KF “Hajduku” i Splitit në përkrahje të Pavarësisë së Kosovës


Nga Faton Krasniqi
I.
KF Hajduku i Splitit u themelua me 13 shkurt 1911, ndeshjet i luan në stadiumin modern “Poljud”, me kapacitet prej 35mijë ulësesh, tifozët e zjarrtë të tij janë “Torcida ”.
Hajduku i Splitit është klubi i dytë në Kroaci për kah sukseset në ligën e ish- Jugosllavisë dhe atë të Kroacisë, menagjer klubi është ish futbollisti i mirënjohur bullgar Krasimir Balakov.
II.
Historia e shqiptarëve si lojtarë të Hajdukut të Splitit fillon me mbrojtësin Vilson Gjoni, që ishte një nga mbrojtësit më korpulent, më stabil dhe më luftarak në ligën Federative të ish-Jugosllavisë.
Gjatë viteve 1990-1994 luajti edhe Ardian Kozniku një nga futbollistët më të shquar shqiptarë në arenën ndërkombëtare, në 98 ndeshje shënoi 44 gola, Kozniku ishte reprezentues i Kroacisë, dhe për përfaqësuesen kroate luajti në 7 ndeshje ndërkombëtare – zyrtare ku shënoi edhe 2 gola, Kozniku është i pari shqiptarë që mori pjesë me përfaqësuesen kroate në Evropianin “England 1996”.
Për Kroaci luajti edhe legjenda e futbollit shqiptarë Kujtim Shala i cili luajti një ndeshje për përfaqësuesen kroate menjëherë pas çlirimit të Kroacisë (Shala luajti në Kraocisë pë NK Dinamo Zagrebin).
Gjatë sezonit futbollistik 2010-2011 luajti për KF Hajdukun e Splitit edhe futbollisti i talentuar i kombëtares shqiptare Ervin Bulku, mori pjesë edhe në kualifikimet në ligën Europa cup.
Legjendat e futbollit kosovarë lojtarë te HajdukutLegjendat e futbollit kosovarë lojtarë te HajdukutLegjendat e futbollit kosovarë lojtarë te Hajdukut
Në kohën e ish –Jugosllavisë, KF Hajduku i Splitit kishte shumë adhurues në Kosovë, shqiptarët kishin lidhje të hershme kulturore – fetare me Kroacinë dhe me Splitin, edhe sot e kësaj dite shqiptarët në Kroaci dhe në qytetine Splitit merren me sport, me muzikë, me art, me punime artizanale; dhe kanë një numër të madh ëmbëltorësh, furra bukësh, burektoresh, mishtoresh, restaurantesh, picerish, pastiçerish.
Simpatizuesit e KF Hajdukut “Torcida”, ishin simpatizuesit më të flakët dhe më të organizuar në ish Ligen Federative Jugosllave, por edhe sot ne Ligen Kroate, edhe atëherë edhe tash Hajduku ka ka mjaft adhurues nga Kosova, sidmos adhuruesit kosovarë përkrahnin Hajdukun e Splitit
Në ndeshjet derbi kundër: Partizanit, Cervena Zvezdës, Vardarit, Buduçnostit, Radniçkit –Nish etj etj.
III.
Para pak ditësh Hajduku i Splitit dhe “Torcida”, festuan 100 vjetorin e themlimit të klubit splitas, ku KF Hajduku kishte ftuar për një ndeshje miqësore ekipin numër një në futbollin botëror Barcelonën. Ndeshje u luajt në satdiumin modern “Poljud”, në praninë e 35.000 mijë shikuesve, rezultati final ishte Kf Hajduk Split 0:0 FC Barcelona.
Pos as kjo ndeshje nuk kaloi pa marrë apo pa i dhënë nuanca politike Serbia.
Pasi serbëve iu erdhi inati kur tifozët e zjarrtë splitas “Torcida”, Shpalosi flamurin shqiptar- shqipnojnen dykrereshe dhe ate të Kosovës, në shenjë respekti për adhuruesit e tyre shqiptarë.
Kjo ishte ishe e monitoruar edhe nga vëzhguesit e UEFA-së, kështu që; serbët kërkonin që të dënohej klubi kroat, pasi sipas tyre kishte fyer ndenjat serbe. Kjo u përdor nga serbë për të fituar poena politik, por më kot askush s`u muar me ta.
Bota tashmë i ka kuptuar kush janë serbët, se sa dinak dhe se sa egoist që janë, serbët çdo gjë që s`është serbe ata e urrejnë, siç na urrejnë neve dhe njëashtu kroatët apo edhe boshnjakët, megjithate serbët u ankuan por edhe kësaj rradhe ju hasi sharra në gozhdë, sikur që ka filluar të jua has që disa kohë.
Simpatizuesit splitas “Torcida”, ka marrëdhënie të mira me simpatizuesit e klubeve shqiptare si me: “Plisat” -Prishtinë; “Ballistët” -Tetovë; ”Torcidën” -Mitrovicë. etj etj.
Splitasit dolën hapur me flamuj të Shqipërisë dhe të Kosovës, në mbështetje te shqiptarëve dhe te Pavarësisë së Kosovës.
Ne si shqiptarë duhet t`i japim përkrahje morale KF Hajdukut të Splitit, dhe tifozëve të flakët të tij ”Torcidës”, në ndeshjet kualifikuse për në Europa Cup.
IV.
Historia vazhdon miqësa shqiptaro-kroate është më e thellë se kaq.
Shqiptarët në Kroaci ishin pjesmarrës aktiv në luftën e Kroacisë ku Kosova Kroacisë i dha 2500 luftëtarë aktiv, Kosova dha dëshmorë për Kroacinë në luftë për mbrojtjen e vendit nga soldateska çetnike serbe, këtë e dëshmon edhe fakti që në luftën e Kroacisë kishte udhëheqës ushtarak shqiptarë, siç ishin: Gjeneral Rrahim Ademi,Gjeneral Agim Çeku, Kolonel Ahmet Krasniqi, Bekim Berisha-abeja (nuk kishte gradë që ish presidenti kroat Franjo Tudjman nuk ja dha Bekim Berishës- Abesë në shenjë mirënjohje për trimërin e treguar në luftën kroate, Garda Kroate në përvjetorin e rënies heroike të gjeneral Bekim Berishës- Abesë, mban një minut heshtje në shenjë respekti për veprën madhore të tij). Bekim Berisha ishte luftetarë i UÇK-së ku ra heroikisht ne mbrotje të atdheut.
Gjeneralë shqiptarë që ndihmuan Kroacinë në luftën për e vendit: foto nga arkiviGjeneralë shqiptarë që ndihmuan Kroacinë në luftën për e vendit: foto nga arkiviGjeneralë shqiptarë që ndihmuan Kroacinë në luftën për e vendit: foto nga arkivi
Luftëtarët shqiptarë luftuan përkrah kroatëve në zonat më të prekura nga lufta si në: Knin, Vinkovc, Gospiç, Zagreb, Dubrovnik, Zarë etj.
Miqësia shqiptaro-kroate do të vazhdojë përjetësisht.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri