“Atje ku më njohin zogjtë”, poeiza e Dan Gashit



Kastriot Shehdadi
Mbi dyzet vite jetë në Gjermani, Dan Gashi këtë fundverë në vendin e tij vie me një përmbledhje poetike dhe të parën me poezi të krijuara në kohëra dhe vite të ndryshme jo vetëm në shtetin perëndimor ku jeton por dhe në vendlindjen e tij, në Kosovë, respektivisht pranë Drinit të Bardhë në Gjakovë. Fundi i viteve të gjashtëdhjeta, atëherë pak para braktisjes së atdheut për të bashkëjetuar gjithnjë me të në mendësi, janë vitet e filleve të para krijuese të Dan Gashit i cili me përmbledhjen “Atje ku më njohin zogjtë” tregon idilën, romancën, dashurinë dhe mallin për natyrën dhe të afërmit, por nuk mungojnë edhe përkushtimet për figurat e ndritura kombëtare si dhe për krijues të huaj. 

Me këtë vepër të redaktuar nga Jaho Margjeka dhe me recensent Jorgo Papingji, të dy krijues në Tiranë dhe me botim të ndërmarrjes shërbyese “Jeta e Re” në Prishtinë, autori tregon ndjenjën për të bukurën dhe të mirën me mesazhe poetike që këto përjetësisht të sundojnë, në çfarëdo kohë, në çfarëdo rrethane, në çfarëdo mundësie dhe hapësire gjeografike.Më një individualitet të theksuar, krijuesi përmes vargjeve tregon rrugëtimet kryesisht i vetmuar, edhe atëherë kur ishte i rrethuar me njerëz. Një botë krijuesi e përmbyllur në veten e tij karshi një bote tjetër komunikuese tregohet në veprën e tij poetike përballë botës së tij praktike në njëqind e katërmbëdhjetë poezi që eventualisht të ndara bashkë mund të përbënin më shumë se një vëllim poetik ku në ballinë duket peizazhi piktoresk me motive nga vendlindja e përzgjedhur nga krijimtaria e tij pikturave si dhe një foto mbrapa në qytetin ku jeton, në Baden Baden të Gjermanisë.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri