabët kishin cilësi të rralla. Ata ishin guximtarë, shpirtgjerë dhe të ndershëm, mirëpo gjendeshin shpesh të ngatërruar në grindje të vogla, ziheshin pa pushim, të gatshëm për të derdhur gjakun në rastin më të parë. Kishin pak respekt për njeriun e dobët, jetimin dhe vejushën dhe jepeshin vazhdimisht pas pijes dhe kotësisë. Për shkak të statusit të rëndësishëm që u jepej djemve, baballarët kishin zakonin e mbrapshtë që t’i varrosnin i besueshmi” - thërritën ata. Muhamedi (a.s.) u vu në dijeni të situatës dhe kërkoi t’i sillnin një copë pëlhurë. Ai vendosi Gurin e Zi mbi copën e pëlhurës dhe kërkoi nga secili fis që të mbartnin një pjesë të pëlhurës, në mënyrë që të merrnin pjesë të gjithë në ngritjen e Gurit të Zi. Pastaj ai e vuri atë në vendin e vet. Kështu, me zgjuarsi mundi t’i japë fund kësaj grindjeje dhe të gjalla vajzat e vogla, lindjen e të cilave ata nuk e dëshironin. Politeizmi mbisundonte në botëkuptimin e tyre..... Jeta e Profetit Muhamed (a.s.), një personalitet që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e njerëzimit, ka qenë viteve të fundit në epiqendër të diskutimeve dhe e debateve të r r e t h e v e m e d i a t i k e , s h k e n c o r e e k u l t u r o r e , l i n d o r e e perëndimore, islame dhe jo islame. Ai jo vetëm në kohën kur jetoi, por edhe gjatë gjithë periudhave të mëvonshme e, madje, edhe në s i tuatat bashkëkohor e ngacmon kur e sht j en, r r i t polemikat e përplas opinionet. Gjithmonë e më shumë njerëzimi po bindet për përmasat e kësaj figure madhore që ka kapërcyer muret kohore dhe hapësinore. Në çdo kohë nuk mund të gjendet asnjë personalitet në botë që të krahasohet me Profetin Muhamed (a.s.) si burrë shteti, si komandant dhe strateg largpamës, si mbrojtës i të drejtave njerëzore, si reformator në shoqëri, familjar, mik, shok, e mbi të gjitha, si i besuari dhe i Dërguari i Allahut dhe i ngarkuari me një mision të shenjtë për gjithë njerëzimin. Çdo qeni e e nde r shme nj e r ëzor e gj en pr ehj en e qe t ë s inë shpirtërore kur lexon, mëson dhe udhëhiqet nga cilësitë dhe virtytet e larta morale të këtij personaliteti. Jeta e tij i ngjan një oqeani të pafund i mbushur me margaritarë. Për t’i fituar këto margaritarë, duhet të notosh në këtë oqean dhe të zhytesh në thellësitë e tij. Duhet të lexosh për jetën e tij dhe të meditosh. Në rrugëtimin e gjatë të njerëzimit Profeti Muhamed (a.s.) ka lënë gjurmë të pashlyera. Provo të ecësh në këto gjurmë e do të gjesh qetësinë shpirtërore, do të ndjesh flladin e një pranvere të përhershme. Në këtë rrugë ecën shokët e tij dhe të gjithë ata që përqafuan dhe përqafojnë besimin islam. Allahu thotë në Kuran: “O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.” (El-Ahzab, 45-46) Jeta e të dërguarit të fundit të Allahut është një histori e shkruar, e rrëfyer, e mësuar, e studiuar, e provuar dhe shumë komplekse. Ai pati një veprimtari dhe përvojë tepër aktive. Ai i dha njerëzimit një ndihmesë të konsiderueshme në fushën e marrëdhënieve dhe jetës shpirtërore. Ky është një fakt thelbësor, i dukshëm që jo vetëm nuk mund të mohohet, por as edhe të nënvlerësohet. Për jetën e tij ekzistojnë të dhëna më shumë se për çdo themelues të ndonjë besimi tjetër. Këto të dhëna janë të bollshme për të plotësuar kuadrin historik të këtij personaliteti. Muhamedi (a.s.) kishte dhunti të mëdha shpirtërore dhe politike. Ai ishte i bindur se besimtarët kanë përgjegjësi për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë. Pas vi t i t 622 e . r . Muhamedi (a. s . ) u bë nj ë f igur ë popullore. Duke përballuar me durim vite persekutimi, ai arriti përmasat e një udhëheqësi që jo vetëm transformoi Arabinë, por ndryshoi edhe rrjedhat historike. Ai nuk lindi në një shoqëri paqësore e të rregulluar, por në një mjedis të ngarkuar me konflikte. Së pari, ai ideoi bashkimin e arabëve jo sipas skemave të mëparshme, por në gjetjen e zgjidhjeve origjinale sipas situatave. Kjo ishte një nga vetitë themelore të personalitetit të tij. Ai bënte hapa të matur, të menduar mirë dhe të suksesshëm. I gjithë dimensioni dhe funksioni i tij politiko-social udhëhiqet nga libri i shenjtë, Kurani, mësimet e të cilit, bashkë me t r a s h ë g i m i n ë e M u h a m e d i t ( a . s . ) s h ë r b e j n ë s i b a z ë e legjislacionit islam. Mesazhi i tij njerëzor ishte njësh me vizionin e tij social e fetar.

  (Përgatiti Flori Bruqi)

******

 

Shkruan: Akademik Ali ELTARI   



Për të mësuar mbi shkatërrimet që solli feja e re e kemi të vështirë të gjejmë shumë të dhëna te romakët, sepse ata i zhduknin shumicën e tyre ku tregonin egërsinë e skllavo- pronarisë romake. Por nëse shkojmë te fqinji jonë jugor, te feja ortodokse gjejmë fakte edhe më të shumta edhe më të përbindshmet edhe më tronditëset. Në vitin 406 të erës së re, kryepeshkopi ortodoks grek Krisostom dha urdhër të shembej Tempulli i Artemisës në qytetin e Efesit, te bregdeti perëndimor i Anatolis në Turqinë së sotme dhe mbi të, të ndërtohej kisha ortodokse. Por jo vetëm Efesi. Me urdhër të priftërinjve ortodoksë i shkatërruan tempujt e lashtë në qytetet e lulëzuara të ilirëve në Turqinë e sotme, në Greqi, Shqipëri etj. U prenë dhe u dogjën pyjet e shenjta të lisit në Dodonën pellazgjike, kryeqendrën botërore të pellazgjisë, që ushqente me ideologjinë e saj të fesë më të sinqertë, që ka qenë ndonjëherë në rruzullin tonë Tokësor. Ortodoksit pasi dogjën dhe prenë pyjet, vranë njerëz që shërbenin në tempuj, pra bënë gjithçka të mos mbetej as gur themeli nga kultura pagjane. Nuk kam frikë se gaboj, nëse them se dëmet më të mëdha kulturës pagjane ia ka bërë ortodoksia, feja që mbështetet kryesisht në vrasje, djegie dhe shkatërrime. Nuk është e rastit që Dodonën pellazgjike disa herë e dogjën kryqëzatat ortodokse dhe vendosnin priftërinjtë e tyre vrastarë, por vendasit i përzinin. Kjo vazhdoi deri në shekullin IX të erës së re. Priftërinjtë ortodoksë, edhe busteve me mjeshtëri të rralla ilire u thyen kryesisht kokat dhe duart. Ndërkohë në lindje të Mesme lindi një tjetër fe, ajo myslimane. Krijuesi i saj ishte Mad Medi (ka studiues që e lidhin me fjalët shqipe Mendje Madhi ose Mendje Ndrituri) Muhamedi. Ky ishte nga fisi i Kuretëve. Disa studiues thonë se ky fis jetonte aso kohe në Çamërinë e sotme. Fetarët arabë shtojnë se Zoti i kishte vënë re mbi kokë “të mos nxihej”. Pra, ai nuk ishte i zi, arab, por ishte ose jo çam, këtë çështje le ta zgjidhin të tjerë, sidoqoftë ai vetëm arab nuk ishte. Edhe ky themelin e fesë së tij e ka atë të krishterëve, që edhe këta bazën e saj e kanë te pellazgjishtja. Them se bazën e fesë e kanë marrë nga krishterët, se nëse të parët burrin e parë në botë e quanin Adam, të dytët, myslimanët, e quajtën Adem; ndërsa krishterët gruan e parë e quajnë Eva, myslimanet e quajnë Hava, ndërsa këta e quajtën Krishtin bir të Zotit, të tjerët e quajtën “i dashuri” i Zotit (Muhamedin). Ndërsa të parët thoshin “Bindu Zotit në qiell dhe djalit të tij Jezusë në Tokë,” këta të fundit “Bindu Zoti dhe Pejgamberit Muhamed që është përfaqësuesi i tij në Tokë”. Siç shihen ndryshimet ndërmjet këtyre dy feve janë thuajse të padukshme. Megjithatë, të gjitha këto së bashku, kanë bërë të pamundurën të zhdukin dhe harrohet feja jonë e thjeshtë, por aq njerëzore pagjanizmi. Të parën, ata që sollën fenë katolike në Shqipëri ishin romakët. Vetëm në Epir (Çamëri) ata dogjën 73 qytete, ndërsa më në veri të Ilirisë edhe 170 qytete të tjera. Mbas çdo shkatërrimi qyteti kanë rrëmbyer qindra mijëra skllevër. Këto dihen, por tmerret e tyre kanë qenë edhe më të mëdha. P.s. Autori është anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit

Lexuesve të Floripress-it ju preferojmë ta lexojnë librin:

http://d1.islamhouse.com/data/sq/ih_books/single/sq_Ky_eshte_profeti_Muhamed.pdf 

Cip Katalogimi në BK Tiranë
Ky është Profeti Muhamed (a.s.) -
i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin / red. Shefik Osmani. -
Tiranë : AIITC, 2007.
... f. ; ... cm
ISBN 978-99943-917-6-9
297.163 (092)
929(532.2) [Muhammed, Profet


Titulli i librit:
Ky është Profeti Muhamed (a.s.) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
Këshilli botues:
Dr. Ramiz Zekaj
Prof. dr. Arian Kadiu
Bedri Telegrafi
Alban Kodra
Edvin Cami
Eris Koliqi
Redaktor: Prof. dr. Shefik Osmani
Recensent: Mr. Sulejman Osmani
Korrektor: Remzi Zeqja
Konceptimi grafik & faqosja: Aurora Shehu
Kopertina: Studio grafike “Elif“
Botimi i parë:  © AIITC, 2007
ISBN : 978-99943-917-6-9
Rr. “Ali Demi”, Nr. 14, Kutia Postare : 2905
Tel :  ++355 04 382 156 - Fax : ++355 04 340 089
E-mail :  contact@aiitc.org
Site : http://www.aiitc.org
Shtypur në shtypshkronjën “MILENIUMI I RI”
Adresa: Rr. “Irfan Tomini”, Blloku i Vilave Selitë, Tiranë
Tel.: 00 355 4 255 522; Fax.:00 355 4 230 303,
Cel.: 068206465

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri