Spartak Ngjela promovon librin “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, 1957-2010”

Ngjela promovon librin “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, 1957-2010”TIRANË- Politikani Spartak Ngjela ka sjellë përmes librit të tij “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, refleksionet e tij politike të kësaj periudhe. Në promovimin e librit, paraditen e sotme në, Universitetin Europian të Tiranës, Ngjela tha se e ka shkruar këtë libër pasi sipas tij, kemi një segment bosh në histori dhe se ka sjellë diçka të re përmes dokumentave të fakteve të brendëshme që nuk kanë qënë të shpallura më parë.
"Në libër jam mundur të trajtoj që ne kemi përjetuar jo një tirani, por një terror shtetëror i cili ka filluar me një frymë antiintelektuale në vitin 1947", tha Ngjela.

Sipas tij, ajo që ka qënë specifike në gjithë këtë periudhë për të cilën ai ka shkruar është fryma antiintelektuale në Shqipëri që bllokon demokracinë, jetën dhe njeriun autonom.  Libri përmban dy volume që janë një përshkrim i periudhës 1957-2010, ato ç’ka autori ka përjetuar dhe si i ka analizuar mbas ngjarjeve.

Volumi i parë përmban brënda vetes, dy libra që përshkruajnë ngjarjet e ndodhura në periudhën 1953 -1975, një kohë kur në shoqërinë shqiptare ndodh një përmbysje e madhe. Ndërsa volumi i dytë përfshin burgun politik shqiptar nga viti 1976 dhe deri në vitin 1991, kur sistemi rrëzohet si dhe trajtimin e periudhës deri në vitin 2010, si një zigzake e cila sërisht shihet si vijimi i tatëpjetës së tiranisë shqiptarë të pas Luftës së Dytë Botërore.

"Historia e përjetuar shkruhet, ndërsa historia e shkruar përjetohet. Ky është thelbi i historicizmit dhe këtë kam dashur të jap edhe unë në libvrin tim", tha Spartak Ngjela. Prezantimi i librit “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010” u bë nga Henri Çili i cili tha se botimi i refleksioneve politike të Ngjelës ka një rëndësi të dyfishtë për specifikën e personazhit të tij.

Vëllimi i dytë i librit pritet të dalë pranverën e ardhshme ku do të tregohet për periudhën e burgut dhe atë të pas viteve 1990.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri