Shkruan:Mr.sci.Flori Bruqi:Krimi modern kibernetik

Krimi kibernetik  po perhapet  ne Kosove




Kjo formë e krimit prek drejtpërdrejt personat e moshave të reja, të cilët janë viktimë e manipulimeve që bëhen përmes mjeteve teknologjike... Forma e krimit kompjuterik dhe teknologjik, si dukuri ka filluar të shfaqet edhe në Kosovë. Sipas Policisë së Kosovës kjo formë e krimit, ndonëse ka filluar të shfaqet tash vonë, është duke u përhapur me të madhe dhe ka shtrirje gati në gjithë vendin. Krimi kompjuterik, ose i njohur si formë e krimit kibernetik, tanimë ka filluar të shfaqet edhe në vendin tonë. Vetëm gjatë vitit të kaluar Policia e Kosovës ka regjistruar tetë raste të tilla. Sipas toger Brahim Sadriut, kryesit e këtyre veprave përdorin teknologji të sofistikuar. “ Në shumicën e rasteve në kryerjen e kësaj vepre penale, kryesitë e këtyre veprave përdorin teknologjitë e sofistikuara që shpesh i tejkalojnë kapacitetet teknike që i ka Policia e Kosovës.


Mirëpo, ne si polici kemi marrëveshje mirëkuptimi me policitë e shteteve tjera që ofrojnë pajisje qoftë për identifikim, ekspertizë apo ekzaminim të pajisjeve që lidhen me krimet kompjuterike” , thotë Sadriu. Kjo formë e krimit prek drejtpërdrejt personat e moshave të reja, të cilët janë viktimë e manipulimeve që bëhen përmes mjeteve teknologjike. Diamant Binaku, drejtor ekzekutiv në Qendrën për Trajnime dhe Studime Gjinore thotë se vajzat e reja janë pre e kësaj forme te krimit.

 “ Aq shumë ka pas raste të viktimizimit përmes këtij lloj të krimit. Saqë për një kohë më të shkurtër se një vit e gjysmë në Kosovë kanë qenë 166 vajza të reja, të cilat duke u viktimizuar janë larguar prej shtëpive të tyre dhe nuk dihet ku janë” , thotë Binaku.(Burimi:Berianë Mustafa-RTK)

 Sipas kodit penal të Kosovës, përkatësisht nenit 264, ndërhyrja në sistemet kompjuterike dënohet me gjobë apo me burgim deri në tre vjet. Por, Ismet Salihu, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës thotë se në kuadër të këtij kodi duhet të shtohet edhe një kapitull i veçantë për krimin kibernetik, i cili do të sanksionoj edhe cenimin e jetës private dhe përhapjen e shkresave pornografike.


Themelues i kibernetikës është Hajnc fon Ferster (Heinz von Foerster), "Sokrati kibernetikes"


                       Heinz von Foerster


 Krimi kibernetik është një fenomen që prek një sërë kompetencash, si ato në fushën e informatikës, kriminologjisë, ekonomisë, drejtësisë. Përdorimi i teknologjive të reja të informacionit dhe veçanërisht i Internetit ka marrë një rëndësi të veçantë në jetën e përditshme. Ky fenomen prek jo vetëm aktivitetet e një organizmi qoftë ai shtetëror apo privat, i implikuar në sferën e biznesit apo të një aktiviteti jo fitimprurës, por mund të prekë dhe njeriun e thjeshtë në aktivitetin e tij të përditshëm, në sferën e tij private apo profesionale.





Kosova dhe krimi kibernetik

 http://www.youtube.com/watch?v=ReHkCYLtkVU

 Si çdo teknologji e re e vënë në dispozicion të një numri të madh përdoruesish, Interneti paraqet jo vetëm të mira dhe përfitime, por në të njëjtën kohë dhe një sërë problemesh. Duke qenë një teknologji "e liberalizuar" prej disa kohësh, siç përdoret në zhargon, nuk ia vlen të zgjatemi në diskutimin e përfitimeve që sjell përdorimi i kësaj teknologjie. Anën e përfitimeve mund ta përmbledhim për momentin në një frazë të vetme: komunikim (në kuptimin e gjerë të fjalës) i shpejtë, i pakushtueshëm dhe tërësisht i pavarur nga nocioni i distancës. Në këtë artikull do të përqendrohemi kryesisht në shmangien që i bëhet qëllimit primar të përdorimit të kësaj teknologjie (komunikimit).


 Keqpërdorimi i saj nga elementë kriminalë njihet me emrin krim kibernetik (cybercrime). Në praktikën e përditshme konstatohen dy lloj sjelljesh përballë fenomenit të krimit kibernetik. Në njërën anë, kemi përdoruesin e përditshëm, i cili udhëhiqet shumë shpesh nga ideja që "e keqja shkon gjithmonë tek të tjerët". Në anën tjetër, kemi specialistët e fushës që udhëhiqen diametralisht nga e kundërta, domethënë që "të tërë jemi të barabartë, të paktën në terma matematike, ndaj probabilitetit të të qenit objekt i një sulmi kriminal". Ndryshe nga përdoruesi i zakonshëm, specialisti i kushton kohë analizës së fenomenit për të kuptuar funksionimin e tij. Duhet theksuar fakti që në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të biem pre e idesë që një ditë këtë probabilitet mund ta bëjmë zero.




Ky pohim merr një rëndësi të madhe kur ka të bëjë për më shumë me teknologjitë e reja dhe me sigurinë informatike. Nga natyra, teknologjitë e reja janë në evolucion të vazhdueshëm dhe për rrjedhojë dhe rreziqet e lidhura me këtëteknologji evoluojnë në të njëjtën mënyrë. Scott Peck, një psikiatër i njohur amerikan dhe autor i suksesshëm librash shkruan: "E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë është të njohësh pasigurinë". Jo thjesht krim informatik

Pra, ç’është krimi kibernetik, nga vjen, çfarë e ndihmon të jetë kaq i përhapur, si mundemi ta parandalojmë dhe a jemi të përgatitur përballë këtij fenomeni? Këto janë disa pyetje që specialistët, qofshin këta informaticienë, specialistë të sistemeve të informacionit, kriminologë, juristë, ekonomistë etj., mundohen t’i trajtojnë në aktivitetin e tyre të përditshëm. Në fakt, krimi kibernetik duhet distancuar pak nga një nocion i përgjithshëm i asaj që quhet krimi informatik. Ky i fundit lidhet me një aktivitet kriminal që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit, kompjuterin.

Krimi kibernetik, pra, është në këtë prizëm një nënkategori e krimit informatik dhe ka të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network). Interneti është një nga rrjetet më globalë dhe më të përdorur sot. Pas këtij saktësimi mundemi të evidentojmë që qenia në rrjet na ekspozon ndaj rrezikut të një sulmi të mundshëm. Do të ishte joprofesionale këshilla e një shkëputjeje nga rrjeti, sepse në strukturën ekonomike të sotshme gjithnjë e më shumë globale, shkëputja do të shndërronte organizmin në një njësi jokonkurrente.




Një virus i fuqishëm kompjuterik i quajtur “krimbi Stuxnet” duket se ka goditur uzinën bërthamore të Iranit Bushehr dhe ka infektuar sistemet kompjuterike në Azi, Evropë dhe SHBA. 

Aftësia e këtij programi infektues po ngre pikëpyetje lidhur me rreziqet që i kanosen objekteve bërthamore, elektrike dhe industriale.

 
Ndërsa zyrtarët iranianë thonë se sistemet e infektuara në uzinën bërthamore të Busherit janë të sigurta, ata që punojnë në sigurinë kibernetike nuk janë aq të qetë dhe theksojnë se sulmi i hap dyert një numri kërcënimesh që deri tani kanë ekzistuar në teori. 
Sami Sajdari, president dhe themelues i Agjencisë së Mbrojtjes Kibernetike thotë se krijimi i këtij programi të rrezikshëm infektues tregon se njerëzit tani duan dhe kanë aftësinë të sulmojnë sistemet industriale. 
Sulmet ndaj sistemeve të kontrollit në industri dhe vënia e këtyre sistemeve dhe e jetës së njerëzve në rrezik, është sfidë e madhe. Studjuesit thonë se Stakxnet është projektuar me synimin për të vënë në objektiv sisteme si ata që përdoren në uzinën e Busherit në Iran. 
Në veçanti, ata thonë se ky program ka në objektiv sisteme kontrolli drejtuese, ose sisteme SCADA, të projektuara nga kompania gjermane Simens.
 Studjuesit thonë se pasi gjen rrugën për në sistemet e uzinës, virusi mund të marrë të dhënat, mund t’i çorjentojë sistemet dhe të çojë deri në mosfunksionimin e tyre. Sami Sajdari thotë se shqetësim përbën rreziku me të cilin ndeshen uzinat, por thekson se kërcënimi nuk kufizohet vetëm tek uzinat bërthamore dhe ato elektrike. 
Deri tani, virusi duket se e ka patur suksesin më të madh në Iran; kompania kompjuterike kundër viruseve Symantel thotë se janë infektuar më tepër se 60 mijë kompjutera. 
Kjo dhe fakti që sulmi ishte tepër i sofistikuar, ka bërë që disa të besojnë se sulmin mund të ketë kryer vetëm një shtet. SHBA dhe Izraeli janë përmendur si vendet që kanë kapacitetin dhe motivin politik për të kryer një sulm të tillë.
 Por disa analistë të sigurisë kibernetike dhe të teknologjisë thonë se është ende herët të gjykosh për këtë. 
Randy Abrams, i kompanisë së sigurisë në Internet, ESET, që ka bërë kërkime për virusin Stuxnet, thotë se ndërsa natyra e sofistikuar e sulmit le të kuptohet se në këtë sulm mund të jetë përfshirë një shtet, nuk është e thënë që ky të jetë një rast i tillë. Një shkak mund të ketë qenë dikush që i njeh mirë sistemet SCADA dhe që ka aftësi të mëdha teknike, ndoshta duke punuar në grup me disa njerëz, të cilët donin të tërhiqnin vëmendjen ndaj faktit se këto sisteme SCADA nuk mbrohen mirë dhe janë në rrezik të sulmohen.
 Adam Segal i Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë thotë se sulmi ngre pikëpyetje të tjera dhe thekson se është e vështirë të gjesh se cili mund të ketë qenë objektivi. 
Tani mendimi ynë i përbashkët është se sulmi ishte përqëndruar tek sistemet industriale të Iranit, por pas disa javësh ne mund të mësojmë se ato në fakt drejtoheshin edhe ndaj sistemeve industriale të Indisë, Pakistanit, apo Indonezisë, ku mendohet se është përhapur virusi.
 Në këto momente, ne thjesht jemi duke hamendësuar dhe nuk dimë gjë me saktësi. 

Se si ka mundur të depërtojë virusi tek sistemet që përdoren në uzinën bërthamore të Iranit, mbetet një pikëpyetje e madhe. Shumica e sistemeve industriale të kontrollit nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me Internetin. 
Analistë të sigurisë kibernetike dhe studjues thonë se ka shumë mundësi që virusi që ka depërtuar në sistemet SCADA në uzinën bërthamore të Iranit ka ardhur nga një disk i jashtëm, apo thumbdrive që është futur në kompjuter.
 Shumica janë të mendimit se kapaciteti i virusit Stuxnet përbën kërcënim serioz për operuesit e sistemeve industriale të kontrollit dhe se operatorët, si edhe qeveritë në mbarë botën duhet të bëjnë më tepër për forcimin e sigurisë.
 Stdjuesi Sami Sajadri thotë se publiku po fillon të shohë atë që pa bota disa dekada më parë, kur vendet e ndryshme ishin në garë për të kontrolluar hapësirën, në fund të viteve ’50, pas dërgimit në orbitë të anijes Sputnik.
Ekziston një treg gjigant dhe një infrastrukturë e mirëthemeluar për këto krime dhe është ende një gjë shumë e rrallë që njëri prej tyre të arrestohet.
 Krimi kibernetik, hakerat rus vjedhin biliona dollarë çdo vit Posteri i afishuar nga FBI-ja me dixhiturën "Wanted" duket si një fotografi klase e një shkolle ruse provinciale. Shtatëmbëdhjetë meshkuj dhe femra nga Europa Lindore, shumica ndërmjet moshës 19 dhe 22 vjeç me lëkurë të pisët, prerje të çuditshme flokësh dhe asnjë ngjashmëri me steriotipin e zakonshëm të hajdutëve të bankave.
 Gjatë dy viteve të fundit, ky zinxhir hakerash ka qenë i aftë të vjedhë dhjetëra miliona dollarë nga bizneset e vogla amerikane. 
Arrestimi i 39 prej operativëve të tyre në Shtetet e Bashkuara gjatë javës së kaluar po lavdërohet si një nga arritjet më të mëdha në historinë e krimit kibernetik.
 Megjithatë, problemi është se mjeshtrat e vërtetë dhe mendjet e ndritura kriminale mendohet të jenë ende jashtë, me duart në tastierat e kompjuterave përreth Rusisë dhe gjithë Europës Lindore dhe për më tepër, ekspertët thonë se nuk mund të bëjnë pothuajse asgjë për t'i ndaluar ato të ribashkohen, të dërgojnë miliona viruse në rrjet dhe të vjedhin miliona të tjerë dollarësh nga llogaritë bankare amerikane. 
Ky është realiteti i hidhur i krimit kibernetik në vendet ish-sovjetike ku hakerat tashmë luftojnë pa u ndëshkuar. Sipas FBI-së, banda e kapur javën e kaluar pas një investigimi 18-mujor përdorte një version jashtëzakonisht të modernizuar të virusit "Zeus Trojan" për të infektuar sistemin e kompjuterave, veçanërisht ato të bizneseve të vogla si kishat dhe spitalet e vegjël. 
Menjëherë pas infektimit, makineria i dërgonte hakerit në Europën Lindore fjalëkalimin e llogarisë bankare. Këtu fillonte edhe krimi i vërtetë. Të rinjtë me kombësi ruse dhe moldave, të cilët kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara me viza studentësh, rekrutoheshin për të hapur qindra llogari bankara në SHBA me emra të rremë, ndërmjet të cilëve janë zbuluar "Fortune Binot" dhe "Bazil Kozloff', dhe për të tërhequr pak nga pak të gjitha paratë që ishin transferuar në mënyrë ilegale në këto llogari.



 Në total ata vodhën 70 milionë dollarë përpara se të kapeshin edhe pse banda kishte planifikuar në fakt të vidhte 220 milionë dollarë, deklaroi FBI në raportin e datës 1 tetor. Kjo është një pjesë shumë e vogël e të ardhurave që fitojnë këto rrjete të krimit kibernetik me lloje të ndryshme mashtrimesh dhe vjedhjesh, thotë Nikita Kislitsyn, kryeredaktore e gazetës "Russia's Hacker Magazine", web siti i së cilës ka edhe forumin më të preferuar të hakerave rusë.
 "Flitet për dhjetëra biliona dollarë në vit, kështu që kjo shifër është vetëm një pikë në oqean", thotë Kislitsyn. "Ekziston një treg gjigant dhe një infrastrukturë e mirëthemeluar për këto krime dhe është ende një gjë shumë e rrallë që njëri prej tyre të arrestohet". Ata që kapen, janë ata që i bëjnë duart pis duke hapur llogari bankare të rreme dhe duke tërhequr para të vjedhura nga bankomatet.
 Të ashtuquajturit kukullat e parave, një dyzinë prej të cilëve u arrestuan javën e kaluar, zakonisht rekrutohen nëpërmjet rrjeteve sociale ruse në internet dhe i paguhet një sasi shumë e vogël e parave që mund të tërheqin nga llogaritë e rreme. 
Hakerat të cilët infektojnë kopmjuterat dhe që kryejnë transfertat ilegale të parave zakonisht qëndrojnë të fshehur pas pseudonimeve të tyre në rrjet mes të të cilëve qëndrojnë në kontakt me rrjetin e tyre të kukullave. 
Puna e tyre sigurisht që mund të kryhet nga cilido cep i botës, por hajdutët më të sofistikuar të bankave zakonisht janë të përqendruar në Rusi dhe në rajonin afër saj, thotë Aleks Gostev, shefi ekspert i sigurisë në Laboratorin Kaspersky, kompania lider në Rusi për sigurinë kibernetike. Versioni original i Trojanit Zeus është shpikur nga hekerat rusë, thotë Gostev, dhe në forumet e hakerave si mazafaka.ru çdo njeri mund të paguajë një haker për më pak se 1.000 dollarë për t'i krijuar një Zes Trojan me të cilin mund të sulmojë çdo sistem kompjuterik të botës. 
"Për t'i luftuar në mënyrë efektive këto lloj kriminelësh, pra ata që punojnë në hije, kemi nevojë për bashkëpunim intensiv ndërkombëtar," thotë Gostev. "Shërbimet sekrete të shumë vendeve duhet të bashkohen, duke përfshirë edhe agjentët e shteteve ish-sovjetike, nga ku edhe lindin zakonisht këto krime". 
Alexey Salnikov, drejtues i Institutit të Sigurisë i Universitetit Shtetëror të Moskës, i cili këshillon qeverinë për krimin kibernetik, thotë se problemi kryesor është anonimati i hakerave. 
"Nuk ka asnjë bazë shkencore për të përcaktuar autorësinë e këtyre krimeve", thotë ai. "Kur sulmi vjen nga një shtet, viktima është një tjetër dhe paratë e vjedhura qëndrojnë në një shtet të tretë, si mund të zgjidhësh një krim kur çdo shtet ka ligjet e tij tërësisht të ndryshme? Kjo është edhe pyetja thelbësore dhe arritja e javës së kaluar tregon se forcat shtetërore të rendit sapo kanë filluar t'i japin një përgjigje. Kështu që herën tjetër kur hakerat rusë të kapen duke vjedhur miliona nga llogaritë amerikane, ndoshta FBI do të jetë ende duke ndjekur dhe duke kapur kukullat e parave. 

Lufta e “specializuar” ndaj krimit modern .

http://www.youtube.com/watch?v=J58dbwea65I&feature=player_embedded

-Sulmet e hackerave ndaj institucioneve qeveritare, shoqërive apo kompanive më të mëdha në botë, është kthyer në një hobi të vërtetë. Pirateria nëpërmjet internetit përbën sot një shqetësim global dhe me pasoja ekonomike në shkallë shqetësuese. Edhe në vendin tonë krimi kibernetik nuk mund të quhet më sporadik.
 Ai po gjen përhapje graduale dhe po kthehet në një kërcënim serioz dhe real. Vjedhjet nëpërmjet internetit dhe veçanërisht vjedhja e llogarive bankare apo kartave të kreditit kanë gjetur terren të përshtatshëm edhe te ne. Por, këtij fenomeni nuk duket se po i kushtohet vëmendja e duhur. 
Rrjetet kompjuterike të ditëve të sotme ofrojnë mundësi të reja dhe moderne për shkeljen e ligjit duke krijuar potenciale që shtyjnë subjektet në kryerjen e formave të ndryshme të kriminalitetit tradicional në mënyrë jo tradicionale. 

Përhapja dhe përdorimi i internetit nuk është shoqëruar me mekanizmat e mjaftueshëm juridikë të mbrojtjes ndaj krimit në internet. Si rrjedhim, individët, institucionet (publike dhe private) rrezikojnë dhe janë pamjaftueshmërisht të mbrojtur nga ky krim.
 Pirateria zhvillohet tërësisht në kushte anonimiteti dhe kjo e vështirëson shumë punën investigative të organeve kompetente. Pirati dhe viktima e tij mund të jenë në vende krejtësisht të ndryshme nga njëri-tjetri dhe kjo e bën akoma më të vështirë investigimin, duke pasur parasysh ligjet e ndryshme që mund të kenë shtetet dhe qasjen ndaj këtij lloj krimi. 
Karakteri specifik i krimit kompjuterik dhe rrezikshmëria e lartë shoqërore kërkon vërtet që këto problematika të rregullohen me ndryshimet e duhura ligjore, por ligji nuk mjafton! Nevojiten edhe disa rregulla të tjera për parandalimin dhe luftën ndaj këtij krimi, pasi format e reja në fushën e krimit kompjuterik janë një sfidë e vazhdueshme për të gjitha qelizat e shoqërisë.
 Për këto arsye, duhet që të vazhdohen përpjekjet maksimale për plotësimin dhe azhurnimin e kuadrit ligjor përkatës dhe rregullimin juridiko-penal, në mënyrë të veçantë për inkriminimin e disa veprimeve të keqpërdorimit të kompjuterit si krime/vepra kriminale.
heackerr
 Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet krijimit apo mirëfunksionimit të seksioneve që marrin pjesë në zbulimin, hetimin dhe procedimin e veprave penale lidhur me krimin kompjuterik. 
Seksioni i veçantë i krijuar në Policinë e Kosovës;  Prokurori në Drejtorinë e Krimit Ekonomik, duhet domosdoshmërish të përbëhet nga persona ekspertë të përdorimit të kompjuterëve. Duhet investuar akoma më shumë për trajnimin dhe aftësimin e oficerëve apo personave të cilët merren me zbulimin e këtyre krimeve, pasi këto krime kryhen nga persona me aftësi të spikatura dhe që ecin me ritme shumë më të shpejta.
 Kontrolli duhet të fokusohet intensivisht mbi email-et, mbi forumet interaktive, chat room, instant messaging etj. Duhet gjithashtu t’u jepet prioritet politikave të caktuara, të cilat ndihmojnë në mënyrë të ndjeshme në parandalimin dhe në luftën ndaj këtij lloj krimi. Në një të ardhme të afërt, këto politika do të mund të rrisin efektivitetin e reformave ligjore të ndërmarra dhe të minimizojnë ndjeshëm rrezikun e krimeve kibernetike në Kosovë,  Shqipëri,Iliridë etj..
. Në qoftë se kuadri ligjor aktual duket modern, i plotë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare (edhe pse ka akoma vend për përmirësime), prioritet merr në këtë drejtim implementimi i tyre dhe mbrojtja nëpërmjet mjeteve efektive teknologjike dhe shtrënguese, të cilat mund të reduktojnë aktivitetin kriminal kompjuterik. 
Për shkak të përhapjes së kësaj dukurie,duket gjithashtu i pakontestueshëm një “aksion” me qëllim parandalimin dhe luftimin ekëtij fenomeni në shoqërinë tonë bashkëkohore. Nëse seksioni i veçantë në Prokurori nuk mund të përballojë këtë “fluks piraterie”, atëherë prioritet merr krijimi i seksioneve të tjera funksionale dhe të specializuara për zbulimin, hetimin dhe procedimin e veprave penale lidhur me krimin kompjuterik. 
Një zgjidhje alternative e këtij problemi mund të jetë, siç u përmend edhe më lart, krijimi i një sektori të ri në Policinë e Kosovës: Policia postare kibernetike . 
Kjo mund të jetë një organikë me detyra të veçanta, me një autonomi funksionale dhe strukturale, në kuadër të sigurisë dhe rregullsisë së shërbimeve të telekomunikacionit, e specializuar për të gjitha aktivitetet e inspektimit për veprimtari të paligjshme të kryera nëpërmjet internetit.
Duhet cilësuar se ligjet dhe reformat institucionale të implementuara në të drejtën penale shqiptare nuk do të jenë të suksesshme nëse nuk shoqërohen edhe me masa të tjera të karakterit social dhe kulturor vendas. Në lidhje me këto krime nevojitet për të gjithë njohja e rreziqeve efektive dhe pasojatkonkrete që sjell krimi kompjuterik në të gjitha aspektet e jetës, dhe jo vetëm ato me karakter ekonomik. 
Shumë i rëndësishëm është raportimi në organet kompetente, i cili duhet bërë në çdo rast. 

Nga ana tjetër, duhet të theksohetndërgjegjësimi dhe edukimi për monitorim vigjilent të sigurisë për mosvendosjen e kamerave apo skanerave afër bankomateve (ose mikrokamerave të vendosura mbi ekran), si dhe pajisjeve shtesë përreth kornizave të bankomatit. Në lidhje me këtë, rekomandohet trajnimi dhe përkujdesja e veçantë që duhet të tregojë personeli i security, të cilët duhet të njoftojnë në të gjitha rastet organet kompetente.
 Kujdes të veçantë duhet të tregojnë të gjithë personat për të mos iu përgjigjur thirrjeve me email për të transmetuar të dhënat e tyre personale. Nevojitet gjithashtu nxitja e tëgjithë subjekteve në rast të keqpërdorimit kompjuterik për të lajmëruar organet kompetente. Krimi kompjuterik është padyshim një krim modern dhe lufta ndaj tij duhet të jetë e të njëjtës natyrë: intensive dhe me armë bashkëkohore! 
Bisedoni me FBI-së dhe ata janë të ngjarë të ju them se krimi kibernetik nuk është duke shkuar larg çdo kohë më parë. Kështu, në qoftë se jeni duke marrë parasysh një karrierë në fushën e drejtësisë penale, të sigurisë kibernetike mund të jetë rruga për të shkuar. 

Bisedoni me FBI-së dhe ata janë të ngjarë të ju them se krimi kibernetik nuk është duke shkuar larg çdo kohë më parë. 
Kështu, në qoftë se jeni duke marrë parasysh një karrierë në fushën e drejtësisë penale, të sigurisë kibernetike mund të jetë rruga për të shkuar. Në përgjithësi, një krimi kibernetik është një akt i paligjshëm, ku një kompjuter është, burimi mjet ose objekt i një krimi. Krime të tilla si internet-stalking, kompjuter thatë, përvetësimit dhe vjedhjet e identitetit janë bërë krime të mijëvjeçarit të ri dhe për nevojën e ekspertëve për të ndihmuar në zbulimin, hetimin, analizuar dhe për të parandaluar krimin në internet është rritur. 
Cyber krimit dhe Arsimit të Sigurimit 

Sipas Steve Hailey, President dhe CEO i Institutit sigurisë së internetit, karriera në sigurimin e informacionit dhe mjekësinë ligjore kompjuter po lulëzon. Ndërsa ka një arsim universitar në krimi kibernetik dhe siguria nuk është e nevojshme domosdoshmërisht për të hyrë në fushë, si karriera më ka një diplomë katër-vjeçar është e dobishme. Steve rekomandon një themel të fortë arsimor në teknologjinë e informacionit bazë duke përfshirë A +, Network + certifikim dhe CCNA, ai sugjeron gjithashtu duke marrë mësim në kriptografi, operacionet e sigurisë dhe praktikave të menaxhimit të sigurisë. 
Cyber sigurisë si një e Karrierës 

Fushën e sigurisë kibernetike shtrihet përtej kompjuterit. krimit karriera Cyber të përfshijë edhe qëndrimet hetues me agjencitë e zbatimit të ligjit, të tilla si FBI. 
Përveç kësaj, siç kemi mësuar më tepër rreth kompjuterave dhe internetit varg e mundësive për karrierë në sigurinë e internetit vazhdon të rritet. Ka dhjetra fjalë për fjalë të llojeve të ndryshme të vendeve të punës e sigurisë kibernetike nga pozicionet më të njohur e analistë të sigurisë në internet, inxhinierë test kibernetike dhe inxhinierë të rrjetit në internet për të karriera në Steganography, rishikimin e grafika fotografi për kodin e ngulitur, cryptanalysis, duke përdorur analitikë dhe matematikë për të thyer kodet, dhe krimi kibernetik hetimin, mbledhjen, analizimin dhe hetimin e provave digjitale për të ndjekur shtigje internet. 



Rëndësinë e mbrojtjes së informacionit privat e një organizate të bën sigurinë në internet një fushë me rëndësi jetike dhe fitimprurës. Natyrisht shumë varet nga edukimin tuaj dhe përvojë, megjithatë, figura nga SimplyHired tregojnë Paga mesatare për një analist i sigurisë në internet është 69.000 $ në vit, ndërsa një mesataret rrjet kibernetike inxhinier rreth $ 77.000 në vit dhe paga mesatare për një hetues krimi kibernetik është $ 96.000 në vit. Bota virtuale është një shans i madh, por edhe një rrezik. 
Në vrullin e përhapjes së shpejtë të internetit dhe të teknologjisë së informacionit, shqiptarët nuk duhet të harrojnë se komunikimi virtual fsheh rrezikun e vjedhjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale. Rëndësia e sigurisë në përdorimin e internetit u diskutua dje në një seminar me pjesëmarrjen e institucioneve dhe bizneseve që merren me menaxhimin dhe promovimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike. 
Pjesëmarrësit theksuan se zhvillimi i shoqërisë së informacionit shoqërohet me rritjen e kriminalitetit kibernetik, ndaj të gjitha palët e përfshira, që nga ofruesit e deri te përfituesit e shërbimit duhet të ndërgjegjësohen për këtë rrezik. Veç të tjerash, operatorëve ju kërkua edhe hartimi i një kodi etike lidhur me parandalimin e përdorimit të materialeve të paligjshme ose të dëmshme për fëmijët dhe adoleshentët. 

Takimi 

Në një workshop me temë: “Një internet më i sigurt përmes kooperimit”, të organizuar nga Autoriteti Kombëtar i Certifikimit Elektronik (AKCE) dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), përfaqësues të shoqërisë së informacionit në vend.

Kohë më parë  në workshop ishte i pranishëm edhe Ministri për Inovacionin,prof.dr. Genc Pollo. Ministri genc  Pollo u shpreh se, “Qeveria ka rolin kryesor në krijimin dhe promovimin e kulturës për sigurinë në internet dhe mundësimin e një interneti më të sigurt.

 Por sektori privat, furnizuesit me internet, duhet të luajnë rolin e tyre, një rol plotësues nëpërmjet nënshkrimit të kodeve të sjelljes dhe Memorandumeve të mirëkuptimit, si pjesë e “vetë-rregullimit” publik-privat, në përputhje me praktikat më të mira që ekzistojnë në hapësirën e BE-së. Shërbimet e reja dhe modelet e reja të biznesit sjellin risqe të reja të privatësisë dhe sigurisë, këtu do të përmendja rrjetet shoqërore si “facebook”, tashmë pjesë e realitetit shqiptar në veçanti tek të rinjtë. Nga njëra anë ato rrisin përfitimet nga mënyrat e reja të komunikimit, por nga ana tjetër rrisin shqetësimin për privatësinë e përdoruesve të internetit, të cilët vendosin informacion personal on-line. Dhe kjo nuk duhet të jetë jashtë vëmendjes tonë. Parimi kryesor i ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave kryesore është që të gjithë që përpunojnë të dhëna personale duhet të marrin masa sigurie të tilla që të mos rrezikojnë këto të dhëna". 

Ekspertët

Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Endri Hasa, përfaqësues të AKCE-s, si dhe Komisionerja e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Flora Çabej folën mbi sfidat e sigurisë së dokumentit elektronik, duke përfshirë çështje të rregullimit ligjor, teknik, ndërgjegjësimit të opinionit publik, por dhe të bashkëpunimit mes institucioneve në këtë fushë. 

Të ftuar gjithashtu në këtë workshop ishin edhe përfaqësues të Internet Provider-ve në vend dhe operatorë të telefonisë celulare, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë on-line. Ndër të tjera nga këta operatorë u kërkua një bashkëpunim më i ngushtë mes tyre për hartimin e një kodi etike, me qëllim parandalimin e përmbajtjeve on-line të paligjshme, ose të dëmshme për fëmijët dhe adoleshentët.

 Zhvillimi i shoqërisë së informacionit normalisht shoqërohet edhe me rritjen e kriminalitetit në fushën kibernetike dhe për parandalimin e rrezikut të shfaqur nga ky lloj kriminaliteti, krahas përmirësimit dhe plotësimit të legjislacionit në fushën e krimeve kibernetike, një rëndësi të veçantë merr ndërgjegjësimi ndaj rrezikut nga krimi kibernetik. 

Çfarë është bërë deri tani *

 Është hartuar legjislacioni për krimin kibernetik, i adoptuar në ligjin shqiptar * Është ngritur zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të dhënave, që funksionon nga viti 2008 * Janë organizuar një sërë nismash për rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë në Internet për grupet e ndryshme të interesit si: shkollat, familjet, institucionet financiare, kompanitë e biznesit, shoqatat e konsumatorit, shoqatat e IT etj. * Janë hartuar rregulla për programet televizive të adoptuara nga KKRT dhe pritet adoptimi i këtyre rregullave për mjedisin on-line.

Ministri i Shtetit për Komunikime dhe Teknologjinë e Informacionit, Sachin Pilot, lajmëroi dje që qeveria idnaine është duke i ndërmarrë disa veprime të veçantë për të siguruar sigurinë e uebfaqeve të qeverisë në Indi, pasi që 117 uebfaqe ishin sulmuar gjatë periudhës kohore janar-qershor të vitit 2011.
Në një përgjigjie me shkrim në Lok Sabha, Sachin Pilot tha që Skuadra Indiane për Reagim Emergjent Kompjuterik (CERT-In) ka analizuar sulmet dhe ka këshilluar për disa hapa dhe disa kundërmasa të ministries, për të arnuar vrimat dhe për të përfocuar sigurinë e këtyre uebfaqeve.
Në mesin e hapave që po ndërmirren nga Ministria për të parandaluar ngjarjet e zakonshme të kësaj natyre dhe siguria e këtillë janë:
1. Uebfaqe të reja dhe aplikacione do të auditohen nga përparësia e sferës së sigurisë kibernetike në hostin e tyre dhe, pastaj në baza të rregullta.
2. Qendra Kombëtare për Informatikë (NIC), e cila e ka një rol të rëndësishëm në drejtimin e aplikacioneve të e-qeverisë në nivele dhe hoste kombëtare, të shtetit dhe të qarkut të gati të gjitha uebfaqve të qeverisë, e ka ndaluar hostimin e uebfaqve që nuk e kanë bërë auditimin e lartpërmendur.
3. NIC ka bërë përpjekje për përditësim dhe përmirësim të sigurisë së infrastructures së hostimit.
4. CERT-In do të rregullojë lajmërime dhe këshillimore për zhvillimet e fundit në krimin kibernetik dhe do të këshillojë kundërmasa në baza të rregullta.
5. Departamentet/ministritë qendrore dhe shtetëore do të implemetojnë planin për menaxhim të krizave për të kundërshtuar sulmet kibernetike dhe krimin kibernetik.
Hapat e lartpërmendur mund të quhen si inkurajues, por mbetet të shihet nëse këto masa do të implementohen nga qeveria e Indisë.

Midis vendeve që shkaktojnë shqetësim serioz tek Aleanca figuron Brazili, ku është evidentuar krijimi i programeve dëmprurëse kompjuterike (software) për sistemet bankare, si dhe Kina, kompjuterat e së cilës shpesh herë i shfrytëzojnë kriminelët nga jashtë shtetit për realizimin e sulmeve ndaj vendeve të treta.


Ndërsa në Londër u krijua Aleanca Ndërkombëtare për garantimin e sigurisë kibernetike. Struktura e re, “e cila bashkoi qeveritë, biznesin ndërkombëtar dhe organet e ruajtjes së rendit, përfshirë edhe Interpolin”, do të merret me luftën kundër krimit kibernetik në shkallë globale.
Midis vendeve që shkaktojnë shqetësim serioz tek Aleanca figuron Brazili, ku është evidentuar krijimi i programeve dëmprurëse kompjuterike (software) për sistemet bankare, si dhe Kina, kompjuterat e së cilës shpesh herë i shfrytëzojnë kriminelët nga jashtë shtetit për realizimin e sulmeve ndaj vendeve të treta.
Virusi i rrezikshëm, i cili ka “infektuar” Facebook, ka shumë të ngjarë të jetë krijuar prej hakerave nga Rusia, mendojnë specialistët e sferës së sigurisë kompjuterike. Kodi i virusit përmban fjalë në gjuhën ruse dhe dërgohet ai nga serverat e vendosur në Rusi, njofton kanali televiziv NTV.

Virusi po përhapet me shpejtësi shumë të madhe dhe viktima kryesore të tij po bëhen përdoruesit e segmentit rusisht-folës të Internetit. Nga kompjuterat e infektuar vijnë mesazhe në të cilët përmbahet referimi për kalimin në site prej nga ku në kompjuter instalohet programi i aftë të përvetësojë të dhënat personale dhe paratë nga llogaria.



Ministri i Brendshëm rus Rashid Nurgalijev, gjatë fjalës së marrë në Habarovsk (Lindja e Largët e Rusisë), njoftoi se në Rusi veprojnë rreth 7.500 site ekstremiste.
Sipas fjalëve të tij, në ligjin federal mbi mjetet e informimit masiv janë parashikuar masat që lejojnë kufizimin e aktivitetit të burimeve të tilla në Internet. Në veçanti, tani në disa raste site-t në Internet do të përfshihen në mjetet e informimit masiv.
Ministri i Brendshëm rus njoftoi gjithashtu se në territorin e Rusisë veprojnë pothuajse 10 sekte të mëdha fetare. Në disa nga ato “lulëzon” vrullshëm dhuna, ndërsa anëtarët e tyre u venë zjarrin tempujve, kishave dhe kryejnë madje dhe vrasje.



 Lexoni edhe ketë: 

http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=ARTKULTUR%C3%8B&article=8172

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit